Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-01-05, 11:13   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Pjese nga tregimet apo romanet qe ju kane lene mbresa......

Pjese te shkeputura nga libri:

Yjet nuk vishen keshtu: ELVIRA DONES
_________________________________________


Sikur tė mos isha kaq e trishtuar do tė isha e lumtur. Po qėmton shi? Nuk dalloj dot ē'bėhet jashtė. Do isha e lumtur, sikur tė mos mė kish kaplluar kjo dhimbje e pabesė. Fundja mė mirė kėshtu, po kthehem atje ku isha betuar tė mos kthehesha kurrė. Me kėtė vend s'mė lidh mė kurrgjė, ndaj po iki, por s'do tė kisha ikur, sikur tė mė kishin lėnė tė jetoja. Jo, ky qė dėgjoj nuk ėshtė shi. Ėshtė shushurima e detit qė shkryth eshtrat.
Si do mė bėjė zemra tė dėgjoj kujėn tėnde kur tė mė shohėsh? Nėne, ē'nuk do tė kisha dhėnė pėr tė tė pėrqafuar. Por do tė mė duhet veē tė tė duroj ulėrimėn, pa mundur tė tė marr kokėn nė krahėror: shshsht nėne, tani jam unė kėtu, kaloi, iku dhimbja, tani jam kėtu e s'duhet tė rėnkosh mė, tė kujtohet qė ma ke premtuar? Veē tė jemi pranė e gjithēka bėhet e kapėrcyeshme, helmi i mendimeve, pabesia e diellit, madje edhe ftohtėsia ngjyrė blu e hėnės. Por nuk do tė mundem tė ēel fjalė, e shpirti ma di si do ta duroj atė ēast.
Kisha vendosur tė mos kthehesha, jo ashtu si isha katandisur, jo kėshtu si jam pėrēudnuar. Nuk do tė kthehesha kurrsesi. Do qėndroja kėtu, ndonėse asgjė s'mė lidh me kėtė vend. Je kokėfortė, ndaj s'do tė bėsh hajėr nė jetė. Kėshtu ėshtė, jam kokėfortė, ose mė mirė isha e tillė. Leilė, pa u pastruar atje s'do tė vesh kėmbė.
Gjatė ditės ky vendim ishte i kulluar, i qartė, pėrfundimtar. Por nata ma bėnte me tė pabesė.
Ato pak netė qė flija si gjithė njerėzia ėndėrroja kthimin nė AtjePoshtė.
Zbrisja nga trageti, ishte njė ditė me njė diell qė vetėm nė AtjePoshtė mund tė gjeje. Njė diell i tillė qė ēmendte edhe ēmendurinė. Zbrisja dhe pėrqafoja nėnėn qė mė vėrsulej mes krahėsh duke shpėrthyer nė lot, trupvogėl para meje, maja e kokės nėn mjekrėn time.
Leilė.
Shshsht nėne, e sheh qė u ktheva?
Leilė.
Rrotull atij pėrqafimi qentė endacakė rrėmojnė mes plehrave qė qelben hallakatur pėrgjatė molit. Fėmijė me sy tė mrekullueshėm pėrhidhen nė njė valle prej xhindėsh. Fluturojnė valixhe nė ajėr, drejt tė afėrmve qė presin tė zhvasin diēka nga brendėsia e tyre. Policė me uniforma tė zbėrdhylura kruajnė tė ndenjurat e vėshtrojnė tė zilepsur. Pluhuri i dendur tė pudros vetullat. Buritė grindavece tė veturave shurdhojnė qiellin pa mėshirė.
Vazhdojmė tė pėrqafohemi. Pa lėvizur. Sytė e nėnės nė shpirtin tim e sytė e mi nė zhegun e ditės.
Sepse nė ėndėrr ngaherė mbėrrij nė verė nė AtjePoshtė. E kur zgjohem, bropthi, jam e lumtur. Vėshtroj dhomėn e ngushtė, qelinė e kėtij makthi, dhe vazhdoj tė jem e lumtur nga ai takim me Kthimin. Ėshtė ende natė. Shtrihem pėrsėri e dua tė vazhdoj ėndrrėn qė mė dhuron njė grimėz ėndėrr. E di qė nė mėngjes do ndėrroj mendje e do kthehem nė vendimin e vjetėr: kurrė mė mbrapsht. Por tani ėshtė natė, dua ta vazhdoj fanepsjen. Mbyll sytė e gjithēka nis aty ku e kam lėnė. Nėna, unė, gjyshja qė ēalon nga kėmba e djathtė, Aurora qė nuk ka vdekur dhe nuk ka pushuar sė rrituri, babai pas shpatullave tona qė na ndjek i ngarkuar me ēanta, zhurma e qytetit qė na shoqėron me pataksjen e tij dembele. Ecim me krahėt nė supet e njera-tjetrės, pėllėmba ime e majtė bie mbi zemrėn gufuese tė Aurorės.
Leilė, sa gjėra kam pėr tė tė rrėfyer.
Mė thotė me ngashėrim. Ma kap dorėn qė i prek zemrėn dhe ngre sytė drejt tė mive. Por unė shoh drejt pėrpara, nga frika se mos ata mė tradhtojnė.
Do tė mė tregosh si ishte andej dhe sa gjėra ke mėsuar dhe sa djem tė bukur ke parė?
Po Aurorė, kur tė kemi kohė.
Nesėr.
Unė qesh, duke bėrė ēmos qė e qeshura tė duket e gėzuar. Ndonėse kjo ėshtė njė ndjesi e ēuditshme, sepse jam e gėzuar, kjo ėshtė njė ėndėrr e gėzuar. Gjyshja thotė diēka, nė gojė i ka mbetur vetėm njė dhėmb i pėrparmė duke bėrė qė gjuha t'i vėrtitet si brumė byreku rreth tij. Pra nuk kuptojmė asgjė nga ajo qė thotė. Por qeshim tė treja, Aurora, nėna dhe unė. Gjyshja na imiton, nė fillim si me pahir, e pastaj qesh edhe ajo me tė madhe. Kjo mė shpėton nga sikleti. Vazhdojmė tė ecim drejt shtėpisė qė s'mbėrrin kurrė. Nga pas dėgjohet dihatja e babait qė mallkon zhegun e ndėrron ēantat nga njera dorė nė tjetrėn. Pėrparojmė drejt askundit. E aty ėndrra ndalet. Pėrfundimisht.

