Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-05-06, 16:03   #61
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Rusia dhe Kina vazhdojnė tė jenė edhe mė tej nė mėnyrė strikte kundėr sanksioneve ndaj Iranit. Sot nė mbrėmje do tė takohen nė Nju Jork ministrat e jashtėm tė pesė fuqive me tė drejtė vetoje dhe Gjermanisė, pėr tė diskutuar sėrish pėr Iranin
"Besoj se ėshtė shumė e rėndėsishme - dhe ky kuptim i punėve na transmetohet nga tė gjitha palėt, madje edhe nga Rusia, qė tė bėhet gjithēka e mundur, pėr t'ia bėrė tė pamundur Iranit posedimin e armėve bėrthamore."
Anglia, Franca dhe SHBA bėnė nė kuadėr tė KS tė OKB-sė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta bėrė projektrezolutėn qė ėshtė nė tryezė njė rezolutė. Dhe kjo para takimit tė sotėm tė ministrave tė jashtėm tė pesė anėtarėve tė pėrhershėm tė KS tė OKB-sė dhe Gjermanisė nė Nju Jork. Detyra pėr KS nė kėtė mėnyrė konsiderohej e formuluar:
"Detyra jonė nė dhomėn e makinave ėshtė ta pėrgatisim ēėshtjen, nė mėnyrė qė ata nė urė tė mund tė shohim mė tej", thotė ambasadori amerikan nė OKB, Xhon Bolton. Por edhe njė takim jozyrtar i 15 anėtarėve tė KS tė OKB-sė nuk solli rezultate. Kina dhe Rusia janė edhe mė tej nė mėnyrė strikte kundėr njė rezolute, ku tė pėrmendet kapitulli VII. Me kėtė, edhe nėse nė tekst nuk thuhet shprehimisht, do tė hapej rruga pėr vendosjen e sanksioneve. Dhe ato mund tė pėrfshijnė qė nga bllokadat ekonomike deri nė ndėrhyrje ushtarake.
Hendeku nė moment duket i pakapėrcyeshėm, kėshtu qė nė Nju Jork tani mund tė vėzhgosh aktualisht diplomacinė nė format e saja mė tė bukura. Njė takim pason tjetrin dhe mė pas tė gjitha palėt e sigurojnė njėra-tjetrėn se kanė zhvilluar biseda tė mira.
Ambasadori rus nė OKB, Vitalij Curkin shprehet: "Patėm diskutime tė mira, pėr tė parė edhe njėherė mė me vėmendje se pėrse bėhet fjalė nė kėtė rezolutė.
Sa pėr kujtesė: Rusia nuk do rezolutė nėn kapitullin 7, e quan kėtė madje tė dėmshme, nėse dėshiron vėrtet tė arrish njė zgjidhje nė ēėshtjen e Iranit. Homologu i tij britanik, Emyr Jones Parry, i cili e bashkėparaqiti projektin aktual nė KS tė OKB-sė, pas sė njėjtės mbledhje theksoi: "Diskutimi ishte pozitiv. Anglia dhe Franca shpjeguan edhe njėherė logjikėn si bazė tė rezolutės dhe mbi kėtė bazė do tė flasim edhe ne me njėri-tjetrin"
Xhon Bolton fėrkon ndėrkohė me nervozizėm patkonjtė nė asfalt. Ai do tė kishte preferuar qė tė gjithė tė kishin punuar pa ndėrprerje tė gjithė fundjavėn, pėr tė arritur njė pėrfundim.
Po tė qe pėr tė, tė gjithė mund tė kishin punuar gjithė natėn, 24 orė pa pushim- por kolegėt e tij nuk janė tė entuziazmuar nga kjo ide dhe prandaj i shtynė diskutimet pėr ditėn e hėnė. Me kėtė thuajse u bė e pamundur qė rezoluta tė miratohej para mbėrritjes sė ministrave tė jashtėm sot (tė hėnėn) nė mbrėmje.


