Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-05-08, 15:14   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Agim Gashi

Agim Gashi
E marte, 11-12-2007, 07:07pm (GMT)



Agim Gashi me vajzėn Azalenė nė ishullin Borkum te Detit tė Veriut


Agim Gashi, rapsod dhe kėngėtar, ish i burgosur politik, lindi mė 27.07.1954 nė fshatin Okllap, afėr Janjevės.
Ka kryer shkollėn normale nė Prishtinė, e njėherit ka shkollur zėrin te prof Terpkovi i Shkupit. Kėngėtar i RTP-sė ishte qė nga viti 1973.
Ėshtė njohės i mirė i forklorit burimor shqiptar, dhe ishte bashkėpuntor i jashtėm i institutit Albanologjik nė Prishtinė. Njėherit ishte nder aktivistėt e zellshėm tė pajtimit tė gjaqeve.

Pėr aktivitetet e tija dhe pėr kėngėn qė e kėndonte me plot guxim, ishte i ndjekur dhe i denuar politikisht. Nė burg ishte qė nga viti 1985-89, pėr t“u izoluar mė vonė. U detyrua ta lėshoj atdheun sepse shpesh pervec torturave e detyronin edhe t“i hajė kasetat e tija.
Jeton si i merguar nė njė banesė tė harruar diku nė Gjermani. Nuk mund tė kthehet nė atdhe pėr shkak tė shtėpisė sė djegur.


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Urata : 29-05-08 nė 15:14
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-05-08, 15:16   #2
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

IN MEMORIAM PER BARDHYL AJETIN
E marte, 11-12-2007, 10:34am (GMT)

Kur vritet gazetari
Vritet dhe liria,
Qajnė shkronjat e Dhaskal Todhrit
Qajnė edhe fėmija.
Kur vritet gazetari
Nga arma e krimit,
Ndjen dhėmbje Karadaku
Dhe Rrafshi i Dukagjinit.
Kur vritet gazetari
Me grykėn e pushkės,
Mbi qiellin e Kosovės
Ofashama e Ali Ukės.
Kur vritet gazetari
Nga arma e ulokut,
Mbi bjeshkėt e Kosovės
Hija e Enver Malokut.
Kur vritet gazetari
Nė midis t“Kosovės,
Dridhet Vicianumi
I Shefki Popovės.
Kur vritėt gazetari
Nėn hijen e natės,
Nė varr ngrinė kujtimet
E Xhemail Mustafės.
Kur vritet gazetari
Ndalet rruga e fatit,
Qahet n“tkatėr anėt
Drenica e Bekim Kastratit.
Shko Bardhyl Ajeti
Prehu nė qetėsi,
Tek shokėt e penės
Qė ratė pėr liri.
2005-06-29
Düren
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 15:16   #3
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

KENGE PER SALIH CEKUN
E marte, 11-12-2007, 10:32am (GMT)

Krisi topi nė Koshare,
Na i ka shkye gur e dhe,
Komandanti Salih Ēeku,
Filloi luftėn pėr atdhe.
Salih Ēeku ep kushtrimin
Tue puthė shqipen nė flamur
Po ban be ne Diell e Hanė,
Nuk e la pa i hjek“ k“ta gur.
Sdurojn“ ma k“to troje t“mija,
As tradhėti e jo as puēe,
Kėta gur qė ndajnė kufi
E kan vendin te Molla e Kuqe.
Bini djel, trimat e malit..
Hudhnju hasmit nė istikam
Se k“ta gur“ jane t“mir pėr vorre,
E n“Serbi vendin e kanė.
Si rrufeja hudhet trimi,
Kur e merr plumbi nė ball,
Para vllazen pėr liri
Se unė rashe me mbetė i gjallė.
N“maje t“bjeshkės dalin Zanat,
E te koka i qendrojne,
Me uj“ t“Drinit e dhe t“Kosovės,
Plagėt trimit ja sherojnė.
Nga zemra e trimit mbushen duert,
Trimėni me dashuni,
E i hudhin mbi Kosovėn,
Me mbjellė faren pėr liri.
Amanet ua la Kosovėn,
Qė ta bani me plot liri,
Amanetet i marrin zanat
I shpėrndajn nė shqiptari.
Kėrset topi nė Koshare
Na i ka shkye dhe e gur,
Komandanti Salih Ēeku
Ra deshmor mos me vdekė kurrė.
Agim Gashi
1999- Gjermani
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 15:19   #4
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

