Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-10-11, 15:17   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Feja Islame !

Feja Islame (ar. : إسلام islām nėnshtrim ndaj Zotit; الإسلام al-islām Islami nė kuptimin feja e tė nėnshtruarve ndaj Zotit) me pėrafėrsisht 1,2 miliardė besimtarė, ėshtė feja e dytė me radhė sipas numrit tė besimtarėve, pas fesė krishtere (2,0 miliard). Besimtarėt e kėsaj feje thirren mysliman.
Islami ėshtė fe monoteiste, qė definohet nė bazė tė Kuranit, i cili pėr myslimanėt ėshtė fjala e pakorrigjueshme e Zotit. Burimi i dytė pėr myslimanėt janė fjalėt e Profetit Muhammed dhe praktika e tij (Sunneti).
Islami pretendon tė jetė praktikė jetėsore e njeriut dhe metodologji e tė menduarit tė tij. Islami ėshtė fe e cila pėrfshin nė pėrgjithėsi ēdo ēėshtje jetėsore. Me termin "Islam" nėnkuptojmė-nėnshtrim, dorėzim, ndėrsa me termin "mysliman" nėnkuptojmė atė qė i ėshtė nėnshtruar (dorėzuar) urdhrave tė Allahut dhe njėkohėsisht zbaton ligjet e Tij.



Zanafilla e Islamit

Kur'ani tė gjithė profetėt i konsideron myslimanė dhe Ademin (njeriun e parė tė krijuar) e konsideron besimtarin dhe profetin e parė. Muhammedi konsiderohet vetėm profeti i fundit i Zotit, pėrmes tė cilit Zoti njofton njerėzimin rreth devijimeve nė besim qė janė shkaktuar gjatė shekujve tė shumtė.

Kushtet kryesore tė Besimit nė Islam

Kushtet kryesore tė Besimit Islam janė :
  • Besimi nė Allahun, Zot Krijues i Qiejve dhe Tokave
  • Besimi nė Melekėt (Engjėjt) e Allahut, si krijesa tė Tij. Feja Islame tregon se Allahu nga drita, krijoi melekėt, qė kanė detyra tė caktuara.
  • Besimi nė Pejgamberėt e Allahut (profetėt). Mbi 124 mijė persona, Feja Islame thotė se Allahu i zgjodhi pėr ta pėrcjellur misionin e Tij tek popujt. Tė gjithė kėta ishin Pejgamberė, ndėr tė cilėt 5 mė kryesorėt ishin : Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi.
  • Besimi nė Librat e Allahut. Islami mėson se janė 4 libra kryesorė tė Allahut, Tevrati qė iu zbrit Musait, Zeburi qė iu zbrit Davudit, Inxhili qė iu zbrit Isait dhe Kur'ani qė iu zbrit Muhammedit. Ndėrsa pėrmenden edhe disa fletushka qė iu janė zbritur Shitit (djali i Ademit, njeriut dhe Pejgamberit tė Parė), Ibrahimit dhe Musait.
  • Besimi nė Ditėn e Kijametit (ringjalljės). Islami tregon se pas shkatėrrimit tė botės, njerėzit do tė pyeten pėr veprat qė kanė bėrė gjatė jetės sė tyre nė Tokė, nė njė ditė tė gjatė qė quhet Dita e Kijametit (ringjalljes) ose e Gjykimit.
  • Besimi nė Caktimin e Allahut. Islami mėson se ēdo qė ndodh ėshtė nėn dijeninė dhe Caktimin e Allahut
.

Shtyllat e Fesė Islame
  • Deklarata Islame / Shehadeti
: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu"
"Dėshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit qė ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij", e cila duhet tė shprehet me gojė nga njė person, por edhe tė besohet me zemėr.
  • Shtylla e dytė ėshtė Namazi, falja e pesė kohėve tė namazit nė ditė.
  • Agjėrimi nė muajin e Ramazanit.
  • Zekati,
qė ėshtė "detyrim" nga pasuria, tė cilin e japin vetėm ata qė kane njė shumė tė konsiderueshme tė tė ardhurave. Zekati jepet njėherė nė vit, nė njė sasi prej njė tė dyzetėn, ose 2,5 % tė pasurisė.
  • Kryerja e Haxhxhi
, pėr ata qė janė tė shėndetshėm dhe qė u mjaftojnė shpenzimet e udhėtimit deri nė Kabe dhe pėr kthim nė atdheun e tyre. Kėta persona Haxhxhin e kanė detyrė tė domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.


