Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-07-11, 14:35   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kriza e euros

Kriza e euros po pėrhapet - Kush ėshtė fajtori?






Greqia, Portugalia, Irlanda - tani edhe Italia ndodhet nėn trysninė e kreditorėve. Ajo ēka mungon ėshtė njė sinjal qė tė qetėsojė investuesit dhe kreditorėt.


Italia ditėt e fundit ėshtė vendosur nė qendėr tė diskutimit evropian. Ministrat e Financave tė BE-sė ranė dakord qė ta pengojnė me ēdo kusht shtrirjen e krizės financiare nė ekonominė e tretė mė tė madhe tė Evropės, Italinė. Por megjithėse Italia ka ndėrmarrė masa drastike kursimi, kėto nuk mjaftojnė.

FMN-ja nė raportin e saj mė tė fundit pėr kėtė vit kėrkoi nga Italia, qė tė zbresė deri nė vitin 2012 defiēitin buxhetor nėn 3 % tė prodhimit tė brendshėm bruto. Aktualisht deficiti italian kap vlerėn e 4,6%.




Megjithėse ekonomia italiane po jep shenja rimėkėmbjeje, tė nxitura kėto nga eksporti, borxhi publik mbetet tepėr i lartė dhe rritja ekonomike e kufizuar. Njė samit i jashtėzakonshėm i krerėve dhe kryeministrave tė shteteve tė BE-sė pėr tė penguar pėrhapjen e krizės sė borxheve edhe me pritet tė zhvillohet qė kėtė tė premte, sinjalizoi presidenti i Kėshillit tė Bashkimit Evropian, Hermann Van Rompuy.

Fakti qė vala e krizės financiare po pėrfshin edhe Italinė, ka shqetėsuar bursat evropiane. Dhe tregtarėt e bursės janė tė zemėruar me politikėn. Oliver Roth, njė tregtar nė bursė thotė: "Po shohim qė pėr Italinė, prej ditėsh zhvillohet njė debat fantazmagorik, tė cilin vetė BE-ja e ka shkaktuar duke u shprehur me shqetėsim pėr gjendjen nė Itali. Kjo sigurisht ishte njė ftesė pėr spekulantėt. "

Ekspertėt e financave janė tė zemėruar me pavendosmėrinė e Brukselit. Njėherė Brukseli pėrjashton kategorikisht ristrukturimet e borxheve, pastaj mė vonė i fut prapė nė lojė ato. Adalbert Winkler, nga Shkolla e Financave nė Frankurt thekson: "Mendoj se duhet tė transmentohet njė sinjal i plotė dhe i qartė ndaj kredituesve qė nuk do tė ketė humbje pėr shkak tė mospagesave. Vetėm kėshtu do tė vihen nėn kontroll problemet qė kemi me rrezikun e infektimit tė shteteve tė tjera pas Greqisė."

Por njė sinjal i tillė ende nuk duket nė horizont.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-07-11, 14:47   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Kriza italiane dhe paketa e shpėtimit





Ministrat e Financave tė 17 vendeve tė eurozonės u takuan edhe njė herė pėr tė diskutuar krizėn e borxheve. Nė takim nuk ishte fjala vetėm pėr njė paketė shpėtimi tė dytė pėr mėkataren e borxheve Greqinė.





Nė zonėn e euros ranė edhe njė herė mprehtė kėmbanat alarmit: primet e rrezikut pėr obligacionet afat-gjatė tė shtetit italian janė rritur nė nivele rekord. Agjencitė e klasifikimit e kanė ulur besueshmėrinė e Portugalisė pėr kredi megjithė ndihmėn e konsiderueshme ndėrkombėtare. Ka zėra se Banka Qendrore Evropiane mendon se ėshtė i nevojshėm njė dyfishim i paketės sė shpėtimit, nė njė vlerė prej 1,5 bilionė euro. Po ashtu vazhdojnė dyshimet nėse Greqia do t'ia dalė sėrish mbanė me politikėn e saj financiare. Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos u shpreh nė kėtė mėnyrė: "Ne kemi nevojė pėr njė mesazh shumė tė fortė dhe tė qartė stabiliteti, jo vetėm nė Greqi, por nė tė gjithė zonėn e euros dhe mė gjerė."

