Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-07-08, 11:35   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Nikollė Shala, nip i Vocėrr Balės, prijės i dragonjėve nė Kėngėn e 16-tė tė “Lahutės sė Malėsisė” erdhi nė Amerikė me betimin se do tė ecte nė gjurmėt e gjyshit, dhe se gjakun e tė atit, axhės dhe dajave, qė u vranė vetėm pse ishin shqiptarė, nuk do ta harronte… Pasuri e dije do t’i vinte nė ndihmė tė ēėshtjes shqiptare. Beteja e dragonjėve me kuēedrėn nuk ishte braktisė, vetėm ishte ndėrruar sheshi i betejės, nga Malėsia nė Amerikė.

NGA DALIP GRECA

Komuniteti shqiptar ka shumė aktivistė qė i janė pėrkushtuar ēėshtjes shqiptare, kanė shkrirė pasurinė pėr tė, por askund nuk ndjehen pėr ē’ka kanė bėrė; nuk rrahin gjoksin; pėrkundrazi, heshtin, ndėrkohė qė disa tė tjerė mashtrojnė ; vetė apo me ndihmėn e miqėve po pėrpiqen ta rishkruajnė historinė e diasporės sipas dėshirės sė tyre duke e paraqitur veten si epiqendėr nė vorbullėn e ngjarjeve. Pa t’i dėgjosh kur flasin nėpėr tubime ata apo miqtė tė tyre se pa ta historia e diasporės do tė kishte ngecur nė vend.
Eshtė dashur shumė kohė pėr tė bindur, qė tė flasė pėr Illyria-n, Nikollė Shalėn, njė nga nismėtarėt e lėvizjes pėr organizimin shqiptare nė SHBA nė fund tė viteve ’80 e fillimin e viteve ‘90; njė ndėr 6 shqiptarėt qė iu bashkuan ish kongresistit republikan, Joseph DioGuardi dhe ia nisėn takimeve me senatorė e kongresistė pėr ēėshtjen shqiptare. Ėshtė ndėr investuesit e parė pėr krijimin e Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Nuk ka kursyer pasurinė e vet pėr fe e Atdhe.
Po kush ėshtė Nikoll Shala? Kush ishin parardhėsit e tij dhe pėrse e la vendlindjen, sheshbetejėn, ku Vocėrr Bala kishte mundur kuēedrėn, ndėrkohė qė tė bijtė e prijėsit tė Dragonjėve u vranė pas shpine prej Kuēedrės?

Prijėsi i dragonjėve, Vocėrr Bala

Historia e merr fillesėn tek rrėnjėt, sa mė tė thella janė ato, aq mė jetėgjatė mbetet vetė historia. Kush ka lexuar “Lahutėn e Malėsisė” tė Atė Gjergj Fishtės, i ka rėnė nė sy heronjtė rreth tė cilėve kėndohet Kėnga e 16-tė, qė mban titullin”Kulshedra”. Ėshtė pikėrisht kėnga qė i vendos ngjarjet nė Malėsi: Nė Dukagjin shpėrthen stuhia: kulshedra kėrkon tė marrė gjakun e njė varre tė vjetėr. Janė ngritur dragonjtė e Shqipėrisė nga tė katėr anėt dhe bashkohen pėr tė luftuar kundėr pėrbindshit. Poeti Fishta i njeh me emra dragonjt, di dhe mjetet e luftimit tė Kulshedrės. Dragojtė, tė cilėve u prinė Vocėrr Bala, luftojnė me trimėri dhe e plagosin Kulshedrėn, e cila tėrhiqet nė shpellė. Dragojtė ia mbyllin grykėn shkambit. Ora e Dukagjinit, shend e verė pėr fitoren, therrėt motrat e tjera e pėrgatit darkėn pėr dragojtė e lodhur.
Po cilėt ishin dragojtė? Ata ishin trimat, qė Fishta i njihte me emėr. Ndėr ta edhe Vocėrr Bala, gjyshi i Nikollė Shalės. Ja se si kėndon Fishta:


N’atė Bigė tė Shalės ka dalė Kulshedra,
Me shtatė krena e gjashtė parė kthetra,
E pėr krye ka i sy n’ballė,
Bishtin gjatė, me i mrrijtė nė zallė:
Qi t’ju hedhė e tuj pėrdredhė,
Tue tingėllue e tu turf’llue,
Zjarm e surfull tue flakrue,
krepa e gur tue rrokullue,
Dukagjinin don me shue,
Pėr nji dhunė qė i baka Shala:
Kur Dragonin Vocėrr Bala,
Fėmijė tu kenė, n’nji shpellė tė malit
N’gjumė e ndeshka, e i sy prej ballit
Zjerrė ia paska me njė hu,
Kah ia ngulka deri nė tru.
Asht ndezė flakė t’anė Biga e Shalės…


