Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-01-13, 21:56   #1
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

...

Sa shume kam per te thene Mjeshter ... sa shume kam per te te thene me kete penden time qe ka filluar ta brej koha ...mbase edhe ngjyra ka filluar te thahet Mjeshter!!!

...shkathtesia me eshte zhvilluar koheve te fundit,por si duket penda dhe ngjyra do me zhgenjejne kesaj rradhe ...nuk di ku dhe si te mobilohem e te shpreh gjithe ate qe dua te shpreh,gjithe ate qe pa meshire tenton ta grryej letren e pafajshme ...


Ndoshta dikur ne oret e vona,po nuk me tradhetoj penda dhe ngjyra do arrij te hedhe gjithe ate mundim per letren ...ndoshta...


Sa dua te dij,ah sa dua te dij nga i ndjeve goditjet e shpirtit tim ne ato momente,si eshte e mundur ???!!! Si ka mundesi fantazia te ndjej goditjet ndaj nje shpirti te huaj deri ne ate mase...ah,sa dua ta dij...

.


__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alima : 10-01-13 nė 21:57
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-01-13, 02:05   #2
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Kalorėsi

Njeriu, c`kompleks nė vete kjo qenje
Vallė, ku mbaron kujtesa e Idilės
Shpėrfillja ishte miku mė i pa-mposhtur
Kush ishim dikur, askush
Po nesėr, prap askush
C`fuqi ishte kjo qė na rrėmbeu pa-dashur
C`emocione bredhin jo-virtualisht
Pse kishe frikė nga ndihma ime
Tė gjitha kėto pyetje i kishte pėrpunuar, pranuar, eksploruar..
Ajo nuk pėrkulej, e dinte se mė ka, mė do, se do i shkoj i gjallė
E dinte se nė agimin e ditės sė Re sėrish afshi do i vlonte deri nė takimin e buzėve
E dija edhe unė se c`po ngjante nė rrethin e Fildishtė
Ndjesia e saj kishte kaluar rubikonin e frikės
Ajo po pėrballej dinjitetshėm nė luftė
Guxonte, luftonte, fitonte ajo; prandaj e priste unaza
Kėtejpari, krejt kalimthi kisha kaluar
Pa-vėrejtur asgjė tjetėr pėrvec syve tė saj
Mprehtėsisė sė shprehjes, vringėllimes sė saj nė pendė
Eh po, goditja kthehet vetėm me kundėrgoditje
Kėshtu mė kishte mėsuar shpata e ashpėr e Jetės
E si mos t`ndaloja, si mos t`a merja me vete rrugėve Kalldėrėm
Vrap drejt Portės, drejt Ėndrrės sė bukur blu
Sepse, ajo mė duhej, na duhej tė gjithėve..
Teksa kishte mbushur kushtin e kriterit pėr jetė
E dinte ajo por edhe ne

Prandaj qesheshim, jo se na qeshej; porse duhej!

E kėsaj DUHEJ, ne i shpallėm Luftė!

Atje diku nga brendia e atomeve tė Kėshtjellės
Jehonte zėri i Fitores
Do Ngadhnjejmė!
…
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-01-13, 22:24   #3
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Eja tash! Do ikim sė bashku drejt saj!

Eh po
miq, lexues tė dashur
kėshtu interpretohej bota e saj prej koraleve
atje thellė diku shumė thellė
ne kishim Teritoret tona ku bėhej jetė
qė tė arrije deri nė ato thellėsi Oqeanesh
tė duhej shumė investim, mund e sakrificė.

Paramendo c`valė, c`dallgė, c`shtypje
kub uji mbi supe duhej tė duroje
c`kufij duhej tė kaloje deri nė gravitacion tė ndikimit S.
me c`egėrsira nėnujore do sfidoheshe pėr t`arritur te ajo?
c`beteja, c`lufta ishin kėto e dinim vetėm ne
sidoqoftė, ajo s`mė pėrfillte
jo se nuk donte
porse gjithnjė e kishte pėr qėllim
respektimin e Sovranit tė saj e, pastaj..!

Dinjiteti modest, Personaliteti si Zonjė e parė nė Kėshtjellė
detyrimisht obligonte respekt
pa cka se, ca prej shėrbėtorve naiv nė Pallat
nė tė shumtėn e rasteve
nuk mund tė ballafaqoheshin me prezencėn e saj
pėr cudi, ca prej tyre mė me pushtet
vdisnin nė mėrinė e tyre botėvogėl, c`mizerie?!
Megjithėkėtė ajo kishte konsideratė edhe pėr kėtė lloj
prandaj e kisha emėruar S.!

Jo rrallė herė mė ka ngjarė qė pėrgjatė jetės
tė takoj ndonjė Bletė qė kishte humbur
fuqinė e fluturimit sa pėr t`u kthyer nė Folenė e saj tė ngrohtė
me pėrplot maje Nektarėsh
mė ka ndodhur t`a mar nė duar
pėr ca caste, t`a mbaj e ruaj si Fėmiun
t`ia ushqej shpirtin
pėr t`ia mundėsuar rrugėtimin deri nė realizimin e qėllimit tė saj.

Eh po,
miq, lexues tė dashur
i moqėm jam bėrė nė kėto caste
ajo kishte nevojė tė shprehej edhe atėhere kur nuk ishim pranė
madje, edhe atėherė kur unė isha nė Beteja.

T`a fitosh ndonje dashurickė, nuk ėshtė ndonjė rezultat i vecantė
sa t`a kuptosh njė emocion, njė fije ndjenjė por, sinqerisht
prova ishte fuqia e suksesit qė tė solli nė vendime serioze
gjegjėsisht nė pikėn Zero
nė fshirjen e kujtesės nga pika ish.