Lajmet e keqia pėr Italinė janė tė njė cilėsie krejtėsisht tė re. Kjo pėr shkak se Italia ėshtė ekonomia e tretė mė e madhe nė zonėn e euros pas Gjermanisė dhe Francės dhe pėr kėtė arsye e njė kalibri tjetėr nga Greqia apo Portugalia. Mos vallė nė fund duhet shpėtuar edhe Italia? Ministri i Financave i Gjermanisė Wolfgang Schäuble nuk dėshiron tė dėgjojė pėr spekulime tė tilla.

"Italia gjendet pėrpara vendimesh buxhetore jo tė lehta, por projekti i paraqitur nga ministri italian i Financave, ėshtė me tė vėrtetė shumė bindės dhe unė nuk kam asnjė dyshim se Italia do tė marrė vendime tė drejta. Italia ėshtė nė rrugėn e duhur. " - tha Schäuble.

Fakti ėshtė se Italia me 120 pėrqind tė prodhimit kombėtar ka njė nga nivelet mė tė larta tė borxhit nė botėn perėndimore. Por nė radhėt e BE-sė ėshtė nė rritje edhe kritika ndaj agjencive tė vlerėsimit. Komisioneri i BE-sė pėr Tregun e Brendshėm Mishel Barnier sugjeron madje qė agjencive tė vlerėsimit t'u ndalohet tė vlerėsojnė shtetet qė marrin ndihma ndėrkombėtare. Schäuble tha nė Bruksel se vendet e zonės sė euros nuk mund tė vendosin vetėm asgjė nė kėtė drejtim.

Urgjente ėshtė nė kėtė moment para sė gjithash ēėshtja e njė paketė tė dytė ndihme pėr Greqinė. Gjermania, por dhe Holanda dhe Austria duan ta pranojnė atė, vetėm nėse kreditorėt privatė, bankat p.sh., kompanitė e sigurimeve dhe fondet e pensioneve do tė mbajnė njė pjesė tė barrės. Kjo, megjithatė, duhet tė jetė vullnetare, thotė Maria Fekter ministėrja e Financave tė Austrisė: "Nuk do tė ketė ndėrhyrje nga ana e qeverisė ndaj sektorit privat. Kjo do tė kishte pasoja fatale. "

Pyetja e vetme ėshtė nėse punėt po ecin me shpejtėsi tė mjaftueshme. Nė rast se besimi te tregjet do tė kthehet shpejt, evropianėt i heqin qafe shqetėsimet e tyre. Pėr alternativa ministrat e Financave, nuk duan fare tė flasin publikisht.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-11, 15:15   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Nė prag tė paketės sė dytė tė ndihmės - Greqia mban Evropėn nė tension

Ministrat e financave tė eurozonės konsultohen nė Bruksel pėr njė paketė tė dytė ndihme pėr Greqinė.

Pasi bankat private nė Francė dhe nė Gjermani siguruan se do tė japin kontributin e tyre pėr shpėtimin e Greqisė, politikanėt e Evropės shpresojnė, qė do tė mund ta realizojnė paketėn e ndihmės me vlerė 120 miliardė euro. Por disa agjenci tė vlerėsimit tė bonitetit i vunė njė kryq llogarive tė politikės.



Pėr njė fije floku grekėt pėrsėri i shpėtuan falimentimit. Nė fakt ekipi i ekspertėve tė sė ashtuquajturės trojkė e Bankės Qendrore Evropiane (BQE), Komisionit tė BE-sė dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) , i dha njė dėftesė me notėn "pamjaftueshėm" vendit evropianojugor. Nė kėtė mėnyrė rubineti i parave duhej mbyllur. Por nė ēastin e fundit parlamenti i Greqisė miratoi njė program privatizimesh nė vlerėn 78 miliardė euro, gjė qė bėri tė mundur pagesėn e transhit tė pestė tė paketės sė parė tė ndihmės pėr Greqinė. Janė 12 miliardė euro, qė duhet t' i shpėtojnė grekėt deri nė shtator prej mbytjes nga mali me borxhe. Paskėtaj vjen verifikimi tjetėr e kėsisoj edhe faza tjetėr e etheve tė frikės.





