Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-10-12, 01:40   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Amerikanėt dhe “kujtimet” e Ismail Qemalit

MOIKOM ZEQO

http://www.panorama.com.al/wp-conten...40-150x150.jpg

William Morton Fullerton ka qenė njė qytetar amerikan i lindur nė Norwich (Connecticut) mė 18 shtator 1866. Studioi nė Akademinė Philips tė Andoverit nė Universitetin e Harvardit ku u laureua nė vitin 1886. Redaktor i “Advertiser”-it tė Bostonit , e pastaj nė Paris u bė bashkėpunėtor i korrespondentit tė famshėm De Blowitz tė “Times-”sit, qė e zėvendėsoi pas vdekjes. Mė 1911-n u bė publicist i lirė, shkroi shumė libra tė ndryshėm, nė mes tė tė cilėve “Problems of Power” (Probleme tė pushtetit). Gjatė Luftės sė Parė Botėrore zhvilloi njė aktivitet tė gjerė e tė rėndėsishėm kontaktesh midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėve. Vdiq nė vitin 1952 nė Paris, ku kishte qėndruar gjithė kohės.
Po ē’lidhje ka ky amerikan me Ismail Qemalin? Pėrse e pėrmend rastin e tij tė pashkėputur nga emri i Ismail Qemalit? Ėshtė pėr t’u vėnė nė dukje se ishin pikėrisht gazetarėt amerikanė dhe ata tė Europės Perėndimore qė treguan njė kujdes maksimal pėr figurėn e Ismail Qemalit.
Dhe ishin amerikanėt qė punonin nė gazetat e mėdha tė kontinentit Europian, tė cilėt bėnė edhe intervista me Ismail Qemalin, madje edhe shkruan pėrshtypjet e tyre koncize dhe tė thukėta pėr tė. Dhe ishte pikėrisht njė amerikan, gjatė viteve 1917-1918, Somer Sommer Wille Story, i redaksisė sė gazetės “Times” tė Parisit qė regjistroi kujtimet e cituara nga Ismail Qemali. Kėto kujtime u fiksuan nė gjuhėn angleze.
U botuan po nė Paris, nė vitin 1920.
Botimi u shoqėrua me njė parafjalė shkruar nga gazetari dhe studiuesi William Morton Fullerton. Nė kėtė parafjalė jepen detaje tejet interesante pėr mėnyrėn se si u formuluan rrėfimet e Ismail Qemalit. Fullerton shėnon: “Formulimi i kėtij libri ka kėrkuar njė proces tė vėshtirė. Gjatė tregimeve tė tij, Ismail Qemali ishte shpesh i pėrpirė nga probleme personale, shpesh torturuese dhe me shqetėsime pėr atdheun e tij nga intrigat qė rėndonin mbi Shqipėrinė. Ai nuk i kushtonte, dhe sigurisht nuk mund t’i kushtonte gjithė kohėn kėsaj pune.
Ēastet e tij tė entuziazmit dhe tė frymėzimit kėmbeheshin me largimet e tij tė papritura. Pastaj, sa herė rifillonte, nguronte pėr tė vėnė rregull nė kujtimet e tij. E gjithė kjo krijonte njė kompleks kushtesh, jo tė favorshme, pėr vazhdimin e mirė tė veprės, qė Story kishte marrė pėrsipėr ta pėrfundonte, prandaj pa ndihmėn e tij “kėto kujtime” nuk do tė kishin dalė nė dritė.
Story e intervistoi Ismail Qemalin gjatė shumė muajve, duke e takuar atė ku tė mundte. Shpesh periudha tė qeta dhe tė rregullta tė njė pune frytdhėnėse, ndiqeshin nga ndėrprerje tė gjata. Atėherė redaktori rifillonte punėn me durim tė admirueshėm duke marrė shėnime, duke i lidhur me vetėdije dhe duke ia parashtruar pėr rishikim Ismail Qemalit shėnimet mbi kujtimet e tij, shpesh pak tė ērregullta, me mungesė vazhdueshmėrie kronologjike, “por gjithnjė shumė tė pasura. Lidhur me rrethanat rezultati ishte i rėndėsishėm dhe mė duket se e justifikon gjerėsisht kėmbėnguljen pėr ta nxitur Ismail Qemalin qė tė zbulojė tė gjithė pėrvojėn e tij tė gjatė dhe tė thellė”.
