Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-12-08, 14:59   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit
Malėsia e Kelmendit shtrihet nė skajin verior tė Alpeve Shqiptare, nė trekėndėshin e formuar mes kufijve shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė, Republikės sė Kosovės dhe Malit tė Zi. Nė kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bėn pjesė nė malet e Malėsise sė Madhe. Sipas shtrirjes fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalėn nė Jug, me Gash e Krasniqe nė Lindje, kurse me Vasojeviqėt, Kuēin, Triepshin dhe Gruden nė Veri.

Shtrirja gjeografike

Malėsia e Kelmendit shtrihet nė skajin verior tė Alpeve Shqiptare, nė trekėndėshin e formuar mes kufijve shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė, Republikės sė Kosovės dhe Malit tė Zi. Nė kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bėn pjesė nė malet e Malėsise sė Madhe. Sipas shtrirjes fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalėn nė Jug, me Gash e Krasniqe nė Lindje, kurse me Vasojeviqėt, Kuēin, Triepshin dhe Gruden nė Veri. Banorėt e kėtij fisi, banojnė kryesisht rreth dy burimeve tė lumit Cem, Vuklit dhe Selcės dhe lumit tė Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorė, tė pėrqėndruar nė fshatrat: Vermosh, Lėpushė, Selcė, Tamarė, Brojė, Kozhnja, Nikē, dhe Vukėl.1)


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-12-08, 14:59   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Emri i fisit

Emri kėtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtė, i thjeshtė, i mirė.2) Kėtė emėrtim tė natyrės sė njeriut, mė vonė e gjejmė si emėr personal, Clemens. Ndėr shkrimet e studiuesve tė huaj e gjejmė nė forma tė ndryshme fonetike "Klemnti" "Klimenti", "Clementiner"etj. kurse nė gjuhėn shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjėsisht "Kelmendi". Pėr herė tė parė, nė kuptimin e sotėm, si emėr personal, e takojmė tek zėvendėsi i tretė i Shėn Pjetrit Papa Klementi e I-rė (90-101),4) cili duke predikuar fjalėn e Krishtit ndėr paganė, u martirizua. Kelmendasit kėtė e kanė mbajtur pėr Shenjt, dhe mbrojtės tė fisit nė tėrė historinė e tyre duke ia kushtuar njėherit edhe tempujt e lutjes ndėr kisha. Pėr kėtė arėsye kelmendasit nė menyrė tė veēantė i nderonin papėt e Romės. Kėtė gjė na e dėshmon nė njė relacion pėr kelmendasit dėrguar Selisė sė Shenjte nė vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbėt e fesė ortodokse, tė ardhur nė tokat kelmendase pėr tė shpėtuar nga barbarizmat e ushtrisė turke, filluan ta fyenin papėn, kėta tė fundit i kėrcėnuan se do t“i pėrzinin nga territori i tyre fisnor.5)

Si toponim, ky emėr identifikohet me emrin e kėshtjellės bizantine "Klementiana", tė cilėn e pėrmend historiani i epokės Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresė. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kėshtjellė duhet tė kėtė qenė e vendosur ndėr viset e Kelmendit, ose nė veri tė liqenit tė Shkodrės.6) Kurse pėr Sufflay-n kjo fortesė duhet tė kėtė qenė nė rrugėn romake Shkodėr - Prizren, tek dogana e Shpėtimit Shenjtė (Svetog Spasa).7)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 15:00   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Origjina

Origjina e fisit tė Kelmendit, si dhe fiseve tė tjera tė Malėsisė sė Madhe, sipas trajtimeve shkencore, deri me sot ėshtė ende e paqartė. Por e gjithė kjo nuk do tė thotė se nuk duhet tė bėhen pėrpjekje pėr tė plotėsuar apo shtjelluar sado pak atė ēka albanologėt shqiptarė e tė huaj, si Selami Pulaha, Rrok Zojzi, Milan Šyfflay, Franz Baron Nopcsa, Georg Stadtmuller, Giuseppe Valentini dhe nė kohėn e fundit, Peter Bartl-i, kanė shkruar mbi origjinen e fisit nė fjalė si dhe pėr fiset e tjera tė Malėsisė sė Madhe.

