Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-06-11, 19:33   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Kronika e zeze

Horror nė Kavajė

Bashkėshortja shtatėzėnė e kryetarit tė bashkisė sė Kavajės, Griselda Roshi ėshtė rrėmbyer dje pasdite, rreth orės 19.15, nė zonen e Komunės sė Parisit nė Tiranė. (UPDATE)
Sipas burimeve familjare, ajo pasi ka pirė njė kafe me njė mikeshė tė sajė nė njė lokal, i ėshtė drejtuar njė taksie pėr tė lėvizur drejt shtėpisė sė prindėrve tė saj.
Griselda kishte ardhur nė Tiranė pasi ditėn e premte priste tė lindte. Sipas familjarėve, teksa ajo ishte duke ecur drejt taksisė, njė fuoristradė me xhama tė zinj ka ndaluar pėrpara saj dhe nga makina kanė dalė 3 burra tė armatosur qė e kanė futur me forcė nė makinė.
Aty ata e kanė rrahur, kėrcėnuar dhe e kanė cuar nė njė tjetėr vend, tė parapėrgatitur, ku vec tre burrave kanė qenė tė pranishėm edhe disa tė tjerė, madje edhe gra.
Sipas burimeve familjare, nė ato momente Griselda ėshtė rrahur dhe goditur me tytė kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur nė vete, ajo mban mend t'i jetė injektuar njė serum dhe disa momente mė pas ka lindur.
Pėr shkak tė hemoragjisė shumė tė madhe, Griseldės i kanė ndėrruar edhe rrobat dhe nė orėn 3.45 tė mėngjesit e kanė marrė sėrish me fuoristradė duke e hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtėpisė nė Kavajė.
E gjakosur dhe e rrahur, Griselda ėshtė zvarritur deri nė shtėpinė e saj, pa fėmijėn e sapolindur qė ka mbetur nė ambjentin ku Griselda ėshtė mbajtur peng dhe dhunuar pėr mė shumė se 6 orė.
Ajo ėshtė tashmė nė gjendje tė rėndė psikologjike dhe nuk di tė thotė se kush ishin autorėt e rrėmbimit, vendin ku lindi e detyruar fėmijėn, apo vendndodhjen e foshnjės.
“Unė nuk di c’tė them, kėtė nuk ka kriminel qė ta bėjė. Ajo ėshtė e sfilitur. Nuk kemi fjalė ta shprehim”, tregon njė komshi i familjes. “Nuk duhet ta bėnin, ata janė njerėz tė mirė dhe kėtė nuk e meritonin”, shprehet njė tjetėr.
Forca speciale tė policisė ndodhen aktualisht nė shtėpinė e ciftit dhe po kryejnė hetimet e nevojshme, ndėrsa bashkėshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajės Elvis Roshi, ėshtė detyruar tė kthehet nga Italia pasi ka marrė vesh lajmin tragjik.
Ndėrkohė, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kanė ngritur njė grup tė posacėm pėr hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe pėrbėhet nga agjentė tė policisė kriminale.
Para shtėpisė sė familjes Roshi ndodhen shumė tė afėrm dhe shumė banorė tė Kavajės, tė tronditur jashtėzakonisht nga ngjarja e rėndė.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.