Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-04-12, 21:23   #1
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rreth martesės

Allan Retallick

1. Parathėnie 2. Martesat bėhen nė qiell 3. A na nevojitet martesa? 4. Sa duhet tė zgjatė martesa? 5. Si gjendet partneri? 6. Dashuria nė familje 7. Po fėmijėt? 8. Ku tė jetojmė? 9. Ēfarė tė japim? 10. Si tė japim?


Parathėnie Askush prej nesh nuk guxon ta nėnvlerėsojė rėndėsinė e martesės, sidomos pėr shkak tė ndikimeve tė saj afatgjata. Kėto ndikime shtrihen pėrtej ēiftit tė lumtur nė ditėn e dasmės. Jetojmė nė njė kohė kur njerėzit janė tė kushtėzuar tė mendojnė se nė fund tė fundit bashkimi i njė burri me njė grua nuk ėshtė aq jetėsor, e ndėrkohė qė martesat bėhen nė qiell, jetėn e njerėzve po e prishin portat e ferrit! Kjo broshurė e shkurtėr jep kėshillim nga burimi mė i mirė dhe mė i lartė - jo thjesht njė kėshillė tė mirė, por njė ftesė pėr tė shqyrtuar Fjalėn e pandryshueshme tė Perėndisė, nė mėnyrė qė tė mendojmė siē duhet pėr kėtė dhuratė tė mrekullueshme tė dashurisė sė Perėndisė. Frank Price Martesat bėhen nė qiell Nė ditėn e gjashtė tė krijimit, siē lexojmė te Zanafilla 1, Perėndia u kujdes qė gjithēka qė Ai kishte bėrė, tė ishte «shumė e mirė». Kjo vepėr e krijimit arriti kulmin me formimin e njeriut nga pluhuri i tokės, tek i cili Perėndia fryu «frymėn e jetės». Nė kėtė kapitull tė parė thjesht lexojmė se njeriu u krijua sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė, dhe se ata ishin mashkull e femėr. Hollėsitė e mrekullueshme tė formimit tė pashoq tė njeriut i gjejmė nė kapitullin e dytė, por madje qė nė kapitullin e parė lexojmė se Perėndia i bekoi ata, dhe u bėri tė njohur krijesave tė Tij qėllimin e Tij: «Jini tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn dhe nėnshtrojeni». Njeriut iu dha, gjithashtu, sundimi mbi tė gjitha krijesat e gjalla mbi tokė, nė ujė dhe nė ajėr. Te Zanafilla 2 lexojmė se si Perėndia formoi njeriun, dhe se si nėpėrmjet frymės hyjnore tė marrė nė vrimat e hundės ai u bė «qenie e gjallė». Mė pas, nė vargun 18, lexojmė pėr diēka qė «nuk ėshtė shumė mirė». Zoti Perėndi tha se nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm. «Unė do t’i bėj njė ndihmė nė dobi tė tij». Adami u lejua t’u vinte emra tė gjithė zogjve dhe kafshėve, ndėrsa pėr tė nuk kishte shok. Atėherė Perėndia e bėri Adamin tė binte nė njė gjumė tė thellė, dhe nga njė brinjė tė marrė nga ija e tij Ai formoi Evėn, shoqe e pėrshtatshme pėr burrin. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė Adami thirri: «Kjo ėshtė sė fundi kocka e kockave tė mia dhe mishi i mishit tim». Me kėtė na parashtrohet parimi hyjnor, madje pėrpara se tė lindnin fėmijėt: «Prandaj burri do tė lėrė babanė e tij dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe do tė jenė njė mish i vetėm». Kėto fjalė i citon Zoti ynė i bekuar nė pėrgjigje tė pyetjes sė dishepujve pėr shkurorėzimin, si dhe apostull Pali, nėn drejtimin e Frymės sė Shenjtė, tek Efesianėve 5, ku vihet nė dukje se marrėdhėnia e burrit dhe e gruas tipizon Krishtin dhe bashkėsinė e Tij. Pėr sa i pėrket Adamit dhe Evės, mund