Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-08-06, 20:28   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Islami neper Bote.

ISLAMI NĖ MAQEDONI
Emri zyrtar: Republika e Maqedonisė (OKB, BE dhe NATO pėrdorin emrin FYROM).
Sipėrfaqja: 25.333 km2
Popullsia: 2.045.262 (korrik 2005).
Kryeqyteti: Shkupi.

Grupet etnike: Maqedonas 64.2%, shqiptarė 25.2%, turq 3.9%, romė 2.7%, serbė 1.8%, tė tjerė 2.2% (regjistrimi i vitit 2002).
Fetė: Ortodoksė maqedonas 32.4%, tė krishterė tė tjerė 0.2%, muslimanė 16.9%, tė tjerė dhe tė paspecifikuar 50.5% (regjistrimi i vitit 2002).
Gjuhėt: Maqedonisht 66.5%, shqip 25.1%, turqisht 3.5%, gjuha rome 1.9%, serbisht 1.2%, tė tjerė 1.8% (regjistrimi i vitit 2002).
Vendndodhja: Evropa Juglindore, nė veri tė Greqisė.
Burime natyrore: bakėr, plumb, zink, krom, mangan, nikel, ar, argjend, asbest, gips, tokė e punueshme.
Pavarėsia nga ish-Jugosllavia: 8 shtator 1991.
Republika e Maqedonisė shtrihet mbi njė pjesė tė territoreve tė mbretėrisė sė lashtė maqedonase. Nė shekullin e VI-tė popujt sllavė nisėn tė vendoseshin nė kėtė rajon. Nga shekulli i XIV-tė rajoni ra nėn sundimin osman. Pas luftėrave ballkanike tė fillimshekullit XX, Maqedonia u bė pjesė e Mbretėrisė sė Jugosllavisė e mė pas e shtetit jugosllav. Maqedonia shpalli pavarėsinė nga ish-Jugosllavia nė shtator tė vitit 1991, por njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Maqedonisė u vonua nga kundėrshtimi i Greqisė pėr pėrdorimin e emrit Maqedoni, qė ajo e konsideronte njė emėr dhe simbol helen.

Ardhja e Islamit nė Maqedoni
Osmanėt e pushtuan Ballkanin nė shekullin e XIV-tė dhe gradualisht zunė tė prezantonin Islamin nė kėtė territor qė mė parė ishte i krishterė. Shumica e xhamive nė Maqedoninė e sotme janė ndėrtuar nė shekullin XV dhe XVI. Mė tė famshmet janė xhamia e Isa Beut, ajo e Mustafa Pashės dhe e Sulltan Muratit nė Shkup si dhe xhamia e Tetovės. Ndėrsa, nė mesin e objekteve tė tarikateve janė teqeja halvetiane nė Strugė dhe teqeja bektashiane nė Tetovė. Islamizimi i popullsisė mori pėrmasa tė mėdha nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI dhe nė dy shekujt qė pasuan.
Muslimanėt nė Maqedoni nuk janė homogjenė. Shumica e tyre janė suni hanefi, por ka edhe disa tarikate, si: halvetianėt, kadiritė, sinanitė, rufaitė etj. Po ashtu ka edhe bektashi. Pasuesit e kėtyre tarikateve jetojnė nė lindje dhe nė perėndim tė Maqedonisė, si nė Ohėr, Strugė, Gostivar, Shtip, Radovish dhe Strumicė. Kadiritė gjenden nė Dibėr dhe bektashitė nė Tetovė.

Xhamitė nė Maqedoni
Bashkėsia muslimane nė Maqedoni ka mbi 450 xhami dhe mbi 500 predikues fetarė. Shkupi ka 18 xhami, nė tė cilat shėrbimet bėhen nė gjuhėn shqipe (pėrveē namazit, qė ėshtė nė arabisht si nė mbarė botėn), kurse nė njė xhami, tek ajo e Sultan Muratit, shėrbimi ėshtė nė gjuhėn turke. Shėrbime nė gjuhėn maqedonase bėhen nė xhamitė e fshatrave muslimane si Tsvetovo, Drzhilovo, Kolichani, Ogniyantsi, ku banorėt janė torbeshė dhe nė boshnjakisht nė disa xhami tė fshatrave rreth Shkupit dhe Prilepit qė kanė popullsi boshnjake.
Xhamia Mustafa Pasha ėshtė njėra nga xhamitė e Shkupit. Sipas pllakės sė mermertė me mbishkrimin nė arabisht, xhamia u ndėrtua nė vitin 1492. Mustafa Pasha zotėronte prona tė mėdha nė Rumeli dhe si vezir i Sulltan Selimit ishte i pari qė mori nė zotėrim katėr fshatra nė rajonin e Shkupit. Ai vdiq nė vitin 1519 dhe u varros nė tyrben qė ndodhet pranė murit verilindor tė xhamisė.
Xhamia e Tetovės ėshtė financuar nga Is’hak Beu, njė komandant i ushtrisė osmane tė stacionuar nė Maqedoni. Ai konsiderohet si donatori mė i madh pėr shumė ndėrtesa fetare dhe jofetare nė Shkup nė fillimin e gjysmės sė parė tė shekullit XV. Ndėr to ėshtė edhe xhamia e Tetovės dhe tyrbja e Pasha Beut, njė nga djemtė e Is’hak Beut. Burimet historike konfirmojnė se ai ka ndėrtuar edhe njė medrese tė madhe dhe disa ndėrtesa tė tjera publike. Emri “Aladza”, siē thirret ndryshe kjo xhami, vjen nga pllakat e praruara prej qeramike qė zbukuronin fasadėn. Sot kėto pllaka tė praruara ruhen vetėm nė tyrben e Pasha Beut, ndėrtuar pranė xhamisė.