Njė natė, njė kujtim, njė moment Janari..
mund t`a fusėsh nė dorė e t`ia numerosh varrėt e plasjet njė nga njė
Por?
Kurrė dhe assesi njė botė koralesh
dlirėsishė, malli e dhimbjeje, qeshjeje..
nėse nuk i gėzohesh pritjes sė pėrbashkėt dorė mė dorė
drejt ardhjes sė Pranverės me gjithė reliktin gri, nė Gjelbrim.

Eja tash! Do ikim sė bashku drejt saj!
…
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-13, 04:09   #4
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

…
…e rraskapitur!
Te vetmen gje qe deshiroja … veē pak ēlodhje!
Nuk e di a me ka ngelur ndonje fjale per te thene?! Ēdo gje qe kisha planifikuar te them deshtoj …dhe si pergjigje i dhashe nje te qeshur…

...-"Te lutem me thuaj",…"-dua ta thuash, a do te ma thuash "???"-Thuaje njehere :-Jete e ashper ,ēkado qe ndodhe ,do te vazhdoj te luftoj me ty"‘… -"thuaje" …
Qesha!...,nuk gjeja fjale per te thene fjalet veēse te pregaditura nga Mjeshtri …

Jam person qe ēdo gjeje i gjeja pergjigje dhe nuk kam frike, andaj edhe kesaj pyetje nuk do t`i ngelja e heshtur edhe pse ishte e rende...Buzeqesha,e buzeqeshja tek fytyrat tona nuk lulezon kurdohere... Jeta ne deshprrimet me te hidhrta tethote, kjo eshte vetem nje fillim ngase kjo s`do te jete as buzeqeshja e pare dhe as loti i fundit.
Ka shume kohe qe une sikur-seve u kam dhene fund Mjeshter ,dhe sapo takoj perseri boten time ne udhekryqin e jetes kujtoj fundin!
E dij qe e mendon te miren time, e dij !
E dij edhe se don ta terheqsh vemendjen time nga ēdo gje tjeter…e dij!
Jane plotesuar te pamundurat dhe une mundohem te hyje ne brendine e keltersive si ylberi pas reve. E gjetur para kesaj situate, e deshperuar pergjate jete arrita ta kuptoje se ajo qenka nje hiē, dhe jetohet sa per te jetuar!
Mund ta pershkruaj keshtu Mjeshter :
-Fizionomi e gangrenes, qe tani buzeqesh me dhembet e saj te bardhe ..njekohesisht, duke fshire jarget ngjitese ,keshtu mund ta pershkruaj…. pra,kafshon ndjenjat, damaret, organet….
Me duket Mjeshter sikur pafajesia don te hap me teper ato dritare per te fluturuar me ne funde nga burgu i ēelikt i jetes te ngrohte edhe kur ambienti perreth ishte i ftohte, akull…

.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-13, 23:13   #5
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Superforca e Ndėrgjegjes

Tė kota janė sygjerimet alternative, madje dispkrepante
tė kota janė edhe konstatimet para aktit tė kryer
ligjet nuk njohin gjithnjė saktėsinė strikte
edhe ato thehen para komandave bindėse jasht cdo realiteti ekzistent
Superforca e ndėrgjegjes tėnde kalon Ylberet
ajo arrinė deri nė Simetritė Kuantike
duke shpėrthyer pėrmes 7 palė Qiejve
si Rrezja e Dritės sė Yllit tė Lindjes
dhe,
kėtu fillon, rrėfimi-shtegėtimi i saj
Mrekullia, qė tashmė Jeton nė Ty!

Pyetja nuk tingėllonte e rėndė, sa pranimi i saj
ai tashmė ishte mė i fortė se kurrė mė parė
e dinte ai padyshim se pėr c`vlerė
ishte krenar, ballėhapur, i ashpėr para cdo konsekuence
"cmenduria" ishte mėkati me i vogėl i pafajsisė
prandaj ēartej!
ai donte rezulatet, fitoret, bindjet nė to
shikimi i tij thente cdo goditje qė drejtohej
padrejtėsisht drejt Kredos sė saj
ajo tashmė e kishte kuptuar dimensionin e gjendjes sė tij luftarake
ishte mobilizuar, forcuar, kishte harruar veten
nė lojė kishte hyrė edhe njė Damar i saj, vendimtar
kėtu filloi Beteja Frontale e ngadhėnjimit
cėshtja ishte, mere ose lėre!

Sėrish do kthej nė kėtė Odė
pėr tė vizituar Hartėn e Suksesit!

Unė nuk tė lėmoj!

!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-13, 21:37   #6
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Brishtėsia ime, Ti!

Sa me mallė tė kėndoj
zėrin tėnd kur ndėgjoj
sa me mallė Poezi tė lexoi
nė gjumė para se tė vė si Fėmij
flej-flej qetė Brishtėsia ime ti.

Po kush mė bukur shprehte se ai
gjithė gėzimin me lot nė mallėngjim
dhe, gjithė zemėrimin nė pikėllim
po kush qante pėr Brengėn tėnde
pėrvec kitarės sime
flej flej qetė Brishtėsia ime ti.

Eeee ooo Shpirtė
eja mos mė le tė ngrij nė vetmi
nė kėtė natė pa fund ikėn tė gjithė
asgjė nuk lėvizė pėrvec qerpikut tėnd para syve tė mi
Eeee ooo Shpirtė eja ti, Poezia ime gri
nė mendjen time inspirim.

Nėse sante jo, sėrish eja nesėr
tė premtoj se do tė recitoj
ndoshta me lot nė sy
se di
ndoshta edhe pa ta, ngaqė..
pyes Kitaren time
c`mė duhet jeta pa ty
mė pėrgjigjet akordi D-C-G
njė pikė Loti ra mbi tė
nxorri kėngėn pa zė
melodi nė heshtje
boshllėk momenti..

