Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-09-11, 14:04   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Feja dhe Demokracia

Zonjat tė parat, gratė tė fundit

Prej ligjit nuk mund tė pritet zgjidhja e tė gjitha konflikteve kulturore. Por mund tė luajė njė rol pozitiv si mjet i emancipimit. Nė rastin mė tė mirė ligji ėshtė njė barabitės i shkėlqyer.



Nga Ian Buruma mė 15 shtator 2011

Shumė vetė besojnė ende se sulmet e 11 shtatorit 2001 nuk ishin vetėm akte tė terrorizmit politik, por pjesė tė njė lufte kulturore, njė pėrplasje qytetėrimesh. Dy gjėrat qė tėrheqin mė shumė vėmendjen e njerėzve nė konfliktet kulturore janė feja dhe seksi; posaēėrisht mėnyra me tė cilėn burrat trajtojnė gratė. Ato janė, sigurisht, tė lidhura ngushtė: feja pėrdoret zakonisht si njė mėnyrė pėr tė kontrolluar sjelljen seksuale dhe raportet ndėrmjet dy sekseve.

Interpretimi kulturor i 9/11 si njė pėrplasje civilizimesh shpjegon se pse njė radhė ish-majtistėsh u janė bashkuar konservatorėve nė antagonizmin e tyre kundrejt islamizmit. Nė tė shkuarėn shumica e tė majtėve amerikanė do ta kishin parė luftėn nė Afganistan si njė ndėrmarrje neo-imperialiste. Por, qė nga 11 shtatori toni ka ndryshuar. Talibani i nėnshtroi gratė, ua ndaloi arsimimin, dhe i mbajti tė mbėshtjella nė burka. Kėshtu, njė luftė kundėr Talibanit dhe mysafirit tė tyre Osama bin Laden mund tė shihej si luftė pėr ēlirimin e grave.

Ėshtė, nė fakt, e pagjasė qė feminizmi tė ketė luajtur rol nė vendimin e presidentit George W. Bush pėr ta futur Amerikėn nė luftė. Por shqetėsimet kulturore e lejuan atė tė rekrutonte njė shpurė tė papritur aleatėsh. Reagimi ndaj 9/11 dhe rastit tė vonė tė Dominique Strauss-Kahn-it me njė shėrbėtore afrikane nė njė hotel tė New York-ut kanė shumė pak tė pėrbashkėta, me pėrjashtim tė njė gjėje: edhe njėherė, konflikti kulturor u pėrdor nė njė mėnyrė ēorientuese.

Ēfarėdo tė ketė ndodhur ndėrmjet ish-shefit tė FMN-sė dhe akuzueses sė tij, fakti se ai u arrestua dhe u parakalua pėr shtypin si njė i dyshuar kriminal ėshtė kritikuar shumė nė Francė. Njė akuzė, e bėrė sė fundmi nga njė publicist shumė i njohur francez, ishte se arresti qe tipik u puritanizmit amerikan. Francezėt, thoshte ai, duke qenė se vijnė nga njė kulturė latine, kanė njė pikėpamje mė liberale pėr sjelljen seksuale. Ata janė mė tolerantė ndaj dobėsive njerėzore dhe kanė njė vlerėsim mė tė rafinuar pėr artin e joshjes.

Mė shumė se kaq, arresti i DSK ishte me gjasė hakmarrje pėr mbrojtjen qė Franca i bėri njė tjetėr tė akuzuari pėr krime seksuale, Roman Polanskit dhe ndalimit tė burqas nga francezėt. Me fjalė tė tjera, rasti DSK ishte pjesė e njė tjetėr pėrplasjeje tė kulturave tė seksit dhe, qoftė edhe vetėm tangencialisht, fesė.

Njė problem me argumentin kulturor ėshtė se pėrdoret shpesh pėr mbrojtjen apo shfajėsimin e sjelljeve tė tė fuqishmėve kundėr tė dobėtėve. Nuk ka dyshim se burrat talebanė mendojnė se nėnshtrimi i grave ėshtė njė privilegj kulturor si edhe njė detyrė fetare. Udhėheqėsit autoritarė nė Azi rėndom mėtojnė se vendet e tyre janė kulturalisht tė papėrshtatshme pėr demokracinė.