Pra Vocėrr Balėn Fishta e paraqit trim tė cartun, i cili qė nė fėmini nuk i tutej syri tė matej me Kuēedrėn. Ai paraqitet si prijės i Shalės, si dragoi qė nuk ka frikė tė matet me pėrbindshin.
Vocėr Bala ka histori nė tė gjithė Malėsinė. Ai ishte i vetmi qė me menēuri e trimėri, i fitonte betejat me sllavėt. Janė proverbiale historitė qė tregohen rreth tij pėr tė nxjerr lejet pėr ndėrtimin e Kishės sė Guci. Sapo ai nxirrte njė leje nė njė truall tė pėrshtatshėm, sllavėt gjenin njė arsye pėr ta prapsuar, por njė ditė ai doli fitues dhe Kisha u ngrit madhėshtore aty ku donte ai. Por zgjuarsia pa trimėri nuk shkojnė. Trimėria nuk i mungonte Vocėrr Balės. Edhe sot rrėfimet rreth trimėrisė sė tij kanė formėn e legjendave, ashtu siē i paraqit dhe At Fishta, si luftė dragojsh me Kuēedra… Po pėrse pasardhėsit e Vocėrr Balės e zhvendosėn sheshbetejėn e luftės kundėr kuēedrės nga malet shqiptare nė Amerikė? Le tė ndjekim rrėfimin e Nikollė Shalės, djalit tė Mark Vocėrr Balės, pra tė birit tė Vocėrr Balės.



__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-07-08, 11:42   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Bijtė e Vocėrr Balės, pėrgjakja me sllavėt

Nė sheshbetejėn e imagjinuar tė Lahutės, nė kėtė truall trimėrie, lindi Nikoll Shala, i cili deri nė moshėn 16 vjeēare do tė merrte mėsimet e urtitė e gjyshit Vocėrr Bala, por Kuēedra nuk do t’i harronte luftrat dhe kundėrshtitė e Vocėrr Balės dhe pasuesve tė tij dhe ia vrau pas shpine bijtė.
Nikolla tek rrėfen historinė e tij, pėrcjell njė dhimbje drithėruese pėr jetėn e tė parėve tė vet, njė pjesė prej tė cilėve patėn fat tragik.Vetėm pse ishin shqiptar ata u shkuan nė plumb.Trualli i Vocėrr Balės ishte pėrgjakur duke ēuar nė jetėn e pėrtejme trimat qė nuk tuteshin ta thėrrisnin veten shqiptarė dhe nuk i lėshonin rrugė serbėve tė ardhur nga Karapatet tė cilėt silleshin si zotė shtėpie nė trojet shqiptare. Ndėrsa rritej nė truallin e trimave tė Lahutės, Nikollė Shala pyeste veten dhe nėnėn e tij tė mirė se ēfarė faji kishin bėrė pasuesit e Vocėrr Balės qė i kishin vrarė?
Trualli ku kishte lindur ishte larė me gjak; Nikolla ndjehej i pasigurtė dhe i ankthshėm nė tokėn e tė parėve. Aty i kishin vrarė babanė, Mark Vocėrr Balėn,(Shala), pa asnjė faj tė kryer, pa gjyq; vetėm pse mbronte identitetin shqiptar. Pėr tė njėjtin faj tė pa kryer kishin vrarė edhe xhaxhanė, Shpend Vocėrr Balėn( Shpend Vocėrr Shala), i kishin vrarė edhe tre vėllezėrit e nėnės, Dedė Gjon Vuklin, Gjergj Gjon Vuklin dhe Nik Gjon Vuklin.Po t’u shtosh kėtyre dhe tė afėrm tė tjerė, komshijtė e vrarė, numri i tė vdekurėve konkuronte atė tė gjallėve.Tė gjithė tė vrarė pa gjyqe, jo nė luftra, ishin vrarė vetėm se ishin shqiptarė dhe kėrkonin tė ruanin identitetin shqiptar.
Kėtė fat e patėn mijėra shqiptarė qė u ndėshkuan pėr qėndresėn nė trojet e veta. I riu Nikoll Shala, i ēonte tė gjitha kėto ngjarje tragjike ndėr mendje, dhe ndjente habi, qė edhe pse i ishin bėrė gjithė ato vrasje, sllavėt bėnin pėrpjekje qė ta bindnin tė punonte pėr ta, nė mėnyrė qė ta kishin mė tė lehtė pėr ta asgjėsuar kur t’i vinte koha e kur ta lypnin rrethanat, siē kishin bėrė me babėn, xhajėn dhe tre dajat. Nė emėr tė bashkim vllazėrimit i kėrkonin tė bėhej kryetar rinie, por ai refuzoi. Qėllimi ishte i qartė; duke vėnė nė krye tė rinisė njė pėrfaqėsues tė njė familje me tradita, sunduesit do ta kishin shumė tė lehtė pėr t’i sunduar shqiptarėt e tjerė, por pėr disa vjet radhazi Nikolla i kundėrshtoi me kurajo.Pas tre vjetėsh filloi presioni qė tė anėtarėsohej nė Partinė Komuniste, por ai prapė i kundėrshtoi duke u thėnė se ende nuk ishte i pėrgatitur pėr tė
marrė detyra e pėrgjegjėsi kaq tė mėdha mbi vete. Tė dėrguarit e “Kuēedrės” bėnin lajka duke i thėnė se ia njihnin aftėsitė dhe ai mund t’i pėrballonte detyra tė tilla, por ai sėrish rezistoi.
Ndėrsa atij, para syve i kalonin tė vrarėt e pafajshėm, dėgjonte thellė nė ndėrgjegje rėnkimet e shpirtrave tė pafajshėm dhe betohej se nuk do ta ndalte luftėn pėr shqiptarizėm.


