Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-11-09, 09:46   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Konferenca e Bujanit

Konferenca e Bujanit

Shkruar nga:

Agim Jakupi



“Nė mbledhjen e dytė tė AVNOJ-it ēėshtja e Kosėvės nuk u pėrmend fare. Asnjė delegat nga Kosova dhe viset tjera shqiptare nuk mori pjesė nė mbledhjen e dytė nė Jajce, kur u vendosėn shumė ēėshtje nė lidhje me statusin e popujve tė Jugosllavisė pėr vetvendosje deri nė shkėputje. Kėtu nuk u pėrmendėn fare shqiptarėt, por vetėm krahina e Sanxhakut dhe Vojvodina. Ndėrsa krahinės sė Maqedonisė i jepej shtetėsia e plotė si subjekt i barabartė nė Federatėn e Re Jugosllave deri nė shkėputje.”[1]
Nuk ka dyshim se ngjarja mė e rėndėsishme qė dėshmon pėr forcimin e Luftės nė kėto vise ėshtė thirrja e Konferencės Nacionalēlirimtare pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit qė u mbajt nė Bujan tė Malėsisė sė Gjakovės , nga 31 dhjetori i vitit 1943 deri mė 2 janar 1944 . Konferenca ishte mbledhja e parė por edhe e vetmja, nė tė cilėn morėn pjesė pėrfaqėsues nga tė gjitha rajonet dhe nga tė gjitha popujt qė jetonin nė Kosovė . Pėr kėtė arsye, ky kuvend zuri njė vend tė veēantė dhe ai pėrbėn ngjarjen mė tė rėndėsishme nė tėrė historinė e viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore nė atė trevė.
Konferenca qe thirrur nė njė situatė tė favorshme tė brendshme e tė jashtme qė zhvillohej nė dobi tė Luftės Antifashiste. Pas kapitulimit tė fashizmit Italian, pėr popujt dhe pėr vendet pjesėmarrėse tė koalicionit antifashist u bėnė akoma mė tė qarta perspektivat e fitores nė luftė. Pra, momenti shtroi si detyrė pėrpara forcave politike tė rreshtuara pėrkrah shteteve tė kėtij koalicioni tė formonin organin mė tė lartė politik pėrfaqėsues tė lėvizjes antifashiste, i cili do tė punonte pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme tė armatosur kundėr pushtuesit dhe do tė ishte njėkohėsisht organi mė i lartė i pushtetit nė atė trevė.
Njė pjesė e delegatėve ishin zgjedhur nga radhėt e formacioneve partizane, ndėrsa pjesa tjetėr vinin nga radhėt e organizatave shoqėrore e antifashiste, tė organeve tė pushtetit qė vepronin nė prapavijat e armikut. Pra, delegatėt e Konferencės pėrfaqėsonin ato forca politike dhe ato masa qė pavarėsisht nga ngjyrimet dhe pėrcaktimet politike, ishin bashkuar nė luftėn kundėr pushtuesve. Nga 61 delegatėt e thirrur nė Konferencė morėn pjesė 49 veta, nga tė cilėt 43 ishin shqiptarė dhe 6 serbė e malazezė. Por, “nuk errdhėn 12 delegatė nga ato vise, tė cilat gjendeshin nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtira”.[2] Pėr tė marrė pjesė nė tė u ftuan, morėn pjesė dhe pėrshėndetėn edhe pėrfaqėsuesit e misioneve ushtarake angleze.
Konferenca e Bujanit zgjati tre ditė. Nė tė u mbajtėn dy referate dhe u miratuan dy dokumente themelore: Rezoluta dhe Thirrja drejtuar popujve tė Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. Ishte pėr tė theksuar se Rezoluta u lexua nė tė dyja gjuhėt, nė shqip dhe nė serbokrotisht, gjė qė dėshmon se Konferenca nuk i la shteg asnjė moskuptimi apo keqkuptimi pėr pėrmbajtjen e vendimeve tė saj. Konferenca zgjodhi Kėshillin Nacionalēlirimtar tė Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit tė pėrbėrė nga 51 anėtarė, ndėrsa Kryesia qė doli nga gjiri i saj kishte 9 anėtarė. Kryesia pėrbėhej nga Mehmet Hoxha (kryetar),[3] Pavle Joviēeviē e Rifat Berisha (nėnkryetarė), Fadil Hoxha, Xhevdet Doda, Zekeria Rexha, Millan Zeēan, Ali Shukriu (anėtarė) dhe Hajdar Dushi (sekretar). Nė Kėshill bėnin pjesė Tefik Ēanga, Xheladin Hana, Gani Ēavdarbashi, Qamil Brovina, Ismet Shaqiri, Sabrije Vokshi, Qamil Luzha, Bejto Shahmani etj .
Nė thirjen qė Konferenca u drejtoi popujve tė Kosovės, kėrkoi qė ata tė ngriheshin nė luftė kundėr pushtuesve nazistė, krah pėr krah me popujt e tjerė tė robėruar dhe duke u bashkuar fort rreth Kėshillit Nacionalēlirimtarė . Dokumenti bazė qė miratoi Konferenca ishte Rezoluta e saj .
