Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-10-05, 00:03   #1
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim DARKA E KRENEVE TE MALSISE E NGJARJE TE TJERA .

DARKA E KRENĖVE TĖ MALSISĖ E NGJARJE TĖ TJERA

Kur pasha i Shkodrės thirri gjithė parinė e malėsisė, Dedė Gjo Luli nuk pranoi me i dhanė vendimet e preme, perpara se me dalė e me bisedue edhe me popull. Edhe tė tjerėt ranė dakort me mendimin e Dedės se pa kenė populli dakort nuk mundena me thanė kurrgja.
Duelnė nga pasha nė miletbaēe, u bashkuene e u thotė Deda, nuk mund tė bajmė muhabet kėtu, se kėtu ashtė rrugė e madhe por po shkojmė sot tek Palok Luca, se kėshtu e thėrriste Dedė Gjoni gjithmonė. Aty kemi shtėpinė tonė, tha Deda, Paloka asht njeri me shkollė e i pret mendja hollė e kėshtu atė natė lajmėroj Deda Palokėn e i thotė, «pėrgatitu pėr 7 vetė, shtatė pari tė maleve». Zen Paloka me bisedue me Martin Ujk Ēekun e me Prelocin(Preken), korjerin e Ded Gjo Lulit, e u thotė Paloka se me ther njė dash, ai ka njė krye, e ata janė shtatė burra e dashi nuk i ka shtat krena. Prandaj nuk di se kujt me i qitė njė krye e kujt njė copė mish, se del dikė me e rritė e dikė me e zvoglue, por, i thotė Martinit, merr thesin e shko tek filan kasap, nė mos i pastė ai t' i marrė nder shokė, i thuaj ka thanė Paloka mė ēo 7 krena e 15 kile mish: I thanė, ka me i ba(kushtue) kaq shumė, sa kėshtu ka me i shkue e nesermja pa hangėr bukė.
Dalė nga dalė, kah mbramja, ka kris dera e Palok Traboinit. Niset Katrina me e ēilė. Ndal, i thotė Paloka, ndal se duhet me dalė vetė me i prite e me i ndeshė.
I thotė Mehmet Shpendi ne tė hyme:
«Palokė na ka marrė mendja me tė mush me miq! ».
«More, ja kthen Paloka, si me ja ba armikut, se pėr atė zot, me miq nuk po ngihena kurrė, por juve bash ju qoftė hoshgjeldėn!».
Hynė burrat mrenda. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Buletini, Marash Dashi, Zenel Shaba i Kastrat, Vat Marashi bajraktari i Nikēit, Ded Nika bajraktari i Grudės qė kishte ardh mėsheftas Sokol Bacit, e kėshtu filloi sofra, filloi pija, kush mastikė e kush raki qysh heret e tuj pi po bien mbrapa 7 krena e t' ja vėnė tė gjithėve ka nji pėrpara.
E nget Mehmet Shpendi:
«Shumė i paska pasė krenat ai dash, Palokė!».
Ja priti Paloka:
«Duhej me kenė me shtatė krena, se shtatė prijės qė ishi nuk dijshem, kujt me i qitė nji copė mish e kujt nji krye, cilin me e rritė e cilin me e zvoglue. E kėtė nuk mund ta bajshe se ashtė njė punė e madhe dhe e randė.» Kėshtu vazhdoi pija e muhabeti deri mbas mjesnate. E kėshtu mbeti dhe muhabeti, qė Ded Gjo Luli nėpėrmjet, miqėve tė vet me shikue hallet e njė flamur.
Tė ngjamen e flamurit e di kėshtu: U vonue me u projektue e punue nė ndermarrjen artistike tė Vjenės sė Austrisė. Tuj pa se flamuri vonoi, ēoi Deda Kolėn djalin e vet pėrsėri nė Austri e atje u muer vesh se asht tue u punue : e ala nuk ishte mbarue. Ishin nė Cetinė bashkė me Hil Mosin e Luigj Gurakuqin e u thotė Deda, si me ba o burra , nuk asht ēajre pa bajrak, se atėherė i thojshin bajrak, se kur s' ke flamur, thotė Deda, nuk dihet se pse luftojmė. Prandaj ndėrhyn tek Gjon Gjokola e te terzija i Krajl Nikollės sė Malit tė Zi.