Njė zė i panjohur por, i fuqishėm
i papėrshkruar fare erdhi mes nesh
sytė e saj shndrisnin ngaqė e kisha pėr ballė
unė isha i lodhur dhe i hutuar me kitarė nė dorė
ai zė nuk ndalonte vringlluari; thoshte:

A puthmi tash, vec pak!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-13, 23:20   #7
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Une quhem Shpirti i madh.......Linda i vogel, por u rrita shume shpejt nga dashuria qe shpirti i nenes time me dha.....shikoja shpirtrat e shokeve perqark dhe e ndieja se ua kisha kaluar atyre, por ata nuk mund ta vinin re kete.......
Epo deri sot jam rritur duke mos me vene re pothuajse askush dhe trajtohem shume rendom......dhe pse une e di se dita kur te gjithe do e vene re ate se qfare une, shpirti i madh mund te bej.....te trajtohem si i vogel mes me te vegjelve kjo nuk ben per mua....... nuk me kane mesuar keshtu..........
Jam rritur per te dashur, per te dhuruar dhe ate qe dot smund ta fal....jam rritur duke mesuar te mos genjej, te mos bej keq, te mos vjedh askend.........jam penduar qe ndonjehere i kam degjuar edhe ata qe me kane fyer, injoruar, poshteruar, nenvleresuar............. mes njerzve ndodhen ata qe me zemer kerkojne shpirterat e mire, por te jane te vegjel per ti gjetur ata shpirtra dhe keshtu vdesin duke kerkuar.... ndoshta i gjejne por i perbuzin, sepse nuk ju pelqen drejtesia e tyre, i braktisin sepse ju vjen turp nga fisnikeria dhe ndershmeria qe shpirtrat e medhenj kane..............
Une flas te njejten gjuhe si shpirtrat e vegjel, por rralle here kuptohemi. Ne shpirtrat e medhenj bejme ate qe te vegjlit e bejne me cinikeri, dinakeri, por ne e bejme nga dashuria dhe nga femija qe kemi brenda ne shpirt............
Shpesh na quajne te papjekur,sepse vete e kane arritur pjekurine........ ata nuk mund te rriten me,kurse ne nuk piqemi asnjehere sepse gjithe jeten rritemi........ Kjo eshte pjekuria per ne.........
Luajme pa baste, qeshim pa shkaqe, vrapojme dhe kur jemi heret per ne pune, perqafojme dhe japim dhurata ne dite te zakonshme............. skemi kohe te palosim rrobat, jemi rremujaxhinj te lindur, skemi kohe te merremi me hollesira, me keto merren te vegjelit, jemi te zene duke enderruar.............. Ne dashurojme dhe kjo na merr shume kohe...........
Nese doni te na gjeni, ne jemi poshte yjeve, poshte henes, maje maleve, mes liqeneve, neper peme duke luajtur... keta jemi ne..... Ky eshte vendi yne, larg te vegjelve, aty ku askush nuk te thote se te mungon nje kopse, aty ku askush nuk do tia dije se sa bukur je veshur dhe sa i pasur je, aty askush nuk te pyet nese ke diplome dhe ēfare pune ben........... Kjo eshte parajsa jone.......... ne kemi lindur per te jetuar ne keto vende, sepse aty realiteti lind nga jeta.............
E kunderta ndodh ne vendet ku ju rriteni....aty jeta eshte pjelle e realitetit dhe ju kafsheza me sindromen ...bota eshte e imja...... kerkoni te na beni skllever te filozofise tuaj te ceket.........
Une quhem Shpirti i madh..... nese kete emer nuk mund ta keni ju, te pakten ta kene bijte tuaj, qe bijte tane te mos mendojne njelloj si une, por te jene te kenaqur.....................ne parajsen tone, ne parajsen e shpirtrave te medhenj.............
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-01-13, 04:18   #8
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

…

Kishte diēka te veēante ajo mbremje … Me veshtrove me ngulm dhe u fute brenda damareve te mij me ata sy…
Perseri heshtje. “Kush eshte ajo?” Mu duk sikur hape kanaten e dritares brenda trupit tim!
Hė!Perse me dridhet gjithe trupi?
Me mbuluan djerset, sikur te kisha rendur kilometrave te ndjenjave ne kete maraton!
Oh… mjaft… une po vuaj!
Tani m’u qetesuan pak dhimbjet. …Perserite…Perserite edhe nje here. … Kush ben kaq zhurme? Ē’leviz ketu ne gjakun tim? Kush perplas organet e mija?…
Pse sa here them nje fjale ndiej se mundohesh te shkulesh rrenjet e saj ende pa me dale nga buzet e thara Mjeshter!
Ti thua se ato tehe preken mendimet e mia, ndaj une ndiej dhimbje?
…Jo.Por, armet e tyre ata i kane drejtuar tek une.
Mjeshter e dij se keto ēaste shijon vetmine.E dij se pyetesh kush e kishte gatitur ate? Ne ē’menyre? …Ta them nga pervoja se, shija e vetmise eshte … si te theme?… nje lloj opiumi ne fizionomine e gangrenes,qe po tu kujtua njehere e quajta Jete
Ēfare kishte kuptuar ai? Mos valle se dashuria lind me njeriun qe do te dashuroje dhe per kete disa jane te afte dhe te tjere jo?

Ti e din qe te dashuroj. E din se buzet digjen zjarr dhe do vazhdojne te digjen, megjithate kurre s’do perkulen mbi oazin e fytyres tende Mjeshter.
Ndoshta edhe ti kishe dashur e te shpetosh nga kjo gje trishtuese edhe pse nuk e thua?!

