Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-12-09, 17:16   #16
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Faik Konica: Nga Muhametarėt na erdhėn tė gjitha tė ligat

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
Po, ashtu ėshtė... por halat e shqiptarėve janė aq tė mėdha dhe aq tė dukshme...

paramendo ti, nė histori mėsohet se shqiptarėt e pėrqafuan me dėshirė fenė e turqve dhe shumicėn e traditave tė tyre...
...nė historinė turke Skėnderbeu llogaritet tradhėtar i madh i ushtrisė turke.
... pėr shqiptarėt Skėnderbeu qė luftoi kundėr turqve muslimanė llogaritet si heroi mė i madh kombėtar...
...kundėr turqve muslimanė luftuan edhe Mic Sokoli, Idriz Seferi, Sefė Kosharja, Hasan Prishtina etj, qė tė gjithė kėta heronjė kombėtarė shqiptarė...

Me sa fytyra u paraqitėm ne shqiptarėt para botės? Me kėto dyfytyrėsi, a e merituam ndonjėherė ne shqiptarėt respektin e tė tjerėve?
Mire e ke Panta ( me ne fund kemi afruar qendrimet), por kete dyshim po ta largoje me poezin e kryeministrit te pare shqiptar hoxhe Ymer Prizrenit qe thote:
Kur eshte fjala per vatan
jo vetem turkut e atij tjetrit
po kush ia jep nje plumb edhe mbretit
do te shkoje ne lule xheneti
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-06-11, 19:27   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Faik Konica

Tentativa pėr tė greqizuar Gjirokastrėn


Po luftė pėr ca zuzarė
Qė u lindnė shqipėtarė

E, armiq tė Shqipėrisė,
I fryjnė dritės sė lirisė,

S’na lėnė dhe ne tė tjerėt,
T’dalim nga gjum’i errėt,

Po ē’dėgjojnė ven’ e thonė,
E ē’shohin e tradhėtojnė

Eshtė turp prej kėsi krimbash
Tė mundohet njė komb trimash!

Ngrehuni, o shqipėtarė,
T’i shtypim kėta zuzarė!

Flamuri, FAIK KONICA
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 12:15   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Faik Konica

I njohur pėr penėn, pėr karakterin e tij rebel, Konica kishte edhe jetėn private. Nė fakt, nuk u martua kurrė. E ruante me fanatizėm jetėn personale, fliste pak pėr gratė, por nuk arriti t’i shmanget tėrėsisht skandaleve tė faqeve tė gazetave. Ilir Ikonomi, gazetari i “Zėrit tė Amerikės” sjell nė librin e tij, “Faik Konica, jeta nė Uashington”, botuar pak kohė mė parė nga “Onufri”, edhe detaje tė jetės private tė kėtij personaliteti





Kėrkimi nė arkiva e bėri Ilir Ikonomin tė besonte se pėr Faik Konicėn ka shumė pėr tė thėnė. I njohur pėr penėn, pėr karakterin e tij rebel, Konica kishte edhe jetėn private. Nė fakt, nuk u martua kurrė. E ruante me fanatizėm jetėn personale, fliste pak pėr gratė, por nuk arriti t’i shmanget tėrėsisht skandaleve tė faqeve tė gazetave. Nė njė rast, ato e “kapėn” Faikun duke pirė ēaj me njė kėrcimtare tė famshme tė striptit, tė quajtur Ann Corio. U fol shumė pėr njė martesė tė tij me 29-vjeēaren qė u pasua me njė reagim tė ashpėr tė Konicės. Ikonomi, gazetari i “Zėrit tė Amerikės” nė librin e botuar pak kohė mė parė, “Faik Konica, jeta nė Uashington”, botuar nga “Onufri” edhe detaje tė jetės private tė kėtij personaliteti. Beqari Konica na shfaqet si njė diplomat plot sqimė qė e kishte mjaft kujdes imazhin e tij nė shoqėrinė e lartė tė Uashingtonit. Ai dinte tė hante dhe tė vishej mirė, argėtohej me kulturė, por e ruante me xhelozi privatėsinė e tij. Nė njė intervistė pėr “Shqip”, Ikonomi na rrėfen se sa ka mundur tė depėrtojė nė jetėn private tė Faikut gjatė kėrkimeve pėr kėtė libėr.

