Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-03-09, 22:21   #1
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Drenica

PISHTARET E LIRISE JANE HEROJTE DHE HEROINAT E DRENICES

ME DRENICEN DHE DRENICARET DREJT PAVARESISE

Shkruan: FLORI BRUQI

Punoi M Sahiti

Vallja e Shotes ne veshje tradicionale nga Drenica
D R E N I C ES
Lumja ti Drenicė e Kuqe-Asnjė plumbė kurrė nuk e huqe! (Populli)
Pėr qėshtjen kombtare, Drenica asnjėher nuk i ka kursyer trimat!

HASAN PRISHTINA

Hasan Prishtina

RIBASHKIMIN E KEMI TESTAMENT NGA HASAN PRISHTINA

lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-03-09, 22:22   #2
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Nga treva e Drenicės, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinės (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjeve tė pėrgjithshme pėr Pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurin dhe jetėn e dha pėr tė mirėn e kombit. Lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht 1912 e pėrgatiten ngritjen e Flamurit nė Vlorė. Nė pėrfundim tė kėsaj flete po e citojmė shkrimtarin tonė tė njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: Kurrė ky vend, kjo anė me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicė e papėrkulur, nuk ka dashur tė dijė pėr asnjė pushtet pėrveq pushtetit tė vet. Kurkujt pra nuk i ėshtė nėnshtruar. E prej ligjeve njerėzore qė vlenin aty diqka ishte vetėm njė: Ai i Lekės

"Luftėn dhe kundėrshtimin ndaj coptimit, do ta ndaloj vetėm kur tė ēlirohet dhe tė bashkohet kombi im" (Hasan Prishtina)
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 22:22   #3
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Hasan bej Prishtina ka qenė njė nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha. Me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci (Drenicė) nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci. Por mbas zgjedhjes sė Hasan beut deputet nė Kuvendin Popullor Turk, mbiemri u kthye nga Polanca nė Prishtina pra, dhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Shovinizmi i xhonturqėve kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, nxiti njė urrejtje tė deputetėve shqiptarė, antarė tė Kuvendit Popullor turk, tė cilėt ndėrrmorėn njė takim tė fshehtė pėr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) nė Shqipėri.

Esat Pashė Toptani morri pėrsipėr krahinėn e Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinėn e Mirditės, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrėn pėrsipėr krahinėn e Toskėrisė. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Europė, pėr tė mbledhur tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri pėrsipėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė, bashkė me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do tė kurorėzonte mė 28 nėntor 1912 shpalljen e pavarsisė sė Shqipėrisė sė zvogėluar.

Hasan Prishtina ka qenė drejtor i sė pėrditshmes ’’ZUKRE’’ (Afėrdita) qė ka dalė mė 1911. Pėr arėsye tė gjendjes sė jashtėzakonshme brenda dy vjetėve gazeta e ndėrroi emrin rreth 20 herė, ku dolėn 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti sė enjtes).

Nė vitin 1914, kur vjen pėr tė drejtuar Shqipėrinė princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministėr i punėve botėrore tė qeverisė sė Durrėsit. Mė 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhė Kadriu), Bajram Curri dhe shumė tė tjerė formojnė Komitetin ’’Mbrojtja Kombėtare e Kosovės’’ me pėrfaqėsuesit e tyre nė Romė dhe nė shtetin mėmė Shqipėri.

Hasan Prishtina mė 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministėr dhe ministėr i jashtėm, por mė 10 dhjetor 1921 ai jep dorėheqjen mbas kundėrshtimeve tė disa deputetėve qė i kryesonte Ahmet Zogu. Kėshtu, pėr tė shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve, Prishtina mbetet vetėm deputet i atij Kuvendi.

Me vendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Mbretėrisė Serbo – Kroate - Sllovene mė 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi tė drejtėn e deputetit nė Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Hoxhė Kadriut dhe shumė udhėheqėve tė tjerė nga Kosova dhe filloi ndjekja pėr eleminimin e tyre. Kjo ishte marrėveshja qė bėri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtėm tė mbretėrisė Jugosllave z.Ninēiē mė 1922.

Nė janar tė vitit 1922 qeveria e Tiranės lidhi marrėveshjen qė ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinėn dhe udhėheqėsit e tjerė kosovarė edhe brenda territorit tė shtetit shqiptar.

Nė fund tė muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritėn kundėr rregjimit serb nė Kosovė. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbėshteti. Mbas kėsaj 3500 shqiptarė tė Kosovės u pėrzunė nga trojet e tyre pėr nė Turqi.

"TRADHĖTARI" HASAN PRISHTINA

Mė 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė.

Pėrfaqėsuesit e Kosovės Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundėrshtuan pėr genocidin qė ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Mbas rrėzimit tė qeverisė sė Nolit mė dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmėn e serbėve Hasan Prishtina largohet pėrgjithmonė nga toka e mėmėdheut, pėr t’u vrarė mė 13 gusht 1933 nė Selanik nga dorėsi i Ahmet Zogut.