Albanologėt e huaj si dhe ata shqiptarė, nė mungesė tė dokumenteve tė shkruara, prejardhjen e kėtij fisi e shpjegojnė sipas koncepteve tė gojėdhanave popullore. Kėshtu, sipas misionarit franēeskan Bernardo nga Verona, i cili pėr shumė vite punoi nė mes tė kėtij fisi, nė relacionin e dėrguar "Kongragates pėr Ungjillzim" nė vitin 1663, nė mes tė tjerash shkruan: "nuk ėshtė e lehtė tė thuhet nga e ka origjinėn ky fis, por ėshtė bėrė zakon me thėnė se kjo popullsi ėshtė pasardhėse e Kuēasve ose e fqinjėve tė tjerė"; , kurse Arqipeshkvi i Shkodrės (1656-1677) dhe mė vonė i Shkupit (1677-1689) Pjetėr Bogdani, nė relacionin e vet tė vitit 1685 dėrguar Selisė sė Shenjte, ndėr tė tjera thotė: "sipas gojėdhėnės, i pari i kelmendasve ka ardhur nga rrjedha e epėrme e lumit Moraēa"9), dmth nga fiset e vjetra shqiptare kodrinore, tė cilat, sipas Valentinit janė: Piperri, Kuēi, Vasojeviēi, Bratonoshiqi, Palabardhet-(Bjelopavliqi) 10) etj.

Mė pas, i pari i kelmendasve u martua me njė vajzė nga fisi i Kuēit dhe djalit tė parė tė lindur ia vuri emrin Kelmend.11) Ndėrsa albanologu i shquar Zef (Giuseppe) Valentini, pas shumė versionesh, si mė te besueshmin variant mban atė se ky fis rrjedh nga fisi i vjetėr Kodrinor shqiptar i Kuēit, e ky i fundit rrjedh nga fisi Berishė, tė cilin nė dokumente e gjejmė qė nė vitin 1242.12). Sidoqoftė, njė mbiemėr tė dokumentuar tė kėtij fisi ne e gjejmė nė vitin 1353 me emrin, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga (vendi) Spasė, (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)13) tek fortesa e lartpėrmendur Clementiana, kurse si fis tė organizuar mirė, e takojmė nė vitin 1497.

Megjithatė, kur themi se zanafilla e fiseve sipas konceptit shkencor dhe atij popullor zakonisht lidhet me emrin e toponimit, ose me emrin e njė antroponimi nė patronim (mbiemėr njeriu), mė vonė nė emėr vllaznie dhe sė fundi nė emėr fisi, dhe se, mbeturinat e rendit fisnor nė Shqipėri janė tė trashėguara nga kohėt mė tė lashta tė historise sonė,14) d. m. th. nga trungu ilir, e kur nė anėn tjetėr mėsojmė se sa i lashtė qenka prejardhja e kėtij emri, nė mėnyrė tė natyrshme i bėjmė vehtes pyetjen: Vallė, a mund tė na tregojnė gjė fjalėt e enciklopedisė gjermane, tė botuar nė Altenburg nė vitin 1824, e cila kėtij fisi i kushtoi 22 rreshta, e ku ndėr tė tjera thotė: " Kelmendasit, Arnautėt, janė nga fiset e vjetra ilire".15) Pra, ndoshta kemi tė bėjmė me njė fis tė lashtė, i cili gjatė invazioneve barbare sllavo-avare nė trojet tona mbeti krejtėsisht nėndhe deri nė shekullin e XI-tė (sikurse vetė emri i popullit shqiptar dhe historia e kishės shqiptare), sepse, siē e dimė, ky fis nė rrjedhen e historisė kombėtare shqiptare, luajti njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e identitetit kombėtar dhe atij fetar nė Shqipėrinė e Veriut, me ēka shkurtimisht do te njihemi nė vazhdim.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 15:00   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Mbi historinė e fisit

