Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-05-12, 17:02   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Feja nė Ballkan

Njė ideologji etno-fetare me nuanca gjinore.


Mbi tė gjitha, Ballkani ėshtė njė vend kalimesh, takimesh dhe kontaktesh, i mahnitshėm nė aftėsinė e tij tė hibridizimit tė Ortodoksisė Lindore, Katolicizmit dhe Myslimanizmit. Megjithatė, nė njė kėndvėshtrim pėrgjithėsues tė kulturave dhe shoqėrive tė Europės juglindore, sidomos Shqipėrisė, bien menjėherė nė sy dallimet rajonale midis malėsisė dhe fushės, midis mėnyrave tė jetesės tė ndikuara nga kultura tė ndryshme fetare, midis situatave tė ndryshme sociale dhe ekonomike, sidomos pėr sa i pėrket ndikimit tė tyre ndaj raporteve gjinore.

Nė Ballkan, si kudo tjetėr, ndėrrimi i fesė dhe politika e saj normalisht kanė tė bėjnė me njė histori kolektive qė ka pėrfshirė komunitetet sociale dhe kulturore, ose mė saktė, pjesėtarėt e familjeve, fiseve, fshatrave apo tė grupimeve mė tė mėdha. Nė kohėt mė tė hershme, para dhe pas kulmit tė islamizimit nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, njerėzit konvertoheshin nė myslimanė apo tė krishterė me qėllim qė t’i pėrkisnin njė grupi tė caktuar shoqėror. Ndryshimi i fesė dhe pėrkatėsia fetare janė rrjedhimisht pjesė e procesit tė socializimit qė vjen nga pėrpjekja drejt njė identiteti kolektiv. Simbolet dhe besimet kolektive, risitė dhe ceremonitė konsiderohen si pjesė e fesė zyrtare—pėrkatėsisht fesė sė krishtere dhe myslimane—sė njė komuniteti apo njė rrjeti shoqėror vendas, pavarėsisht nėse tipare tė tyre kulturore i pėrkasin apo jo kėtyre feve nė pėrgjithėsi. Ato kategorizohen kolektivisht jo si veēori fetare tė njė sistemi besimesh nė nivel universal, por si ‘trashėgimia prej paraardhėsve nė tradita dhe zakone.’ T’i pėrkasėsh njė feje do tė thotė t’i pėrkasėsh njė grupi tė caktuar shoqėror.

Nė rastin e dallimeve fetare, gjithsesi, ka njė mospėrputhje midis organizimit social ekzistues dhe praktikės ligjėrimore tė pjesėtarėve tė tij rreth shoqėrisė dhe sjelljeve sociale. Ligjėrimet e kėtij lloji nė Shqipėri, pėr shembull, krijojnė pėrshtypjen se kjo mospėrputhjeje ėshtė tejet e madhe dhe duket si njė hendek i pakapėrcyeshėm midis tė krishterėve dhe myslimanėve. Nga ana tjetėr, vrojtimet empirike nė terrenin e cilitdo komuniteti vendas dėshmojnė jo vetėm ekzistencėn e njė komuniteti gjuhėsor me gjithėpėrfshirje tė plotė tė tė krishterėve dhe myslimanėve, por gjithashtu edhe tė njė komuniteti shumė tė hapur ndaj mėnyrave tė ndryshme tė jetesės dhe dokeve kulturore. Edhe pse njė individ mund tė mbartė tė njėjtat paragjykime si grupi i tij kundrejt grupeve tė tjera fetare, vlerat thelbėsore tė njė grupi pėrcaktohen nga sistemi farefisnor dhe i aleancave martesore, nga linjat e solidaritetit apo armiqėsisė, nga statusi dhe pozicioni shoqėror, tė cilat janė tė pėrbashkėta nė shumė komunitete pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare. Tė qenėt mysliman apo i krishterė bazohet nė familjen, farefisin, grupin territorial apo shoqėror pėrkatės, qė sipas traditės ka tė bėjė me “pėrkatėsinė” ose praktikėn fetare. Nuk bazohet nė njė sistem tė caktuar besimi apo bindjeje fetare; nė realitet kjo i ka rrėnjėt nė kulturėn sociale.
Feja nė kėtė rast ėshtė njė konformizėm qė transmetohet pėrgjatė komunitetitt (Doja, 2000).

