Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-02-12, 11:56   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Familja Jashari





  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-02-12, 20:52   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Familja Jashari

  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-12, 12:53   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Familja Jashari

Sot kurė po festojmė fundin e krijesės artificiale tė quajtur si RFSJ, SRJ e plotė emra tė tjerė tė cilėt nuk kishin tė bėnin asgjė me Shqiptarėt, dhe krijimin e shtetit tė Ri tė dytė Shqiptar nė Ballkan, patjetėr pėrkujtojmė edhe familjet e shquara si qė ėshtė familja Jashari.

Pėrkujtojmė edhe tė gjithė ata qė kontribuan shumė dhe sakrifikuan shumė pė kėtė, pėrkujtojmė herojt e popullit tė luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, pėrkujtojmė martirėt e kombit, pėrkujtojmė mėrgatėn qė bėri shumė pėr ne dhe pėr shtetin tonė, pėrkujtojmė popullin i cili mbėshteti me te gjitha forcat realizimin e kėsaj dėshire tė kahmotshme.

Sot po festojmė atė qė po e quajm hapi i parafundit pėr krijimin e shtetit gjithėshqiptar.

Sot falėnderojmė tė gjithė ata qė kontribuan nė krijimin e shtetit tė dytė Shqiptar si UĒK-nė, SHBA-tė, NATO-n dhe shtetet mė tė zhvilluara Europjane dhe botėrore si dhe burrėshtetasit e tyre.

Sot gjithashtu kemi brenga dhe sfida tė mėdha para vetes, kemi veriun e Kosovės, kemi ekonominė e dobėt si dhe numrin e madh tė tė papunėve. Sot dhe gjithmonė duhet tė jemi tė bashkuar pėr tejkalimin edhe tė kėtyre sfidave si dhe tė atyre qė do tė shfaqėn nė ndėrkohė.

Urime katėr vjetori i pavarėsisė sė Kosovės.


Rroftė UĒK.
Lavdi dėshmorėve tė kombit.
Rroftė Shqipria etnike.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-02-12, 11:11   #4
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Familja Jashari

Me ne fund Familja Jashari e kuptoi se eshte perdorur nga Hashimi dhe SHIK-u...tani po hetohet edhe shkuarja e LULIT.,alias Kadri Veselit ne kullen e Jasharajve,dhe pergatitja e terenit per eliminimin e Adem Jasharit,dhe marrja e kalas nga brenda e UCK-s,nga SHIK-u me ndihmen e UDB-s!

Dal ngadal po zbulohen aktoret e vertet te dhunimit dhe te krimeve ne Kosove..qe dot iu bashkangjiten krimineleve serb!!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-03-12, 18:07   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Familja Jashari

U lind nė Prekaz
tė Ahmet Delisė
qė tok me Murselin
i dhanė vulė burrėrisė.

U lind nė Drenicen
e Azem Galicės,
tė Shotės e t’Shabanit-
simbole t’sakrificės.

U rrit dhe u edukua
nė frymen e traditės,
mu si e kanė zakon
Trimat e Drenicės.

Nuk i dhimbsej jeta,
familja as pasuria!
Njė pėr te ishte mbi tė gjitha-
Atdheu dhe Liria.

Bėri tė jashtėzakonshmen
pėr tė shtrenjten Liri
vetėm qė Kosova
tė mos mbes nė robėri.

Formoi UĒK-nė
nga lulet e kėtij kombi
vallė, pėr Liri tė Kosovės
e paska falur Zoti?!

Shkjau kėtij prore ia ka friken
po i ka edhe lakmi,
se i tregoi gjithė botės
ē’bėjnė shqiptarėt pėr Pavarėsi.

Prehu i qetė n’Prekaz
O Adem Jashari!
se Ty edhe nė mes tė errėsirės
si yll tė shėndritė varri.

Ti je udhėrrefyes
i gjithė breznive tė reja,
pėr armiqėt e kėtij trolli
Ti prapė do tė shkrepėsh si rrėfeja.