VAJI I SHQIPTARIT
Redaktor:
Ali Podrimja
Recensenrė:
(Anton Ēetta)
Ramiz Kelmendi
Radhitja kompjuterike:
Agim Gashi
Pjesa e parė

Botom i autorit

VAJI I SHQIPTARIT - PAJTIMI SHQIPTAR NĖPĖR SHEKUJ
Mirė e dimė ne shqiptaria
Se vendi ynė ashtė ILIRIA,
E di mirė dhe bota mbarė
Se ILIRIA ashtė Sqipnija.
Ish shtet me kulturė t“zhvillueme
Moral tė pastėr, ndjenjė t“kullueme,
E ilirėt kishin ba benė
Me trimni me mbrijtė atdhenė.
Me mbrojtė vendin ishin trima
Shumė ja kish frikėn Athina,
Se ilirėt kishin le
Pėr me vdekė-o pėr Atdhe.
Kėshtu mbrohej vendi, froni…
Me seli qė ish Rizoni,
Me thjeshtėsi sundonte Agroni
Matanė detit Roma shikonte,
Me sulmu“ po nuk guxonte
Me nėnshtru“ kish apetite
Por jo nė toka ILIRIE.
Kėshtu Agroni mbret sundonte,
Iliria para shkonte
E zhvillonte detarinė
Pėr me mbrojtė vendin, lirinė.
Por nji ditė vdiq Agroni,
E i mbet Teutes froni.
Vashė e re ish Teuta Ma tė bukur s“kish n“kėt“ dhe,
Shum“ trimneshė me mbrojtė Atdhe;
Sa e afėrt ish“ pėr mikun,
Aq e ashpėr pėr anmikun.
E kur vdiq mbret Agroni
Shum“ mendu“n se u dobėsu“ froni,
U ēu“ n“kam Athin“ e Roma
Me i sulmu“ k“to trojet tona;
Pėr me shtypė Ilirinė
Me ja marrė asaj lirinė.
Por Teuta si sorkadhe
Ishte e re-mbretneshė e Madhe,
Nė t“katėr anėt lajmtart i ēon
Kryefiset n“Rizon i fton.
Me dhan“ fjalė me u besatu“
Se anmik nuk asht i ngati
Veēse Roma e Bizanti.
Me daulle e nishane,
Te Rizoni n“fushė tė madhe
Me ni anė u la shigjeta,
Nis me u folė n“Log e vėrteta
U lanė harqet me ni anė,
Gjak e varrė nisėn me u falė,
Se nė token ilirie,
Hark e shtizė duhet me i ru“
Pėr kush don me na sulmu.
Dasmė e madhe n“fush t“Rizonit,
Me mish dreni e ujė tė kronit
Te Teuta n“Log t“Kuvendit
Trim mbi trima ju ba vendi,
Ata ishin njerėz bujarė
Qė varrė e gjaqe kishin falė,
Falėn gjaqe e ngatrresa
N“Iliri, po, u lidh BESA,
T“gjitha fiset me u bashku“
Mbas Teutės pėr me shku“
Me mbrojtė vendin me luftu“,
Pa i ba dam kurrkuj
Mos me shkelė token e hu“j,
Tu“ e mbrojt tokėn tonė
Prin Teuta mbretnesh“ e jonė.
Ky pra ishte pajtimi i parė
Qė e njeh populli shqiptar.
Pajtimi i dytė nė histori
Besė e madhe nė shqiptari,
Me e lidhė burrat e dheut
E lypte froni i Skenderbeut.
Hot, Grudė e Kastriot,
E lyp koha me u ba bashkė,
Se shqiptarėt e kanė ni shtet,
E ni shtet e kanė pasė prore
Nė Ballkan, TOKA ARBNORE.
Tokė Arbnore n“Ballkan asht Shqipnija,
Por n“rrezik e kish qitė osmanlija
Tu“ ja marrė token ngapak,
E tu“ i qitė haraq nė gjak,
Filloi me pre e gri n“kto troje
Tue na e marrė buken buzė goje
Tue plaēkitė kėtė tokė tė vjeter,
E shqiptarėve s“u mbet tjetėr,
Me luftu“ me mbrojtė Atdhenė
Vetėm pritnin Skėnderbenė.
Qė me vllazėn e mur Turqia
Me dhanė gjak duhej Shqipnija,