Siē shihet nė regjistrimet e hollėsishme tė Defterit tė Sanxhakut tė Shkodrės tė vitit 1497, kelmendasit para pushtimit turk jetonin nė dy fshatra: fshatin Selēisha ku ishte vendosur katundi Liēeni dhe fshati Ēpaja-Spai-Ishpaja ku ishin vendosur katėr katunde dhe kishte 152 shtėpi16). Truallishta e pėrbashkėt quhej Petersjan-Petershban-Bishtan, dhe gjendet njė orė larg Selcės, nė veri tė Podgoricės.

Fakti se nė vitin 1582 nė Kelmend shėnoheshin vetėm 70 shtepi17), tregon qartė se me ardhjen e pushtuesit aziatik ky fis u detyrua tė bėjė lėvizje brėnda Malėsisė dhe tė shpėrngulet nė viset e Anamalit, fshatrat Muriq, Shestan dhe Goljemadhė nė Mal tė Zi1 . Kurse sipas relacionit tė providurit Marin Bolica, procesi i organizimit territorial i kėtij fisi si dhe fiseve Hot, Piper, Kuē etj,19) nė fund tė shekullit tė XVI kishte pėrfunduar dhe ishte formuar tashme teritori bazė i Kelmendit. Nė relacionin e tij tė vitit 1638 dėrguar Selisė sė Shenjtė, ipeshkvi i Sapes Frang Bardhi, thotė: "Kelmendasit banojnė ndėr male shumė tė mėdha dhe me pozita tė forta ndėrmjet Bosnjės dhe Shqipėrisė. Ata janė me kombėsi shqiptare, flasin shqip dhe janė tė pėrfshirė ndėr kufijtė e Shqipėrisė, ushtrojnė besimin tonė tė shenjtė katolik romak".20) Pėrndryshe, sipas dokumenteve, qė nė vitin 1671 kėtė fis e gjejmė tė ndarė nė tri vllaznķ: Selcė, Vukel, Nikē dhe nė vitin 1688 edhe vllaun e katėrt Bogė21) qė nė fakt paraqitnin katėr degėt e fisit tė shpėrndarė nėpėr katėr lugina.

Sipas ipeshkvit te Sapes, Gjergj Bardhit, i cili mė 8 korrik 1634 beri njė vizitė baritore nė malet e Dukagjinit, Pultit e Kelmendit, nė kėtė vit, ky fis kishte 300 shtėpi me 3200 shpirtėra22).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 15:01   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Kelmendasit gjatė pushtimit otoman

Pas rėnies sė Medunit mė 1457, dhe mė nė fund, tė Shkodrės mė 147923) ushtria pushtuese osmane ngadalė arriti tashmė qė pushtetin e vet ta shtrijė edhe nė viset e Malėsisė (sė Madhe). Kelmendasit nė pjesen mė tė madhe tė tyre, pėrkundėr njohjes sė pushtetit sulltanor nė vitin 1497, me gjithė vėshtėrsitė e mėdha jetėsore me tė cilat ballafaqoheshin, qendruan tė panėnshtruar duke mos paguar asnjė lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri nė vitin 1664.24) Deshmi pėr kėtė ėshtė fakti se kelmendasit nuk ishin tė regjistruar nė Defterin e Sanxhakut tė Shkrodrės tė vitit 1485. Pothuajse ekzistonte traditė nė tė gjithė malėsorėt tė refuzohej dora e pushtuesit turk. Kjo mund tė vėrehet edhe nė relacionin e Marin Bicit (1608-1624), arqipeshkvit tė Tivarit, i cili nė vitin 1610 i shkruante Selisė sė Shenjte, se malėsorėt janė vetėm tė besimit latin (katolik) tė ndarė nė fise Kelmend, Grudė, Hot, Grise, Kastrat, Tuz, Shkrel, etj. Pėrsa i pėrket Kuēit, gjysma e tyre janė tė fesė ortodokse, pjesa tjetėr tė fesė katolike, e tė gjitha kėto fise jetojnė nė bjeshkė tė papėrshtatshme dhe asnjėherė nuk u janė nėnshtruar tuqve.25). Pėrndryshe, Bici nė kėtė relacion emėrtimin Kelmendi e pėrmend pėr gjithė konglomeratin verior shqiptar, duke pėrfshirė kėtu edhe fiset gjysėm tė slavizuara si, Bjelopavliqėt (Palabardhet), Piperėt, Bratonozhiqet dhe Kuqasit.26)

