Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-01-06, 15:27   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Thenie te Presidentit

Pyetje: A eshte politika e LDK-se e orientuar nga pacifizmi?

Presidenti Rugova: Fjala eshte per nje rezistence politike, jo pasive, pra jo-gandiste. Per me teper, ne duam te mbesim afer idese Europiane te demokracise, qofte edhe nese kerkojme zgjidhjen e problemit pa perdorimin e forces.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-01-06, 15:32   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ne jemi te orjentuar per te rezistuar, per t'i permbajtur njerezit tane. E kemi te qarte se nuk eshte fjala per disa dite, por per disa vjet, me siguri, dhe se, ne nje situate kur cdo individ mund te shperthente dhe te hidhej ne dhune, duheshin hapur vijat e gjera rreth te cilave do te artikulohej kerkesa Shqiptare.

Se duhej, pra, te ecnim perpara, te punonim, te hapnim udhe. Te punojme. Nuk mjaftojne fjalimet. Tjeter gje eshte puna konkrete, veprimi politik. Politika eshte nje lufte pa arme, politika e keqe perfundon me arme.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-01-06, 15:35   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pyetje: Cila per ju eshte politika e mire?

Presidenti Rugova: Afirmimi i levizjes sone ne rrafsh ndekombetar; me orjentimet dhe insitucionet e saj demokratike, ajo eshte levizje qe e di se cka do ne planin politik.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 04:16   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Praktika kunder dhunes ne kete situate i pergjigjet ne njefare menyre karakterit tone, nje tradite te durimit dhe te qendrimit kundruall gjithe dominimeve. Qe ne "Kanunin e Leke Dukagjinit," Princit Shqiptar te shekullit XV, kerkohej te ruheshin keto vyrtyte. Me anen e kesaj rezistence aktive te bazuar mbi jo-dhunen dhe solidaritetin, ne "jemi gjetur." Sot ia kemi dal te prekim kete pike te shpirtit te popullit Shqiptar.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 04:17   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Me kalimin e kohes kam kuptuar thellesine, zemren e Kosoves, qe ka durimin, zhdervjelltesine, mungesen e percmimit, dhe tolerances mbi te gjitha.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 04:21   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Duhet vepruar ne terren, gjate gjithe kohes. Kjo eshte forca e Lidhjes. Jemi te pranishem neper fshatra, ne lagje te qyteteve. Kjo eshte shume e rendesishme.

Ndryshe policia, ose edhe ushtria, do te benin tmerre edhe me te medha. Sepse ata perpiqen t'i ri-aktivizojne metodat e mes dy lufterave: shkojne neper fshatra me ekspedita, nje Shqiptar ka shkrepur nje plumb, dhe masakrojne tere fshatin. Kete lloj nuk e kemi pranuar.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-06, 20:55   #7
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PRESIDENTI RUGOVA KA THĖNĖ
KOSOVA E PAVARUR DHE NEUTRALE E HAPUR NDAJ SHQIPĖRISĖ DHE SERBISĖ” ”Kosova e pavarur ėshtė realitet. Nga ana jonė tash presim edhe njohjen formale, pra njohjen zyrtare. Unė insistoj qė kjo tė ndodhė sa mė shpejt, sepse do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės.”

"Kompromis pėr ne ėshtė pavarėsia. Kėtė e kam thėnė njė mijė herė dhe kjo do tė jetė sepse siē e dini ne nuk kemi kėrkuar bashkim me Shqipėrinė, pasi qė jemi tė vetėdijshėm qė njė zgjidhje e tillė do tė hapte probleme tė tjera.
Mirėpo shteti i pavarur dhe sovran ėshtė vullnet i popullit tė Kosovės dhe ėshtė zgjidhje e pranueshme pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė jetojnė si dhe kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė edhe pėr fqinjėt tanė, por edhe pėr Serbinė, e cila fatkeqėsisht ende po refuzon ta kuptoj realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė pas intervenimit tė NATO s" (9 qershor- 2005).


* * *
"Me shtimin e represionit serb, ne kemi zbuluar nė vete burime tė tjera durimi, organizimi, qė me Lidhjen tonė po provojmė t'i vėmė nė veprim. Paradoksalisht, kujtoj se kemi arritur atė qė nuk e kishim arritur gjatė kohė: njė liri tė brendshme. Po e paguajmė shumė shtrenjtė dhe ėshtė e pasigurt".


* * *
"Unė dua tė mbaj pak mė shumė shpresė dhe ta shtyj ēėshtjen, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė rezistojnė, me kėtė rrugė tė jodhunės qė kemi zgjedhur hėpėrhė, qoftė edhe nėse duhet qė njė ditė politika jonė tė bėhet pak mė agresive ndoshta".


