Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-04-08, 01:58   #1
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Programimi Neurolinguistik


PROGRAMIMI NEUROLINGUISTIK
Traumat dhe mundėsit pėr vetė-shėrim

Dinamika e rrjedhave tė proceseve jetėsore e njeriut tė sotėm ėshtė e ngarkuar dhe e stėrngarkuar me barrėn e presioneve nga mė tė ndryshmet, qė nga ato mė elementari e deri tek ato superiore, duke e kthyer atė nė njė automat tė mekanizmave dirigjues, si imponim i vetė faktorit kohė dhe hapėsirė.
Kėto presione permanente kanė ndikuar qė nė psiken e njerėzve t’i atrofizojnė aftėsitė e cilėsitė krijuese dhe tė krijojnė njė gjendje enervacioni, duke provokuar destabilizimin e harmonisė shpirtėrore, dhe fatkeqėsisht, paraqitjen e simptomave tė para tė sėmundjeve psikike. Aq mė tragjik bėhet fakti, kur kėtij presioni ekzistencial i shtohet edhe barra e dhunės, shpėrnguljes, terrorit, luftės etj., siē po ndodh nė shumė vende tė globit. Mjerisht, njė katrahurė tė tillė e pėrjetoi edhe populli ynė.
Nga gjithė kjo amulli, mund tė themi me plot gojėn, se tė pakėt janė ata shqiptarė tė cilėt kanė mbetur, s’paku pa pėsuar tronditje shpirtėrore, pra TRAUMA, tė cilat edhe mund t’i pėrcjellin gjatė gjithė jetės duke u shkaktuar situata tė pakėndshme dhe me pasoja, herė-herė, tė rėnda pėr higjienėn e tyre mentale, e qė nė instancėn e fundit rezulton negativisht nė psikologjinė kolektive tė mbarė popullatės tonė...
Duke ju falėnderuar punės sė palodhur tė matematicientit Riēard Bandler dhe linguistit Dzhon Grajner, u arrit deri te njė metodė e re psikologjike, qė u quajt: “Programimi neurolunguistik”, e qė vitet e fundit u bė hit i vėrtet nė lėmin e gjerė tė psikiatrisė.
Popullaritet dhe pėrdorim tė gjerė kėsaj metode tė re i dha Gisela Perren - Klinger, psikologe dhe psikiatre e fėmijėve nga Bazeli i Zvicrės, e cila njėkohėsisht ėshtė edhe anėtare e Kėshillit tė Evropės pėr tė Drejtat e Njeriut, si dhe anėtare e shumė asociacioneve tjera ndėrkombėtare.
Kjo studiuese e palodhur, njohėse e shumė gjuhėve tė huaja, kėtė metodė tė re arriti ta modifikoj dhe ta afirmojė, nga puna e saj praktike me njerėz tė traumatizuar, e sidomos me tė burgosurit politikė tė Amerikės Latine, me vuajtje tė gjata dėnimi, si dhe nga erudicioni i saj i gjerė profesional. Kėto njohuri, nė bashkėpunim me autoren Francoise Zwissig, i komunikoi teoritikisht nė librin shumė tė njohur “Lernen mit alle Sinnen” (Mėsojmė me tė gjitha shqisat), si dhe nėpėrmjet ligjėratave dhe kurseve tė saj nė shumė vende tė botės. Kėto suksese i dhanė edhe titullin “Maestro e programimit neurolinguistik”.
Qėllimi i kėsaj metode ėshtė njeriu i traumatizuar, si pasoj e shkaqeve tė ndryshme. Traumat e shkaktuara nga natyra: vėrshimet, tėrmetet etj.; pastaj, nga njeriu: nėpėrmjet keqtrajtimeve trupore e psikike si dhe keqpėrdorimeve tė ndryshme seksuale, dhunės etj.; nga shoqėria: nėpėrmjet ndeshjeve (automobilistike), ndėrhyrjeve mjekėsore, shkatėrrimit tė ambientit nga mbeturinat e ndryshme kimike etj.; nga politika: nėpėrmjet pėrndjekjeve, torturave, burgosjeve, arratisjeve etj.; godasin dhe i tronditin njerėzit nė rrafshe tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė, si nė rrafshin fizik, psikologjik, social, ekonomik etj. duke shkaktuar tek ata ērregullime tė shkallėve tė ndryshme tė personalitetit e deri te psikoza tė rėnda.
Gjithashtu, nėpėrmjet kėsaj metode u ndihmohet nė masė tė madhe edhe tė huajve, tek tė cilėt, nė mos pėr asgjė tjetėr, ekziston elementi traumatizues i arratisjes nga atdheu, pra metodė qė ėshtė e nevojshme edhe pėr njerėzit tanė, njė numėr mjaftė i madh i tė cilėve gjenden nė mėrgim, posaēėrisht tė rinjtė qė janė caku mė i preferuar i sulmeve neuropatike, si pasojė e elementeve tė ndryshėm traumatizues, por dhe sjelljeve, zakoneve e botėkuptimeve advente me tė cilat ata duhet tė pėrballen nė shoqėritė e huaja ku jetojnė dhe veprojnė. Nė kėso rastesh, aplikimi i programit neurolinguistik mund tė pėrdoret si metodė sedative dhe me shumė sukses nė tejkalimin e kėtyre pasojave trumatike.
Kjo metodė nuk ėshtė vetėm njė ndihmė mjekėsore, e zbatuar me ndihmėn e terapeutit, por nė esencė ėshtė edhe njė vetėndihmė mjekėsore, tė cilėn i traumatizuari pas seancave (kontakteve) me terapeutin, mund ta aplikoj edhe vet, nė cilėndo kohė, nė ēdo moment e nė ēdo vend pėr ta ndihmuar vetveten duke aktivizuar, siē thamė, resurset e fjetura.
Libri, pėr kėtė metodė shumė tė suksesshme dhe shumė modeste pėr kohėn tonė “Mėsojmė me tė gjitha shqisat”, me pėlqimin e autorėve, Gisela Perren - Klinger dhe Francoise Zwissig, ėshtė pėrkthyer dhe botuar edhe nė gjuhėn shqipe (nga gjermanishtja) nga dr. Xhevat Hasani dhe Osman Osmani.

Libri “Mėsojmė me tė gjitha shqisat” mund tė shkarkohet falas ne web faqen www.sa-kra.ch , nė sektorin: Literaturė.


sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.