Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-12-08, 15:21   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV

Mbretėria e Arbėrisė nė Dokumentet Papnore nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV
Mbretėria e Arbėrisė duket se ka qenė shumė mė komplekse sesa njihej deri mė sot, sidomos pėrsa i pėrket rolit rajonal tė kėsaj mbretėrie dhe pranisė sė saj si formacion politik nė arenėn ndėrkombėtare.

Sigurisht qė nuk kanė munguar studiuesit qė janė marrė me Mbretėrinė e Arbėrisė, me karakterin, funksionimin, rolin dhe rėndėsinė e saj,1) por mėsa duket, njė studiues i shek. XIV e ka tė pamundur tė vazhdojė punėn e tij kėrkimore pa u ndalur nė mėnyrė tė veēantė tek ky formacion politik, pėr tė ndriēuar ndonjė aspekt tė veēantė tė kėsaj mbretėrie. Fjala ėshtė veēanėrsht pėr ndriēimin mė tė plotė tė rrethanave historiko-politike, socio-religjioze nė tė cilat jetonte populli shqiptar nė shekullin XIV.

Nė kėtė studim do tė pėrqėndrohemi kryesisht tek marrėdhėniet e Mbretėrisė sė Arbėrisė me Papatin nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit XIV, i cili nė kėtė kohė ishte pushteti qendror i mesjetės evropiano-perėndimore, marrėdhėnie kėto qė deri tani nuk janė marrė nė analizė.

Ėshtė tashmė i njohur fakti qė Mbretėria e Arbėrisė u shpall zyrtarisht si formacion politik mė 21 shkurt 1272, nga Karli I Anzhu2). Nė fakt, termi Regnum Albaniae (Mbretėria e Arbėrisė) kishte filluar tė pėrdorej qė mė herėt, dhe konkretisht qė nė vitin 1267 nė kancelarinė anzhuine.3) Nė vitin 1272, Mbretėria e Arbėrisė, iu servir shqiptarėve si pasardhėse e natyrshme e Principatės sė Arbėrit. Medievisti shqiptar Pėllumb Xhufi vė nė dukje se, pavarėsisht se Anzhuinėt e servirin atė si pasardhėse tė Principatės sė Arbėrit, Mbretėria e Arbėrisė nuk kishte asnjė lloj lidhjeje historike, e aq mė pak vazhdimėsi me Principatėn e Arbėrit, jo vetėm pėrsa i pėrket rrethanave nė tė cilat u krijuan secila, si qėllimeve tė cilave duhet t'u shėrbenin, ashtu edhe pėr sa i pėrket funksionit tė secilės dhe mėnyrės se si u receptuan ato nga shqiptarėt.4) Ducellier ėshtė i mendimit se kjo mbretėri ishte njė structure politique artificielle … régime d'occupation militaire, tout y a été fait par la guerre et pour la guerre.5)

Megjithatė, ajo ishte njė mbretėri, un royaume distinct du royaume de Naples,6) dhe si e tillė kishte mjetet dhe organet e veta administrative, tė cilat ishin pėrqėndruar nė kryeqytetin e mbretėrisė qė ishte Durrėsi. Pėrsa i pėrket rėndėsisė qė pati kjo mbretėri nė arenėn ndėrkombėtare, pak rėndėsi ka nėse ajo vetė ishte strukturė artificiale apo formacion politik organik. Rėndėsia kryesore qė ky fenomen pati pėr trojet shqiptare ėshtė statusi qė forcat politike vendore fituan nga kjo shpallje mbretėrie, njė status ky mbretėrie mesjetare, i cili nuk mund tė ishte i pėrkohshėm, por i gjithėhershėm, pavarsisht nga jetėgjatėsia e Anzhuinėve nė territoret shqiptare, dhe pavarėsisht nėse kishte gjithmonė njė mbret apo jo. Njė herė e shpallur, mbretėria mesjetare nuk mund tė shpėrbehej mė.
Regnum Albaniae u shpall zyrtarisht nė vitin 1272, megjithatė dokumentet e para papnore nė tė cilat pėrmendet ky formacion politik me kėtė emėr, datojnė nga dhjetėvjeēari i dytė i shekullit XIV, dhe pikėrisht nga viti 1317. Njėri prej kėtyre dokumenteve ėshtė nga maji i kėtij viti7) dhe tjetri nga shtatori i po kėtij viti.8) Dokumenti i majit me siguri qė ėshtė shkruar pikėrisht nė kohėn kur nė Selinė Papnore kanė arritur sinjalet e para pėr persekutimet qė mbretėrit serbė kishin filluar qė t'u shkaktonin katolikėve nė territoret shqiptare. Pėr njė fenomen tė tillė flet qartė bula papnore e shtatorit tė vitit 1317, nė tė cilėn bėhet e njohur se me datė 17 shtator tė vitit 1317, Ndreu, ipeshkvi katolik i Krujės, ishtė dėbuar me dhunė nga posti i tij.9)
Bulat e shumta papnore qė datojnė nga viti 1317 deri nė vitin 1320, nė tė cilat pothuajse gjithmonė pėrmendet Regnum Albaniae, direkt apo indirekt tė gjitha kanė lidhje me njė kryengritje qė po pėrgatitej kundėr sundimit serb, sundim ky qė po u shkaktonte shumė vuajtje katolikėve tė territoreve shqiptare qė ishin pushtuar nga mbretėrit serbė.
Nė vitin 1319 do tė ndeshemi me shumė bula papnore nė tė cilat adresohet Regnum Albaniae, dhe tė gjitha kėto bula janė nė kontekstin e njė kryqėzate. Mė 17 qershor 1319, Papa Gjoni XXII, filloi pėrpilimin e njė plani pėr kryqėzatė kundėr mbretit Serb. Nė fakt, pėrpilimi i kėtij plani deri tani ėshtė menduar dhe interpretuar si ide e Anzhuinėve, dhe konkretisht e Filipit, princit tė Tarentit,10) i cili nėpėrmjet njė letre duket se i kishte parashtruar Papės Gjoni XXII, gjendjen e keqe tė katolikėve shqiptarė nėn sundimin e mbretėrve serbė, dhe i kishte kėrkuar Atij qė t'i mbronte ata me ndihmėn e njė koalicioni.11) Kėsaj letre Papa i ktheu pėrgjigje mė 12 maj 1319,(12) duke e siguruar qė ishte i gatshėm pėr ēfarėdo lloj iniciative. Papa shtonte me kėtė rast se tė gatshėm njėlloj ishin edhe Karli I Roberti, mbreti i Hungarisė (1308-1342), si dhe Mladeni II, bani i Kroacisė dhe Bosnjės.13) Megjithatė, mund tė themi pa frikė qė Papa Gjoni XXII, sė paku qė nga viti 1317 e njihte mirė gjendjen e katolikėve nė territoret shqiptare, siē kemi parė nga bula qė kishte lidhje me Ndreun e Krujės, kėshtu qė nga ky kėndvėshtrim ai nuk mėsoi asgjė tė re nga letra e Filipit, pėrveē faktit qė Filipi vetė e njihte tepėr vonė gjendjen e keqe tė katolikėve tė Mbretėrisė sė Arbėrisė. Ndoshta ky ėshtė shkaku pse Papa Gjoni XXII u drejtohet vetė shqiptarėve pėr tė marrė pėrsipėr kryqėzatėn kundėr serbėve.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.