tė kundėrshtohet se ata nuk iu nėnshtruan njė ceremonie civile. Por ligjet njerėzore nuk ekzistonin ende; ėshtė e qartė se Perėndia e gjykoi tė nevojshme qė ne tė kemi kėtė dokumentim tė «martesės» sė parė. Sigurimin e Partnerit e bėri Perėndia, dhe askush tjetėr nuk mund ta kishte plotėsuar kėtė nevojė nė mėnyrė kaq tė pėrshtatshme. Kjo vėrteton diēka nė tė cilėn besojnė shumė prej nesh, pikėrisht se «martesat bėhen nė qiell». Ndoshta do tė ishte mirė tė sillnim ndėr mend dokumentimin hyjnor se Ai i bėri ata «mashkull dhe femėr». Armiku i njerėzve, duke e dalluar se Perėndia synonte pėr krijesat e Tij pikėrisht njė jetė tė shėndoshė familjare, ėshtė pėrpjekur qysh nė fillim ta prishė marrėdhėnien e burrit dhe tėgruas. Ėshtė synuar qė ata tė plotėsojnė njėri-tjetrin; ata janė ndėrtuar nga ana fizike dhe psikologjike pėr tė formuar njė shoqėri tė plotė dhe tė kėnaqshme. Nė komunitete tė pėrbėra plotėsisht nga burra, ose nga gra, vėrejmė shpesh njė qėndrim tė njėanshėm pėr jetėn, i cili ēon shpesh nė njė dėshirė tė tepruar dhe tė pazakontė pėr gjininė tjetėr. Shumė herė nė historinė e njerėzimit lexojmė pėr sjellje morale tė prishur, e cila buronte shpesh nga njė mosnjohje e natyrės vetjake. Ligjet e sotme kundėr «diskriminimit» pėrpiqen nė mėnyrė tė ngjashme tė mohojnė se ne jemi rrėnjėsisht burra, ose gra dhe kemi detyra e funksione tė ndryshme. Nuk ėshtė fjala per ndonjė inferioritet nga ana e grave; ne jemi tė ndryshėm, sepse Perėndia na ka bėrė tė tillė. Disa burra dėshirojnė qė tė ishin lindur gra dhe disa gra dėshirojnė qė tė ishin lindur burra, por ėshtė me mend qė tė kuptojmė se tė tillė na ka bėrė Perėndia, duke ditur mė sė miri sesi mund ta plotėsonim qėllimin e Tij kėtu nė tokė; pasi nė qiell nuk ka burra a gra. Ėshtė vėnė nė dukje shpesh s si gratė i marrin vendimet nėn ndikimin e zemrės, ndėrsa burrat priren mė shpesh tė ndjekin urdhrat e mendjes. Gratė kanė zakonisht mė shumė sy pėr pamjen e jashtme dhe mund tė dallojnė mė shpejt njė paqėndrueshmėri tė karakterit nėpėrmjet njė ‘intuitė femėrore», ndėrsa burrat ndoshta do tė presin deri sa tė mėsojnė tė gjitha hollėsitė para se tė marrin njė vendim. Pėrsėri, kėto ndryshime mund tė plotėsojnė njėri-tjetrin, aq mė shumė kur ballafaqohen me problemet e ndryshme prindėrore. Kur vijmė te Zanafilla 24, lexojmė pėr njė shėrbėtor qė ėshtė dėrguar nga Abrahami per t’i gjetur tė birit, Isakut, njė grua. Vėrejmė se si shėrbėtori lutet seriozisht pėr kėtė detyrė dhe se si lutja e tij merr pėrgjigje pothuajse sapo ai e kishte thėnė atė. Ai i bėn tė ditur Rebekės dhe familjes sė saj gjithēka qė e kishte urdhėruar i zoti. Ai i tregon, gjithashtu, pse kishte bėrė njė udhėtim kaq tė gjatė, nė vend qė tė zgjidhte njė nuse pėr tė birin e tė zotit nga njė vend mė afėr vendbanimit tė pėrkohshėm tė Abrahamit. Mė nė fund, ēėshtja i shtrohet vetė Rebekės. Abrahami kishte bėrė vend pėr njė mospranim tė mundshėm: «Nė qoftė se gruaja nuk dėshiron tė tė ndjekė, atėherė ti do tė lirohesh nga ky betim». Por vajzės sė re i lanė aq shumė mbresa ato qė i kishte treguar shėrbėtori pėr pasurinė e tė zotit dhe bekimin e