Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-11-12, 19:10   #1
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nje kishe ortodokse ne vend te Kulles se Efelit

Njė kishė ortodokse ruse afėr Kullės Eifel?
Paris, 18 nėntor - Katedralet ortodokse me kupolat e tyre tė arta nė shenjė qepe, paraqesin pamje tė njohur nė tėrė Rusinė. Dhe, njė nga to mund tė bėhet sė shpejti pjesė e horizontit tė famshėm nė Paris, mu pranė Kullės Eifel.
Presidenti Franēois Hollande ka vetėm disa javė pėr tė vendosur mbi njė plan tė diskutueshėm pėr tė ndėrtuar njė qendėr masive kulturore dhe shpirtėrore ortodokse ruse nė qendėr tė Parisit, nė brigjet e lumit Seine, njė vend ky i mbrojtur si trashėgimi botėrore nga UNESCO-ja.
Projekti ėshtė kundėrshtuar me forcė nga kryetari i Bashkisė sė Parisit, Bertrand Delanoe, i cili e ka pėrshkruar atė si “pėrzierje” arkitekturore dhe plan “mediokėr”.
Por, Moska thuhet se po i bėn presion diplomatik presidentit Hollande qė tė miratojė projektin dhe tė lejojė ndėrtimin, transmeton Radio Evropa e Lirė.
Nė vitin 2011, njė stacion televiziv pėr patundshmėri, La Chaine Immo shpalli planet pėr katedralen me njė entuziazėm.
“Manuel Nunez Yanowsky (arkitekti), i ka imagjinuar dy ndėrtesa tė dominuara nga pesė kupola, secila nga to e lartė 27 metra. Njė mbulesė e madhe xhami do tė shėrbejė si kulm dhe 3 mijė e 400 metra tė kopshtit do tė hapen pėr publikun. Kjo martesė e lumtur nė mes tė traditės dhe modernizmit duhet tė tėrheqė sa besimtarė aq edhe vizitorė kureshtarė”.
Por, kundėrshtimi ndaj planit shumė shpejt mori hov nė kryeqytetin francez, ku ruajtja e integritetit tė arkitekturės sė famshme tė qytetit merret seriozisht.
Nė shkurt tė kėtij viti, Delanoe i bėri thirrje UNESCO-s qė tė parandalojė autorizimin e projektit.
Nė pėrgjigje, Viktor Khrekov, njė zėdhėnės i Zyrės sė Pronėsisė nė Kremlin, tha se Delanoe po e shprehte vetėm “mendimin e tij personal”, i cili “nuk ka rėndėsi ligjore”.
Derisa afati i fundit qė Hollande tė marrė vendimin, mė 29 nėntor, afrohet, presidenti e ka gjetur veten nė mes tė njė dileme.
Siē raportoi javorja franceze “Journal du Dimanche”, mė 11 nėntor ai mund tė sfidojė Delanoen, njė aleat tė ngushtė politik, ose tė rrezikojė tendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Moskėn.
Revista shtoi se Aleksandr Orlov, ambasadori rus nė Francė, iu ka bėrė thirrje pandėrprerė zyrtarėve pėr t’iu bėrė presion pėr miratimin e projektit.
Kur jemi te presioni, katedralja pritet tė jetė nė rend tė ditės, nė vizitėn e kryeministrit rus, Dimitri Medvedev, nė Paris, nė takimin me presidentin Hollande mė 27 nėntor, vetėm dy ditė para afatit.
Tė hėnėn (12 nėntor), Delanoe pėrsėriti kundėrshtimin e tij “estetik” ndaj kėtij projekti, duke iu thėnė gazetarėve se ai do tė krijonte njė “imazh tė keq” tė Rusisė dhe autoriteteve fetare ortodokse.
Nė atė qė duket se ėshtė pėrpjekje pėr tė gjetur kompromis, Ministria Franceze e Kulturės tha se po zhvillon bisedime me qeverinė ruse dhe zyrtarė tė Kishės Ortodokse pėr tė identifikuar “pėrshtatjet dhe pėrmirėsimet e projektit, pėr tė lejuar ndėrtimin e saj.”
Sipas raporteve tė mediave franceze, ideja pėr projektin, qė synon promovimin e “civilizimit rus” ka ardhur direkt nga presidenti Vlladimir Putin.
Katedralja Aleksandėr Nevski e Parisit, aktualisht ėshtė edhe selia e kryepeshkopit tė Kishave Ortodokse Ruse nė Evropėn Perėndimore. Sė paku dy kisha tė tjera ortodokse ruse janė tė vendosura nė kryeqytetin francez.
____________________________________________
http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,16,123766
__________________________________________________ ____
E shihni sa i mjere eshte ky popull. Ne vitin 1789, revolucionaret e ketij vendi(pranvera franceze), i kane pas djeg me themel te gjitha statujat e te shenjteve neper kisha katolike e katedrale; zhvarros e pordhos kufomat e mbreterve francez ne katedralen Saint-Denis, ne periferi te Parisit, dhe i kane rivarros ne nje varreze te perbashket qe edhe sot nuk dihet ku ndodhet. Dhe kane perfunduar punen e tyre te piste duke ia pre koken me instrumentin "Guillotine"(gijotine), made in france, mbretit te tyre, Luigjit te 16-te, dhe mbretereshes. Pasi e kane perfunduar vrasjen masive dhe shkaterrimin total te fisnikerise franceze, e kane plaēkit pasurine e kishes katolike deri ne centin e fundit, dhe e kane definue shtetin e tyne si shtet "laik".
Mos paska vendos ky kryetari komunist francez me i konvertue francezet ne ortodoks ?!
"Nje imazh i keq per Rusine", po thot kryetari i komunes se paris-moskes ?
Une mendoj se imazhi me i keq, me i shemtuar e absurd do te jete per francen e jo per Rusine. Nje katedrale ortodokse ne "fushen e marsit", vend ky ku ndalohet ndertimi i ēfardo objekti sepse eshte i mbrojtur edhe nga unescoja, siē ka saktesuar kryetarthi i moskparisit ! Askush nuk e kupton se si eshte e mundur lejimi i ndertimit te nje katedraleje ortodokse ruse aq afer simbolit parizian dhe francez (e kam vizitue francen, e kam pa Kullen e Ajfelit...ky eshte imazhi qe kane te huajt per francen). Nuk jam i sigurte se ne te ardhmen, parisi do te kete te njejtin imazh : e kam vizitue francen, e kam pa katedralen e putinit, do te thone ata pak turiste te vendeve ortodokse...sa popull i mjere.
__________________________________

Nje kartepostale nga kryeqyteti i ri francez, moska.



__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.