Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-01-08, 07:47   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim A ka fjalė mė tė bukur se durimi?

A ka fjalė mė tė bukur se durimi ?


" O shėrbėtor i trupit , sa i pafat qė je mė kėtė shėrbim!
Shpirti , e jo trupi tė bėn njeri."





nga Hamdi NUHIJU



Rrugėtimin tonė nėpėr kėtė iterenar shkronjash po e fillojmė me kėtė titull tė vėnduar nė formė tė pyetjes. Titull i cili vetėm si i tillė nuk do tė ketė vlerėn e duhur poqese nuk praktikohet dhe nuk pėrjetohet nga thellėsia e brendshme e individit.
Paramendoni njė shoqėri me shumė individė tė durueshėm dhe falėminderuesish, dhe njė tjetėr, ku padurimi ėshtė gjella kryesore nė jetėn e tyre tė shkurtė. Sigurisht qė do tė ndjenit mungesė tė tė shprehurit dhe tė pėrqafuarit tė idesė sė durimi ėshtė jetė.

Po , po , durimi ėshtė jetė ndriēuese e njeriut e cila shėndėrritė nėpėr qiej dhe thellohet nė brendinė e zemrės sė tij.Kolosėt e diturisė dinin ta vlerėsojnė kėtė fenomen i cili zhgėnjen djallin e mallkuar dhe e gėzon zemrėn e individit dhe tė shoqėrisė. Goditja mė e fortė e besimtarit ndaj Djallit tė mallkuar ėshtė durimi.

Njėri nga gjenerata e parė e muslimanėve gjatė ligjėrimit ( hutbes) sė ditės sė Bajramit kishte thėnė:" Ju jeni si lulja , e njerėzit e tjerė si pluhur. Njerėzit endin , e ju visheni; njerėzit japin , e ju merrni; njerėzit prodhojnė , e ju i shfrytėzoni; njerėzit mbjellin , e ju ushqeheni."( Mė gjėrėsisht shih nė librin: Premtimi pėr durimtarėt , Ibėn Kajjim el-Xhevzije , fq.193).


A nuk pati tė drejtė ky imam qė iu drejtua xhemmatit tė tij nė kėtė formė? Po , sikur tė falėminderonim pėr tė mirat e panumėrta qė Zoti na ka dhėnė dhe sikur tė duronim gjatė sprovave a nuk do tė ishte mė mirė dhe a do ta humbnim udhėheqjen tonė nė kėtė botė? Durimi ėshtė sfidė pėr individin i cili nuk dinė gjė pėrveē pesimizmit tė tij tė tepruar. Ai , pra durimi e bėnė tė pjellshme idenė e sakrificės nė zemrėn e tij , e krijon njė molekulė plus nė brendinė e tij dhe e bėnė formė reflektuese nė individėt tjerė pėrmes tij. Shiko se sa i mėshirshėm ėshtė Zoti yt i cili tė dha rrugėn e fitimit tė xhennetit. Sikur vėrtet tė mendoje me kokė , tė logjikoje dhe tė meditoje rreth ajeteve kur`anore dhe krijesave tė Zotit do tė arrije nė njė pėrfundim tė mahnitshėm. Nuk ka asnjė segment i jetės sė njeriut e tė mos jetė i vulosur me durimin.

Thotė All-llahu nė Kur`an: "Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm."
( Asr:2-3)

Klasifikimi i saktė i All-llahut xh.sh. mahnitė tė gjitha krijesat nė rruzullin tokėsor. Njeriu nė humbje tė sigurtė... edhe pas kėtij ajeti dyshon qė njeriu nuk mund tė jetė nė humbje tė sigurtė? Po , All-llahu a i humb durimtarėt , ato qė kėshilluan pėr tė mira , qė vulosėn durimin nė shpirtėrat e tyre dhe qė iu pėrmbajtėn tė vėrtetės. Si mund t`i tė ekzistosh pa All-llahun xh.sh. , i padurueshėm , i papėrmbajtshėm dhe euforik , kur tė gjitha tė mirat e panumėrta vijnė nga ana e Furnizuesit tė botrave. Ty t`u kanė verbėruar sytė dhe ende po vazhdon me padurimin tėnd duke kėrkuar begati tė panumėrta nė njė rrugė tė gabuar dhe tė devijuar. Kėmbėt e tua dhe duart tua qė t`i fali Zoti i gjithėsisė po shkelin nė thyerjen e urdhėrave tė Tij , a nuk e meriton t`i ndėshkimin? Dhe prap Zoti ėshtė falės dhe mėshirues i madh. Tė gjitha gabimet t`i falė , ta hapi edhe derėn e pendimit , derėn e sinqeritetit , frikės , rrespektit. Por , t`i pėrshkruash shok Atij , atėherė sigurt do tė jeshė nė njė humbje tė sigurtė. O t`i qė ke humbur durimin nė fatkeqėsi , a ke harruar fjalėn e All-llahut xh.sh. i cili thotė nė Kur`anin Famėmadh:

"All-llahu i do durimtarėt."( Ali Imran: 146)

Apo ndoshta je i dashuruar nė epshet dhe dėshirat e panumėrta tė tyre tė cilat tė thėrrasin nė kėtė rrugė tė frikshme dhe tė devijuar? Ah , sa tė mjerė janė ata qė kanė sy dhe nuk shikojnė , qė kanė veshė dhe nuk mendojnė mbi pėrgjegjėsinė e veshėve qė kanė pėr to , kanė kėmbė dhe nuk falėminderojnė... E sa njerėz Zoti i krijoi pa sy , tė shurdhėr , tė ēalur , invalid dhe prap ato po sodisin nė rruzullin tokėsor sa miliona tė tjerė tė bukur dhe me konstrukt tė mirė nė trup. Paramendo Ejubin a.s. , sėmundjen e tij , fatkeqėsinė e tij nė familje , ndėrsa ai i durueshėm priti shpėrblimin dhe zbardhjen e ēėshtjes sė tij nga ana e All-llahut xh.sh. Po , sikur tė harronim sprovat qė neve na ndodhin nė jetėn tonė tė pėrditshme , atėherė duhet tė mėrzitemi , sepse Zoti sprovon besimtarėt me qėllim qė tė shoh dashurinė e tyre ndaj Tij dhe tė matė aplikimin e durimit nė jetėn e robit tė Tij.
Nuk ka dyshim se besimtarėt pėrveē Djallit tė mallkuar armiq kanė edhe ushtrinė e tij nė mesin e njerėzve tė cilėt pėr ēdo ditė dhe pėr ēdo sekondė po thėrrasin nė intuitėn e tyre tė mallkuar drejtė devijimit tė besimtarėve.

All-llahu tha nė Kur`an:" Nėse ju pėrjetoni ndonjė tė mirė, ata i dėshpėron ajo, e nėse ju godet ndonjė e keqe, ata gėzohen pėr atė. Po, nė qoftė se ju bėheni tė durueshėm dhe ruheni (mėkateve), dinakėria e tyre nuk do t'u dėmtojė aspak. Eshtė e sigurt se All-llahu e ka nė dorė atė qė punojnė ata." ( Ali Imran:120)

All-llahu kėrkon nga ne qė tė jemi tė durueshėm poqese dėshirojmė fitore nė kėtė botė dhe shpėrblim nė botėn tjetėr. Dinakėritė e armiqve tė besimtarėve do tė mund tė pėrballohen vetėm me durimin tonė , dhe me ndihmėn e All-llahut ne do tė jemi fitimtar.

A nuk tha Antari nė poezinė e tij:

" Ishte e brengosur , por durimtare- andaj e lirė
E fortė kur shpirtėrat e frikėsuar prej tė tjerėve ndihmė kėrkojnė."
( burimi i njejtė:fq.23)

E poeti tha:

" O shėrbėtor i trupit , sa i pafat qė je mė kėtė shėrbim!
Shpirti , e jo trupi tė bėn njeri."
(burimi i njejtė:60)

Dhe poeti tjetėr tha:

" E duroi durimin derisa durimi kėrkoi ndihmė,
E ai i tha durimit bėj durim."
( burimi i njejtė: 75)...

Pas gjithė kėsaj tė lutem mė thuaj , a ka fjalė mė tė bukur se durimi???



Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-01-08, 12:00   #2
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka fjalė mė tė bukur se durimi?

Preshevari te pergezoj per kete teme te mire.
Ka domethenje te madhe per perditshmerine tone kjo teme dhe ndikon ne afirmimin e vlerave pa marre parasysh se cfare feje ka njeriu.

Pershendetje per ty.
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-01-08, 21:48   #3
e_sinqerta
 
Avatari i e_sinqerta
 
Anėtarėsuar: 13-12-07
Postime: 18
e_sinqerta i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: A ka fjalė mė tė bukur se durimi?

Preshevar Zoti tė shpėrbleft pėr kėtė qė ke shkruar dhe ke bėrė nje tekst tė mirė pėr durimin njėra ndėr gjėrat mė tė dashura te Allahu ku me durim nė kėt botė mund tė fitojm Boten tjeter e cila duhet tė jet mė e rėndėsishme pėr ne muslimanėt.


Pershendetje dhe kaloni mir.
e_sinqerta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.