“Nė rezolutė ėshtė vėnė nė pah pashmangshmėria e thyemjes sė koalicionit hitlerian, ėshtė pėrshėndetur shoku Tito si udhėheqės i Jugosllavisė sė re, ėshtė protestuar kundėr qeverisė mbretėrore tė Petrit II tė Karagjorgjeviqėve”.[4]
Nė kėtė document u trajtua gjėrėsisht situate politike dhe ushtarake qė zhvillohej me shpejtėsi nė favor tė luftės sė koalicionit antifashist tė popujve. Pėr kėtė arsye nė tė i bėhej thirrje popujve nė ato vise pėr tu bashkuar e pėr tu ngritur nė luftė. Rreth kėsaj platforme politike do tė forcohej bashkimi i popullit, i tė gjithė patriotėve tė ndershėm , pa dallim feje , kombėsie e tendence politike .
Njė nga problemet e rėndėsishme qė u diskutua gjerėsisht nė Konferencė dhe qė u pasqyrua edhe nė doumentet bazė tė saj ishte edhe gjendja e shqiptarėve nė Jugosllavinė e paraluftės dhe nė vitet e pushtimit fashist. Konferenca duke u ndalur nė kėtė problem vinte nė dukje se populli shqiptar ka qenė i shtypur politikisht dhe ekonomikisht dhe, pėr mė tepėr, ai i qe ekspozuar shfarosjes fizike. Politika e ndjekur nga monarkia serbe pėrpara luftės, kishte synuar qė tė forconte shtypjen ekonomike, tė nxiste grindjet ndėrmjet popujve, ta privonte popullin shqiptar nga mjeti i vetėm i jetesės, nga toka, pėr ta detyruar qė tė shpėrngulej nga trojet e veta amtare. Duke nėnvizuar kėto momente, pėrfaqėsuesit legjitimė tė popullit tė Kosovės, mendonin dhe shpresonin se tanimė do tė merrnin fund njėherė e mire padrejtėsitė dhe politika e ndjekur nė tė kaluarėn. Tė drejtėn pėr tė jetuar i lire pa shtypje e shfrytėzim, populli shqiptar nė kėto vise po e fitonte me luftėn dhe gjakun e bijve tė tij.
Konferenca mori vendime shumė tė drejta e tė rėndėsishme, si pėr momentet e atėhershme, ashtu edhe pėr zgjidhjen e drejtė, tė plotė e pėrfundimtare tė problemit kombėtar tė shqiptarėve nė Jugosllavi. “Nė Rezolucionin e Konferencės, ēėshtja e Kosovės u trajtua si njė problem i lidhur ngushtė me strukturėn e saj kombėtare dhe si ēėshtje e vetėvendosjes kombėtare. Shpallja botėrisht strukturėn kombėtare tė popullsisė sė Kosovės, si njė territor i banuar me shumicė shqiptare dhe e dėshirės sė shqiptarėve nė ato vise pėr bashkimin me Shqipėrinė, si rrjedhojė e luftės kundėr okupatorit dhe e zbatimit tė parimeve universale pėr vetėvendosje deri nė shkėputje.”[5]
”Rruga e vetme, pra, qė populli shqiptar i Kosovės tė bashkohet me Shqipėrin ėshtė Lufta e pėrbashkėt me popujt tjerė tė Jugosllavisė kundėr okupatorit nazist, sepse kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr me fitue lirinė, pra edhe populli shqiptarė do tė ketė tė drejtė tė vendosė pėr fatin e vet, deri nė shkėputje. Garanci pėr kėtė ėshtė UNĒ e Jugosllavisė dhe UNĒ e Shqipėrisė. Pėrveē kėsaj pėr kėte garantojnė aleatėt si Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika ( Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskės dhe e Teheranit).”[6]
Vendimet e rėndėsishme qė mori Konferenca gjetėn miratimin e plotė tė popullit shqiptar dhe ato ishin njė goditje e fortė pėr propagandėn demagogjike tė pushtuesit e tė shėrbėtorėve tė tij. Konferenca pranonte nė atė kohė sekretari i Komitetit Krahinor pėr Kosovėn Pavle Joviēoviē ishte njė sukses i madh. “Nė kėto rrethana lufte, nė fillim Enver Hoxha e pranoi rezolutėn, si njė e drejtė e shqiptarėve, e ardhur nė mėnyrė legjitime nga pėrfaqėsuesit Kosovarė”.[7] Materijalet e saj kishin pėr tė dhėnė rezultate pozitive, sidomos pėr pėrfshirjen e masave shqipėtare nė luftė.
Zhvillimi i qėndresės antifashiste nė Kosovė dhe nė viset e tjera shqiptare, veēanėrisht nga gjysma e dytė e vitit 1943 dhe gjatė vitit 1944, u ballafaqua hapur me qėndrimet sektare dhe me vijėn antishqiptare tė udhėheqjes sė PK tė Jugosllavisė, tė cilat patėn, nė atė kohė e mė pas, pasoja negative pėr zhvillimin e luftės sė armatosur dhe pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė tė. Akuzat e udhėheqėsisė sė PKJ se shqiptarėt paskėshin ndjenja shqiptaromėdha, iluzione mbi fashizmine etj, nuk qėndrojne dhe bien ndesh me vlerėsimet e shprehura nė Konferencen e Bujanit.