Perėndisė, saqė ajo nuk ngurroi fare. «Po, do shkoj». Ky ėshtė pėrsėri njė faktor i rėndėsishėm nė njė martesė tė lumtur. Nė qoftė se vajza ka ndonjė dyshim nė kokė, ėshtė me mend qė vendimi tė shtyhet derisa ajo tė jetė e sigurt qė ai ėshtė partneri Perėndisė pėr tė; dhe nė qoftė se dyshimi vazhdon, ėshtė me mend qė ajo tė mos pranojė tė detyrohet qė tė marrė njė vendim qė mund t’i rrėnojė jetėn asaj, si dhe burrit tė saj tė mundshėm. Nė rastin e Rebekės nuk kishte dyshim, dhe lexojmė se Isaku e deshi atė dhe u ngushėllua pas vdekjes sė nėnės sė tij. Kur arrijmė te historia e Jakobit, ballafaqohemi me njė situatė tė ndryshme. Kokėfortėsia dhe mashtrimet dinake qė karakterizonin Jakobin, janė tė njohura, dhe kur, pasi kishte mashtruar tė atin dhe i kishte marrė tė vėllait bekimin, ai shkoi pėr tė punuar te daja i tij Labano, duket sikur u mat me njė kundėrshtar tė denjė. Nuk ka dyshim qė pėr sa i pėrket Rakelės, ajo ishte «dashuri me shikim tė parė». Kjo mund tė jetė fillimi i njė martese tė kėnaqshme; por jo gjithmonė. Nė kėtė rast Labano veproi siē deshi, dhe, ndonėse pati njė ceremoni tė duhur martese sipas zakoneve tė vendit, nusja vuri vello, dhe kur ata ishin mė vete nė tendėn e tyre, Jakobi zbuloi se nė vend te Rakelės i kishin dhėnė Lean! Ky mashtrim dhelparak nga ana e Labanos e bėri Jakobin tė zhytej nė praktikėn pagane,- e cila u bė mė vonė fare e zakonshme nė Izrael,- tė tė pasurit mė shumė se njė grua. Ishte e qartė se kjo nuk ishte qysh nė fillim synimi i Perėndisė, dhe nė historinė e Jakobit mund te shikojmė problemet qė shkaktoi. Rasti i parė i bigamisė (martesa me dy gra njėkohėsisht) nė Bibėl ėshtė kur Lameku, pasardhės i Kainit, mori dy gra, dhe i gostiti ato me kėngėt e gjalla tė dhunės sė tij. Ndonėse bigamia dhe poligamia nuk ndalohet kurrkund shkoqur nė Shkrim, ka shumė shenja qė Perėndia nuk e synon kėtė pėr njerėzimin. Nė Dhiatėn e Re, nė mėnyrė tė veēantė, theksohet se njė plak a mbikėqyrės nė bashkėsi duhet tė jetė «burri i njė gruaje». Nė ligjet rreth emėrimit tė njė mbreti nė Izrael, njėri prej kushteve ishte qė ai nuk duhet «tė shumonte gra»- urdhėrim qė nuk arriti ta mbante as mbreti Salomon. A na nevojitet martesa? Ekziston njė prirje nė rritje pėr ta vėshtruar martesėn si tė dalė nga moda. «A ka me tė vėrtetė rėndėsi nėse ne vendosim tė jetojmė bashkė, qoftė edhe si masė e pėrkohshme, pėr tė parė nėse shkojmė aq mirė, sa tė martohemi?» - thonė disa. Ky lloj bashkimi ėshtė aq i lirshėm, saqė nuk shėrben si siguri pėr asnjėrin prej partnerėve: ėshtė aq i lehtė, saqė secilit mund t'i velet partneri e tė bashkohet me dikė tjetėr, dhe kjo mund tė pėrsėritet pa mbarim. Krahas kėsaj, fėmijėt e njė «bashkimi» tė tillė janė nė pozitė tė pavolitshme, qoftė edhe nė kėto tė ashtuquajtura ditė «tė ndriēuara». Nė qoftė se prindėrit janė tė lidhur kaq lirshėm me njėri-tjetrin, ē'rėndėsi do tė ketė fėmija pėr tė bėrė njė jetė tė lumtur e tė sigurt? Vėrejmė herė pas here nė Bibėl se si fėmijėve tė lindur jashtė martese u mohohen tė drejtat e qytetarisė (Ligji i Pėrtėrirė 23:2) dhe tė trashėgimisė (Zanafilla 25:6). Vėllezėrit e Jefteut i shprehėn