Tu“ i dhanė ma t“dashnit ruhej liria
Qė Turqia i shkollonte
Me luftu“ po i ushtronte
E natyra i kish falė shqiptarėt
Pėr trimni tė jenė tė parėt,
I merrnin t“vegjėl pėr me harru“
Se n“Armni kanė jetu“,
Se n“Arbni kanė babė e nanė,
Pėr Turqi tash jetė me dhanė.
E Arbnija ish buzė greminės
Kur na erdh nji lajm prej Lindjes,
Po na vjen-o Skėnderbeu
Ka nevojė pėr ta atdheu.
Sa ballėnalt po vjen n“Shqipni
Pėr me pėshtu“ popullin e tij
Se nuk ishte beg Turqie
Po na ishte ZOG Arbnie.
Kėshtu nji ditė para agimit
U zgju Shqipnija prej kushtrimit,
Po na vjen ai Skėnderbeu
Sa gėzimsot ka Atdheu,
Rrezet dielli po i shumon,
Se mbarė Shqipnija pėrsėri po gėzon,
Po na vjen Gjergj Kastrioti
S“e bon nana trim ma t“zotin
Shpatė e shtizė ai me i farku“
Mbarė Shqipninė ai m“e bashku;
Me e ba si teh ēeliku
Zemėrbuti ky kreshniku
Qė i pret kokat anmikut.
Po kur erdhi Skėnderbeu
I pėrqamė na ish Atdheu,
Si nė fise e nė vilajete
Ēdokush kėqyrte veē pėr vete,
Se anmiku kish arritė
Vllau prej vllaut me pas frikė,
Shqiptarinė-o pėrēa
Me u vra vėllau me vėlla.
Para anmikut me u pėrkulė
Me jetu“ nėn kambė tė huj.
Por VIGAN ish Skėnderbeu
Shpata e tij- shpėtim Atdheu
Fjala e tij ish shpėtimtare
Bashkon zemra, bashkon male,
Bashkon fise, vilajete,
Kemi Arbninė nanė, s“kemi tjetėr.
E prej Krujės ashtė dhanė kushtrim,
Me u tubu“ fshatar e trim,
T“pasun, t“varfun, bajraktar ;
Tė gjithė nga janė popull shqiptar
E nė Lezhė nė atė t“bukrin vend
Do tė ulemi nė Kuvend.
Do ta lidhim besėn e madhe
Se kah ashtė toka shqiptare,
S“do tė ndahemi n“Vilajete
Se Arbninė e kemi pėr vete.
Me i tregu“ po kėsaj Turqisė
I fortė asht populli i Arbnisė,
Se ndera e jonė nuk di tė ulet
E anmikut s“i pėrkulet,
Shumė lartėsohemi, asht nder pėr ne
Me ra n“luftė-o pėr atdhe.
Ky ish kushtrimi i Skėnderbeut
Qė e dha pėr nder t“atdheut,
E jehoi nėpėr Shqipni
Nė ēdo kullė, nė ēdo shtėpi
E u ēunė bajraktarė
Kryepleq e kryeparė,
E kanė marrė rrugėn pėr nė Lezhė,
Me dhanė fjalė e me lidhė besė.
Skėnderbeu burrė bujar
Para trimave u ka dalė
I pėrshėndet tė gjithė me rend,
Po ifton me u ulė n“Kuvend.
Pranė Skėnderbeut ashtė paria
Kenka zgju“ e gjithėShqipnija,
Pėr me pa Skėnderbenė
E pranė tij me ba benė,
Anmiqėsi mos me pasė nder ne
Do t“bashkohemi pėr Atdhe
Edhe turqve t“u tregojmė,
Tė bashku“m si luftojmė,
Nuk del kush tė na robnojė.
N“kėt“ kuvend janė prezentu“ ,
Zotni t“mėdhej tė Venedikut
E tė tjerė tė Dubrovnikut.
E shqiptarėt tu“ ba benė
Falin gjakun pėr mėmėdhenė
Pranė flamurit kuq e zi,
Pėr me mbrojtė nanėn Shqipni.
Ngriten burrat rend me rend
Nė kėtė tubim, nė kėtė Kuvend,
Prej Mollės t“Kuqe e n“Janinė
N“zemra t“shqipes lule binė
Se hasmėnija n“shqipe treti
Fis nė fis e ndėrmjet veti,
Se shpatat tona janė lirija
Anmiqėsi ma s“ka Shqipnija.
E Turqisė po i ēojnė fjalė,
Haraē nė gjak ma s“kem me tė dhanė.
Sa t“mirė burra sot ka Shqipnija
Qė po qojnė gėzim te shpia
Ata janė dhe trima t“trimit
Se shtrinė doren e pajtimit.
E turqia mirė e pa
Tridhetė vjet nė Shqipni la
Shumė ushtarė, shumė jeniēerė,
Bante luften e panderė,
Shumė sulltana koken linin
Nė shqipni porsa hinin.
Por kur vdiq Skėnderbeu
Prapė ndėr turqit ra Atdheu,
Pesqind vjet nėn Turqi
Po ēka s“pau kjo Shqipni?
Pau mallin kur ja vidhnin,
Pau t“kėqijat kur ja hidhnin,
Pau doket kur ja ndėrronin
T“gjitha t“mirat ja shkatėrronin.
Ndėrmjet veti i hasmonin
Dhe ndanė shqipen n“tri fe
Me u dobėsu“ po ku ka le,
Se anmiku mirė mendonte
Kur pėrēante lehtė sundonte.
Pau shqiptari ēka nuk pa
Prej Arbnores nuk u nda,
Me na nda nė pesqind fe
Shqiptarė thonin kemi le.
Kur filloi me u dobėsu“ Turqija
Merrte forcė ngadalė Shqipnija,
N“xhelozi kėqyrnin fqinjėsia,
Fillu“n planet pėr me i ba
Tokat shqipe si me I nda
Na e banė mbledhjen n“Berlin
Me nda shqipen copė e grimė!
E n“Berlin na kopi barku
Kur nė fron ish ni pis- Bizmarku,
Mbledhje mban edhe n“Shen Stefan,
Shqipen t“hujve me ua dhanė,
Me ja dhanė-o Malit t“Zi
Hot e Grudė, Plavė e Gusi !
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 15:22   #5
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