Deri nė vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilėsuar tradhėtar i kombit shqiptar. Kėshtu mbreti Zog e vrau, atėherė qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhės e rivrau, sepse pseudohistorianėt shqiptarė shfrytėzuan deri mė 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse pėr tė bėrė historinė e Shqipėrisė dhe vlerėsimet e disa figurave tė ndritura politike shqiptare. Shumė dekada pas vrasjes sė Hasan Prishtinės, eshtrat u sollėn nga Selaniku pėr t’u rivarosur nė njė copė tokė nė Kukės, pranė kufirit me Kosovėn.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 22:23   #4

Vjetėr 27-03-09, 22:24   #5

PASURIA E HASAN PRISHTINĖS NĖ SELANIK

Hasan Prishtina ka qenė shumė i pasur, por pasurinė ai e shkriu pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Ai pat mbledhur tė holla pėr tė ēuar nė shkollėn normale tė Elbasanit’ djemtė shqiptarė nga Kosova. Pasuri e patundėshme qė i ka ngelur ende dhe qė njihet botėrisht ėshtė njė ndėrtesė shumė e madhe qė ndodhet nė qendėr tė Selanikut, anės detit nė rrugėn Vasilis Ollga (dikur zonė e privilegjuar). Ndėrtesa ėshtė trekatėshe dhe rrethohet prej njė oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katrorė, vlera e saj nė tregun e shitjeve tė banesave me truall arrin nė shumė miljon dollarė amerikan. Thuhet se mjaft vite mė parė pronėn e kėrkoi e mbesa e Hasan Prishtinės, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtėpia ėshtė pronė shtetėrore dhe funksionon si shkollė dhe Instuticion bamirės pėr personat shurdhmemecė dhe tė verbėr. Kjo ndėrtesė pėr shqiptarėt ka njė vlerė historike. Vendosja nė murin e saj tė jashtėm e njė pllake memoriale ėshtė gjėja mė elementare pėr indentitetin e ndėrtesės dhe kujtimin e kėtij personaliteti. Ėshtė e drejtė dhe detyrė qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė kėrkojnė qė kjo pronė e njeriut qė nuk e ndali luftėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare tė njihet dhe tė zotėrohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirė me vdekė nėpėr malet e Kosovės, se sa kolltukun e turpit nė njė ministri nė Stamboll. Dhe fitimi i sė drejtės do tė ishte njė shpėrblim i merituar, njė peng nderimi pėr kėtė burrė tė shquar shteti.

PĖRSHKRIMI I ATENTATIT NGA GAZETA GREKE "MAQEDONIA E RE" Shkrimi i mė poshtėm ėshtė marrė nga gazeta greke "Maqedonia e Re’’ e datės 14 gusht 1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, nė Selanik, ku ėshtė shėnuar se ai ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme "Shkolla e tė Verbėrve’’. Gazeta e kohės pėrshkruan vdekjen tragjike tė atdhetarit, politikanit tė madh Hasan Prishtinės. Ja dhe pėrshkrimi: "Njė tjetėr vrasje qė u bė nė rrugėn Ēimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nė qoshen Ēimisqi nė Vogaxhiku, pėrpara bakallhanes ’’IVI’’. Shqiptari Ibrahim Ēelo, 28 vjeēar, i papunė, qėlloi pesė herė ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinėn. Vrasja u krye nė orėn 2 mbas dite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhėtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane ’’IVI’’ dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtenė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes. Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė ti ikė rrezikut prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e tregėtores ’’Beharnae’’ tė cilės ia dėmtoi tendėn, por rimori veten, pėr t’u turur drejt rrugės ’’Paleon Patron’’ ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorėzua rojes sė policisė. Por nuk mundi t’i ik egėrsimit tė turmės. Kalimtarėt qė e ndoqėn dhe banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese, pa ditur indetitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrsisė qė tregoi vrasėsi ndaj viktimės, sa panė tė vije skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasėsin. Ndėrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtonte antentatorin, turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė pėrgjysėm vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte nė njė tjetėr shtėpi, nė rrugėn ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtėpisė, i cili nxitoi tu mbyllte derėn e jashtme turmave tė zemėruara. Pas pak mbėrriti sekretari i policisė, nėntogeri z.Zografo, dhe vrasėsin e transferuan me motoēikletė nė Seksionin e tretė tė policisė. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagėt, u dėrgua ndėrkohė nė Spitalin Popullor, ku trupit tė tij iu bė autopsia. Nė orėn 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me pėrkthyes, pyeti vrasėsin nėse e njeh gjuhėn greke, ai u pėrgjigj se njeh gjuhėn shqipe, frėnge dhe gjuhėn turke. Vrasėsi nėnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Planet, thotė antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjet ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajne tradhėtar. Ibrahim Ēelo jetonte nė Nikea tė Francės dhe ishte tregėtar frutash, ishte i martuar me njė spanjolle, me tė cilėn kishte dhe fėmijė. Atje u njoh pėrpara disa vitesh me Hasan Prishtinėn, qė ish shpėrngulur nė Nikea pėr hir tė shlodhjes dhe kishin lidhur marrėdhėnie familjare. Gjatė njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar pėr rininė, vėrshtirėsitė qė kishte kaluar pas largimit nga Shqipėria nė Turqi dhe Bullgari. Nė Turqi pat gjetur miq tė vjetėr dhe bashkėluftėtarė kundėr xhonturqve. Morri pjesė nė njė shoqatė tė fshehtė me bashkatdhetarėt e vet pėr ēėshtjen shqiptare".
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 22:26   #6
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

(Azem Bejtė Galica me Nusen e Maleve - Shotė Galica)