Fullerton e ka njohur personalisht Ismail Qemalin. Ka ndenjur gjatė me tė, ka biseduar, kanė shkėmbyer mendime politike tė ndryshme pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, por edhe tė vetė Europės. Duket qartė admirimi i sinqertė qė ndien dhe shpreh Fullertoni pėr Ismail Qemalin. Marrėdhėniet e dy miqve amerikanė, tė cilėt u bėnė arsyetuesit kryesorė, regjistruesit dhe sendėrtuesit e librit memorialistik tė Ismail Qemalit ende nuk janė ndriēuar siē duhet. Ne dimė vetėm diēka, por jam i sigurt se kėrkimet arkivore do ta shtjellojnė mė hollėsishėm dhe nė mėnyrė mė tė shumėfishtė kėtė motiv.
Pas njė shekulli ne mund tė kuptojmė se lidhjet e dy amerikanėve me shqiptarin e madh e tejkaluan cakun e rastėsisė sepse pa kėto lidhje ne nuk do tė kishim njė libėr konkret, pikėrisht librin e paravdekjes tė Ismail Qemalit. Nuk kemi tė bėjmė, ndėrkaq, vetėm me njė histori tė librit, por kemi tė bėjmė me njė konceptim tė drejtė dhe vizionar tė dy personaliteteve amerikane qė ngulmuan pėr tė regjistruar nė mėnyrė tė pashlyeshme vetė thėniet dhe rrėfimet e Ismail Qemalit, tė cilat mund tė kishin humbur nė harresė dhe nė terr.
Ideja amerikane e lirisė dhe e mėvetėsisė sė popujve ishte e gjallė dhe u paraprinte ngjarjeve. Prandaj, Fullerton dėshmon admirimin qė Ismail Qemali kishte pėr Amerikėn. Fullerton shkruan: “Mbaj mend kėnaqėsinė e Ismail Qemalit kur nė shkurt tė vitit 1918 mė tregoi njė pergamenė tė hollė, tė dėrguar nga njė asamble e Partisė Kombėtare tė Shqipėrisė, qė ishte bėrė dy muaj mė parė Worcester tė Massachusset-it. Me kėtė i jepeshin kredencialet pėr tė pėrfaqėsuar koloninė shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me mandatin pėr ‘tė siguruar dhe garantuar pavarėsinė politike dhe ekonomike tė Shqipėrisė’ dhe pėr tė realizuar ndryshimet e nevojshme tė kufijve shqiptarė qė tė futeshin brenda kufijve ato toka dhe krahina tė banuara krejtėsisht nga shqiptarė qė Konferenca e Ambasadorėve tė Londrės i kishte shkėputur mė 1912-n dhe 1913-m nė mospėrfillje dhe padrejtėsisht, duke ia dorėzuar Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi”.
Dhe mė tej shton: “Burri i vjetėr i shtetit, Ismail Qemali, u nis nga Parisi duke lėnė nė duart e zotit Story ‘Kujtimet’ e tij tė papėrfunduara. Ato janė njė bulėz e jetės sė tij, sikurse edhe vendi pėr tė cilin nuk kurseu asgjė dhe sakrifikoi shumė. Ismail Qemali vdiq nė Itali (nė Peruxha, nė hotel ‘Brufani’, mė 26 janar 1919) me planet dhe dėshirat e tij tė paplotėsuara pėr tė ardhmen”.
Nė kėtė pikė interesante kuptojmė se jeta politike e Ismail Qemalit nuk mbaron aspak me aktin final tė shpalljes sė pavarėsisė, sepse edhe pėr shtatė vjet mė pas, derisa mbylli sytė, idetė e tij politike ishin frymėzuese dhe pėrmbanin njė modernitet tė madh bashkėkohor.
Koncepti i tij pėr tė mos u mposhtur, por pėr tė kėmbėngulur deri nė fund qė tė sqaroheshin dhe tė eliminoheshin padrejtėsitė e mėdha historike qė lidheshin me copėtimin e trojeve dhe tė kombit shqiptar pėrbėn njė lėndė inkandeshente pėr tė gjithė historinė qė pasoi mė pas pėr historinė e shqiptarėve gjatė gjithė shekullit XX dhe deri mė sot.

....Me shume nga kjo kategori:
Absurdi rreth rekomandimeve tė pambyllura
Konsolidim vs Stimulus
Agresivitet jonjerėzor
Praktika e projektimit tė tregut, “NOBEL” nė Ekonomi
Pėr njė debat mbi arsimin e lartė
Niveli i borxhit publik dhe Kushtetuta
Pėrēudnimi i vlerave
Greva e ish-tė burgosurve dhe politika
Greva e vdekjes dhe udhėkryqi i moralit tonė
Europa ndėrtohet ēdo ditė….


<<<<<
Gazeta/Online
PANORAMA



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 19-10-12 nė 01:45
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.