Nė veri t“Shqipes hyn Serbia,
E nė Jug e merr Greqia
Nė shumė pjesė u nad Shqipnija
N“mes t“Shqipnisė rrinte Turqija,
Rrinte ajo si n“tokė t“vet
Nuk e dinte se ēka po e pret!
U dha kushtrimi si vetima,
Me u bashku“ burra e trima,
Me u bashku“ trimat e dheut
Kah janė trima tė Skėnderbeut
Me u ēu n“kamė po tė tri fe
Se nja jemi pėr Atdhe.
E prizreni i bukur vend
Po i mbledhė krenat prapė n“Kuvend
Nė t“katėr anėt e kan qitė zanin
Tė dalim burra ta mbrojmė Vatanin,
N“Kaēanik pritat me i zanė,
Dergut Pashės me i thanė:
Se kjo tokė nuk ashtė Turqi,
Asht e Shqipes, i thonė Arbni.
Por plagė t“keqe kish lanė Turqija
N“hasmėni prapė shqiptarija.
Nė Janinė e n“Lug tė Drinit
Ish kanuni i Lekė Dukagjinit,
E turqia e zbatonte
Qė ma shumė n“Shqipe t“pėrqante.
Porse zani i KUSHTRIMIT
S“njeh kanun t“Leks t“Dukagjinit,
Nuk i njeh as ligj“ t“anmikut
Veēse besėn e mikut, t“mikut.
Meniherė hiqet hasmėnija
Bahet nja e gjithė Shqipnija,
Krisi pushka habertare
Nisi lufta gjithėkombėtare!
Abdyl Frashėri me shok“t e tij
Dha kushtrim nė shqiptari,
Vėllau me vėlla doren ka shtri
Kanė rrokė arėt me trimni:
Mic Sokoli n“grykė tė topit
Sef Kosharja n“lak t“konopit,
Sylejman Vokshi i prinė ushtrisė
Pėr lirinė e Arbėnisė
S“kursehej gjaku i shqiptarit
Pėr me mbrojtė token e Arbėrit.
Kur binė trimat pėr Atdhe
Pėr sė dyti si me le,
Binin trimat n“katėr anė
Marre vendit mos m“i lanė.
As ushtri e Isa Boletinit
S“i njeh vendimet e Berlinit,
Dedė Gjo Luli i hyn malit
S“i njeh vendimet e Shen Stefanit.
Tė gjithė kėta trima kanė ba benė
Do ta mbrojmė t“lashtin atdhenė.
Nė ēdo trevė e nė ēdo vend
Mblidhen burrat e bajnė kuvend,
N“Kaēanik e n“Lug tė Drinit,
N“Verra t“Lluk“s , n“Rrafsh t“Dukagjinit,
Nė kuvende me u pėrpjekė:
Prej shtatė vjeē e deri n“shtatėdhetė.
Kriste pushka e shqiptarit
I hynte n“palcė frika tradhtarit.
Kėrset pushka n“Karadak,
N“Shalė, n“Gollak edhe nė Llap,
Kėrset n“Has, n“Rekė, n“Podrime,
Gjithėsekund n“Kosoven trime;
Kėrset n“Plavė edhe n“Gusi,
N“Sul, nė Shkodėr e n“Ēamėri,
Kėrset n“Dibėr e nė Krujė
Jashtė nga Arbėri, o i huj.
Dedė Gjo Luli kryetrim
Hasmit doren mirė ja shtrin,
Qė djalin Lulit ja kish vra
Ja shtrinė dorėn e ban vėlla,
S“do t“hasmohemi ma nė jetė
E pranon Luli nė ēetė.
U ba bashkė kjo shqiptari
U falėn gjaqet s“ka hasmėni,
Sot luftonin sikur miq
Ndėrsa dje ishin anmiq,
I ranė turkut mu nė kokė,
U ba e lirė e jona tokė.
Lirinė po e fiton shqiptari
Ngrit flamur Ismail Qemali,
Me Njizet e Tetė Nantor
Ngritet flamuri nė Vlorė;
Po ku mbet nana KOSOVĖ!
U fitu“ po pamvarsia,
Por u sul n“Kosovė Serbia
Pėr me u nda pėrgjysė Shqipnija.
Kosova nanė di me tregu“
Se i ka plagėt pa i shėru“,
Plaga e saj kurrė s“u pėrtha
Veē me gjak gjithmonė u la.
Nisi e keqja nė shpi e n“prag
Ma e keqe se haraēi n“gjak,
Mend s“e mban ma keq shqiptari
Se kur erdhi n“Kosovė krajli,
Deshuir“ e madhe ishte e krajlit;
Me pi gjakun e shqiptarit
Me pi gjakun edhe t“fmisė
Ish tradita e Serbisė.
Na sulmu“n –po me ushtri,
Pėr mr vra e pėr me gri
Pėr me djegė n“Kosovė ēka ka
Pėr me mbetė katundet n“gra!
Me i thanė lamtumirė trollit
Me i mėsy“ fushat e Anadollit!
Me marrė rrugėn pėr Turqi,
Me I lanė vorret n“Serbi!
Me shku“ atje ku nuk ke mik,
Te ai, qė dje na ish anmik
Me ndihmu“ nuk mund Shqipnija
Se n“Jug mbrohej nga Greqija
E n“Veri s“ndalej Serbija,
Andej nga Durrėsi Italia;
N“hall tė madh populli shqiptar
Nga sulmuesit grabitēarė.
Por se keq n“Kosovė pėrherė
Kish pranė vėllazen „Muhaxherė“,
Qė Serbia i kish dėbu“,
Nga ato troje ku kanė jetu“
Shumė kanė ndjekė ma shumė kanė vra!
Se si vriteshin ish hata,
Shtėpi e pleme ua kanė kallė,
E i shtinin n“dhe pėr s“gjallė.
Edhe koha po kalonte
Por terrori n“shqiptars“prante,
