Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-04-07, 04:10   #1
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ē'janė kosovarėt pėr grekėt

Ē‘JANĖ KOSOVARĖT PĖR GREKĖT
Njė studim i Aristidh P.Kolės
Ē‘JANĖ KOSOVARĖT PĖR GREKėT

Arkadė, ose Arktanė dhe Dardanė

Kėto ditė (mars 1998) u bėmė pėrsėri dėshmitarė tė egėrsisė sė forcave shtypėse serbe kundėr kosovarėve, tė cilėt kėrkojnė tė drejtat themelore qė i takojnė ēdo populli. Tė drejtat pėr liri dhe arsimim.
Kosovarėt pėrbėjnė mbi 90 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės dhe nė periudhėn e pushtetit tė Titos, nė pėrgjithėsi gėzonin disa tė drejta si shtetasit e tjerė jugosllavė. U qe dhėnė njė formė autonomie, universitet nė gjuhėn shqipe, shkolla, etj. Pas vdekjes sė Titos, kosovarėt njohėn shpėrthimin e nacionalizmit serbomadh, shprehės i tė cilit ishte Sllobodan Millosheviēi. Ndoshta ėshtė e para herė kur njė udhėheqės komunist u pėrpoq t‘u vinte popujve tė Jugosllavisė tė dy kėmbėt nė njė kėpucė, domethėnė edhe fanatizmin nacionalist, edhe komunizmin e pastėr. "Marshimi i madh" i Millosheviēit dhe ndjekėsve tė tij pėr njė Jugosllavi serbe filloi pikėrisht nga Kosova dhe prej andej u pėrhap nė shtetet e bashkuara tė Jugosllavisė sė vjetėr, tė cilat, siē ishte e natyrshme, i kundėrshtuan kėto ide dhe, siē pritej, shpėrtheu lufta e pėrgjakshme, e cila ēoi nė shpėrbėrjen e Federatės. Nga Kosova nisi "marshimin" e tij Sllobodan Millosheviēi dhe, pėr mendimin tim, 1) atje do tė mbyllet edhe kjo kryqėzatė e egėr.

Serbėt kėmbėngulin tė provojnė se Kosova ėshtė "djepi i popullit serb". Kėtė argument johistorik, nė periudhėn e epshit grek pėr Serbinė (1991-‘94) e mbėshtetėn, pėr fat tė keq, edhe shumė mjete tė informimit publik kėtu. Shkencėtarė "seriozė" grekė, por edhe mjeranė tė shkallėve tė dyta, shumė jerarkė dhe kryejerarkė fetarė, me kryesorin tė ndjerin Sebastjano, i cili kryesonte propagandėn antishqiptare, u pėrpoqėn ta mbėshtetnin me forcė kėtė ide serbe.

Isha, ndoshta, i vetmi atė kohė kur shihja tė kryhej njė masakėr tragjike kombėtare, nė emėr tė popullit grek dhe udhėheqjes sė tij politike. Jo se nuk kishte grekė qė denonconin mbėshtetjen qė u jepej pa tė drejtė serbėve nė luftėn e egėr tė ish-Jugosllavisė! Tė tillė pati disa, madje u shkruan edhe 4-5 libra prej tyre. Ndryshimi ishte sepse unė kisha njohur:

1) Lidhjen mes propagandės filoserbe dhe antishqiptare si dy anėt e sė njėjtės medalje.

2) Kisha dokumentuar publikisht se kur dhe si kishte shtrirė grackėn e tij Millosheviēi nė tė gjithė udhėheqjen politike dhe kishtare greke.

3) Kisha njohur relativizmin dhe distancėn e vėrtetė tė "problemit maqedonas". "Maqedonia" e Shkupit ishte i vetmi shtet shumetnik nė tė cilin Millosheviēi nuk ndėrhyri asnjėherė, madje ishte i pari shtet tė cilin e njohu menjėherė, megjithė kundėrshtitė e rekomandimet e Bashkimit Evropian. Natyrisht, Millosheviēi atėherė kur nuk ia kishte mė nevojėn pėrkrahjes greke. Siē ishte e natyrshme, udhėheqja politike greke "u zgjua", por tanimė ishte disi vonė. Tė gjitha kėto ngjarje i pata shėnuar dhe parashikuar nė librin tim "Greqia nė grackėn e serbėve tė Millosheviēit". Por ato kohė tė flisje kundėr serbėve, tė konsideronin kėtu tė paktėn...tradhtar tė kombit!

4) Edhe pas atij denoncimi tė politikės greke, e cila rezultoi e gabuar dhe katastrofike, propozova njė tjetėr sjellje politike. Por nuk mė dėgjuan.