Tani mbushet gjithēka me fryme e me gezim …, o Zot, si nuk qene mbushur me pare ?!…
Ere e lagesht mati pas Shtėrngate eshte kjo Mjeshter , ku pikojne pika dhe se koti shtillen re te bardha ne nje qiell pafundesisht te erret dhe pafundesisht te vrenet!…Ja ēka eshte Mjeshter!


E jashtezakonshme,apo jo Mjeshter ?!


.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-01-13, 07:43   #9
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Mesazhi i Tij!

Sidoqė ishte, ai kishte njė Mission Kuantik tė deleguar nė kėtė mes nga Fuqia qė nuk e njifte Terminologjinė Latine. Parandaj ishte jo pranė por, nė Front, nė zjarrin e Luftės.

-Ai ishte i fshirė totalisht, cmenduria ishte shkalla mė ulėt e njerėzisė sė tij, as pėr heshtje nuk lente vend, kėshtu e kishin porositur. Ai me kohė kishte depėrtuar nė Front me Gjeneralėt e vet. Atij si pritej, ishte i pamėshirshėm para se gjithash i mpreht dhe i vendosur pėr qėllimin.

-Pėr c`dridhje fliste Zonja? Ai e dinte se ishin ata tė cilėt e bėnė tė ndihej e tillė ngaqė u besonte nga Pafajsia, Brishtėsia, Paqėsia..! Bile njeri prej tyre mundohej t`a trillonte, isha unė aty nė brendi kur i thash tė mos aktronte. Ai u shtang. Pra, kėrkoja konkretizimin e Betejave qė do mernin hov nė Frontin qė po pregaditej. U krijua pėrshtypja me bindjen mė tė thellė se do e fitonim kėtė Luftė, pa dyshim!

-Po pra, pėr c`djersė ke fjalėn pyeste ai? Kėshtu mė thanė edhe mua nga Komanda lartė, tha kjo; kėtė Maraton e keni fituar vecse u duhet rėnditja strukturore e koordinatave. Pranvera sėrish do vie.

-Edhe ai po vuante me bashkėvuajtjen e saj por i arsyeshem dhe i pathyeshėm para kėsaj Fortune! E dinte ai se kjo Luftė do kurorėzohej me Epilogun e Fitores.

-Ishte shumė e natyrshme kur Bukla hynte nė Magje! Aty vend pėr brejtės mė nuk ka. Kėsaj radhe nuk e kishin sjellur kėtė Zonjė nė Taxi, ajo ishte paralajmėruar mė kohė nga Eprorėt e Gjeneralėve pėr rendin shtėpiak qė do duhej futur nė funksion. Tashmė secili kishte detyrat e ndara deri nė ekzekutimin pėrfundimtar tė armikut.

-Po, shtonte ai! Sepse buzėt kanė nevojė pėr t`i njomur me ujė, me A,- Pikė! Eh pra, prandaj bėhet luftė akoma pa dalė fjala para pike. Ėshtė cėshtje e bindjes dhe interpretimit se si do e formulosh; gjegjėsisht nė c`kontekst?

-Nje mollė mund t`a ndashė nė dysh por, jo edhe Misionin e njė shpirti. Cdo gjilpėrė a kritikė nė jetė ka cmimin e vet, shkakėton dhimbje por, edhe shėrim, pėrmirėsim permanent!

-Ai nuk ėshtė i vetėm, ai nuk pyet asgjė, ai ėshtė nė dijeni pėr cdo gatesė, kėshtu e kishte lansuar Fuqia Kuantike - Lartėmadhėria e tij. Eh po si? Kėtė ceshtje brengosėse do e kuptosh dikur, ndoshta as atėherė.

-Ai nuk e ka pėr qejfi tė flasė pėr kohėn ish. E ka si tullusum, kupton ti?!, ai do rezultate, suksese konkrete, kundėr sė keqes, prandaj ėshtė i ashpėr por, i drejtė nė parim.

-Ai e dinte se dilema e saj duhej pastruar, prandaj prezenca e tij ishte evidente me gjithė mekanizmin e nevojshėm pėr Sukses. Problemi i vetėm nė kėtė rast rezultonte pėr momentin delikat se, ajo akoma po hezitonte nga frika prej frikės qė po dashurohej anise pahetuar shtronte pyetje me tė dy kėmbėt. Kėshtu edhe fillonte suksesi, sepse-Pikė!

-Konstatimet pa prova zakonisht thonte ai rezultojnė shterpė. Ai ishte i kalitur nga Goditjet e Jetės prandaj ia kishin besuar Misionin, mbase Oaza nuk ishte Prioritet pėr Momentin, anise diku me lartė kishte theksuar se do vinte koha e plotėsimit. Ishte ai jashtėzakonisht i vetedijshėm se c`donte.

-Ai nuk insistonte nė qėllime terciare, ishte i qetė nė dukje i ashpėr nė shikim, shtonte se: shpėtimit nga Dashuria e Sinqertė ėshtė vėshtirė t`i bėhet Lak. Ajo ėshtė mė e pushtetshme se cdo Ushtri, ajo nuk njef as kėrcnim as lutje, ajo ėshtė si Pranvera; provo dil ndaloje!

-As tash e as nesėr nuk ėshtė vonė pėr Sukseset e radhės. Vullneti ėshtė i vetmi kusht qė e vėrteton se e ke njėmend clirimin; nėnvizonte ai me bindjen e krijuar, Dėshmitarė e kishte Lartėmadhėrinė!