* * *
"Praktika kundėr dhunės nė kėtė situatė i pėrgjigjet nė njė farė mėnyre karakterit tonė, njė tradite tė durimit dhe qėndrimit Me anėn e kėsaj rezistence aktive tė bazuar mbi kundruall gjithė dominimeve jodhunėn dhe solidaritetin, ne “jemi gjetur”. Sot ia kemi dalė tė prekim kėtė pikė tė shpirtit tė popullit shqiptar".


* * *
"Unė kam kėrkuar shpesh nė fillim tė kėtij viti, deri nė ditėt e sotme, mbrojtjen ndėrkombėtare pėr disa vjet, me qėllim qė tė qetėsohet situata dhe tė mėkėmben institucionet demokratike.

Pastaj, do tė mund tė flitnim pėr statusin e Kosovės. Mendoj se solucioni mė i mirė transitor, apo provizor, pėr tė penguar konfliktin apo konfrontimin, ėshtė kjo formė e protektoratit ndėrkombėtar, ajo qė amerikanėt e quajnė trusteeship system.

Nė planin e paqes qė ua propozova Kombeve tė Bashkuara, kėrkova dėrgimin e trupave tė OKB-sė apo tė NATO-s, masa pėr tė kontrolluar forcat ushtarake; njėkohėsisht tė njėjtat propozime ia pėrcolla edhe Konferencės sė Gjenevės".

***

“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”

***

“Tė kemi durim e tė dėgjojmė mė tė fortin”

***

“Jeta ėshtė gjithmonė me detyra, me sfida. Unė fjalėn sfidė fort s’e preferoj...”

***

”E ardhmja nuk ėshtė mė ėndėr...”

***

”Pavarėsinė e Kosovės mund ta garantojnė vetėm se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės”
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 01:51   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pengesat ekzistojne per ti tejkaluar.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 13:47   #9
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Pavarėsinė e Kosovės mund ta garantojnė vetėm Shtetet e Bashkuara tė Amerikės”.

Pajtohem plotėsisht me kėtė mendim.
Vetėm SHBA-ja e ka ēliruar Kosovėn; vetėm ajo mund t'ia garantojė pavarėsinė.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 11:09   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Cili eshte qendrimi juaj kundruall Historise?

Presidenti Rugova: Si intelektual duhet te mbeshtetem ne Histori, dhe ta krijoj konceptin tim personal - jo zyrtar. Une e njoh Historine dhe e shoh se cka kane humbur dhe cka kane fituar Shqiptaret nga lufta; meqe jam ne politike duhet te nxjerr mesime nga Historia. Nese Historia perseritet gjithmone, atehere dueht nxjerr dobi nga kjo perseritje. Te perfitohet nga Historia qe ajo mos te perseritet me.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 11:14   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nese situata normalizohet, cilat jane sfidat me te cilat do te duhej te ballafaqohej shoqeria e Kosoves?

Presidenti Rugova: Se pari ceshjta e punesimit, mbekembja e ekonomise, qe lidhet me kthimin e nje numri te caktuar te Shqiptareve, qe jane ne ekzil - dhe te cilet e njohin perparimin teknologjik dhe flasin gjuhe te huaja. Dy vjetet e fundit shume te rinj qe kane emigruar kane hyre neper Univerzitete te vendeve ku jetojne; kjo eshte nje gje e re ne diasporen Shqiptare, eshte nje investim i mire per ardhmerine. Ne disa fusha te specializuara, do te na nevojiten edhe ndihma nga jashte. Dhe do te kemi gjithashtu nevoje pr solidaritet financiar te diaspores gjate disa viteve.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 20:57   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Fjalimi vjetor i Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova para Kuvendit tė Kosovės mė 22 janar 2004

(TN) - Prishtinė, 22 janar 2004 - Po e japim fjalimin e plotė tė Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, tė cilin e mbajti sot, mė 22 janar 2004, para Kuvendit tė Kosovės.

- Ndihem shumė i nderuar qė kam mundėsi tė bėjė kėtė Fjalim Vjetor para Kuvendit tė Kosovės, kėtij institucioni tė lartė tė vendit tonė.

Nė fillim dėshiroj t'Ju njoftoj se kam vendosur qė Fjalimi Vjetor i Presidentit tė Kosovės tė mbahet ēdo vit nė formė tradicionale tė enjten e parafundit tė janarit.

Fjalimi i Presidentit do tė bėhet nė formė solemne nė frymė tė vlerėsimit tė gjendjes dhe tė vizionit pėr kombin nė fillim tė vitit.


Zonja dhe Zotėrinj,

Nė kėto katėr vjet e gjysmė nė liri Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės. Mund tė themi se kėto ishin vite tė forcimit tė lirisė, tė sigurisė, tė ekonomisė dhe tė demokracisė. Ndėrsa sot, pas afėr dy vjetėsh tė ndėrtimit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės, do thėnė se kėto institucione kanė funksionuar me sukses.

