Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-12-10, 21:00   #1
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm

Eja... kokėn dua ta mbėshtes
Mbi gjirin tėnd tė tallazitur...
Jam lodhur shumė, ndoshta edhe vdes –
Se kam njė jetė duke tė pritur!

Eja... dua tė kridhem te ti,
thellė e mė thellė, siē di vetė
Nė mos qoftė as kjo dashuri,
mė thuaj, ē’dreqin mund tė jetė?

Robert Shvarc


__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-12-10, 08:09   #2
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm

Leonard Cohen - Atje pėr ty

Kur gjithēka u pėrmbys,
Dhe dhimbja shndėrrohej nė tė vėrtet
Tashmė e kuptova,
Isha atje pėr ty, pėrjetė.
Mos mė pyet "si ka mundėsi"
E di qė tashmė ėshtė realitet
Kuptova se ekzistoja
Veē atje pėr ty, plot njė jetė.
Planifikoja tė ardhmen time
Si bėj gjithmonė
Por kur tashmė mbas shoh
Kuptoj se koha veē pėr ty shkon.
Ecja nėpėr rrugėt dimrore
Sikurse edhe sot eci
Dhe jam i ngrirė me padrejtėsi
Nga fakti qe atje shpirti im ngeci.
E shoh tė shkuarėn e jetės time
Tashmė nė tė ekranit vetmi
Isha asnjėherė unė
Ishe gjithmonė, veē ti.
Ti mė dėrgoje atje,ti mė risillje kėtu
Si objekt tė thyer qė nuk mundem
Dot ta ngjisė
Dhe krijoja forma , objektesh tė tjera
Jashtė ndėrgjegjes - dėshirės time
Duke e bėrė llogjikėn e
Tė menduarit thėrrime.
Haja dhe pija verė, brenda atij trupi
Qė mendoja se i imi ishte, por
I transformuar gjithmonė ishte aty
I veshur si arab, i veshur si ēifut
Gjithmonė kam mbajtur mask
E kam mbajtur pėrherė pėr ty.
Gjėndje triumfante , shpesh i revoltuar
Bota zbret drejt sė vėrtetės njė ditė,
Me gjak e nerv tė shkumėzuar
Dhe vdekja ėshtė njė stil i vjetėr
Dhe vdekja ėshtė njė stil i ri
Gjithmonė kam qenė atje pėr ty
Gjithmonė i ngrirė nė padrejtėsi.
E shoh tė qartė, kahera e di,
Isha asnjėherė unė
Ishe gjithmonė ti.
Dhe isha atje pėr ty,
Pėr ty e dashura ime
Nė momentin e sė vėrtetės,
Ku sipas rregullave tė lojės tėnde
Gjithēka kishte pėrfunduar.
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-01-11, 12:19   #3
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm

Me zuri nata rruges

Ne mal me zuri nata pus
Debora shfrynte , ish Janar
C“do porte ish kycur, s“dilte kush
Dhe s“gjeja vend te ndizja zjarr.

Papritur fati shpejt mu qas.
Nje vajze poqa per cudi!
Ajo me ftoi ta ndiqja pas.
Te gjeja vater e shtepi.

Ne gjunje u fala mu ne prag.
Qe s“ngriva akull e kallkan;
I thashe :-shtrome nje jatagan
I thashe :-hidhme nje jorgan.

Ajo me gjeti nje carcaf.
Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt.
Nje vere nxorri nga nje raft
Me tha te flija me shendet .

Te ndahesha me vinte keq ,
dhe mora zemer gjeta shkas.
- I kendshem qeka ky dyshek
por nje jastek une e kam pak .

Me solli ne ode nje jastek ,
ma vuri me kujdes nen vesh .
dhe une i dhashe fet e fet
nje puthje te embel si peshqesh .

Ju skuqen faqet si perri
i derdhi fjalet si mendafsh.
Nese ke nder e dashuri ,
me ler te paster , ahh me qafsh.

