Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 09-12-09, 10:54   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Interesat e Fuqive te Medha pas luftes Ruso-Turke- Kongresi i Berlinit

Interesat e Fuqive te Medha pas luftes Ruso-Turke- Kongresi i Berlinit


Shkruar nga
Agim Jakupi
Hyrje
Zhvillimet politike qe pasuan ne Evrope, si dhe Lufta Ruso -Turke, Traktati i Shėn Stefanit dhe Kongresi i Berlinit, nė Ballkan dhe nė fatet e Shqipėrisė dhe shqiptarėve provokuan procese tė vrullshme politike mjaft kontradiktore. Gjithė kėto zhvillime dėshmonin nė mėnyrė tė padiskutueshme se Perandoria Osmane po shkonte me shpejtėsi drejt kolapsit tė saj, se Fuqitė Evropiane po zėvendėsonin harmoninė e Koncertit tė Evropės me rivalitete tė interesave nacionale dhe se Ballkani po pėrfshihej nė lėvizje nacionale shtet-formuese. Pėr shqiptarėt situatat ishin duke u komplikuar me shumė se pėr ēdo popull tjetėr nė Ballkan. Ndonėse kishin pasė dėshmuar solidaritet historikisht me thuajse gjithė popujt e Ballkanit dhe pėrtej Adriatikut, duke ia nisur nga solidariteti shqiptaro- serb nė Fushe Kosovė nė fund tė shekullit 14-tė, solidariteti shqiptaro-hungarez nė mes tė shekullit 15-tė, solidariteti shqiptaro-italian nė fund tė shekullit 15-tė, solidariteti shqiptaro-grek nė fillim tė shekullit 19-tė- sėrish, nė fund tė shekullit 19-tė- mbas Luftės Ruso-Turke, gjatė aleances Ruso-Sllave nė Ballkan dhe gjatė Traktatit te Stefanit, populli shqiptare mbeti i izoluar dhe pa kurrefare mbeshtetje nderkombetare. Populli grek shpalli pavaresine mbas Revolucionit anti-osman me mbeshtetje te fuqishme Britanike dhe solidaritetin e Rusise. Popujt e tjere, serbet, bullgaret, malazezet ishin gjithashtu prane pavaresise se tyre mbeshtetur ne aleancen sllave me Rusine. Vetem shqiptaret nuk kishin ndonje popull e vend te madh afiliativ nga pikpamje nacionale, racore apo konfesionale (sic ishin sllavet ne Ballkan lidhur me Rusine) dhe as ndonje fuqi qe t’i kishte shpallur nen kujdestarine apo avokatine e saj nderkombetare (sic ishin greket lidhur me Britanine). Perballe kesaj situate, shqiptareve i mbeteshin vetem energjite e veta njerezore, politike dhe ushtarake

