Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-05-12, 14:20   #61
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Shqiptarėt nuk po bėhen rehat. Kudo qė janė. Jo vetėm nė aspektin shtetėror por edhe personal. Dy shqiptar, tri parti politike. Kjo ėshtė logjika e viteve tė fundit. E njė ngjarje pėr tė ardhur keq ka ndodhur vetėm njė javė pas asaj nė Maqedoni edhe nė Luginėn e Preshevės.

Pėrderisa nė Maqedoni, deputetėt shqiptarė zgjodhėn Parlamentin ti qėrojnė hesapet fizikisht, politikanė shqiptarė nė Luginėn e Preshevės ndoqėn kėtė shembull tė pėrleshen fizikisht nė njė studio televizive. Pėrplasja erdhi ndėrmjet deputetit tė vetėm shqiptar nė Kuvendin e Serbisė, Riza Halimi dhe tė njė partie tjetėr shqiptare, por qė nuk kemi arritur tė identifikojmė.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-05-12, 10:38   #62
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Veseli mė tepėr se i mirėseardhur
Vendimi eventual i ish-shefit tė SHIK-ut, Kadri Veseli, pėr t’iu bashkangjitur PDK-sė, pėr kryetarin e kėsaj partie, kryeministrin Hashim Thaēi, do ishte njė vendim mė tepėr se i mirėpritur. Kryeministri Thaēi nė intervistė pėr Gazetėn “Lajm”, thotė se zoti Veseli ėshtė njė personalitet qė ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr lirinė, ēlirimin dhe ndėrtimin e shtetit tė Kosovės


Prishtinė- Partia Demokratike e Kosovės do tė mundet qė tė vazhdojė tė qeverisė vendin tri mandate radhazi, por kryeministri Hashim Thaēi, nuk parapėlqen qė ai tė vazhdojė tė jetė nė krye tė atij ekzekutivi.

Ai nė intervistė pėr Gazetėn “Lajm”, vlerėson se pėr njė vend si Kosova, i cili ėshtė nė fazė tranzicioni, nuk do tė ishte e shėndetshme tė qeverisej nė tri mandate rresht nga i njėjti kryeministėr. Kur flet pėr heqje dorė nga pretendimi qė tė jetė kryeministėr edhe nė njė mandat tjetėr, Thaēi thotė se ēdo lider duhet tė ketė kufizime edhe morale nė karrierėn e tij politike.

Kryeministri Thaēi thotė se as pėr postin e presidentit nuk ka ndonjė ambicie, tė cilėn sipas tij, po ta kishte, do ta realizonte dy apo tri herė nė vitet e kaluara.

Ndėrsa kur pyetet rreth mundėsisė sė inkuadrimit nė PDK tė ish-shefit tė SHIK-ut, Kadri Veseli, kryeministri Thaēi thotė se ai ėshtė mė shumė se i mirėseardhur nė parti dhe se nuk e konsideron fare konkurrent, por bashkėpunėtor me tė cilin ka punuar duke nisur me themelimin e UĒK-sė, pastaj nė punėn pėr lirinė dhe ēlirimin e vendit, e ka besim tė plotė te ai se mund tė japė kontribut tė madh edhe nė konsolidimin dhe forcimin e shtetit tė Kosovės

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-05-12 nė 10:39
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-05-12, 11:48   #63
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Lojtarė nė terren tė huaj
Enver Robelli


Tė tjerėt i bien tupanit, shqiptarėt vallėzojnė dhe rrezikojnė tė fundosen. Kėtė e tregojnė sidomos zhvillimet nė Maqedoni, ku feja pėrzihet nė politikė dhe kėshtu diskreditohet angazhimi pėr respektimin e tė drejtave kombėtare
“Njė nga simbolet mė pėrcaktuese tė identitetit kombėtar ėshtė kapuēi. Po e ndėrrove atė, me automatizėm, e ndėrron edhe identitetin kombėtar. Bie fjala, nėse njė shqiptar do tė pranonte ta mbulonte kokėn me kapuēin serb, ‘shajkaēėn’ do tė identifikohej nga tė tjerėt si serb dhe, anasjelltas, nėse njė serb do ta mbante plisin e bardhė, pa dilema do tė perceptohej si shqiptar. Prandaj, kėto mundėsi hipotetike nuk ndodhin nė realitet, pos nė skena teatrore ose nė filma ku kostumografi, pėrmes veshjes, e identifikon pėrkatėsinė etnike tė personazheve. Mirėpo, ēuditėrisht, kėto parime nuk vlejnė pėr huazimet nga popujt e tjerė. Shumė shqiptarė nuk janė tė vetėdijshėm se kapuēat qė i mbajnė, terllėqet e famshme, u takojnė popujve semitikė, arabo-hebrenjve” – Arben Xhaferi nė librin “Nė Tetovė, nė kėrkim tė kuptimit”



Tė fillojmė me njė supozim dhe njė pyetje njėkohėsisht: a mund tė jetė manipulim i pushtetit maqedonas? Tė arrestosh me bujė dhjetėra shqiptarė nėn akuzėn se janė autorė tė vrasjes makabre tė pesė maqedonasve mund tė ketė efekt nė politikėn e brendshme. Tė aludosh se pesė maqedonas u vranė nga fundamentalistėt myslimanė tė trajnuar nė Pakistan dhe Afganistan – kjo mund tė bėjė jehonė ndėrkombėtare. Dhe bėri: tė gjitha agjencitė e lajmeve dhe pothuaj tė gjitha gazetat perėndimore njoftuan pėr arrestimet nė Maqedoni. Pėr Qeverinė e Maqedonisė arsyetimi i vrasjeve me prapavijėn fundamentaliste islamike ėshtė mirėseardhės: vrasja nuk kualifikohet si ballafaqim ndėretnik (maqedonas kundėr shqiptarėve dhe anasjelltas), por si sulm i qarqeve ekstremiste islamike, tė cilat mund tė jenė tė inspiruara nga jashtė.

Ē’bėn vaki pastaj? Dalin shqiptarėt pėr tė kėrkuar kinse tė drejta kombėtare dhe pėr tė protestuar kundėr arrestimeve nė Maqedoni, por nuk kanė asnjė kėrkesė tė logjikshme politike. Nė vend tė tyre ēirren “Allahu-Akbar” dhe “Shqipėri Etnike”. Valėvitin flamuj arabė dhe aty-kėtu, sa pėr sy e faqe, ndonjė flamur kombėtar. Protestojnė kundėr shtypjes nga shteti maqedonas me flamuj tė xhihadit. Nuk bartin plisa, por kryesisht kapuēa piratėsh dhe beduinėsh. Nė tė ashtuquajturėn protestė tė Shkupit pjesėmarrėsve u mungonin vetėm ibrikėt dhe legenėt pėr avdes! Nė protestėn e ardhshme me siguri vjen edhe Shefqet Krasniqi nga Prishtina, kanakari i qarqeve ekstremiste islamike. Atė edhe policia serbe e kishte lejuar tė shkojė nė Preshevė pėr t’u folur shqiptarėve pėr fenė, por jo pėr atdheun! Pėr fat tė keq nė trenin e popullizmit fetar kacavirren edhe disa politikanė shqiptarė tė Maqedonisė. Pėrzierja e fesė nė politikė dhe anasjelltas si dhe zbritja e kėrkesave politike nė mesazhe fetare vetėm mund tė ēojė ujė nė mullirin e propagandės nacionaliste maqedonase.



Karnavali i Shkupit



Jo pak shqiptarė nė Maqedoni duhet ta pyesin veten nė mos janė duke luajtur nė terren tė huaj me kėso protestash me elemente karnavali. Edhe nėse dėshmohet se arrestimet e fundit janė njė montazh i autoriteteve tė Shkupit, shqiptarėt duhet tė hapin njė debat kritik mbi rolin destruktiv tė elementėve fetarė islamikė nė mesin e tyre. Shumica e shqiptarėve nė Maqedoni, por edhe nė viset e tjera tė banuara me shqiptarė nė Ballkan nuk kanė rėnė pre e joshjeve fundamentaliste. Por nuk mund tė mohohet se njė pakicė gjithnjė e mė agresive pėrpiqet tė imponojė agjendėn e saj tė prapambetjes. Disa i kėndojnė Bin Ladenit, tė tjerėt propagandojnė sheriatin dhe luftojnė vlerat demokratike perėndimore, teologė me mendėsi beduinėsh japin leksione pėr mospėrdorimin e Facebook-ut, tė tjerėt synojnė tė marrin nėn kontroll xhami dhe me falangat e tyre religjioze tė diktojnė se kush ėshtė mysliman i vėrtetė e kush jo. Nė vitin 2010 nė xhaminė e Isa Beut nė Shkup madje u pėrleshėn fizikisht grupe besimtarėsh. Nė kėtė batėrdi ishin tė involvuar edhe politikanė, tė cilėt nė mungesė tė programeve cilėsore pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė shqiptarėve besimin e masės synojnė ta fitojnė me anime ndaj grupeve tė caktuara fundamentaliste.