Organizimi i parė i malėsorėve me pėrmasa ballkanike, pėr t'iu kundėrvėnė turqve me pėrkrahjen e aleatėve, tė Selisė sė Shenjtė dhe spanjollėve, mbajtur nė Kuē nė vitin 1614, bėri qė Kelmendi tė bashkojė 650 luftėtarė27) dhe tė formohej aleanca ushtarake "Bashkimi i Maleve"2 pėr luftė ēlirimtare kundėr osmanllinjve. Kėshtu, malėsoret u bėnė njė fuqi e rėndėsishme, e cila pėrcaktoi fatin e sundimtarėve tė Sanxhakut nė grindjet e tyre pėr pushtet. Nuk kaluan shumė vite dhe pjesa mė e madhe e zonave malore duke udhėhequr kryengritje tė vazhdueshme hodhi poshtė si detyrimet e vitit 1497, ashtu edhe regjimin e timarėve.29) Kėshtu, nė fillim tė shekullit XVII, spahinjtė u dėbuan pėrgjithmonė nga 11 krahina tė Malėsisė sė Madhe, pra edhe nga Kelmendi, i cili sipas relatorėve kishtarė, bėri kryengritjet mė tė mėdha duke qenė edhe i favorizuar nga shtrirja gjeo-strategjike. Shumica e malėsorėve, pas sakrificave tė mėdha, rrėnimeve, dėmtimeve, marrjes sė njerėzve si skllevėr, mbeti fshatarėsi e lirė.30)

Kelmendasit, tė lirė nga armiku nėpėr malet e tyre, pėr shkak mungesės sė tokės, luftonin me armikun tjetėr, varfėrinė, e cila ata i detyronte tė grabisnin pronat e feudalėve, karvanet tregtare dhe disa herė vetė qytetet. M Bolica, nė kronikėn e tij tė vitit 1614, thotė se rajoni i Plavės dhe i Gucisė, tė cilin e administronin turqit, ėshtė shkatėrruar shumė herė nga plaēkitja e kelmendasve qė jetonin nė fqinjėsi direkte. Pėr kėtė, Porta e Lartė, nė vitin 1612, u detyrua nėn udhėheqjen e pashait tė Podgoricės, Cem Ēaushit31) tė ndėrtonte njė fortesė tė madhe mbi fshatin Gerēar, nė vendin e quajtur Godilje, fortesė qė u emėrtua Qytet i Ri. Pėrndryshe, kelmendasit i quajnė njerėz tė palodhur dhe trima. Ipeshkvi i Sapės Frang Bardhi, pėr kelmendasit sulmues, nė njė relacion tė vitit 1638 thotė se, ata u bėnin sulme tė pandėrprera karavanave nė Shqipėri, Bosnjė dhe Serbi.32)

M. Bolica, shkruan gjithashtu se sulmet e kėtij fisi si dhe fiseve tė tjera, kanė arritur deri nė Filibe, qytetin e sotshėm Plovdiv nė Bullgari33). Kėtė gjė kelmendasit e bėnin me siguri edhe pėr shkak tė grumbullimit tė materialit luftarak pėr tė bėrė luftė me turqit. Kjo shihet nė luftrat ēlirimtare tė udhėhequra mė vonė kundėr Asllan Pashės sė Podgoricės nė vitin 1613, Ibrahim Agės tė Shkodrės nė vitin 1617, dhe Mehmet Beut nė vitin 1633 etj.