Kjo pėr faktin, se deri nė shtator gjendja nė Athinė nuk do tė ndryshojė. Prej recesionit vazhdojnė tė tkurren tė ardhurat nga taksat, ndėrkohė qė shkurtimi i rrogave i zė frymėn konsumit dhe ashpėrson edhe mė tej recesionin. Pėr tė garantuar rifinacnimin pėr njė periudhė mė tė gjatė dhe pėr t' u dhėnė kohė grekėve pėr reformat strukturore, BE-ja do tė diskutojė pė rnjė paketė tė dytė ndihme me njė volum 120 miliardė euro. Pėr Andreas Rees, ekonomist nė Unicredit, kjo paketė ka rėndėsi thelbėsore: "Ky program do tė vazhdojė me gjasė deri nė fund tė vitit 2014 dhe nė kėtė mėnyrė Greqia do tė ketė tė paktėn dy vjet kohė, pė rtė treguar, se mund t' i zbatojė reformat dhe se reformat do tė japin efektin pozitiv duke u bėrė tė prekshme nė formėn e njė rritjeje tė lartė ekonomike. "


"Duhet njė haircut"

Tek e fundit zhvillimi ėshtė kyē ndalimin e rritjes sė metėjshme tė malit tė borxheve. Sepse ndonėse ekonomistėt si Rees tėrheqin vėmendjen, qė: "…, Greqia po e redukton relativisht fuqishėm defiēitin,…" borxhet e pėrgjithshme vazhdojnė tė riten pandėrprerje. Bazuar nė parashikimet e BE-sė borxhet shtetėrore greke nė vitin 2012 do tė kapin kuotėn e 160% tė produktit bruto nė vend. As programi ambicioz i privatizimeve nuk mund tė ndihmojė nė kėtė drjetim. Ndaj tė tjerė ekonomistė si Max Otte nuk lodhen sė kėrkuari njė ristrukturim tė borxhit pėr helenėt e nė kėtė mėnyrė edhe pjesėmarrjen e imponuar tė bankave: "Duhet vendosur pėrqindja e sigurisė (haircut). Ata, qė janė bashkėfajtorė, ata qė kanė dhėnė edhe paratė e tyre si garantė duke qenė tė informuar, duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi. E kjo mund tė ndodhė vetėm nė pėrmasa simbolike."

Nėse arrihet kjo nuk ėshtė e sigurtė. Marrėveshja e arritur me mundim me bankat private gjermane dhe me sigurimet pėr tė kontribuar pėr paketėn e dytė pėrmes njė njoftimi tė agjencisė sė vlerėsimit tė bonitetit Standard & Poor's u bė sėrish e pavlefshme. Agjencia e fuqishme, e cila verifikon aftėsinė e bonitetit tė ndėrmarrjeve dhe tė shteteve, vuri nė dukje, se as pjesėmarrja vullnetarisht e bankave nuk mund ta vlerėsojė aftėsinė e pagesės sė Greqisė. Kjo do tė thotė, qė BQE tė mos i pranojė mė bonot greke tė thesarit si garanci pėr kreditė bankare, gjė qė mund tė ēojė nė njė kolaps tė sistemit bankar tė Greqisė dhe nė rastin mė tė keq mund tė shkaktojė njė reaksion zinxhir nė euroznė.





"Tragjedi greke pa fund"

Kjo i tmerron politikanėt evropianė. Ndaj duhet tė hartohet njė paketė e dytė ndihme, nė rast nevoje edhe pa bankat. Kjo mund tė jetė njė sipėrmarrje e vėshtirė. Bundestagu (parlamenti gjerman) p.sh. e ka dhėnė bekimin e vet pėr njė paketė tjetėr pėr Greqinė vetėm me kushtin, qė nė tė tė marrin pjesė kreditorėt privatė. Nė kėtė mėnyrė bisedimet pėrsėri nisin nga zeroja dhe do tė vazhdojnė deri nė shtator, drisa sėrish tė shtrohet ēėshtja e vendimmarjes, ose tė pranohet falimentimi i Greqisė dhe tė nisė ristrukturimi i rregullt i borxhit, ose tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr ta zvarritur me ēdo kusht falimentimin. Pėrderisa politika do tė vendosė pėr variantin e dytė, eksperti i financave Max Otte e konsideron si pafund tragjedinė greke: "Drama do tė vazhdojė nė tre apo katėr akte. Por pikėrihst kjo ėshtė nė interesin e bankave. Ato mund tė vazhdojnė tė fitojnė. Tek e fundit gjithēka mbetet siē ka qenė. E kjo ėshtė fatale."
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-07-11, 13:26   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Senati i Italisė miraton paketėn miliardėshe tė kursimeve