Ndihma e njė ēetniku



Sot pothuaj nė tė gjitha viset shqiptare nė Ballkan mungojnė teologė islamė, tė cilėt janė mendjehapur, tė gatshėm pėr tė pėrqafuar ligjet e shtetit laik. Edhe ata pak imamė liberalė gjenden nėn presionin e radikalėve. Nė Kosovė ende nuk janė zbuluar personat qė rrahėn teologun Xhabir Hamiti, i cili prej vitesh ka tėrhequr vėmendjen se feja nuk bėn tė keqpėrdoret pėr qėllime politike. Shoqėritė qė heshtin ndaj krimeve dhe bashkėjetojnė me krimin zor se mund ta gjejnė rrugėn e paqes. Keqpėrdorimi i religjionit, i secilit religjion, paraqet rrezik sidomos pėr shoqėritė shumėkonfesionale. Shqiptarėt nė Ballkan janė shoqėri shumėkonfesionale. Gjatė historisė ka pasur shumė shembuj tė teologėve islamė qė luftėn pėr tė drejta kombėtare e kanė parė si prioritet, sepse pa atdhe nuk ka as fe. Por nė shoqėritė shqiptare ėshtė heshtur edhe pėr disa rrėshqitje makabre tė teologėve islamė. Disa edhe pas fundosjes sė Perandorisė Osmane kėrkonin kthimin e “babės Sulltan”, tė tjerėt hidhnin poshtė alfabetin me shkronja latine tė miratuar nė Manastir, duke e diskualifikuar si “alfabet tė tė pafeve”. Sot mund tė duket e pabesueshme, por pas Kongresit tė Alfabetit nė Manastir mė 1908 fushatėn kundėr shkronjave latine ndėr shqiptarė e mbėshteti edhe Organizata e serbėve osmanė me seli nė Shkup! Nėn drejtimin e prijėsit ēetnik Radenkoviq dhe me miratimin e xhonturqve atėbotė nė Kosovė dhe Maqedoni u themeluan degė pėr tė luftuar alfabetin latin dhe pėr ruajtjen e alfabetit arab. Janė tė njohura rastet kur hoxhallarė analfabetė shėrbyen me djallėzi nė procesin e shpėrnguljes sė shqiptarėve nė Turqi nė vitet 50-tė.



Kėmbėt nė legen



Ku jemi njė shekull mė vonė? Ende duke mbajtur kėmbėt nė legen, duke u flladitur nė pėrralla dhe duke valėvitur flamuj tė huaj pėr qėllime tė huaja. Madje nė pikė tė ditės disa shqiptarė mund tė ekzaltohen me lajme tė rrejshme se si, ta zėmė, kryeministri turk Erdogan paskėsh thėnė se vendi i tij do tė mbėshtesė shqiptarėt nė angazhimin pėr krijimin e njė shteti etnik shqiptar. Priti pastaj komentet shkumėzuese tė budallenjve shqiptarė tė stolisura me lavdėrime pėr kthimin e Turqisė nė Ballkan si dalėzotėse e kombit mysliman shqiptar! Kėshtu me pėrralla jetohet mė lehtė; tė plotėsosh standarde evropiane, tė ndėrtosh shtet funksional ėshtė pak mė vėshtirė. Turqia vėrtet ėshtė fuqi rajonale, vėrtet ekonomia e saj sot ėshtė ndėr mė tė fuqishmet nė botė, por do tė duhen dekada derisa ky vend tė bėhet model edhe i demokracisė. Nėse shqiptarėt kanė kohė tė presin derisa Stambolli tė bėhet Bruksel, atėherė ėshtė mirė qė tani t’i nxjerrin nga trapazani nargjiletė dhe tė shpresojnė se bėhet mirė, se vjen dikush dhe na i vė punėt nė terezi. Deri atėherė edhe Sali Berisha mund ta pėrsėrisė refrenin se turqve u pėlqejnė gratė shqiptare. Nėse e zbresim nė humor kėtė deklaratė, atėherė mund t’ia kujtojmė kryeministrit tė Shqipėrisė se edhe Silvio Berlusconit i pėlqejnė femrat shqiptare. Kėshtu i pati thėnė Berishės publikisht nė Romė vetė Berlusconi: “Saliu mė ftoi qė tė vija nė Shqipėri. Por ka vetėm njė kusht qė unė tė vij nė Shqipėri. Socialistėt deri mė tani nuk mė kanė prezantuar asnjė vajzė tė bukur. Nėse ai ma prezanton njė, atėherė unė vij qė nesėr nė Shqipėri”.

Kur bėhesh vetė gaz i botės, pse tė presėsh respekt nga tė tjerėt. Kjo vlen edhe pėr atė grusht protestuesish nė Shkup qė politikėn e ngatėrrojnė me fe, xhaminė me sallė parlamenti dhe Kuranin me Kushtetutė.



[email protected]
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-05-12, 12:58   #64
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Enver Robelli!

Qofte me jete te gjate ai tru i juaj i shendosh!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-05-12, 12:44   #65
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Tė padijshmit e Kuvendit


Burim Ramadani

“Nuk kemi ditur ēka po votojmė!”. Dhe, normalisht se nuk kanė ditur, sepse shumica e tyre janė tė padijshėm. Sepse, shumica e tyre nuk e kanė merituar ulėsen e deputetit. Sepse, shumica e tyre i kanė vjedhur votat pėr tė ardhur aty. E pasi kanė ardhur nė Kuvend, po ia qesin faqen e zezė vetes dhe Kosovės

Nuk ka ku shkon mė dėshpėruese. Ditė e pėr ditė, tė gjithėve po na mbetet goja hapur me injorancėn totale tė koalicionit qeverisės. Ditė e mė shumė, njerėzit po binden se ēfarė niveli i padijes karakterizon grupin politik qė po udhėheq Kosovėn. Dhe, secilėn herė, po del nga njė “arsyetim” i ri nė skenė.

Tashmė doli se deputetėt e koalicionit qeveritar nuk kanė ditur ēfarė kanė votuar! Nuk kanė ditur se pėr ēka po bėhet fjalė, sepse pėrndryshe do tė ishin kundėr. E vėrteta ėshtė se nuk ka fare rėndėsi se cili ėshtė qėndrimi real i deputetėve tė koalicionit qeveritar, disa ditė pasi qė Kuvendi i Kosovės (mė 10 maj 2012) ka votuar njė mocion qė kushtėzon bisedimet me Serbinė me zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve nga lufta nė Kosovė, mė 1998-99, e tė cilėt janė marrė me dhunė nga forcat militare, paramilitare dhe policore tė Serbisė.

Nėse janė nė favor tė kėtij kushtėzimi apo nėse janė kundėr kėtij kushtėzimi, seanca e Kuvendit tė Kosovės ka vendosur. Qėndrimi i shumicės dėrrmuese tė deputetėve tė koalicionit qeverisės ėshtė dhėnė atė tė enjte, kur ėshtė votuar me numėr mjaft tė madh tė deputetėve mocioni i kushtėzimit tė bisedimeve me Serbinė.

Kjo, nė tė vėrtetė, ka qenė hera e parė qė Kuvendi i Kosovės i vė kusht konkret Serbisė, nė rast se dėshiron tė vazhdojė procesin e bisedimeve me shtetin e Kosovės. Dhe, nuk ka se si tė ketė kusht mė human, mė korrekt dhe mė konstruktiv nė procesin e pajtimit midis dy shteteve sesa qė ėshtė ēėshtja e zbardhjes sė fatit tė tė pagjeturve, tė marrė me dhunė gjatė luftės.

Ky kushtėzim, nuk ėshtė vetėm pėr qėllime politike, ky kushtėzim ka nė esencėn e vet aspektin human, sikurse edhe vullnetin e dyanshėm (nėse ekziston njė i tillė!) pėr ndėrtimin e paqes pozitive nė rajon dhe nė Kosovė. Prandaj, nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė mocion, kėtė kushtėzim dhe kėtė frymė tė tė menduarit nė politikėn kosovare. Njė kushtėzim i tillė do tė ishte njė zhvillim i rrjedhshėm pas gjithė kėtyre problemeve tė njėpasnjėshme qė po shkaktohen nga Serbia kundėr konsolidimit tė shtetit dhe demokracisė nė Kosovė.

Por, po bindemi (besoj shumica nė Kosovė) se nė ēfarė niveli tė ulėt ėshtė katandisur qeverisja e Kosovės, e reflektuar nė kėtė rast pėrmes udhėheqjes sė deputetėve tė koalicionit qeveritar. Menjėherė pas votimit, sigurisht se kanė ardhur edhe reagimet e Qeverisė. E mė pas, udhėheqja e deputetėve tė koalicionit qeveritar filloi tė bėjė presion pėr rivotimin e mocionit. Normalisht, me vonesė.

“Nuk kemi ditur ēka po votojmė!” Ky ėshtė shpjegimi qė po japin tashmė sa ditė kėta njerėz qė pėrfaqėsojnė partitė nė pushtet. Dhe, normalisht se nuk kanė ditur, sepse shumica e tyre janė tė padijshėm. Sepse, shumica e tyre nuk e kanė merituar ulėsen e deputetit. Sepse, shumica e tyre i kanė vjedhur votat pėr tė ardhur aty. E pasi kanė ardhur nė Kuvend, po ia qesin faqen e zezė vetes dhe Kosovės.

Ky nė fakt ėshtė pasqyrimi i tė vėrtetės sė hidhur tė politikės kosovare. Kjo ėshtė forma mė adekuate pėr tė pėrshkruar se kush po udhėheq Kosovėn, kush po kontrollon dhe menaxhon paratė e popullit (buxhetin e Kosovės) dhe kush po vendos sot pėr tė ardhmen tonė dhe tė fėmijėve tanė. Kėta tė padijshmit!

Pėr rreth katėr vjet me radhė, ne po mundohemi t’u shpjegojmė qytetarėve tė Kosovės se sa tė padijshėm, sa tė paskrupullt dhe sa analfabetė janė kėta njerėz qė po vendosin nė emėr tė popullit. Dhe, pas kaq kohe, tashmė kėta vetė kanė nisur tė tregojnė se nė ēfarė niveli janė. Po i tregojnė vetė popullit se janė tė padijshėm, janė tė pavendosur dhe nuk e kanė as vendin pėr tė qenė nė Kuvendin e Kosovės.

Ky institucion ėshtė mė i larti i Kosovės dhe si i tillė nuk duhet tė ketė vend pėr analfabetė, tė cilėt as nuk dinė tė lexojnė para se tė vendosin se si tė votojnė.