Mendafsh i bute ish flok i saj
dhe bar mbi shteg e monopat.
Ish trendafil i kuq ne maj ,
ajo qe shtroi ate krevat.

E kish te bukur kraheror
nje kraheror qe vetem zbardh,
si dy kodrina me debore
qe ngre mes eres dimri i madh.

E perqafova plot me mall
ate qe shtroi ate krevat.
E paster ish , o Zot me fal,
si ky tufan qe fryn ne shpat.

Ajo me mua nuk u sha
dhe nuk i hapi syt e zez.
Mes meje dhe mes murat ra
dhe s“fjeti dot gjer ne mengjes.

Dhe kur u zgjua prap mu qas
e perkedhela perseri.
Ma prishe jeten ,ah me qafsh
me foli e imja dashuri.

Dhe tek i puthja ata sy ,
me belbezonte : mos e mos
I thosha kur te jem me ty,
sa here shtratin do ma shtrosh?

Gjilperen mori ne mengjes,
u ul e heshtur ne minder.
Kemishen time me kujdes
e qepi plot me mall e nder.

Dhe ikin vitet nje nga nje ..
dhe lulja cel dhe fryn tufan.
Por se harroj ne jete ate,
qe shtroi dyshekun me jorgan.
__________________
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-10, 14:23   #4
deas
 
Avatari i deas
 
Anėtarėsuar: 03-03-09
Postime: 56
deas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm

Pjesė nga Rubairat e Omar Khajamit pėrkthyer nga Fan S. Noli


1.

Natėn kur flija, mė tha shpirti: "Pi!
Nė gjumė dhe nė Varr s`ka lumturi:
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth ēupa;
Se ke shekuj qė tė flesh nė qetėsi".

2.

Nė ėndėrr, kur Agimi zbardhėllonte,
Njė zė qė nga Taverna po gjėmonte:
"Ēohuni, djema, e Verė sillnani,
Se Fati na e tha lėngun sonte".

3.

Dhe posa nė Tavernė kėndoi gjeli,
Besnikėt jashtė thirrėn "Portat ēelni!
E shkurtėr ėshtė Jeta, ja, u mlakmė
Dhe mbetmė si kofini pas sė vjeli".

4.

A di pėrse kėndesi po kėndon
Dhe menatė nga gjumi po tė zgjon?
Qė shkoi njė ditė po tė lajmėron,
Dhe ti, ēkujdesur, fle dhe ėndėrron.

5.

U gdhi! Me Verė zėmrėn e zbardhėlloj
Pėrdhe ēdo Fe tė Natės e dėrmoj:
Nė Djall dėrgoj Parajsėn e pėpjetė,
Gėrshtein me lahutėn lavdėroj.
6.

Kur Diellin, me zjarr kurorėzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh nė gjumė shtruar
Dhe foshnjėn buzėqeshur mė tė zgjuar.

7.

Ja, Kup`e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi kėngėn e dėfrimit
Me trėndafilin: Eja, Faqepjeshkė,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.

8.

Zgjohu-u! Mėngjezi me shigjet`e grisi
Perden e Natės, Yjt`I arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Ēdo majė mali, pallati e lisi.

9.

O Engjėll faqedritė, ja u gdhi,
Shtjer Verė dhe kėndo me ėmbėlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulėzuan,
Qysh dimėrojnė sot nė Varrverri.

10.

Ja, Mars`I ri dėshirat na valon,
Ēdo shpirt I mėnēur nė Gėrmadhė shkon
Ku dor` e Moisiut zbardh nga degėt
Dhe frym` e Krishtit tokėn gjelbėron.


11.

Mbi lulet po pikojnė vesė retė
Dhe me njė zė qiellor Bilbili shkretė:
Ah, Verė! Verė! Trėndafilit
I lyp t`i skuqė faqėzėn e zbehtė.

12.