Populli Drenicės,
Kosovės e gjithė Shqipėrisė,
tė ka pėr Legjendė tė kohės
dhe gjithė historisė..
Lavdi Familjes Legjendare Jashari
Lavdi Deshmoreve te Kombit
Rrofte UCK
Rrofte Kombi Shqiptar
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-03-12, 18:47   #6
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Familja Jashari

Bacė, u krye, po thotė Lokja
Qerpikloti qė flet shumė .
Po flet vallja qė s’faroka
Zemra jonė, zjarr e prush.
Bash njė shekull thurėm djepe
Ndezėm shkronjat nėpėr shpirtėra
Ngritėm vetė 1000 ortekė
Tė na vinte pranė Rilindja.
2
Bacė, u krye thotė tupani
Flasin plagėt e pathara.
Dhėndėrron ēdo gur vartani
kėngė tė reja po sjell dasma
Ta ndez vallen nė log zjarri
me bajrakun nėpėr oda
Bacė, u krye thotė Prekazi,
Bacė, u krye, thotė Kosova...
3
Gjerdanojnė yje, urime
po loton njė lot prej gazi.
Ndėr lahuta zgjoj krenshikėt
Djep tė ri po marr nga Sharri.
Kam dėbuar larg mandatėn
Po piskama ma zgjon dhimbjen
Mezi pres qė tė hap brazdėn
grurė e kėngė tė mbjell ndėr brigje.
4
Bacė, u krye, thotė lahuta
Qė nder telin pėr rapsodė
Nėpėr varre, lulon lulja
Njė nga njė shqiponjat zgjon.
Vjen njė Loke, piskamėfshehur
pėrmbi varr tė luftėtarit.
Paska mbetur thėngjillndezur
Nėpėr vatra gacė e zjarrit.

Vjen njė mal ulet mė gjunjė
gur mė gur tė stisė ėndrrėn
E hap gjoksin fushė mė fushė
Tė puthė gazin, tė puthė furkwn
Bacė u krye, po thotė Kulla
Cep mė cep me plumba shpuar.
Sa e gjatė ishte rruga.
Nėpėr pragjet gurshkrumbuar!
Ėndrra jonė e pranguar
Na pėrgjaku udhė e shteg.
E sot gaz i pambaruar
Thellė nė gjoks po bėhet det.
……..Bacė, u krye, bacė u krye!
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-12-13, 16:53   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Familja Jashari

Bedri Islami:
Kjo ėshtė letra e fundit e Adem Jasharit




Nė arkivin e Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe tė UĒK-sė ruhen mjaft dėshmi qė kanė lidhje me figura tė jashtėzakonshme tė luftės dhe ngjarje madhore tė saj. Mes tyre, si njė pasuri e vyer e kombit, ruhen edhe letra tė shkruara nga personalitetet drejtuese tė saj, nė kohė dhe nė vende tė ndryshme, e pėr probleme qė kishin lidhje me luftėn, pėrgatitjen e zhvillimin e saj.



Ndėr mė tė vyerat janė kasetat me incizime tė ardhura nga Adem Jashari dhe grupi i Drenicės, filimime, por edhe letra, njėra nga tė cilat, mjerisht e fundit dėrguar prej tyre, tani, nė dhjetor, bėn 15 vite. Ajo ka vlerat e saj historike, si njė nga dėshmitė e luftės, por edhe vlerat njerėzore, sepse pas rreshtave tė saj fshihen njerėz me ideale tė mėdha, tė cilėt e kanė dashur Shqipėrinė mė shumė se sa dritėn e syve, shkruan Bedri Islami, transmeton Gazeta Dita.

Kjo letėr, e dėrguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vėllai, Hamza, dhe e nėnshkruar nga njė grup luftėtarėsh tė Drenicės ėshtė njėri ndėr mesazhet e luftės. Natyrisht, ajo nuk ėshtė shkruar me mendimin se do tė botohet ndonjėherė; ajo ėshtė njė letėr mes shokėve tė luftės, flet pėr realizimin e njė aksioni dhe pėr probleme tė tjera. Por, nė gjithsecilin rresht tė saj, tepėr dukshėm, mund tė shikosh atė qė do tė vinte mė pas. E shkruar thjeshtė, si gjithēka qė ėshtė madhėrisht e bukur, pa fjalė tė mėdha dhe pa mburrje, ajo mbart nė vete dėshminė historike, jo vetėm tė njė beteje.

Kjo letėr ėshtė shkruar nė fundin e vitit 1997, mė saktėsisht nė dhjetor tė kėtij viti. Fillimisht ajo ėshtė faksuar, nga jashtė Kosovės, sipas tė dhėnave nga njė faks nė aeroportin e Shkupit, e mė pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditėsh, pėrmes kanaleve ilegale. Letra ruhet sot nė arkivin e Lėvizjes Popullore tė Kosovės, ku edhe ėshtė adresuar, ndėrsa njė kopje e saj ruhet nė Kosovė.