Nuk kanė ditur dhe nuk kanė kuptuar asgjė nga tėrė ajo interpelancė qė ka ndodhur tė enjten nė Kuvendin e Kosovės. Nėse dikush nuk beson se deri nė kėtė nivel tė ulėt kanė rėnė kėta njerėz, atėherė duhet dėgjuar deklaratat e tyre qė i japin vetė. Arsyetimin e tyre “se nuk kanė kuptuar pėr ēka po votohet”!

Por, mos u habisni. Kėta vėrtet nuk dinė asgjė. Nuk kuptojnė asgjė. Nuk e kanė vendin nė institucione. Krejt ēka u intereson, ėshtė ndonjė tender. Asgjė mė shumė!

(Autori ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i AAK-sė dhe deputet i Kuvendit tė Kosovės)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-05-12, 13:06   #66
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Flet Donika Gėrvalla (video) - Lajme - Koha Net
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-12, 17:02   #67
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

http://gazetac.com/index.php?news=18177
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-12, 17:18   #68
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Miloshevic angazhoi
700 agjentė nė Kosovė
BRUKEL- Ish presidenti serb Sllobodan Miloshevic gjatė regjimit tė tij ka patur rreth 2200 agjentė nė Balkan tė cilėt kanė punuar pėr Shėrbimin e Sigurimit Shtetėror Serb.
Nė Kosovė Milloshevic kishte angazhuar 700 agjentė, nė Maqedoni 150 agjentė, nė Kroaci 450, nė Mal tė Zi 200, nė Bosnjė Hercegovinė 350, nė Slloveni 150 kurse pjesa tjetėr punonin nė Shqipėri, Bullgari, Greqi, Rumani, Qipro, Hungari dhe Austri. Tė dhėnat lidhur me rrjetin e agjenturės sė Milloshevicit janė bėrė publike nė raportin e njė forumi i cili ėshtė mbajtur kėto ditė nė Bruksel, ku ėshtė shqyrtuar roli i ish-shėrbimeve sekrete nė Ballkan.
Njė pjesė e agjentėve kishin shtetėsi tė dyfishtė”, thuhej nė raportin e ekspertit tė njohur serb tė OJQ-sė “Koop i Kapinic”, Zoran Petrovic.
“Agjentėt e Miloshevicit ishin politikanė, punonjės nė media, biznesmenė, shkelės tė embargos, si dhe zyrtarė tė forcave tė sigurimit tė ushtrisė, policisė, inteligjencės dhe grupe tė ndryshme lobuese nė favor tė Miloshevicit”, nėnvizoi Petrovic.
“Njė pjesė e agjentėve kishin shtetėsi tė dyfishtė”, thuhej nė raportin e ekspertit Petrovic.
Nė kėtė Forum kanė marrė pjesė ish-agjentė, pėrfaqėsues nga tė gjitha ish shtetet socialiste, tani vende anėtare tė NATO-s, pėrfaqėsues dhe ekspertė pėr siguri, ku qėllimi kryesor ka qenė tė analizohet puna e ish-sigurimit shtetėror nga viti 1949 deri nė vitin 2010.

Nė rezolutėn e fundit pėr Serbinė, mė 28 mars 2012, Parlamenti Evropian u bėri thirrje autoriteteve tė Beogradit “tė vazhdojnė pėrpjekjet e tyre pėr tė eliminuar legjitimitetin e ish-shėrbimeve sekrete komuniste, si njė hap demokratizimi nė Serbi” .

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 28-05-12 nė 19:48
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-12, 21:13   #69
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Shala: Shteti i shkelur!

Publicisti Blerim Shala ėshtė shprehur tepėr pesimistė me zhvillimet nė Kosovės pas shpalljes sė pavarėsisė mė 17 Shkurt 2008. Ai ka thėnė se nga viti 1999 deri nė vitin 2008 ka pasur arritje tė jashtėzakonshme, mirėpo vitet e fundit, sidomos pas shpalljes sė pavarėsisė, shoqėria e Kosovės po degradon, dhe se askush nuk ėshtė i kėnaqur pėrveē qeveritarėve qė shfaqen nėpėr televizione me optimizmin e tyre tė rrejshėm.
Shala, i cili njėherėsh ėshtė edhe nėnkryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė emisionin Rubikon tė KTV-sė, ka shpjeguar pse nė njėrin nga librat e tij tė fundit “Shteti i shkelur” ėshtė treguar tepėr pesimistė lidhur me zhvillimet e pėrgjithshme nė Kosovė viteve tė fundit. Ai ka folur pėr politikėn, pėr politikanėt, pėr identitetin kombėtar dhe ēėshtje tjera qė kanė tė bėjnė me Kosovėn.

“Kosova, nė bashkėpunim me faktorin ndėrkombėtar, ka arritur tė menaxhojė me sukses provokimet e Serbisė ndaj Kosovės, ka arritur me sukses tė vendosė raporte tė mira me komunitetet pakicė, por ka dėshtuar nė shumė pika tjera tė rėndėsishme pėr forcimin e shtetit”, ka thėnė Shala duke pėrmendur edhe pyetjet qė disa diplomatė amerikanė nga dėshpėrimi ua kishin bėrė drejtuesve tė Kosovės pas vitit 1999, si ajo e Richard Holbrook: “E kemi ditur qė duhet t’ju mbrojmė nga Serbia, por nuk e kemi ditur se duhet t’ju mbrojmė nga vetvetja”; dhe e Medeline Allbright: “Dėshironi tė bėni shtet tė mirėfilltė apo tė dėshtuar”.

Shala ka thėnė se gjendja gjatė kėtyre viteve ka arritur deri aty sa nė sytė e qytetarėve secili nga politikanėt e Kosovės ėshtė hajn. Mbase sipas tij, pritjet e qytetarėve pas shpalljes sė pavarėsisė nuk kanė qenė reale, porse siē ka thėnė ai, ėshtė shumė e vėrtetė qė drejtuesit e shtetit nuk kanė punuar qė ata tė ndjehen krenarė me Kosovėn e tyre. Ai ka thėnė se qytetarėt nuk duhet mashtruar se do tė hiqen vizat edhe pesė-gjashtė muaj, se Kosova do tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian brenda pesė-gjashtė vjetėve, por duhet t’u thuhet e vėrteta.

“Kosova nuk mund tė ndryshojė asgjė derisa nuk e arrin buxhetin prej tė paktėn tre miliardė eurove dhe ka gjasa qė do tė kalojnė vite derisa kjo tė arrihet, sepse mungon strategjia. Dhe sipas rekomandimeve ndėrkombėtare, nuk duhet tė ketė rritje pagash edhe katėr vjet. Kėshtu Qeveria vendnumėron dhe kur problemet arrijnė kulmin ngrihet shpejt dhe thyen qafen. Ashtu sikur ka ndodhur edhe me veriun deri mė tani”, ka thėnė Shala. Ai ka thėnė se nė vend qė Qeveria tė bėjė rritje graduale tė ēmimit tė energjisė pėr ēdo vit, tani kėrkon tė bėjė rritjen prej 30 pėr qind ēfarė ėshtė e papėrballueshme pėr qytetarėt e Kosovės.

“Koncepti bazik i shtetit nuk duhet tė ndryshojė ēdo katėr vjet, pushtetet ndryshojnė, ndryshojnė kryeministrat, por proceset shtetėrore duhet tė ēohen pėrpara pavarėsisht se kush i fillon. Duhet tė ketė strategji, por nuk mund tė themi se sot jemi me Perėndimin dhe pas katėr vjetėsh tė nisemi drejt Lindjes, sepse identiteti i shqiptarėve nė Ballkan ėshtė i qartė dhe vetėm njerėzit e palexuar ngatėrrojnė me ose pa qellim shtetėsinė me kombin”.

Shala ka thėnė se nė rastin e Kosovės gjithēka ėshtė e qartė, Kosova ėshtė shtet i shqiptarėve, shqiptarėt e Kosovės kanė shtetėsi kosovare, ndėrsa etnia e tyre ėshtė shqiptare. “Identiteti ynė ėshtė shqiptar, nėnidentitetet janė: mysliman, katolik, ortodoks. Natyrisht, dihet qė shumica e shqiptarėve tė Kosovės janė mysliman qė kanė kultivuar me shekuj tolerancėn dhe islamin tradicional dhe kėto vlera duhet ruajtur”, ka thėnė Shala, i cili ka qenė edhe koordinator i Ekipit tė Unitetit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė bisedimet e Vjenės pėrpara shpalljes sė pavarėsisė.

Publicisti Shala ka shprehur nevojėn e transformimit tė politikanėve nė mėnyrė qė shtetasit e Kosovės tė ndjehen krenarė me Kosovėn dhe shtetet qė e kanė njohur Kosovėn tė mos pendohen me vendimin qė kanė marrė, qė sipas tij tashmė ka edhe prej tyre. Ai ka thėnė se ėshtė e paimagjinueshme qė nė vitin 2012 tė mbahen ligjėrata patriotike tė viteve tė 90-ta.