Bilbili nėpėr kopshtet nė Pranverė
Sheh Lilin Kup`e Trėndafilin Verė
Dhe thotė: "Puthuni e pihuni!
S`e gjeni kėtė ditė tjatėr herė".

13.

Shiko luadhe, luke, bukuri
Lumenj kristali, kronj e brohori:
Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti,
Gėzo mi Dhč Parajsėn me Huri.

14.

Desh Trėndafili e thotė: "Lulėzoj
Dhe botės bukurinė po ia shtoj:
Pastaj e hap kuletėn e mėndafshtė
Dhe pėrmbi kopsht thesarin po e shtroj".

15.

"Jam, thotė, lulja e Josefit t`ri
T`egiptes, xhevair, zėmėrflori:
Ja edhe rrob`e kuqe gjak, e ējerur
Prej vėllezėrve dhe gruas Petefri.

16.

Tufani kopshtin kur ma ēakėrron
Dhe Rrot`e Fatit shpresat m`i dėrmon,
Pėshtillem si burbuq`i Trėndafilit,
Po zemra gjak pėrbrenda mė pikon.

17.

U dogja dhe u pėvėlova: Verė!
Nga vrer`i lotėve u shova; Verė!
Nė Qelq rubin, e Dashur, dhe Luten
Dhe nga ky zjarr shpėtova: Verė!

18.

Me Ver`e Vajza, me Lahut e valle,
Me Fyell e me Kėngė po s`cu ēmalle,
Jeta s`vlen hiē: Se pa kėto nuk ėshtė
Veē pemė helmi, pus e tym vėrdallė.

19.

Nga njėra dorė Trėndafil e Grua,
Nga dora tjatėr patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni i arthtė keq pėr mua!"
Po as m`a fal pendimin, as ia dua.

20.

Njė Engjėll mė tėrhiqte nė Xhami,
Njė Djall po mė zvarrniste nė Dolli;
Po Ver`e kuqe e fitoi davanė:
Gėrshet kėtej - edhe andej Hardhi.



21.

Nė prehrin e Hurisė kur gėzohesh
Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:
Kur pi kungatėn shpirtrėmbenjėse,
Pėrsipėr Jetės, Vdekjes Lartėsohesh.

22.

Te Shpell`e Verės kemi hedhur mendjen,
Dehemi, puthim pėr tė mbledhur mendjen:
ē`pyet? Gjykim e tru na kanė rrjedhur,
Se Vajzat na e kanė vjedhur mendjen.

23.

"Pse s`pi mė pak?" mė thonė njerėzia,
"Pėr ē`arėsye s`ka kufi Dollia?"
Njė: Faq`e Vajzės; dy: Rubin`i Verės,
Ja shkaqe si kristal nga qartėsia.

24.

Drit`e Kungatės vlen ēdo mbretėri
N`Evropė dhe n`Afrikė dhe n`Azi:
Rėnkim`i Vajzės mallėngjen mė rėndė
Se ēdo shamat`e turmės nė Xhami.

25.

Fito njė Zemėr, puthe dhe rrėmbeje,
Dhe adhuroje si Altar prej Feje:
Njė qind Qabera s`vlejnė sa njė Zemėr;
Zemėr kėrko, Haxhi, jo Gur Qabeje.

26.

Si mjer`ay qė Dashuri s`ka ndjerė
Dhe zemra s`i ka ndritur nė prėnverė:
Pa Ver`e Dashuri ēdo dit`e shkuar
Prej meje s`nėmėrohet asnjėherė.

27.

S`ka hir apo shėmtim nė Dashuri,
Pėr Ferr e pėr Parajsė s`ka mėrzi,
As pėr pallate a kasolle a shpella
As pėr mėndafsh a rrecka a stoli.

28.

Kjo zemr`e marr`e mbytur nė mjerime
Pa prerė vuan e lėshon rėnkime:
Kur mė dha Zoti Verė Dashurie,
Ma mbushi kupėn gjak prej zemrės sime.