Azem Bejta u lind mė 10 dhjetor 1889. I rritur nė gjirin e njė familje me tradita luftarake e patriotike, qė nga fillimi u pėrcaktua pėr luftė tė pakompromis me secilin qė do t“i cenojė vatrat e tė parėve.
Si fėmijė pėrjetoi ngjarje tė hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranė babanė dhe ia dogjėn shtėpinė, duke i lėnė tė pastrehė. Rropatjet e kėsaj familjeje nėpėr dallgėt e egra tė jetės ia forcuan ndjenjėn e atdhedashurisė dhe ia ngritėn nė njė ideal tė pashuar, pėr tė cilin e dha edhe jetėn. Tiparet e njė trimi tė paepur dhe tė njė vizionari tė mprehtė u manifestuan qė nė rininė e hershme tė kėtij djaloshi. Si i vogėl dallohej nga moshatarėt. Ishte i zgjuar e i shkathtė. I pėlqenin shumė kėngėt e trimėrisė dhe rrėfimet e pleqėve pėr ngjarje tė ndryshme nga historia kombėtare. Nė odat tona - shkolla, mori mėsime tė mira. Ky shpirt i shėndoshė qėndronte nė njė trup tė shėndosh, siē do thoshin latinėt. Edhe pėr zhdėrvjelltėsi ua kalonte tė gjithėve. Nė mundje, me ēobanė ishte i pari. Por mbi tė gjitha atė e cilėsonin trimėria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkėn e dajės, e pati plagosur njė serb tė Selacit, (Stojanin) tė cilit ia kishin frikėn tė gjithė.
Shumėherė burrat e Selacit (dajėt e tij) dhe tė Galicės bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajėve apo babait? Kur nxeheshin shumė i qetėsonte plaku i urtė i Galicės, mixha Rexhep duke u thėnė: «O burra, pse po lodheni aq shumė. Kah t“gan mirė asht, dajtė tirma e babėn trim.»
Gjatė viteve 1910 - 1912 shpėrthyen kryengritjet e pėrgjithėshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare. Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli nė Drenicė, ku e dha kushtrimin pėr njė luftė mbarkombėtare kundėr Perandorisė osmane.
Edhe Azemi, 20-vjeēar, u radhit nė ēetat kryengritėse tė Drenicės, tė udhėhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanėt ishin nisur pėr luftė pėrbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalė e i shoqėruar nga disa trima. Nė mes tė shumė trimave i ra nė sy djaloshi sypatrembur e i etshėm pėr luftė.
- I kujt ėshtė ai djalė? -pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejtė Galicės, Azemi - iu pėrgjigj njėri nga trimat qė e shoqronte.
Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.
Pasi u pėrshėndet me tė ia vuri dorėn nė krah dhe e pėrgėzoi: - Tė lumtė ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dėrgosh nė vend amanetin e babait tėnd, ta vazhdosh, rrugėn e tij luftareke. Kjo ėshtė rrugė e vėshtirė por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bė mal nga gėzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh nė sytė e tu tė etshėm pėr liri. Ai e paska lėnė njė trim qė do ta nderojė Kosovėn dhe mbarė kombin. Me fat rruga e lavdisė, se njė vend qė lind brezni trimash nuk do tė humbet kurrė...
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 22:27   #7
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

B e t e j a t e atyre viteve qenė tė vėshtira dhe tė pėrgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane djallėzore pėr copėtimin e trojeve shqiptare. E formuan aliancėn ballkanike dhe atėherė kur bisha evro-aziatike po bėnte pėrpėlitjet e fundit, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt ishin molisur nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, ato u inkuadruan nė luftė. Kėshtu, mbi tokat e posaēliruara shqiptare, u vėrsulėn si njė lukuni ujqėrish grabitqarė ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej tė kafshojė njė copė mė tė madhe nga trupi i gjakosur.
Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin fatlume, se ua sollėn lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse u sollėn robėri tė reja. Fitorja e 28 Nėntorit ishte gjysmake.

