Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia > Fenomene Paranormale
Emri
Fjalėkalimi
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-03-12, 21:50   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Illuminati- Shoqerit e fshehta




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 28-03-12 nė 21:52
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-06-11, 19:44   #2
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Cfare eshte Teoria Konspirative?

Teoria Konspirative eshte nje grupim argumentash te cilat sugjerojne fakte, agjensi dhe motive pertej asaj qe konsiderohet si zakonisht nje ngjarje e thjeshte historike apo natyrore. Ne kulturat popullore, Teoria Konspirative eshte shnderruar ne nje lidhje te fuqishme me personat eksentrik dhe arsyetime pertej normales, aq sa kur permend nje argument, Teoria Konspirative mund te konsiderohet si nje perpjekje per ta bere ate qesharake apo dhe minimizuar, duke e kthyer termin "kundershtim" ne nje aplikim.
Teria Konspirative ne kontrast me termin konspiraci si nje term legal eshte nje gjini me vete qe perfshin nje mori perzgjedhjesh (jo domosdoshmerisht te lidhura me njera tjetren), argum,entash per ekzistencen e konspiracive te ndryshme ku sejcila prej tyre mund te krijoje implikime shume serioze nese provohet qe eshte e vertete.
Disa prej teorive qe ngrihen padyshim jane fallco dhe te cojne tek pyetja intriguese qe Cfare mekanizmi ekziston ne kulturat popullore qe te coje ne sajimin e tyre dhe kembenguljen per vertetesine e tyre?
Ne perpjekje per ti dhene pergjigje nje pyetje te tille, Teoria Konspirative eshte shnderruar ne nje objekt shume interesant per sociologet, psikologet dhe eksperte te folklorit te pakten qe prej fillimit te viteve 60-te me kur vrasja e Presidentit John F. Kennedy provokoi nje nivel te paprecedente spekulimesh. Ky interesim akademik ka cuar ne identifikimin e nje sere faktoresh struktural te cilat mund te paraqiten si hipoteza per studimin e cdo lloj teorie konspirative.

Ja disa nga faktoret ku mbeshtetet nje Teori Konspirative

1- Fillon e bazuar ne evidenca rrethanore te kufizuara.
- I ben oponence raporteve te medias dhe imazhit te saj duke perdorur njohurine mbi disa fakte dhe evidenca kriminale

2- Adreson nje ngjarje apo proces qe ka patur nje impakt emocional apo historik.
- Ka tendencen te interpretoje nje fenomen qe paraqet shume interes per publikun si te thuash i nje karakteri sa emocional aq dhe universal dhe per shkak te kuptimit qe merr shkakton nje interes shume te madh ne nje audience te gjere.

3- Redukton fenomene komplekse sociale ne veprime te thjeshta kriminale.
- Procese institucionale, jo personale, qe jane kryer gabim apo me mendjelehtesi interpretohen si keqdashese, te bera me qellim dhe te hartuara nga individe te pamoralshem.

4- Personifikon fenomene komplekse sociale si konspiratore te fuqishem individual.
- Ka lidhje me piken e mesiperme por ne dallim nga ajo, dedukton dhe kundershton ekzistencen e konspiratoreve te fuqishem si individe me "pamundesi" qe nje sere ngjarjesh te shkaktohen nga nje person i vetem.

5- Shume talente supernjerezore dhe burime per konspiratoret.
- Kerkon qe teoricienet konspiratore te zoterojne disiplina unike, te mos dorezohen asnjehere, te zoterojne teknologji te panjohur, aftesi te pazakonta psikologjike dhe njohuri te padiskutueshme historike etj.

6-Hapi me i rendesishem ne argument mbeshtetet ne arsyetimin induktiv dhe jo ate deduktiv

7-I ben thirrje mendimit rracional.
- Mendimi rracional eshte nje zevendesues i persosur i metodave me robuste dhe te respektuara akademike qe jane te domosdoshme per te hetur fenomene sociologjike.

8- Paraqet nje praktike te forte te ndertuar mbi baza llogjike dhe metodologjike.
- Arsyetimet informale dhe formale llogjike vihen re me lehtesi gjate parashtrimit te argumentit.

9- Prodhohet apo eshte i rrethuar nga te jashtem te cilet paraqesin mungese burimi informacioni te mjaftueshem.
- Historia fillon nga nje kontakt i brendeshem me njohuri per ngjarjen dhe qe gezon popullaritet midis personave te cilet nuk kane njohurite e mjaftueshme teknologjike.