Nė vitin 1638, pas njė pėrgatitje tė gjatė, me direktivat e vetė Sulltan Muratit IV (1623-1640), nėn udhėheqjen e Vuēo Pashės nga Bosnja34) dhe sanxhakbeut tė Shkodrės, Ali Ēengiqit, ku morėn pjesė, sipas ipeshkvit tė Sapės Frang Bardhit 15.000 ushtarė (kryesisht me pėrbėrje turq, dalmatinė, serbė bullgarė dhe boshnjakė), qeveria turke bėri njė luftė masovike, vendimtare pėr shkatėrrimin e kėtij fisi heroik35). Por edhe pas njė lufte njėvjeēare nuk ia arriti qė t'i mposhtė trimat kelmendasit, tė cilėt me njė luftė vetmohuese ia arrtitėn ta mbrapsin nė vitin 1639 armikun. Madje ata shpreheshin se, vetė Papa i Romės ėshtė lutur pėr ne qe tė na ndihmojė Zoti nė kėtė betejė. Kėshtu kelmendasit, edhe pse tė dėrrmuar, ruajtėn amanetin e tė parėve: "fe dhe atdhe".

Megjithatė, kelmendasve nuk iu desh tė prisnin shumė pėr luftėn e tyre: nė vitin 1645 filloi lufta 25 vjeēare pėr Kretėn, njė ballafaqim ky veneciano-turk qė e kishte arenėn e luftės nė Ballkan. Kelmendasit gjatė kėsaj kohe hynė nė marrėveshje me venecianet dhe nė muajin gusht tė vitit 1648 nga paria e Kotorrit morėn ftesė, qė sė bashku t'u kundėrviheshin turqve pėr t'i ēliruar tokat shqiptare deri nė Krujė. Si datė pėr tė sulmuar Shkodrėn u caktua 27 shkurti 1649, por edhe pas pėrgatitjeve tė mėdha qė u bėnė nė Budva, sulmi nuk u realizua36)

Mė vonė, pėr shkak tė ruajtjeve tė pozitave tė veta tė cilat kėrcėnoheshin gjithnjė nga hordhitė osmane dhe pėr arsye tė islamizimit tė njė pjesė tė fisit, Kelmendasit pėr njė kohė u terhoqėn nga kjo marrėveshje veneciane, nė trojet e veta. Por, gjatė viteve 1686-1699, kur austriakėt avancuan deri ne Prizren dhe Shkup nė luftė kundėr osmanllinjve, kelmendasit pėrsėri ndryshuan qėndrimin e tyre dhe iu bashkangjitėn gjeneralit austriak Piccolominit,37) i cili kishte pėrfshirė nė marreveshjen e 12 tetorit 1689. edhe fisin e Kelmendit.3 Dyshimi i shprehur nga autorėt serbė mbi pjesėmarrjen e kelmendasve nė luftėn e madhe austriako-turke (1683-1699), ėshtė i pabazuar. Kėtė gjė shumė qartė e deshmojnė burimet austriake nė fund tė XVII. Jo rastėsisht, Graf Luigi Ferdinand Marsigli (1658-1730), nė njė promemorie, drejtuar mbretit Leopoldit I, 39) mė 1 prill 1690 pėr Shqipėrinė dhe kelmendasit thekson se, "Pikolomini bėri marrėveshje me Kelmendasit dhe me ata qė jetonin nė Rozhajė dhe pėrrreth saj" dhe, se "Kelmedasit jetojnė nė Shqipėrinė Turke". "Ata - vazhdon Marsigli - shtrihen nga afersija e Prishtinės, nė Pejė e Plavė deri nė Shkodėr"40). Kėtė me siguri e thotė pėr arsye se Kelmendasit kanė qenė tė shpėrndarė edhe nė kėto vende, sė paku nė rrethin e Pejės. Pėr njė shtrirje tė ngjashme na flet edhe harta venedikase e Giovanni Giacomo Rossi-t, e vitit 1689 ku shihet qartė se territori i kėtij fisi ėshtė i shtrirė deri nė Hercegovinė.41) Graf Marsigli, kėtė e shkruan pėr tė treguar rėndėsinė e madhe qė kishte ky fis. Marsigli, i cili gėzonte njė autoritet tė madh nė shtabin e perandorisė austro-hungareze, nuk mund tė ishte i keqinformuar, gjė qė e pohon edhe Rajko Vaselinoviq.

