Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-12-11, 22:18   #1
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vdiq Sabri Godo veprimtare i shqur shqitar

Vdiq Sabri Godo
Nė Shqipėri, njė nga figurat dhe personazhet mė tė rėndėsishėm tė politikės, Sabri Godo, u nda sot nga jeta nė moshėn 82 vjecare. Zoti Godo, i cili ka lėnė gjurmė edhe si shkrimtar, vecanėrisht me dy veprat e tij Skėnderbeu dhe Ali Pashė Tepelena, vdiq pak pas mesditės, pas njė sėmundje nė mushkėri.
Prej disa muajsh, zoti Sabri Godo kishte nisur njė betejė me sėmundjen e cila i dha njė goditje tė fortė javėn e shkuar. Ai u shtrua nė sanatoriumin e Tiranės. Por dy ditė mė parė u rikthye nė banesėn e tij pėr tė kaluar orėt e fundit. Ai mbylli sytė sot pak pas mesditės, duke lėnė, nė skenėn e ashpėr politike shqiptare, njė vend qė e kish zėnė pėrmes zėrit tė arsyes dhe maturisė.
Ndonėse jo me njė angazhim politik direkt, prej shumė vitesh, zoti Godo ka qenė aktiv nė tė gjitha momentet kritike apo debatet pėr shumė cėshtje delikate nė vend.
Para viteve ’90 ai ishte njohur pėrmes disa veprave si shkrimtar, ku pa dyshim, Skėnderbeu dhe Ali Pashe Tepelena, janė ndėr mė tė rėndėsishmet. Ndėrsa me pėrmbysjen e regjimit komunist, gjatė historisė 20 vjecare tė pluralizimit, ai do tė ishte njė nga figurat me peshė nė vend. Themelues i partisė republikane nė vitin 1991 dhe dy herė deputet I parlamentit shqiptar, zoti Godo ėshtė ndėr hartuesit e kushtetutės sė vendit. Ai do tė tėrhiqej nga drejtimi i republikanėve duke ruajtur pozicionin e kryetarit tė asamblesė se partise, ndėrkohė qė angazhimi i tij publik do tė mbetej i fortė.
Nė shumė cėshtje problematike, nė shumė situata kritike, nė shumė debate tė zjarrta, mendimi i tij do tė kėrkohej si njė gur peshe pėr tė rivendosur ekuilibrat, pėr tė ulur gjakrat e pėr tė ofruar zgjidhjet e matura. Shpesh nė media do tė cilėsohej si plaku i urtė. E shpesh gjithashtu, do tė vihej edhe nė qendėr tė reagimeve tė ashpra. Por ndonėse pashmangshmėrisht pakėnaqėsirat nuk do tė mungonin, ai mbeti njė personazh i vlerėsuar nga tė gjitha palėt.
Kryetari socialist Edi Rama do tė ishte ndėr tė parėt qė do shprehte keqardhjen pėr ndarjen e tij nga jeta. “Sabri Godo ishte njė kundėrshtar politik i partisė socialiste, por ka qenė dhe do tė mbetet pėr ne njė figurė e respektuar e kėtyre dy dekadave tranzicion, si njėri ndėr autorėt e kushtetutės dhe njė aktor me rėndėsi i jetės politike i cili nė momentet e vėshtira tė vendit u mundua ngaherė tė ndihmojė pėr tė gjetur rrugėn e arsyes”, shkruan nė mesazhin e tij zoti Rama duke shtuar se “Sabri Godo do tė cmohet gjithnjė prej nesh pėr konseguencėn e tij nė mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombėtare.”
Pėr presidentin Bamir Topi ai pėrfaqėsonte “politikanin moderator”. Ndėrsa kryeministri Sali Berisha do ta vlerėsonte si “njė nga personalitet e mendimit politik dhe tė letrave nė vend. Politika – shprehet kryeministri Berisha – humbi njė nga mė tė urtit e saj, bota e mendimit intelektual njė prej mendjeve mė tė ndritura, letrat shqipe korifeun e romanit historik”.
Drejtuesit e thuajse tė gjithė spektrit politik kanė shprehur sot keqardhjen pėr ndarjen nga jeta tė zoti Sabri Godo.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 03-12-11 nė 22:21
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.