Por erdhi lajmi qė delni priteni flamurin se asht nis prej Vjene. Prandaj Deda filloi luftėn, e tue qėnė se nuk mund tė lente shokėt por as luftėn vetėm, pėrcollėn Palok Traboinin me e prite nė Kotorr. Ai e pruni nė Hot. Vazhdoi e mbaroi lufta e atė flamur e ka ruejt nė arkėn vet Nore Kolja ( gruaja e Kolės, tė birit tė Ded Gjo Lulit,)deri qė filloi lufta e dytė botnore. Qe pra at flamur as Zogut nuk ja dorzoj Nore Kolja deri nė 1939. Kur prejt friget tė Italisė, se po ja marrin e po ja humbin, ēoj me e strehue tek kleri katolik, aty ku u zhduk e nuk u pa kurr ma flamuri qė prunė prej Vjene. Nė pranverė tė vitit 1912, Deda qiti xhevap nė tė gjithė malet qė kush donte me e pa atė shėnj Shqipnije e qė nuk e ka pa kurrnjihėrė, tė dilte e ta shihte ditėn e diel. Aty u bashkuene gjithė malėsia. At flamur e kanė hap dy burra nė njė vend tė nalt e njerzija thojshin se gja ma tė bukur nuk kishin pa ndonjėherė. E Palok Traboini kaq patriot i flaktė ishte sa ka qitė nė atė festė 12 teneqe spirto (raki-mastikė) qė zejshin nga 18 kile secila, e atė duhej me e pre katėrsh me ujė qė u bajshin them nja 800 kile pije. Filloi pija alkolike. Brohore e madhe sa nuk ka festė a dasėm ma tė madhe, por siē thamė ai flamur u zhduk e tash fotografia e tij shihet nė muzeun e Ded Gjo Lulit.
... Kur Paloka fillonte mėsimin, nxirrte livoren aslagant e vente mbi tavolinė e u thoshte nxansėve:
«Gjithmonė duhet me mėsue, me punue e me luftue, e gjithmonė njeriu qysh nė tė leme, duhet tė mėndoj pėr Atdhenė!».
... Di qė kur asht nis nė luftė tė Koplikut, i kanė thanė Zef Skanjeti e do shokė reshperė:
«More Palokė, s' asht nevoja me dale ti nė luftė, ka kush me luftue se ti je i kalemit e ti nuk shikohe pėr luftė». Paloka u pat thanė:
«Ai qė nuk lufton pėr Atdhe e nuk asht pėr pushkė, nuk duhet gja as pėr kalem, se armiku gjithmonė shporret vetem me pushkė! Prandaj, shokėt i kam tuj u vra e vet me ndej me gra, mos he burra. Po kėto armė atėherė ēka mė duhen?».
Nė Luftė tė Koplikut, Palok Traboini nxorri pushkėn me vra Alush Lohen qė thėrriste: «0 bini burra, djemt e Hotit! Qėndroni mos u koritni...», e vetė vesh ushtarak rrinte ndėnjur nė karrike e i pėrcillte tė tjerėt pėr nė luftė.
Palok Traboini e mėsyni:
«Ēou qeni i qenit me ardh nė luftė se nuk bahet lufta prej karrike. Burrat e Hotit nuk janė korit e as do tė koriten asnjihėre.» Por shokėt ja kapen dorėn Palokės shpej e shpejt, kaloi plumbi permbi kryet e Alush Lohės qė shpėtoi pa u vra.
E kam pas kojshi nė Hot tė Ri dhe e kam ndigjue edhe vetė kur u thonte atyne qė i patėn thirrė nė njė aparat (pritje) kur pat ardh Viktor Emanueli: «Atė ka kėnė marre pėr shqiptarėt me e lshue pa e vra e me shkue gjallė nė Itali. Nė vend qė me e vra, ju i keni shkue me tuba lulesh. Si nuk ju ka ardhė marre he burra?!»
Megjithse ishte i moshuem, kėto fjalė i folte shumė bukur e jo si po i shkruej vetė, se nuk kam shkollė, por kam shumė vullnet qė mos me i lanė tė dekuna kėto qellime tė shėjta.
Nė jeten e vet personale ka pas edhe veshtirėsina. Ka pas probleme me disa krenė tė klerit pse Paloka mor gru tė dytė kur ishte mėsues nė Tuz. Por nuk asht nda me Katrinėn e u martua me lejen e saj, (asaj i kishin dekė tre fėmijė me Palokėn e s' lindte ma), se as njeni e as tjetri nuk dojshin qė tė mbyllej njė derė shqiptare. E Katrina fėmijėt e Palokės i ka dashtė si fėmijėt e vet, se ka kenė gru fetare e me zemėr tė mirė.
Pėr Palokėn ka gjithēfarė tė dhanash e asht zor me i kujtue tė gjitha. Shtoj se i thosha mbas ēlirimit nė Hot tė Ri:
«Pse nuk shkruan pėr tė dhanat e tua?». E kishem fjalen edhe pėr me ju njohtė meritat e me i lidh ndonji pension qė nuk ja dhanė kurr sa ishte gjallė por ai mė thoshte i menduem:
«Une nuk kam ba ndonji gja tė tepert, por kam ba detyren si shqiptar. Me punue e me luftue pėr Atdhe e ka detyrė gjithėsekush!».
Kėshtu pra i kishte pėrgjigjet Palok Traboini, kėshtu i kishtė qellimet e punėt mė tė mira qė ka shqiptari.
PALOK PRELA
77 vjeē
Shkodėr, korrik 1984


doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.