Drejt ėndrrės amerikane, UDBA pengon

Nikollė Shala po kėrkonte njė shteg pėr tė dalė nga skėterra qė mund t’i merrte jetėn si shumė prej meshkujve tė tjerė tė asaj familjeje.Po si? Nė ē’mėnyrė tė ikte pa rėnė nė sy? Ėndėrronte qė tė vendosej nė Amerikė, ku kishte dėgjuar se ishte vend i lirive, po si?
Nuk thonė kot se rastėsia ėshtė mbret i zgjidhjeve tė vėshtira. Xhaxhai i tij, i thotė njė ditė se qėndrimi i mėtejshėm aty nė Guci ishte i rrezikshėm. Ai pėr vete kishte vendosur qė tė merrte rrugėn e largėt pėr nė Amerikė: ”Po tė duash eja me mua nė Amerikė, ku do tė keshė mė shumė shanse pėr jetėn. Nėse nuk do tė mėrgosh aq larg, shko nė Slloveni, ku jeton Gjeloshi, xhaxhai tjetėr”. I kishte paraqitur kėshtu dy alternativa pėr tė shpėtuar nga jeta e pasigurtė.
Nikoll Shala nuk u mendua gjatė. E mori vendimin aty pėr aty. Zgjodhi Amerikėn. Ishte viti 1967. E rėndė ishte braktisja e trojeve, lėnia pas e varreve tė tė parėve, por duhej siguruar jeta, pa e ndėrprerė betejėn pėr identitet kombėtar. U bėnė kėshtu disa familje bashkė nga fshati Doli i Gucisė dhe vendosėn tė mėrgonin. Ishte grupi i parė qė po linte vendlindjen.. Familjet i bashkonte e zhvendosura “armiqėsia” nė heshtje me shtetin sllav, qė u kishte grabitė lirinė dhe u kishte vrarė tė afėrmit.Nuk kishte asnjė nga familjet qė po lėshonin vendin qė tė mos ishte nė gjak me pushtetin, qė tė mos kishte njė tė vrarė nga shteti sllav.
Organet e shtetit u bėnė kurreshtarė kur mėsuan pėr vendimin qė kishin marrė tė nėntė familjet shqiptare. UDB-ja filloi tė hetonte, tė pyeste, tė investigonte se ēfarė kishin ndėr mend tė bėnim. Ata shqetėsoheshin se mund tė flisnin e tė tregonin se ē’ndodhte nė trevat shqiptare tė pushtuara nga sllavėt, si vriteshin shqiptarėt pas shpine, pa gjyqe e pa kryer kurrė njė faj. Sigurimi Jugosllav interesohej qė tė mėsonte se kush e kishte ftuar nė Amerikė nipin e Vocėrr Balės, kush fshihej pas ftesės. Filluan tė pyesnin secilin prej atyre qė kishin paraqitur kėrkesėn:Kush po ju thėrret nė Amerikė? Ku do tė shkoni? Ku do tė qėndroni? Pse…?
Nikolla tash qė kanė kaluar aq shumė vite nga ajo kohė, arsyeton se “Dyshimi UDB-sė ishte se mos kishte njė skenar pas kėsaj ikjeje; se mos ne vinim nė Amerikė pėr tė denoncuar krimet sllave ndaj shqiptarėve. Sllavėt e parandjenė se ne do tė vinim nė Amerikė qė tė sensibilizonim politikėn dhe shtetin Amerikan ndaj genocidit qė ushtrohej sistematikisht ndaj shqiptarėve, do tė merrnim pjesė nėpėr demonstrata e do tė flisnim e shkruanim nėpėr gazeta.Pėr ata ne ishim mė tė sigurtė aty ku kishim lindur se mund tė na zhduknin kur tė donin siē kishin vepruar me njerėzit tanė.”
Nikolla kujton se edhe nė Itali nuk iu ndanė spiunėt e UDB-sė, qė ua kishin ndjekur gjurmėt. Pasi siguruan kalimin nga vendlindja nė Itali, kėrkuan qė tė mbarteshin drejt Amerikės. Por ditėt kalonin dhe kėrkesa nuk po miratohej. Spiunėt depėrtonin deri nė zyrat e emigracionit nė Romė dhe nxirrnin pengesa tė shumta qė familja e Nikollė Shalės dhe tė tjerat tė mos niseshin drejt Amerikės. Nikolla kujton se pėr tė siguruar kapėrcimin e Atlantikut dhe pėr t’u vendosur nė supershtetin e ėndėrrave u pėrpoqėn qė t’i shfrytėzonin tė gjitha rrugėt e njohjes. U shkruan letra edhe meshtarėve qė ishin nė Guci dhe qė i njihnin mirė si Dom Marjan Gllasnovic, Dom Rrok Matej dhe Dom Millorad Defor, tė cilėt nga ana e tyre i shkruan ambasadės amerikane nė Itali qė t’u njihej e drejta e emigrimit nė Amerikė. Ndėrhyrja energjike e Dom Daniel Gjecaj dhe Patėr Ambroz Martinit nė favor tė familjes Shala e
shkallmuan murin e pengesave qė ngritėn agjentėt serbė. Madje, Patėr Daniel Gjecaj shkoi vetė nė ambasadėn amerikane nė Romė dhe sqaroi pozicionin e familjes Shala, duke u thėnė punonjėsve tė ambasadės se kushdo qė tė vijė e tė flasė e tė shpifė kundėr kėsaj familje mos i dėgjoni, por nxirrni jashtė sepse familjet e shpėrngulura janė tė ndershme dhe tė vuajtura. Kėshtu qė pas kėsaj ndėrhyrjeje u hap rruga pėr nė Amerikė. Gjithėsesi kėmbėngulja e spiunėve dhe shėrbėtorėve tė Beogradit i lanė mė shumė se 6 muaj refugjatė rrugėve tė Italisė..
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-08, 11:50   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Nė tokėn e lirisė

