Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-08-07, 11:43   #11
aroza
 
Avatari i aroza
 
Anėtarėsuar: 28-06-07
Postime: 523
aroza i dashuraroza i dashuraroza i dashur
Gabim

HAKERRIM

Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
ju shkėlqen nė kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
nė ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!

E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!

Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!

Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: “Peqe!”
Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!

Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!

Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!

Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!

Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!

Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!

A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!

Shkruar nga autori Ali Asllani nė vitin 1942.

Por mjaft aktuale edhe pėr gjėndjen e sotme ...!
aroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.