29.

E prisja! Si rrufeja mė tronditi!
E Dashura mė shkoi, mė neveriti:
S` e ēmoja kur e kisha... Ah, ē`ma priti!
Nė Ferrin nga Parajsa mė vėrviti.

30.

Rėnkoj e pshrėtij, se s`tė kam pranė,
M`u ēuar zemra, vojtjet mėnt s`mė lanė,
Askujt s`ia qaj dot hallin, djall` o punė:
Vrermjalt`e flagėves`e qeillhapsanė!


31.

Nga hidhėrim'i ndarjes jam pėrpirė,
Sa e sa herė zemra m'ėshtė grirė:
Ty natėn tė kujtoj e psherėtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirė.


32.

Kur s'dhėmp e s'shėmp nuk ėshtė Dashuri,
Pa Ferr s'gjen dot Parajsė dhe Huri:
Kur zjarr' e ke nė gji, me nat' e ditė
Sot ndrit me gas e nesėr ndes mė zi.


33.

Te rrug' e Trėndafilit plot me gjėmba
Pikova gjak, u ēora dhe u shėmba:
Pa qindra plag' e ēpojtje s'qepeht krehri
Nė flokėt e sė Dashurės me dhėmba.


34.

Zemrėn me sy e dashura ma ndes,
Zemraqiri me flakėn rron e vdes:
Te flak' e bukur zemraflutur turret,
Kurban e tėra digjet pa kujdes.


35.

Me syrin bukuri e dritė ēpall,
Nė zemrėn Dashuri e zjarr mė kall:
Ti s'mė vė re aspak ose mė tall,
Kur unė pshėrtij pėr ty me mall.


36.

Zefire, fryre, syri im tė pa,
Nga gjoksi zemra m'iku dhe mė la
Dhe dyke fluturuar pas tė ra:
Banesėn sot nė gjoksin tėnt e ka.


37.

Selvia qė mė bėri skllav e mbret
Tani mė nisi prapė muhabet;
Mė qesh me buz' e sy, se shpirti i thotė:
"Bėje tė mirėn dhe e hith nė det".


38.

E dashura shkėlqeu, mė vėrboi,
Zemra mė fliste gjuha mė pushoi:
Kush pa me sy torturė kėsisoj?
Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.


39.

Kush nė Gėrmadhen tė ka prurė, kush?
Kush ta ka ēfaqur natėn mirė, kush?
Kush tė ka fryrė tė mė ndezėsh furrė
Nga Dashuria tė sėmurė, kush?


40.

Nė kėtė Dhe pa prehje, pa pushim,
Jam lodhur me kėrkim e udhėtim:
Tė bukur Qiparis si ti s'kam parė,
S'tė kapėrcen as hėna nė shkėlqim.

dua te me falni nese i ka sjelle dikush tjeter ketu por jane vertet shume te bukura ndaj...
deas Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-10, 14:30   #5
deas
 
Avatari i deas
 
Anėtarėsuar: 03-03-09
Postime: 56
deas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėmdeas i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm

Rudaki

Nga Rubaitė

* * *

Er'e ngjyrė i rrėmbeve nga tė kuqtė trėndafij,
Ngjyrėn - faqes sė purpurtė, er'i dhe gėrshetit tė zi,
Ujrat do trėdafilohen kur tė lash fytyrėn ti,
Floku yt, lėshuar n'erė, deh e ēmend njė njerėzi.

* * *


Ē'mė duhet, pa fytyrėn tėnde dhe dielli qė shndrit?
Pa ty ē'mė duhet edhe hėna, kur natėn farfurit?
he larg nopranit nė qėndrofsh, siē jam unė vetė,
Nuk do le ditė pa tė parė, pra, mė prit.

* * *

Plot njė qilim me vojte na dha fati - ja kush jemi,
Nė zemėr flakėn fshehim, zi nė sy, - ja kush jemi.
Kush bie nė kurth tė lojės s'egėr hakėrruese,
Ata qė fati hedh nė det trazimesh - ja kush jemi.