Nikollė Shala nuk e fsheh ėndėrrėn qė kishte sjellė me vete nė tokėn e bekueme siē e quan ai: Shkollimin e fėmijėve, nipėrve e mbesave, pasurimin e familjes pėrmes punės sė ndershme dhe gjithėēka do ta vinte nė shėrbim tė shqiptarizmit. Ishte betuar se nuk do ta ndėrpriste betejėn e gjyshit Vocėrr Bala, veē do ta pėrshtaste nė kusht e reja, nuk do t’i harront jetėt e ndėrprera tė atit Mark, axhės e tre vėllezėrve tė nėnės.Ėndėrra u realizua pa pritur shumė gjatė.
Ai iu fut punės. Biznesi eci dhe filloi tė shtojė veten.
Bleu godina njėra pas tjetrės dhe gjithėēka po ecte mirė. Nikolla bleu njė tokė nė njė vend shumė tė lakmuar nė New Rochelle. Ishte njė vend me shumė emėr dhe gazetarėt e Westchester-it filluan tė interesoheshin se kush ishte biznesmeni i pasur qė kishte blerė atė tokė aq tė lakmuar. Pasi e takuan gazetarėt filluan intervistat. Pyetjet ishin tė shumta, jo vetėm tė sferės sė biznesit. Kur e mėsuan se ai ishte shqiptar nga Federata Jugosllave ata e pyetėn edhe pėr marrdhėniet e Federatės me etnitė. Kėtė mezi e kishte pritė Nikolla qė i ziente shpirti nga dhimbja pėr humbjen e njerėzve tė dashur qė ishin vrarė pa asnjė shkak. Pėrmes intervistave Nikolla denoncoi dhunėn qė ushtrohej ndaj shqiptarėve, duke treguar detaje nga vetė jeta e trungut tė vet familjar e duke e pėrgjithėsuar nė tė gjitha republikat ku jetonin shqiptarėt.
Ai foli fare hapur, duke u thėnė gazetarėve se Jugosllavia ėshtė mė e keqe se vetė djalli i mallkuar; ėshtė mė e keqja se edhe vetė babai i krimeve komuniste, Stalini.
Gazetarėt u habitėn pėr kėto denoncime dhe i komentuan nėpėr gazeta. Nė atė kohė ishte vėshtirė qė t’i besonin kėto akuza sepse Jugosllavia ishte fryrė si ballonė dhe bota ende nuk e dinte se cfarė kishte brenda asaj ballone. Veēanėrisht bota e kishte tė vėshtirė qė tė kuptonte dhunėn kundėr shqiptarėve nė Federatėn qė kishte marrė emėr si Federata e popujve tė vėllazėruar.