Kjo ishte njė periudhė e konsolidimit tė institucioneve nacionale tė Kosovės. Me kėtė rast do tė veēoja punėn e Kuvendit tė Kosovės, i cili ka miratuar me dhjetėra ligje sistemore bazike dhe ligje tė tjera si dhe rezoluta e deklarata tė ndryshme nė interes tė qytetarėve tė vendit tonė. Mendoj se gjatė kėsaj kohe Kuvendi i Kosovės ka kultivuar frymėn dhe funksionimin demokratik tė institucionit.

Po ashtu edhe Qeveria me tė gjitha ministritė ka funksionuar mirė dhe ka arritur tė jetė njė ekzekutiv i qėndrueshėm. Presidenti i Kosovės ėshtė kujdesur pėr funksionimin e institucioneve dhe i ka ndihmuar ato me ide e propozime dhe ka luajtur rolin reprezentativ tė popullit dhe tė gjithė qytetarėve nė vend dhe jashtė. Prioritet kryesor ka qenė ruajtja dhe forcimi i stabilitetit politik dhe shtetėror tė vendit. Mund tė themi se kemi fituar njė pėrvojė tė mirė nė funksionimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe reprezentativ si dhe tė vendosjes sė shtetit ligjor.

Do pėrmendim kėtu edhe funksionimin e mirė tė pushtetit lokal tė vendit, qė gjithnjė e mė shumė po forcohet, e qė ka gėzuar pėrkrahjen tonė.


Deputetė tė nderuar,

Nė planin ekonomik Kosova ka pasur progres. Ėshtė forcuar sektori privat nė tė gjitha fushat, qė sot pėrbėn gjysmėn e ekonomisė. Gjatė kėsaj kohe kosovarėt kanė treguar shpirtin e tyre ndėrmarrės dhe dinamik. Element me rėndėsi ėshtė edhe buxheti i Kosovės, qė mblidhet nga tė ardhurat vetanake, ēfarė tregon se Kosova ėshtė nė gjendje tė funksionojė si shtet. Euro ka ndikuar nė stabilitetin monetar dhe ekonomik. Qė dy vjet kemi pasur suficit qė do ta pėrdorim nė mėnyrė racionale.

Herave tė tjera duhet tė kujdesemi qė buxheti tė realizohet me kohė, sepse paraja e shpenzuar nė kohėn e duhur, ka vlerėn mė tė madhe. Segment me rėndėsi nė fushėn financiare ėshtė konsolidimi i bankave nė sektorin privat, tė cilat duhet tė lidhen me bankat ndėrkombėtare dhe tė ndihmojnė ekonominė e Kosovės dhe qytetarėt pėrmes kredive tė ndryshme pėr prodhim. Do tė bėjmė mė shumė nė stimulimin e eksportit tė prodhimeve kosovare nė tregjet ndėrkombėtare dhe t'i zvogėlojmė barrierat e ndryshme, qė e pengojnė kėtė veprimtari.

Nė masė tė madhe ėshtė pėrmirėsuar infrastruktura e pėrgjithshme dhe infrastruktura rrugore nacionale e lokale, ku do tė realizohen projekte tė rėndėsishme, si pjesa kosovare e Autostradės Prishtinė - Durrės qė ka edhe karakter ndėrkombėtar. Edhe trafiku ajror i Kosovės ka pasur sukses nga kompanitė e ndryshme, e sidomos me themelimin e kompanisė ajrore kosovare dhe me modernizimin e aeroportit tė Prishtinės dhe sė shpejti tė aeroportit tė Gjakovės. Nė fushėn e telekomunikacionit ka pasur progres nė telefoninė mobile e fikse dhe tash po hyjmė nė fazėn e konkurrencės. Do tė forcohet sistemi i internetit.


Zonja dhe Zotėrinj,

Gjatė kėsaj kohe ėshtė forcuar siguria publike. Policia e Kosovės sot ka njė kontigjent tė qėndrueshėm, qė duhet tė specializohet pėr detyra tė ndryshme. Trupat mbrojtėse tė Kosovės kanė arritur fazėn e organizimit dhe do tė kenė pėrkrahjen tonė nė konsolidimin dhe profesionalizimin e tyre, qė tė jenė forcė e aftėsuar pėr detyrat e veta dhe forcė mbrojtėse nė tė ardhmen.

Nė fushėn e arsimit po realizohet procesi i reformave, qė tė kemi njė arsim kompatibil me zhvillimet ekonomike dhe demokratike tė vendit. Do tė angazhohemi pėr njė kompjuterizim tė shkollave, qė ēdo fėmijė tė ketė qasje dhe tė mėsojė gjuhėn angleze qė po bėhet gjuhė e dytė nė Kosovė.