K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatėn shqiptare. U sulmuan ēdo gjė kombėtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e tė tjera, me qėllim qė tė bėhen shpėrngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapėn edhe shumė burgje e kampe turture. Nė Drenicė kampi mė famėkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumė dernicas.
Azem Bejta tė gjihta kėto ngjarje i pėrjetoi vetė, nė vijėn e frontit. Kurr nuk iu nda luftėtarėve tė lirisė. Mori pjesė edhe nė Betejėn Legjendare tė Merdarit, betejė kjo shumė e ashpėr ku mbeten mijėra tė vrarė.
Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditė ishte mbajtur nė stacionin e Tėrnavcit. Pėr ēdo ditė e detyronin tė punoj nė rrugėn Mitrovicė - Pejė. Njė ditė derisa po punonin nė Vojtesh ra nė konflikt me xhandarin qė i shoqėronte (ruante). E qėlloi ēekan duke e plagosur pėr vdekje. Atėherė e dėrguan nė kampin e Runikut. Atje kalonte shumė keq. Jeta ishte e rėndė dhe e mundimshme. Tė burgosurit i kishin futur nė njė baltė tė madhe midis njė livadhi tė rrethuar me tela xhembaēė e me roje tė dyfishuara. Shumė vdisnin nga mundimet dhe torturat. Njė ditė drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetėrore, tė mllefosur, i qesin nė pushkatim tė burgosurit. Azemi arrin tė shpėtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 22:28   #8
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Xhandarmėria serbe, e ndihmuar edhe nga njė spiun shqiptar, vėhet nė ndjekje tė tij. E hetojnė dhe e rrethojnė nė malet e Mikushnicės. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset nė dorėn e majtė (nga ky moment gishtat e kėsaj dore i mbeten tė palėvizshėm). Pas disa orėsh kapet dhe dėrgohet nė burgun e Mitrovicės.
Tė nesėrmen ia arrestojnė edhe tė dy vėllezėrit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkė me shumė tė rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditėsh tė gjithė i nisin pėr nė Serbi. Pak ditė i mbajnė nė Zajeēar e pastaj i transferojnė pėr nė Pozharevc, nė burgun mė tė rėndė tė kohės.
Nė burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa pėr tė mos vdekur. Mbi njė vit e kaluan nė vetmi tė plotė, nėpėr qelitė e nėndheshme pėrplotė lagėshti, errėsirė e myk. Krahas tyre mbi ta pėr ēdo ditė ushtrohej edhe shumė torturė barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatė, ata ishin tė paepur.
Azemi ishte optimist dhe mbante qėndrim burrėror. Kurrė nuk u gjunjėzua as nuk humbi krenarinė. Nė zemrėn e tij kishte zėnė vend dashuria pėr Kosovėn. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij qė po vuante prapa grilave tė hekurta. Tashmė ajo ishte shėndrruar nė njė ideal tė pashuar jetėsor. Gjithnjė shpresonte se njė ditė do tė kthehet nė Kosovė dhe do ta vazhdonte luftėn pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e trojeve Shqipėtare. Shpesh e ėndrronte Kosovėn e lirė. Kėtė ua thoshte edhe shokėve. E shihte veten tė lirė duke vepruar drejt saj. Si nė vegim e dėgjonte zėrin e mekur tė nėnė-lokės qė e thirrte nė rrugėn e nderit, nė rrugėn e pavdekshmėrisė...
Dhe, nuk vonoi shumė, ajo ditė e bardhė agoi. U kėputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytėn rojet dhe, u kapėrcyen telat. Trimi vetė i shtati u gjend jashtė grilave nė ajrė tė pastėr, i lirė, si shqipja e Alpeve shqiptare ...
Organet serbe, ai mėngjes pranveror i gjeti tė hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zėra tė shqetėsuar e tėrė ankth:
- Alo...alo Komanda e Mitrovicės, a mė dėgjoni? Jam drejtori i burgut tė Pozharevcit. Tė lutem, dėgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh njė skandal shqetėsues. Njė grup tė burgosurish ėshtė arratisur. Tė gjithė janė nga rrethi juaj. Atyre u prinė ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarė i kemi gjetur tė mbytur pėrdhunisht. Tė lutem shumė, merri tė gjitha masat pėr t“i kapur, se po e mori vesh lartmadhėria e pat jeta ime...
- Ēfarė, ēfarė?! -u ēarkėdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta tė arratiset nga ai burg me gjithė ato labirinthe enigmatike e mu ne zemėr tė mbretėris sonė. A guxon te ndodhė kjo ore sylesh? Jo, jo ende nuk mė besohet se pėrndryshe do tė ēmendem. Kjo ėshė e tmerrshme, kjo ėshtė fatale. Medet ē“na paska gjetur ne qė do tė kemi punė me te. Kurrė mė organet tona nuk do tė kenė qetėsi nė kėto anė. Lirisht xhandarėt e postkomandave tona le ta lėshojnė Drenicėn. S“do tė ketė qetėsi asė krali ynė nė Beograd. Phu, ju marrtė djalli, ju marrtė, more kukuvajkat e dreqit!...
Tė arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa ēarė kokėn ē“po ndodhte nė qarqet shtetrore. Pas njė udhėtimi tė gjatė e tė mundimshėm, natėn e ditėn, maleve e fushave, tė lodhur e tė uritur, arritėn nė Kosovėn e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
Azemi pa humbur kohė, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojė ēetėn e vetė luftarake. Bashkė me dy vllezėrit dhe disa trima nga fshartrat pėrreth qė u grumbulluan nė Galicė. Nėn hijėn e Qarrit qindravjeēarė (Lisi i vorreve) e shtruan sofrėn dhe u ulėn rreth saj. Nėna Sherife ua solli flamurin shqiptar, qė e kishte ruajtur nė fund tė arkės dhe pasi e shpalosi mirė e shtroi mbi sofėr. Trimat me dorėn e majtė nė zemėr e me tė djathtėn mbi flamur njėzėrit u betuan:

«Betohemi nė kėtė flamur tė shenjtė se sa tė jemi gjallė do tė luftojmė pėr lirinė e kėtyre trojeve.

Betohemi dhe bėjmė be se pėr Kosovė japim jetėn sikurse me le».
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 22:29   #9
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Kjo ēetė, e cila mė vonė do tė bėhet «Nėna e ēetave kaēake te Kosovės», menjėher filloi aksionet e veta luftarake. Kėshtu nisėn edhe ditėt e tmerrit pėr xhandarėt e posteve nė Drenicė dhe pėr spiunėt. Dhe gjatė trembėdhjetė vjetėve, sa ekzisoi kjo ēetė, arriti t“i zhviloj mbi shtatėdhjetė beteja tė suksesshme e fitimtare.

