Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-12-07, 02:26   #1
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Adrian DULE - KRIJIME

Po postoj nje novele , e cila uroj t'ju nxise per te dhene mendimet tuaja, qofte pro, apo kundra per menyren e trajtimit artistik dhe social.


Mbylla kompiuterin dhe rregullova nxitimthi shkresat me shifra pa fund, tė sapo printuara. Shplodha sytė pėr pak nė faqen bosh tė murit tė zyrės, (nuk jam aq romantik sa tė shoh pemėt nga dritarja) dhe u bėra gati tė dal me stomakun nė dorė, qė filloi tė ulėrasė i fyer. Nuk isha marrė fare me tė qė darkėn e shkuar. Tringėlliti zilja e mesazheve tė celularit. E hapa me bezdi, se mos ishte ndonjė klient idiot, i cili kujtohej nė castin e fundit pėr tė ndryshuar dicka nė pėrllogaritje. Punė muti, kur je nėnpunės banke dhe duhet tė merresh me paratė e pafund tė tė tjerėve dhe pret si qen rrogėn nė fund tė muajit. Varja. Gjysma e sė keqes, se mund tė isha kamarier, apo murator nė Greqi, apo Itali, si ca shokėt e mi. Mesazhi fatmirėsisht mė shplodhi akoma mė shumė sytė, e mė qetėsoi ulėrimat e stomakut pėr pak sekonda. Vinte nga njė mikesha ime, e cila mė ftonte pėr drekė nė njė restorant afėr bankės. U lėshova poshtė shkallėve pa pasur durim tė pres ashensorin. Pėrfundova nė rrugė, duke shkopsitur kėmishėn dhe lėruar kollaren. Mora rrugėn drejt restorantit ku ajo priste me njė shoqen e saj, sic mė shkruante nė sms, tė cilėn nuk e njihja.
Kishim kohė pa u takuar. Arsyet ishin tė shumta. Mė thelbėsorja mendoj se lidhej me faktin qė mė kishte dalė nga qefi dhe nuk mė shkohej mė me tė nė krevat. Gjithsesi jam aq i sinqertė dhe i ndershėm, sa t’ja transmetoja gojarisht edhe asaj. Natyrisht qė kur ja thashė mė mirėkuptoi, aq mė tepėr qė bashkėjetonte prej vitesh me dikė dhe prisnin tė martoheshin sė shpejti. Tek e fundit patėm njė marrėdhėnie seksuale tė vrullshme pėr njėfarė kohe, qė besoj se pati vlerė si pėr atė e si pėr mua. Ajo shkundi pluhurin e monotonisė qė e mbante tė shtrėnguar nė darėt e bashkėjetesės sė gjatė dhe unė shkunda allatet e mia, sic thoshte gjyshi im rafmet pastė. Epo ajo qėnka e pėrdalė se ka tradhtuar atė tė gjorin dhe ti i pacipė qė paske shkuar vetėm pėr shkundje allatesh, do thoni ju. Ehh…sa mirė do tė ishte nė rast se do tė ishin kaq tė thjeshta gjėrat nė pėrcaktim. Njeriu i shkretė qėnka kaq i komplikuar, sa rregullat e moralit i rrinė si njė palė kėpucė me numėr mė tė vogėl se kėmba dhe ja bėjnė gjak. Sidoqoftė janė pa fund ato femra tė shkreta qė kanė ndjekur rregullat e moralit njė pėr njė dhe ju rroftė qė e futėn kėmbėn njė jetė nė kėpucėt me numėr mė tė vogėl se kėmba e tyre. Sė fundmi kur jeta ju ikėn pėr lesh (sic thonė), mallkojnė fatin e zi dhe moralin, si gjyshja ime, qė nėpėr dhėmbė shpesh pėshpėriste: “Pac fatin e kurvės” – kur shihte tė bijėn tė ngelur nė derė. Dhe kishte tė drejtė rafmetpaslia, po aq sa kishte tė drejtė burri i saj gjyshi im, me shkundjen e allateve, megjithėse iku me peng nė zemėr qė nuk i shkundi allatet sic deshi dhe gjyshja iku me peng nė zemėr, qė nuk pati fatin e kurvave me gjyshin i cili e kishte mendjen vetėm tek shkundja e allateve.
