Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Biologji
Emri
Fjalėkalimi
Biologji Veēoritė fizike, sjellja e organizmave, klasifikimi i tyre, prejardhja dhe zhvillimi i llojeve e ndėrveprimi qė kanė njėra me tjetrėn nė lidhje me mjedisin.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-08-07, 09:14   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Cikli Menstrual (Menstruacionet)

Cikli Menstrual (Menstruacionet)

Meqe cikli menstrual perben nje "drame" me vete per jeten e femres deri ne menopauze, mendova ti bej nje shpjegim sado te vogel per ata qe mbase mund te mos kene njohuri mbi kete dukuri hormonale brenda organizmit te femres.

Cikli menstrual dhe si zhvillohet ai?

Po e filloj me nje si pune kurioziteti? A e dinit se kur lind femra, ajo lind me te gjitha "vezet" qe trupi i saj do te kete nevoje pergjate gjithe periudhes se jeteses se saj! Mendohet se femra lind me pothuajse rreth 450,000 veze. Vezet jane te depozituara vezore (depozita e vezeve), gjithesecila ne "zgavren" e vet te quajtur folikul. Gjate kohes se "pjekjes" seksuale dhe arritjes se moshes se pubertetit, trupi i femres fillon te prodhoje hormone te ndryshem te cilet cojne ne maturimin (pjekjen) e vezeve. Kjo perben ate qe quhet si fillimi i ciklit te saj te pare menstrual, cikel i cili perseritet ne menyre te rrgullt apo te crregullut tek femra deri ne menopauze.
Nje gjender ne tru e cila quhet Hipotalamus, qe eshte pergjegjese per rregullimin e etjes, urise, gjumit dhe funnksioneve te tjera endokrine (te brendshme) leshon nje stimulues kimik te quajtur HFS(hormoni folikulostimulues) i cili pastaj kete impuls, apo nxitje e transmeton tek hormoni pituitar (nje tjeter gjender ne trurin e njeriut) i cili sekreton (nxjerr) HFS dhe HL (hormonin luteinizues) ne gjak, veprim i cili shkakton maturimin e folikules (depozites se vezeve) dhe njekohesisht edhe te vezes. Veza e pjekur pastaj leshon ne gjak nje tjeter hormon te quajtur estrogen. Gjate periudhes 7 ditore, periudhe ne te cilen folikulat piqen, ato sekretojne nivele te rritura te estrogjenit ne sistemin e qarkullimit. Sekretimi i rritur i estrogjenit shkakton trashjen e uterusit, i cili pastaj shkakton nje ndryshim te mukozes cervikale. Kur estrogjeni arrin ne njefare niveli te caktuar, ben qe hipotalamusi te leshoje perseri Faktorin Leshues te Hormonit Luteinizues, i cili pastaj shkakton hapjen e folikulit me te "pjekur" dhe nxjerrjen e vezes. Ky proces quhet ovulacion ( ose pjekje e vezes) qe eshte edhe piku me i larte i incidences se shtatezanise.
Per te parandaluar pjekjen e vezes sot perdoren shume medikamente sic jane ilacet kunder shtatezanise (birth control pills.)

Ovulacioni
Me afrimin e ovulacionit, furnizuesit me ene gjaku ne ovare e rrisin fluksin e tyre, gje qe shkakton kontraktimin e ligamenteve, duke e afruar ovarin me prane tubave te Fallapit, dhe ne te njejten kohe duke e lejuar vezen tashme te dale nga folikuli te hyje ne tubat e fallopit. Para ovulacionit, cerviksi i femres sekreton nje si tip mukusi, qe lehteson levizjet e spermes ne drejtim te vezes tashme te gatshme per pllenim. Aty nga mesi i ciklit te disa femra vihet re nje "mpirje" disi e pazakonte. Temperatura basale e trupit peson rritje pas ovulimit dhe qendron e ngritur per gati nje fraksion grade deri pak para fillimit te ciklit tjeter menstrual.
Brenda tubave te Fallopit, veza transportohet nga disa struktura te specializuara ne drejtim te uterusit, ku dhe behet fertilizimi i vezes nqse ka spermatozoid te gjalle qe kane mberritur ne veze qe tashme gjendet ne uterus.
Gjithashtu ka raste kur veza, qe i mungojne ciliet (struktura te specializuara transporti) te fertilizohet brenda tubave te fallopit por qe eshte shume e rrezikshme per jeten e femres. Nqse kemi nje zhvillim te embrionit brenda tubave te Fallopit, do te beje qe keta tuba te cahen dhe te shkaktojne nje hemorragji e cila mund te jete me pasoja per jeten. Problemi mund te eliminohet vetem me ane te nderhyrjes kirurgjikale. Por nqse zbulohet para se tubat te cahen, nje medikament i njohur me emrin Methatrexate, mund te perdoret per te parandaluar nje zhvillim te metejshem te embrionit ne tubat e Fallopit.
Gjate kesaj periudhe ka nje prodhim te madh te hormoneve estrogjen dhe progesteron, i cili eshte i domosdoshme ne mirembajtjen e shtatezanise.

"Hemorragjia"
Shume studiues e quajne si pastrim te uterusit dhe vagines nga bakterie te ndryshme.

Disa nga simptomat me shpeshta.
Ankesat jane te shumta por si me te rendesishmet paraqiten te jene:
-Dhimbje shpine
-Dhimbje ne pjeset e brendshme te "kofshve"
-Axhitim i te vjedhave
- Diarre
- Kapsllek
-Dhimbje koke
-Zbutje te gjokseve
-Irritabilitet
Dhe gjithashtu nje rritje jashtezakonisht e madhe te deshires per kontakt seksual.