***

E di qė Ai po vėshtron gjithēka, fshehur diku rrotull molit. Policia e ka kėrkuar gjithandej, dhe me siguri s'ka pėr ta gjetur kurrė. Por tani ėshtė kėtu. E ndiej qė ėshtė kėtu rrotull. Tashmė kam aq nuhajtje sa tė di me saktėsi ku ėshtė e ēfarė po mendon. Por ėshtė vonė. Mėsova tė mbrohem prej tij tani qė kjo aftėsi s'mė hyn mė nė punė. Ajo marrėdhėnie pati qenė njė dashuri e errėt pus, unė kisha hyrė nė tė pa qirinj e pa shpata. I isha dhėnė pa ditur se nga ai tunel nuk dilej. Kish qenė njė tunel aq i errėt sa humba brenda edhe veten. Tani Ai po pėrcjell arkivolin tim, i pėrvuajtur, i shqyer mes brinjėve, i turpėruar nga instinkti prej vrasėsi qė ka zbuluar nė vetvete. Ai po vajton pėr mua, ndryrė kėtu brenda, pėr mua e pėr trishtimin e duhanit drithėrues tė babait tim. Burracak.
Bėj durim, mė duhet veē tė pėrcjell trupin tim deri nė shtėpi, tė shoh pėr herė tė fundit nėnėn dhe pėr herė tė parė varrin e Aurorės. Pastaj tė iki, njė herė e pėrgjithmonė. Ėshtė e hėnė. Kjo ditė gjithmonė mė ka sjellė mbarėsi. E hėnė pesė mars 1997. Shoh njėkohėsisht trupin e bėrė si feta pjepri dhe njeriun qė ma katandisi kėshtu. Ai rėnkon e bėn kujdes tė mos dalė nga shtylla mbas sė cilės ėshtė fshehur. Se si tė vjen ta shohėsh veten nė njė arkivol. Tė dish se nuk do tė prekėsh mė njeri tė gjallė me dorė, tė pish njė filxhan kafe a tė krehėsh flokėt. E ēuditshme tė shohėsh atė qė ta preu kurmin me thika e tė mos t'i fanitesh dot pėrballė, ta bėsh tė ulėrasė si nė tragjeditė duke u lemeritur nė njė vrap pa fund.
Ai dihat vuajtshėm, por jo aq vuajtshėm sa tė shkojė e tė dorėzohet nė polici. E ka tė qartė se hetimet do tė mbyllen. Pėr disa kohė do tė kėrkojnė vrasėsin e njė prostitute, e pastaj do tė arkivojnė gjithēka. Nuk ia vlen tė harxhohen para pėr njė prostitutė ardhur nga AtjePoshti. Gjind tė mbrapshtė ata, na ranė nė hise e na duhet t'i mbajmė mbi kurriz. S'na binin dot fqinjė mė tė hajrit se njė tokė e tillė pa kėsmet? Por fqinjėt, ashtu si gjakun, nuk i zgjedh dot. Po tė ra nė pjesė njė gjak i prishur, more fund, tė mbetet pėr tėrė jetėn. Kur tė bie nė krah njė fqinj i poshtėr, ke dy rrugė: o ta bėsh zap o tė ndėrrosh shtėpi. Por shtetet nuk ndėrrojnė dot tokė, mund tė ndėrrojnė tė tjera gjėra, zakone, strategjira, ushtri, kryetarė, aleatė, madje edhe emra po tė duan, por jo tokė. E sa pėr tė bėrė zap njė farė tė tillė harrame, bah, e pamundur…
Dosja do zerė pluhur nė ndonjė qoshe magazine. Nė faqet e saj dergjen fotografitė e mia kur bėja prostitutėn, me atė tualet tė llahtarshėm qė urreja, nėn to gjenden fotografitė e kurmit tė therur si berr.
Ai i kriminalistikės shkrepte aparatin e mėrmėriste nėpėr dhembė njė kėngė tė suksesshme nga kėto anė. Tek shkrepte fotografitė i tringėlliu telefoni i xhepit. Po mė fotografonte qafėn nga afėr dhe kėmbėt i kish ngulur nė ijet e mia, pėrkulur mė dysh, shkrepte e kėndonte.
Ciao… Jo, tani s'mundem, pse, ėshtė urgjente? Flasim nė mbrėmje, tani jam i zėnė, kanė vrarė njė prostitutė, si the? Masakruar fare, s'e ke idenė, e kanė kthyer nė njė plėnc tė stėrmadh.
Tė dukesha vėrtet si njė plėnc? Nuk jam prostitutė, nuk kam qenė kurrė prostitutė. Shyqyr qė mbaja me vete gjithmonė njė copė letėr me tė dhėnat e mia nė xhep, policia e gjeti, pra nuk do mbetem e paidentifikuar dhe mund tė lajmėrojnė prindėrit.
Mirė pra edhe ti mos u nxeh, flasim nė darkė, mirė mirė, hamė jashtė, jo ndonjė gjė tė madhe ė? Ky muaj ėshtė ca i shtrėnguar, njė picė, mirė, ciao tė puth edhe unė edhe unė, hajt mirupafshim.
Uh, psherėtiu fotografi. Che strazio 'sta donna.* E shoi telefonin e xhepit dhe vazhdoi tė shkrepė breshėri fotografish deri sa i dhanė urdhrin “mjaft”. [* Che strazio 'sta donna = Ē'grua e lodhshme (ital.)]