Martina Butler
Deutsche Welle
8 Maj 2006
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-05-06, 16:10   #62
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Ahmadinexhad i dėrgon letėr Bushit

Mahmud Ahmadinexhad i bėn propopzime presidentit BushQeveria iraniane thotė se presidenti, Mahmud Ahmadinexhad i ka shkruar njė letėr presidentit amerikan, George Bush.
Njė zėdhėnės i qeverisė tha se nė letėr analizohej gjendja e ēėshtjeve ndėrkombėtare dhe ofroheshin propozime tė reja pėr t'u pėrballur me situatėn aktuale nė botė qė pėrshkruhet si e brishtė.
Zėdhėnėsi njoftoi se letra do tė dėrgohet pėrmes ambasadės zvicerane nė Teheran, pėr arsye se SHBA-ja dhe Irani nuk kanė as marrėdhėnie formale diplomatike.
Ministrat e jashtėm tė gjashtė fuqive tė mėdha takohen tė hėnėn nė Nju- Jork pėr tė diskutuar pėr programin bėrthamor tė Iranit.
Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, do tė jetė mikėpritėsja nė njė drekė pune me homologėt e saj nga Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe me shefin pėr Politikė tė Jashtme tė BE-sė, Javier Solana.
Takimi vjen nė kohėn kur Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara do tė vazhdojė tė negociojė pėr njė zgjidhje qė i bėn thirrje Iranit pėr tė ndaluar pasurimin e uraniumit, ose ndryshe mund tė pėrballet me pasojat.
Analisti i BBC, Jonathan Markus thotė se ėshtė diēka shumė e jashtėzakonshme qė presidenti Ahmadinexhad t'i dėrgojė letėr direkt presidentit Bush, duke patur parasysh ndarjen e madhe ideologjike qė ka mes tyre.
Shumė figura kryesore nė SHBA i kanė bėrė thirrje Bushit tė kėrkojė kontakte tė drejtpėrdrejta me iranianėt.
Tani duket se iranianėt e kanė ndėrmarrė lėvizjen e parė.
Por ajo qė ka rėndėsi mė shumė, pėrveē pėrmbajtjes sė letrės, ėshtė se nga vjen ajo.
Presidenti Ahmadinexhad nuk ėshtė i vetmi zė kontrollues nė politikėn e jashtme iraniane.
Ekspertėt amerikanė do tė kėrkojnė tė vendosin nėse kjo ėshtė vetėm iniciativa e tij, apo nėse vjen nga ata qė vėrtetė janė nė krye tė drejtimit tė Iranit.




BBC
8 Maj 2006
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-06-06, 20:27   #63
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Irani i pėrgjigjet me kusht ftesės amerikane
Chris Morris
BBC, Vjenė