Shėndetėsia gjendet nė etapėn e reformimit dhe do tė ndihmojmė qė kjo fushė e rėndėsishme tė stimulohet dhe do tė bėjmė pėrpjekje pėr vendosjen e mjekėsisė sė lartė. Edhe farmaceutika kosovare ka arritur qė tė anėtarėsohet nė kėtė fushė ndėrkombėtare.

Ēėshtjet sociale kanė qenė preokupim pėr kujdesin ndaj grupeve tė caktuara sociale pėr punėsimin e tyre dhe ndihma. Ne duhet tė shikojmė mundėsitė e konsolidimit tė Fondit tė pensioneve e tė invalidėve tė punės e tė luftės.

Sektori i bujqėsisė ka pasur pėrparime dhe do tė angazhohemi pėr stimulimin dhe subvencionimin e projekteve nė kėtė degė, siē veprohet nė BE dhe nė SHBA si dhe nė vende tė tjera. Kosova ka njė tokė fertile, qė ėshtė nė gjendje tė ushqejė popullin e vet.

Nė fushėn e mbrojtjes sė ambientit ka pasur njė kujdes tė shtuar dhe duhet tė bėjmė pėrpjekje pėr hartimin e planeve hapėsinore nga komunat pėr tė gjitha qytetet dhe vendbanimet nė harmoni me planin global hapsinor tė vendit tonė, qė ėshtė nė pėrgatitje e sipėr.

Gjatė kėtyre viteve ėshtė punuar nė fushėn e sportit, po duhet tė angazhohemi mė shumė nė ndėrtimin e infrastrukturės sportive dhe tė kultivohet fryma e garės dhe e miqėsisė midis tė rinjve. Do theksuar se disa federata sportive janė anėtarėsuar nė federatat ndėrkombėtare, si sukses i punės sė tyre.

Nė fushėn e kulturės kemi pasur pėrparime tė qėndrueshme dhe do tė bėjmė mė shumė pėr financimin e kėtij segmenti me vlerė tė vendit tonė dhe afirmimit tė kėtyre vlerave kosovare nė botė.

Kujdes tė veēantė kemi pasur dhe mė shumė do tė kemi pėr diasporėn kosovare nė SHBA dhe nė Europė, qė t'i ndihmojmė nė fushėn e komunikimit me atdheun dhe t'u ofrojmė mundėsi pėr investime nė Kosovė, qė tashmė disa i kanė filluar me sukses.

Nė mėnyrė tė veēantė do tė theksoja se gjatė kėsaj periudhe ėshtė forcuar mendimi pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės.


Tė nderuar deputetė,

Viti nė tė cilin kemi hyrė do tė jetė vit i progresit mė tė madh tė Kosovės nė tė gjitha fushat, sepse kemi krijuar njė bazė tė mirė tė zhvillimit. Institucionet e Kosovės do tė koncentrohen mė shumė nė zhvillimin ekonomik, nė procesin e privatizimit, nė sigurimin e investimeve dhe nė pėrkrahjen e sektorit privat dhe nė krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e vendit tonė, qė duhet tė krijojnė familje tė reja.

Nė do t'i kushtojmė mė shumė vėmendje zgjidhjes sė problemit energjetik qė ėshtė element kyē pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Duhet tė shikojmė mundėsinė e koncesioneve, qė besojmė sė shpejti ky Kuvend do tė miratojė Ligjin pėr Koncesione qė do tė hapė perspektiva tė reja. Ne duhet tė mendojmė edhe pėr forma tė tjera tė energjisė alternative.

Nė planin e brendshėm do tė vazhdojmė tė punojmė nė integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės dhe nė garantimin dhe mbrojtjen e tyre. Njėherėsh e dėshirojmė njė vullnet mė tė madh tė minoriteteve pėr integrim nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.


Zonja dhe Zotėrinj,

Njė kujdes tė veēantė do tė kemi pėr mundėsitė e pėrfaqėsimit tė Kosovės, pėrmes hapjes sė zyrave nė botėn e jashtme apo formave tė tjera. Nė vitin 2002 kemi bėrė njė hap nė kėtė plan me emėrimin e mikut tė madh tė Kosovės Senatorit Dole Ambasador nderi tė Kosovės nė SHBA. Kjo ėshtė njė ēėshtje vitale pėr Kosovėn nė kėtė fazė tė zhvillimit. Ne do tė kėrkojmė njė liberalizim tė vizave, sidomos pėr njerėzit e biznesit tė Kosovės me vendet e BE dhe me SHBA.

Njė veprim tė pėrbashkėt do tė bėjmė me UNMIK-un rreth bartjes sė kompetencave, me qėllim tė shtimit tė efikasitetit tė institucioneve tė Kosovės. Ky ėshtė njė proces qė duhet ta zhvillojmė sė bashku.


