Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-10-11, 18:53   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Alfabetit Shqiptar

Historia e Manastirit






Kontributi i Skėnderbeut dhe Ali Pashe Tepelenės pėr shėndrimin e Manastirit nė qendėr vilajeti dhe nė vendlindje tė Alfabetit Shqiptar


Gjeneza ose fillimi i kėsaj rruge ėshtė mjaft e gjatė, por unė do tė filloj nga koha e Skėnderbeut e kėtej. Jam i vetėdishėm qė titulli i kėti shkrimi, shumė lexuesėve, nė shikim tė parė, do t’iu duket si apsurd, por nėse kanė durim dhe e lexojnė me kujdes deri nė fund kėtė shkrim, do binden nė tė kundėrtėn. Ja pse. Po filloj me Skėnderbenė. Kongresi i parė i Manastirit nuk do tė ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendėr vilajeti, e, pėr kėtė, nė mėnyrė indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarėve, duke filluar nga koha e Skėnderbeut. Pushtuesėt osmanė, me tė shkelur nė Manastir, shqetsime tė mėdha patėn pikėrisht nga rezistenca nė fjalė, nė krye me heroin ynė kombėtar. Ky, pėrveē asaj qė ka dashur Manastiri, themeluar nga stėrgjyshėt e tij – Linkestėt, mos mbetet nė duart e osmanėve, deshte tė hakmeret edhe pėr helmimin e vėllezėrve tė vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetėdishėm qė me forcė nuk do mund tė pėrballojė dot Skėnderbenė, trimėrinė e tė cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojė pėrmes islamizimit tė shqiptarėve. Pėr ta kryer kėtė, patjetėr duhej tė ngrihen objekte fetare islame nė Manastir. Prandaj, nuk ishte gjė e rastit qė xhamia e parė nė Ballkan u ngrit pikėrisht nė kėtė qytet dhe atė, me iniciativėn e njė komandanti tė shquar turk i cili posa ishte kthyer nga njė betejė e pasuksesshme me shqiptarėt e Skėnderbeut, vetėm disa vjet pas vdekjes tė kėtij tė fundit. Pas xhamisė tė parė, filluan tė ngrihen edhe tė tjera, numri i tė cilave, nė fund, mbriu nė 72, gjė qė e shėndroi Manastirin nė qendėr mė tė rėndėsishme dhe mė atraktive fetare nė Ballkan. Pėr kėtė pra, nė mėnyrė indirekte, ka kontribuar edhe Skėnderbeu dhe rezistenca shqiptare nėpėrgjithėsi. Nga kjo qė theksova mė sipėr del pėrfundimi se shqiptarėt pushtetin osman e rrezistonin mė tepėr se ēdo popull tjetėr qė jetonte nė Manastir. Me tė drejtė, ndonjė nga lexuesit do tė dojė tė dijė shkaqet pėr kėtė. Pėrgjigja ime do tė ishte kjo. Historia ka dėshmuar se ai qė rruan pragun e shtėpisė sė tij, reziston mė tepėr nga mysafiri. Nėse kėtė shtėpi rastėsisht e pėrfshin zjarri, mysafiri do dalė prej saj, pėr tė shpėtuar jetėn, kurse i zoti qendron deri nė fund dhe bėn ēmos pėr ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetėn. Ose, pėr ta elaboruar mė mirė kėtė, do shėrbehem me njė shembull mjaft tė thjeshtė, por me plot kuptim. Nėse njė fėmijė mban nė dorė para tė veta, vėshtirė ėshtė qė t’ia marrish, e nėse ato para i ka tė vjedhura, menjėherė ti jep dhe ia mbath kėmbėve, sepse si ka fituar me djersė. Besoj se u kuptuam. Por, ti kthehemi Skėnderbeut. Manastiri, pėrveē qendėr fetare, mė vonė, u bė edhe qendėr ushtarake. Rezistenca e Skėnderbeut dhe e shqiptarėve pas vdekjes sė tij, kontrobuoi tepėr nė kėtė drejtim sepse, edhe pse njė pjesė e madhe e shqiptarėve, pėr ti shpėtuar asimilimit tė egėr sllav, pėrqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kėshtu qė, rezistenca shqiptare nuk u ndėrpre. Kjo e detyroi sulltanin tė sjellė forca tė mėdha ushtarake, pėr nevojat e tė cilėve u ngritėn objekte tė ndryshme ekonomike etj, nė Manastir, tė cilat kėtij qyteti ia ndryshuan krejtėsisht tiparet ose fizionominė, duke e shėndruar nė qendėr vilajeti dhe nė qytet konsujsh, gjė qė, mundėsoi qė Manastiri tė shėndrohet edhe nė Qendėr tė Lėvizjes Mbarėkombėtare Shqiptare, me vepra tė shumta atdhetare, siē ėshtė edhe Kongresi i Alfabetit. Nė kėtė drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashė Tepelena. Ky, si kundėr Skėnderbeu, pėrveē qė ka dashur Manastiri, si vatėr e vjetėr ilire, mos mbetet nėn turqit, hakmerrej edhe pėr vrrasjen e vjehėrit tė tij, Kapllan Pashės, tė cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenė kokėn dhe e lanė nė atė gjendje tė mjerueshme disa ditė me rradhė nė njė shesh tė Manastirit. Kontributi i Ali Pashė Tepelenės pėr afirmimin e Manastirit, ka tė bėjė edhe me vllehėt. Ai, siē dihet, dogji Voskopojėn dhe disa vende tė tjera, jo pėr ti plaēkitur, siē thonė kundėrshtarėt e tij, por pėr t’ia shkulur rrėnjėt e propagandės greke. Kjo djegie bėri qė shumė familje vllehe nga ato vende, tė shpėrngulen nė Maqedoni, pra edhe nė Manastir. Kėta vllehė, njihnin nga disa gjuhė dhe zanate dhe si tė tillė i dhanė impuls tė veēantė zhvillimit ekonomik, gjegjėsisht tregėtisė dhe