* * *

Si tekanjoz i ēmendur mos u bėj, nė qofsh shpirtmadh,
Tė verbėr, tė gjymtuar mos i shaj, nė qofsh shpirtmadh,
Mos e shqetėso njeriun qė rrėzohet,
Atė qė ra pėrdhe ta ngresh, nė qofsh shpirtmadh!

***

I lirė ji nė shpirt o Rudaki, dhe jetė dosido ti mos kalo,
Si njė pishtar ndriēo me mend edhe nė zemėr, si t'urtėt ti jeto,
E keqja s'vjen vetėm pėr ty, rrėmben ajo kėdo,
Kjo botė shumė vojtje ka, njė ēast tė lumtur veē kėrko!

***

Botėn e kalbur grryej dhe mendo,
Prej magjistari njė shaka kujto,
Ē'tė mirė gjen, me prrallė krahasoje,
Dhe shtigje tė kėqia mos lakmo!

***

Tė brejtur thellė jemi ne - kėshtu e ka kjo jetė,
Si mbi trumcakė vdekja rri, - skifter ngrihet pėrjetė,
Ēdo lule shpejt' a vonė fishket e prapė do tė thahet,
Dhe fshes'e vdekjes fshin ēdo gjė qė mbet mbi dhe e shkretė.

***

Me bojė tė zezė nuk i lyej tė thinjėt flokė tė mi,
Qė tė mė thonė prapė djalė, tė bredh si nė tėr ri.
Kur qajmė kohėn e kaluar, ne veshim rroba zije,
Rininė qaj dhe prandaj thinjat i lyej nė tė zi.

***

Dikur, o kohė, ish i pasur, gojtar, fytyrėndritur,
Me punė dilte kėsaj ane, tek kalėronte bukur.
Si tė kalojnė nja dhjetė vjet, ē'do tė thotė vallė shahu?
Ta shohė mplakur, varfanjak, pa kalė e tė cfilitur?

***

Kandilin qė hedh dritė, ta mbash nė largėsi,
Unė druaj se ndriēimi zbeh tėnden bukuri,
Oh, zemra pėrvėlohet, pėrhapet erė shkrumbi,
Kjo djegie nuk tė prek, e ftohtė mė je ti.

***

Njė mal i tėrė mbytyr gjak naltohet vrik
Mes asaj udhe ku do shkosh, i ngrysyr mik.
Grave tė tilla si Lejlaja keq s'u vjen,
Vetėm Mexhnuni mir'e dijti: zemra u pik.

***

Kam ikur shumė larg prej teje, njė brengė mė mundon,
Ky helm nė gaz do kthehet shpejt, nėse ti mė takon.
Vras mendjen netėve, me shpresė se do vish,
Oh, si do rrahė kjo zemr'e shkretė qė tė kėrkon!

***

Gėrshetat kur ia shpleks asaj, njė mjegull bie mbi tokė,
Si kthetra shqipeje tė ngjajnė, tė kreshpėruar flokė!
Kur nyjet njė nga njė ia zgjidh, ia shtron ti kaēurrelat,
Si myshk Tarazi shkundėrmon, qė kund s'e gjen nė botė.

***

Pas bukuroshes s'egėrsuar ne rrahėm udhėt gjithandej,
Kėrkuam shoqezėn ngado, i ramė tokės tej e tej.
Prej pune duart u ēmėsuan e nė shtegtime mbetėm,
Na ranė kėmbėt, u coptuam, mes gurėsh tė mėdhenj.
deas Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-10, 23:31   #6
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,415
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm

Si trėndafil mė je, moj dashuri,
qė hapet nė qershor
dhe kaq e ėmbėl rrjedh si melodi
qė derdhet nga njė kor

Si ty moj ēupė kurrė nuk kam hasur,
tė dua, dot s'pėrmbahem,
do tė tė dua ty gjithmonė, e dashur,
gjer detet krejt tė thahen.

