Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-07-11, 23:55   #1
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Komuna e Istogut

Komuna e Istogut

Historia
Lokaliteti i Istogut pėrmendet qysh nga koha antike. Sipas Burimeve historike thuhet se Istogu ėshtė shtrirė nė pjesėn e territorit nė mes tė Istogut tė madh dhe tė Istogut tė vogėl aty ku bashkohet lumi i Istogut me lumin e Qaushit. Sipas shėnimve ka ekzistuar njė koloni romake e cila ka qenė e vendosur nė lokacionin qė pėrket Istogut tė sotėm. Poashtu, Istogu pėrmendet si lokacion edhe ka fundi i shek. XIV kur kjo pjesė e Dardanisė ishte nėn pushtimin sllav.

Gjatė kohės sė sundimit Turk, Istogu si vendbanim ka qenė i njohur me mullinjė pėr bluarjen e drithit, dhe tė punėtorive pėr pėrpunimin e leshit (zhgunit).
Me dekretligj nga 30 Prilli i vitit 1942 Istogu u shpall QYTEZĖ. Istogu nė bazė tė kėtij dekretligji, fiton edhe funksionin adminstrativ. Kėshtu qė me 29 Dhjetor tė vitit 1978, Istogu shpallet QYTET me sipėrfaqe tė caktuar duke pėrfshirė Banjėn, Gurakocin nė planin urbanistik tė qytetit dhe lokaliteteve.

Kultura
Nė kuadėr tė Drejtorisė pėr Arsim dhe Kulturė funksionon shtėpia e kulturės nė Istog, ku brenda kėsaj shtėpie tė kulturės funksionojnė: Muzeu Arkeologjik, Biblioteka e Qytetit, Qendra Rinore, Salla e manifestimeve,salla pėr vallzim SHKA “Selman Kadrija”, Biblioteka nė Banjė dhe Biblioteka nė Gurrakoc.
Sektori pėr Kulturė kryen aktivitete kulturore si shėnimin e datave kombėtare dhe ndėrkombėtare, si:
-Shėnimin e Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės
-Shėnimin e 28 Nėntorit
-Shėnimin e Ditės sė Ēlirimit tė Istogut
-Shėnimin e Ditės sė Evropės,
-Shėnimin e Deklaratės Universale tė Drejtave tė Njeriut
-Mbajtja e Orėve Letrare
-Shfaqja e Ekspozitave me punime tė nxėnėsve
-Projektin e pėrmbledhjes sė librit tashmė tradicionale me krijime tė nxėnėsve tė shkollave tona
-Organizimi i projektit tė Miss dhe Mister Istogut.

VLERAT E TRASHIGIMISĖ SĖ KULTURĖS MATERIALE NĖ KOMUNĖN E ISTOGUT

Vlerat e trashigimisė tė kulturės materijale janė tė numėrta nė komunėn e Istogut. Nė projektin e inventarizimit tė trashigimisė kulturore tė komunės sė Istogut, tė kryer nė periudhėn nėntor-dhjetor 2002, janė evidentuar objektet arkitektonike autoktone: kullat 72 sish, mullinjtė mė ujė si objekte tė teknolgjisė sė bluarjės sė drithit, tė cilat janė tė numėta nė komunėn tonė, objektet fetare-8 xhami, 3 mejtepe dhe 3 kisha ortodokse, njė Urė e Gurit arkitektonikė osmane nė fshatin Zallē dhe 11 vendgjetje arkeologjike.