Nė vitin 1700, pėr t'i mposhtur kelmendasit, Porta e Lartė angazhoi pashain e Pejės dhe tė Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegun, i cili me dredhi dhe parį depėrtoi nė drejtim tė Ulqinit dhe Tivarit, pasi nėnshtroi Malėsinė e Madhe42). Sipas relacionit tė vitit 1702 dėrguar Selisė sė Shenjte nga arqipeshkvi Shkupit, Pjetėr Karagaqit, kelmendasit, pas njė rezistence tė spikatur, nga dhuna e madhe 274 familje u detyruan tė shpėrngulen dhe tė vendosen nė rrethin e Novi Pazarit, nė Peshtėr, Rozhajė dhe Rugovė.43) Kėshtu, vazhdoi shpėrngulja pakthim, tashmė masovike e kelmendasve e cila kishte filluar mė parė, qė nė vitet 1661, 1667, 1669 nė grupe tė vogla pėr nė Plavė e Guci.44) Pėr gjendjen e tyre tė mjerė ekonomike dhe fetare, mė sė miri njoftoi Arqipeshkvi i Tivarit Vinēenc Zmajeviqi (1701-1712) nė letrat e tij baritore dėrguar Selisė sė Shejtė qė nga viti 1702 e tutje,. i cili tashmė i kishte marrė nėn kujdesin e vet atėror45).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 15:02   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Gjatė luftės ruso-austriake kundėr turqve (1735-1739), austriakėt pėrsėri u pėrpoqėn si shumėherė mė parė ta ēlirojnė Balkanin nga hordhitė turke dhe arritėn madje deri nė brendėsi tė Serbisė, ku mė 28 korrik 1737, pa luftė, morėn Nishin dhe Novi Pazari. Patriarku serb i Pejės Arsenije IV. Shakabenda, arqipeshkvi i Shkupit Mėhill Suma, ai Ohrit Joasaf, hynė nė bisedime tė fshehta me Vjenėn,46) pėr tė organizuar njė kryengritje. Kelmedasit, sė bashku me fiset e tjera tė Malėsisė, me kėtė rast i dhanė njė mbėshtetje tė fortė kėtij organizimi. Nė anėn tjetėr, shtabi perandorak u kishte premtuar shqiptarėve se nė rast tė vendosjes sė paqės dhe nėse rajonet e tyre nuk ēliroheshi nga sundimi turk, malėsorėt do tė mund tė emigronin nė rajonet perandorake, d.m.th. nė brendėsi tė Serbisė. Por, fatkeqėsisht, shkatėrrimi ndodhi mė shpejt se sa kelmendasit dhe kryengritėsit e tjerė kishin imagjinuar. Kėshtu, austriaket u detyruan tė zbrapseshin e tė hiqnin dorė edhe nga Prishtina.