Marr nga libri "AZEM BEJTĖ GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri. Botuar mė 1995 nga shtėpia botuse SHKĖNDIJA, nė Prishtinė.

Bejtė Galica
Dikur, para mė se 200 vjetėsh, Galica ishte njė fshat i vogėl dhe i varfėr siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Nė mesin e atyre familjeve tė pakta shquhej ajo e Abaz Bejtės. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte mė trimi e mė bujari. Azemi kishte vetėm njė djalė, Bejtėn.Bejtau lind nė pranverėn e vitit 1853 nė Galicė. Qė nga fėmijėria, duke qėndruar nėpėr odat e fshatit, mori mėsime tė mira. Aty i lindi dashuria pėr atdheun e vet, pėr popullin shqiptar qė po vuante nėn zgjedhen turke dhe pėr qdo gjė kombtare. Krahas tyre, nė anėn tjetėr, i shtohej urretja kundėr pushtuesve qė nuk po e linin rehat kėtė tokė stėrgjyshore.Azemi e martoi djalin (Bejten) nė moshė mė tė re se moshatarėt e tij, pse ishte mashkulli i vetėm nė familje. E martoi me njė vajzė nga Kutllovci, me tė cilėn i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesė vjetėsh i vdes gruaja e parė dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijėn e Kurt Selacit qė ishte i njohur nė tėrė Shalėn e Mitrovicės pėr trimėri dhe menquri. Me tė i pati edhe tre fėmijė: Azemin, Mihanėn dhe Ademin. Edhe fėmijėt Bejta i edukoi nė frymėn patriotike dhe luftarake. Kėtė e bėnte jo me fjalė, por me veprime konkrete duke marrė pjesė aktive nė qdo kryengritje qė organizohej kundėr hordhive otomane.Qysh mė 1890/91, kur Perandoria turke bėri pėrpjekje pėr ndryshime administrative nė Vilajetin e Kosovės dhe pėr vendosjen e pushtetit nė Drenicė, ai u gjend nė radhėt e para. Siq dihet Drenica i pėrkiste rrethit tė Vushtrrisė. Sulltani ishte i interesuar qė tė krijojė njė rreth tė posaqėm nė Drenicė, nė mėnyrė qė ta kishte nėn sundim tė plotė kėtė trevė tė papėrkulshme. Ai si vend tė pėrshtatshėm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave tė mėdha tė Drenicės, nė mes Polacit, Llaushės dhe Prekazit. Pasi u bėnė pėrgatitjet e duhura filloi puna me ndėrtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet tė dalė nė punė "vullnetare". Pėr qdo ditė lartėsoheshin muret e ndėrtesės e bashkė me to rritej mllefi dhe urrejtja nė zemrat e drenicasve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nėnpunėsit e tjerė tė Sarajit me emrin HAMIDI*vendėsit u ngriten nė kėmbė. Kėshtu, mė 14 janar 1891 afėr 2 000 vetė tė udhėhequr nga Ahmed Delia i Prekazit e sulmuan Sarajin. Kjmekami i ri, Kahremen beu dhe nėpunėsit e tjerė, mezi shpėtuan nga flaka dhe lufta. Saraji u dogj, materiali u shpėrnda dhe kėshtu pashai turk (Xhelil Pasha) dėshtoi, nuk arriti ta nėnshtroj Drenicėn, pėr qka koka e tij do tė pėrfundonte nė kamarėn e turpit.Nė kėtė bejtej tė pėrgjakshme u shqua edhe Bejtė Galica. Ai u kishte rėnė nė sy edhe auktoriteteve turke dhe pas disa ditėsh arrestohet. Bashkė me njė grup kryengritėsish dėrgohet nė Shkup. Pashai turk kishte dalur nė ballkon dhe po i vėshtronte tė arrestuarit qė ecnin kalldrėmeve tė pluhrosura. I bėri pėrshtypje njė burr i hajthėm. me tirq tė zi e plis tė mprehtė nė kokė, i cili ecte krenarisht dhe me njė mospėrfillje. I urdhėroi rojet qė t“ia brenda ashtu duarlidhur. Posa u fut i arrestuari nė zyrė pashai e pyeti si tė quajnė more djalosh i padėgjushėm?-Bejtė Azemi, por tė gjithė me thėrrasin Bejtė Galica, -iu pėrgjigj ai gjakftohtė e duke e shikuar nė sy.-Hė, more lanet (shejtan) a e sheh se Perandoria jonė i ka duart e gjata sa t“ju arrijė edhe nė ato malet tuaja tė egra, ku gjeten vdekjen mijėra e mijėra ushtarė tanė- vazhdoi pashai.-Ore pasha- iu drejtua Bejta- vėrtet Perandoria juaj i ka duart e gjata, por jetėn e ka tė shkurtėr. Ato trojet tona, ku rriten shqipet nuk durojnė t“i shkelė kėmbė e huaj. Nuk janė mėsuar nė robėri. Burra e gra luftojnė. Edhe vetė toka, po s“pati kush ta mbrojė, hapet dhe do t“ju pėrbijė tė gjallė, por ikni sa s“ėshtė vonė...