“Duhet tė transformohemi, tė transformojmė partitė, tė bashkohemi dhe ta bėjmė Kosovėn vėrtetė shtet tė zhvilluar dhe demokratik. Nuk duhet tė anashkalojmė meritat e askujt, por nuk duhet folur nė veten e parė siē bėn shembull kryeministri Hashim Thaēi... Askush nuk mund tė thotė se ka pasur projekt personal pavarėsinė e Kosovės. Ka qenė guxim i jashtėzakonshėm tė luftosh me Serbinė, por nuk mund tė mbetesh politikan apo komandant i pėrjetshėm. Shteti nuk i ka borxh askujt, ndėrsa secili prej nesh i kemi borxh shtetit. Andaj ėshtė koha qė sa mė parė tė ndryshojmė kėtė mentalitet dhe ta bėjmė Kosovėn ashtu si e duan qytetarėt, tė krenohen me tė, ta ēojmė aty ku e ka vendin - ta bėjmė anėtare tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-12, 14:20   #70
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Gjate gjithe atyre viteve qe Kosova luftonte per te fituar lirine e pavaresine , qarqe te Moskes e Beogradit jane munduar qe kesaje lufte ti japin ngjyrim fondamentalist islamik ,ose me e lehta komunisto-enverist ,pasi keshtu mendonin te sensibilizonin opinionin e Europes dhe Botes Perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Fatesisht kjo propogand mashtruese antishqiptare ,jo vetem nuk u muar parasysh nga faktori nderkombetare ,por ky faktor u soldarizua aq shume me te drejtat e shqiptareve autokton te Kosoves ,sa nderhyri ushtarakish duke bere te mundur clirimin perfundimtar te Kosoves nga shovenet Serb (1999) ,dhe si rrjedhoje ndihmoi e njohu pavaresin e shtetit te Kosoves te shpallur me 17 shkurt 2008…Kosova si treve e hershme shqiptarie ,ka demostruar e po demostron para Europes dhe Botes Perendimore ,se eshte pjese historike e saj ,ndaj ketyre nuk u ka shkuar mundi kot ,pasi duke cliruar Kosoven Perendimi ka cliruar nje pjese te veten qe eshte shembull i qendreses se qytetrimit e zhvillimit perendimore ndaj atij lindor.. Kjo mrekulli ne Kosoven e cliruar ,me siguri ka verbuar e zemruar armiqt e hershem e te perhershem te shqiptareve ,armiq qe nuk jane vetem ata qe i shkruajn emrat me shkronja cirilike e deri arabe ,por edhe ata qe i shkruajn dhe mbajn per emra e mbiemra shqiptare..

Mjerisht si modelin e kesaj tollovie mediatike antishqiptare na duhet te marrim imamin e xhamise se Madhe ne Prishtine Shefqet Krasniqin i cili me zulmin e tij antiperendimore ka zgjedhur si objekt goditje jo nje figur te thjesht te shqiptareve ,por nje simbol te jetes toksore e hyjnore , bamiresen - shenjetore ,Nene Terezen.

Per hir te vertetes duhet thene se edhe ne Shkoder ka pasur reagime nga segmente te komunitetit musliman qe kerkuan dhe “detyruan” pushtetin lokal per te mos e vendosur shtatoren e Nene Terezes ne hyrje te Shkodres (afer Kishes se Zojes se Keshillit Mire),por aty ku eshte sot para godines se Albtelekomit . Gjithashtu nje reagim afersisht te till ka pasur edhe kur u “diskutua” qe nje nga simbolet e kartave te identitetit te jene edhe shembelltyra e Nenes Tereze ,qe ne fakt ishte me shume nje provokim mediatik i porositur ,se sa nje mendim i faktorit shtetrore shqiptar…Sulme mediatike ndaj Nene Terezes ka vazhdimisht ne Shqiperine Politike (te 1913), por keto kane qene e jane disi me te zbehta e pa “jehon “ kombetare e nderkombetare. Ndersa sulmet mediatike te Imamit te xhamise Madhe te Prishtines Shefqet Krasniqit fatkeqesisht kane gjetur “perkrahje” ne Beograd , Moske e deri ne Cerdhen e terroristeve “Islamik”, gje qe mund te lene gjurme hijesh ne Shtetin e ri te Kosoves.. Para se te mnerremi me disa nga akuzat e Imamit ,ne po i kujtojme se ky Shefqet ka nje mbiemer Krasniqi qe i ka rrenjet ne trojet qendrestare shqiptare- Europerendimore te Malesise Madhe . Ku rreth pese shekuj me pare i pari i mbiemrit te tij ishte KRASNI ,qe eshte nje vella i te pareve te Hotit ,Trieshit ,Piperit ,Merkotit e Vasojeviqit ,qe dalngadal u shtuan e zgjeruan ne trojet etnike shqiptare ,duke u bere fise ,male e bajrak ne vehte ,por qe nje pjese e tyre fatkeqesisht sot jane te ortodoksizuar, ose islamizuar nen shtypjen e mjerimin e pushtuesve Sllav e Otoman,ku nje rast i till eshte edhe Krasniqeja e sotme e islamizuar (por e patjetersuar) rreth 250 vite me perpara..

Imami Shefqet ne vend qe ta kishte per nder qe ka mbiemrin e kesaje krahine historike shqiptarie ,me fjalet e veprat e tij deshmon se nuk e meriton mbiemrin Krasniqi... Gjithsesi gjuha mediatike e perdorur ne internet (apo media te shkruara),kunder Nene Terezes i perket “gjinise” se nje fushate te pamoralshme ,denigruese e fyese jo vetem per simbolin e shenjterimit shqiptare te shekullit njezet , por fyen nje popull te tere kudo qe banon e jeton sot ,me qellime te qarta per minimin e harmonise e bashkejeteses se mrekullueshme nderfetare,qe ekziston prej shekujsh...Nene Tereza sipas Imamit Shefqet e paska vendin ne Xhehnem pasi nuk eshte muslimane , dhe per mekatet e bera do te digjet ne flaken e Xhehnemit ..ajo i ka pasur te gjitha vijon ky imam , ka pasur deren hapur ku ka dashte me shkua pa pare ne kete dynja ,ka pasur me hanger cfare ka dashte ,me pi cfare ka dashte ,burra kend ka dasht me nderrue.

Ajo ka pasur plote te mira ne kete dynja... Mjerisht ky fetare pretendon se keto “predikime” i bene ne emer te “Kuranit”,kur ne fakte jane predikime te lena pas shekuj me pare ,jo nga Kurani i shenjte ,por nga pushtuesit otoman ,qe i quante kristianet te pa fe e si te tille ,ose duhej te pranonin besimin e pushtuesit ,ose duhej qe te vriteshin ,shpronsoheshin e skllaveroheshin... Imam Shefqetin duket se e ka kapur skleroza ,pasi e kunderta ai do ta dinte se te gjitha trojet tona etnike ,duke perfshire edhe Kosoven martire kane qene totalisht te banuara nga banore autokton (Iliro-Shqiptare) te besimit Kristian,besim qe e kishin perkrahur e perqafuar qe ne shekullin e par si filozofi shpetimtare -shpirterore ,perkunder deshires se pushtusit romak. Per besimin Kristian qe sot eshte edhe qytetrim e zhvillim ,ne te cilin “kullote” edhe dashakeqi Shefqet, Dardania e “tij”,(per te cilen pretendon se ka luftuar per ta cliruar),ka nje plejad te tere martiresh , shenjetoresh e heronjesh ,qe jane ne themelet e vete Europes e Botes Kristiane ,me ne krye heroin legjendar Gjergj Kastriotin Skenderbe (edhe ky i sulmuar mediatikisht..). Per rilindjen e nje figure kaq te madhe e dy-dimensionaleshe (toksore e hyjnore) eshte pritur nga NE dhe BOTA plote 505 vite..Por tashma kjo mrekulli kishte lindur (1910 ) jo tek nje mashkull,por tek nje femer,me emrin Gonxhe Kol Bojaxhi, nga prinder safi shqiptare dhe Katolik.. Emrat fetare e human (Moter e Nene) do ti merrte sic dekleronte Ajo, pasi i eshte pergjigjur thirrjes se Jezu Krishtit,per tu sherbyer njerzve me ne nevoje te kesaje bote.. Institucionet e saj te bamiresise jane te shtrira thuajse ne te gjithe boten . Nga keto institucione dhe nga vet dora e fjala e Nene Terezes,gjeten derman fizik e mbi te gjitha shpirterore mijera e miliona njerz ne zgrip te jetes .

Natyrisht kjo eshte nje mrekulli qe eshte bere me ymrin e vete Zotit, ymer qe ja kishte dhene bijes sone ,Nene Terezes.. Per keto mrekulli e vepra eshte vlersuar dhe nderuar nga Kisha ,Shtete dhe Institucione prestigjoze te Botes ,nga te cilat po kujtojme cmimin NOBEL per paqen (te 9 dhjetorit 1979),vendosjen emrit saj ne disa qendra ,sheshe e institucione , ngritjen e shume shtatoreve apo monumnteve te Nene Terezes neper Kryeqytete e qytete te Botes ,duke perfshire edhe ato te Prishtines e Tiranes ,e deri tek shtatorja e vendosur ne Shkoder (me 29 dhjetor 2006) ,shtatore qe i falen duke e “pagezuar” si Zoja e “Re”e Shkodres , qe i mungonte ketij qyteti qe nga 25 prilli i vitit 1467...per aresye qe besoj se duhet ti dij imami i Xhamis Madhe te Prishtines... Nene Tereza pasi i ka lene kesaj bote veprat e saja te pavdekshme nderroi jete ne vitin 1997... Selia e Shenjte per Nene Terezen ka miratuar diten e 19 tetorit (qe nga viti 2003) si dite te lumturimit e Shenjeterimit te saj, ndersa shteti shqiptar kete dite e ka njohur si dite feste e pushimi . Tashma kjo Nene e madhe e Botes “thirret” edhe Shen Tereza,dhe neper bote kane filluar ndertimet e kishave apo katedraleve kushtuar kesaje Shenjetore ,duke perfshire edhe kryeqytetin e Kosoves Prishtinen, ku banon (me sa duket vetem fizikisht) Imam Shefqeti..