E dashur, gjer tė thahen detet
gjithnjė do tė tė dua,
gjer guri copa-copa tė tretet,
tė bjerė baltė mbi mua.

Ah, lamtumirė e vetmja dashuri
ah, lamtumirė pėr pak
nga fundi i dheut do vija pėrsėri
tek ty, po t'isha larg



Robert Berns
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-12, 22:18   #7
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,415
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Mbreti i Elfėve

Natės me erė, kush rend nxituar?
Janė at e bir, ecin kaluar.
Burri nė gjoks djalin mban fort,
Mos ta rrahė era, tė rrijė ngroht'.

"Bir, pse e rrudh ashtu fytyrėn?"
"At, nuk e sheh Mbretin e Pyllit?
S'ia sheh kurorėn, shpatėn e mprehur?"
"Bir, para nesh ėshtė veē pak mjegull."

"O djalė i mbarė, eja me mua!
Kam lodra shumė, tė dy tė luajm',
Tė shohėsh bregut, ēfarė lule paska!
T'qep nėna ime tesha tė arta."

"O at, o at, ti s'e dėgjon,
Mbretin e Pyllit ē'po mė premton?"
"Qetsohu bir, ėsht' era, e marra,
Qė tund ndėr degė gjethet e thara."

"Ti djal' i mirė, a s'vjen tė shkojmė?
Vajzat e mija presin, ka kohė.
Zėnė dorpėrdore, vallen po hedhin,
Pėr ty kėndojnė, tė pėrshėndesin."

"At, ati im, ti nuk i sheh,
Bijat e Mbretit tek rrinė atje?"
"Po, biri im, i shoh vėrtet:
Pėrpara nesh janė shelgjet pleq."

"Ē'je sa i bukur, tė dua shumė!
S'vjen me tė mirė, ta kthej me dhunė!"
"O at, mė vrau! Nuk e sheh, vallė!?
Mbreti i Pyllit don tė mė marė!"

Trembet dhe burri, me ngut grah kalin,
Nė gji mė thellė e pushton djalin.
Mbrin nė oborr me mund, i mekur;
Ndėr duar djali i kishte vdekur.



Johan WoWolfgang Goethe
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-12, 13:15   #8
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

...


EVROPĖ, KĖLYSHET E RUSISĖ JE DUKE I LEDHATUAR



Evropė, nė histori ėshtė qartė e s...hėnuar,
Se para njė shekulli rėndė na ke dėmtuar,
Kur me lejen tėnde tokat shqiptare janė copėtuar.
Nejse, qoftė e shkuar edhe pse vėshtirė pėr t’u harruar.

Shpresoja se nė ndėrkohė je vetėdijesuar,
Por kėrkesat tua nėnshtruese mė kanė hutuar.
Ti sėrish trysni mbi shqiptarėt je duke ushtruar.
Fqinjėsi tė mirė me tjerėt nga ne janė duke kėrkuar!

Evropė, kėrkesėn tėnde gabimisht e ke adresuar,
Kėrkoje prej atyre qė Rusinė e kanė “nėnė” tė preferuar.
“Shqiptar i mirė, shqiptari i vdekur!” shpesh e ke dėgjuar,
“Fqinjėt” tanė ndėr shekuj janė duke e kėnduar.
Evropė, kujdes, pjellėn e Rusisė je duke e ledhatuar!

Harruat se nga tokat stėrgjyshore na kanė dėbuar.
Evropė, shkau s’ndihet i qetė nė tokėn e uzurpuar.
Ti e di se ai vazhdimisht ėshtė duke na sulmuar,
Me shpresė se dikur nė pronė tė huaj ka pėr t’u rehatuar.

Evropė, mė nė fund jemi vetėdijesuar,
Se Rusi e dobėsuar nėnkupton Shqipėri (Iliri) e forcuar.
Me tė drejtė, kėlyshėt e Rusisė duhet ndėshkuar.
S’ka tjetėr mundėsi nė Iliri pėr t’u bashkuar.