Babai po fshin djersėn. Rėnkon sa dridhen dėrrasat e tragetit. Mė fal, babi. Nuk e prisje njė gjėmė tė tillė. Shyqyr qė kufomat nuk skuqen, ndryshe si do kisha mundur tė tė shihja nė sy? Nuk doja tė kthehesha gjallė, si do kisha mundur t'ju gėnjeja nė sy? Si do mund ta pranoja ėmbėlsinė tėnde?

Leilė, yll i babait, perla ime. Perla ime Leilė, je gėzimi im, je djali mė i bukur nė botė.
Pela, jam pela.
Pėrsėrita me zė tė lartė herėn e parė qė, foshnjė, munda tė shqiptoj njė fjalė tė plotė. Prindėrit qeshėn me tė madhe. Nėna mė shtrėngoi nė krahėt erė sapun. E mė vonė kur qeshė rritur: Leilė perlė e babait, kujdesu pėr veten. Po mundohem baba. Po bėj pelėn me kėta burra shtazė mbas e sipėr trupit tim, duke i pėrsėritur vetes se jam perla.
Kushedi sa ke vuajtur, vajzė e babait. Ē'tė kanė bėrė kėshtu o yll? Thuamė njė fjalė.
Si do tė tė ēoj tek jot ėmė, Leilė, djali im?

Trageti niset, lėkundet si njė plak qė mezi ngrihet nga shtrati, kollitet nja dy herė e niset. Deti ėshtė vaj. Babai pėrkulet e ve buzėt mbi dėrrasėn e qivurit.
Do tė mė marrėsh edhe mua nė AtjeLart, Leilė? Kur ti dhe Fatosi tė jeni martuar dhe tė keni njė shtėpi tė bukur si nėpėr filma?
Patjetėr motėrz, tė kam premtuar.
Dhe unė do bėhem e madhe dhe e mirė si ti.
Ti je shumė e mirė, Aurorė.
Ti je mė e mira e motrave dhe mė e bukura dhe mė tė gjitha.
Kur isha nisur Aurora mė kish pėrcjellė nė anėn tjetėr tė detit, atje ku do zbresim babai e unė pas disa orėsh. Ishte njė ditė me shi tė imėt. Ishte hera e fundit qė e shihja, por nuk kisha si ta dija kėtė.
Pas gjashtė muajsh mė sollėn fotografinė e saj kufomė. Sytė i kishin mbetur hapur, nė njė habi tė pėrjetshme. Tė nesėrmen e ditės qė pashė fotografitė e Aurorės kufomė pranova tė bėja prostitutėn. E tė vdisja, pareshtur, nga ajo ditė.
Mos tė qeshtė mė buza, e mos kujtofsh mė as emrin tėnd, o vrasės. Lus qė tė tė shplahet kujtesa nė valėt e kėtij deti. Se sikur kėshtu tė mos ndodhė, sikur tė sjellėsh nė mend atė qė bėre, si do tė ta gėlltisė shpirti lebetinė? Tė dua aq sa tė vdes pėr ty, mė thoshe dikur. Por ti je gjallė, e unė nuk mund tė tė pėshtyj nė fytyrė.
Deti na e bėn rrugėn vaj. Mua dhe babait dhe kėtij trageti tė shkretė. Kurrė s'do tė shpikin dot njė autostradė mė tė ėmbėl se deti. .............


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.