Kullat-janė objekte arkitektonike autoktone. Nė Istog gravitojnė 73 kulla, prej tyre 15 janė tri katėshe ( dy tė rrenuara pas lufte), ndėrtimi i tyre zėnė fill nė shekullin 18 dhe pėrfundon kah shekulli 20. Konstruktoret e kullave ishin ustallarėt dibranė. Materijali i ndėrtimit ėshtė gur gelqeror i cili ishte i bollshėm pranė masivit shkembor tė Bjeshkve tė Thata. Nė njė numėr kullash, si materijal ndėrtimor pėrdorej edhe mermeri, pėr ndėrtimin e elementeve arkitektonike dhe skalitjet dekorative si dhe pėr qoshet e kullės (kulla e Avdurrahman Ramė Kajtazit-Lubovė). Kulla ėshtė godinė e formės katrore mė dimenzione 9 x 9 metra, 10 x 10 metra dhe 11 x 11 metra, lokalizimi i saj hapėsinor ėshtė veri-jug, ėshtė pėrdorur si objekt banimi i familjeve tė numėrta patriarkale. Mė kulla ėshtė lidhur ngusht historia e jonė kombėtare. Kulla ka qenė Parlament i Shqiptarve, ka qenė vatėr e organizimit politik tė shqiptarve, vend i mbajtjės sė ceremonive mortore, por edhe i ahengjeve, ka qenė arenė e pėrleshjeve mė armiqėt shekullor, ku populli shqiptarė ka bėrė rrezistencė tė armatosur pėr tė qendruar nė vatrat e veta shekullore.
Gjykuar nga sa u tha, kulla ėshtė emblemė e arkitektonikės autoktone shqiptare, prandaj ajo ishte nė shėnjestėr tė ekspeditės zjarrvenėse tė soldateskės serbe dhe nė mėnyrėn mė vandale kullat u dogjėn, nė njė masė 95 pėrqind nė harkun kohor prill-qershor 1999.
Kullat mė markante trikatshe, tė cilat pėr nga vlerat arkitektonike nuk janė inferiore ndaj atyre tė Dukagjinit, janė: Kulla e Lash Ukės nė Kaliqan, Kulla e Avdurrahman Ramė Kajtazit nė Lubovė, Kulla e Imer Buleshkaj, dhe Kulla e Halil Dervish Sylės, nė Istog i Poshtėm, kulla e Jah Muzliukės, nė Uēė, kulla e Bashor Pren Gegės, nė Gurrakoc, kulla e Rexhė Fetahut, nė Gurrakoc (ishte burg nė kohėn e Austro-Hungarisė mė 1916), kulla e Selim Zenun Shatrit, nė Tomoc qė edhe sot ėshtė e banuar.
Mullinjtė mė ujė- janė objekte tė teknologjisė pėr bluarjėn e drithit. Kjo zeje ka histori tė hershme qė nga iliret. Mulliri I parė nė Istog ishte I ndėrtuar fare praėn burimit potent tė ujit, 150 metra, mė 1520, I njohur si Mulliri I Grijajve, kurse pėrgjatė rrjedhės tė lumit Istog, ishin tė ndėrtuar 36 mullinjė. Ndėr mullinjėt mė popullor tė cilet bluanin pėr Podgur dhe Drenicė, ishte mulliri I Idriz Sak Bytyēit mė pesė gur, mė kapacitet ditor 1200 kilogram drith. Pastaj vjen poaq popullor mulliri I Niman Shaban Sadikaj mė pesė gur.
Poashtu, pėrgjatė rrjedhės sė Tedelit (nė Vrellė), ishin tė ndėrtuara 15 mullinjė. Poashtu tė numėrt ishin edhe nė Lubozhdė, Tomoc, Gurrakoc, Shushicė dh Uēė.
Ndėr mullinjėt mė tė vjetėr tė komunės konsiderohet edhe mulliri i Pren Palokės, nė Gurrakoc, mė pesė gurė, i cili shėrbeu pėr katėr breza mė radhė i ndėrtuar mė 1695.
Mullintė, tė cilėt aktualisht janė aktiv janė tė pakėt por gjithėsesi tė rėndsishėm pėr ruajtjen e kėsaj zeje, e qė ekskluzivisht pėredoren pėr bluarjėn e misrit, mulliri i motel “Trofta”, mė dy gur nė Istog, mulliri i Ibish Arifajt, nė Istog tė Poshtėm, mulliri i Qelė Shaban Bicaj, nė Vrellė, mulliri i Mazdo Hajdarpashiqit, nė Carrallukė.
Ėshtė unikale njė sharrė mė ujė pėr latimin e drurit nė Vrellė, nė pronėsi tė Qel Bicajt.