Nė tri vitet e ardhėshme Italia duhet tė kursejė 79 miliardė euro. Me 161 vota pro dhe 135 kundėr si dhe me tri abstenime senati nė Romė pranoi paketėn disa miliardėshe.


Nėn presionin e tregjeve financiare dhe tė BE-sė ministri i Financave Giulio Tremonti nė tri vitet e ardhėshme duhet tė kursejė 79 miliardė euro nga 47 milirdė qė ishte parashikuar filllimisht, njoftojnė mediet italiane tė enjten (14.07). Gjatė vitit nė vazhdim janė planifikuar rreth 3 miliardė euro kursime, pėr vitin 2012 janė 6 miliardė, nė 2013 duhet tė kursehen 25 miliardė dhe 45 miliardė nė 2014.

Kėto hapa tė parė kursimesh prekin rajonet dhe komunat si dhe sektorin e shėndetėsisė, bėhet e ditur mė tej. Tė ardhurat vitin e ardhshėm duhet tė pėrfitohen gjithashtu nga kursimet nė sektorin e shėrbimeve publike dhe nga taksat e posaēme ndaj pensioneve tė larta.

Italia pason Greqinė si vendi me borxhet mė tė larta nė eurozonė

Nė senat kryministri Berluskoni, i dobėsuar prej njė sėrė skandalesh me drejtėsinė dhe aferave tė seksit ka mbėshtejen nga shumica: kėsisoj paketa miliardėshe u miratua nga senati me 161 vota pro dhe 135 kundėr si dhe me tri abstenime senati nė Romė pranoi paketėn disa miliardėshe, pėrmes sė cilės qeveria synon tė sigurojė besimin e tregjeve ndaj aftėsisė kredituese tė vendit.

Tė premten (15.07) pritet edhe vota e parlamentit. Kryeministri 74 vjeēar synon qė tė premten nė mbrėmje (15.07) pėrmes mocionit tė votėbesimit parlamenti tė miratojė pėrfundimisht planin pėr buxhetin. Opozita mė parė pati premtuar, se ndonėse nuk ėshtė dakord, nuk do ta pengojė projektbuxhetin.

Pas Greqisė Italia - pėr shkak tė deficiteve strukturore dhe rritjes sė ulėt ekonomike - ėshtė vendi i dytė me borxhet mė tė larta nė eurozonė. Sipas vlerėsimeve tė fundit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė vitin 2011 borxhet e Italisė do tė arijnė nė 120,6% tė produktit bruto nė vend.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-11, 21:03   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Optimizėm i kujdesshėm - Shumica e bankave e kalojnė "testin e stresit" 2011


Pjesa mė e madhe e bankave evropiane duket se janė tė pajisura mirė pėr kriza tė mundshme financiare nė tė ardhmen. Nė njė "test stresi" tė autoriteteve tė mbikqyrjes financiare nė BE, vetėm tetė banka nuk kaluan provėn.

Bankat gjermane kanė njė kuotė mesatare tė kapitalit bazė prej 7,5%






Tetė banka evropiane nuk e kaluan testin e autoriteteve tė mbikqyrjes financiare nė BE: pesė banka spanjolle, dy nga Greqia dhe njė institut krediti nė Austri. Bankat gjermane e kaluan tė gjitha provėn. Shefi i Mbikqyrjes Bankare nė Evropė, Andrea Enria, bėri njė bilanc tė kujdesshėm tė testit tė stresit kėtė vit:

"Qė prej testit tė fundit vitin e kaluar paisja e bankave me kapital ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm."