Kriza lindore
Plogėshtia e strukturės shtetėrore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, qė Perandoria Osmane kishte trashėguar nga sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak, u shtuan mė shumė. Nė vitet 70 ekonomia e saj ndodhej nė njė amulli tė pėrgjithshme. Gjatė dy dekadave tė fundit vėrshimi i mallrave tė industrisė evropiane ishte trefishuar. Mė 1875 niveli i eksportit pėrfaqėsonte ēerekun e importit. Kriza e saj financiare ishte acaruar nė kulm. Porta e Lartė ishte e detyruar tė merrte ēdo vit nga jashtė borxhe tė reja, pasi me tė ardhurat buxhetore nuk pėrballonte dot as gjysmėn e shpenzimeve tė veta. Por edhe kėta kishin shkuar pėr qėllime joproduktive. Me gjithė pėrpjekjet e tyre gjysmėshekullore, qarqet sunduese osmane nuk i siguruan dot Perandorisė sė tyre as qetėsinė e brendshme politike. Kryengritjet e masave popullore kundėr shtypjes feudale dhe ato tė kombėsive joturke kundėr zgjedhės osmane, vazhduan tė shpėrthenin nė tė katėr anėt e Perandorisė. Pėr mė tepėr, tani kishte dalė nė skenė, si forcė e re kundėrshtare, edhe lėvizja liberale demokratike turke, e pėrfaqėsuar nga organizata e “Osmanėve tė Rinj”, e cila synonte tė zhdukte despotizmin feudal teokratik tė sulltanėve. Edhe gjendja ndėrkombėtare po zhvillohej nė dėm tė saj. Gjatė viteve 70 kishte dalė nė skenė Perandoria Gjermane, e cila kishte filluar tė trondiste pozitat ndėrkombėtare tė dy perandorive koloniale, tė Anglisė dhe tė Francės. Disfata qė pėsoi Franca nga Prusia (1871), i dha rast Rusisė cariste tė hidhte poshtė nenet e Traktatit tė Parisit (1856), qė e pengonin tė armatosej nė Detin e Zi kundėr Perandorisė Osmane. Me kėte, opinionin publik ndėrkombėtar u bind se me kėtė ishte imponuar paqja Rusisė, si dhe mbante me vete edhe farėn e luftės sė ardhshme. Po ashtu, Austro-Hungaria, pas disfatės qė kishte pėsuar politika e zgjerimit tė saj nė Gjermani e nė Itali, kishte filluar tė aktivizohej nė drejtim tė Gadishullit Ballkanik dhe tė detit Egje. Gjatė kėsaj kohe edhe Italia, e cila kishte pėrfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrė nė radhėt e Fuqive tė Mėdha, ndonėse ishte ende e dobėt, aspironte tė vinte njė kėmbė nė bregdetin lindor tė Adriatikut. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, pėrballė Anglisė e Francės, tė cilat pėrpiqeshin si edhe mė parė ta mbanin nė kėmbė Perandorinė Osmane, tani, gjatė viteve 70, qėndronin dy fuqi tė tjera tė mėdha qė dėshironin shembjen e saj tė shpejtė - Rusia cariste dhe Austro-Hungaria. Pėr tė vėnė nė jetė planin e saj ekspansionist, Rusia filloi tė nxiste popullsitė e shtypura tė Turqisė Evropiane pėr kryengritje kundėr Portės sė Lartė dhe sidomos shtetet sllave ballkanike pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Pėr kėtė qėllim ajo doli me flamurin e “pansllavizmit”, i cili nė tė vėrtetė ēonte nė nėnshtrimin e kombėsive sllave dhe josllave ndaj politikės cariste. Nė kėto rrethana, nė korrik tė vitit 1875 njė kryengritje kundėr sundimit turk shpėrtheu nė krahinėn e Bosnjės dhe Hercegovinė. Kjo kryengritje u mbėshtet nė mėnyrė secrete nga Serbia dhe Mali i Zi… dhe nga Rusia. Nė tė tre kėto shtete, simpatia pėr sllavėt dhe orthodoksėt u bashkua nė njė ambicie kombėtare. Ndėrkohė lryengritja e zgjatur boshnjake, kishte kishte zgjuar shpresa edhe te popujt tjerė tė krishterė jo serbė udhėheqėsit bullgarė [...] menduan se nuk do tė paraqitej njė rast mė I mire pėr tė arritur lirinė dhe kėshtu nisėn planet pėr spėrthimin e njė kryengritje. Megjithatė Porta e Lartė mundi pėrsėri t’i shtypte kryengritjet bullgare, boshnjake dhe hercegovinase. Ato i nxitėn pėr kryengritje kundėrosmane edhe shqiptarėt, por kėta nuk lėvizėn, sepse panė qė Beogradi dhe Cetina kishin qėllime aneksioniste ndaj trojeve tė tyre. Nė qershor 1876, kur u pa se plani i shpėrthimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme tė popujve tė shtypur tė Ballkanit kishte dėshtuar, Beogradi e Cetina kaluan nė aksion tė hapur. Serbia mė 30 qershor dhe Mali i Zi mė 1 korrik 1876 i shpallėn luftė Perandorisė Osmane. Por lufta e dy monarkive ballkanike kundėr Turqisė krijoi njė situatė tepėr tė ndėrlikuar nė arenėn ndėrkombėtare. Cilido qė tė ishte pėrfundimi i saj, ajo do tė tėrhiqte ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr tė rregulluar, secila sipas interesave tė vetė, hartėn politike tė Evropės Juglindore. Gjermania nuk e kundėrshtonte njė luftė tė rusėve kundėr Turqisė. Bismarku shpresonte qė problemet e Ballkanit tė zgjidheshin nėpėrmjet njė ndarjeje tė perandorisė turke. Nė kėtė mėnyrė qeveritė evropiane do tė frenonin veprimtarinė e shtypit dhe ngazėllimin e popullsisė e pėr mė tepėr do tė mund ti prishin planet e Rusisė pėr marshim drejt Dardaneleve. Me njė pėrpjekje titanike fuqitė e mėdha bėnė tė mundur realizimin e njė takimi tė ministrave tė tyre dhe Portės nė Konstantinopojė.


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.