Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-02-07, 05:56   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Libri -Njeriu i Pavarsisė-Dr.Ibrahim Rugova

U promovua libri NJERIU I PAVARĖSISĖ – DR. IBRAHIM RUGOVA

Mė 26 janar tė vitit 2007 nė njėvjetorin e ceremonisė sė varrimit tė ndjerit Dr. Ibrahim Rugova, nė sallėn e promovimeve tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare nė Prishtinė u bė promovimi i librit tė redaktuar nga Kadri Mani:




Pamja e librit NJERIU I PAVARĖSISĖ – DR. IBRAHIM RUGOVA

NĖ VEND TĖ PASTHĖNIES

ZIA PĖR NJERIUN QĖ MBĖRRIJTI ĒDO GJĖ


Kryetari i Kosovės Dr Ibrahim Rugova
(10.12.1944-21.1.2006)

Nga biografia e shkurtėr e kryetarit tė Kosovės mėsojmė se Dr. Ibrahim Rugova (i biri i Ukės dhe i Sofijes-Sofa) u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Burimit (Istogut), nė Kosovė. Qė nė moshėn e tij tė vockėl sapo kishte mbushur njė muaj e tetė ditė, mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babin e tij, Ukė Rugova dhe gjyshin, Rrustė Rugova, i cili kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.
Mė 21 janar 2006, pushoi sė rrahuri zemra e madhe e njeriut tė madh, tė cilin e rriti dhe e edukoi nėna shqiptare, nėna Sofa, qė dinte tė shtronte sofra: dhe e edukoi me mikpritje dhe me traditat mė tė mira e mė bujare shqiptare pėr ta bėrė zot shtėpie dhe zot pavarėsie; vdiq nė moshė relativisht tė re, por qė arriti ēdo gjė pėr vete e pėr ne!
Ndryshe nga dimri i sivjetmė (2007), qė duket si pranverė e vėrtetė, vjet ishte acar i madh: ama as acari nuk e pengoi popullatėn qė tė udhėtonin nė Prishtinė me lot ndėr sytė, tė takoheshin me njeriun e tyre, tė cilin e donin dhe rregullisht ia jepnin votėn timonierit mė preciz tė pavarėsisė: ishin lodhur me demagogjinė e vėllazėrim-bashkimit tė fqinjėve tanė tinėzarė dhe me miqtė e tyre, me tė cilėt nuk bėri asnjė aleancė, dhe po i besonin urtėsisė sė tij tradicionale, pas thėnies gjeniale tė popullit tonė: Kurrqysh besė nuk muj me t’zānė, pa vetė edhe pėr babagjyshin tānė; tė shėnuar nga Destan Bajraktari.
Pritnim nė radhė tė gjata: pritnim me durim rugovian-gandian, ca tė rinj tė papėrvojė ishin veshur dobėt (sikur edhe nipi ynė Ermali) e po dridheshin si thupra nė ujė, ca tė moshuarve po iu binte tė fikėt, tė cilėt i ndihmonin pjesėtarėt e policisė e t; kujdestarisė dhe i kalonin pa radhė... tė rinj e tė reja, burra e gra, pleq e plaka vinin e pėrkuleshin pėrpara trupit e shpirtit tė tij... ishin nė gjendje tė vdisnin nė ditėn e homazheve, sikur qė ishin gatshėm tė vdisnin pėr tė sa ishte gjallė Rugova dhe pėr fjalėn e tij burrėrore...
Dhe populli gjenial me pėrvojė tė hidhur pyeti dhe ia mėsoi mirė e mirė biografinė njeriut tė vet tė traditės dhe lehtazi po i dallonte ata llafazanėt mendjelehtė qė kishin nga pesė dhi e nga gjashtė zile! Qė nuk iu priste sėpata kurrė nė njė vend, qė nuk iu dihej as prejardhja dhe nė bazė tė sjelljeve ēapraze, tė mbushej mendja se, vėrtet, do t’ i ketė sjellė lejleku, siē iu thoshin fėmijėve!
Rezili tė bėn rezil!- do t’ia kishte pėrsėritur shpesh nėna Sofa dhe hasreti e hazreti Ibrahimi ynė urtak, do ta kishte mbajtur vėth nė vesh: i anashkalonte rezilėt e allēakėt, edhe kur bėnin prapėshtira, edhe kur sabotonin, edhe kur merreshin me obstruksione, edhe kur e pėrgojonin e shpifnin pas shpine dhe e shanin hapur me fjalorin e rrugaēėrisė, edhe kur tentonin ta merrnin kalanė nga brenda, edhe kur po kalonin nga partia nė partiza dhe vijimisht po dėshtonin!
Krejt bota po i merrte lakmi Dr. Rugovės: ēfarė filozofie e zemėrmadhėsie tė mos hynte nė asnjė lojė, tė mos i thoshte kurrė kujt as dreq me gojė!?!
Ama mendjelehtit t dritėshkurtrit treten si bora e parvjetme! Na ngelėn tė gatshme nga Dr. Rugova: stema, flamuri, vula - komplet shteti e pavarėsia! Poashtu na e la trashėgim opusin voluminoz, kompletin prej 12 veprash madhore.
Nga e gjithė kjo u frymėzua populli, u frymėzuan poetėt e popullit, personalitetet kombėtare-ndėrkombėtare dhe nga kėto frymėzime:
LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHĖLLIME PĖR IBRAHIM RUGOVĖN, lindi ky libėr kaq voluminoz, pasqyrė e njė epoke kur taktika e strategjia, por edhe pėrpjekjet e lufta jonė vetanake e UĒK-sė dhe me ndihmėn e aleatėve tanė, triumfuam ndaj dhunės dhe terrorit serb dhe bashkėpunėtorėve tė tyre kombėtarė-ndėrkombėtarė; opus letrar ky, trashėgimi kulturore-politike qė e kemi nė dorė sot ne, e do ta kenė nesėr e pasnesėr brezat.
E kemi Memorialin me kurora tė panumėrueshme, ku defilon pelegrinazhi ditenat...
Ky ėshtė libri ynė i dytė pėr Kryetarin, pas atij tė parit: Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi nė Kosovė dhe nė Hagė!!
Kadri Mani