Njohja me kongresistin

Kur gazeta e Westchester-it botoi intervistėn, kongresisti Joseph DioGuardi, i telefonon Nikollės nga Washingtoni dhe pasi e pėrgėzoi i kėrkoi qė t’i bėjė
njė vizitė nė shtėpi.
- Mė rrahu zemra nė ato ēaste, tregon ai. Mezi e kishte pritur atė ēast, qė tė zbrazte shpirtin e t’i hapte zemrėn njė pėrfaqėsuesi tė Kongresit Amerikan.
DioGuardi e kishte pyetė nėse ishte shqiptar.
“Po” i ishte pėrgjigjė Nikolla.
Kongresisti i kishte thėnė se do tė donte qė t’i bėnte njė vizitė.
Pas disa orėsh kishte mbėrritur vetė i tretė.Kishin hyrė brenda nė shtėpi dhe biseda kishte nisė shtruar. DioGuardi i tregoi se edhe ai kishte ndėr deje gjak shqiptar. Prindėrit e tij ishin shqiptarė dhe se ndjehej i lumtur qė ishte shqiptar.
Nė njė moment Nikolla i tregon pesė fotografi-portrete qė vareshin hijshėm nė mur. I tregon kongresistit se njėra fotografi ishte e babės sė tij, njė e xhaxhait, dhe tri tė tjera fotografitė e vėllezėrve tė nėnės-dajave tė tij.
Kongresiti po e ndiqte me vėmendje rrėfimin. Nikolla i tregon se tė pestė ata ishin tė vdekur, nuk kishin pasur vdekje natyrale, as nga sėmundjet, por nga plumbat pas shpine.
Jo vetėm ata, por me qindra mijėra shqiptarė tė tjerė janė vrarė thjesht pse ishin shqiptarė dhe pse kanė dashė shumė Shqipėrinė. Sllavėt i urrejnė shqiptarėt.
Nikolla kujton ato momente:” DioGuardit i ndėrroi ngjyrė fytyra. U zbeh dhe pėr disa minuta ka mbetur me vėshtrim tė ngulur mbi fotografi.”
Mė pas Nikollė Shala ka vazhduar denoncimin:”Ata qė i vrasin shqiptarėt prej shekujsh, pa gjyqe, pa kryer faje, janė serbėt, maqedonsit, malazezėt, grekėt, rusėt dhe tani komunizmi. Arsyeja ėshtė se ata (sllavėt dhe grekėt) kanė rrėmbyer tokat shqiptare. Askush nuk ka kush u del zot shqiptarėve…”
Duke iu drejtuar kongresistit, Nikolla i ka thėnė:”Shqiptarėt kanė dėgjuar se ėshtė njė kongresmen nė Washington qė i respekton.
Ne, na ka lindė shpresa se do tė na ndihmoni. Dhe mos mendoni se shqiptarėt kanė me u paguar, por Zoti do t’jua shpėrblejė dhe do tė jeni Skėnderbeu i dytė pėr ne, pėr ndryshe unė s’do tė dėshiroja qė ju t’i thoni dikujt se jeni shqiptar as se jeni i lumtur qė ndjeheni shqiptar.”
Ka qenė radha e kongresistit pėr tė folė.
Ai ėshtė ēuar nė kėmbė dhe i ka dhėnė dorėn dhe besėn e Zotit se nuk do tė pushojė as njė minutė punėn e tij deri sa t’i shohė shqiptarėt me tė drejta tė realizuara.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-08, 11:56   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Organizimi i shqiptarėve rreth kongresistit

Nikollė Shala mendon se Joseph DioGuardi ėshtė faktori kryesor i organizimit tė komunitetit shqiptar nė Amerikė. Kanė kaluar gati 20 vjet nga momenti kur DioGuradi i dha fjalėn se do tė mbronte shqiptarėt dhe prej asaj kohe nuk e ka parė qė tė ndalet nė rrugėn e nisur. Me telefona, me faxe, E-Maila, me intervista nėpėr gazeta, radio, TV, nė demonstrata, nė darka e me fjalime, pėrherė nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare.
Askush nuk mund tė kundėrshtojė faktin se ishte DioGuardi ai qė hapi dyert e Shtėpisė sė Bardhė dhe ngriti nė kėmbė Kongresin dhe Senatin amerikan.
Nikolla u bė jo vetėm pėrkrahės, por dhe njė nga bashkėpunėtorėt e ngushte tė Kongresistit. I tregoi atij se shqiptarėt ishin tė organizuar nė shoqata, si Federata Vatra, Balli Kombėtar, Legaliteti, Blloku Indipendent, Lidhja Kosovare, Lidhja e Prizrenit, Kisha Katolike shqiptare, Xhamia, Kisha Ortodokse Shqiptare etj. Ai ndėrmjetėsoi qė kongresisti tė takohej me tė gjithė.
Pėr tė siguruar mė shumė kontakte me shqiptarėt, Nikolla e ftoi kongresitin edhe nė dasėm tė familjes. Kongresiti kishte shkuar nė dasėm sė bashku me nėnė dhe vajzėn. Ishin 600 dasmorė nė atė gėzim familjar. Aty ishin edhe Patėr Andrea Narkaj dhe Patėr Ambroz Martini. Kongresisti u prit me duartrokitje e thirrje pėrgėzimi.
Mė pas Nikolla e ēoi edhe nė komunitetin shqiptar tė Detroitit, duke e zgjeruar rrethin e kontakteve me shqiptarėt.
Nė kėto rrethana erdhi dhe krijimi i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
-
Nuk ishim mė shumė se 5-6 vetė ne qė ia nisėm asaj pune, kujton Nikollė Shala. Secili nga ne premtoi se do tė ndihmonte edhe financiarisht.
Vetė ai ishte betuar se pasurinė do ta vinte nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare.
Ishte i pari qė i ēoi DioGuardit ēekun prej 12 mijė dollarėsh. Pas tij dhe tė tjerėt vunė nė shėrbim tė Lidhjes shumat qė kishin premtuar dhe puna mori vrull. Rreth saj shqiptarėt po ndjenin siguri.
Nikolla shpreh bindjen se Liga ka bėrė shumė pėr ēėshtjen shqiptare dhe se presidenti i saj Joseph DioGuardi meriton qė tė nderohet nga kombi ynė sepse i ka dhėnė zė ēėshtjes shqiptare nė hapėsirėn amerikane.
-Liga na hapi dyert, thotė ai. “ Ja,unė pėr vete, po tė mos ishte DioGuardi, jam i bindur se nuk do tė mundja tė takohesha me presidentin Bush (babanė e presidentit tė tanishėm), presidentin Ford, Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger si dhe me mė shumė se 50 senatorė e kongresistė. Ky njeri na i celi dyert e Shtėpisė sė Bardhė, e Kongresit dhe tė Senatit, me tė nė krye ne shqiptarėt demonstruam nė Nju Jork e Washington. Tė grumbulloje mė shumė se 10 mijė demonstrues nė Washington nuk ishte gjė e pakėt. Dhe tė kishe aty 15 e mė shumė kongresmenė e senatorė amerikanė, gjithashtu nuk ishte pak.”
Ai pyet: E kush na njihte mė parė ne shqiptarėt?
Sė bashku, shton ai, kemi shtruar darka me mė shumė se 3 mijė vetė e mes nesh kemi pasė personalitete amerikane.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-08, 12:05   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Sjellja e dr. Ibrahim Rugovės nė SHBA