Zonja dhe Zotėrinj,

Njė element tjetėr me rėndėsi do tė jetė puna nė vlerėsimin e standardeve tė paraqitura, tė atyre qė i kemi pėrmbushur dhe tė atyre qė do t'i pėrmbushim nė bashkėpunim me UNMIK-un, OSBE-nė dhe me KFOR-in. Ne mendojmė se kėto standarde janė nė tė mirė tė zhvillimit dhe tė prosperitetit tė vendit tonė, e jo punė e nisur prej fillimit, sepse tė gjithė e kemi pranuar se Kosova ka pasur progres, tė cilin duhet fuqizuar.


Deputetė tė nderuar,

Njėherėsh ne do tė punojmė dhe insistojmė nė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila gjė do tė shpejtonte dhe stabilizonte proceset e brendshme ekonomike e demokratike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės dhe popullin e Kosovės.

Njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA qė ėshtė vullnet politik i popullit dhe i qytetarėve. Vėmendje tė veēantė do t'i kushtojmė kultivimit tė marrėdhėnieve tė mira me fqinjtė e vendit tonė dhe t'i pėrparojmė ato, ēfarė ėshtė politikė nacionale e Kosovės.


Tė nderuar deputetė,

Nė vjeshtė na presin zgjedhjet e dyta nacionale tė Kosovės sė lirė. Ne jemi tė bindur se do tė kemi zgjedhje tė mira e tė qeta, sepse tash kemi njė eksperiencė tė mirė nė kėtė plan. Tė gjithė duhet tė kontribuojmė nė kėtė drejtim. Kosova e ka dhėnė tashmė kėtė provim. Do thėnė se Kosova po hyn nė fazėn e njė vendi normal dhe ėshtė e gatshme t'i pranojė obligimet ndėrkombėtare.


Zonja dhe Zotėrinj,

Do tė shikojmė tė gjitha mundėsitė e angazhimit tonė nė ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve.
Njėherėsh sot i kujtojmė me pietet tė lartė tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e vendit tonė.


Zonja dhe Zotėrinj,

Me kėtė rast e pėrshėndesim Zotin Harri Holkeri dhe UNMIK-un, Ambasador Fieschin dhe OSBE-nė si dhe Gjeneralin Kammerhoff dhe NATO-KFOR-in, qė po bėjnė njė punė eksellente nė mbrojtjen dhe sigurinė e Kosovės. Po ashtu pėrshėndesim Korin Diplomatik nė Kryeqytetin e Kosovės nė Prishtinė. Njėherėsh i pėrshėndesim institucionet ndėrkombėtare e financiare nė Prishtinė dhe donatorėt qė po e ndihmojnė Kosovėn.


Zonja dhe Zotėrinj,

Nga kjo Seancė Solemne e Kuvendit tė Kosovės i pėrshėndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Chirac, Kancelarin Schröder dhe Kryeministrin Berlusconi qė vazhdimisht e pėrkrahin Kosovėn.

Pėrshėndetje tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė gjithmonė lutet pėr Kosovėn.


I nderuari Kryetar Daci,

Nė fund tė kėtij Fjalimi dėshiroj t'Ju njoftoj se sė shpejti do tė fillojmė ndėrtimin e Pallatit Presidencial Shtėpisė sė Bardhė tė Kosovės dhe do t'Ju ftoj sė bashku me deputetėt e nderuar nė kėtė ceremoni solemne e tė rėndėsishme pėr vendin tonė.

Shpresoj se sė shpejti do tė takohemi nė pėrurimin e Sallės Solemne tė Kuvendit tė Kosovės, qė po i pėrfundon punimet kėto ditė dhe Ju deputet tė nderuar do tė keni mė shumė kushte pėr punė edhe mė tė suksesshme.

Zoti Ju bekoftė.
Zoti e bekoftė Kuvendin e Kosovės.
Zoti e bekoftė Kosovėn.
Ju falemnderit.

Dr. Ibrahim Rugova
President i Kosovės
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-06, 21:01   #13
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Intervistė me Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova

Besim Abazi
4 janar 2005
Zeri i Amerikes

Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova thotė nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės” se viti 2005 duhet tė jetė periudhė e pėrmbylljes sė procesit tė pavarėsimit tė Kosovės. Duke e cilėsuar dialogun me Beogradin si shumė tė vėshtirė, presidenti Rugova thotė se pavarėsia e Kosovės veē tė tjerash do tė mundėsonte edhe integrimin e plotė tė komunitetit serb. Nė intervistėn dhėnė korrespondentit tonė nė Prishtinė, Besim Abazi, ai shpreh besimin se institucionet qė u themeluan si pjesė e marrėveshjes pas zgjedhjeve tė nėntorit tė vitit tė kaluar, do tė jenė nė gjendje tė pėrmbushin standardet e pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare deri nė mesin e vitit 2005.

Zėri i Amerikės: Viti 2004 nuk ishte njė vit i lehtė pėr Kosovėn. Si i vlerėsoni ju zhvillimet politike gjatė kėtij viti nė Kosovė?