Vazhdon aty ku ma preu censori R. O:
Jemi mbledhur kėtu nė sallėn e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare qė ta pėrurojmė librin:

NJERI I PAVARĖSISĖ- DR. IBRAHIM RUGOVA
(LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHĖLLIME PĖR IBRAHIM RUGOVĖN)

Ai si njeri i madh e vizionar, burrėshtetas me pėrmasa kombėtare-ndėrkombėtare, rezilėve dhe allēakėve nuk ua kthente pėrgjigjet, as i pėrjashtonte!!
Andaj edhe u pėrhap thėnia se nga LDK-ja s’ka pėrjashtime, ka vetėm- jashtėqitje!!
Mė lart fjalėn e patėm te rezilėt e tė allēakėt: ata antiinstitucionalistė-antikombėtarė, ata qė po e shanin edhe shenjtėreshėn tonė Nėnėn Terezė, si dhe antikatedralistėt!! Tash as po i shohim gjėkundi nė sallė, prandaj edhe po i thėrrasim me apel dhe me rendin alfabetik: A ėshtė kėtu Kryetari i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, Adem Demaēi? - jo nuk ėshtė! A mos i ka dėrguar zėdhėnėsit (tellallėt) e vet pėr ta arsyetuar mungesėn - jo nuk i ka dėrguar!
Bujar Bukoshi?-mungon!
Nexhat Daci?-mungon!
Pėrfaqėsuesit e Bashkėsisė Islame?-mungojnė!
Turp e ndot, sot e mot!!
Me atė rast Kosova shpalli pesė ditė zije, Shqipėria shpalli tri ditė zije.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.