-Kurrė s`kishte kurrė! Besimi se po i vie erė Bojėselegu nė Odė e pėr-rreth shtėpisė ishte vet fillimi i suksesit-fakt i pamohueshėm, pra t`a shijojmė kėtė erė, e thrriste ai. Ngjante tė nxihej moti, krijoje pėrshtypjen se do vinte breshėri me Fortunė. Ndėrsa, ishte pra Dielli ai qė shpartallonte errėsinė e reve mbi katun. Pyeste ai, tė kujtohet ky detal?!

-As njesitė mė tė sofistikuara kompjuterike nuk po arrijnė dot t`a kalkulojnė me pėrpikėmėri cėshtjen e Jashtėzakonėshmėrisė, konstatonte ai.

-Tek se, Situatė e Jashtėzakonshme prandaj jeni nė Marsh drejt Fitores, citonte!

-Pra! Ka dicka qė vazhdon t`a lumturojė Jetėn. Ėshtė pra, ajo fija e hollė e pejzėve qė ti i njef poaq mirė, sa edhe ai!

*Atėherė, shėndrroje kėtė fuqi qė tashmė e posedon nė kundėrgoditje rrėnuese;

Mesazhi i tij!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-01-13, 18:33   #10
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

...

Nje lot, mu sikur shkrirja e nje fjolle debore…



Shikoj boren si bie fjolle fjolle, sikur flake zjarri i bardhe, ndersa me tundonte nje varg…Por ja qe bora shkrin shpejt e bashke me te edhe marrezia.Keshtu kur endesh mbi nje shtrese te zeze e te dendur pikepyetjesh Mjeshter!
Jemi para nje gjendjeje komplekse, ngado qe ta kthesh, jep te njejtin shembellim,…sa me vie keq!
Kurorezim enderratsh te thurrura me kujdes e ankth pergjate nje jete te tere!
Jeta bene prag gjersa ne te njejten kohe Jeta vazhdon!
Lexoj nervozizem shkronjash te pa shkruara dhe edhe te shkruara , psh:- “Po qe se s’vete, ē’do te ndodhe po qe se s’vete”?!-“Ajo kerkon ndihmen tende duke mos ta thene ”!
Te keshilloj Mjeshter,kur njeri humb toruan, tjetri duhet te jete me gjakftohte…hahaha,..nuk te mbaj lekcione, jo ! Ruaje ekuilibrin ,jo tjeter!Jeta, po i jape goditjet e veta ,ndryshe nuk do ishte Jete,apo jo?!.
E veshur me rroba te zakonshme nuk mundohem aspak te fshehi shqetesimin.
Ē’fuēi,ha?… qe sipas teje, pak i ngjan gruas.
Dialog e ne heshtje…Me qorton per fjalet qenuk i theme dote ,edhe pse edhe ti poaq sa une i zhytur ne drejtim te se panjohures.Zone e pashkelur kurre.
-“Mendimet te zymta ke“-me qortoj ashper !
Prap ne heshtje, aprovova me nje buzeqeshje qe tu duk prej idioti, edhe pse degjove te pathenurat ne heshtje, i perhumbur me ēudite e Jetes !
…“Merre e lexoje kur te kesh nge”,- tha neper dhembe Mjeshtri! -“Jane ca budallalleqe te mijat”, -ashtu i quajti!

Mutacion momenti!

Mjeshter,
vijne ēaste kur njeriu, do s'do, mediton per jeten Vihen perballe si dy te panjohur, pra ,medituesi dhe Jeta..
Atehere gjithe te bukurat humbasin trajten e tyre dhe ato qe as nuk ke deshire t'i ndjesh, te vijne prane, mu perballe, aq te egra saqe nuk i binden as rrjedhes se kohes.Me quan rrebele , ha?!.
Truri te punon i ē’akorduar Mjeshter,mbase nga ēudia e filluar tanime,dhe minutat, oret, ditet, bile edhe vitet moren nje marshim teper serioz s’prapthi!Sa me vie keq , sa me vie keq qe te kame shenderruar ne njeri prej letre, te lehte, te zhgarravitur mbare e prape, here me pende ne dore e here pa te ,leter e palosur, e kerrusur, e thyer here ne dysh e here ne katersh.

Me fal!


.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alima : 19-01-13 nė 18:35
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-01-13, 22:02   #11
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia


Monolog pėrtej ėndrrės!

Para se t`i mbyllte sytė, Fėmijėria ia kishte vėrshuar kujtesėn; gjegjėsisht pjesa me e lumtur e kėsaj drame qė po vazhdon, e quajtur jetė. Nė castet kur po i mbyllte irealisht, ajo i hapi edhe njėherė pėr t`a parė rrugėtimin kur "shuhej" Ylli i largėt nė Qiellin e pafund dhe, psherėtoi, Joh! Shikimin e saj e pėrcolla me vėmendje, ishte njė ikje e pėrkohshme pėrtej ėndrrės.

Jashtėzakonisht mė la pėrshtypje fuqia e brendshme e saj, shikimi i saj dinjitoz drejt syve qė po e pėrcillnin nė cdo tė qintėn e sekondės. Ishte e vendosur t`a realizonte qėllimin e synuar, prandaj mė shtėrngoi dorėn per t`a vazhduar udhėtimin drejt Fitores. Ajo flente thellė nė ėndrrėn e trishtė, ama pėr kėto orė ajo vėrtetė kishte luftuar.

Kishte ėndrruar Tokėn e Dlirė Arbėrore, Drejtėsinė e munguar, Dashurinė e pastėrt si loti, kishte ėndrruar dikur kohėn e humbur, ėndrronte ajo, ėndrronte.