Vlersimet per Nene Terezen nuk kane rreshtur nga personalitete laike e teokratike nga i gjithe planeti toke . Shqiptaret jane falnderuar per kete bije te madhe qe i kishte falur botes edhe nga Papa Gjon Palit II i cili kur vizitoi Shqiperine me 25 prill 1993 do te dekleronte : “ ...Atdheu i Nene Terezes eshte ketu.... Ne personin e Nene Terezes Shqiperia eshte nderuar gjithmone . Ky eshte misioni i saj dhe i gjithe atyre qe , porsi ajo, jane ndjekes te vertet te Krishtit, jane apostuj te Krishtit , jane apostuj te dashurise e te dhembeshurise. Ju falnderoj sot ne emer te Kishes Katolike per kete bije te tokes suaj e te popullit tuaj.” Eshte ky vlersim dhe vete Historia e Shqiperise Etnike , qe kane bindur Europen dhe Boten Perendimore ne drejtesine e luftes dhe perpjekjeve te shqiptareve te Kosoves , per te rifituar lirine e pavaresine e grabitur nga kopete dy-kembeshe te arinjeve sllav , te zbritur se voni nga Uralet ne trojet e bekuara te kesaj Europe Kristiane e Perendimore , ku bejne pjese edhe trojet etnike Iliro-Shqiptare me ne krye Dardanin e mocme apo Kosoven e sotme qe pavaresisht nga besimet qe i kane imponuar shekujt ,ata kane qene e jane Europerendimore ,pasi besojne te gjithe (ata qe vertet besojne ) ne nje Zote qe eshte Nje dhe vetem Nje.. Presidenti i asaj kohe i republikes Islamike te Iranit , Muhamet Khatani pas vdekjes se Nene Terezes do te thoshte : ”Madheshtia e Nenes Tereze konsiston ne shpirterimin e madh nga mendimet e medha te vlerave morale dhe fetare ,qe ajo mbante per te miren e njerzimit.”.

Nga ky vlersim i mrekullueshem per Nene Terezen (nga nje Presidenti me profil te larte fetar) ,“gjejne” mbeshtetje edhe fjalet proverbiale te Papa Gjon Palit dyte se ne kete bote ka dy FE ,ata qe besojne ne Zot , dhe ata qe nuk besojne. Duke u bazuar ne theniet e ketyre dy personaliteteve qe u perkasin dy besimeve te medha te kesaj bote , neve me te drejte na lind dyshimi se Imami i xhamise se madhe te Prishtines ,Shefqet Krasniqi ,nuk eshte bere protogonist mediatik si kundershtare fetare i Nene Terezes ,por si sherbetror i “paguar” i Serbo-sllavizmit (apo dreqi e dine se kujt..) qe kerkon ta paraqes Kosoven si “rrezikun islamik” te Europes , duke cuar keshtu uje ne “mullirin”e propogandes antishqiptar... Ndaj per kete “fare” imami (qe me siguri eshte nje mutacion jo shqiptare) meriton te themi , se ka qene “gjynah” synetlleku ne organin gjenital , pasi ky imam i djallit meriton “synetllekun” ne gjuhen e tij prej gjarperi ...gje qe me siguri do t’ja bejne shqiptaret e Kosoves Europiane e me gjere ketij “imami” me gjuhe gjarperi e te tjerve si ai …
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-12, 15:54   #71
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Fevziu: Nga se kishte frikė Enveri


Gazetari dhe shkrimtari i njohur flet ne nje interviste te gjate, mbi librin “Enver Hoxha”. Duke iu referuar dokumenteve te arkivit dhe desh mive, Fevziu pohon se diktatori komunist ishte njeri qe donte t’i kontrollonte te gjithe dhe kishte nje paranoje ndaj te huajve. Intervistuar ne emisionin radioteleviziv “Eurodita” ne Shkoder, nga Sead Cena dhe Mirsad Sylja, gazetari dhe shkrimtari Blendi Fevziu ve ne dukje se diktatura komuniste ne te vertete nuk ishte thjeshte ndalim i disa gjerave por nje mekanizem pushteti.

Z. Fevziu tani qe jeni ne Shkoder, a vute re ndonje ndryshim te vecante?

Nuk ka shume kohe qe s’kam qene ne Shkoder. Qellon qe kaloj shpesh ne kete qytet. Gjeja qe me beri me shume pershtypje tani qe erdha, ishte pastertia ne hyrje te qytetit, nuk e di nese lidhej me shiun apo me pastrimin, gjithsesi eshte veshtire te gjesh kaq shume pasterti ne qytetet e tjera. Zakonisht anet e rrugeve jane te mbushura me qese, letra te hedhura. Ndersa hyrja e Shkodres ishte shume e paster. Ky ishte ndryshimi qe vura re.

Ky eshte promovimi i pare i librit “Enver Hoxha” ne Shkoder. Pse u la per kete moment promovimi ne kete qytet?

Ky eshte promovimi i pare ne gjithe Veriun e Shqiperise. Ndersa per promovimet, nuk kam organizuar une nje tur promovimesh, por i jam pergjigjur ftesave. Kam mbajtur pezull disa ftesa, pasi intensiteti i madh neper televizione, momentin e daljes se librit, intensiteti shume i madh i promovimeve neper disa universitete te Tiranes dhe neper qytete, me krijoi nje lloj riperseritjeje. Njeriu fillon te ndihet keq me vetveten kur perserit, riperserit te njejtat gjera. Keshtu qe mendova qe nje distance kohore do te ishte e nevojshme. Pezullova perkohesisht promovimin e metejshem te librit ne Maqedoni, ne Tetove dhe Shkup, ne Presheve, si dhe ndoshta ne Malin e Zi. Kam pasur gjithashtu ftesa nga universitetet e rretheve, por i stopova te gjitha, per t’iu pergjigjur ne nje kohe te dyte qe do te jete besoj mesi i majit e ne vijim, sepse po prisja qe te dilte versioni perfundimtar i dokumentarit per Enver Hoxhen, qe mund te sillte nje ndryshim ne perceptimin e pergjithshem. Natyrisht, libri eshte dicka shume me e thelle, shume me e plote dhe elitare njekohesisht, ndersa dokumentari eshte me masiv.

A keni ndonje lloj konstatimi se si eshte pritur libri “Enver Hoxha” ne Shkoder?

Jo nuk kam asnje. Nuk e di. Kam pasur email-e, por email-et kane te njejtin intensitet qe kane ardhur nga pjesa me e madhe e vendeve te Shqiperise. Une marr cdo dite rreth 100 sms ne “Facebook”, pjesa me e madhe kane lidhje me librin. Shpesh ka konsiderata te pergjithshme, kritika, kritika te specializuara dhe nderhyrje specifike. Ajo qe me ka bere me shume pershtypje eshte reagimi i te rinjve. Rreth 70% e atyre qe me shkruajne ne “Facebook” jane te rinj, ndoshta edhe ngaqe te rinjte e perdorin me shume teknologjine dhe “Facebook”-un. Jane te rinj qe nuk e kane njohur Enver Hoxhen, por qe jane rritur ne sfond me te. Libri me shume se Enver Hoxhen, i ka bere te kuptojne jeten dhe femijerine e prinderve e tyre dhe gjysherve te tyre. Gjate premieres se dokumentarit “Enver Hoxha” ne kinema “Millenium”, nje vajze e re, nje nga prezantueset me te mira sot ne Shqiperi, me tha qe e kishte menduar komunizmin si nje periudhe qe nuk mund te haje shume, qe nuk te linin te vishje xhinse dhe nuk te linin te dilje jashte shtetit, “tani e kuptova qe eshte nje mekanizem pushteti”. Dua te them edhe dicka tjeter, nje liber apo 10 libra jane shume pak per te specifikuar nje kohe. Fakti qe nuk kemi pasur libra te pergjithshem nuk na ka lejuar qe te kalojme ne libra apo dokumentare specifik. Libri im “Enver Hoxha” eshte nje liber i pergjithshem, i cili ka vetem nje kendveshtrim – “raportin e Enver Hoxhes ne partine komuniste dhe raportin qe ai pati me drejtuesit e tjere komuniste te kohes. Nje liber shume i mire mund te ishte “raporti i Enver Hoxhes me kundershtaret e tij politike” apo “raporti i Enver Hoxhes me fene” dhe shume e shume kendveshtrime te tjera.

Sa i surprizuar jeni nga buja qe beri ky liber?

Para se te botohej libri, ideja ime e pare ishte qe libri te botohej 2 mije kopje dhe mendoja qe do te shitej diku mes 3 mije dhe 5 mije kopje, duke u nisur edhe nga eksperienca e librave te meparshem. Botuesi me kerkoi qe te zgjasja kontraten, nga 2-vjecare ne 3-vjecare dhe do te shtypte 5 mije kopje. Ne ate moment m’u duk e tepert. Gjithsesi botuesi kembenguli duke e marre riskun mbi vete. Ne 6 dite jane shitur 5 mije kopjet e para. Dhe kishte moment kur nuk kishim mundesi te furnizonim panairin e librit, por kjo ndodhi edhe me librin e Ben Blushit dhe te Edi Rames. U krijua nje lloj boshlleku, nje keqkalkulim i botuesve ne raport me publicitetin qe kishin pasur keto libra. Gjithsesi, sipas kalkulimit te shperndaresve te librit “Enver Hoxha” mendohet te shiten rreth 80 mije kopje, gje qe e ben ndoshta publikimin me te shitur ne Shqiperi.

Sipas jush, z. Fevziu, cila ka qene arsyeja qe ky liber ngjalli kaq shume interes?

Besoj qe ka qene shterpesia ne kete fushe, nuk ka pasur libra te tjere te plote te kesaj natyre, besoj ka qene publiciteti televiziv, figura per te cilen eshte folur, d.m.th., Enver Hoxha, padyshim dhe fakti qe autori eshte nje personazh qe del 4 here ne jave ne televizion, por kam pershtypjen qe edhe reagimi ndaj librit e ka shtuar shume vemendjen ndaj tij. Sidomos ne fillim, pas djegieve te para ne Ferizaj dhe pastaj ne disa qytete te Shqiperise, pas cdo djegieje shiteshin 5 mije kopje ne 2 – 3 dite.