Si pasojė, ndėrsa shumėkush e sheh kundėrvėnien e grupeve fetare ndaj njėra tjetrės si njė shkak apo arsye tė disa zhvillimeve historike nė Ballkan, nė tė kundėrtėn, kjo duhet parė pikėrisht si njė rrjedhojė e kėtyre zhvillimeve. Konceptimi i kategorive ‘i krishterė’ apo ‘mysliman’ ėshtė natyrisht i lidhur me identifikime tė ndryshme sociale, politike, territoriale, etnike, gjinore dhe tė tjera si kėto. Njė tipar i rėndėsishėm i kėtij lloj konceptualizimi ėshtė logjika populiste dikotomike nė ligjėrimin politik dhe kulturor qė pėrshkon krejt Ballkanin dhe shpesh pėrmban njė arsyetim tė gabuar pėrfytyrimi metonimik. Konceptimi kundėrvėnės midis ‘tė krishterėve’ dhe ‘myslimanėve’ ėshtė pjesė e njė serie ēiftesh antitetike si malėsor/fusharak, malok/fushor, qytetar/fshatar, verior/jugor, pushtues/i pushtuar, shtypės/i shtypur, autokton/i ardhur, i ndershėm/i pandershėm, i pastėr/i ndotur, tė cilave shpesh u mbivendosen qartazi kategoritė mashkullore/femėrore apo mashkull/femėr (Sofos 1996; Zhivkovic, 1997). Kėto ēifte antitetike, pasojė e elementėve kulturorė seksistė dhe maskilistė, u vishen nė mėnyrė tė dukshme grupeve tė ndryshme njerėzish pavarėsisht tipareve tė tyre reale, qoftė pėr t’i ngritur ata nė qiell, qoftė pėr tė poshtėruar identitetin e tyre. Ky karakterizim i tė gjitha grupeve territoriale apo fetare si bartėsit e njė mentaliteti tė caktuar njihet edhe si “Ballkanizim” (Todorova, 1997) dhe merr pjesė nė logjikėn e njė serie orientalizmash tė vendosura mbi njėra tjetrėn (Bakic-Hayden, 1995).

Ēdo dikotomi, pėr mė tepėr, mund tė degėzohet rishtazi dhe pėrmbajtja e tyre tė shumėfishohet e tė pėrdoret nė konflikte sa vjen e mė tė pėrgjakura, siē shihet pėr shembull, nė perceptimin e konvertimeve nė myslimanizėm si tradhėti ndaj gjakut dhe qumėshtit tė krishterė, qė presupozohet tė vijė me transformimin nga gjaku dhe raca Sllave nė atė Turke. Konvertimi nė myslimanizėm ka qenė gjithmonė njė ēėshtje delikate, e shtjelluar gjerėsisht nė letėrsi, sidomos nė poezinė epike. Disa nga kryeveprat mė me zė tė letėrsisė ballkanase, qė nga shkrimet e hershme tė poetit dhe peshkopit malazez tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė Petar Njegos deri tek Jugosllavi i shekullit tė njėzetė, fitues i ēmimit Nobel Ivo Andric, kanė ndikuar jashtė mase nė kėtė drejtim. Siē ėshtė paraqitur nė kėto vepra, kjo ideologji etno-fetare pėrjashton tė gjithė sllavėt myslimanė nga “njerėzia” dhe tregon se ēfarė mund t’u bėhet atyre qė konsiderohen si jo-njerėzorė, dhe se ēfarė mund tė jetė, brenda konditave tė caktuara, njė detyrė fetare dhe njė akt spastrimi. Njė ligjėrim i tillė nacionalist fetar, drejtuar kundėr qumėshtit tė nėnės sė myslimanėve sllavė dhe kundėr aftėsive tė tyre riprodhuese, i mallkon ata tė zhduken, jo vetėm
si ‘burracakė dhe lakmitarė’ dhe si ‘elementet e pafe tė njė race tė re,’ por pėrfundimisht si ‘Orienti’ i korruptuar qė e ka shkėputur racėn sllave nga ‘rrymat civilizuese’ tė perėndimit (Sells, 1996).