Por edhe nė Perėndimin liberal - lėrė pastaj nė vende me tradita tė pakta liberale si Japonia - kultura u vjen nė ndihmė tė pushtetshmėve mė shpesh sesa nė mbrojtje tė dobėtėve. Si Polanski ashtu dhe DSK u pėrfshinė nė veprimtari seksuale me gra qė ishin larg prej tė qenit tė barabartat e tyre nė moshė dhe status social, respektivisht. Tė kuptuarit e “dobėsive tė tyre njerėzore” atėherė vjen e bėhet shfajėsim i sjelljes sė burrave tė pushtetshėm kundrejt grave pa kurrfarė pushteti.

Aplikimi strikt i ligjit nė Amerikė, pėr tė kontrolluar sjelljet seksuale, mund tė pasqyrojė njė kulturė puritane, por mė me gjasė ėshtė rezultat i diversitetit kulturor. Nė njė shoqėri emigrantėsh, njerėzit vijnė nga njė varietet traditash e besimesh me pikėpamje shumė tė ndryshme pėr seksin dhe trajtimin e grave. Meqenėse amerikanėt nuk mund tė mbėshteten te traditat homogjene, ligji ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė kontrolluar sjelljen. Shoqėritė e vjetra kanė zakone e tradita; tė rejat kanė gjykata dhe legjislacion.

Por, as kjo nuk ėshtė pėrgjigjja e plotė. Suedia, njė vend me diversitet tė kufizuar kulturor, ka ligje edhe mė tė forta pėr sjelljen seksuale sesa Amerika. Franca, poshtė lustrės sė saj tė barazisė republikane, ėshtė kulturalisht dhe etnikisht diverse.

Prej ligjit nuk mund tė pritet zgjidhja e tė gjitha konflikteve kulturore. Por mund tė luajė njė rol pozitiv si mjet i emancipimit. Nė rastin mė tė mirė ligji ėshtė njė barabitės i shkėlqyer. Fundi i tregtisė sė skllevėrve nė Perėndim nuk erdhi sepse kultura europiane ndryshoi, por sepse britanikėt ndryshuan ligjet e tyre.

Nė Japoni ngacmimi seksual i grave nga tė huajt ndonjėherė ėshtė shfajėsuar (nga burrat japonezė) si pjesė e kulturės vendėse. Gratė-viktima shpesh e pranojnė kėtė duke menduar se ėshtė e vėrtetė. Nuk ka dyshim se shumė gra afgane me burka janė po ashtu tė bindura se mbulimi i fytyrės ėshtė njė rregull kulturor-rrjedhimisht njė detyrė natyrore.
Por gjithnjė e mė shumė gra japoneze po luftojnė kundėr vėmendjes sė paftuar mashkullore; jo duke mohuar traditėn e kulturėn, por duke shkuar te njė avokat e ngritur njė padi. Problemi i tyre nuk ėshtė seksi, arti i joshjes, por abuzimi i pushtetit.
Gratė myslimane nė shoqėri strikte autoritariste zakonisht nuk e kanė opsionin e mbrojtjes ligjore. Burrat qė dėshirojnė tė ruajnė kontrollin mbi gratė nuk ka dyshim se do pėrdorin kulturėn dhe traditėn fetare pėr tė justifikuar dominimin e tyre.

Padyshim do tė ishte mė mirė, posaēėrisht pėr gratė, nėse qytetarėt e vendeve si Afganistani tė ishin tė barabartė para ligjit. Ngjashėm, do tė ishte mė mirė nėse francezėt e pushtetshėm do ta ndėrprisnin pėrdorimin e “kulturės latine” si njė shfajėsim pėr abuzimin e njerėzve poshtė tyre nė shkallinėn shoqėrore.

Por zgjidhjet pėr kėto probleme janė politike dhe ligjore. Ja pse DSK u arrestua. Sa u takon grave nė vendet myslimane, nuk ka shumė qė njerėzit nė Perėndim mund tė bėjnė pėr tė pėrmirėsuar grupin e tyre. Por nuk ka gjasa qė vullneti i mirė tė vijė nga bombardimi i tyre.

Autori ėshtė
Profesor i Demokracisė dhe tė Drejtave tė Njeriut nė Bard College dhe autor i librit “Zbutja e Zotave: Feja dhe Demokracia nė tri Kontinente”.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.