Disa keshilla se si te evitoni "Kramps"
- Te rrisni ushtrimin fizik, i cili permireson qarkullimin e gjakut dhe te oksigjenit ne trup.
- Mundohuni te evitoni perdorimin e tamponve
-Evitoni mishin e "kuq", sheqerna te rafinuara, qumeshtin, dhe ushqimet me yndyre.
-Perdorni ne maksimum perimet e fresketa, arrat, farera, dhe fruta.
-Evitoni perdorimin e kafeines(ngushton enet e gjakut dhe rrit tensionin)
- Meditoni, kerkoni nje masazh qetesues
-Mundohuni te arrini ne orgazem (qofte kjo me partnerin apo edhe vetem)
-Pini caj
-Merrni fryme thelle, qetesohuni dhe vini re kur mbani tensionin


Mitet Menstruale

-Cdo femer ka nje cikel menstrual qe eshte ose duhet te jete 28 dite i gjate.
-Cdo femer do te/duhet te "nxjerr" gjak cdo muaj
-Cdo femer do te/duhet te ovuloj cdo muaj
-Nese ka "hemorragji" femra nuk eshte shtatezene.
-Femra nuk mund te ngelet shtatezene apo ovuloj gjate ciklit menstrual.
Te gjithe keto jane ne formen e miteve, ngaqe cdo femer eshte e ndryshme dhe ka ciklim te ndryshem.
Por eshte e vertete qe shumica e femrave kane cikel menstrual qe luhatet diku tek 28 dite. Por mund te kete edhe femra qe jane me te vertete te shendetshme dhe normale dhe kane vetem 3 ose 4 cikle menstruale gjate nje viti.


KESHILLA PER VAJZAT-

Humbja e gjakut do te thote oksigjenim me te paket te qelizave te trupit, dmth lodhje me te madhe se zakonisht per te njejten pune. Patjeter ato dite duhet te hash me shume se zakonisht. Mire eshte te:

1. Marresh hekur nga farmacia . Ka edhe prodhime me hekur dhe acid folik bashke, qe jane akoma me te mira. Kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do te te rendoje shume.

2. Hash ushqime qe permbajne shume hekur, si p.sh. mish te kuq (vici me mire, sepse ka me shume hekur se qengji dhe derri). Kush thote se mishi eshte antihigjenik, ka problem ne mendje. Ne jemi krijuar prej mishit dhe asnje gje tjeter nuk mundet ta zevendesoje ate. Edhe vezet kane hekur, edhe groshet, edhe fasulet, por trupi nuk e thith hekurin e tyre aq lehte sa thith hekurin e mishit. Eshte gjetur se nga nje kokerr veze, e cila eshte e pasur me hekur, zorra jone arrin te thithe vetem 3% (!), ndersa nga nje thele mish 40%, sepse mishi ka hemosferine, ashtu sic ka edhe gjaku yne. Pra, mos bej prova me shendetin tend ato dite. Po nuk hengre mish, do kalosh ne anemi.

3. Pish nje gote portokall te shtrydhur para se te marresh hekurin apo para se te hash nje ushqim qe permban shume hekur. Portokalli ka shume vitamine C, e cila eshte e domosdoshme per thithjen e hekurit nga trupi.

4. Hash perime ngjyre jeshile , sepse permbajne acid folik, i cili gjithashtu ndihmon ne thithjen e hekurit nga trupi.

5. Te mos hash ne te njejtin vakt nje ushqim te pasur me hekur (p.sh. mish) me nje ushqim te pasur me kalcium (p.sh. qumesht ose djathe). Eshte vertetuar se zorra mundet te thithe ose hekur, ose kalcium. Nqs i ka te dyja ne te njejten kohe, nuk thith asnjeren plotesisht, plus qe te fryhet barku dhe vonesohet shume tretja.

6. Ha patjeter cokollate gjate menstruacioneve, sepse permban hekur dhe magnesium, ato gjera qe trupi i humbet me gjakun e ikur. Mjeket thone se cokollata pa qumesht (bitter) eshte shume me e ushqyeshme se ajo me qumesht. Sa me e erret te jete, aq me shume magnez permban.

Tani, ne lidhje me crregullimin e hormoneve, ky sjell si pasoje 1.ashpersimin e muskujve dhe 2. nervozitetin.
Keshtu p.sh. ke deshire te qash, te bertasesh apo edhe te godasesh ato dite. Kjo ndodh per shkak te progesteronit, nqs e mbaj mend. Kjo hormone eshte e domosdoshme qe te "irritoje" mitren (e cila eshte nje muskul i madh) qe te filloje tkurrjet. Mirepo e keqja eshte se irriton te gjithe sistemin nervor, per pasoje te gjithe muskujt e trupit si dhe anen emocionale.

Per te qetesuar sistemin nervor dhe muskujt, te keshilloj te pish caj
1. Kamomili
2. Crataegus (nuk e di si i thone ne shqip kesaj bime. eshte nje bime qe mjeket e keshillojne kryesisht per zemren, por eshte e shkelqyer per qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor).
3. Rozmarine (rosemary ne anglisht).
Te treja keto bime kane disa veti te perbashketa. E para, rregullojne sistemin e qarkullimit te gjakut. Per pasoje, bejne te ndiejme me pak lodhjen dhe ndalojne dhimbjen e kokes. E dyta, qetesojne nervat kur ndjehemi te merzitur. E treta, qetesojne muskujt dhe mitren.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.