Thellėsia e vetėdijes sė saj kalonte cdo normė standarde, e dinte ajo se pėrgjatė gjumit tė saj mė kishte pranė, dorė mė dorė kishim ikur...
…

Zgjimi u manifestua diku largė, pėrtej Ylberit tė rrugėve tė Qumshtit, atje ku ndriqimi tė pėrqafon para se t`a kaplonte sistemin tonė Diellor, botėn e njelmtė, trupin tėnd qė figurativisht e kishte tjetėr kush nė dorė, mbase tok kishim ikur diku larg pėrtej shpėjtėsisė sė dritės, dy nė njė shpirtė.

Tashmė, fillon dhe jeton Pika Zero! Shpėrthimin e kėtij qarku e kishte mundėsuar Ushta S drejt mbarėsimit tė Shtizės S. As ajo s`e besonte se pikėrisht tash po fillonte Kalimi pas Fortune. Cfarė koinēidence? Je ti e vetėdijshme se rastėsi nuk kishte kurrė e as nesėr? Pra, Kafeteria e moqme dhe e vetme e qytetit tė lashtė nėn rrėnojat e kohės priste qiftin e radhės.

Tė gjithė, me padurim prisnin zbritjen e Zonjės madhėshtore nė kalldėrėmet e vejtra pranė Kafeterisė sė qytetit tė lashtė. Ca nga fėmijėt e oborrit tė Pallatit Mbretėror hidhnin Lule para hapave tonė, ca prej qiftave tė rinjė qė akoma nuk kishin arritur t`a lexonin kėtė ėndėrr tė paimagjinuar nuk arrinin t`i ndanin sytė nga ky qift, nuk arrinin t`a pėrfundonin as pėrshendetjen nė buzėqeshjen e tyre admiruese,,.!

Pėr cudi, as ne nuk arrinim t`a kuptonim pse e gjithė kjo dashuri ndaj nesh anise dikur ishim ndėshkuar padrejtėsisht. Nė ishte Faji i vetmi fajtor jetim, se di. Kėshtu, moti dikur mė kishte kėshilluar mėsuesi jetė i thoja dhe, ajo nuk shtonte asgjė tjetėr pėrvecse mė njė shtėrngim dore.

Kush di tė falė ai doemos duhet tė ketė shpirtė tė madh. Eja tė ikim sėrish si gjithnje drejt Pranverės, drejt rinisė sė humbur rrugėve tė barishtave kozmetikė.

Eja t`a zėmė kohėn, tė vrapojmė zbathur dorė mė dorė Lėndinave tė lagta tė Stinės sė ngrohtė, tė blertė, drejt njėri tjetrit nė pėrqafim, drejt takimit me buzėqeshje Lotėsh gėzimi e dhimbjeje.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-01-13, 17:15   #12
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

...




Sa larg udheton mendja ime ne keto momente .E rraskapitur nga kjo rruge qe te ēon perpjete realiteit, e qe me ka mberthyer nga te gjitha anet …Ndaloj , me duhet te marr fryme , perndryshe zemra ime do ndalon se rrahuri …


Ne faqe ndiej lote te ngrohte , te cilet perpiqen te me bejne shoqeri , por edhe ata bien ne kundershtim me vetveten .E kjo gje kuptohet kur nje pike loti pershkon buzen time dhe aty kuptoj qe ata jane te hidhur …valle , perse ??? ….lote, perseri lote !
Hedhi shikimin perreth , por ē’te shikoi ?!
Nje dhome e zbrazet , ne tryez nje vazo me lule …me duket sikur mi ka ngulur syte ne nje menyre te atille qe me bene te besoi se ndien meshire per mua …Nje dritare gjysme e hapur para se ciles valviten perdet me lehtesi .E humbas fillin per nje moment dhe …..papritmas gjej veten ne reren e detit te qete blu … flladi me pergedhele .Kjo me qeteson, me bene te ndihem tjeter njeri.Nuk me pelqen kjo gje, sepse une nuk dua te jeme tjeter njeri , per vete faktin se duhet te perballem me te verteten , me ate ēka eshte dhe te mos tregohem frikacake .Ne kete imagjinate, qenia ime ndesh mijera fetyra njerezish , por askush nuk i bene pershtypje , asnje veshtrim si hyne ne sy .Kerkoj diēka tjeter , diēka te barazvlefshme me dike …Kerkoj ata sy me te cilet dua te shikoj boten ne nje kendveshtrim ndryshe .Me ata sy ndjehem e lire per te perftyruar edhe gjene me te paduksheme . I dua ata sy , qe per fatin tim te keq s’po duken askund.
Ku mund te jene ? Mos ndoshta po fshiheshin nga une ? S'di ēfar te mendoi me pare.
Ai ka nje fetyre te atille qe me jepe fuqine ta dalloj edhe midis miliona fetyrash . Dhe,ne kete mori fetyrash , reres dhe detit te qete ,pernjehere te gjithe qe na rrethoin , u shendrruan ne vale deti dhe rere te ngrohte , mbetem vetem une e ai …ndersa sillja ndermend keto detaje , vija re qe malli per te ishte i pafund , i papershkrueshem …me kishte kthyer ne qenien e tij , dhe as kesaj nuk ja kisha frike .Te pakten ka nje te vertet te bukur ne gjithe keto dhimbje shpirti .... e verteta per nje dashuri qe nuk do shuhet kurr ….dhe prap, mbetet vetem dashuri - nje flukse gjigande e cila te mbeshtjelle dhe te mbrone nga nje bote e cila eshte paksa ndryshe , ndoshta nga nje bote disi me e ndrydhur .Mbrenda asaj flukse mbizoteron paqja, lumturia,mirekuptimi . E lehte per tu imagjinuar, ha???.... eeh , sa e veshtire per ta perjetuar .Kur je e mbeshtjellur nga ajo flukse mendon se po perjeton vete parajsen , por ajo parajse mendohet te jete ne toke .
Ēdo gje qe ka nje fillim , ka edhe nje mbarim …e ky ishte paksa i shpejt e i befasishem.
Teksa mundohem te kthehem perseri ne ate gjendje aq qetesuese, kuptova qe gjithēka ishte pjese e nje bote ne te cilen vepronte inkoshienca …dhe ne kete pike njeriu zbulon se ke qene pre e hipnotizimit te ndjenjave e emocioneve te paafta per tu bere pjese e botes ne te cilen jetojme ... ēdo gje ka nje infinit, shpeshhere edhe te padukshem, dhe ate , vetem deri sa te arrin tek fundi, ne infinit …eh pra , kjo eshte as me pak ,as me shume -Dashuria -