President Rugova: Zhvillimet politike dhe zhvillimet e pėrgjithshme ishin pozitive nė Kosovė. Ka vazhduar pėrparimi i filluar qė prej disa vitesh. Rezultat i kėtij viti janė edhe zgjedhjet kombėtare qė kemi mbajtur, tė cilat u zhvilluan nė njė atmosferė korrekte, demokratike dhe tė lira, dhe ėshtė me rėndėsi qė kėto zgjedhje u vlerėsuan pozitivisht edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare. Rezultat tjetėr ėshtė edhe zgjedhja e institucioneve tė reja nė parlamentin e Kosovės, sepse siē e dini ne nuk kemi zgjedhje tė drejtpėrdrejta tė presidentit dhe tė deputetėve, dhe shpresojmė qė herėn tjetėr do t’i kemi tė tilla. Ēdo vit ka vėshtirėsitė e veta, por ato i konsideroj mė shumė si vėshtirėsi tė zhvillimit dhe tė punės sesa si pengesa. Ne kemi pasur njė pėrparim tė mirė gjatė kėtij viti nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Zoti president, siē thatė edhe ju, njė nga sukseset ishin zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti. Dhe fundi i vitit 2004 shėnoi edhe fillimin e punės sė institucioneve tė reja tė dala nga kėto zgjedhje, qė kanė mbi vete pėrgjegjėsinė pėr pėrmbushjen e standarteve qė do tė ēojnė nė zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės. A besoni ju se kjo pėrgjegjėsi do tė pėrmbushet deri nė mesin e vitit 2005, siē ėshtė pėrcaktuar edhe afati pėr vlerėsimin e tyre?

President Rugova: Do t’i pėrmbushim ato pjesė tė standarteve qė kanė mbetur, ato qė ne quajmė standarte prioritare, tė cilat janė siguria, stabiliteti, mbrojtja e minoriteteve, dhe njė element tjetėr qė ėshtė reforma e administratės nė Kosovė - njė proces qė duhet ta fillojmė dhe qė do tė zgjasė mė shumė, si nė tė gjitha vendet e tjera. Deri nga mesi i vitit 2005 do tė bėhet mė shumė vlerėsimi i standarteve qė kemi plotėsuar, sepse ne nuk mund tė krahasohemi me standartet qė u vihen vendeve mė tė zhvilluara, vendeve me pavarėsi tė njohur etj., megjithatė unė mė shumė do tė pėrqendrohem tek vlerėsimi i standarteve, sepse deri me rastin e zgjedhjeve tė kėtij viti, ne nuk kemi pasur njė vlerėsim tė progresit tė proceseve nė Kosovė. Kėtė tani e bėri zoti Petersen nė Kėshillin e Sigurimit, ku dha njė vlerėsim teknik tė standarteve, tė pėrparimit nė Kosovė, qė ėshtė njė hap i mirė. Por gjithsesi, ne jemi tė aftė t’i realizojmė kėto dhe t’i vlerėsojmė sė bashku me bashkėsinė ndėrkombėtare.

Zėri i Amerikės: Zoti president, njė pjesė e mirė e kėtyre standarteve ndėrlidhet me gjendjen e pakicave nė Kosovė. Nė kėtė kuadėr, cili mund tė jetė ndikimi i bojkotimit tė mundshėm tė pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb nė institucionet e Kosovės, dhe sa mund tė pengojė pėrmbushjen e kėtyre standarteve?

President Rugova: Pakicat dhe grupet e tjera etnike kanė pranuar tė integrohen nė Kosovė ndėrsa pėr serbėt kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr, sepse ata akoma jetojnė me logjikėn e vjetėr se nuk ka ndodhur asgjė, manipulohen nga Beogradi, megjithėse njė pjesė dėshirojnė tė integrohen, por kanė frikė. Pra nė kėtė kontektst, pavarėsia do ta zgjidhte edhe kėtė problem. Ne do tė bėjmė ēmos si institucione qė t’ua ofrojmė tė gjitha shanset qė ata tė integrohen. Dhe tė mos harrojmė se serbėt kanė vendet e rezervuara nė parlamentin e Kosovės sikurse minoritetet e tjera, tani kanė edhe zėvendėsministėr. Pra ne, nga ana jonė si shtet, si shoqėri i kemi kryer detyrimet tona. Ata, nė vendet e tyre ku jetojnė, kanė buxhet tė veēantė, shkolla, ambulanca dhe ne po punojmė edhe pėr lirinė e qarkullimit. Mospjesėmarrja e tyre nuk do ta pengojė procesin e pėrmbushjes sė standarteve, sepse ne duhet tė shikojmė interesat e shumicės sė popullatės sė Kosovės, shumicės sė qytetarėve, dhe natyrisht duke ecur pėrpara nė kėtė fushė, do tė ketė avancim edhe pėr minoritetet dhe minoritetin serb. Pra ne nuk mund ta bllokojmė shumicėn e popullit tė Kosovės.