Pėr herė tė parė ju sillni hollėsi tė shumta nė libėr mbi jetėn personale tė Konicės. Si do ta karakterizonit personazhin tuaj nė kėtė aspekt?

Faik Konica kishte krijuar pa dyshim imazhin e njė personazhi dinjitoz nė botėn diplomatike tė Uashingtonit. Njė gazetė e cilėson atė si “damper”, siē quhen nė Amerikė njerėzit pėr tė cilėt pamja e jashtme ka rėndėsi tė dorės sė parė. Nuk ua tregonte kurrė tė tjerėve moshėn. E kishte mjaft kujdes dukjen, rrinte kurdoherė i hekurosur, me kostum e me borsalinė dhe kėmishėt i puthiteshin mirė. Pikėrisht ky njeri qė e kishte nė gjak polemikėn me penėn qė shpesh i villte vrer, nuk e ngrinte kurrė zėrin nė shoqėri. Tė folurit e tij ishte aq i butė dhe elegant, sa qė nė qarqet e diplomatėve ai njihej si “ministri xhentil i Shqipėrisė”. Njė nga hobet e tij ishte gatimi. Njihte mirė verėrat, por pohonte se nuk e kishte zakon tė pinte para mbrėmjes. Faiku ishte mjeshtėr nė qerasjen e mikut dhe i ēudiste mysafirėt kur u pėrgatiste kafen, tė cilėn e bluante vetė me mulli. Ishte njė shijues i rrallė i muzikės dhe i pikturės dhe kishte njė kujtesė tė jashtėzakonshme pėr veprat e artit dhe autorėt e tyre. Nga vitet e tij tė Uashingtonit kanė kaluar 7-8 dekada dhe zakonisht dėshmitė e jetės personale nuk i rezistojnė dot njė kohe kaq tė gjatė. Pėr fat tė mirė, Konica ishte njeri mjaft i ditur, i njohur dhe interesant, prandaj nuk i shpėtonte syrit tė gazetarėve, tė cilėt herė pas here shkruanin pėr tė. Shumica e hollėsive mbi jetėn e tij personale i kam nxjerrė nga qėmtimi i gazetave tė kohės.

Konica jetonte nė “Mayflower”, hoteli mė i mirė i Uashingtonit. Pėrse ai zgjodhi pikėrisht kėtė hotel?

Konica erdhi nė Uashington nga Bostoni nė korrik 1926, plot 85 vjet mė parė, dhe qėndroi aty deri sa vdiq, nė dhjetor 1942. Nė pjesėn mė tė madhe tė kėsaj periudhe, pra pėr mė shumė se 13 vjet, ai banoi nė kėtė hotel tė famshėm, qė ishte adresa e dytė mė e njohur e kryeqytetit pas Shtėpisė sė Bardhė. Faiku e konsideronte veten njė bej pėr nga rangu shoqėror dhe nuk mund tė jetonte nė njė banesė dosido. Por, po t’i besosh fjalėve tė tij, ai e zgjodhi kėtė hotel si banesė dhe njėkohėsisht si legatė, pėr ta pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht Shqipėrinė, imazhi i sė cilės jashtė ishte ai qė ishte, njė vend i varfėr dhe i dobėt. Ministria e Jashtme e kishte tė vėshtirė tė pėrballonte njė legatė kaq tė shtrenjtė dhe fondet pėr Faikun shpesh vononin. Nė njė letėr pėr Ministrinė e Jashtme nė Tiranė, Konica shkruan se pėrfaqėsuesi zyrtar i njė vendi nuk duhet tė bjerė nė “ngushtica”. “Jam i vetmi ministėr nė Uashington pa automobil”, - i ankohej ai nė njė rast ministrisė. Megjithėkėtė, shtonte, “jam munduar dhe, besoj, kam arritur ta mbaj prestigjin e Shqipėrisė”. Nė njė rast tjetėr, kur ministria po i vononte fondet, Faiku i shkruante Tiranės me tone imponuese: “Pyes vetėm, nė ē’mėnyrė do t’u bėjė ballė harxheve legata? Konkluzioni logjik ėshtė qė duhet suprimuar fare kjo legatė dhe s’kam asnjė ankesė nė qoftė se suprimohet”. Roli i Faikut si diplomat ishte kryesisht reklama qė ai i bėnte Shqipėrisė pėrmes kontakteve qė mbante me botėn e Uashingtonit dhe hoteli “Mayflower” ishte vendi ideal pėr ta bėrė kėtė. Sa kohė ishte pėrfaqėsues i Zogut nė Uashington, Faiku nuk u largua kurrė nga ky hotel, me gjithė presionet qė i bėheshin herė pas here nga Tirana pėr t’u zhvendosur nė njė banesė mė tė lirė.