hapur ndjenjat e tyre pėr kėtė ēėshtje, ndonėse mė vonė nuk ishin kundėr pranimit tė aftėsisė sė tij si udhėheqės ushtarak. Nė historinė e Ruthit na jepet njė tablo e mrekullueshme e njė martese tė lumtur. Ruthi kishte ardhur nga njė vend i largėt dhe nuk kishte tė drejta, por e vjehrra e lidhi atė me tė afėrmin e pasur qė ishte nė gjendje t'i rikthente pasuritė e familjes. Ai e kishe vėrejtur sjelljen e qetė tė Ruthit, si dhe pėrkujdesjen e saj besnike ndaj tė vjehrrės Naomit, prandaj, kur erdhi puna ta merrte atė pėr grua, ai nuk pati dyshim se kjo ishte zgjedhja hyjnore. Nė kapitullin e fundit tė librit tė shkurtėr tė Ruthit lexojmė se si Boazi u kujdes qė i gjithė qyteti tė mėsonte se ai e kishte blerė trashėgiminė dhe se e kishte marrė Ruthin pėr grua. U bė ēmos qė ky veprim tė dėshmohej sipas ligjit hebre, dhe madje tė pranishmit qė e dėshmuan veprimin, thanė njė urim pėr ēiftin e lumtur: «Zoti e bėftė gruan qė hyn nė shtėpinė tėnde, si Rakelėn dhe si Lean, dy gratė qė ngritėn shtėpinė e Izraelit». Pastaj lexojmė se «Boazi e mori Ruthin, e cila u bė bashkėshortja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti i dha mundėsinė tė lindė, dhe ajo lindi njė djalė». Ky djalė do tė ishte paraardhės i Davidit, si dhe i Zotit tonė tė bekuar qė erdhi nė mish. Kėshtu, gjėja mė vogėl qė duhet tė bėjmė, ėshtė tė veprojmė nė pėrputhje me ligjet e vendit ku jetojmė, dhe tė kujdesemi qė tė regjistrohemi ligjėrisht si burrė e grua. Disa mund tė mendojnė se kjo mjafton, por pėr njė besimtar ėshtė shumė mė mirė nėse u japim mundėsi vėllezėrve dhe motrave tona nė besim qė tė luten me ne dhe t'ia besojmė Zotit rastin tonė. Sa gėzim mund tė sjellė kjo! Zoti ynė e kreu mrekullinė e Tij tė parė nė njė martesė nė Kanė. Nuk e dimė se kush u martua atė ditė, ndonėse disa kanė qenė tė mendimit se mund tė ketė qenė Nathanaeli, pėr tė cilin lexojmė nė kapitullin paraardhės, dhe qė ishte me siguri nga Kana e qė e ftoi Zotin nė dasmėn e tij. Cilido qė tė ketė qenė, mund tė jemi tė sigurt se ai u kėnaq kur i pari i festės i tha se e kishteruajtur verėn e mirė deri nė fund. Lexojmė se ishte ftuar Jezusi bashkė me dishepujt e Tij. Ėshtė ditė e lumtur kur i premtojmė njėri-tjetrit dashuri dhe besnikėri, tė ndėrgjegjshėm se e bėjmė kėtė nė praninė e Zotit tonė dhe tė atyre qė janė tė Vetėt. Kjo ėshtė dita e parė e njė jete tė re sė bashku, e cila do tė ndiqet, me lejen e Zotit, nga shumė ditė tė tjera tė njė jete tė lumtur familjare, nė tė cilėn njė ndėr gėzimet mė tė mėdha ėshtė tė tregojmė mikpritje. Njė shtėpi ku Zoti nderohet, do tė jetė njė vend ku veēanėrisht besimtarėt janė tė mirėpritur, qoftė vetėm pėr njė filxhan kafe a pėr njė vizitė mė tė gjatė. Tek Hebrenjve 13 na sillet ndėr mend se, duke treguar mikpritje, shumė vetė kanė argėtuar engjėj pa e ditur. Edhe kur jemi vetėm, ēdo vakt mund tė jetė njė kohė pėrbashkėsie, siē lexojmė te 1 Timoteut 4:4-5: «Ēdo krijesė e Perėndisė ėshtė e mirė dhe asgjė nuk ėshtė pėr t'u hedhur, nėse merret me falėnderim, sepse ėshtė shenjtėruar nga Fjala e Perėndisė dhe nga lutja».


Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.