Pėrmes Ligės sollėm nė SHBA disa herė kryesinė e Kosovės, kryetarin Ibrahim Rugova.
Madje njė herė u arrit qė tė silleshin 13 personalitete tė Kosovės, qė sė bashku me kryetarin Rugova u ballafaquan me serbėt nė State Department, ku serbėt dolėn tė humbur.
Nikolla ndjehet mirė qė e ka njohur dhe e ka pėrkrahur me sa ka mundur Dr. Ibrahim Rugovėn.Kur ka ardhė nė Nju Jork pėr sesionin e shkencor kushtuar Pjetėr Bogdanit, ku meritėn kryesore e ka Kisha Katolike Shqiptare, Nikolla ka shtruar njė darkė pėr Dr. Rugovėn, Engjėll Sejdajn e pjestarėt e tjerė. Nė darkė ishin dhe famullitari i atėhershėm i Kishės Katolike Shqiptare, Dom Rrok Mirdita dhe dom Pjetėr Popaj.
Njė herė tjetėr kujton se darka ėshtė shtruar nė shtėpinė e xhaxhait tė Nikollės, Gjergj Vocėrr Shala. Ai ruan mbresa shumė tė mira nga bisedat me dr. Rugovėn.
Bashkė me dr. Rugovėn, DioGuardin e tė tjerė, Nikolla ishte edhe nė Katedralen e Shėn Patrikut nė Nju Jork, ku Kardinali O’Conor ēoi meshė dhe paraqiti dr. Rugovėn, duke thėnė:”Kam nderin t’ju prezantoj me kryetarin e Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i cili ėshtė sot nė mesin tonė”. Pas meshe, Nikolla kujton, se Kardinali i mori pėr kafe.
Janė shumė takime e darka qė ai ka kaluar me dr. Rugovėn, nė Nju Jork e Washington. Ai thotė se e ka admiruar dr. Rugovėn pėr urtėsinė dhe largpamėsinė, pėr shtetin paralel qė krijoi kur Serbia ia hoqi autonominė Kosovės.

Fuqia dhe energjia e Ligės vinte duke u rritur. U arrit qė tė ēonim nė Kosovė 7 senatorė , tė cilėt e panė situatėn e rėnduar me sytė e vet. Dhe gjithkund printe Liga me nė krye DioGuardin, qė sot ishte nė Washington, nesėr nė Nju Jork, njė ditė tjetėr nė Australi a Zelandė tė Re, tjetrėn nė Beograd, Prishtinė e deri nė Tiranė.





Nikoll Shala denoncon krimet serbe tek senatorėt

Nuk mbahen mend takimet qė Nikoll Shala ka realizuar me kongresistėt dhe senatorėt.
Nė secilin prej takimeve gjente rast dhe denonconte me fakte pėrgjakjen e kombit shqiptar, qė urrehej nga shumica sllave.
Kujton njė rast nė Port Chester. Ishin 25 veta. DioGuardi kishte sjellė aty Tom Lantos dhe Beniamin Gilman.Ishte dhe Xhim Xhema. Kongresisti Lantos e pyeti Nikollėn pėr gjithēka rreth probelemeve shqiptare. E gjithė biseda u filmua me kamera. Ishte njė dėshmi qė kongresmeni e pėrdori nė dobi tė ēėshtjes shqiptare.
Nikolla sjell ndėr mend dhe njė takim tjetėr tė zhvilluar nė Washington. Ishte bashkė me Xhim Xhemėn, i cili dukej se ishte aty si nė shtėpinė e vet.Tė gjithė e njihnin, me tė gjithė bisedonte e bėnte shaka. Ishin shumė senatorė republikanė nė atė takim. Pėr njė kohė tepėr tė gjatė Nikollės iu dha mundėsia qė tė bisedonte me senatorėt e pranishėm. Nė njė moment, Nikolla e pa veten mes 10 senatorėve, e bashkė me ta dhe Bobe Dole. Bisedohej ēėshtja e Kosovės. Bob Dole filloi ta pyesė Nikollėn se si u gjend nė Amerikė, me ē’punė merrej dhe nėse kishte mbaruar ndonjė shkollė nė Jugosllavi dhe kėrkoi njė informacion mė tė zgjeruar pėr gjendjen e shqiptarėve nė Jugosllavi.
Qetė-qetė, Nikolla i tregoi se pėr pasuri kishte boll, krahasuar me gjendjen qė kishte pasė nė fillim, nuk krahasohej. Sa pėr shkollė, nė Jugosllavi nuk mund ta kishte atė mundėsi sepse shqiptarėt konsideroheshin atje si qytetarė tė dorės sė dytė a tė tretė dhe trajtoheshin si tė tillė nė tė gjitha republikat e federatės. Arsimi i lartė nė radhėt e shqiptarėve ishte ”mollė e ndalueme”.
Nikolla tėrhoqi vėmendjen e senatorit Bob Dole dhe senatorėve tė tjerė qė po dėgjonin rrėfimin e tij, kur tha:”
Kėtu nė SHBA jam shumė i gėzuar. Pasuri kam tėrė botėn se kėtu nuk mė vret askush, as mua, as fėmijėt e mi pse jemi shqiptarė”!
Kėto fjalė janė shqiptuar me zė tė lartė dhe kur kanė marrė kėtė kumt senatorėt e tjerė gati janė shokuar dhe janė afruar mė pranė dhe kanė pyetur:
Ē’ėshtė ky pohim se nuk tė vrasin ty dhe fėmijėt se jeni shqiptarė? Ku ndodh kjo?
-Ju lutem, i ka thėnė njėri prej senatorėve,
a mundesh qė t’na sqarosh arsyen pėrse ju vrasin atje serbėt?