.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-01-13, 21:51   #13
Kalimero
SUPERMUDERATOR;)
 
Avatari i Kalimero
 
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 3,319
Kalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Alima Shiko postimin
...




Sa larg udheton mendja ime ne keto momente .E rraskapitur nga kjo rruge qe te ēon perpjete realiteit, e qe me ka mberthyer nga te gjitha anet …Ndaloj , me duhet te marr fryme , perndryshe zemra ime do ndalon se rrahuri …


Ne faqe ndiej lote te ngrohte , te cilet perpiqen te me bejne shoqeri , por edhe ata bien ne kundershtim me vetveten .E kjo gje kuptohet kur nje pike loti pershkon buzen time dhe aty kuptoj qe ata jane te hidhur …valle , perse ??? ….lote, perseri lote !
Hedhi shikimin perreth , por ē’te shikoi ?!
Nje dhome e zbrazet , ne tryez nje vazo me lule …me duket sikur mi ka ngulur syte ne nje menyre te atille qe me bene te besoi se ndien meshire per mua …Nje dritare gjysme e hapur para se ciles valviten perdet me lehtesi .E humbas fillin per nje moment dhe …..papritmas gjej veten ne reren e detit te qete blu … flladi me pergedhele .Kjo me qeteson, me bene te ndihem tjeter njeri.Nuk me pelqen kjo gje, sepse une nuk dua te jeme tjeter njeri , per vete faktin se duhet te perballem me te verteten , me ate ēka eshte dhe te mos tregohem frikacake .Ne kete imagjinate, qenia ime ndesh mijera fetyra njerezish , por askush nuk i bene pershtypje , asnje veshtrim si hyne ne sy .Kerkoj diēka tjeter , diēka te barazvlefshme me dike …Kerkoj ata sy me te cilet dua te shikoj boten ne nje kendveshtrim ndryshe .Me ata sy ndjehem e lire per te perftyruar edhe gjene me te paduksheme . I dua ata sy , qe per fatin tim te keq s’po duken askund.
Ku mund te jene ? Mos ndoshta po fshiheshin nga une ? S'di ēfar te mendoi me pare.
Ai ka nje fetyre te atille qe me jepe fuqine ta dalloj edhe midis miliona fetyrash . Dhe,ne kete mori fetyrash , reres dhe detit te qete ,pernjehere te gjithe qe na rrethoin , u shendrruan ne vale deti dhe rere te ngrohte , mbetem vetem une e ai …ndersa sillja ndermend keto detaje , vija re qe malli per te ishte i pafund , i papershkrueshem …me kishte kthyer ne qenien e tij , dhe as kesaj nuk ja kisha frike .Te pakten ka nje te vertet te bukur ne gjithe keto dhimbje shpirti .... e verteta per nje dashuri qe nuk do shuhet kurr ….dhe prap, mbetet vetem dashuri - nje flukse gjigande e cila te mbeshtjelle dhe te mbrone nga nje bote e cila eshte paksa ndryshe , ndoshta nga nje bote disi me e ndrydhur .Mbrenda asaj flukse mbizoteron paqja, lumturia,mirekuptimi . E lehte per tu imagjinuar, ha???.... eeh , sa e veshtire per ta perjetuar .Kur je e mbeshtjellur nga ajo flukse mendon se po perjeton vete parajsen , por ajo parajse mendohet te jete ne toke .
Ēdo gje qe ka nje fillim , ka edhe nje mbarim …e ky ishte paksa i shpejt e i befasishem.
Teksa mundohem te kthehem perseri ne ate gjendje aq qetesuese, kuptova qe gjithēka ishte pjese e nje bote ne te cilen vepronte inkoshienca …dhe ne kete pike njeriu zbulon se ke qene pre e hipnotizimit te ndjenjave e emocioneve te paafta per tu bere pjese e botes ne te cilen jetojme ... ēdo gje ka nje infinit, shpeshhere edhe te padukshem, dhe ate , vetem deri sa te arrin tek fundi, ne infinit …eh pra , kjo eshte as me pak ,as me shume -Dashuria -


.
infiniti, kur t mrijsh tu infiniti i padokshem ,pash qikit kapuq karzaj kalimers qa pu she! Mus lip tonshi mu kthi purmas , s'din ,e ki hup ulldhlldhen , infiniti ish kon i rejshum nuk kish igzistu ,haroje


psh;tibe nom dita me zhgarraviten qituqene viq mu thi maja e kalemit , sa ta mrehi qatyqene
__________________
iK mUs U dAshUroNi ,s' kom qKa jU bOj tIBe :D

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kalimero : 23-01-13 nė 21:57
Kalimero Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-13, 23:02   #14
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Ruaje lotin

Qehrerėnda ime
violinė e shkrehur nė vajė
shpirtėvrara trup drandofile
zonjė e rėndė pa hile e faj!

Ē`tė duhem prej n`kafaz
nata m`rritet, dita m`nxihet
zogu zė, nuk qet nė mraz
ruaje lotin pėr gėzim e maraz.