Libri im, megjithatė pati njė dėshtim tė parashikuar. Asnjė gazetė, asnjė gazetar nuk shkroi pėr tė. Ē‘tė shkruanin! "Do tė ishte njėsoj sikur tė bėnin autogol nė portėn e tyre!" - mė tha njė ditė me ironi njė miku im. Atė libėr, megjithatė ua kushtoj politikanėve grekė. I drejtohet vėrtetė sė kaluarės politike, por besoj se i takon edhe sė ardhmes sė Greqisė.

Qė tė rikthehemi edhe njė herė prapa nė kohė dhe nė lartėsitė e Kosovės, le tė hedhim njė vėshtrim nė tė gjithė rajonin qė i takon Maqedonisė sė vjetėr, e cila banohej lashtė nga Arkanėt, ose Arkadėt dhe Dardanėt. Profesori dhe akademiku M.Saqellariu e vendos stanin (kėtu ka kuptimin vendbanimin, M.Q.) e Dardanėve brenda kufijve etnikė tė shtetit tė sotėm grek, ("Historia e kombit grek", vėll.I, faqe 368), por unė mendoj se zona pėrreth dy Prespave dhe liqenit tė Ohrit duhet tė ketė qenė qendra e parė e vendosjes sė Dardanėve dhe jo mė nė jug.

Pas njė katastrofe natyrore, siē shėnojnė burime tė lashta, shumė Arkadė dhe mjaft Dardanė, tė cilėt banonin nė zonat pėrreth liqeneve tė Prespės dhe Ohrit, u detyruan tė shpėrnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e njė pėrsėritjeje tė saj u shtynė edhe mė poshtė, drejt qendrės sė Peloponezit. Tė ardhurit e rinj i dhanė zonės atje emrin Arkadia. Njė tjetėr rrymė tė shpėrngulurish u drejtua pėr nga lindja. Pėrshkuan krahinėn e Samotrakės dhe s‘andejmi u gjendėn nė Azinė e Vogėl. Kur ndodhi kjo katastrofė? Askush nuk mund ta pėrcaktojė me siguri. Por siē dihet, tė dy Prespat dhe liqeni i Ohrit lidhen nėntokė me njėri-tjetrin. Kjo ėshtė pikėrisht shenja e dukshme e kėsaj katastrofe. Ndoshta gjeologjia mund tė na e shpjegojė disi mė mirė se kur ka ndodhur kjo.

Sipas mitologjisė greke, Arkadėt konsiderohen si fisi mė i lashtė i pellazgėve. Po tė kemi parasysh faktin se Troja e lashtė ka lulėzuar sė paku 3000 vite para Erės sė Re dhe se emėrtori i saj ka qenė nipi i mitikut, Dardanit, atėherė mundemi tė kemi njė ide pėr kohėn pėr tė cilėn flasim. Kjo do tė thotė se Dardanėt kanė mbėrritur nė Azinė e Vogėl tė paktėn disa shekuj para kėtyre 3000 viteve, ndėrsa katastrofa nė vendin e tyre duhet tė ketė ndodhur gjithashtu shumė kohė mė pėrpara. Siē theksuam, stacioni i parė i tyre ka qenė Samotraka. Do tė kalonin shekuj qė ata tė shtyheshin mė nė jug. Tė gjitha kėto natyrisht nuk e ndriēojnė krejtėsisht problemin, por vendosin njė pėrfytyrim kohor tė pėrafėrt.

Vazhdon...!!!


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-04-07, 04:11   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė zonėn e banuar nga Dardanėt dhe Arktanėt ose Arkadėt ishte krijuar atėkohė qytetėrimi pellazgjik ballkanik, falė kushteve tė veēanta klimaterike dhe pasurive nėntokėsore. Mijėra vite mė parė, siē dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanėt kishin pasur po atė kohė jo vetėm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.

Kėto tė dhėna nuk janė rezultat i fantazisė sime. I kanė zbuluar arkeologėt evropianė nė zonėn poshtė Beogradit, ndėrsa grekėt i zbuluan nė vitin 1994 nė liqenin e Kastorias, (Kosturit -M.Q.) ku bashkė me njė vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli nė dritė njė mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erės sė Re me shkronja tė veēanta. E zbuluan, por tė ndodhur nė qorrsokakun e fantazisė shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se ēfarė zbuluan. Kėshtu, atė qytetėrim, i shtrirė nga jugu i Beogradit dhe qė mbaron nė Halkidhiqi, e emėrtuan... "qytetėrim tė Vincės", sepse nė fshatin Vinca, nė jug tė Beogradit, u gjetėn pėr herė tė parė tė dhėnat pėr atė qytetėrim.

