Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-01-13, 13:16   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dembeli vogėl; dembeli madh!

Shqiptarėt rrisin fėmijė dembelė!


Tė gjithė e kujtojmė me nostalgji filmin “Guximtarėt”. Ilirin qė rritej si njė fėmijė egoist dhe tepėr i pėrkėdhelur. I mėsuar tė gjente gjithēka gati, Iliri nuk e vinte re aspak nevojėn pėr tė bėrė vetė gjėra, pa ndihmėn e askujt.

Njė metaforė e gjetur pėr pėrgjasimin me realitetin nga skenaristi dhe regjisori i filmit, Gėzim Erebara, qė edhe pse ka mbi 40 vjet qė ėshtė prodhuar duket sikur luhet edhe sot nė jetėn e pėrditshme.

Ekspertėt gjinorė dhe sociologėt thonė se shoqėria jonė pėrgjithėsisht ka tendencėn pėr tė rritur fėmijė qullashė si Iliri i filmit: “Rrisim fėmijė dembelė. Kemi tendencėn t’i shoqėrojmė fėmijet deri nė faza tė avancuara tė jetės si studimet universitare, pasuinversitare dhe madje deri nė martesė.”

Modelet me tė cilat janė mėsuar prindėrit tanė nėnkuptojnė kujdesjen pėr fėmijėt deri nė moshė tė madhe, gjė e cila ndikon dhe nė mungesėn e pavarėsisė deri nė moshė tė vonė. Faktorėt qė ndikojnė nė kėtė lloj kulture edukimi janė tė shumtė: “Deri vonė ne jemi mėsuar tė jetojmė nė familje tė mėdha ku lidhjet kanė qenė mė tė forta. Nga ana tjetėr dhe pasiguria ekonomike ndikon, pasi fėmijėt nuk janė tė fuqizuar tė vazhdojnė vetė jetėn tė pavarur.”

Nė kulturėn tonė bėhen gjithashtu diferencime pėrsa i pėrket femrave dhe meshkujve. Meshkujt kultivohen mė tė pavarur. Ata lihen mė tė lirė qė nė moshėn e adoleshencės, ndėrsa mentaliteti frenon mė tepėr femrat: “Pavarėsia e vajzave shihet me sy tjetėr. Njė vajzė qė mund tė dalė e pavarur qė nė moshėn 18 vjeē ka handikapet e veta.”

Kėshtu, nga vartėsia prindėrore, femrat kalojnė nė vartėsinė bashkėshortore. Por nga ana tjetėr, studimet tregojnė se meshkujt, edhe pse mė superiorė nė pavarėsinė ekonomike, nė atė shtėpiake mbeten nė klasė. Tė papėrgatitur me ndryshimet e roleve, ata janė tė paaftė pėr tu kujdesur pėr veten pasi nuk janė mėsuar si tė gatuajnė, tė pastrojnė e tė pėrballojnė elemente tė domosdoshme tė jetės.

E gjitha ndodh nga pėrkushtimi mė i madh se ē’duhet i prindėrve nė moshė tė hershme, tė cilėt pa dashje, pėrgatisin qullacet e sė ardhmes.

Fėmijėt dhe paraja

Fėmijė qė duan tė blejnė gjatė gjithė kohės. Fėmijė materialistė. Gjithnjė e mė shumė po e dėgjojmė kėtė konstatim qė nuk na duket i ėmbėl pėr veshėt, por akoma mė i hidhur pėr xhepat.

Tė vegjėlit e dinė mirė dobėsinė e prindėrve para kėrkesave tė tyre ndaj nuk i kursejnė ato madje dhe pėr paratė.

Por mosha e njohjes sė parasė duket se ėshtė ulur ndjeshėm.

“5 vjeē kam marrė pėr herė tė parė para’. Marr nga 1 mijė lekė pėr sanduiē”, shprehet njė nga fėmijėt.

Por, kur duhet t’i japėsh para’ fėmijės? Dilema i ndan prindėrit nė dy blloqe. Nė ata qė mendojnė se ėshtė shumė gabim ta mėsosh fėmijėn me para’, ndėrsa ka prindėr qė mendojnė se kjo ėshtė njė nevojė e kohės.

Ndėrkohė, akoma mė e vėshtirė ėshtė dhe tė vendosėsh se sa transparent tė jesh me tė ardhurat pėr ta.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.