Zėri i Amerikės: Zoti president, si pjesė e standarteve ėshtė pėrmendur edhe dialogu me Beogradin. Si e shihni ju tė ardhmen e kėtij standarti apo kėtij dialogu?

President Rugova: Ėshtė shumė e vėshtirė. Ne kemi provuar tė bisedojmė gjatė kėtyre dy viteve pėr ēėshtje teknike dhe ėshtė e vėshtirė tė zhvillohet dialog me Beogradin, sepse ato kanė pretendime tė tjera dhe akoma nuk janė liruar nga interesat e tyre pėr Kosovėn dhe ata akoma nuk e kuptojnė se qė nga viti 1999 Kosova ėshtė ndryshe. Mė lehtė do tė ishte tė bisedonim me Beogradin kur tė njihet pavarėsia e Kosovės. Megjithėse ne do tė provojmė; unė mendoj se ėshtė shumė vėshtirė tė bisedohet me Beogradin edhe pėr ēėshtjet mė tė vogla, sepse ata janė shumė tė ngarkuar me ēėshtjet e sė kaluarės sė keqe.

Zėri i Amerikės: Kjo vėshtirėsi, a e bėn edhe mė tė rėndė procesin e zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės?

President Rugova: Jo. Janė dy rrugė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės: njohja e drejtpėrdrejtė qė kėrkoj unė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nga Bashkimi Europian, qė do tė ishte mė e mirė dhe qė ta pranonin edhe fqinjėt tanė, ndėr ta edhe Beogradi, meqenėse Beogradi nuk ka mė tė drejtė vetoje nė ēėshtjen e Kosovės; dhe rruga tjetėr ėshtė nėse bėhet njė takim i vogėl ndėrkombėtar, ku do tė merrnin pjesė faktorėt mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, OKB-ja dhe vendet fqinje, dhe ku do tė njihej pavarėsia e Kosovės nga tė gjithė. Megjithatė, unė insistoj nė njohjen e drejtpėrdrejt qė ėshtė mė e shėndetshme dhe mė e mirė.

Zėri i Amerikės: Zoti president, tė kthehemi tek zhvillimet e brendshme. Nė tė kaluarėn ju jeni angazhuar pėr njė formė tė qeverisjes me pozitė dhe opozitė. Si e vlerėsoni ju fillimin e punės sė institucioneve tė reja me kėtė formė deri tani tė paprovuar shumė nė Kosovė, pra edhe me njė opozitė nė parlament?

President Rugova: Mund tė them se si fillim gjėrat kanė rrjedhur mirė. Ėshtė bėrė transferimi i pushtetit nga qeveria e mėparshme tek qeveria e re, janė zgjedhur ministrat e rinj dhe ministritė e reja dhe ky ėshtė njė fillim i mbarė i punės. Ne deri tani, siē e dini, kemi pasur njė marrėveshje tė gjerė pėr qeverinė qė ka funksionuar gjatė mandatit tė kaluar 3-vjeēar, ku janė vėnė bazat e institucioneve, ndėrsa tani ėshtė pozitive qė tė punojmė pėr qeverinė me pozitėn dhe opozitėn, sepse kjo do tė jetė mė efikase dhe ne jemi nė njė fazė qė pėrpiqemi tė jemi mė efikasė nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė Kosovės. Pra si ēdo vend demokratik, qeveria dhe institucionet do tė punojnė, dhe opozita do tė kritikojė me argumente etj., nė mėnyrė qė tė mos bien nė gjumė ata qė udhėheqin. Megjithatė duhet tė kemi kujdes qė tė bashkėpunojmė nė pikat kyēe tė interesave kombėtare, dhe kėtė e kemi bėrė pėr shembull pėr pavarėsinė dhe zhvillime tė pėrgjithshme nė ēėshtje tė tjera si ēdo sistem demokratik.


Zėri i Amerikės: Ekzistenca e opozitės nėnkupton edhe ashpėrsimin e gjuhės politike. Meqė demokracia nė Kosovė ėshtė ende nė njė fazė tė brishtė, a keni shqetėsim se ajo mund tė dėmtohet nga njė ashpėrsim i gjuhės politike?

President Rugova: Varet nga tė dy palėt; por nė pėrgjithėsi ne kosovarėt nuk kemi ndonjė gjuhė tė ashpėr dhe gjithsesi edhe ashpėrsimi i gjuhės do tė thotė qė punėt tė ecin mė mirė. Unė mendoj se nga ana ime si president i Kosovės dhe institucionet e tjera nuk do tė kemi situata konfliktuoze dhe do tė shohim sa mund tė gjejmė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr ēėshtjet e pėrgjithshme. Megjithatė, mendoj se do tė shkojmė mirė.