Ministrat e jashtėm duan qė Irani tė pezullojė pasurimin e uraniumitIrani i ėshtė pėrgjigjur ofertės pėr negociata direkte me SHBA-nė duke thėnė ėshtė gati tė zhvillojė bisedime, por nuk do ta ndėrpresė procesin e pasurimit tė uraniumit.
Ministri i Jashtėm iranian, Manouchehr Mottaki, tha se vendi i tij dėshironte tė diskutonte pėr shqetėsimet e pėrbashkėta, por nuk pranon tė heqė dorė nga e drejta pėr tė pasuruar uraniumin.
Zoti Mottaki tha SHBA-ja duhet te ndryshojė sjellen nėse dėshiron marrėdhėnie tė reja me Iranin.
Tre javė mė parė presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, i shkroi njė letėr presidentit Bush, dhe ky ishte komunikimi i parė zyrtar mes dy udhėheqėsve qė prej vitit 1980.
Vendet evropiane e mirėpritėn ofertėn amerikane pėr t'iu bashkuar bisedimeve direkte me Iranin, nėse ky i fundit ndėrpret pasurimin e uraniumit.
Franca, Britania dhe Gjermania, qė drejtojnė negociatat thanė se shpresojnė qė Irani tė njohė rėndėsinė qė ka ndryshimi nė politikėn e amerikane dhe tė pėrgjigjet pozitivisht.
Oferta amerikane erdhi pėrpara fillimit tė takimit nė Vjenė tė ministrave tė jashtėm tė pesė vendeve anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit plus Gjermaninė
Nė takim do tė bėhet pėrpjekje pėr tė finalizuar planet pėr tė bindur Iranin qė tė ndalojė disa pjesė tė programit tė tij bėrthamor.
Chris morris njofton
Vendet evropiane e mirėpritėn ofertėn amerikane pėr t'iu bashkuar bisedimeve direkte me Iranin, nėse ky i fundit ndėrpret pasurimin e uraniumit.
Franca, Britania dhe Gjermania, qė drejtojnė negociatat thanė se shpresojnė qė Irani tė njohė rėndėsinė qė ka ndryshimi nė politikėn e amerikane dhe tė pėrgjigjet pozitivisht.
Oferta amerikane erdhi pėrpara fillimit tė takimit nė Vjenė tė ministrave tė jashtėm tė pesė vendeve anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit plus Gjermaninė
Nė takim do tė bėhet pėrpjekje pėr tė finalizuar planet pėr tė bindur Iranin qė tė ndalojė disa pjesė tė programit tė tij bėrthamor.
Takimi do tė drejtohet nga ministrja e jashtme britanike, Margaret Beckett.
Oferta amerikane i ėshtė bashkangjitur paketės sė masave qė u propozuan qė prej fillimit nga fuqitė evropiane, dhe pėr tė cilėn do tė diskutojnė tė enjten ministrat e jashtėm.
Nė tė pėrfshihen edhe oferta nxitėse pėr Iranin, si garanci pėr shfrytėzimin e teknologjisė qė duhet pėr programin bėrthamor civil.
Nga ana tjetėr do tė ketė edhe kėrcėnime me sanksione, nėse iranianėt refuzojnė tė pėrmbushin kėrkesat ndėrkombėtare.
Fuqitė e mėdha kanė qėnė prej javėsh tė angazhuara tej mase me pėrmbajtjen e kėtij plani, ndėrsa aktiviteti diplomatik ka arritur nivelin mė tė lartė.
Ditėt e fundit presidenti Bush ka biseduar me presidentin Putin, presidentin Chirac dhe kancelaren Merkel me qėllim qė tė nxisė njė front tė bashkuar pėr ēėshtjen e Iranit.
Amerikanėt dhe aleatėt e tyre kanė frikė se vullneti i Iranit pėr tė ēuar pėrpara tekonologjinė bėrthamore fsheh sekretin e njė programi tė ndėrtimit tė armėve bėrthamore.
Por ata e kanė patur tė vėshtirė tė bindin Rusinė dhe Kinėn qė kėrcėnimi me sanksione ėshtė i drejtė.
Deri tani, ėshtė shėnuar pėrparim, por nė Vjenė ka nevojė pėr negociata tė vazhdueshme pėrpara se propozimet t'i dėrgohen Iranit.



BBC
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kalt : 02-06-06 nė 21:23
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-06, 21:22   #64
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Irani me bombė bėrthamore 'pėr dhjetė vjet'


Ndėrsa vazhdojnė pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr tė bindur Iranin tė ndėrpresė ambiciet bėrthamore, kreu i shėrbimeve sekrete nė SHBA ka akuzuar Iranin se ėshtė sponsori kryesor i terrorizmit.
John Negroponte i tha BBC se Irani aktivisht po kėrkonte tė siguronte armė bėrthamore dhe ndoshta mund ta arrijė kėtė brenda 5-10 viteve tė ardhshme.
Ky paralajmėrim vjen nė kohėn kur nė Vjenė pesė anėtarėt e pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit dhe Gjermania ranė dakord pėr njė paketė stimujsh qė kanė si qėllim tė nxisin Iranin tė ndalojė programin bėrthamor.
Duke folur pas njė takimi nė Vjenė, sekretarja e jashtme britanike, Margharet Beckett tha se komuniteti ndėrkombėtar dėshironte tė rifillonte negociatat me Iranin, nėse ai pezullonte pasurim tė uraniumit.
Zonja Beckett tha se do tė kishte pėrfitime tė mėdha pėr Iranin, nėse ai binte dakord tė pezullonte pasurimin.
Mesazhi pėr Iranin, megjithatė ėshtė i qartė. Ndalo pasurim tė uraniumit.
Ka shqetėsime se puna pasuruese e uraniumit mund tė jetė pjesė e njė programi sekret armėsh bėrthamore - njė akuzė qė Teherani nuk e pranon.
Gjashtė fuqitė e botės i kanė ofruar Iranit bisedime dhe pėrfitime tė dukshme, nėse ai bie dakord dhe kanė kėrcėnura nga ana tjetėr veprime tė mėtejshme nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB, nėse ai nuk e bėn kėtė gjė.
Detaje tė paketės do tė bėhen tė ditura sapo t'i prezantohen iranianėve.
Kjo pritet tė ndodhė nė ditėt e ardhshme, ndoshta nė njė takim tė nivelit tė lartė tė diplomatėve evropianė dhe iranianė.
Irani ka shprehur dėshirė tė mbajė bisedime, por kėmbėngul se ka tė drejtė tė vazhdojė me pasurim tė uraniumit pėr qėllime paqėsore.