Gjate hulumtimit te fakteve, a ka pasur fakte qe kane kundershtuar njeri-tjetrin?

Po shume. Duhet te kemi parasysh nje gje. Duhet te ndajme faktet nga legjendat. Rreth Enver Hoxhes kane qarkulluar shume legjenda, ka shume njerez qe vuajne nga paranoja per ta inkriminuar ate. Per shembull, kam investiguar gjere e gjate per ate qe ne e quajme deviacion seksual te Enver Hoxhes. Mua nuk me rezulton qe ai te kete pasur nje deviacion te tille. Ka pasur shume komente qe thoshin qe Enver Hoxha ka qene agjent, por perseri mua nuk me rezulton ne asnje dokument. Mund t’ju tregoj nje histori qe mund te jete interesante. Para disa kohesh, nje personazh relativisht i njohur insistonte per nje takim me mua. Erdhi dhe filloi te me tregonte. Kishte qene refugjat ne Korfuz te Greqise per disa kohe. Me pas filloi te me tregonte qe Enver Hoxha kishte ndjekur nje shkolle te sigurimit ne Korfuz, ne viti 1940, para se te vinte ne Shqiperi. Une e sqarova qe kjo nuk mund te jete e vertete, sepse periudha e vitit 1940 eshte bosh politikisht, d.m.th., Enver Hoxha nuk evidentohet politikisht, por fizikisht, prania e tij eshte e dokumentuar e gjitha.

Cili eshte nje nga faktet me te rendesishme qe gjetet gjate hulumtimit tuaj?

Eshte nje dokument, i cili eshte dokumenti thelbesor i librit, nje leter qe Enver Hoxha i dergon forcave partizane ne veri per eliminimin e Llazar Fundos. Kete dokument e ka pare edhe z. Montefiore, nje nga biografet me te medhenj ne bote sot, biograf i Stalinit. Z. Montefiore ndodhej ne zyren time kur e pa kete dokument dhe me tha qe ky dokument vlen nje liber. Ky eshte nje dokument i rendesishem, pasi Enver Hoxha me doren e tij kerkon eliminimin e nje personi. Ky dokument ka qene ne Muzeun Historik Kombetar dhe nuk eshte evidentuar kurre.

A ka pasur pjese te historise se shkruar nga Enver Hoxha, e cila u hodh poshte me pas nga faktet qe ju gjetet?

Nje pjese e mire e kesaj historie jane hedhur poshte qe nga viti 1991 - 1992. Duhet te kemi dicka parasysh, Enver Hoxha ka qene relativisht i sinqerte kur ka shkruar kujtimet e tij, sidomos pjeset e femijerise dhe rinise. Ai arrin t’i permende shoket e tij te femijerise, megjithese nje pjese te tyre i kishte vrare, i permend edhe me emra, flet per ta.

Ju thoni ne librin tuaj qe beteja e Enver Hoxhes me fene eshte nje nga faqet me te trishta te komunizmit shqiptar. Pse mendoni qe ai i shpalli nje lufte kaq te ashper besimeve fetare?

E para, eshte filozofia e regjimit komunist qe nuk i pranonte dot besimet fetare dhe kjo nuk eshte histori shqiptare, eshte histori e njohur edhe ne Bashkimin Sovjetik. E dyta, ishte xhelozia e nje force politike, e cila mendonte se feja arrinte te terhiqte dhe kishte ndikim mbi nje pjese te popullates se Shqiperise. E treta, feja binte ne kundershtim me njeriun e ri qe ky sistem po perpiqej te ndertonte. E fundit, besoj ka qene ndikimi i revolucionit kulturor kinez. Dhuna ndaj fese ka qene ekstreme, sidomos ne momentet e para ka nisur ndaj klerit katolik, ndoshta per arsye te ndikimit te madh qe kishte Vatikani ndaj tyre.

A keni gjetur dokumente qe vertetojne se Enver Hoxha apo te afermit e tij kane festuar festa fetare?

Babai i Enver Hoxhes ka qene hoxhe, ka qene besimtar deri ne ditet e fundit te jetes se tij. Ka qene nje hoxhe qe paguhej nga perandoria osmane. Kur kjo e fundit u shperbe dhe me qe komuniteti ku jetonte nuk mund ta paguante me, ai e nderroi profesionin e tij, nga hoxhe ne peshemates. Pastaj u largua ne Amerike me vellane, ku punoi 5 vjet. Ne gjykimin tim dhe nga ajo qe kam hasur, Znj. Nexhmije Hoxha ishte besetyte, nje njeri qe vuante nga besetytnite, kishte frike, mendonte kjo duhej bere kjo s’duhej bere. Nuk di qe Enver Hoxha vete te ishte besimtar. Aty ketu me del qe tezat e tij jane teza qe afrojne shume me fundamentalistet, teza shume te ngjashme me tezat e vellazerise myslimane te Egjiptit, Irakut etj.

Ne librin “Enver Hoxha” gjendet nje kapitull me titull “Enver Hoxha dhe Nene Tereza”. Ne gjykimin tuaj, pse ishte Shqiperia nje toke e ndaluar per Nene Terezen?

Shqiperia ishte toke e ndaluar per cdo person qe jetonte jashte Shqiperise. Une e kam permendur Nene Terezen, sepse ishte nje person me permasa boterore. Drama e Nene Terezes ishte aq e madhe sa edhe drama e shume personave te tjere ne ate periudhe. Ne nje raport qe ministria e Jashtme i sqaron Enver Hoxhes qe ministri i Jashtem francez i kishte thene ne menyre konfidenciale ambasadorit shqiptar ne Paris qe presidenti i Frances kishte kerkuar transferimin 21 ditor te nenes se Terezes ne Rome per t’u vizituar dhe per te takuar te bijen. Enver Hoxha ka nje shenim me doren e tij ku thote qe te kontrollohet kush hyn dhe kush del ne shtepine e motres dhe nenes se Nene Terezes, ajo duhet te jete nje agjente shume e rrezikshme perderisa njerez kaq te rendesishem interesohen per te. Ne vitet ‘89-’90, Nene Tereza erdhi ne Shqiperi dhe vendosi lule ne varrin e Enver Hoxhes. Ne ate kohe mu duk nje gje e tmerrshme, pasi mllefi per komunizmin ishte i madh, por sot e shoh si nje xhest sublim qe dikush tregon superioritetin ne kete menyre.

A ka dokumente qe tregojne krimet e Enver Hoxhes dhe qe e implikojne ate direkt me krimin?

Nese flasim per dokument arkivor, vete arkiva eshte e paeksploruar e gjitha. Filmimet e Enver Hoxhes dhe nje ditari i tij personal jane gjetur ne bodrumin e Arkivit Qendror te Shtetit, ku qendronin prej 20 vitesh dhe ishin te paskeduara. Sepse jane transferuar nga Arkivi i Komitetit Qendror, me aq dijeni sa kam une permes personave qe kane punuar personalisht ne arkivin e Enver Hoxhes, persona te tij te afert qe merreshin me shkrimin e veprave te Enver Hoxhes. Arkivi i Komitetit Qendror ka pasur nje fond te vecante, qe ishte fondi personal i Enver Hoxhes. Ky fond mund te prekej vetem me leje te posacme te Nexhmije Hoxhes. Ishte nje pjese e fondit ku mund te hynte vetem Ramiz Alija dhe Enver Hoxha. Ne kartele nuk figuron qe Ramiz Alia te jete treguar ndonjehere kurioz per te hyre brenda. Gjithsesi, mos prisni te kete dokumente qe do ta perfshijne Enver Hoxhen personalisht ne krime, ne eliminimin e njerezve. Mekanizmi i komunizmit shihet ne pergjithesi, nuk mund ta zbulosh me nje leter. Me vjen keq, por une jam i paafte qe te bej nje analize te diktatures, sepse ajo kerkon nje pergatitje shume me te gjere. Une kam bere nje publicistike historike, i ngjashem me ato qe shkruan Misha Gleni. Kam pasur nje diskutim me z. Lubonja, i cili me thoshte qe duhet te hyja me ne thellesi per te analizuar. Me vjen keq, por nuk e beja dot dhe nese do ta beja, do ta isha subjektiv.

vzhdon.......................
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-12, 15:55   #72
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Produkt i kujt ka qene Enver Hoxha?

Nuk besoj se ka qene produkt vetem shqiptar Enver Hoxha, ka qene nje produkt lindor pavaresisht se produkti me i keq i diktaturave komuniste te lindjes. Shume njerez i nderton nje kohe e caktuar dhe nje shoqeri e caktuar. Nuk duhet ta shohim vetem tek individi, pra te shohim gjithcka tek Enver Hoxha. Eliminimi i personave nga Enver Hoxha eshte kriminal, eshte i tmerrshem, padyshim. Por eliminimet e njerezve rreth e rrotull tij si Koci Xoxe, Mehmet Shehu dhe shume te tjere, jane eliminime njerezish po kaq kriminele sa vete Hoxha. D.m.th., kur eliminoi Koci Xoxen, ai eliminoi nje person po aq kriminal sa vet Hoxha. Mendoj qe n.q.s., Koci Xoxa do te ishte ne pushtet do te ishte edhe me i dhunshem se Enver Hoxha. Ka nje tendence ne shtyp, ku cdo viktime e Enver Hoxhes shihet si nje person i iluminuar, demokratik. Ne te vertete ishin po aq kriminale sa Enver Hoxha. Ne gjykimin tim, Hoxha ishte me i zoti i bandes komuniste.