Pėr ēudi disa mendojnė se kjo mundėsohet nė Evropėn e bashkuar!
Zėra tė ngjashėm me ata qė dikur nė ish Jugosllavi i kemi dėgjuar.
Tė gjorėt ende nė ėndėrr janė duke jetuar,
Se ēėshtjen Shqiptare, Evropa drejtė ka pėr ta trajtuar.

O shqipe, vetėmbrojtjen vetes t’ia obligojmė,
Asgjė mė shumė, vetėm se drejtėsi kėrkojmė.
Tė bindur se gjendjen pėr tė mirė duhet ndryshuar,
Janė shumė trima qė pa pėrtesė luftėn kanė pėr ta vazhduar.

Ėshtė fakt i pamohueshėm qė duhet ta besojnė.
Ata qė dyshojnė, e kanė nga frika, kėtė e kuptojmė,
Ama sė paku tė mos na pengojnė.
Nėse po, ua bėj me dije se rėndė gabojnė.




Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 14.03.2012
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-12, 14:11   #9
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

...

FILLIMISHT NDĖSHKIM HISTORIK, DHE PIKĖ



Heu politikė, he politikė, kėrkohet nga ne “Pajtim historik!”!
Sa tė pagdhendur qė jeni, po si me u pajtuar?!
Kur shkau ndėr shekuj na ka masakruar,
I pa penduar, pėr asnjė vrasje tė vetme falje s’ka k...ėrkuar.

Sa qė edhe vrasjet e fėmijėve i ka arsyetuar,
Si i pamėshirshėm aq shpesh i dėshmuar.
Gjithmonė i gatshėm krimet pėr t’i vazhduar,
Mbetet gjakatar, s’ka pėr t’u pėrmirėsuar.

E ti “lider” nė postin tėnd i rehatuar,
Paturpėsisht e thua se gjėrat kanė ndryshuar!
Pėr ty, o “shqiptar” faqezi, si duket turpi s’ka kufi!
Jo gjak shqiptari, por as gjak njeriu s’ke ti.

O mjeran, kujto familjet qė shkau i ka pėrdhunuar,
Shumė prej tyre pėr tė afėrmit e humbur ende janė duke lotuar.
Mos harro se tė mbijetuarve shpirti s’ka pėr t’iu qetėsuar,
Pėrderisa pjella e Rusisė jeton e pa ndėshkuar.

O i pafytyrė kur e thua se e tėra ka ndryshuar,
Dhe se drejtė ardhmėrisė duhet shikuar,
Vetėm se popullin tėnd e ke mashtruar,
E le tė papėrgatitur, dhe tė hutuar!
Kėshtu, shkaut i krijon hapėsirė pėr tė vepruar.

O, jo, me diplomatin e huaji s’jam i befasuar,
S’vonon shumė dhe xhep mbushur ka pėr t’u larguar.

Por me ty o “mikė”, qė e lodhe shqiptarin me politikė!
Kthjellohu, jo “Pajtim historik!”, sė pari “Ndėshkim historik.”.
A kuptove, ore “mikė”, mjaft mė, fund dhe pikė.
Ose largohu nga ai post i mallkuar, qė arsyen ta ka verbėruar!





Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 18.03.2012



.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-12, 15:43   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Kam drojė se mė thyhesh nė dorė
si njė gotė kristali
si njė vazo lulesh
si njė amforė detesh
E brishta ime.
Kam frikė se mė shkrihesh nė gojė
si fjollė bore
Se mė thahesh nė diell
si fije bari
Kam frikė.
Kur jam me ty…

Nė ato ēaste tė ėmbla amshimi.

Agim Vinca
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-05-12, 16:46   #11
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Ku shtrohet Vala

Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar,
... Tė pashė, motėr, plot me mall,
mė pe me shpirt tė llaftaruar.