-Mjaft more zog kaurri - briti me zė hakėrrues pashai i cili e kishte humbur durimin dhe nga nervoza filloi tė dridhej.Ti do te kalbesh ne burgjet tona tė errėta se je nga ajo farė e mallkuar, e cila duhet zhdukur me rrėnjė. Ti na qenkshe mu nga ajo toka e shpallur haram qė quhet Drebice, e cila nga nxori telashe me shum se e gjith europa. Nga ai vend ogurzi ishte edhe Millosh Kopili, i cili mė 1389 me thikė tė helmuar e therri sulltan Muratin I, qė kishte ardhur pėr ta cliruar Kosovėn nga te pafetė. Ai ua ka lėnė amanet qė tė luftoni kundėr nesh. Ka pesė shekuj qė sundojmė tėrė Europėn e ju na e dogjet Sarajin e posangritur. Nė shpirtin tuaj ka hyrė i paudhi dhe s“ju lė tė qetė. Por ai qė ngirtet kundėr perandoris sonė tė Shenjėt do tė pėsoj kėshtu si ti, nė qelitė tona tė ftohta. Nga to do tė dilni vetėm tė vdekur... unė jam katil pėr rebelėt si ju... Merreni e ma shporrni syshė kėtė qafir! -u briti rojeve qė qėndronin gaditu para derės se tij.Vėrtet, Bejta u dėnua me burgė tė pėrjetshėm, me 101 vjet.-Me 1902 Porta e Lartė vendosi tė bėjė reforma nė Vilajetin e Rumelis. Pėr zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti nė Shkupė mė 12 dhjetor 1902. Ai pėr t“i mashtruar dhe pėrvetėsuar shqiptarėt nė pėrkrahjen e reformave menjėherė e bėri amnestimin e disa tė burgosurve. Nė mesin e tyre u gjend edhe Bejtė Galica, i cili pasė 11 vjetėsh doli nga burgu i Shkupit.Edhe pas daljes nga burgu Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhėheqės i luftėtarve nga fshatrat: Galicė, Dubovcė, Mikushnicė, Beqiq dhe Krasaliq. Nė muajin shkurt te vitit 1902 i pėrfaqėsoi keto fshatra nė tubimin e kretėrve tė Drenicės qė u mbajt nė kullėn e Ahmet Delisė nė Prekaz. Aty u vendos qė tė mbahet sa mė shpejtė njė kuvend i ngjashėm me ato tė Gjakovės dhe tė Llugės.Mė 26 mars 1903 mori pjesė nė fushėn e Morinės, nė Kuvendin historik tė Drenicės, tė cilin e udhėhoqi Ahmet Delia. Nė te u vendos tė kundėrshtohen reformat turke. Pas tri ditėsh, mė 29 mars, mijėra dernicas, nėn dretimin e Ramė Lutanit e morėn Vushtrrinė pa pengesa tė mėdha. Tė nesėrmen u nisen pėr nė Mitrovicė pėr t“u ndihmuar vėllėzėrve shaljanė, tė cilėt e kishin sulmuar qytetin dhe kėrkonin dėbimin e menjėhershėm tė konsullit rus Shcerbinit. B e t e j a qe e pėrgjakshme. U vranė mbi 300 shqiptarė. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qėndronte edhe Shcerbini, i cili edhe komandonte. Njė ushtar shqiptar nė ushtrinė turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parė kėto skena tmerruese e dredh pushken dhe e qėllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditėsh. Edhe nė kėto luftime u dalluan trimat qė i udhėhoqi Bejtė Galica.Lėvizja anti-turke sa vinte e shtohej. Kryengritsit shqiptar kishin pėrfshir mbar Kosovėn. Nė muajin korrik 1907 shpėrtheu revolta e armatosur nė Drenicė. Tė gjithė kryengritėsit e kėsaj treve ishtin grumbulluar rreth Rezallės dhe Devicit.Shemsi Pasha me forca tė shumta gjendej nė Mitrovicė. Atij i erdhi urdhri nga Stambolli qė sa ma shpejt tė shuhet me gjakė kjo kryengritje. Ky menjėher i nisi dy taborre nėn drejtimin e major Vehbi Efendiut pėr nė Drenicė. Posa arritėn nė Llaushė krusėn pushkėt e para. Vehbi Efendiyt iu desh tė zbres nga kali dhe ta ruaj kokėn e vet. Beteja e pėrgjakėshme e cila zgjati tėrė ditėn, u zhvillua midis Rezallės dhe Devicit. Aty mbesin te vrar shumė shqiptarė, nė mesin e tyre edhe njėri nga prijėsit e betejės- Bejtė Galica. Ai kishte mbetur keq pėrmbys. Njė ushtar i kėsaj ane e njeh dhe don ta kthejė mbar Vehbi Efendiu iu kėrcėnua: - Largohu more edepsėz se po tė kėpus me kamxhik. Ai ėshtė harambash qė ka kundėrshtuar dovlentin. Ashtu le tė vdesė, pėrmbys!Kėshtu, nė muajin korrik 1907, nė fushėn e nderit ra heroikisht patrioti dhe luftėtari 54 vjecar, Bejtė Galica. Pas njė jave turqit ia dogjėn shtėpin nė Galicė duke i lėnė pa kulm mbi kokė Sherifen me dy thjeshtrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fėmijėt e vet: Azemin, Mihanen dhe Ademin.Me vrasjen e Bejtė Galicės nuk u shua rezistenca e armatosur nė kėtė familje trime. Rrugėn e tij do ta vazhdojnė tė bijtė, sidomos djali i tretė,
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 22:40   #10
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