Objektet fetare-Xhamia e Istogut, e ndėrtuar mė 1730, e ka ndėrtuar Mulla Kurta, e bombarduar dhe e djegur nga soldateska serbe nė qershor 1999. Pas luftės e restauruar.
Xhamia e Mehmet Akif Arsoit( Mulaj i fisit Gash, i lindur nė Stamboll, ai e ka ndėrtuar kėtė xhami, nė shenjė tė paradhssve tė tij, rrespektivisht nga i cili fshat e ka pėrardhjen babai i tij Tahir Haradin Mulaj. Xhamia ėshtė ndėrtuar nė vitin 1897, muret e sė cilės egzistojnė edhe sot nė Shushivė e djegur gjatė luftės sė fundit.
Xhamia e Uēės dhe mejtepi pranė saj, pastaj xhamia e Vrellės, e Studenicės , e Kaliqanit, xhamia dhe mejtepi nė Tomoc, xhamia nė Trubuhovc, mejtepi nė Zabllaq.
Ndėr kishat ortodokse janė: kisha e Gorioqit, kisha e Cerkolezit dhe kisha e Lubovės.

Ura e vjetėr e Gurit nė Zallē, ėshtė e ndėrtuar nė vitin 1695, ka gjatėsi prej 82,45 metra, gjėrsi 4,72 metra, mė 13 harēe ēemer, e punuar nga guri gelqeror e lidhur mė harason e shtruar mė kalldrem gurėsh.

Istogu si komunė, ėshtė mjaft i pasur edhe mė vlera arkeologjike.
Vendgjetjet arkeologjike shtrihen nė rrypin e nėnbjeshkės sė Bjeshkėve tė Thata, duke filluar nga lindja e nė Perendim.
Harta Arkeologjike e Istogut do tė dukej kėshtu:
-Syriganė (Suhogerll), vendbanim ilir i kohės sė neolititit- koha e re e gurit-mė emėrin “gjyteti”.
-Cerkolez-lokaliteti antik tė kisha,
-Shushucė-gjurmė tė civilizimit antik,
-Synė-reliktet e mureve tė njė qyteti antik, nėn Qukėn e Madhe.
-Istog-gjurmė tė civilizimit antik, ana e djathtė e pėrroi tė Bollovonės.
-Cėrcė-tuma ilire, mure gjigante mė pikankorime pėr lidhjen e mjeteve tė lundrimit.
-Lubozhdė-lokaliteti antik “Gradina”,
-Vrellė-vendbanimi ilir “Krye”,
-Studenicė-kishė paleokristiane shqiptare e shekullit 4-5 era e jonė,
-Kaliqqan-vendgjetje arkeologjike “gjyshkoka”,
-Orrobėrdė-varrezat e Kerrmi Tatarhanit (qė nga sundimi otoman),
-Banja (e njohur si “Ilixhė“), lokaliteti i “Onix-it”, i njohur pėr tumen ilire-varrezė e familjeve fisnike ilire nė tė cilėn janė gjetur pėrkrenare ilire tė punuara nga bronzi, shpata e mbretit ilir, shtamba, por edhe stoli tė argjentit tė princeshės ilire.
-Bajica- kompleks arkeologjik i tumave tė nėndheshme.
Vendgjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr autoktonin tonė pėr tė cilėn kemi fakte tė sigurta qė nga mesjeta e deri nė neolit. Prandaj e konsiderojmė sė ekspeditat arkeologjike do tė hedhin mė shumė dritė nė kėtė pohim.
Podguri, si trevė e veqantė etnografike ėshtė i begatshme mė vlera tė kulturės materijale, prandaj, ne kemi bėrė kolekcionimin e eksponateve mė vlera antike, tė cilat janė mbledhė dhe sistemuar nė lokalet e Pallatit tė kulturės “Adem Jashari”nė Istog, tė cilat mund tė shifen ēdo ditė.