Dy banka gjermane e kaluan testin me rezultat tė ngushtė, fjala ėshtė pėr HSH Nordbank dhe Nord LB. Tė dyja kanė njė kuotė tė kapitalit tė vet mes 5 dhe 6 pėr qind, pra shumė pak mbi kuotėn e kėrkuar prej 5 pėr qind. Gjithsej 16 institute krediti nga e gjithė Evropa bėjnė pjesė nė grupin e bankave, tė cilat e kaluan testin me rezultat shumė tė ngushtė. Edhe kėtu autoriteti i mbikqyrjes bankare gjykon se duhet vepruar nga autoritetet kombėtare tė mbikqyrjes bankare:

"Kur kuota e kapitalit bazė i afrohet nivelit 5 pėr qind dhe banka ka probleme nė testin e stresit, atėherė autoritetet mbikqyrėse duhet tė marrin masa qė banka tė forcojė zėrin 'kapital i vet' nė buxhetin e saj".

Bankat gjermane kanė njė kuotė mesatare tė kapitalit bazė prej 7,5%. Mė mirė rezultoi nė test banka "Landesbank Berlin" me njė kuotė kapitali mė tė lartė se 10 pėr qind. Numri njė nė sektorin bankar gjerman, Deutsche Bank, ka njė kuotė kapitali prej 6,5%.

Njė rast tė veēantė paraqet banka e landit Hessen-Thüringen, Helaba: momentin e fundit ajo refuzoi tė merrte pjesė nė testin e mbikqyrjes bankare evropiane, pasi autoriteti nuk llogarit si pjesė tė kapitali bazė edhe tė ashtuquajturat "rezerva tė heshtura", tė cilat rezultojnė nga mbivlerėsimi i borxheve apo nėnvlerėsimi i aseteve. Shefi i autoritetit tė mbikqyrjes bankare evropiane Enria, u shpreh:

"Helaba mori pjesė nė testin e stresit. Rekomandimet tona pėr autoritetin kombėtar mbikqyrės nė Gjermani pėrmbajnė edhe ato pėr Helaban. Ne kemi mbledhur tė gjitha informacionet e nevojshme. Por ne nuk mund t'i publikojmė ato pa miratimin e bankės. Mua mė vjen keq pėr kėtė vendim tė bankės pėr tė mos publikuar rezultatin."

Autoriteti i Mbikqyrjes Bankare nė Evropė kontrolloi gjithsej 90 institute duke ia nėnshtruar bilancet e tyre njė skenari krize. Nė kėtė kontekst u pa se si do t'i kishte punėt banka nėse Evropa do tė binte nė njė recesion tė thellė, nėse kurset e aksioneve do tė pėsonin rėnie tė fortė dhe normat e interesit do tė rriteshin.

Bashkimi Evropian kėrkon nga bankat qė nuk e kaluan testin qė deri nė fund tė vitit tė sigurojnė kapital tė ri. Nėse institutet nuk e arrijnė kėtė, duhet tė ndėrhyjnė qeveritė e vendeve pėrkatėse pėr t'i ndihmuar bankat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-11, 10:44   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

BE tjetėr paketė shpėtimi pėr Greqinė, 159 miliardė euro





Liderėt e eurozonės qė po marrin pjesė nė njė samit nė Bruksel, janė pajtuar pėr njė pako tė re shpėtimi pėr Greqinė nė vlerė prej 159 miliardė eurosh.
Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt, liderėt thanė se ndihma e qeverive evropiane dhe e Fondit Monetar Ndėrkombėtar kap vlerėn prej 109 miliardė eurosh, ndėrsa sektori privat do tė kontribuojė me 49.6 miliardė euro.
Shefi i Bankės Qendore Evropiane, Zhan Klod Trishe ka mirėpriti pakon e re tė shpėtimit pėr Greqinė, duke e vlerėsuar si njė lėvizje thelbėsore pėr tė siguruar stabilitet financiar nė eurozonė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-12-11, 14:20   #7
e_martumja
Merita
 