Me 24 gusht ra Novi Pazari, ku kishin pėrparuar 200 kelmendas, 200 nga Hoti e 100 nga Gruda. Kryengritėsve shqiptarė dhe serbė, sė bashku me trupat austriake nėn komanden e kolonelit Lentulus, iu desh tė tėrhiqeshin pėr nė Kryshevc47). Pas kėtij dėshtimi mė 4 tetor kelmendasit dėrguan njė pėrfaqėsues nė shtabin austriak tek feldmarshali Sekendorf pėr tė kėrkuar si mjet shpėtimi, emigrimin nė Banat-Vojvodinė. Kėshtu, nė nėntor tė vitit 1737, njė grup i madh i kėtij fisi, sė bashku me disa nga fiset tė tjera tė Malėsisė sė Madhe, rreth 4000 vetė,4 u dėrguan nė rajonet e Rudnikut, Nishit, Mitrovicės, Sremit, Karlovcit. Nė vitin 1738, pėr shkak tė sulmeve barbare turke nė Valjevė, u masakruan dhe robėruan 3000 shqiptarė dhe serbė. Kjo bėri qė disa nga malėsorėt tė kthehen nė trevat e veta tė okupuara, njė grup t'i bashkangjitej ushtrisė austro-hungareze, kurse njė pjesė tjetėr tė mbetet nė Serbi, ku mė vonė nė vitet 1749-55 u pėrqėndruan nė banim tė pėrhershėm nė fshatrat Hritkovci, Nikinci dhe Jarak.49) Nė kėto vende kelmendasit qėndruan dhe ruajten deri nė gjysmėn e dytė tė shek. 19 gjuhėn dhe etninė e tyre.

Megjithe ambientin orthodoks serb pėrreth, ata mbetėn katolikė. Sipas regjistrimit tė vitit 1900 kėto fshatra numėronin 4438 banorė shqiptarė,50) kurse sipas njė kronike nė vitin 1921, nė Hritkovc flisni akoma 5 vetė shqip dhe nė Nikince vetėm 4 vetė.51) Por nė kėtė popullatė tashme tė sllavizuar edhe sot e kėsaj dite mbetet e pashlyer vetėdija e origjinės.

Kelmedasit qė mbeten nė Shqipėri nga viti 1737, (bėhėt fjalė pėr mė shumė se gjysmen e fisit) vazhduan revoltėn kundėr turqve edhe pas tėrheqjes sė austriakėve, ashtu si dhe fiset e tjera kodrinore. Ekspedita ndėshkimi pėr nėnshtrimin e kelmendasve u zhvilluan edhe nė vitet 1739, tė udhėhequra nga Ibrahim pasha i Trebinjės, dhe nė vitin 1740, nga Sulejman Pasha i Shkodrės, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e pėrjetoi gjatė kėtė sukses, sepse po nė kėtė vit vdiq52).

Gjatė luftės austro-ruse me turqit 1787-1792, ku merrnin pjesė edhe malazezėt, me pėrjashtim tė Piperit, fisi i Kelmendit nuk i mbeshteti. Kjo mospėrfshirje erdhi vetėm nga antagonizmi i tyre kundrejt malazezve53). Kėta, sė bashku mė banorėt e Kuēit, me tė cilėt pothuajse gjithmonė qėndronin sė bashku, kėsaj herė qėndruan nė anėn e Mahmut Pashė Bushatliut, i cili duke manovruar mes Austrisė e Rusisė, donte tė krijonte njė pozicion tė pavarur kundrejt Portės54)

Nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, nė mesin e atyre burrave tė Malėsisė sė Madhe tė cilėt moren pjesė nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila,55) si vėlla mė i madhi i katėr bajraqeve qė kishte Kelmendi: Selca, Vukli, Nikēi dhe Boga. Sidomos gjatė dhe pas Lidhjes Shqiptare, kelmendasit ishin nga ato fise qė u ngriten kundėr dhėnies sė territoreve shqiptare, Malit tė Zi. Tė fuqishme ishin edhe protestat e tyre kundėr tė ashtuquajturit kompromisi "Corti" mbi shkėmbimin e territoreve.56)