HAMEZ JASHARI

Nė qendrėn e Dardanisė ilire, gjėgjėsisht tė Kosovės sė sotme, shtrihet Drenica heroike. Kjo trevė kreshnikėsh, qė nė antikė njihej me emrin Klapotnik na e pėrkujton qdo herė historinė tonė tė lavdishme nė shekuj. Ky emėr kaq i dashur dhe krenar pėr ne, gjithmonė ka qenė dhe ėshtė tmerr pėr armiqtė tanė. Sa e sa herė armiq tė ndryshėm provuan ta zhdukin nga faqja e dheut, por i lanė eshtrat nė te. Kjo fole trimash u bė sinonim i rezistencės dhe i qėndresės mbarėshqiptare pėr liri dhe pavarėsi kombėtare.
Drenica nuk dihet se si e mori emrin. Mund tė jetė se kjo rrjedh prej fjalės dré - dréri, pasi qė dikur drerė kishte mjaftė nė kėto vise bregore. Drenica pėrfshin njė territor kodrinor ndėrmjet Fushės sė Kosovės nė lindje prej Goleshit e Qiqavicė, maleve tė Carralevės nė jug, malit Mokna nė veri dhe rrafshit tė Dugagjinit nė perėndim. Pra, ajo paraqet njė territor kompakt, njė tėrėsi gjeografike, nė tė cilėn gravitojn mbi 100 fshatra. Nė pikėpamje administrative ėshtė e copėtuar dhe fshatrat e saja u takojnė disa qendrave komunale: Skėnderajt, Gllogovcit, Lipjanit, Vushtrrisė dhe Malishevės.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 22:46   #11
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Drenica e Kuqe
Edhe pas vitit 1455, kur Kosova pėrfundimisht ra nėn sundimin turk, Drenica mbeti e papėrkulur dhe e panėnshtruar. Kjo zgjati (mbi 400 vjet) deri rrethviteve 1850-1860, kur njėfar Jashar Pasha, sundimtar i Prishtinės, i pushtoi disa fshatra tė kėsaj treve, tė cilat sot e kėsaj dite njihen me emrin Drenica e Pashės. Siq tregojnė pleqtė, ky farė pashai erdhi nga drejtimi i Prishtinės dhe pa ndonjė kundėrshtrim tė fortė i pushtoi fshatrat deri te Qikatova. Kur e dėgjuan kėtė drenicasit e morėn si dhunė nderi, fyerje tė rėndė dhe ia kthyen pushkėn, duke mos e lėnė tė shkojė mė tutje. Kėshtu pjesa tjetėr e Drenicės, qė nuk u nėnshtrua por i mbrojti trojet e veta me armė e me gjak, u quajt Drenica e Kuqe. Pra, qė nga ky moment historik, Drenica ndahet nė dy pjesė.
1) Drenica e Kuqe ose Drenica e Epėrme, nė veri, qė pėrfhsin pjeshėn dėrrmuese tė fshatrava, afer tetedhjete fshatra.
2) Drenica e Pashės ose Drenica e Ultė, nė jug, qė pėrfshin diku rreth 20 fshatra.
Sidoqoftė, Drenica nė historinė tonė kombėtare, mbetet territor i qėndresės shqiptare, qė secilit pushtues i rezistoi me armė nė dorė. Qė nga
Beteja e Kosovės (1389) e deri mė sot, nga kjo trevė dolėn njerzė qė me pushkė e me penė luftuan pėr qlirim dhe pavarėsi kombėtare. Kėshtu, nė luftėn e parė kundėr osmanėve, nė Betejėn e Kosovės, trimi drenicas, Millosh Nikollė Kopiliqi (nga Kopiliqi i Skėnderajit) do ta plagosė pėr vdekje sulltan Mratin I . Edhe nė luftėn e mėvonshme antiosmane, qė e udhėhoqi Austria, morėn pjesė shqiptarėt. Mė 1689 pas Pikolomenit kishte rreth 6000 shqiptarė, shumica drenicas.

Emri
Drenicė ua shtinte frikėn armiqve. Edhe vetė sulltanin nuk e linte tė qetė nė Stamboll. Sa e sa fermane u nėnshkruan e sa e sa koka pashallarėsh u prenė pėr tė, por kot. Tėrė Ballkani dhe Evropa ishin qetėsuar e nė Drenicė ende s“kishte pushtet tė plotė turk. Edhe atėherė kur provuan ta vėjnė pushtetin, mė 1891, dėshtuan: Saraji Hamidije nė mes Llaushės, Polacit e Prekazit u rrėnua plotėsisht ndėrsa kajmekami me gjithė nėnpunėsit e tjerė u dėbuan brenda natės.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-09, 23:06   #12
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Drenica

...une jame i Bindure se mos te ishte Drenica dhe Vlore ne sdo te kishim as shtet Shqipetare e as Kosovare...

...Drenice kam shume respekte per ty je Lulja e bukuris Shqipetare je Themeli i pathyer i Shtetit...

tungiii
__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-03-09, 00:07   #13
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga krijuesiii
...une jame i Bindure se mos te ishte Drenica dhe Vlore ne sdo te kishim as shtet Shqipetare e as Kosovare...