Nė libėr ju keni njė kapitull mė vete pėr vizitėn e tri prej motrave tė Zogut nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė mars 1938, vizitė pėr tė cilėn shtypi amerikan foli shumė. Ēfarė cilėsish personale shfaqi Konica gjatė shoqėrimit tė tyre?

Motrat e Mbretit Zog erdhėn nė Amerikė kur marrėdhėniet e Faikut me Zogun nuk duket tė ishin dhe aq tė mira. Megjithatė, ai i priti ato me dinjitet. Faiku ishte njeri qė kishte respekt tė sinqertė pėr gratė dhe e mbronte figurėn e gruas pėrballė fyerjes apo poshtėrimit. Por nė disa raste e kalonte cakun. Ditėn qė motrat e mbretit arritėn nė Nju Jork, kur gazetarėt amerikanė pyetėn nėse ato kishin ardhur nė Amerikė pėr tė kėrkuar burra, Faiku u nxeh dhe u tha: “Mendova se do tė bėnit pyetje dinjitoze”. Kur njė gazetar protestoi, ai ia ktheu: “Pėrse nuk rritesh edhe ca”. Faiku u nervozua sidomos kur turmat e gazetarėve me fleshet nė duar “sulmuan” princeshat qė sapo kishin arritur pėr njė vizitė nė Uashington. Ai komentoi ashpėr pėr “paturpėsinė” e gazetarėve, qė me dritat e tyre “u prishėn sytė princeshave”. Nė Uashington, Faiku, gjithnjė nė stilin e tij grandioz, kishte rezervuar pėr motrat suitėn mbretėrore tė hotelit “Mayflower”. Ai kishte porositur edhe njė automobil luksoz pėr t’i shėtitur. Princeshat nuk e morėn vesh kurrė se makina ishte marrė me qira, ato kujtonin se ajo ishte personale e Faikut. Mė 13 mars, nėn shoqėrinė e tij, princeshat shkuan nė Kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, ku morėn bekimin e Fan Nolit, dikur armik i Zogut, duke i sjellė peshkopit tė falat e tė vėllait. Ishte meritė e personalitetit tė Faikut, qė nė Boston u realizua me sukses njė skenė madhėshtore pajtimi mes armiqve tė dikurshėm, Nolit dhe Zogut. Edhe kėtu, Faiku na shfaqet si njė xhentėlmen i vėrtetė, i veshur mirė dhe me stil, nė kontroll tė plotė tė situatės. Si “zėdhėnės” i princeshave, ai komentoi rreth kėsaj ngjarjeje pėr agjencitė amerikane tė lajmeve dhe fjalėt e tij u shtypėn nė disa gazeta.

Kur flitet pėr Konicėn gjithnjė pėrmenden gratė. Ēfarė faktesh dihen pėr marrėdhėniet e tij me gratė?

