Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-10-12, 10:42   #1
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kolumne


“KOSOVA GOT ( NO )TALENT”

nga Drenusha Zajmi

Shtatori pėrveē se na kthen disi nė tokė tė bukės, pėr sa u pėrket shkollave, punės e planeve tjera, ėshtė i mirė sepse rifillojnė sėrish maraton- emisionet siē janė kėrkimi i talentėve , kėrkimi i zėrit mė tė mirė, vallėzimet me nė garė etj. Tė gjitha kėto pėr Kosovėn janė akoma anije kozmike, me gjithė suksesin e pjesmarrėseve tonė jashtėzakonisht tė madh nė Shqipėri.
Ndaj po mendoj, pse nuk e bėjnė bre te ne njė emision tė kalibrit tė tillė, ama krejt ndryshe? Pėrshembull: “ KOSOVA KĖRKON TĖ PATALENTUARIN” . Pėr besė, me gjithė kėtė armatė (jo)krijuesish tė famshėm- Vip, ma merr mendja se do tė kishte njė sukses tė jashtėzakonshėm.
Merreni me mend sa garues do tė kishim nga fusha e politikės, letėrsisė, muzikės, shkencės , kreatoreve tė modės, aktorėve, piktorėve e artistėve tė ndryshėm. Sapo tė fillonin garuesit politikanė, emisioni do tė mirrte pėrmasa gjigande, meqė aty do tė duhej njė klasifikim akoma mė i ngushtė: dmth ata mė tė paaftit nė udhėheqje, kėshillim , fjalim, e besa, ma merr mendja se goxha sukses do tė kishin ata qė , kanė arritur t’i shmangen korrupsionit duke qenė krejt afėr tij. Meqė duhet tė jesh goxha i patalentuar pėr hajni, kur e ke aq afėr dorės. Pastaj do tė shikohej kush nuk din tė lexojė mė mirė cili udhėheq me numrin e hetimeve pėr tė, kush e ka buzėqeshjen mė tė keqe, kush ka bėrė burg mė sė shumti e tė tjera si kėto. Plus do tė garonte kush e ka kėshilltarin mė tė ri nė moshė.Meqė gjithkund nė botė mirren pėr kėshilltarė ish politikanė me pėrvojė, ekspertė e profesorė edhe nė pension.Por te ne nuk ka nevojė , meqė jemi menēurisht tė patalentuar njerėz! Sapo tė na lindė nana, jemi nė gjendje tė japim mend. E pse jo dhe kėshilla xhanėm?
Eh, kur jemi te kėshillat, aty ma merr mendja se nuk na e kalon kush pėr jotalent nė letėrsi e modė. Shikoni ēfarė demokracie sot, kur ēdokush mund tė botojė libėr pa u munduar fare me tė. E pse jo? Ose ia shkruan dikush tjetėr , ose na tregon “trimėritė dhe heroizmat” e veta ( dhe pėrsėri ia shkruan dikush tjetėr!), ose ia fut kot njė kombinimi jologjik- pornografik- gjoja dramatik, dhe, natyrisht merr vendin e parė pėr librin mė tė patalentuar nga juria e klanuar, e cila shėrben pėr dekor.
Nė letėrsinė pėr fėmijė gjeni llojllojshmėri shkrimtarėsh, qė kanė shkruar mbi pesėdhjetė vepra koti dhe vetquhen gjeni, ata qė shkruajnė libra-horror me bisha tė pėrgjakshme tė karpateve dhe vdekje, gjak e luftė ( thuase nuk ekziston lėnda e historisė) e plot tė tjerė qė bėjnė poezi, me gjetjen e fjalėve qė fillojne me inicialet e “Kosova” ose “ Shqipėri” sikur i bėnim ca poezi pėr Titon para njė mileniumi.
E sa bukuri kur lexojmė atė lloj tė librave, ku kėshillohemi nga njerėzit, tė cilėt nė fakt nuk kanė arritur asgjė nė jetėn e tyre ! Mrekullia vet! Si tė jemi tė menēur, si tė bėhemi tė suksesshėm, si tė bėhemi milionerė, si tė martohemi me burrin e ėndėrrave, si tė bėjmė karrierė, ose edhe mė mirė: si tė jemi edhe tė menēur, edhe tė pasur, edhe tė qetė edhe me karrierė edhe me njė burrė –robot , i cili ju plotėson tė gjitha dėshirat dhe fantazitė tuaja, apo grua- bombė me tipare tė njėjta. Ēka nuk bėn vaki nė libra!