zejtarisė, gjė qė edhe mė tepėr i hapi rrugėn Manastirit pėr t’u shėndruar nė qendėr vilajeti, pa tė cilin nuk do tė mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendėr e rėndėsishme ekonomike, u mundėsoi disa familjeve shqiptare, tė pasurohen dhe njė pjesė tė pasurisė ta shfrytėzojnė nė dobi tė veprave kombėtare, siē ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them kėtė, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditė dhe kėrkonte shpenzime tė mėdha, tė cilat rranė kryesisht nė kurriz tė familjeve tė pasura, siē ishin ajo e Gėrmenjėve, nė hotelin e tė cilėve – “Liria”, u mbajt kongresi nė fjalė, si dhe ajo e Qiriazėve, familja mė patriotike nė mbarė kombin shqiptar dhe nė tė gjitha epokat pas asaj tė Frashėllinjėve, prej tė cilės fitoi frymėzimin e saj kombėtar dhe atdhetar. Kėsaj familje, gjegjėsisht, rolit tė saj nė Kongresin e Alfabetit, unė i kam kushtuar edhe njė fejton tė veēantė. Prandaj, nė kėtė rast, do theksoj vetėm disa momente mė kryesore. Kjo familje pėrbėhej prej 5 antarėve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili mė patriot se tjetri. Pėr kėtė ka kontribuar, siē thamė, familja e Frashėllinjėve, posaēėrisht bilbili i gjuhės shqipe – Naim Frashėri. Ky, veē tjerash, i ka mundėsuar Sevasti Qiriazit, tė kryejė me sukses dhe nė kohė fakultetin e mėsusisė nė Stamboll dhe gjatė ceremonisė sė diplomimit, i dha porosi tė tilla kombėtare, tė cilat ajo i respektoi dhe i realizoi nė maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhė dhe si tė tilla ishin femrat mė tė emancipuara nė Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femėr nė botė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919-1920. Librat e Naim Frashėrit ishin pasuria mė e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymėzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjė qė shihet edhe nė vjershat e tij, siē ishte edhe strofa nė vijim: Do punoj pėr mėmėdhenė, gjithė jetėn sa tė roj, do t’i zgjoj edhe ata qė flenė, kėshtu jetėn ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashėrit kishte frymėzuar edhe nėnėn e Qiriazėve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepėr nė shkollimin e fėmijėve tė saj dhe e cila nuk lejonte qė nė shtėpinė e saj tė flitet gjuhė tjetėr pėrveē shqipes, kėshtu qė aty hynin e dilnin vetėm patriotė tė shquar, posaēėrisht para, gjatė dhe pas Kongresit tė Manastirit. Nė shtėpinė e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta qė kishin tė bėjnė, jo vetėm me Alfabetin, por edhe me ēėshtjen e ēlirimit tė vendit nga sundimi pesė shekullor osman. Pėr Qiriazėt, e zgjata njėēikė mė tepėr pėr tė konstatuar se pa kėtė familje Manastiri nuk do tė bėhej dot qendra e Lėvizjes Kombėtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Nė oborrin e kėsaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Pėr ngritjen e saj u vendos nė Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjė dollėn 300 tituj tė shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve tė ndryshme shkencore e tj., nė 13 gjuhė tė botės tė cilat disperzoheshin nė tė katėr anėt e rruzullit tokėsor, gjė qė ēėshtjen shqiptare e afirmoi tepėr nė tėrė anėt e Globit dhe hapi rrugėn drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pikėrisht kėtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit tė Alfabetit, nė tė cilin, siē thashė, ra vendimi pėr ngritjen e Institucionit nė fjalė. Pėrndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrė midis Lidhjes sė Prizrenit dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Sepse, nė Lidhjen e Prizrenit tė v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit tė Alfabetit tė pėrbashkėt. Prandaj, jo rastėsisht, vetėm disa muaj pas kėsaj, gjegjėsisht gjatė vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashėrit, sepse ky me duart e veta i krijoi gėrmat e atij Alfabeti, i cili u vlerėsua lart nė Kongresin e Manastirit. Ndėrsa, lidhja e Kongresit me Pavarėsinė e Shqipėrisė qėndron nė faktin qė para kėtij kongresi, shqiptarėt pėrdornin alfabete tė ndryshme, tė cilat, jo vetėm qė pengonin komunikimin normal midis tyre, pėrmes letrave, por shkakėtonin edhe grindje, sepse bihej nėn ndikim tė vendeve nga tė cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit tė Manastirit, pengesat nė fjalė si dhe grindjet, morėn fund, gjė qė hapi rrugėn e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e cila u realizua nė tė njėjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, mė 28 nėndor, 1912. Me siguri, lexuesve do t’iu interesojė se si ishte atmosfera para objektit tė Alfabetit ditėn e fillimit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.