Me pak fjalė, shoqja ime solli organet nė formė me mua, pa i shkuar aspak mendja ta braktisė atė delen e perėndisė me tė cilėn e lidhnin shumė mė tepėr gjėra se sa seksi. E di qė me kėtė frazėn e fundit do tė acaroheni shumė, meshkuj dhe femra sė bashku dhe do tė mė quani tė pėrdalė, tė pacipė e kudiunė dhe shoqen time kurvė me damkė.
Arrita nė restorant si vetėtimė dhe syri mė kapi dyshen e ulur nė tavolinė. Prisnin me njė piatė afetato nė mes, njė shishe verė dhe dy gota tė mbushura me lėngun e rubintė. Pa e zgjatur me prezantime dhe pėrshkrime tė tepėrta, putha nė faqe fshiktas mikeshėn time, i dhashė dorėn tjetrės dhe u ula me njė ndjesi tė kėndshme, por tė cuditshme. Mikesha ime ishte bionde origjinale dhe solucioni qė ja forconte tė verdhėn ishte i vėnė nė masėn e duhur. Shkurt nuk hynte tek biondet e shplara. Shoqja e saj ishte brune e theksuar. Nėse ishin me bojė, apo pa bojė flokėt e saj, nuk arrita ta konstatoj. Ajo qė i bėnte shumė tė ndryshme pėrvec flokėve ishin sytė. Biondia me sy tė blertė dhe brunia me sy tė thellė nė ngjyrė ulliri si kadife, ose mė saktė si sy kaprolli. Ja fus kot, se vetėm njė herė kam parė njė kaproll tė sapovrarė, qė i ndriste njė pikė loti teksa jepte shpirt. Po jepte shpirt them . . . nuk e di a ka shpirt kaprolli, por atė ndjesi mė la atė cast qė e pashė, pas ca sacmeve cifteje qė ja kish ngulur xhaxhai im. Njė njeri i fandaksur, i cili me diplomė kishte mbaruar matematikė, e pėr profesion quante gjuetinė dhe urrejtjen mė tė madhe e kishte klasifikuar matematikisht, pėr femrėn dhe artin nė tėrėsi. Arti dhe femra sipas tij e kishin bėrė botėn lėmsh dhe i kishin vėnė vulėn e shkatėrrimit njerėzimit qė nė zanafillė. Nejse, varja edhe xhaxhait tė fandaksur. Tek arti hajt se po i jap njė farė tė drejte, por tek femra ja mbyste i ndjeri, se pa femrėn kot rrojmė dhe s’ka kuptim jeta. I ndjeri, sepse edhe ai ka vdekur, ashtu sic ka vdekur edhe im atė qė njė jetė u zu me tė. Im atė i jepte tė drejtė pėrsa i pėrket femrave, por duke u munduar ti mbushė mėndjen se arti ėshtė gjėja mė e bukur qė karakterizon njeriun, meqėnėse time mė e donte aq shumė sa ajo i kishte hedhur trutė e gomarit meqėnėse vetė ishte artiste. Ziheshin kaq shumė me xhaxhain sa hynte halla ime me tėrsėllėmė pėr ti ndarė (nuk po e quaj e ndjera se nuk ka vdekur akoma) dhe i qetėsonte duke i thėnė se: “Kam shkuar me dhjetėra meshkuj dhe tė tėrė ishin idiot pėrvec burrit tim”. Burri i saj ( pėr sqarim) ėshtė njė plak i rrjedhur pasanik italian qė ka nja tre barqe me fėmijė dhe sė fundmi bėri edhe njė djalė me hallėn. Vėllezėrit i fusnin njė kurvė nėpėr dhėmbė pėr tė motrėn dhe e linin sherrin si me magji, sepse ajo kur nxehej nuk pėrmbahej dhe jo vetėm kaq, por ju kėrkonte paratė qė ju kishte dhėnė borxh burri i saj, po ta detyronin tė arrinte deri nė atė “dhimbje shpirtėrore” sic e quante ajo.