Shtrirja e muslimanėve nė Maqedoni
Ėshtė pak e vėshtirė tė jepen tė dhėna pėr numrin e muslimanėve nė Maqedoni pasi tė dhėnat e regjistrimit shtetėror ndryshojnė nga ato tė dhėna nga grupet fetare. Afėrsisht 66 pėr qind e popullsisė ėshtė e besimit ortodoks maqedonas, rreth 30 pėr qind janė muslimanė, rreth 1 pėr qind janė katolikė dhe 3 pėr qind tė feve tė tjera. Nė Maqedoni ekziston edhe njė komunitet i vogėl ēifut. Bashkėsia Muslimane e Maqedonisė ėshtė komuniteti qė pėrfaqėson shumicėn e muslimanėve tė Maqedonisė. Nė Maqedoni janė regjistruar edhe dy organizata tė tjera, ajo e Tarikatit dhe e Komunitetit Bektashian. Besimtarėt e kėtyre komuniteteve janė nga etni tė ndryshme: shqiptarė, turq, maqedonas dhe romė, por njėkohėsisht edhe muslimanė nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Jugosllavia. Shqiptarėt muslimanė banojnė nė zona kompakte nė perėndim tė Maqedonisė, nė kufi me Shqipėrinė, nė pjesėn qė kufizohet me Kosovėn si dhe nė kryeqytetin e vendit, nė Shkup. Nė disa qytete muslimanėt janė shumicė dėrrmuese.
Turqit etnikė jetojnė nė pjesėt perėndimore dhe veriperėndimore tė Maqedonisė, por edhe nė Shkup, Dibėr, etj. Ndėrsa romėt maqedonas i gjejmė nė Prilep, Dibėr, Vinicė dhe nė Shkup. Ndėrsa muslimanėt maqedonas (torbeshėt) jetojnė nė pjesėn perėndimore tė vendit. Goranėt jetojnė nė Maqedoninė Perėndimore, kurse boshnjakėt nė Shkup dhe nė Maqedoninė Qendrore.

Liria fetare nė Maqedoni
Shumica e xhamive nė Maqedoni janė tė hapura pėr pesė vaktet e namazit ditor. Shumica e besimtarėve muslimanė falin namazin e xhumasė dhe marrin pjesė nė festimet e mėdha pėr bajramet.
Qėndrimi i maqedonasve kundrejt Islamit si njė mėnyrė jetese ėshtė pėrgjithėsisht negativ. Fatkeqėsisht, ēdo ngritje e nivelit fetar islam shihet si njė ogur fundamentalizmi islam ose irredentizmi shqiptar nga popullsia sllave maqedonase dhe nga qeveria. Shtypi dhe liderėt politikė maqedonas i akuzojnė shqiptarėt se janė duke shqiptarizuar muslimanėt maqedonas pėr arsye politike dhe nacionaliste.
Nga ana tjetėr, duhet thėnė se shteti maqedonas i mbron tė drejtat e muslimanėve nė territorin e vet. Praktikat fetare tė muslimanėve nuk ndalohen nga shteti. Televizionet private transmetojnė programe fetare islame, ndėrkohė qė botimi i materialeve islame nuk has pengesa. Ligji maqedonas e ndalon ngritjen e radio-televizioneve fetare, por lejon transmetimet fetare nė televizionet dhe radiot private nė raste festash islame. Festat islame mbulohen edhe nga seksionet etnike tė televizionit shtetėror dhe nga ato private.
Nė anėn tjetėr, maqedonasit ortodoksė e kanė kthyer Ortodoksinė si simbol tė identitetit tė tyre dhe pėr pasojė kryqi ortodoks ėshtė vendosur madje edhe nė fasadat e ndėrtesave publike nė disa qytete, duke shkaktuar kėshtu pakėnaqėsi te etnitė e tjera.

Arsimimi islam nė shekuj
Gjatė sundimit osman deri nė kohėn e luftėrave ballkanike mejtepet dhe medresetė ekzistonin nė Shkup, Bitola dhe Tetovė. Mė e njohura ishte medreseja “Isa Beu” nė Shkup, e themeluar nė shekullin XV dhe e emėruar sipas themeluesit tė saj, Isa Beut, i cili e la pasurinė e tij pėr qėllime fetare e humanitare. Nė vitin 1689 kjo medrese u dogj nga ushtria habsburgase, por u rindėrtua nė vitin 1932 dhe nė vitin 1936 mori statusin e shkollės sė mesme. Pas Luftės sė Dytė Botėrore medreseja e ndali aktivitetin sėrish, pėr t’u rindėrtuar nė vitin 1979. Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” nė Shkup rifilloi aktivitetin mė 15 tetor tė vitit 1984. Ėshtė e vetmja shkollė e kėtij lloji nė Republikėn e Maqedonisė. Nė medrese shkollohen nxėnės nga tė gjithė pjesėtarėt e besimit islam.
Nė Shkup gjendet edhe Fakulteti Islam, nėn drejtimin e Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė. Ky fakultet u themelua nė vitin 1997.

Pergatiti: Arian Koēi

Marrė nga: Revista “Argumenti” nr.10 (43) tetor 2005
E-mail: [email protected] Kjo e-mail adresė ėshtė e mbrojtur nga keqpėrdorimet (Spam Bots), ju duhet tė aktivizoni JavaScript qė tė mund ta shihni


__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.