Q'aherė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet'e dytė...
Dh'i shtinja sytė gjith pėrdhe-
Gjithė pėrdhe m'i shtinje sytė...

Po me t'u ndarė vet e vet,
Mė s'kishim turp qė s'kishte fjalė...
Na ritej malli posi det,
Posi njė det qė vjen me valė:

E prapė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet-e dytė;
E prapė sytė gjith pėrdhe,
Gjithė pėrdhe pikonin sytė.

Q'aherė qamė plot me mall
Atė vėshtrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar.

Se kish kuptim qė s'kish kuptim,
Kuptim'i fellė-i mallit t'onė;
Se malli jon'ish zotėrim,
Qė robėron pėrgjithėmonė;

Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Njė dashuri - njė fshehtėsi
M'e fshehur sesa fshehtėsija.

LASGUSH PORADECI
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-12, 19:19   #12
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lovely Shiko postimin
Ku shtrohet Vala

Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar,
... Tė pashė, motėr, plot me mall,
mė pe me shpirt tė llaftaruar.

Q'aherė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet'e dytė...
Dh'i shtinja sytė gjith pėrdhe-
Gjithė pėrdhe m'i shtinje sytė...

Po me t'u ndarė vet e vet,
Mė s'kishim turp qė s'kishte fjalė...
Na ritej malli posi det,
Posi njė det qė vjen me valė:

E prapė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet-e dytė;
E prapė sytė gjith pėrdhe,
Gjithė pėrdhe pikonin sytė.

Q'aherė qamė plot me mall
Atė vėshtrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar.

Se kish kuptim qė s'kish kuptim,
Kuptim'i fellė-i mallit t'onė;
Se malli jon'ish zotėrim,
Qė robėron pėrgjithėmonė;

Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Njė dashuri - njė fshehtėsi
M'e fshehur sesa fshehtėsija.

LASGUSH PORADECI
Ishte ne recital per dite te shkolles ...
..e vakt o vakt !
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-12, 22:06   #13
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Thellė nė veten teme flejnė kangėt e pakėndueme,
tė cilat ende vuajtja as gėzimi s'i nxori,
tė cilat flejnė e presin njė ditė ma tė lumnueme
me shpėrthye, m'u kėndue pa frigė e pa zori.

Thellė nė veten teme kangėt e mija jesin...
e unė jam vullkani qė flen i fashitun
por kur t'i vije dita tė gjitha ka me i qitun
nė njėmijė ngjyra tė bukura, qė nuk vdesin.

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! se liria filloi me lulėzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn.

O kangėt qė fleni, reliket e mija
q'ende s'keni prekun as nji zemėr tė huej,
vetėm unė me ju po kėnaqem si fėmija,
unė - djepi i juej, ndoshta vorri i juej.

MIGJENI
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-12, 18:38   #14
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Esad Mekuli - Popullit tim

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
qė me kėng tė trimnoj, me fjalen tėnde tė ndrydhun
tė ngrej fuqitė prej gjumit…
... Kėndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do tė vinte edhe pėr ty, tė pėrbuzun.

Kėndova mbi ditėt fatlume qė do tė lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisė pėr ty me popujt kėtu e ngjeti,
mbi forc tė bashkimit mbarė:
mbi vrullin tand tė mėshehun
-unė, biri yt dhe-poeti.
Po! N’errsinėn e shtypjes sė randė sa shkambi,
ndėgjova thirrjet qė tė bana me dal n’dritė-
pse pėr liri-me tjerė
ke dhanė dhe ti
djers e gjak si etnit.
Kam dhanė, i dashtun…Dhe sot, nė liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty kėndoj mbi fuqinė e ngjadhun nėn yllin qė na pri’
-unė, biri yt besnik dhe-poeti.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-12, 22:40   #15
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,415
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Lulja

Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n'enderrim.

Kur lulezoi? C'pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?

Pushkin
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.