Pėr kėtė temė ėshtė folur shpesh, por gjėra tė dokumentuara ka pak. Faiku erdhi nė Uashington kur sapo kishte hyrė nė tė pesėdhjetat. Normalisht, njė beqar si ai, i ditur dhe me njė emėr tė mirė nė qarqet diplomatike, nuk duhet ta kishte problem tė martohej. Njė gazetare shkroi me entuziazėm pėr ardhjen e tij nė Uashington, ku kėrkesa pėr beqarė tė tillė, sipas saj, ishte e madhe. Por Faiku nuk u martua. Mė vonė, i pyetur nga gazetarėt se pėrse nuk martohej, Faiku jepte si arsye kryesore faktin qė ishte i dhėnė pas shkrimeve dhe leximeve, duke lėnė tė kuptohet se njė grua nuk do tė mund ta duronte dot njė burrė tė tillė. Gazetat e Uashingtonit nuk rrinin pa komentuar pėr beqarinė e Konicės. Dhe, nė njė rast ato e “kapėn” Faikun duke pirė ēaj me njė kėrcimtare tė famshme tė striptit, tė quajtur Ann Corio. Sipas thashethemeve qė botonin gazetat, artistes i vardiseshin edhe diplomatė tė tjerė, por disa gazetarė shkruan se Faiku kishte ndėrmend tė martohej me 29-vjeēaren Corio. Kėshtu, ai i dėrgoi shtypit njė deklaratė qė do tė mbahej mend pėr shumė vite. Me stilin tij therės prej Faiku, ai shkruante se, e argėtonte cektėsia e kėtyre gazetarėve, se Ann Corio ishte “shumė e martuar” dhe se ligji shqiptar ua ndalonte diplomatėve tė vet tė martoheshin me shtetase tė huaja.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 12:17   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Faik Konica

A dihet gjė rreth vlerėsimit tė Konicės pėr gratė nė pėrgjithėsi?

Fare pak. Kur arriti nė Uashington, Faiku u tha gazetarėve se Amerika ka njė pėrqindje mė tė madhe grash tė bukura se nė cilindo qytet tė botės, me pėrjashtim tė Vjenės. Sipas gazetares Mabelle Jennings, qė e intervistoi nė vitin 1934, pėr Faikun, pamja e jashtme e femrės duhet tė vijė pas personalitetit tė saj. Ai vlerėsonte tek ato inteligjencėn dhe rrinte larg grave me temperament tepėr tė gjallė e qė flisnin shumė. Thoshte se i pėlqente thjeshtėsia e grave amerikane, por me kusht qė ato tė mos mbanin taka tė larta.

Me sa kuptojmė, Konica nuk fliste shumė pėr jetėn e tij personale. Pėrse i ruhej ai kaq shumė kėsaj teme?

Kam pėrshtypjen se Faiku ishte njė person mjaft privat. Ai nuk e mohonte se kishte njė natyrė tė rezervuar, pavarėsisht se ishte mjaft elokuent dhe i palodhur kur fliste pėrpara audiencave. Mendoj se ai e shihte me pėrgjegjshmėri statusin e tij si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Uashington, pėr mė tepėr si udhėheqės i shqiptarėve tė Amerikės, prandaj ishte i kujdesshėm nė ruajtjen e imazhit tė vet. Kėshtu shpjegohet zemėrimi i tij nė fillim tė vitit 1931, kur gazeta amerikane ‘Boston Post’ botoi njė shkrim qė pėrshkruante njė ziafet tė zhurmshėm nė legatėn shqiptare, pas tė cilit, sipas gazetės, Faiku ishte gjetur i dehur. Artikulli u pėrkthye nga kundėrshtarėt e Konicės dhe u ribotua nė gazetėn e Nolit, ‘Republika’ nėn titullin: “Njeriu i natės dhe i turpit”. Zemėrimi i Faikut ishte aq i madh, saqė ai shkoi nė Departamentin e Shtetit dhe u kėrkoi zyrtarėve qė ta ndalonin Nolin tė hynte nė Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar si komunist. Faiku nuk mund tė lejonte kurrsesi tė nėpėrkėmbej nga njerėz qė pėrpiqeshin ta diskreditonin nė jetėn e tij personale.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.