Si pėr shembull n“Prapashticė
Pėr tė gjallė jetėn me fikė;
Mbushin arkat me gji nanash,
Me sy t“fėmive, me vesh babash!
Porse frigė nuk kish shqiptari
Me qėndru“ na e la i pari,
Por qėndresa ka kufi
Asnji popull s“duron robni;
Del“ kaēak e i merr malet
Sepse jeta s“mund tė ndalet.
Tash Serbia me Turqi,
Bajnė pazar me shqiptari,
Bajnė pazar me i dėbu“
Shqiptar Turqia me pranu“,
Se k“shtu thotė Ēubrilloviqi,
E pastaj Ivo Andriqi;
Me metoda ma barbare
Me dėbu“ familje shqiptare
Nė Turqi, nė Anadoll,
Me harru Kosovėn nanė ;
Me naj marrė pleme e shtėpi,
Me naj marrė dhen e dhi !
E ushtrija e mund nji tjetėr,
Porse jo nji popull t“vjetėr.
Ngajherė fati asht nė tragjedi,
Se katerdhjeta paska hi
Me ndalė turrin pėr n“Turqi.
Edhe fati s“tha ashtu
Prapė n“Kosovė jemi tu“ rr“nu“
Jemi n“Kosovė kėtė tokė e domė
Jemi t“gatshėm prapė ta mbrojmė.
Si nė botė edhe nė botė arbnore,
Filloi Lufta e Dytė Botnore
U mbushėn male me tė ri,
Pėr t“luftue pėr liri,
Herė pa bukė, nė borė e n“shi
Me e derdhė gjakun pėrsėri.
Kur mbarė bota u ēliru“
Veē Kosova mbet robnu“
Me ushtri, terror shtetnor,
Veēse ku quhej Kosovė,
Me u nda nga nana e vet
Tu“ pas nanė me jetu“ me njerkė.
Fillun“ renat e Serbisė
Me ja ndrru“ deg“t historisė ;
U ēu“ n“kambė Rankoviqi,
E ish gjallė Ēubrilloviqi,
Elaborati i tij vazhdonte
Qė shqiptarėt t“i dėbonte,
Dhe torturat ua shtonte
Zi e mazi-o pėr ēdo vjet;
Pėr nji pushkė rraheshin dhjetė vetė,
Shumė familje torturoheshin,
Shumė tė tjerė n“burgje verboheshin!
Qajshin motrat pėr vėllazni,
Kur tė vdekun i binin n“shpi!
Qante nana e merrte malli
Se nė shpi si kthehej djali,
Nusja e re kthehej n“gjini
Ja merrnin burrin dhandėr pa hi!
Pėr Migjenin s“donin me mėsu“
Ma zi se “Luli…” tu“ jetu“,
Mos me kėndu“ pėr Skėnderbeun
Qė nga turqit mbrojti Atdheun!
Mos me pasė flamurin tonė,
Qė n“Kosovė i lirė t“valon.
Porse koha nis ndryshon,
Nana djelt“ nis e shkollon,
Nisin t“dalin gjenerata,
Qė e mėsonin historinė
Dhe e donin fort lirinė.
Gjashtėdhjetė e tetėn djel“ e vasha,
Dalin bashkė nė demonstrata
Dhe kėrkuan pak liri
E flamurin kuq e zi
Me kerku dhe kushtetutė
Me fjalė t“urta e pa luftė!
Por Serbia s“dėshironte
Qė shqiptari liri t“kėrkonte
Andaj dhuna me terror“
Hiē nuk hiqeshin nga ky troll.
Kur shqiptari u shkollu“
Kushtetuta u fitu“,
Nis me mėsu“edhe prej hiēit
Nuk ish“ banda e Rankoviqit
Porse plane prapė gatuheshin
Nė podrume pėrsėri shkruheshin.
Tetėdhjetė e nishi kur ka ardhė,
Ngritet n“kambė populli shqiptar
Me kėrku“ ēka asht e mbarė.
Me kėrku“ tė drejta e barazi
Si tė tjerėt n“Jugosllavi.
E kėshtu donte ndoshta Serbia
Me u lėshu“ n“Kosovė ushtrija,
Me tanksa shkileshin ėmija
Politika nė spastrim,
Tue ba diferencim,
Tue ba ēdokend anmik,
Profesor e akademik
Tu“ na qu“jtė terroristė,
Kmishazi, kanibalistė,
Tu“ lėshu“ po helm tė zi
Me helmu“ t“pastren vajzni,
Sa herė ngrihej populli shqiptar
Po me dhjeta mbetshin vra.
Po nji valė demokratike ,
Filloi n“tokėn tonė kreshnike.
Kur filloi demokracia
Na u vodh autonomija,
Na e shkelėn serbėt- barbarė,
Tė ndihmu“m nga do tradhtarė!
Qė me tankė edhe ushtri
Me mbetė shqipja pa liri.
Por nė tokėn kosovare
Gjithė kanė lindė trima me fletė
Pėr t“mirė t“popullit janė mundu“,
T“mira vendit i kanė pru“,
Tue pa pėrspektivėn,
Kanė formu“ alternativėn,
Njerėz tė mirė e me dėshirė
Kanė fillu“ me ba punö t“mirė,
Tė gjitha gjaqet i pajtu“n,
Kėtė tė mirė popullit ja prunė.
Por nji dėshirė ka populli mbarė
Me ba pajtimin tonė kombėtar
Me jetu“ bashkė gjithė shqiptaria
Nji nanė e t“gjithėve na ashtė Arbėria.
1990-Lipjan
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 15:22   #6
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