Cili ishte raporti i Enver Hoxhes me Kosoven?

Raporti me Kosoven ka qene demagogjik, sepse nuk ka asnje gjest te vetem qe Enver Hoxha te kete bere ndonje tentative per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves. Raporti i komunizmit ne Shqiperi me komunizmin Jugosllav ishte perfekt. Kete mund ta gjesh ne nje liber qe nuk eshte botuar ende, ne kujtimet e Mahmut Bakallit, i cili ishte njeri nga drejtuesit kryesor te Kosoves nga viti 1968 deri 1981. Jugosllavet kane qene nje lloj kishe ku “faleshin” drejtuesit komuniste shqiptare deri ne nje fare periudhe. Nako Spiroja ankohej per Enver Hoxhen tek Jugosllavet, Enver Hoxha per Nako Spiron, Koci Xoxe per te dy bashke.

Qe nga rinia gjer me sot, si ka ndryshuar perceptimi juaj per Enver Hoxhen?

Ne fillim ishte perceptimi familjar, qe do te thote une jam rritur ne nje familje qe nuk e donte komunizmin. Nuk ka qene familje qe ka pesuar goditje te medha, me perjashtim te shpronesimeve. Stergjyshja ime dhe motrat e saj kishin nje percmim qe lidhej me gjithe komunizmin. Ato e kishin njohur edhe personalisht Enver Hoxhen. Ne fund te viteve ‘80fillimviteve‘90kamqeneshumepasionantmeqe isha aktiv ne ato kontestimet e para kunder regjimit. Ndersa, vitet e fundit e kam pare me ftohtesi figuren e Enver Hoxhes, jam perpjekur te kuptoj psikologjine e ketij njeriu. Kam folur me shume persona qe kane qene prane tij. Enver Hoxha ishte person me trille te cuditshme, sic ka trille cdo diktator. Ai diku ishte shume i mire, diku shume i keq.

Mes dokumentesh, a keni vene re se nga cfare kishte frike Enver Hoxha?

Ishte paranojak ndaj te huajve. Ishte njeri qe donte t’i kontrollonte te gjithe. Ketu po i referohem z. Spartak Ngjela. Po te mos i shihte drejtuesit komuniste ne shtepine e partise pasdite, mendonte se ata ishin diku duke komplotuar. Nje nga akuzat qe i beri Tuk Jakoves dhe Bedri Spahiut ishte fakti qe i tha – “Per dy muaj rresht nuk keni ardhur ne shtepine e partise. Cfare benit te dy kur nuk ishit ketu?”.

Cila ishte arsyeja qe Enver Hoxha eliminonte bashkepunetoret e tij?

Regjimet komuniste ne pergjithesi funksionin mbi kete baze. Kristo Frasheri e ka thene ne nje prej intervistave te mia – Enver Hoxha ndoqi nje keshille te Miladin Popovicit. Sipas Miladinit, partia fuqizohet duke u spastruar. Edhe n.q.s., nuk ke armiq, shpik armiq!

Cili ishte personi qe kishte me shume ndikim tek Enver Hoxha?

Une nuk gjej ndonje person qe kishte ndikim tek z. Hoxha. Kam pershtypjen qe ai mund te ndikohej nga njerez te ndryshem, por ishte shume autonom ne marrjen e vendimeve. Pas vitit ‘74, pas infarktit qe pesoi, shfaqet ne letra Nexhmije Hoxha. Konsultohej me Mehmet Shehun dhe Kadri Azbiun. Kam pershtypjen qe njerezit rreth tij i thoshin ate qe ai donte te degjonte.

A ka shprehur ndonje moment, pendim per eliminimet qe beri z. Hoxha?

Une kam ndeshur vetem nje rast. Behet fjale per fillimin e viteve ‘80. Z. Hoxha kishte nje njeri shume te afert, i cili ishte edhe shume me i pasur dhe i huante gjithmone para. Gjate viteve te luftes ky personi mori dy shtepi me qira dhe i paguante qe te strehonte Enver Hoxhen, paguante edhe nje pension per familjen e Enver Hoxhes. Ne kete shtepi u njohen Enver Hoxha me Nexhmijen. Ky person quhej Syria Selfo, ishte nje pasanik i madh, i cili kishte nje dyqan qelqurinash. Enver Hoxha ne nje liber thote per te – “Ai me donte shume dhe shkriu nje pjese te pasurise per mua e familjen time”. Ne vitin 1946, u denua me vdekje dhe u pushkatua per komplot. Firmen per kete denim e vendosi Enver Hoxha. Ne vitet 1980 apo 1981, mbesa e Syria Selfos i shkroi nje leter ku i kerkoi te drejte studimi. Enver Hoxha mbi kete leter shkruan, qe kete njeri ne e kemi pushkatuar, por mbase e pushkatuam gabimisht. Gjithashtu i dha lejen e studimit te mbeses. Nese kete mund ta quajme pendese, kur i jep te drejten te studioje kur i ke vrare gjyshin, atehere kjo eshte pendesa e vetme qe ai ka shprehur ne jeten e tij.

Si ndihej Enver Hoxha ne vitet e fundit te jetes se tij?

Kete nuk mund ta gjesh ne dokumente, kete mund ta gjesh vetem ne rrefimet e njerezve prane tij pak a shume. Kam pershtypjen qe vitet e fundit te tij qene vite me shume familjare. Ai nuk kishte me miq. Trashegimtari i tij, Ramiza Alija ishte 17 vjet me i vogel. Keto kane qene vite kur ai ka shkruar shume, donte t’i linte te ardhmes versionin e tij te historise. Une kam biseduar me librashkruesit e Enver Hoxhes. Ata thoshin qe duke filluar nga viti 1981 dhe deri 1984, Enver Hoxha harxhonte nje ore duke takuar njerezit per pune dhe 4 – 5 ore duke shkruar. Pra e kishte me shume merak historine, donte ta linte sipas versionit te tij. Ketu dallon nga gjithe diktatoret e tjere te botes, Stalini nuk cante koken per historine, Hitleri nuk cante koken per historine.

Me rastin e vdekjes se Enver Hoxhes ju personalisht keni qare?

Jo fare nuk kam qare. Kam qene shume i kenaqur. Kam shkuar ne shtepi, prinderit ishin shume te gezuar. Lagjja ku une jam rritur ka qene nje lagje shume specifike. Ishte e perbere me Tiranas te vjeter apo Dibrane te ardhur ne vitin 1913. Pjesa me e madhe kishin qene punonjes te vjeter te administrates se Zogut. Ata kurre nuk e deshen Enver Hoxhen, por edhe kurre nuk u bene protagoniste kunder tij. Arsyeja me e madhe e tyre kunder Hoxhes ishte ceshtja e pronave. Jo rastesisht ajo lagje qe ne votimin e pare rrezoi Ramiz Aline, votoi rreth 68 % ndaj nje kandidati te panjohur. Gjithsesi pas vitit 1985, shumica e shqiptareve nuk e donin me Enver Hoxhen.

Libri juaj ka pasur edhe kontestime te forta ku ne disa qytete eshte djegur. Si jeni ndjere ju?

Cdo vend ka nostalgjiket e tij. Cdo regjim qe ka dominuar per 50 vite ka njerez qe i beson si ithtare. Padyshim reagimi i tyre ka qene tipik i njerezve te mesuar ne mungesen e lirise. Ata kane treguar intolerance, karakteristike e regjimit. Gjithsesi ato ishin shume pak njerez dhe sherbyen si marketing per librin.

Pse znj. Nexhmije Hoxha nuk eshte intervistuar asnjehere nga ju?

Nuk e kam thene kurre ndonjehere, por une kam bere nje tentative per ta intervistuar ne vitin 1998. N.q.s., ne do binim dakord per ta bere intervisten, znj. Nexhmije Hoxha donte te diktonte vendin e intervistimit dhe pyetjet. Une nuk i kam pranuar keto kushte. Znj. Hoxha ne ato pak intervista qe ka dhene nuk i eshte bere pyetja kryesore per raportin me vrasjet. Nexhmije Hoxha eshte rritur ne nje klase me pese shoqe, te gjitha u bene komuniste. Ne fund te vitit 1981, Nexhmije Hoxha ishte e vetmja, pasi shoqet e tjera i kishte vrare ose i kishte burgosur. Znj. Hoxha ka luajtur nje rol shume te madh per thelluar paranojen dhe sensin kriminal te Enver Hoxhes.

Si i shihni ju komentet qe kane bere familjaret e Enver Hoxhes per librin tuaj?

Ketu ka nje keqkuptim te madh te familjes. Une nuk kam bere liber per burrin e Nexhmijes as per babin e Ilirit apo Pranveres. Une kam bere nje liber per Enver Hoxhen, drejtuesin e Shqiperise per 41 vite rresht, kryetarin e Partise Komuniste shqiptare e me pas, Partia e Punes. Familjaret e tij i kane shprehur mendimet e tyre per Enver Hoxhen ne libra, Iliri ne librin “Babai im Enver Hoxha” apo Nexhmija ne librin “Jeta ime me Enverin” etj. Une nuk kontestoj asnje nga kujtimet familjare ne lidhje me Enver Hoxhen, sepse nuk me interesojne dhe jam i sigurt qe mund te kete qene nje familjar i rregullt, i cili mund te kete mbuluar femijet ne darke para se te flinin, qe mund t’i kete hedhur doren Nexhmijes ne qafe. Nuk i kontestoj fare keto. Une ne liber flas per drejtuesin politik. Nese do te merrnit ne shqyrtim nje figure tjeter drejtuese te shtetit shqiptar, cila do te ishte ajo? Nuk kam plan per momentin te merrem me ndonje figure tjeter drejtuese te shtetit shqiptar. Por nje figure qe me intrigon dhe ne se nje dite do merresha perseri me nje figure tjeter drejtuese ai do jete Ahmet Zogu, si minister i Brendshem, si President, si Mbret.

