Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-11-12, 10:32   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kontributi i prijėsve myslimanė nė shpalljen e pavarėsisė

Kontributi i prijėsve myslimanė nė shpalljen e pavarėsisė





Shpėrthimi i Luftės Ballkanike, nė tetor tė 1912, krijoi pėr shqiptarėt njė situatė tė vėshtirė. Shkelja e tokave tė tyre nga ushtritė e shteteve tė Ballkanit, mbarte me vete rrezikun qė pushtimi tė shndėrrohej nė aneksim. Nė kėto kushte, pėrpara patriotėve dhe udhėheqėsve popullorė e fetarė shqiptarė, dilnin detyra tė mėdha dhe urgjente pėr t’u zgjidhur. Tashmė platforma e autonomisė administrative tė Shqipėrisė nė kuadrin e Perandorisė Osmane, e kish humbur kuptimin e saj. Detyrė primare dilte shfrytėzimi i rrethanave tė krijuara nga Lufta Ballkanike dhe vėnia nė rend tė ditės e kėrkesės pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nismėn pėr njė veprim tė tillė politik, qė do ta nxirrte vendin nga gjendja e ndėrlikuar, e morėn organizatat mė tė pėrparuara nė vend, nė tė cilat, duke bashkėrenduar punėn e tyre me veprimet energjike politike e diplomatike tė patriotėve tė shquar si Ismail Qemali, etj., bėnė tė mundur qė tė organizojnė mbledhjen e njė Kuvendi Kombėtar.

Gjatė kohės qė Ismail Qemali zhvillonte jashtė atdheut veprimtari diplomatike pėr tė siguruar mbėshtetjen nga Fuqitė e Mėdha, pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, organizatat patriotike nė vend, bėnė tė tė mundur zgjedhjen e delegatėve qė do tė pėrfaqėsonin qytetet e Shqipėrisė nė Kuvendin Kombėtar. Gajtė udhėtimit pėr nė Vlorė, Ismail Qemalit i erdhi lajmi se ushtritė e huaja po pėrparonin nė drejtim tė qyteteve kryesore shqiptare. Kėtyre qyteteve ai u njoftoi qė tė merrnin masat sa mė shpejt tė qe e mundur qė tė ngrinin flamurin shqitpar, duke i vėnė kėto ushtri pushtuese pėrballė fakttit tė kryer. Kėshtu nė Korēė mes tė tjerėve mori pjesė nė ngritjen e flamurit edhe Hafiz Ali Korēa, nė Tiranė morėn pjesė edhe Hafiz Ibrahim Dalliu, Sheh Ahmet Pazari, etj.

Ndėr delegatėt e zgjedhur ėshtė me rėndėsi tė theksohet fakti se nė ta bėnin pjesė edhe mjaft udhėheqėsa fetar tė shquar, tė cilėt me punėn e tyre i kishin shėrbyer shumė ēėshtjes kombėtare. Kėshtu, krahas delegatėve tė tjerė nga qytete tė ndryshme tė vendit, u zgjodhėn delegatė edhe shumė prijėsa fetarė myslimanė si myfti Vehbi Dibra e Sherif Lėngu nga Dibra, Azis efendiu, Hysen efendi Gjirokastra dhe Elmas efendiu nga Gjirokastra, Abas efendiu nga Durrėsi, Mahmud Kaziu nga Peqini, Nuri Sojlliu nga Ohri, Zihni Abaz Kanina nga Vlora, etj.

Mbledhja e parė e kuvendit u hap me fjalimin e rėndėsishėm tė Ismail Qemalit, i cili theksoi qėndrimin e patundur tė popullit shqiptar nė luftėn shumė shekullore pėr liri e pavarėsi. Ai sqaroi pozitėn e shteteve ballkanike nė fillim tė luftės, duke vėnė nė dukje dhe ndryshimin e qėndrimit tė tyre ndaj shqiptarėve. Nė fjalimin e tij historik, krahas problemeve tė tjera, Ismail Qemali pėrcaktoi edhe tri detyrat e rėndėsishme qė Kuvendi duhet t’i jepte zgjidhje tė shpejtė: tė bėhej Shqipėria mė vete nėn njė Qeveri tė Pėrkoshme, tė zgjidhej njė Pleqėsi pėr ndihmė e kontroll tė qeverisė, tė dėrgohej njė komision nė Evropė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare para Fuqive tė Mėdha. Mbi kėtė bazė Kuvendi Kombėtar mori dy vendime tė rėndėsishme: atė tė shpalljes sė Shqipėrisė si shtet tė lirė e tė pavarur dhe krijimin e njė Qeverie tė pėrkohshme. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqėsinė. Delegatėt qė morėn pjesė nė kėtė kuvend, vlerėsuan shumė edhe punėn e udhėheqėsve fetarė, duke iu ngarkuar atyre poste tė rėndėsishme, siē bėnė me myfti Vehbi Dibrėn, tė cilin e zgjodhėn kryetar tė Pleqėsisė.

Me pėlqimin e tė gjithė delegatėve, Kuvendi zgjodhi Ismail Qvemalin si kryetar qeverie, i cili mė pas, i shoqėruar nga delegatėt, i njoftoi populllit, qė qe mbledhur rreth godinės ku zhvilloi punimet Kuvendi, Shpalljen e Pavarėsisė. Pastaj me njė ndjenjė tė madhe krenarie ai ngriti flamurin, duke theksuar: “Ky ėshtė flamuri ynė i kuq me shpiponjėn dykrenare tė zezė nė mes”.
Me aktin e 28 Nėntorit 1912 u sanksionua e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar pėr tė qenė i lirė e i pavarur nė trojet e veta, krahas popujve tė tjerė tė Ballkanit. Kjo qe njė e drejtė qė buron nga qenia e tij si popull me gjuhė, kulturė, individualitet e histori tė vetėn.

K. Naska
Historiane


__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.