VAJI I SHQIPTARIT - MARTIRĖT
E enjte, 25-10-2007, 06:52pm (GMT)

KĖRSET PUSHKA
Kėrset pushka n“mes t“Prishtinės,
Vrajn“ shqiptarė kėta t“bijt e shkinės,
Vrajnė shqiptarė e shqiptaresha,
Tė tanė beqarė e beqaresha,
Jau ēojnė nanave, t“vdekun, n“shpi,
T“mbulu“m n“flamurin kuq e zi,
Se dhanė jeten-o pėr liri,
Pėr tė drejta, DEMOKRACI.
Kėrset pushka, vret shqiptarė,
T“bijtė e shkinės-o barbarė.
“Ndale turrin, shka I shkinės,
Ka me t“vra gjaku i Prishtinės.
Se shqiptari s“vret pas shpinės,
Kur don t“vrasė more barbar,
Ka me t“dalė ty“ ballė pėr ballė,
S“ka fuqi turrin t“ia ndalė.“
Kėrset pushka po vret trimnesha,
Vasha t“reja, shqiptaresha,
Tė bukura, t“pastra, beqaresha,
Sikur Nita, ajo arbėresha,
An“e kand nėpėr Kosovė,
I bajnė nder po tokės sonė,
Sikur Nora e Kelmendit,
E si Shota, ndera e Vendit.
(Prishtinė, 1981)
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-09, 12:31   #7
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Urata
KENGE PER SALIH CEKUN
E marte, 11-12-2007, 10:32am (GMT)