Kur e ka parė Nikolla se po e ndiqnin tė gjithė me kurreshtje dhe po prisnin spjegimin e tij, ia ka filluar rrėfimit:”Kombi shqiptar ka mė shumė se 100 vite qė e kanė ndarė mes vetes shtet fqinjė.Njė pjesė e ka marrė Maqedonia, pjesėn mė tė madhe-Kosovėn, e ka marrė Serbia, njė pjesė Mali i Zi, njė pjesė Greqia. Kėta kanė pasė pėrherė bekimin e Rusisė. Feja ortodokse i ka bashkuar grabitsit e tokave shqiptare. Shqiptarėt trajtohen nė mėnyrė mizore nga sllavėt. Vriten pa asnjė shkak, burgosen pa kryer faje, mjafton pse duan kombin shqiptar. Ja, mua mė kanė vrarė babėn, xhaxhanė dhe tre vėllezėr tė nėnės. A e dini se ēfarė faji kanė kryer ata? Asnjė faj! Vetėm pse ishin shqiptarė. Ky ėshtė faji i tyre i ndėshkuar pa asnjė llojė gjyqi. Kur shqiptarėt dalin tė kėrkojnė tė drejtata e tyre, sllavėt i shtypin me tanke.Ndėrsa kur dalin nė demonstrata serbėt kundėr shqiptarėve, sponsorizohen nga qeveria e Beogradit dhe qeveria lokale. Nė Podgoricė u vunė autobuzė e vetura falas, u dhanė pije e ushqime falas dhe u mblodhėn mijėra serbė qė thėrrsinin:Na jepni armė tė vrasim shqiptarėt!”
Kur Nikolla ka mbaruar rrėfimin, senatori Don Nichols, i tronditur, ka thėnė me zė tė lartė: Ne nuk i dimė punėt kėshtu”. Nikolla ka marrė zemėr, e ka vazhduar:” Kur unė shkoja nė njė punė larg shtėpisė, apo ndėrmerrja ndonjė udhėtim pėr nė miqėsi, dasėm, gėzim tjetėr familjar apo merrja pjesė nė ndonjė mort, kur kthehesha natėn vonė, nė mesnatė apo pas mesnate, e gjeja nėnėn time nė dritare duke mė pritur e pėrlotur nga frika se mua mund tė mė vrisnin. E shkreta ajo jetonte me tmerrin se ndonė nga kėto raste do merrte lajmin e zi tė tė vrasjes sime. Ajo jetonte me tmerrin e vdekjes sepse vdekja i kishte marrė tė shoqin, babėn tim, dhe tre vėllezėrit (dajot e mi) dhe njė xhaxhanė tim. Ja kėshtu ishin vrarė ata, pa shkak. Dhe vrasėsit kishin mbetur enigmė.
Senatorėt e panė vetė gjendjen nė Kosovė,kur me kėrkesėn e Lidhjes Qytetare shkuan atje shtatė prej tyre.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-08, 12:07   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Loja me “Yllin e kuq”