Letra e plotė, qė e transmeton Dita, ėshtė kjo:



“Tė dashur shokė e vėllezėr,

Disa tė dhėna rreth ngjarjes nė fshatin Vojnik, tė ndodhur me 25 nėntor 1997 nė mes forcave tona dhe tė policisė sekrete tė okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmėrimin e njė automjeti civil tė tipit ‘niva’ me katėr persona civilė, i cili bėnte lėvizje tė dyshimta nė fshat, nga lagjja nė lagje. Atė e vėrejtėm dhe e pėrcollėm deri sa erdhi tek lagjja e Binakajve dhe pikėrisht afėr shtėpisė ku gjendet veprimtari ynė. Sipas rrėfimit tė shokut, ky tentoi t’i identifikojė, por ata tentuan ta tradhtojnė duke u paraqitur njėri prej tyre se “jemi shqiptarė” dhe porsa ai e mbaron fjalėn, njeri prej tyre shtien disa herė me revolver, nė drejtim tė veprimtarit tonė. Shkathtėsia e tij e shpėtoi nga plumbat dhe me shpejtėsi tė madhe ky ia kthen automatikun dhe e qėllon automjetin dhe dihet se i ka qėlluar disa nga tė ndodhurit brenda. Tė dyshimtit largohen me shpejtėsi tė madhe nga vendi i ngjarjes, duke lėnė nė vend shenjat e xhamave tė thyer dhe shenja gjaku.

Kjo ka ndodhur rreth orės 14.00. Pasi largohen tė dyshimtit, ky kthehet nė shtėpi dhe bashkohet edhe me tre shokėt e tjerė, tė cilėt ishin tė gatshėm pėr ndihmė, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosėn tė mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjė intervenim i mundshėm policor. Ashtu edhe ndodhi.

Pas dy orėsh, pra rreth orės 16.00, nė fshat hyjnė dy autoblinda, tė shoqėruar edhe nga njė ‘Nivė’ dhe mėsyjnė lagjen e Binakajve. Kėta, shokėt tanė, zėnė pozicionet nė malin e afėrt dhe nė gardhiqet e afėrta. Porsa mbėrrin ekspedita ndėshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnė tė shtiejnė nė drejtimesh tė ndryshme, pėr tė pėrhapur panik. Por, nė atė kohė, forcat tona, tė pėrbėra, si e thamė edhe mė lart, nga katėr persona, hapin zjarr dhe e kthejnė konfliktin mes tyre dhe ekspeditės ndėshkuese serbe. Tė pabarabartė nė numėr e nė teknikė, bėhet tėrheqja nė drejtim tė pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndėrprerje dhe filluan tė afrohen, ēka u detyruam tė pėrdorim bombat, edhe pse tė pakta. Atėherė, me pėrdorimin e bombave, serbėt u tėrhoqėn nė autoblinda dhe lufta bėhej vetėm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orės 18, por nuk mundėn tė na shtyjnė nga pozicioni qė e zumė nė pyll. Kjo i shtyri tė largohen me shpejtėsi tė madhe nga lagjja dhe fshati.

Nga ana jonė nuk patėm viktima ose tė plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku nė vendin e ngjarjes, sidomos tė shumta ishin ku janė pėrdorė bombat.

Sa i pėrket organizimit tė mėvonshėm dhe informimit tė anėtarėve, ngjarja zhvillohet kėshtu: Nė organizimin tonė ekzistojnė edhe vėzhguesit e terrenit. Njėri prej tyre vėren autoblindat duke shkuar nė drejtim tė Klinės apo Turiqevcit, deri sa pėr rastin qė biseduam mė lart, kishim informata. Bėhet lajmėrimi i disa prej punkteve tona dhe ata bėnė lajmėrimin e anėtarėve, por vetėm tė jemi tė gatshėm, qė porsa tė marrim lajmin se ēfarė po ndodh nė terren, tė jemi tė gatshėm pėr ndihmė. Nata e bėri tė veten dhe me vonesė u bė e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tėrheqja e policisė bėri qė tė mos konfrontohemi atė mbrėmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosėm qė tė jemi nė vėzhgim tė terrenit, nė tė gjitha rrugėt qė tė shpien drejt vendit tė ngjarjes. Dėrguam vėzhguesit, pra edhe tė tjerėt, vendosėm, pasi e morėm edhe pėlqimin e shokut nė ngjarje tė drejtpėrdrejtė qė: nėse policia do tė ndėrmarrė ndonjė operacion ndėshkues, tė bėjmė rezistencė. U vendos qė para mėngjesit tė zihen pikat mė strategjike nė rrugėt qė shpien drejt rajonit tė rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund tė ndėrhyjnė nga Mitrovica, Peja, por edhe nga Prishtina. U caktuan grupet qė do tė zėnė pritat, por edhe vėzhguesit pėr lajmėrim. Ēdo gjė nė Drenicė dhe rreth saj ishte nėn kontroll. Dėshira jonė ishte dhe luteshim, qė bash nė vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, tė jetė ashtu.