__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LaDy_Diaspora : 21-07-11 nė 23:55
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-07-11, 00:00   #2
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Infrastruktura sportive

Nė Komunėn e Istogut pėr momentin ėshtė duke u ndėrtuar palestra sportive nė Qytetin e Istogut ku faza e parė e ndėrtimit ka pėrfunduar kurse pritet se shpejti tė filloj edhe faza e dyte,ku edhe mjetet janė tė siguruara nga Ministria e Kulturės rinisė dhe Sportit-Prishtinė.
Nė Komunėn e Istogut infrastruktura sportive nė shkolla ėshtė ne gjendje tė mirė nėse krahasohet me gjendjen e viteve 1999 ku ka qenė dy poligone sportive nė shkolla kurse sot tė gjitha shkollat fillore dhe shkollat e mesme kanė tė rregulluara poligonet sportive falė donacioneve nga KFOR Spanjoll banka botėrore dhe Buxheti Komunal me participimin nė kėto projekte.
Tė gjitha kėto poligone janė tė pajisura me rekuizita sportive porta futbolli,konstruksione basketbolli dhe volejbolli.
Pasi qe shkollat janė fidanishte pėr zbulimin e talenteve tė rinje nė lėmit e ndryshme sportive komuna ju ka qasur kėtyre projekteve dhe falė donacioneve ka pasur sukses nė ndėrtimin e kėtyre poligoneve sportive.

Nė Istog ekziston stadioni i qytetit “Demush Mavraj”
Ky stadion ėshtė rinovuar me buxhetin komunal ku ėshtė rinovuar rrethoja e stadiumit, lokalet e zhveshjes si dhe ėshtė rregulluar edhe tereni .
Nė kėtė stadion bėnė gara K.F.”Istogu” garat i zhvillon nė rangun e superligės sė futbollit gjithashtu nė kėtė klub ėshtė duke funksionuar ėshtė shkolla e futbollit.

Klubet e licencuara nė Federata

Klubet sportive nė Komunėn tonė po ballafaqohen me mungesė tė mjeteve financiare edhe pse komuna kohe pas kohe po i subvencionon kėto klube sportive.
Klubet sportive qė janė tė licencuar nė Federata dhe nė Kuvendin Komunal janė :
  1. Klubi i futbollit “Istogu”
  2. Klubi i Karatesė “Liria”
  3. Klubi i hendbollit”Istogu” vajzat
  4. Klubi i Basketbollit”Istogu”
  5. Klubi i Shahut “Istogu”
  6. Klubi i kick-box-it “Istogu”
Tė gjitha kėto klube janė duke korrur rezultate solide nė gara kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Aktivitetet sportive shkollore
Nė komunėn e Iastogut zhvillohen njė mori aktivitetesh sportive nė Kuadėr tė shkollave.
Komuna mbėshtet aktivitetet sportive si dhe pajisjen e shkollave me rekuizita sportive.
Nė komunėn e Istogut ēdo vit zhvillohen aktivitetet sportive nė kuadėr tė shkollave fillore aktivitetet zhvillohen nė Futboll,hendboll,atletik,Basketboll,not skijim etj.
Drejtoria pėr Arsim dhe Kulturė ēdo vit organizon gara nė futboll pėr meshkuj dhe hendboll pėr vajza kėto gara zhvillohen nė sistem pikė pra secila shkollė ka ekipet e futbollit dhe hendbollit dhe nė ēdo fund jave zhvillojnė gara ne sistem pike ku shpenzimet e transportit dhe referimet si dhe shpėrblimet pėr finale i bart Drejtoria e Arsimt dhe Kulturės.
Drejtoria pėr Arsim dhe Kulturė nė bashkėpunim me OJQ “Olimpi” organizon min maratonėn ku nė kėtė min maratonė marrin pjesė atletet me tė mirė nga Kosova dhe mė gjerė kjo min maratonė ėshtė tradicionale.

Drejtori pėr Arsim dhe Kulturė ēdo vit organizon kursin e skijimit mė nxėnės tė shkollave fillore ku nė kėtė kurs tri ditor mėsohen nxėnėsit nė elementet e para tė skijimit.

Ēdo vit organizohet krosi pranveror nė kuadėr tė shkollave fillore dhe shkollave tė mesme ku nė kėtė kros Komuna ndanė shpėrblime pėr vendet e para nė tė dy konkurrencat.