Koha Jone
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Domira : 31-05-12 nė 15:58
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-12, 18:31   #73
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Nuk eshte fjala per Sulltanatin e Brunejt
Niveli i pagave, tė cilat i marrin zyrtarėt e lartė nė institucionet e Kosovės, konsiderohet tė mjaftueshme pėr njė jetesė standarde nė vend, por pasuritė qė ata i kanė deklaruar, sidomos nė tre vjetėt e fundit, janė nė s’pėrputhje me tė hyrat qė ata i kanė pėr punėn qė bėjnė, vlerėsojnė pėrfaqėsuesit e organizatave joqeveritare nė Kosovė.

Pagat e zyrtarėve tė lartė sillen prej rreth 1mijė e dyqind euro, e deri rreth 2 mijė e 800, sa ėshtė paga e presidentes Atifete Jahjaga.

Merita Mustafa, nga Instituti Demokratik i Kosovės thotė se pasuritė qė kanė krijuar zyrtarėt e lartė, ngrenė dyshimet lidhur me prejardhjen e tyre.
Ėshtė njė dallim mjaft i madh, i cili nuk mund tė shpjegohet nė asnjė mėnyrė...



“Ėshtė njė dallim mjaft i madh, i cili nuk mund tė shpjegohet nė asnjė mėnyrė, sepse shumė zyrtarė, tė cilėve u ka ndryshuar pasuria e tyre pėr tri vite – pra ka njė dallim tė madh nė mes asaj kur kanė hyrė nė pushtet dhe tash - nuk pėrputhet as me ndonjė histori se ata kanė pasur ndonjė biznes, i cili do tė kishte mundur qė tė siguronte tė hyra tė mjaftueshme pėr tė arritur atė pasuri”.

“Pra, ėshtė njė dallim mjaft i madh, tė cilin KDI-ja e ka ngritur si shqetėsim dhe pėr tė cilin duhet kryer hetime se nė ēfarė mėnyre ata i kanė arritur kėto pasuri”, thotė Mustafa.

Mendim tė ngjashėm shpreh edhe Petrit Zogaj, nga Organizata joqeveritare Lėvizja FOL. Ai thotė se nė shumicėn e formularėve ku zyrtarėt e lartė kanė deklaruar pasurinė, vėrehet se shumicėn e pasurisė sė paluajtshme jofamiljare e kanė pėrfituar qė nga viti 1999 e deri mė tash.

Pėrveē kėsaj, Zogaj shpreh dyshimin se zyrtarėt e lartė nuk kanė mundur tė krijojnė pasuritė pėrmes pagave, e as pėrmes ndonjė biznesi, duke marrė parasysh, sipas tij, rrethanat ekonomike tė pavolitshme pėr zhvillim tė biznesit.

“Pagat qė marrin kėta zyrtarė publikė, paratė e deponuara qė i kanė nėpėr banka dhe gjithēka tjetėr ėshtė nė njė s’pėrputhje tė madhe. Nuk ka gjasė qė tė krijohet njė pasuri aq e madhe sa ka aktualisht njė zyrtar publik, pėrmes njė page si shėrbyes civil ose edhe pėr ndonjė biznes”, shprehet Zogaj.

Me dyshimet, tė cilat i ngrenė pėrfaqėsuesit e organizatave joqeveritare, pajtohet edhe njohėsi i rrethanave ekonomike nė Kosovė, Ibrahim Rexhepi.
Lufta “e dėshtuar”


Dallimet ndėrmjet pasurisė sė deklaruar, parave tė deponuara nė banka, si dhe pagave qė marrin zyrtarėt e lartė, sipas tij, mund tė nxjerrin njė pėrfundim tė logjikshėm.

“Kjo tregon se ata kanė edhe fitime tė tjera, tė ligjshme ose tė paligjshme, tė cilat mbesin bukur enigmatike dhe tė pagjurmuara prej institucioneve qė janė kompetente pėr ta analizuar prejardhjen e pasurisė dhe mėnyrėn e pasurimit tė kėtyre njerėzve”, vlerėson Rexhepi.

Por, organizatat joqeveritare kanė nxjerrė edhe njė pėrfundim lidhur me deklarimin e pasurive tė paluajtshme tė zyrtarėve tė lartė, sidomos kur ato gjenden nė mjediset rurale. Sipas tyre, zyrtarėt e lartė, i kanė fryrė ēmimet e kėsaj pasurie, tė cilat nuk janė nė pėrputhje me ēmimet e tregut nė Kosovė.

Zogaj thotė se zyrtarėt e lartė i kanė vėnė pasurisė sė paluajtshme tė tyre ēmime sipas qejfit.
Deklarimi i pasurive tė patundshme po bėhet sipas qejfeve tė secilit dhe jo sipas ēmimeve tė tregut.


“Deklarimi i pasurive tė patundshme po bėhet sipas qejfeve tė secilit dhe jo sipas ēmimeve tė tregut. Kemi parė qė, ta zėmė, te ēėshtja e shpronėsimit qė po ndodh tash me autostradėn, ēmimi nuk sillet mė shumė se, ta zėmė, mė i larti 800 euro pėr njė ar tokė”.

“Ndėrkohė qė , kėta zyrtarė nuk pėrtojnė ta deklarojnė nga 3 mijė, 4 mijė apo 5 mijė euro, tė njėjtėn sipėrfaqe tė tokės”, thekson Zogaj.

Mustafa thotė se, ēmimet, sipas saj, tė fryra, ngrenė dyshime se zyrtarėt e lartė po pėrpiqen tė krijojnė hapėsirė pėr veprime tė jashtėligjshme:

“Ekziston njė tendencė e fryrjes sė ēmimeve tė aseteve qė i kanė kėta zyrtarė tė lartė, nė mėnyrė qė mė vonė tė kenė mundėsi qė t’i shpėlajnė ato para nė mėnyra tė ndryshme dhe tė thonė se kanė pasur pasuri tė tilla, tė cilat i kanė shitur dhe me tė cilat i kanė siguruar kėto tė ardhura pėr tė ardhmen”.

Ndryshe, e gjithė kjo situatė, sipas Rexhepit, ėshtė krijuar pėr shkak tė shumė defekteve dhe mungesave nė mekanizmat ligjorė.

“Defekti i parė ėshtė se njė spektėr i ligjeve, duke pėrfshirė edhe ligjin kundėr-mafia apo edhe ligjet, tė cilat e hapin mundėsinė pėr identifikimin e pasurisė, mbesin tė bllokuara nė procedurat e miratimit”.
Evazioni fiskal po e dėmton ekonominė kosovare


“Prandaj, kjo situatė po shfrytėzohet nė mėnyrėn mė tė egėr. Ndėrsa, Agjencia Kundėr-korrupsion nuk e ka atė pėrgjegjėsi dhe atė kompetencė qė pėrveē deklarimit vullnetar apo me vetė-dėshirė tė pasurisė sė personave publikė, tė shkojė mė tutje nė hulumtimin e tyre”, sqaron Rexhepi.
pastrimi-i-parave-ne-kosove
Ndryshe, pėrfaqėsuesit e organizatave joqeveritare theksojnė se duhet tė futen nė funksion mekanizmat pėrgjegjės, nė kėtė rast prokuroria, qė personat qė kanė krijuar pasuri, e cila nuk mund tė shpjegohet, duhet tė sanksionohen, nė mėnyrė qė tė mos krijohen pasoja tė ngjashme edhe nė tė ardhmen.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 31-05-12 nė 18:38
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-12, 23:19   #74
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Kosova me qeveri teknike
Qeverisė Thaēi II po i vjen fundi. Burime ndėrkombėtare tė Indeksonline kanė bėrė me dije se faktori ndėrkombėtar nė vend ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė ndėrhyrė nė shkarkimin e qeverisė aktuale dhe pėr tė formuar njė qeveri teknike deri nė zgjedhjet e ardhshme.
“Qeveria teknike pėr Kosovėn do tė formohet nė shtator, e mė sė largu deri nė tetor tė kėtij viti”, kanė bėrė me dije pėr Indeksonline burime tė mirė informuara ndėrkombėtare.
Sipas kėtyre burimeve, deri tė ky vendim ka ardhur pas dėshtimit tė procesit tė reformės zgjedhore, dhe njė marrėveshje tė heshtur tė partive pėr tė zvarritur kohėn e zgjedhjeve.
Si arsye pėr kėtė veprim, kėto burime pėr Indeksonline kanė pėrmendur edhe dėshtimin e negociatave politike pėr veriun e vendit. /Indeksonline/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 04-06-12 nė 23:20
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-06-12, 06:10   #75
Uragani_99
 
Anėtarėsuar: 17-02-09
Vendndodhja: Ne Oceanus Procellarum
Postime: 202
Uragani_99 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Qeveria e zoteriut Kryeminister Hashim Fusnotes eshte dashur kahere te perfundoj,....perfundimi i kesaj Qeverie kukull, shpetim i Kosoves dhe shqiptareve,..... kishte me qene mire ,sikur te perfundonte edhe Qeveria e Sali Gerdecit ne Shqiperi,do te ishte shpetim i Shqiperise dhe i tere kombit shqiptar,....prishja e aleances ,"marteses" sė Ali Ahmetit me Nikolla Gruevskin ,shpetim i shqiptareve te Maqedonise nga burgosjet, denigrimet,torturimet,qe po pesojne nga sllavo-maqedonasit,........keta "lideruc" jane e zezedita e kombit shqiptar ne ket shekull te ri,....i mbulofte turpi sic i ka mbuluar,........me nderime .....Uragani_99



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Uragani_99 : 05-06-12 nė 06:13
Uragani_99 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.