Zėri i Amerikės: Zoti president, pas themelimit tė koalicionit qeveritar ėshtė folur shumė se ai mund tė jetė i lėndueshėm edhe pėr shkak tė marrėdhėnieve me Gjykatėn e Hagės duke iu referuar mė shumė intervistimit tė kryeministrit Ramush Haradinaj nga ana e hetuesve tė kėsaj gjykate. Cili ėshtė komenti juaj?

President Rugova: Ka pasur mendime tė ndryshme, spekulime tė ndryshme, por bazė ligjore dhe kushtetuese nuk ka pėr tė penguar zotin Haradinaj tė jetė kryeministėr i Kosovės, do tė thotė as nga kushtetuta e Kosovės apo nga korniza tė tjera ligjore. Siē e dini ai ka bashkėpunuar me gjykatėn gjatė intervistimit, pra ėshtė njė proces ligjor dhe plotėsisht demokratik, dhe ky do tė vazhdojė.

Zėri i Amerikės: Ēfarė prisni nga viti 2005 pėr Kosovėn?

President Rugova: Tė njihet pavarėsia sa mė shpejt, gjė qė do tė qetėsonte popullin e Kosovės dhe do tė hapte prespektiva tė reja pėr zhvillimin ekonomik, demokratik dhe pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ne kemi ecur shumė shpejt gjatė kėtyre 5 viteve dhe pavarėsia do tė hapte prespektiva tė reja dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė botės apo Europės. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet tė marrim kredi dhe garantim tė investimeve, dhe me njohjen e pavarėsisė do tė kishim mė shumė mundėsi, pasi shumė institucione ndėrkombėtare thonė se ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė i pengon kėto procese. Pra, dėshiroj qė nė vitin 2005 kjo tė realizohet.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-02-06, 04:22   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Programi i LDK-sė ėshtė program i popullit tė Kosovės, ėshtė Program juaj, sepse shpreh pėrpjekjet dhe dėshirat tuaja pėr jetėn tuaj, pėr Kosovėn. Ky Program ėshtė program i vizionit, ėshtė program operativ, praktik pėr ndėrtimin e shtetit dhe tė shoqėrisė kosovare. Themelet e shoqėrisė dhe tė shtetit tė Kosovės janė vendosur me Deklaratėn e Pavarėsisė, Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės (1990), me Referendumin pėr Pavarėsi (1991), me zgjedhjet presidenciale e parlamentare mė 1992 dhe mė 1998 si dhe janė mbrojtur me rezistencėn e popullit tė Kosovės, tė mbrojtur nga SHBA, NATO, BE dhe bashkėsia ndėrkombėtare.

Qytetarė tė dashur, pėrkundėr obligimeve tė pėrditshme, ēdo ditė ne tė gjithė duhet tė zgjohemi me njė mendim tė bukur "Ēfarė tė mire mund tė bėjmė sot pėr Kosovėn?"
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-06, 15:37   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PYETJE: A keni ndonje taktike te vecante kur gjendeni kundruall radikaleve Shqiptare, e cilet se paku me fjale jane me agresive?

RUGOVA: Ata na kritikojne para se gjithash verbalisht, ata u kane mbetur besnike idolatrive te vjetra dhe bertasin: "Ne kemi qene gjithmone nje popull luftarak, cka presim?" Ose: "C'beri populli Shqiptar me kete levizje?..." Ne te vertete, ata i shohin rrezulltatet, se dicka po funksionon. Per me teper, ata konkretisht nuk mund te bejne asgje ne Kosove.

Me kete radikale nuk polemizoj. Por shpesh tallem; nuk e di nese eshte fjala per humor, sidoqofte, shpesh u them: "Nese eshte dikush me i forte - ndonje levizje, ndonje parti etj. - ne skenen politike, delni, dukuni! Dhe na shpetoni! Na clironi!


PYETJE: A mund te punoni pa teleshe me ish komunistet?

RUGOVA: Pikerisht ata na kritikojn: pse e bejme ne kete politike paqesore? Pse nuk e nisim luften? Drejt cfare sistemi po shkojme? Ata harrojne se e kane shitur Kosoven dite per dite dhe me vite te tera...

PYETJE: Merrni masa kunder kesaj?

RUGOVA: I le. Nuk kam kohe te merrem me ta. Kam tjeter filozofi. Nuk eshte fjala per tolerance. Nuk eshte fjala as i kujdesshem as i sjellshem, por kryej punen time. Ne kemi filozofi politike e cila kerkon te merremi parasegjithash me te tashmen.Nuk kemi kohe, ne te tjeret, te kllapurisim per sistemin ne kohen kur nuk kemi sistem, kur jemi te perjashtuar nga te gjitha sistemet!

Ibrahim Rugova. "Ceshtja e Kosoves."


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.