Nuk mund tė lexoni pėrshembull si ta mbani kėtė burrė qė e keni, me gjithė hujet qė i ka, si t’ia mbyllni gojėn gruas, sa herė qė e kapė llogoreja kur vini i lodhur prej punės, si ta lidhni muajin me tjetrin me rrogėn tuaj tė mjerueshme, si tė arrini ta nxjerrni njė ēertifikatė tė lindjes pa i lutur tre vetė e pa ia “ dhuruar” pesė euro “pėr kafe” dikuj brenda sportelit, si tė arrini tė bėni njė sygjum pa dėgjuar gjuhė spanjolle nga tele-sapunet e gruas suaj dhe zhurma e tastierėve tė kompjuterit, qė vazhdon nga qėndrimi dhjetėorėsh i fėmisė suaj aty. E shumė e shumė tė tjera. Kėto mos i kėrkoni kot nėpėr libra! Meqė ne dijmė vetėm mirė. Kot nuk na thonė populli mė optimist nė botė. Qėndrojmė para vitrinės me kėpucė tė shtrenjta, mbushemi frymė dhe themi: “ Do tė bėhet mirė, kėto do tė bėhen tė mijat sonte!”! E si me magji, bashkė me forcėn tonė tė ndėrdijes e vetėdijes,pėr pak ia arrijmė.Veē edhe po tė kishim vetėdije vėrtet.
Eh , pastaj vjen karvani i kreatoreve tė reja, tė cilat talentin e ngatėrrojnė me dėshirėn pėr shoping dhe kujtimet pėr gėrshėrėt dhe fustanet e kukullave. Plus, nėse zonjat janė bashkėshorte tė njerėzve tė pasur, kjo punė mund tė quhet “jam patalent se jo mahi”pak a shumė si ajo shfaqja dikur. Paratė e fituara nga dikush tjetėr, natyrisht se ėshtė me lehtė ti investosh me njė “ brand” tėndin dhe plus e blen emrin “kreatore” nė vend tė”rrobaqepėse” dhe funksionon pa dije profesionale, pos me nuhatjen e asaj qė ėshtė “in” nė botė. Bukur.Njė patalent i dobishėm.
Dhe si mund ti harrojmė aktorėt e aktoret tona. Derisa shumica e tyre qė kanė vėrtetė talent, punėsohen nė vende tjera pėr shkak tė pamundėsisė ose janė pa punė,, nė pah na dalin bukuroshka me balonė silikoni, qė pranojnė tė puthen nė film nė mėnyrė franceze dhe ia zėnė vendin asaj tė parės, e cila ngurron nga mentaliteti paragjykues. Bukuroshė tė tjerė ne role kryesore, ndėrsa artistė tė mėdhenj as nė ato dytėsore. Thjesht sepse ne jemi vend i bukur. Nuk ka vend kėtu pėr fytyra tė zakonta ose moshė tė mesme.
Krejt kjo kombinohet mrekullisht kur moderatoret amatere , thėrrasin nėpėr shund emisionet e tyre kėngėtarė/e, qė vetquhen artiste, vetėm se nė klipin e tyre shihen njė mori vajzash cullak kah pėrdredhėn pa kuptim dhe kėshtu, dyja pastaj shkėmbejnė lėvdata , komplimente e zgėrdhihen si budallaqe. Megjithėse kjo ėshtė lule e dritė nė krahasim me atė ēfarė ndodh, kur po e njėjta moderatore thėrret me qykė tė zorit ndonjė kritik apo shkrimtar tė mirėfilltė. E e pyet: “ A po ju shiten librat allahile?”. Definitivisht vajza do tė hynte nė garė tė ngushtė pėr jotalent.
Pastaj do tė rradhiteshin mjekėt me pesė diploma, qė nuk arrijnė ti dallojnė simptomat e gripit, , mėsuesja qė nuk di tabelėn e shumėzimit por ka ID partiake, drejtorė, ministra, tė punėsuar nga livadhi drejt nė zyrė, analistė gjendjesh shtetėrore me shkollė fillore, mjeshtėr zanatlinj veturash qė nuk gjejnė si hapet hauba, rrobaqepės pa gėrshėrė, avokatė me master, qė pėr dollarė ju ngjiten si fllaster dhe shumė, shumė jotalentė tė tjerė, pa dijeni e mjeshtėri pune.
Dhe krejt ky emision do tė zhvillohej nė sytė e jurisė, qė do tė duhej tė ishte populli, meqė pavarėsisht ankesave tė pėrhershme, tė pėrditshme e tė pėrgjithshme, ėshtė gjithmonė ai, i cili me patalentin dhe padijeninė e tij, i mbledh e i zgjedh.


__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.