Krisi topi nė Koshare,
Na i ka shkye gur e dhe,
Komandanti Salih Ēeku,
Filloi luftėn pėr atdhe.
Salih Ēeku ep kushtrimin
Tue puthė shqipen nė flamur
Po ban be ne Diell e Hanė,
Nuk e la pa i hjek“ k“ta gur.
Sdurojn“ ma k“to troje t“mija,
As tradhėti e jo as puēe,
Kėta gur qė ndajnė kufi
E kan vendin te Molla e Kuqe.
Bini djel, trimat e malit..
Hudhnju hasmit nė istikam
Se k“ta gur“ jane t“mir pėr vorre,
E n“Serbi vendin e kanė.
Si rrufeja hudhet trimi,
Kur e merr plumbi nė ball,
Para vllazen pėr liri
Se unė rashe me mbetė i gjallė.
N“maje t“bjeshkės dalin Zanat,
E te koka i qendrojne,
Me uj“ t“Drinit e dhe t“Kosovės,
Plagėt trimit ja sherojnė.
Nga zemra e trimit mbushen duert,
Trimėni me dashuni,
E i hudhin mbi Kosovėn,
Me mbjellė faren pėr liri.
Amanet ua la Kosovėn,
Qė ta bani me plot liri,
Amanetet i marrin zanat
I shpėrndajn nė shqiptari.
Kėrset topi nė Koshare
Na i ka shkye dhe e gur,
Komandanti Salih Ēeku
Ra deshmor mos me vdekė kurrė.
Agim Gashi
1999- Gjermani