...Drenice kam shume respekte per ty je Lulja e bukuris Shqipetare je Themeli i pathyer i Shtetit...

tungiii
-------------------------------------------------------------------------------
Mund te them se e njoh at zonė Drenicen - vertetė ajo zonė shqiptare ka nje atdhedashuri shum interesante -
esht nji zonė patriotike e jashtzakonshme -meqense tash ne kto kohra fatkeqsisht ka ndryshua njeriu shqiptarė -------
nuk e di se si esht sot ------
por dikurė si e mbaj ne mendė-
at zonė ----------
dashuria per atdhe si aty ishte veshtir me pa dikun tjeter-
teper dashuri e flakt shum teper diqka ---

se kah e si ju buronte kjo dashuri per atdheun neper shekuj-
e si e qysh -
kjo esht e veshtir per tu spjeguar ---
ndoshta vet vetiu neper shekuj esht kultivuar nji ndjenjė e tillė por me vjen keq se keto kohra qe erdhen kohra teper egoiste kohra qe ndryshuan njeriun ne koosovė e ne trojet shqiptare -
patriotizmi sot nuk qmohet sa duhet dhe kjo esht fatkeqsi e madhe se ne qfar gjendje kemi ardhur
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-03-09, 00:09   #14
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anėtarėsuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga krijuesiii
...une jame i Bindure se mos te ishte Drenica dhe Vlore ne sdo te kishim as shtet Shqipetare e as Kosovare...

...Drenice kam shume respekte per ty je Lulja e bukuris Shqipetare je Themeli i pathyer i Shtetit...

tungiii
Paj tybe jam mbes Drenice dhe krenohem,...por,trima e trimeresha ka ne kater ené té Kosovés dhe té Shqipérisé ...

Nuk ésht ne dobi té kombit té shiqojm kaq ngusht ...
__________________
Nuk ka rėndėsi ku dhe si keni jetuar. E rėndėsishme ėshtė ēfarė keni bėrė aty ku keni qenė. (Xhorxha O’kife)
Shqiptare_ne_Turqi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-03-09, 00:27   #15
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Un mendoj se drenica e pjese se poshtme nuk duhet te quhet drenica e e pashes-
esht ky nji gabim-
sepse ne kohrat kur kjo ndodhi qe pashai erdhi deri ne qikatovė dhe shqiptarėt drenicas i dolen me kmesa sopata e kosa para -sepse ai kerkonte desh te pjekur dhe qika shqiptare ne qader-
per ushtrin e ti prandaj shqiptarėt nga drenica u ndezen keq flakė pasi qe ky lloj poshtrimi ishte kunder kanunit kunder nderit te shqiptarve kundrr tradites shekullore nji sjellje e tillė e ndyrė nga pashallaret turq qe vinin njeri pas tjetrit per ta nenshtruar drenicen -
dhe ju quan fjalė drenicasve te ja bejn per hajr sundimin e te ju qojn desh e qika ne qadra pashallarve-
Katundet deri ku kishte ardhur pashai turk nuk ishin te shkelura por aty ju zu pritė shum her pashallarve ishin zona te caktuara deri ku lejoheshin me hy ushtria turke qe pastaj drenicasit te ngriteshin me vrull e hakmarrje dhe nuk mund te quajm drenicė e pashes at pjesen andej pasi qe edhe ata luftuan dhe as yta turku nuk mundi te ngulet pra iku edhe nga andej -
duke qenė se neper shekuj esht e lame me gjak ajo anė dhe pikrisht per shkka k u quajt e kuqe un mendoj qe komplet duhet te quhet e kuqe ashtu siq esht qujtur edhe para ardhjes se pashallarve aty -
Ne kohen kur thuhej drenoca e pashes per disa fshatra ne jug te drenices mendohej vetem deri ku kishte arrit me hy pasha por jo se u shkelen ato fshatra pra ushtria disa her ka mundur me hy por gjithmonė kan ik me humbje te pergjkur nga betjat e mdha e ma te vogla -
prandaj 500 vet rrezstencė turkut pasta bullgarve serbbve e te tjerve Drenica meriton te quhet kompplet ekuqe se pse ne qdo fshat u derdh gjak dhe le te quhet e kuqe komplet e jo te behen dallime ajo pjesa jugore e drenices te quhet e pashes vetem pse pashai ne kalim ka a hy aty -
por plani ka qenė q eme qeillim ti lenin pashallaret me hy deri ne dia zona pastaj ju binin me rrreptimė-
qaush pasahallarė kajmekam nizam ushtri neper shekuj aty jan ndjekur dhe jan perzanė te pergjakur prandaj le te quhet e kuqe Drenica shqiptare e Kosoves komplet e kuqe jo vetem pjesda e perme
sepse pashė nuk ka ma andej dhe meqense te gjith kan marr pjes neper kryengritje shekullore
nga secili fshat e nga familjet nga dy tre mashkuj neper shekuj le te quhet pra e kuqe drenica shqiptare e kosoves iliro dardane -komplet le te quhet pra drenica e kuqe edhe zyrtarisht siq esht quajtur neper shekuj dhe emri e kuqe i vjen nga derdhja e gjakut neper shekuj qysh nga kohrat e hershme historike le te quhet komplet e tillė pra -----------zyrtarisht

lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.