Grupacionet kryesore tė Islamit

Shumica e myslimanėve nė botė, i takojnė drejtimit Sunni, qė njihet edhe si Ehli Sunnet. Sunnitėt preferojnė termin "sekt" pėr tė gjitha grupacionet e tjera. Njė numėr i madh i grupacioneve, janė tė degėzuara nė nėngrupe tė ndryshme, njė pjesė e tė cilave sot janė inekzistente, mirėpo ende gjenden nėpėr libra tė ndryshme. Gjithsejt numri i sekteve dhe nėngrupeve tė tyre arrin nė 73.
Sektet islame, nė shumicėn e rasteve janė krijuar me qėllime politike, gjatė mosmarrėveshjeve tė grupeve tė interesit, nė caktimin e halifėve (kalifėve), prijėsve tė myslimanėve. Sektet, janė njė mėnyrė tjetėr e besimit, nga ajo qė besojnė shumica e myslimanėve. Sot feja islame numron 73 sekte tė shpėrndara nė tėrė rruzullin toksor.

Disa nga sektet kryesore janė :
*Shi'izmi (Rafidizmi). Qė beson se pas Muhamedit, Kalifati Islam i ka takuar Aliut. Ky sekt, ka shtuar disa pjesė nė Kur'an, dhe pretendon se janė pjesė tė Librit tė Shenjtė. Numri mė i madh i shiitėve, besojnė edhe nė 12 imamė (kalifė) tė tjerė pas Aliut.
*Havarixhėt. Njė grupacion politik i krijuar pas vrasjes sė kalifit tė tretė Othmanit. Besojnė se personi i cili nuk i kryen detyrimet fetare ka dalė nga Feja Islame. Ky sekt, mori vendim qė tė vrasė Aliun dhe Muaviun gjatė luftės sė tyre pėr pushtet, por arritėn tė vrajnė vetė, Aliun. Idetė ė tyre janė frymėzim pėr disa lėvizje bashkohore islame, si dhe pėr disa lėvizje terroriste. Omani si shtet, praktikon njė version tė kėtij sekti, me emrin Ibadije.
*Murxhi'et. besojnė se Besimi Islam realizohet vetėm me zemėr dhe gjuhė. Kryerja e obligimeve fetare sipas tyre nuk e largon askend nga rradhėt e Islamit.
*Mu'tezilėt. Nuk e besojnė Caktimin e Zotit (sipas mėnyrės tradicionale sunnite), nuk i besojnė Cilėsitė dhe Emrat e Allahut dhe janė tė prirur nga filozofia dhe racionalizmi.
*Vehabizmi Kėsaj lėvizjeje i parapriu njė lėvizje tjetėr, ajo e Ibn Tejmijes nė shek. XIV, dhe e nxėnėsit tė tij Ibn Kajjim El-Xhevziut, tė cilėn Muhammed Ibn Abdulvehhabi e ndoqi nė masėn mė tė madhe tė mundur. Lėvizja e vehabistėve pėr herė tė parė futi nė pėrdorim edhe shprehjen selefije (selefizmi), nė kuptimin qė do ta bartė deri nė ditėt e sotme, e ai ėshtė jomedhhebizmi. Deri atėherė dijmė pėr selefi salihinėt, tė cilėt janė ndekur nga tė gjitha medhhebėt e gjithėpranuara.
*Esharizmi. ėshtė njė devijim i Ehli Sunnetit nė drejtim tė ideve mu'tezilite. Pjesėtarėt e kėtij sekti, konsiderohen si pjesė e familjes sė madhe sunnite.
*Maturidizmi. Si ide, ėshtė nė mes tė esharizmit dhe Ehli Sunnetit. Edhe pjesėtarėt e kėtij sekti, konsiderohen si pjesė e familjes sė madhe sunnite. Ideja e maturidizmit ėshtė ideja kryesore tek myslimanėt e trojeve shqiptare. Tė gjitha medresetė qė veprojnė nė kuadėr tė bashkėsive islame nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, besimin islam e mėsojnė nė bazė tė ideve tė Maturidiut, qė ėshtė shumė i afėrt me Ehli Sunnetin.
*Sufizmi. Ky sekt ėshtė i prirė nė drejtim tė ideve filozofike shpirtėrore (qė tek sunnitėt pėrmbledhen nė termin Zuhd). Por me kalimin e kohės, sufizmi u formėsua si sekt mė vehte, duke u degėzuar edhe nė 12 tarikate - shkolla filozifike mistike. Edhe pjesėtarėt e kėtij sekti, konsiderohen si pjesė e familjes sė madhe sunnite.
*Bektashizmi (Alevizmi). Sekt qė paraqet njė devijim tė Islamit nė drejtim tė Krishterimit Ortodoks Lindor. Bektashizmi u krijua me qėllim tė sintetizimit tė dy feve qė mbizotėronin Perandorinė Osmane. Ishte fe zyrtare e jeniēerėve (fėmijė tė krishterė qė trajnoheshin pėr njėsinė speciale ushtarake tė Perandorisė Osmane). Bektashizmi me kalimin e kohės ka shpallur veten si fe, e cila ėshtė tėrėsisht nė kundėrshtim me Islamin. Nga tė gjitha grupacionet myslimane, Bektashizmi nuk konsiderohet si pjesė e Islamit.
*Ahmadiyya ėshtė bashksi fetare e cila beson nė ardhjen e Mesiut dhe Mahdiut tė premtuar.