Sidoqoftė po kthehem tek ndjesia e kėndėshme dhe e cuditshme e rezervuar nga ato tė dyja, e lidhur fillimisht me portretet diametralisht tė kundėrta, por jo pėr tė kundėrtėn se sa pėr atė qė i bėnte tė pėrbashkėta kėto tė kundėrta. Ishin kaq tė kundėrta, qoftė edhe nė dhėnien e dorės dhe qėndrimit nė tavolinė, sa mua nė vend tė mė jepnin ndjesinė e tė kundėrtės qė ėshtė normale, mė dhanė njė ndjesi ngjashmėrie. Ti je i fandaksur si gjyshja, gjyshi, xhaxhai dhe halla tė cilėt sapo i pėrmende do tė thoni, teksa nė dy qėnie ekstremisht tė kundėrta sheh ngjashmėri. Ndoshta, madje edhe unė atė moment kėtė mendova dhe tė tėra kėto pėrsiatje jua thashė me disa fjali shpejt e shpejt, ndėrsa e pastrova pjatėn me copra sallami dhe proshute duke i shoqėruar me verėn qė e piva si ujė. Ato filluan tė qeshin me lot dhe shihnin njėra - tjetrėn ndėrkohė qė erdhi kamarieri pėr tė marrė porosinė. E pyeta kamarierin nėse e kishte gjallė babain dhe xhaxhain dhe kur mė tha – po - me kokė i hutuar, ju luta tė mė thotė se cfarė mund tė mė sugjerojė, sepse isha i uritur dhe nuk kisha nerva tė rrija e tė lexoja menunė. Filloi tė recitojė njė lumė gjėrash dhe e ndėrpreva duke i thėnė tė mė sillte atė qė atij i pėlqente mė shumė dhe qė e kishte ngrėnė vetė mė shumė se tre herė gjatė kohės qė punonte nė atė lokal. E humbi seriozitetin pėr njė cast. Filloi tė qeshė me dorėn pėrpara gojės dhe u kthye tek femrat pėr tė marrė porosinė, ndėrsa mu krijua ndjesia qė ju duka si karagjos qė bėn humor pa i qeshur buza. Ato pa u pėrmbajtur nė tė qeshur i porositėn njė pjatė tė dytė tė cilėn e kishte ngrėnė vetė mė shumė se tre herė, por tė mos ishte njėsoj me atė timen. Ai u u pre nė fytyrė. Ndoshta ju duk sikur po talleshim me tė dhe i nguli sytė me pėrvuajtje tek brunia, e cila vazhdonte tė qeshte me tė madhe. Mė erdhi keq pėr tė, sepse nuk ja kisha bėrė porosinė me humor dhe aq mė pak me karagjozllėk, pėr mė tepėr qė kishte pak thinja mbi vesh qė e fisnikėronin. I fola me nervozizėm asaj tė ndėrpresė tė qeshurėn dhe u ktheva nga kamarieri duke i kėrkuar tė falur, e njėkohėsisht duke i thėnė qė kur tė sillte porosinė tė mos pėshtynte tek pjata ime, sepse po i dilja nė krah. Kamarieri filloi tė qeshė sėrish dhe e qeshura plasi deri nė barin e restorantit, madje mė erdhi edhe njė e qeshur nga kuzhina. Nė restorantin e vogėl dhe tepėr konfort e tė shtrenjtė ishim vetėm ne klientė nė atė orė dhe stafi. Tė tėrė qeshnin pėrvec meje qė fillova tė lutesha pėr tė ngrėnė dhe kapa njė pjatė nė dorė si sanduic.
(vazhdon)


adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.