Veē fakte e gjetje pėr atė qytetėrim - dhe kėtė e dinė shkėlqyeshėm arkeologėt - ka nė tė gjithė Epirin. Kanė qenė tė njohura kėto edhe nė Shqipėri, sė paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbėrthente. Njė i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprėn e tretė tė "Albanesische Studien", nė vitin 1854, nė qytetin Jena, shėnoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithė teza e tij u kundėrshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund tė ndėrtohej alfabeti i plotė i asaj gjuhe. E vėrteta ishte se, megjithė tė dhėnat e pakta, Hahn arriti pėrfundime tė shkėlqyera, madje sendėrtoi njė alfabet, tė cilin e emėrtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.

Arkeologėt kanė sjellė tanimė nė dritė afėrsisht 200 simbole lineare, tė cilat mund tė jenė germa, pėrfshirė patjetėr edhe numra. Kėto simbole u emėrtuan nga Harald Haarmann "fillimi i shkrimit linear", nga Winn "pararruga e shkrimit horizontal" dhe nga Masson (1984) si "parastadi i shkrimit linear". Interesante ėshtė se disa simbole lineare tė alfabetit tė Hahn, janė tė njėjta me ato qė zbuluan arkeologėt nė Vinca. Kėshtu i ka publikuar tė paktėn H.Haarmann nė veprėn e tij "Universalgeschichte Der Schrift". Mbishkrimin e Kastorias nuk e kam tė njohur nga ndonjė punim shkencor tė derisotėm.

Nė mitologjinė greke, e cila pėr mua nuk ėshtė pėrrallė, por njė histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhėheqėsi i popullsisė dardane, Dardani, nuk mund tė jetė njė personazh i rastėsishėm, por bir i Dia-s (Zeusit-M.Q.), dhe i Elektras, ose Elektrionit, vėlla i Harmonisė, gruas sė Kadmit dhe tė Jassionas, emra kėta qė lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithėrave e ā€¦ tė mistereve. Dardani, pėrsėri sipas mitologjisė greke, ėshtė i pari evropian qė kaloi nė kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi atė vend, e bėhet udhėheqės dhe ndėrtues i shumė qyteteve, popujve dhe etnive. Bash pėr kėtė ėshtė quajtur edhe "Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do tė bėhet emėrvėnės i qytetit tė famshėm tė Trojės dhe deri nė epokėn e Homerit mbretėrit e kėtij qyteti-mit do tė quheshin edhe Dardanė. Sikundėr kam pėrmendur edhe nė librin tim "Arvanitėt dhe origjina e grekėve", botim i vitit 1983, trojanėt ishin edhe ata njė fis pellazgjik dhe aspak tė huaj ndaj Akejve tė Heladės, sikundėr e pėrshkruan kėtė fakt vetė Homeri dhe sikundėr e vėrtetojnė gėrmimet arkeologjike. Kisha emėrtuar Luftėn e Trojės "tė parėn luftė civile ndėrpellazgjike". Ishte mė shumė njė luftė midis pellazgėve veriorė dhe jugorė, pavarėsisht se pėrplasja ndodhi nė Azinė e Vogėl. Nė atė luftė Akejt sunduan Trojėn, por ishin jo aq fitues. Pas shkatėrrimit tė qytetit vazhdoi invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kėshtu nisi shpėrbėrja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.

Gjurmėt e dardanėve mund tė hasen sot qė nga Ballkani deri nė Indi dhe disa dijeni pėr kėtė tė vėrtetė historike duhet tė kishte edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisė, por tė dhėna me peshė prej tij nuk jepen. Nė kulmin e lulėzimit tė Maqedonisė dardanėt kishin rėnė disi nė pėrparimin e tyre. Por duke pasur parasysh lavdinė e dikurshme stėrgjyshore, jo vetėm nuk e pėrkrahėn Aleksandrin e Madh nė fushatat e tij, por ndjenin pėr maqedonasit nė pėrgjithėsi njė ndjenjė antipatie. Nė asnjė rast nuk mund tė prisnim nga Aleksandri qė ai tė pohonte se kishte ndjekur rrugėt e stėrlashta tė tyre drejt Azisė, madje se i njihte mirė ekspeditat e Heraklive dhe Dionisėve drejt atyre vendeve. Unė, veēse, pas atyre ekspeditave mitologjike tė Herakliut dhe Dionisit shoh vetėm Dardanėt dhe Karetė. Nė librin tim "Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian", qė pres tė botohet sė shpejti nga shtėpia botuese "Thamiris", kam theksuar se banorėt e vendit qė mė pas do tė quhej Ballkan, kanė qenė djepi i qytetėrimit botėror.