Pėr nder tė datave kombėtare dhe ndėrkombėtare Kuvendi Komunal – Drejtoria pėr Arsim dhe Kulturė zhvillohen aktivitete dhe turne tė ndryshme sportive nė futboll,basketboll,hendboll,atletikė etj.
__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LaDy_Diaspora : 22-07-11 nė 00:00
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-11, 00:02   #3
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Pozita gjeografike

Istogu ėshtė njė qytet i qetė afėr bjeshkėve tė Moknės me lartėsi mbidetare gjer nė 2155 m. Temperatura mesatare e vitit ėshtė rreth 10.7°C. Muaji mė i ngrohtė ėshtė Korriku me temperaturė mesatare 27°C, muaji mė i ftohtė ėshtė muaji Janar me temperaturė mesatare 10°C. Lėvizja e ajrit ėshtė e ndikuar nė mėnyrė tė theksuar nga reliefi, pėr kėtė arsye shpejtėsia e erės ndonjėherė arrin gjer nė 120 km/h. Istogu njihet me burime tė ujit dhe rritje tė peshqve dhe lidhet me rrugėt kryesore nė disa drejtime: Pejė, Mitrovicė, Prishtinė. Zhvillimin e vetė e mbėshtet nė resurset njerėzore dhe natyrore, nė traditėn e popullatės sė kėsaj ane dhe nė kėrkesat e ekonomisė sė tregut. Istogu shtrihet nė pjesėn veri – perėndimore tė Kosovės dhe nė pjesėn veriore tė Dukagjinit. Istogu ka sipėrfaqe prej 453.84 km2 . Kufizohet nė lindje me Komunėn e Skėnderajt, nė jug me Komunėn e Klinės, nė jug – perėndim dhe perėndim me Komunėn e Pejės, nė veri me Malin e Zi dhe Serbinė si dhe nė veri – lindje kufizohet me Komunėn e Zubin Potokut. Sipėrfaqja e tokės sė punueshme bujqėsore tė Istogut ėshtė 45.384 ha. Struktura pronėsore e kėsaj sipėrfaqje ėshtė 46,2% ėshtė pronė shoqrore dhe 52.8% ėshtė pronė private. Ndėrkaq, sipėrfaqet pyjore prej 19.220 ha, pronė e sektorit shoqėror ėshtė 65,03%, ndėrsa sektorit privat 34,97%. Istogu ka pasuri natyrore nėntokėsore siē janė mermeri “ONIX” nė Banjė, uji termomineral, dhe thėngjilli “LINJIT” nė fshatin Tuqep, nė sipėrfaqe prej 100 km2 me trashėsi prej 30 – 50 m dhe nė thellėsi gjer nė 230 m. Komuna e Istogut ėshtė e pasur me hidrografi dhe atė Burimi i Istogut, Burimi i Vrellės si dhe kufizimi me Drinin e Bardhė. Nė Banjė gjendet Burimi i ujit termomineral me njė kapacitet 17,5 litra / nė sekond. Ky ujė ka tempertaurė 46–48°C, me mundėsi tė zgjerimit dhe tė shfrytėzimit tė kapaciteteve turistike termale. Uji i Banjės ka cilėsi shėruese tė sėmundjeve reumatike dhe tė sėmundjeve tjera tė ndryshme. Istogu ka natyrė tė pastėr ekologjike, me bjeshkė atraktive, me ujė tė pijshem, ujė termomineral, klimė tė volitshme cilat janė bazė pėr zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.
__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LaDy_Diaspora : 22-07-11 nė 00:04
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-11, 00:05   #4
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Harta e qytetit

__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-11, 00:12   #5

Istogu nė vitin 1935:

Pamje nga restauranti TROFTA nė Istog:

Burimi i termalit nė Banje tė Pejės:

Mulliri:

Pamje nga burimi nė Istog:

Bjeshkėt rreth Istogut:

Pamje nga qyteti i Istogut:

__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LaDy_Diaspora : 22-07-11 nė 00:13
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-11, 21:55   #6
instruktori
Instruktori
 