Shkollat juridike islame

Shkollat juridike, merren me interpretimin juridik tė rregullave tė Islamit, qė nxjerren nga burimet kryesore tė Fesė Islame, Kur'anit dhe Sunnetit si dhe disa burimeve tė tjera. Janė katėr shkolla juridike islame qė respektohen nga sunnitėt dhe njė shkollė juridike qė respektohet nga shiitėt. Shkollat juridike njihen edhe me emrin medh-heb.
*Medh-hebi Hanefi, i pėrhapur nė Pakistan, Banglladesh, Indi, pjesėn kryesore tė Turqisė, Ballkan, nė njė pjesė tė Sirisė dhe Irakut etj.
*Medh-hebi Shafi, i pėrhapur nė Egjipt, disa pjesė tė Afrikės Veriore dhe nė disa pjesė tė Sirisė dhe Turqisė.
*Medh-hebi Maliki, i pėrhapur nė Maroko dhe disa pjesė tė Afrikės Veriore.
*Medh-hebi Hanbeli, i pėrhapur nė Arabinė Saudite, Kuvajt, Emirate, Bahrejn, Katar, Jemen e tė tjerė.
*Medh-hebi Xha'aferi, i pėrhapur nė Iran, ne pjesėn shiite tė Irakut dhe nė pėrgjithėsi tek shiitėt.


Historia e Islamit nė tokat Ilire

Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė vona se ato tė pjesės mė tė madhe tė popujve evropianė. Islami u shfaq pėr herė tė parė nė kontinentin e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek. 9-10-tė). Nga kontaktet e spanjollėve me arabėt dhe kulturėn e tyre lindi eposi i Sidit, nė tė cilin konflikti themelor ėshtė ai i kalorėsve hispanikė me maurėt (arabėt). Nga kontakti i frankėve me arabėt lindi epopeja kombėtare e francezėve “Kėnga e Rolandit”, nė tė cilėn konflikti zhvillohet midis morėve (arabėve) dhe vendėsve. Disa shekuj mė vonė arabėt do tė ishin tė pranishėm nė tragjeditė e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, nė tragjedinė me tė njėjtin emėr). Nė kėtė kohė (fundi i periudhės bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen pėr herė tė parė arabėt tė fiksuar nė kulturėn tradicionale shqiptare, nė baladėn e vėllait qė ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė mbrojtur nderin e motrės nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) qė ka dalė prej detit. Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė dhe pelegrinėve pėrhapės tė islamit i takojnė shekullit tė 13-14-tė. Me pushtimin otoman nis faza mė aktive e pėhapjes sė islamit.

Qytetet e shenjta Islame
  • Mekka
  • Medina
  • Al-Kuds


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.