Avatari i e_martumja
 
Anėtarėsuar: 13-04-05
Vendndodhja: ne dhome me 4 qyshe qe gjindet ne katund
Postime: 19,592
e_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Sebep ksaj krize kemi 35% fitim ma pak per kete vite ne pune sebep exportit. Mendoj se krejt Evropa e ndjen kete ndryshime negative.
Ska permirsime per vitin 2012. Bursa vetem po zbrit...
__________________
Ka shume gjera qe i harrojme, por nje dite do te pendohem secili apo secila por do te jete pak vone.Sepse koha ec edhe ne me kohen duhet me ec, se berem at kot te jetojme.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga e_martumja : 04-12-11 nė 14:21
e_martumja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-12-11, 09:07   #8
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

kriz kriz kriz,sa ka egzistu njerzimi dhe sa kemi me egzistu ka me pas kriza,renje dhe ngritje ,si llojet e semundjev si dhe kto probleme,me e madhe eshte panika dhe lajmet neper media sa dhe vete fakti se njerzimi qenka ne kriz,une per vete e kam kriz se spo me ndalet puna kurre,sa shpresoi se njerzit kan hargju dhe nuk me qesin ne pune,edhe ma shume po me duhet me punu cdo vit,athu prej krize po behen gjitha kto hargjime,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 05-12-11 nė 09:08
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-11, 14:02   #9
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim AW: Kriza e euros

Gjermania braktis Euron?
"Mediat nuk po tregojnė gjė pėr tė shmangur krizėn e panikut nė tregje. Por ne qė nga e hėna e kaluar kemi filluar tė stampojmė Markėn".Kjo ėshtė deklaruar nga njė punonjės gjerman dhe u publikua nė websajtin e organizatės ekonomiko-financiare, Affari Italiani.
"Nga 28 Nėntori ne nuk stampojmė mė euro" tha burimi, i cili preferoi tė mbetet anonim, duke shtuar se ėshtė dhėnė urdhri qė tė shtypen marka gjermane.
Pikėrisht mė 28 nėntor zėdhėnėsi i Kancelares Angela Merkel kishte deklaruar se "burimet nė Gjermani nuk janė tė pafundme dhe se Evropa nuk mund tė pretendojė tė ketė njė forcė qė nuk e ka.".
Madje ai kishte shtuar: "Gjermania ėshtė e fortė por nuk kemi fuqi tė pakufizuar”.
“Duke vazhduar me kėtė ritėm”, shton punonjėsi, “do tė jemi nė gjendje pėr tė plotėsuar kėrkesėn pėr para, qė ėshtė e nevojshme pėr tė mbuluar tregun tonė tė brendshėm qė do tė vinte nga mungesa e euros”.
Sakaq Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy po rrisin trysninė pėr njė reformė mė tė shpejtė nė marrėveshjen e BE-sė. Zyrtarisht thuhet se me kėtė synohet tė pėrballohet kriza e huave dhe tė vendoset nė kurs tė qėndrueshėm monedha e pėrbashkėt.
Por ndėrsa akuzat ndaj Gjermanisė pėr dominim nė Evropė po vazhdojnė, Merkel edhe pse ka dashur tė pėrgėnjeshtrojė diēka tė tillė, ka lėnė tė kuptojė se e ardhmja e euros po rrezikohet.
__________________________________________________
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,17,68960
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-01-12, 21:18   #10
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Greku ne krize te falimenimit
Falimentimin e Greqisė brenda 10 javėve tė ardhshme “parashikon” gazeta
“Sunday Times”, pas ndėrprerjes sė negociatave pėr PSI greke pėr reduktimin e borxhit, si dhe paaftėsisė sė vendit qė tė shlyejė aksionet shtetėrore qė skadojnė mė 20 mars.
Sipas gazetės britanike, Greqia mund tė falimentojė gjatė 10 javėve tė ardhshme, duke tronditur monedhėn e pėrbashkėt euro.
Nė qoftė se kjo do tė ndodhė, atėherė Greqia ėshtė e detyruar tė dalė edhe nga euro.
“Udhėheqėsit evropianė nuk duan tė lejojnė falimentimin e Greqisė, por kjo nuk ėshtė mė tabu, sidomos pas zhvlerėsimit masiv tė shteteve evropiane tė premten e kaluar, duke shkaktuar probleme nė Fondin e Shpėtimit tė vendeve tė zhytura nė borxh tė Jugut”, shkruan artikulli nė fjalė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 16-01-12 nė 21:20
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-01-13, 22:00   #11
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,890
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Qito 500 euro n`tona temat do me i postu a? :D
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-01-13, 22:04   #12
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

...