Mė 24 mars tė vitit 1911, Turgut Pasha, komandanti i ekspeditės turke kundėr kryengritėsve malėsorė, shpalli tradhtarė disa prej burrave mė tė nderuar tė Malėsisė sė Madhe. Nė mesin e tyre ishin edhe Fran e Mirash Pali, Lucė Mark Gjeloshi nga Selca57). Por e gjithė kjo, si dhe shumė kercėnime e vrasje tė tjera qė iu bėnė kėtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen kėta trima qė tė marrin pjesė nė gėzimin shumė tė pritur, krah pėr krah me Hot, Grudė Kastrat, Shkrel e Shalė nė majėn e Bratilės sė Deēiqit, mė 6 prill 1911, ku me urdhėrin e trimit legjendar Dedė Gjo' Luli, Nikė Gjelosh Luli, Gjon Ujkė Miculi dhe Pjetėr Zefi ngriten flamurin kombėtar shqiptar5 . Kelmendasit nuk mbetėn prapa as nė Kuvendin e Gėrēes, i cili u mbajt mė 10-23 qershor tė 1911, nė kulmin e kryengritjes sė Malėsis sė Madhe, duke dėrguar si pėrfaqesues tė vetin Lule Rapuken nga Vukli, Col Dedėn nga Selca, Llesh Gjergjin, bajrakatarin e Nikēit59). E kėshtu, malėsorėt kelmendas, tashmė, luftė pas lufte ishin tė molisur dhe tė shperndarė. Numri i tyre nė vendlindje nė vitin 1916 ishte: Selca 852 banorė, Vukli 712, Nikēi 685, Boga 228, gjithsejt 2475 banorė.60)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 15:03   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Po kaq e rėndėsishme nė historinė e ketij fisi ishte koha kur nga shtetet fqinje bėnė pėrpjekje si shumė herė mė parė t'i zaptonin trojet tona. Kėshtu Kelmendi, pėrkatėsisht paria e Bogės sė bashku me fiset e tjera, mė 2 korrik 1919 nėnshkruan Memorandumin qė do t'i dėrgohej Konferencės sė Paqės nė Paris61), ku shprehėn qartė kundėrshtimet pėr cungimin e trojeve stėrgjyshore. Po kėshtu, kėtė pakėnaqėsi e shprehėn sė bashku me malėsorė tė tjerė edhe me grykėn e pushkėve nė vitin 1920, duke i dėbuar ushtritė grabitqare serbo-malazeze nga kėto vise njėherė e pėrgjithmonė.

Nė fund tė bie nė sy se, ne vitin e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912, Kelmendi tashmė numėronte 2.475 frymė, dhe se 3% kishin pranuar islamizimin. Mė se shumti ndėr vllaznitė kelmendase u islamizue Nikēi, deri nė 10 %.67). Kundrejt atyre luftrave tė pėrgjakshme pesėshekullore, dhe presioneve tė ndryshme: tatimeve tė mėdha, dėrshirmes-jeniēerizmit, marrjes skllevėr, torturave ēnjerėzore, likuidimeve fizike etj, ky fis, si dhe fiset e tjera shqiptare edhe pse tė dėrmuar, arritėn te mbijetonin, ndokush mė pak e ndokush mė shumė, duke ruajtur etninė e pastėr, fenė stregjyshore, e cila kombit i dha dritė e jetė.

Nė fund, themi se fisi i Kelmendit si njė gjymtyrė e rėndesishme e popullit tonė me njė organizim dhe vet flijim tė mahnitshėm gjatė tėrė tė se kaluarės, edhe kundrejt demtimėve te popullatės qe pati, luftoi dhe rreshtoi fitorėt tė panumėrta duke ndėrkombėtarizuar edhe mė shumė ēeshtjen tonė dhe duke i treguar qeverisė osmane si dhe fuqive ballkanike se trojet e stėrgjysherve dhe etnia do tė ruhen me ēmim jete si sytė e ballit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 15:21   #8
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Faleminderit tė shfaqur me tekstin '' Fis Kelmend'' ende mbaj kėtė mbiemėr Kelmendi ,, i shpėrngulur nga viset Sėrbe pėr nė Kosovė ... shkurt Muhaxher dotthotė tė dėbuarit nga zulmet Serbe.


premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.