Shkaku qė i bėri Dardanėt tė shquhen aq tepėr me rolin e tyre nė Ballkan, por edhe pothuajse nė tė gjithė Azinė, ishte jo vetėm kultivimi i grurit, por kryesisht pėrvetėsimi prej tyre i teknikės sė nxjerrjes e shkrirjes sė metaleve, e cila u jepte mundėsinė tė prodhonin mjete mbrojtėse e sulmuese dhe tė pushtonin ekonomikisht kėshtu lehtėsisht Lindjen. Ky ndoshta do tė ishte cepi i fillit tė Arjanės, qė do tė shėnonte nisjen e krijimit tė dhjetėra e dhjetėra gjuhėve tė gjalla edhe sot, apo tė vdekura, tė cilat do tė fliteshin nga India e do pėrfundonin nė Evropė. Pėr fat tė keq, shkencėtarėt evropianė, duke studiuar kėto fakte, janė tė detyruar tė devijojnė nga e vėrteta historike pėr shkak tė tezės fantaziste tė indoevropanizmit. Kjo tezė, duke lėvizur nga qorrsokaku nė qorrsokak, krijon gjithmonė sensacione impresionante. Megjithatė, indoevropanizmi nuk mund tė bindė edhe ata qė kanė mendimin tjetėr pėr kėtė ēėshtje.

Fama e Dardanėve dhe identifikimi i tyre i lashtė me pėrdorimin e metaleve, mbetėn tė tillė derisa edhe popuj e vise tė tjera e pėrvetėsuan kėtė teknikė. Nė periudhėn e ngjitjes sė Maqedonisė sė Aleksandrit tė Madh, ata ishin nė kulmin e nxjerrjes sė metaleve, ndonėse "politikisht" nuk bėnin pjesė nė lavdinė e pushtuesit tė ri. Shprehja "Tri krijesa tė menēura quhen dardanė", tregon se sa lartė vlerėsohej kjo gjini njerėzore nė lashtėsi. Nė mitet e Maqedonisė, Trakės, Azisė sė Vogėl, por edhe tė Atikės gjithmonė e mė shumė zejet e metaleve lidhen me dardanėt. Nė mitet trojane, Erihthoni konsiderohet djalė i Dardanit, por edhe nė mitet e Atikės Erihthoni, apo Erehtheos, lidhet me nxjerrjen dhe pėrpunimin e metaleve. Ky ishte i pari qė krijoi yzengjitė metalike tė kalit, ose peshoren e kalorėsit, siē quhej. Ai solli nė Athinė nga Lavrio tė parėn copė prej argjendi dhe po i pari preu monedhat e argjendta.

Ndėrsa popujt e tjerė tė Ballkanit lėvizin kryesisht drejt jugut dhe perėndimit, dardanėt lėvizin nė pėrgjithėsi drejt lindjes. Qė nga kohėt e lashta, banorėt e Mbimaqedonisė nė lėvizjet e tyre emigratore kanė pasur si stacion tė parė bregdetin perėndimor tė Azisė sė Vogėl dhe bregdetin e Pontit tė Detit tė Zi. Azia e Vogėl nis e banohet kėshtu, dalėngadalė, nga mbishtresa tė popujve pellazgjikė tė ardhur nga Ballkanet. Jo vetėm dardanėt historikė, por edhe Frigėt, Karet, Lelejėt, Kadmėt, si edhe Ionėt, Dorėt, Eolėt, madje deri vonė, nė kohėn e shtrirjes sė Perandorisė Romake kėtu. Banorėt e sotėm, trashėgimtarė tė Dardanėve, kosovarėt, edhe ata qė banojnė nė shtetin e Shkupit, (Maqedonisė - M.Q.) si stacion tė parė ndėr shekuj do tė kenė pėrsėri Azinė e Vogėl. Pak prej tyre do tė preferojnė tė zbresin nė Greqinė e Jugut. Po tė vihen re me kujdes rrugėt qė ndoqėn pėr emigrim dardanėt e lashtė dhe shqiptarėt e sotėm, do tė shohim jo pa habi se ato janė tė njėjta....

Po tė rikthehemi edhe njė herė nė fillim tė kėtyre faqeve, do tė kujtojmė se serbėt janė sllavė dhe kanė ardhur nė kėto troje vetėm nė shekullin e 7-tė tė Erės sė Re, kėshtu qė nuk kanė tė drejtė ta quajnė Kosovėn djepin e tyre. Dhe kėtu, nė Ballkan, ata gjetėn shumė popuj tė lashtė, midis tyre edhe shqiptarėt, fatkeqėt malazezė, natyrisht, tė cilėt, kushedi sesi, ardhacakėt lindorė manovruan pėr t‘u quajtur edhe ata sllavė.

Kėto tė vėrteta, tė cilat shumė grekė tė sotėm i mohojnė, i patėn njohur shumė mirė politikanė grekė tė shekullit tė kaluar, (shek.XIX-M.Q.) kur pohonin me zė tė lartė se serbėt nuk kanė asnjė tė drejtė mbi Kosovėn sepse... "ai rajon banohet nga shqiptarėt, bashkėpatriotė pellazgjikė, stėrgjyshėrit tanė bashkėluftėtarė".

© Gazeta Shqip


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.