BBC
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-06, 19:45   #65
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Qeveria gjermane bėri tė njohur tė premten njė pjesė tė pėrmbajtjes sė letrės sė presidentit iranian drejtuar kancelares Merkel
Njė gjė duhet bėrė e qartė qė nė fillim: Qeveria gjermane jo vetėm qė nuk ka ndėr mend ta publikojė letrėn e presidentit iranian drejtuar kancelares Merkel, dhe as tė japė hollėsi nga pėrmbajtja e saj. Zėdhėnėsi i qeverisė, Ulrich Vilhelm, nė konferencėn e zakonshme pėr shtyp tė premten (21.07.)nė Berlin do tė thoshte vetėm qė kjo letėr nuk pėrmban asnjė deklaratė pėr programin atomik tė Iranit, "... por merret kryesisht me kritikėn ndaj Izraelit. Ka shumė deklarata, qė pėr ne janė tė papranueshme, veēanėrisht nė lidhje me Izraelin dhe tė drejtėn e ekzistencės sė tij, si dhe me Holokaustin. Qeveria gjermane ka folur vazhdimisht pėr kėtė ēėshtje, qė e drejta e ekzistencės sė shtetit tė Izraelit ėshtė pjesė e arėsyes shtetėrore tė Gjermanisė, dhe se pėr ne nuk ėshtė kurrsesi e pranueshme qė kjo tė vihet nė pyetje," - tha Vilhelm.
Thelbi i letrės sė Ahmadinexhadit ėshtė qė tė ketė njė bashkėpunim mė intensiv, tha mė tej zėdhėnėsi i qeverisė Vilhelm. "Kjo mund tė arrihet vetėm nė qoftė se ai i pranon kushtet. Grupi i ashtuquajtur E3+3, qė pėrbėhet nga tre vendet antare tė BE-sė, Franca, Britania dhe Gjeramnia, si dhe nga ShBA-tė,Rusia dhe Kina i kishin propozuar mė parė Iranit bashkėpunim tė zgjeruar, nė qoftė se ky do tė heqė dorė nė mėnyrė tė besueshme nga armėt bėrthamore. Deri tani Irani nuk ka kthyer ende pėrgjigje." Vilhem e bėri edhe njė herė tė qartė, qė qeveria gjermane do tė jetė e gatshme tė flasė me Iranin vetėm mbi kėtė bazė.
Tė enjten (20.07.) kancelarja gjermane Angela Merkel pat marre njė letėr nga presidenti iranian Mahmut Ahmadinexhad. Qė atėherė filluan edhe spekulimet se cila ishte pėrmbajtja e letrės enigmatike tė presidentit iranian, tė nxitura edhe nga dy tema tė politikės botėrore, nė tė cilat ėshtė i involvuar Irani: programi i tij atomar dhe sulmet e Izraelit ndaj milicisė libaneze tė Hizbollahut, pėr tė cilėn Irani mendohet tė jetė njėri nga sponzorėt kryesorė.

DW
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-06, 00:03   #66
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė rastin e Iranit, pos „deklaratave ekskluzive politike“, tė kryetarit Iranian, pėr asgjė konkrete nuk mundet tė akuzohet. Irani ėshtė duke pėrdorur teknologjinė e tijė bėrthamore pėr qėllime civile dhe sipas marrėveshjes ndėrkombėtare pėr kufizim bėrthamore, ai guxon dhe mundet ta pėrdorė atė.

Pos tjerash centralet bėrthamore tė Iranit nuk janė ilegale, por nė mėnyrė plotėsisht legale dhe nėn kontrollin e inspektorėve tė energjisė atomike ndėrkombėtare IAEO, ka filluar punėn nė ato centrale.

Pse dhe kujt i pengon kjo?!
Shtetet tjera bėrthamore si India, Pakistani dhe Israeli, tė cilat asnjėherė nuk e kanė nėnshkruar dhe nuk marrin pjesė nė marrėveshjes ndėrkombėtare pėr kufizim bėrthamorė, nuk i pengojnė askujt!!!


Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.