Shumė studime kanė eksploruar sesi ėshtė pėrfytyruar dhe ligjėruar komuniteti etno-fetar ndėr shumė kultura nė bazė tė metaforave gjinore tė riprodhimit dhe farefisnisė, si dhe mėnyrat sesi politika nacionaliste dhe fetare strukturohet nėpėrmjet gjinisė (Mosse, 1985; Yuval-Davis, 1997; Goldstein, 200; Nagel, 2003). Nacionalizmi populist serb nė veēanti ka theksuar disa dikotomi me nuanca gjinore qė ndėrtojnė marrėdhėniet shoqėrore duke ua kundėrvėnė ‘serbėt e pastėr’ jo vetėm boshnjakėve ‘tradhtarė’ qė janė konvertuar nė myslimanė, por edhe fantazive tė shqiptarėve burrėrorė, por ‘kafshėrorė’ dhe ‘tė ligj,’ burokratėve dhe komunistėve serbė ‘tė shburrėruar’, aktivistėve serb ‘tė feminizuar,’ ose oponentėve tė linjės sė Miloshevicit ‘me probleme hormonale’ (Salecl, 1994). Duke u mbėshtetur nė njė pėrkufizim maskilist tė kombit, ėshtė aplikuar njė strategji e rėndėsishme ligjėrimore sipas sė cilės kategoritė ‘femėrore’ dhe ‘tė shburrėruar’ pėrfshijnė pothuajse cilindo qė nuk i pėrmbahet versioneve tė pranueshme ‘nacionaliste’ tė burrėrisė ose versioneve ‘gjinore’ tė identitetit kombėtar.

Ėshtė pikėrisht roli nė rritje i praktikave ligjėrimore tradicionaliste dhe nacionaliste qė bėn tė mundur si pasojė qė feja tė konvertohet nė ndėrgjegje nacionaliste, qė ndėrgjegjia nacionaliste tė organizohet dhe qė nacionalizmi i organizuar tė bėhet mė luftarak, mė maskilist, mė mizogjin, mė racist dhe mė i dhunshėm. Projektet nacionaliste mundet faktikisht tė mobilizojnė njė praktikė ligjėrimore tradicionaliste qė lidhet me formimin e imazhit social tė gjinisė dhe fesė, rezultati i sė cilės ėshtė qė tė gjenerojė luftė mbi bazėn e njė rendi moral tė ngurtėsuar dhe tė njė ideologjie etno-fetare me simbole gjinore.


Instrumentalizimi i kategorive gjinore dhe fetare

Njė fenomen i mėtejshėm ėshtė se valencat ligjėrimore dhe polet e kundėrta tė njė ēifti termash shpesh kthehen anasjelltas; faktikisht, njė gamė e gjerė ēiftesh termash tė kundėrt mund tė marrin njė spektėr vlerash me nuanca tė ndryshme. Nė varėsi tė kujt flet dhe me kė, kur, nė ē’kondita, dhe pėr ēfarė qėllimi, ndėrrimet e renditjes dhe kombinimet e dallimeve etnopsikologjike territoriale, fetare apo gjinore, shpesh nė dukje logjikisht inkonsistente, mund tė marrin kompleksitet marramendės. Fushorėt dhe qytetarėt mund tė perceptohen si racionalė, pragmatikė dhe tė kultivuar, ose nė tė kundėrt si tė degjeneruar, tė butė dhe tė nėnshtruar; malėsorėt dhe fshatarėt mund tė perceptohen si trima, krenarė, guximtarė, ose nė tė kundėrt si tė dhunshėm, primitivė dhe arrogantė. Nė kėtė proces tė ndėrtimit tė identitetit kufijtė hapėsinorė, fetarė dhe gjinorė vazhdimisht etnicizohen dhe politizohen pėr tė shprehur kufij kulturorė, njė proces i cili shumėfishohet sidomos nė periudha ndryshimesh sociale tė menjėhershme dhe pėrēarėse ashtu si luftėrat etnike nė ish-Jugosllavi ose trazirat postkomuniste nė Shqipėri.

Pėrgjithėsisht, nė Shqipėri shpesh ndeshen perceptime reciproke tė shprehura nė dikotomitė ‘primitiv’ kundėr ‘i civilizuar’, dhe ‘besnik’ apo ‘i ndershėm’ kundėr ‘i pabesė’ dhe ‘tradhtar’. Shqiptarėt jugorė i mendojnė ata veriorė dhe malėsorė si ‘primitivė’ dhe veten e tyre si ‘tė qytetėruar’. Nga ana tjetėr, Shqiptarėt veriorė, sidomos katolikė, i mendojnė Shqiptarėt myslimanė si ‘tė pabesė,’ gjė qė i referohet dukshėm konvertimeve fetare tė kėtyre tė fundit gjatė historisė. Ata kanė edhe tendenca t’i quajnė tė gjithė Shqiptarėt e fesė ortodokse si potencialisht ‘tė pabesė’ pėr arsye tė teorive tė pėrhapura konspiruese ku identifikimi me planet ekspansioniste greke i bėn kėta potencialisht tradhtarė (shiko Schwandner-Sievers, 2002).