Pra, aty e parashikonim se do tė korrnim fitore. Kemi pasė mundėsi edhe mė herėt, pra nė vend tjetėr t“i ‘shkurtojmė’, por bash aty, ku edhe e dėshironim, na erdhėn, ishim disa grupe, nė disa prita. Kolona ishte e gjatė. Kishim lajmin nga vėzhguesit se janė tė shoqėruar edhe me helikopterė. I pritėm deri sa hynė nė mesin e tė gjithė grupeve nga 3-4 e deri nė pesė veta nė grup, ku numri i pėrgjithshėm nga ne ishte prej 23 vetash (kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur ‘kryqat e popit’). Tė tjerėt ishin nė vende tė tjera, pėr tė mos i pėrshkruar tash tė gjitha.

Kolona hyri ku dėshironim. Sė pari sulmuam me minahedhės, e pastaj disa me bomba e disa me armė zjarri tė ndryshme, si automatikė, snajperė e mitraloz. Konfrontimi filloi rreth orės 10 ku zgjati deri rreth orės 13-14.

Operacioni ishte shumė i vėshtirė, luftė e ashpėr, e pandėrprerė, harxhuam shumė municione, sidomos nė helikopterėt. Disponimi nė forcat tona ishte nė nivel, edhe pse disa ishin tė parėt, pėrveē harxhimeve nė municion, nga forcat tona nuk pati humbje e as tė plagosur. Ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, edhe fshatarėt e kėtyre anėve u pėrgjigjen dhe u mbushen malet me luftėtarė tė gatshėm, ku gjatė tėrheqjes policia u sulmua nga tė gjitha anėt, e ku policia nė panik shtiu kah mundi, nė objekte civile, shkolla e xhami.

Pasi i shtymė tė tėrhiqen forcat speciale serbe shkuam nė vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lėnė nė vend shumė dėshmi qė tė tregojnė se kanė pasur humbje dhe se kanė qenė tė hendikepuar nga paniku. Gjetėm municion tė ndryshėm tė kalibrit tė madh e deri tek revolverėt, veshje antiplumb tė pėrgjakura, shlema, karikatorė tė ndryshėm, maska kundėr gazrave, patrona lotsjellės e shumė e shumė tė tjera. E gjithė rruga qė nga fshati Lludeviq e deri nė vendin ‘Kryqat e popit’ ishte e mbuluar nga gėzhojat. Damet e pėsuara nga armiku, ēka na i kemi parė, janė njė autoblind i kallur, njė i prishur, mitralozin e shkatėrruar, njėrin nga ‘pizgauerėt’ e djegur e disa blinde tė damtuar pjesėrisht. Helikopteri dyshojmė se ka qenė i goditur, se shumė shpejt u largua dhe mė nuk u duk, duke i lėnė forcat e veta tė vetmuara, gjysmė ore para se tė tėrhiqeshin.

Kemi kėrkesa tė mėdha pėr anėtarėsim, por mungon armatimi. Shumė pak keni punuar nė kėtė drejtim. Prandaj shokėt qė veprojnė nė kėtė trevė tė Drenicės, kėrkojnė qė tė pėrfaqėsohemi me nji nga shokėt tonė tė mėhershėm qė tani e disa kohė gjendet jashtė, nėn emrin e tij konspirativ ‘Veshi’.

Nė fund tė kėtij rrėfimi ju pėrshėndesim pėrzemėrsisht nga Drenica.

Lavdi tė rėnėve pėr liri.

Nga njė grup shokėsh,

Tė nėnshkruar: Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri”.



Kush janė tė nėnshkruarit e kush ėshtė “Veshi”

- “Rafeta” ishte pseudonimi i Adem Jasharit,

- “Gipa” ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadės “Fehmi Lladrovci”- vrarė nė luftė),

- “Zena” ishte Zenun Kodra,

- “Dili” ishte Fadil Kodra,

- “Nura” ishte Nuredin Lushtaku,

- “Dyli” ishte Hamėz Jashari,

- “Gafurri” ishte Abedin Rexha, i njohur mė vonė si “Sandokani”, komandant brigade, i vrarė nė luftė.

Nga shtatė tė nėnshkruarit, katėr janė vrarė nė luftė, tre tė tjerėt nė TMK ishin me gradat superiore, gjeneralmajor e mė tej. Ndėrsa, “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit - gjatė luftės i caktuar me detyra tė njė rėndėsie tė veēantė pranė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, si pėrfaqėsues i saj nė Shqipėri dhe pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.

Rreth tre muaj pas kėsaj letra Adem Jashari u vra nė luftė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.