Avatari i instruktori
 
Anėtarėsuar: 29-08-06
Vendndodhja: Aty ku eshte me se miri
Postime: 10,032
instruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Komune se jo Mahi
__________________
Shteti kerkon angazhim
instruktori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-11, 22:15   #7
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Komplet komuna e istogut perbehet nja njerzit me te urte ne te gjitha trojet shqiptare. Ne fshatrat per rreth te mer malli te e shofesh ndonje shtepi qe nuk e ka token te punuar ose kopshtin e lulzuar. Eshte komuna me perqindjen me te madhe te njerzeve qe jane te ngritur intelektualisht, dhe me perqindjen me te vogel te kriminalitetit, gjakmarjeve dhe perēarjeve te ndryshme hasmore.
Vajzat i ka definitivishte me te bukurat jo vetem ne KS po ndoshta edhe ne rajon.
Qyteti si qytet, ose qyteza e Istogut eshte e lezeqme me nje fllad te llojit te vet... Si ben askujt keq nje vizite nje here ne muaj te pakten ne restaurantin "Trofta" qe te shijon ndjesin qe te ofron kjo qyteze.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-11, 22:28   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii Shiko postimin
Komplet komuna e istogut perbehet nja njerzit me te urte ne te gjitha trojet shqiptare. Ne fshatrat per rreth te mer malli te e shofesh ndonje shtepi qe nuk e ka token te punuar ose kopshtin e lulzuar. Eshte komuna me perqindjen me te madhe te njerzeve qe jane te ngritur intelektualisht, dhe me perqindjen me te vogel te kriminalitetit, gjakmarjeve dhe perēarjeve te ndryshme hasmore.
Vajzat i ka definitivishte me te bukurat jo vetem ne KS po ndoshta edhe ne rajon.
Qyteti si qytet, ose qyteza e Istogut eshte e lezeqme me nje fllad te llojit te vet... Si ben askujt keq nje vizite nje here ne muaj te pakten ne restaurantin "Trofta" qe te shijon ndjesin qe te ofron kjo qyteze.

po de kur e kie mir une them se vali e ka pershkrue mir komunen e istogut

edhe une e kam ket bindje valiii
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-11, 16:34   #9
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga instruktori Shiko postimin
Komune se jo Mahi
Eh valla, s'mujta pa shkru diēka pėr komunėn time...
Tė pėrshėndes instruktori!
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-11, 16:36   #10
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii Shiko postimin
Komplet komuna e istogut perbehet nja njerzit me te urte ne te gjitha trojet shqiptare. Ne fshatrat per rreth te mer malli te e shofesh ndonje shtepi qe nuk e ka token te punuar ose kopshtin e lulzuar. Eshte komuna me perqindjen me te madhe te njerzeve qe jane te ngritur intelektualisht, dhe me perqindjen me te vogel te kriminalitetit, gjakmarjeve dhe perēarjeve te ndryshme hasmore.
Vajzat i ka definitivishte me te bukurat jo vetem ne KS po ndoshta edhe ne rajon.
Qyteti si qytet, ose qyteza e Istogut eshte e lezeqme me nje fllad te llojit te vet... Si ben askujt keq nje vizite nje here ne muaj te pakten ne restaurantin "Trofta" qe te shijon ndjesin qe te ofron kjo qyteze.
Wow!
Mė vjen mirė qė mendon kaq pozitivisht pėr vendasit e mi dhe vendaset e mija.
Vėrtetė unė gjithėmonė ndihem mirė kur jam nė Istog dhe nė vendin tim, mė pushon zemra aty.
Ėshtė mirė tė lexosh qė edhe njerėzit tjerė mendojnė mirė pėr vendin tėnd.
Gjithėsesi falemnderit shumė pėr kėto fjalė tė bukura!

Pėrshėndetje!
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-11, 16:37   #11
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh Shiko postimin
po de kur e kie mir une them se vali e ka pershkrue mir komunen e istogut
edhe une e kam ket bindje valiii
Paskeni edhe ju, njejtė si valiii njė bindje shumė pozitive pėr Istogun.
Mė gėzon ky fakt, vėrtetė.

Pėrshėndetje pėr ju, kudo qė jeni...
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-11, 17:16   #12
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

istogu nje vend i bukur perreth bjeshkes....
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-11, 15:42   #13
instruktori
Instruktori
 
Avatari i instruktori
 
Anėtarėsuar: 29-08-06
Vendndodhja: Aty ku eshte me se miri
Postime: 10,032
instruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėminstruktori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Istogut

Me duket se keto Bukuri jane ne Dukagjin

__________________
Shteti kerkon angazhim
instruktori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.