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-11-09, 09:47   #2
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Konferenca e Bujanit

Qėndrimi pėrfundimtarė i PKJ ishin tė shprehura nėpėrmjet vendimeve tė Mbledhjes sė II tė KANĒJ, tė mbajtura nė Jajce nė nėntor 1943. Nė kėtė mbledhje , nė tė cilėn nuk morrėn pjesė shqiptarėt, sepse nuk u thirėn, u vendos krijimi i jugosllavisė me kufijtė e para luftės dhe pėr rrjedhojė shqiptarėve jo vetėm qė iu mohua e drejta pėr tė vetėvendosur deri nė shkėputje pėr tė ardhmen e tyre, por edhe vetė Kosovės iu mohua barazia me viset e tjera tė Jugosllavisė. Nė kėtė mėnyrė u shkelen principet e bashkpunimit pėr luftė. Ajo kishte pranuar me qellime demagogjike se ēėshtja e kufijve tė ardhshėm nė mes tė Jugosllavisė e tė Shqipėrisė do tė rregullohej me marrėveshje vėllazėrore dhe nė bashkėpunim nė mes tė UNĒJ e KANĒ tė Jugosllavisė dhe UNĒSH e KANĒ tė Shqipėrisė, pra nga tė dyja partitė, nga regjimet demokratike popullore qė do tė vendoseshin nė Shqipėri e nė Jugosllavi si dhe nga vetė popullsia e atjeshme nė bazė tė parimit pėr tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje.
Forcimin e Lėvizjes Antifashiste dhe shndėrrimin e saj nė kryengritje tė pėrgjithshme tė armatosur e pengoi dhe e sabotoi vetė udhėheqja e PKJ. Akuzėn pėr mungesėn e njė lėvizjeje tė fuqishėm revolucionare, ajo e pėrdori qė gjatė viteve tė luftės si pretekst pėr t’i mohuar kėtij populli ralizimin e tė drejtave kombėtare. Pėr udhėheqjen e PKJ njė lėvizje shqiptare paraqiste rrezik pėr realizimin e planeve tė tyre shoviniste,pėr ate sabotonin se nė Kosovė ekzistojnė vetėm bashkpuntorė tė okupatorit,kurse dokumentet e kohės vėrtetojnė tė kundėrtėn.
Pėr tė ndihmuar rezistencėn antifashiste nė ato vise dhe sipas kėrkesės sė palės jugosllave, Shtabi i Pėrgjithshėm i UNĒSh, nė tetor tė vitit 1943, kishte urdhėruar qė forcat e batalionit Perlat Rexhepi tė qarkut tė Shkodrės, tė kalonin pėr tė vepruar nė Malėsi tė Gjakovės dhe nė Plavė e Guci. Por, ndėrsa populli shqiptar, nė fund tė vitit 1943 e nė fillim tė vitit 1944, ishte i vetėdijshėm pėr disfatėn e trupave fashiste dhe situata nė ato rajone shtronte pėr detyrė forcimin e punės sė organizatave tė partisė, nė realitet po ndodhte e kundėrta. Edhe ai ndikim qė kishin, si Komiteti Krahinor i Kosovės, dhe organizatat e partisė nė rajonet e Dibrės, erdhėn duke u dobėsuar. Ky dobėsim ishte rezultat logjik i vijės sektare qė vazhdoi tė ndiqej nga PKJ[8], e cila ruajti dhe forcoi mosbesimin ndaj popullit shqiptar, si dhe i fushatės sė ndjekjeve dhe arrestimeve tė ndėrmarra nga okupatori. Pėr mė tepėr, nė fund tė vitit 1943 dhe deri nė mesin e vitit 1944, njė pjesė e mirė e udhėheqjes politike tė luftės u largua nga Kosova pėr nė Mal tė Zi. Gjatė gjithė kėsaj kohe tėrė veprimtaria e sekretarit tė Komitetit Krahinor pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit pėrmblidhej nė dy letra dėrguar organizatave tė partisė nė terren. “Nga ana e tij, nga larg e nga lart, KQ i PKJ, nėpėrmjet letrės qė i dėrgonte Komitetit Krahinor pėr Kosovėn, mė 28 mars 1944, pasi ishte njohur mė parė me vendimet e Konferencės sė Bujanit, kėrkonte largimin nga terreni i Kosovės i kuadrove dhe lėnien aty vetėm tė njė numri minimal tė celulave, eventualisht tė vogla, vetėm sa pėr shtrirjen e influencės, tė shtypit dhe pėr kryerjen e aksioneve diversioniste”.[9]
“Kėto qėndrime e veprime, jo vetėm qė mohonin luftėn e zhvilluar nė kėto rajone deri nė kėtė periudhė, por pengonin forcimin e mėtejshėm tė saj. Komiteti Krahinor pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit nė vitin 1943 ishte shndėruar nė Komitet Provincial. Prej tij vareshin dy komitetet krahinore Komiteti Krahinor pėr Kosovėn dhe ai i Rrafshit tė Dukagjinit”.[10] Pėr kėtė qė tė dy zonat kishin shtabe tė veēanta operative, e para vepronte jashtė Kosovės kurse tjetra veprimtarinė politike usharake e zhvillonte duke depėrtuar edhe brenda kufijve tė Shqipėrisė. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944, lufta e armatosur nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare, nėn ndikimin e faktorėve tė mbrendshėm e tė jashtėm u shndėruanėnjė lėvizje popullore. Gjatė kėsaj periudhe aty u krijuan njėra pas tjetrės disa formacione partizane, tė cilat u drejtuan nga Shtabi Kryesorė i UNĒJ pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit. Nė pėrbėrje tė formacioneve partizane vetėm nga Kosova u inkuadruan 53.000 luftėtarė.
“Shumė shpejt, vetėm njė vit pas Konferencės dhe nė vazhdim, shqiptaėtr e Kosovės dhe tė viseve tjera shqiptare qė do tė inkuadroheshin nė shtetin e Titos, ku pesha e klanit antishqiptar serb ishte e madhe, moren leksione tė forcės e tė dhunės, bashkė me doza nė rritje tė demagogjisė mė tė sofistikuar pėr “bashkėjetesė”, “vėllazėrim-bashkim”, “ barazinė”, “prospiritetin” etj, qė ju diktonte, nė formė sugjerimi, vetėm njė alternativė, ekzistencėn nėn Jugosllavi”.[11]
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-11-09, 09:48   #3
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Konferenca e Bujanit