Mė saktėsisht, pėrkundėr ‘delikatesės’ dhe ‘kulturės sė qytetėruar’ tė disa kategorive njerėzish, mėnyrat e tė sjellurit tė njerėzve tė kategorive tė kundėrta shpesh konsiderohen si ‘fanatike’ dhe si njė shenjė e prapambetjes sė tyre. Simbolet e fanatizmit shpesh janė tė lidhura me ēėshtje fetare, por pikėsėpari ato kanė tė bėjnė me kontekstin e marrėdhėnieve familjare, ku nėnshtrimi i spikatur i grave ndaj autoritetit mashkullor konsiderohet si njė tregues fanatizmi. Pa dyshim qė kėto pėrfytyrime mund tė mos kenė asnjė raport me praktikat reale dhe nė komunitetet lokale tė pėrziera krishterėt dhe myslimanėt mund tė krijojnė tė njėjtat imazhe mbi njėri-tjetrin, gjithmonė me njėfarė shtrembėrimi nė raport me realitetin. Komunitete tė ndryshme brenda tė njėjtės fe mundet gjithashtu ta pėrfytyrojnė njėra-tjetrėn si fanatike. Myslimanėt e Shqipėrisė jugore, pėr shembull, janė gjithmonė tė gatshėm tė kritikojnė fanatizmin e disa grupeve tė tjera myslimanėsh tė cilėt ata i perceptojnė si ‘tė kundėrt’ nė bazė tė njė kriteri tė caktuar. Ata shpesh perceptojnė bashkėjetesėn e tyre me tė krishterėt e Shqipėrisė sė jugut, pėr shembull, si njė
tregues dhe pikėsynim tė ‘finesės sė tyre kulturore’ krahasuar me myslimanėt e zonave rurale ose malore tė Shqipėrisė veriore (Rapper, 2002). Njė superioritet tė tillė ata e konsiderojnė detyrimisht tė nėnkuptohet edhe nė raportet e tyre gjinore.

Marrėdhėniet martesore ndėrmjet tė krishterėve dhe myslimanėve shpesh pėrcaktohen nga martesat brenda komunitetit fetar. Nė komunitete lokale me shumicė myslimane, tė krishterėt mund tė duan t’u pėrmbahen rregullave tė endogamisė fetare, por ata janė tė kufizuar gjithashtu edhe nga rregullat e ekzogamisė (martesės jashtė grupit fisnor) qė i ndalojnė martesat me kushėrinjtė e largėt, qoftė nga ana e atit, qoftė nga ajo e nėnės. Pėr kėtė arsye, shumė gra tė krishtera kanė njė shans shumė tė vogėl tė gjejnė njė bashkėshort tė pranueshėm nė fshatin e tyre, ato martohen nė qytet, qė pėrgjithėsisht mbahet si mė ‘i krishterė’. Gjithashtu, gratė e reja qė largohen pėr tė vazhduar studimet universitare nė qytet kanė tendencė tė qėndrojnė aty dhe tė mos kthehen nė fshat pėr tė gjetur bashkėshort. E gjithė kjo pėrforcon lidhjet qė tė krishterėt mbajnė me qytetet dhe imazhin e tyre tė ‘kulturės’ dhe ‘modernizmit’; cilėsi tė cilat i pėrkasin, si kudo, qendrave tė mėdha urbane.

Shprehur nė terma antropologjike endogamia fetare manifestohet kryesisht nė refuzimin e dhėnies sė grave sesa nė refuzimin e marrjes sė tyre. Nė kėtė kuptim, endogamia e krishtere nė Shqipėri ėshtė mė strikte se endogamia myslimane pėr sa kohė qė tė krishterėt janė akoma mė rezistentė sesa myslimanėt nė dhėnien e grave, ndėrkohė qė pranojnė tė jenė marrės, gjė kjo qė tregon superioritetin relativ tė tė krishterėve ndaj myslimanėve. Nė shumicėn e martesave tė pėrziera burri ėshtė i krishterė dhe gruaja myslimane. E kundėrta ndodh shumė mė rrallė, dhe gratė e krishtere tė martuara me myslimanė janė pėrgjithėsisht nga zona tė largėta malore dhe ndodhen kėshtu larg konflikteve lokale midis tė krishterėve dhe myslimanėve. Nė kėtė situatė, marrėsit e grave vlerėsohen mė tepėr sesa dhėnėsit. Burrat e krishterė janė krenarė pėr faktin qė ata mund tė marrin gra myslimane, kurse myslimanėt ankohen qė tė krishterėt marrin vajzat e tyre, por refuzojnė t’ua japin tė tyret atyre (Rapper, 2002).

vijon


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.