-------------------
Kjo kėngė pa dyshim dihet qė ėsht e Guri sylajt-
te gjith qka jemi ne dardani e dijm ket -
kur kam bertitur un se po bėhen kso poshtersirash DHE PO KOPJOJN NGA FORUMI DARDANIA asnji nuk keni reagauar-te gjith po thuajse keni heshtur vetem kur ju prekė diqka ejuaj ather po reagoni ndersa e te tjerve jo egoizem tipik i kosovarit qe un e njoh edhe ma heret qe besa me vjen keq por kshtu esht realitetti ma mir te flasim drejt e hapur -


dhe ne nje far menyre edhe disi me skepticizem ken shikuar reagimet e mia -
si te teperta -ndersa ndaj diskriminimeve te shumta te kalueres time shum pak keni reaguar diksriminim tridhjet vjeqar si duket po ju duket pak tridhjet e ma teper vjet dhe ne fund doli edhe ky nezir myrta dhe po ashtu sillet me mosmirnjohje qe edhe ky nji far plagiati esht -

sa i perket agim gashit un shoh se agimi me gjithat paska shkruar disa kenge te bukura nuk e di a i ka shkruar vet apo ia ka shkruar dikush -


ndersa ai nezir myrta ka bė kso vperimesh te papergjegjshme ne forume tjera ne dy tri vende-ku un ja kam pas terhequr vrejtjen -
ai thoshte kur qiten vargjet ne internet jan te te gjithve merre me mend qfar njeriu esht ky-
domethėnė jeta e njeriut qe bėn mund i kushton koha e humb jeten pas vargjeve e kohen pa bė diqka tjeter qenka hiq gjė ja se sa te pa ndergjegjshem jan disa shpirtė kopila e debila-
njeriu ne vend se te merret me vargje mund te merret me rregullimin e standardit t e jete s e vet te biznesit dhe pasuris per te jetuar si njeri te pakten pa strese -
vargjet jan stres te humbin shum kohė dhe amndej gjithnji ke brenga per to sepse je thell ne to i dashuruar prandaj jan brengė psiqike te bejn me vuajt e meraku per to te han te duket sikur po ta marrin nji cop shpirti prandaj un kam thėnė sikur te mos isha krijues vargjesh ma mir te isha diqka tjeter biznesmen je ma i qet se paku pra njeriunq ekrijon vargje e humb kohene ben mund e dikush tjeter takllet me kohen e tij jeten e tij esht haram poshtersi krim dhe diskrimin ndaj nji tjetri padrejtesi am dhe dhe e denueshme sepse mund dhe djersė e kushton kohė edhe krijimtaria e tjetri ta merr per se gatshm,i efryhet me to kjo esht ma shum se poshtersi -


Un ja qes emrin e mbiemrin poshtė dhe lart vjershes SECILES -
e nezir myrtaj shkon eja heq EMRIN DHE MBIEMRIN VJERSHAVE TE MIA POSHTė DHE LART E SI NJI SKILE E LIGė I QET NEPER FORUME TJERA PA ME PYETUR FARE PA ADRESė EMRI E MBIEMRI KY QENJE E MJERė -
emrin dhe mbiemrin pa me pyetur fare e e qet nepEr disa forume tjera-

KY NEZIR MYRTA TRI PUNIME TE MIA I KA QIT NE PSEUDONIMIN E VET -
me psuedonimin e vet -

a nuk esht kjo poshtersi-PERZIERJE DHE DISKRIMINIM-

TE NEVRIKOSė DHE TE NXITė NE REAGIME ME PROVOKIME TE TILLA PRA-




prandaj un gjithqka e adresoj ja jap emrine mbiemrin identitetin-

qdo gjėje dhe adresen e sakt -

per shkak se kam pervoja me lugeter-

edhe ma parė ma heret ne praktiken e jetes time-

me vjen keq -

por ktu ne dardani pergjojnė SI KJOFTLARGTI SHUM KRIJUES TJERė QE HESHTIN ENUK LAJMROHEN -SA DINAK QE JAN-LE TE SHEH VET POPULLI LEXUESI


dhe heshtin por me lexu lexojn -e mandej kopjojnn -

Un i njoh dukuritė negative dhe veset e njerzve nga pervoja jetsore-
prandaj edhe jam i rezervuar nuk besoj shum nuk ja kam besen disa njerzve hiq -
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-09, 12:41   #8
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

Kam degjuar per rapsodin Agim gashin kam degjuar edhe per disa kenge e qiftelin e tij -
e kam pa edhe ne televizion por nuk e kam takuar asnjiher
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.