Referencat

[1] Vebi Xhemaili, Forcat kombėtare nė mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike (1941-1945), Tetovė, 2006, f. 243.
[2] Ali Hadri, Lėvizja Nacionalēlirimtare nė Kosovė (1941-1945), Prishtinė, 1971, f. 421.
[3] Muharrem Dezhgiu, Shqipėria nė luftė 1939-1944,Globus R, Tiranė, 2001, f. 317.
[4] Historia e Popullit Shqiptar, Vėllimi i Dytė, Prishtinė 1969, f. 808
[5] Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovės Shtator 1944- Korrik 1945, Akademia e Shkencave e Republikės sė Shqipėrisė-Instituti i Historisė, Tiranė, 1994 , f. 39
[6] Muhamet Pirraku, Ripushtimi Jugosllav i Kosovės 1945, Sh. B. Dielli, Prishtinė, 1992, f. 28.
[7] Vebi Xhemaili, Forcat kombėtare nė mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike (1941-1945), Tetovė, 2006, f. 244
[8] Ali Hadri, Lėvizja Nacionalēlirimtare nė Kosovė (1941-1945), Prishtinė, 1971, f. 355.
[9] Historia e Shqipėrisė dhe Shqiptarėve, Grup autorėsh, Redaktorė pėrgjegjės Hysni Myzyri, Prizren, 2001, f. 308.
[10] Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovės Shtator 1944- Korrik 1945, Akademia e Shkencave e Republikės sė Shqipėrisė-Instituti i Historisė, Tiranė, 1994, f. 42
[11] Marenglen Verli, Kosova sfida shqiptare nė historinė e njė shekulli, Tiranė, 2007, f. 317.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.