Buzėkafshuar shkruaj
plagė e mbyllur dje
prej frike hapur sot
nesėr jo, unė nuk vdes!
Pa t`ra n`tel, nė zė e qu peshė.

Jam unė faji ?
Ja, po shuaj!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-13, 22:43   #15
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Rilindja vecsa kishte filluar!

Pika zero ishte nisja e re drejt kursit tė ri. Kujtesa kishte hyrė nė fazėn e harresės, jo se donim porse duhej.

Njėherė e dikur moti Bismarku kishte thėnė:"Kur duhet tė punoj me gjithė shpirtė njėherė duhet tė ha mirė e mirė. Nuk mundem ta bėj kurrfarė pune tė hajrit nėse mė parė nuk mė japin tė ha dhe tė pi mirė; kjo i takon mjeshtrisė sime".

Qeshu shpirtė!

Qeshju gjithė asaj qė tė ka hidhėruar e hedhur nė pezėm pėrgjatė gjithė jetės e qė nuk do duhej tė paraqiste ndonjė dėm tė mėtejmė.

Mere me mend njė shembull fare tė lehtė?

Prezentoja vetes sate rrobat sikur tė jenė ato si njeri i rėndomtė tė cilit i kanė rastėsisur tė kėqijat e gjithė ditės pėrkatėse. Sepse, po tė ishin ato nė varėse apo nė karrigė, barra e tyre nuk do binte mbi ty, e ky shembull do tė cliroj edhe ty nga mendimet e molisura.

Qeshu shpirt dhe, thuaji vetes nė mėnyrė fare tė prerė: Kjo gjė e ka pasur, tash le tė rrijnė varė nė varėse; ato nuk do ma trazojnė kurrė dhe asnjėherė mė, trurin dhe shpirtin.

Paramendo?

Meri me mend pėrparėsitė qė ke arritur pėrgjatė jetės, kurse cdo gjė tjetėr qė ėshtė e keqe mere si dukuri tė rastit (anise ska), cfarė vec duhet tė ndodh nė mėnyrė qė t`a pėrjetosh gėzimin pėr suksesin e arritur.

Sikur Dielli tė rrezonte pėr cdo ditė nuk do dinim t`a cmonim, apo jo. Pikėllimi dhe e keqja kalojnė e mbeten vetėm hareja dhe gėzimi do thoshte Niēe. Gėzimi ekziston pėrherė, ai ekziston edhe pėr vet Ty, porse shpeshherė nuk e sheh, ngaqė mendon se shiu e bresheri, pėrkatėsisht brenga pėr tė pėrditshmen, ishte gjeja mė e rėndėsishme nė jetė.

Tash!

Qetėsohu dhe hapi sytė mirė. Ėshtė nė interesin e Dimensionit tėnd personal tė kuptosh se Dituria dhe Fuqia shpirtėrore e njerėzore kalon cdo sfidė ndėr mė seriozet nga mosnjohja e shkaqeve qė pengon suksesin, prandaj! Tash e tutje gjėrat qė bėn duhet tė jenė tė kalkuluara me gjykimin e drejt dhe me prioritet.

Cdo veprim duhet tė jetė nė pajtim me qėllimin tė cilin e ke paraparė. Synimi pėr t`a fisnikruar qėllimin tė bėn nė plotėni njeri tė vėrtetė prej Personaliteti qė posedon Besim tė Madh, Respekt, Autoritet dhe Dashamirėsi.

E di ti, qė unė nuk hesht, prandaj!

Sa mė shumė tė rritet vetėnjohja pėr aq mė lehtė do t`i njohėsh tė gjithė shkaktarėt kryesor tė tė gjitha mossukseseve tė deritashme, gjegjėsisht deri para ardhjes nė Pikėn Zero. Fuqia e madhe shpirtėrore ėshtė dėshmia mė e qartė pėr zgjimin tėnd qė do pėrballoj cdo pengesė dhe e cila madje edhe si e vetme do jetė nė gjendje t`a udhėheqė Lokomotivėn nga Pika Zero drejt Dritės, drejt ngadhnjimit.

Njė mbrėmje nė javė familja ka nevojė tė rrij edhe pa ty. Nė kėtė mbrėmje duhet t`i flakėsh tė gjitha brengat sipėrfaqėsore ngaqė kjo natė do tė shėrbej vetėm Ty, vullnetit dhe disponimit tėnd kur njeriu ka nevojė shpeshherė t`i vizitoj mendimet mbresėlėnėse, thjesht tė ik nė to. Pra, mendimet e thella, nė vijim tė medha dhe tė fuqishme tė cilat mbisundojnė ndjenjėn tėnde dhe timen, bėjnė tė na drejtojnė dhe tė na udhėheqin sė bashku drejt Fitores, drejt pėrqafimit spontan.

Vetėdijshėm, emocionet dhe mendimet tua tė frikshme ka kohė qė ndodhėn nė qarkun tim tė pushtetshėm, pushtetin qė bėn tė shkatėrroj me Ushtė cdo pėrpjekje tė tyre destabilizuese. Tashmė kėtė qark emocionesh e pėrfytyrimesh negative kam futur nė grusht!

Ta kesh tė qartė! Kėtu, unė nuk bėj lojė sugjestioni verbal. Ndikimi me bindjen e brendshme teksa do reflektohet pėrmes besimit ekspresiv si pėrfytyrim tejet i qartė, figurė kjo absolutisht pėrkatėse shpirtėrore e synimit.

Prandaj, qeshu shpirtė!

Mos ngurro; Eja tė ikim diku largė, diku largė ku ska as njeri!
…

http://www.youtube.com/watch?v=dHbQKvQmMMA
  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.