Nikollė Shala mendon se njė kontribut tė veēantė pėr ēėshtjen shqiptare ka dhėnė Xhim Xhema, i cili nuk ka kursyer asgjė pėr t’i shėrbyer kombit.
Ai kujton njė ndėr udhėtimet e shumta me Xhim Xhemėn. Po ktheheshin nga Washingtoni. Xhimi ka kėrkuar informacion pėr Shqipėrinė. Nikolla i ka folur hapur , pa fshehur asgjė nga ato ē’ka dinte. Ai kishte jetuar me shqiptarė qė kishin lėnė Shqipėrinė qė nga viti 1948 e deri nė 1967, para se tė linte Gucinė. Shqipėria i kishte ēuar nė plumb tė gjithė ata qė kėrkonin bėrjen e Shqipėrisė sė vėrtetė ashtu siē e kishte bėrė Zoti. Dhe kėtė llojė armiqėsie mes vetė shqiptarėve nacionalistė dhe atyre komunistė e kishin kultivuar Miladin Popoviēi e Dushan Mugosha, qė krijuan Partinė Komuniste Shqiptare dhe ndėrtuan bashkė me ta njė platformė siē i interesonte Beogradit. Vrasja e nacionalistėve, e klerikėve, shembja e institucioneve fetare, kthimi i vendit nė njė kamp me tela e bunkerė, e ka izoluar Shqipėrinė.Ylli i kuq e drapėri e ēekani kanė zėnė vendin e Shqiponjės me dy krerė.
Nikolla kujton se ka qenė njė bisedė shumė e vėshtirė dhe kur ka mbaruar rrėfimin ka parė se sytė Xhim Xhemės lotonin. Ai nuk e kishte pėrfytėruar Shqipėrinė nė atė gjendje.
Qė nga ai ēast e mė mbrapa, nuk ishte e lehtė t’i thoje Xhim Xhemės se nė demonstrata mund tė pėrdornim dhe flamurin me Yll! Kurrė jo. Kėtė yll e kishte futur nė komunitet Misioni Shqiptar pranė Kombeve tė Bashkuara dhe ai yll u bė shkak grindjesh mes komunitetit. Padyshim qė nė ndarjen e komunitetit kishte pjesėn e vet edhe UDB-ja jugosllave, sė cilės i interesonte pėrēarja mes shqiptarėve, grindjet mes tyre, me qėllim qė tė diskretitoheshin nė sytė e amerikanėve.Ishte koha kur po i pėrgatitej thika Kosovės. Shumica e shqiptarėve qė ishin pėr yllin e kuq, nuk e dinin lojėn e UDB-sė dhe tė Sigurimit shqiptar.
Nikolla kujton njė rast, kur para njė demonstrimi, pjestarėt e Ligės, u kishin folė shqipatrėve nga Radio e Ligės, qė tė mos vinin nė demonstratė me flamurin me yllin e kuq sepse do tė ishte nė dėm tė Kosovės dhe se Amerika nuk e pėrkrahte Yllin e Kuq tė komunizmit. Gjithėsesi nė demonstratė, njė grup majtist kishte shkuar me flamurin me yllin e kuq. Sherri ishte nė prag. Atėherė DioGuardi ka dhėnė urdhėr qė do tė demonstrohej pa flamujė.
Nikolla dhe sot nuk ndjehet mirė kur kujton se nė Hotel Sheraton, ku ishte kryetari Rugova dhe shumė senatorė e kongresitė, Ali Aliu, ka folė se kėtu nė SHBA s’kishte ndonjė gjė tė keqe qė tė pėrdorej flamuri me yllin e kuq. Nė ato momente masa e pjesmarrėsve ka reaguar.
Ėshtė ēuar nė kėmbė nė ato ēaste Patėr Ambroz Martini, frati farnēeskan qė kishte ardhė nga Belgjika, dhe ka thėnė: ”Nuk duhet t’ju tradhėtojė askush sepse ylli, drapėri e ēekani, janė simbole bolshevike e nuk janė simbole shqiptare.”.

***
Nikollė Shala mendon se Liga ka kryer njė shėrbim tė madh ndaj kombit shqiptar, veēanėrisht ndaj Kosovės. Ai e ndjen veten tė qetė qė e ka mbėshtetur qė nė lindje atė, duke dhėnė gjithēka kishte, shpirt dhe dollarė. Mjafton, thotė ai, qė tė kujtojmė deklaratėn e Kriminelit Sllobodan Millosheviē nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės se:”Liga Qytetare Shqiptare me Joseph DioGuardin dhe me Bob Dole ma shkatėrruan Jugosllavinė.”
Ai thotė se ende i vjen pėr tė qeshur, kur kujton njė bisedė me Joseph DioGuardin, i cili e ka pyetur:- Nikollė a tė dhimbsen ato 12 mijė dollarė qė i pate dhėnė pėr krijimin e Ligės?”..Atėhere, Nikolla kishte qeshur dhe ia kishte kthyer:”Mė vjen keq qė nuk kisha 12 bilion, pėr t’i dhėnė kundėr Jugosllavisė, pėr ēfarė ajo i ka bėrė kombit shqiptar”.Nikolla as do qė t’i pėrmend shumat qė ka dhuruar nė fushatat elektorale, pėr presidentė tė Amerikės, senatorė e kongresistė. As shumat qė ka dhėnė pėr kishė e gjithėēka tjetėr. Pėr shqiptarizėm, askush nuk duhet tė tregohet dorėshtėrnguar.

***
Nė mbyllje tė bisedės, Nikollė Shala, thotė se ėshtė pėrpjekur tė bėj gjithėēka pėr tė mirėn e kombit. Ka investuar pėr Atdhe e fe. Ai ėshtė njė ndėr kontribuesit e bashkimit tė komunitetit katolik nė Nju Jork, bashkimit tė dy kishave.
Ai ndjehet i qetė qė ka shfrytėzuar qenien nė Amerikė pėr t’i shėrbyer Atheut dhe Fesė. Kjo ėshtė dhe porosi e gjyshit tė tij, Vocėrr Balės, heroit tė Lahutės sė Malsisė tė At Gjergj Fishtės.



__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.