M'fal Lovelie :( ... po habitna

.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alima : 05-01-13 nė 22:05
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-13, 15:41   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Rekorde tė reja tė papunėsisė nė Eurozonė


Bruksel, 30.04.2013

Papunėsia nė Eurozonė ka arritur nivele tė reja rekorde.

Zyra pėr Statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka bėrė tė ditur se papunėsia nė tė 17 vendet qė pėrdorin euron ka arritur nė 12.1 pėr qind nė muajin mars – me rreth 19.2 milionė njerėz tė papunė.

Greqia mbetet vendi mė i goditur, me 27.2 pėr qind papunėsi. Ajo pasohet nga Spanja, ekonomia e katėrt mė e madhe e Eurozonės, me 26.7 pėr qind tė njerėzve tė papunė, transmeton REL.

Shkalla mė e ulėt e papunėsisė ka qenė nė Austri, me 4.7 pėr qind, dhe nė Gjermani, me 5.4 pėr qind.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-05-13, 18:10   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Kriza e euros

Nė Poloni shiten foshnja tė sapolindura pėr 500 euro


Nė Poloni ėshtė e mundur pothuajse pa dėnim tė blihet foshnjė e sapolindur edhe atė pėr vetėm 480 euro, transmetuan mediat ēeke, duke iu referuar javores polake "Njusvik", e cila vlerėson se ky "biznes" po lulėzon nė Internet.

Trafikimi i ligjshėm me foshnja, siē lajmėroi korrespondenti i MIA-s nga Praga, ėshtė mundėsuar me ndryshimet dhe plotėsimet e fundit tė Kodit Penal (KP) me tė cilin shitja e foshnjave nuk ėshtė pėrfshirė nė kategorinė e trafikimit tė njerėzve dhe sipas kėsaj nuk ėshtė e dėnueshme.

Sipas ndryshimeve nė KP, pėr vepėr penale konsiderohet shitja e njerėzve me qėllim tė shfrytėzohet puna e tyre, pėr lypje, prostitucion etj.

"Nė ligjin e ndryshuar, nuk ka asnjė fjalė pėr dėnim pėr personin, i cili ka shitur ose ka blerė foshnje tė sapolindur pėr t'u kujdesur dhe pėr ta edukuar. Qė do tė thotė nėse nuk ėshtė i ndaluar aktiviteti, nuk ėshtė as i dėnueshėm", shkruan javorja.

Vakumi i tillė juridik kontribuon pėr rritje tė pakontrolluar tė trafikimit me foshnja nė Poloni nė kohėn e fundit.

Shpalljet pėr blerjen ose shirjen e foshnjave publikohen nė internet edhe pse nė to nuk pėrmenden ēmime konkrete.

Reporterėt e "Njusvik", tė cilėt kanė treguar interes fiktiv pėr blerje tė fėmijėve, kanė zbuluar se kjo ėshtė e mundshme pėr rreth 480 euro, pėrderisa nėna-zėvendėsuese i ka ofruar ēmimet e saja pėr 1.600 euro, me mundėsi pėr pagesė edhe me kėste.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-17, 15:09   #15
jona1995
 
Anėtarėsuar: 19-07-17
Postime: 3
jona1995 me shokė shumejona1995 me shokė shume
Gabim Re: Kriza e euros

Pershendetje miq, kriza e euros eshte nje fenomen qe po ndjehet drejtperdejte dhe e Shqiperi. Ndaj dhe shqiptaret po kerkojne menyra alternative per te rritur te ardhurat e tyre. Kjo ka bere qe ne vendin tone te hyje monedha Bitcoin, e cila eshte e paligjshme dhe teper e rrezikshme. Ju keshiloj mos te bini pre e saj. Lexoni per me shume rreziqe ketu:

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 20-07-17 nė 17:22 Arsyeja: reklamim i paautorizuar
jona1995 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2023, Jelsoft Enterprises Ltd.