10- Nuk gezon kredibilitet te mirefillte midis komunitetit te eksperteve.
- Akademiket dhe profesionistet kajne tendence te injorojne historine duke e trajtuar ate si shume te pavend per ti kushtuar kohen e tyre ose shume te rrezikshme per reputacionin e tyre si akademik nese nuk provohet vertetesia


Origjina e Teorise Konspirative


Ne menyre te natyrshme humanet reagojne per ngjarje apo evente te caktuara te cilat kane patur nje impact emocional ndaj tyre, duke u perpjekur te gjejne nje kuptim per kete ngjarje nepermjet vlerave spirituale, morale apo politike dhe ndonjehere nepermjet termave shkencore.
Ngjarjet te cilat duken ti rezistojne nje interpretimi te tille sepse ne te vertete ato nuk personifikojne asgje, mund te provokojne nje hulumtim te koncentruar dhe intensiv per ti gjetur kuptimin derisa te arrihet ne nje pike te caktuar ku hulumtuesi gjen pergjigjen qe do dhe sadisfaksionin emocional. Nje historian sociolog Holger Herwig duke studiuar shpejgimet gjermane per Luften e Pare Boterore arriti ne konkluzion se:
"Ngjarjet me te rendesishme jane me te veshtirat per tu kuptuar sepse ato terheqin vemendjen me te madhe nga ata qe krijojne mite apo sharlatanet."
Nga shume vezhgues Teoria Konspirative konsiderohet si nje pershkrim neutral i nje deklarate konspirative. Termi me gjeresisht i pranuar eshte ai qe perqafohet me shume nga kulturat popullore dhe ato akademike. Disa eksperte te Teorive Konspirative dhe te suportuesve te tyre polemizojne per legjitimitetin e termit duke e konsideruar kundershtimin qe i behet si nje politike manipuluese si psh ne rastin e Rusise e cila i trajtonte desidentet e saj politik si te semure mendore.
Pra termi Teori Konspirative ne vetvehte eshte objekt i nje lloj teorie konspirative e cila debaton perpara nje audience per nje ceshtje te caktuar duke i paraqitur faktet jo vetem ne nje kendveshtrim por edhe ne menyre me te gjere, shpesh e shoqeruar me ilustrime te cilat nxjerrin nje kuptim tjeter te fenomenit, shpesh te frikshem per degjuesit.

E Verteta e Teorise Konspirative

Aspekti me i kenaqshem per nje teori konspirative eshte arritjae paraqitjes se vertetesise per nje teori te caktuar duke bindur te dyja palet, ata qe besojne dhe skeptiket. Disa nga akuzat qe ngre nje teori konspirative nganjehere lekunden ne besueshmerine e tyre per shkak te provave te pakta qe paraqesin poir shpesh ata arrijne te cajne perden e sekretit dhe te nxjerrin ne publik te verteta qe pak kush mendon se mund te ekzistonin.
Disa nga teoricienet konspirativ me te njohurit sot ne bote qe do citoj ne shkrimet qe do vijojne ne kete teme jane: Jordan Maxwell, David Icke, John Birch Society, Liberty Lobby, Lyndon LaRouche, Alex Jones, Ranni-Leena Lunkanen-Kilde, Juhan af Grann, Craig Hill, Stanley Hilton, Michael Ruppert, David Ray Griffin etj.
Ne kete teme do perqendrohem ne subjektet e meposhteme te para nen kendveshtrimin e Teorise Konspirative me provat qe ajo paraqet dhe fakte qe per publikun jane ende te panjohura:

Temat ku do perqendrohem


Aids dhe HIV, Alternativa 3, Vdekja e Hitlerit, Teoria e Kalendarit Antikristian, Atlantet, Lidhjet me Biblen, Keshilli i Marrdhenieve me Jashte, vezhgime te Elvis Presley, Skuadra Epsilon, Francis E.Dec, Fnord, Freemasonry, Ushtria Sekrete Gladio, Ndertesat Qeveritare, Revizionizmi i Holokaustit, Illuminati, Jezuitet, Kaloresit e Tempullit, Njerezit me Te Zeza, Majestic12, Mashtrimi me Henen, Misticizem, Rendi i Ri Boteror, Opus Dei, Pseudoshkenca, Protoshkenca, Grupi i Tavolines se Rrumbullaket, Superioret e Panjohur, Protokolli i Te Urteve te Zionit, Antiglobalizmi dhe Antisemitizmi etj.
Keto subjekte kane dhe nengrupet e tyre ku do vecoja:

Vrasjet

Mohandas Gandhi, Papa John Paul I, John Kennedy, Robert Kennedy, Abraham Lincoln, Lee Harvey Oswald, Salvador Allende, John Lenon, John Kennedy I Riu etj.

Vdekjet e Celebriteteve

Elvis Presley, Jim Morrison, Princesha Diana, Marilyn Monroe, Bob Marley, Kurt Cobaini, Tupac Shakur etj.


Natyrisht gjithe keto subjekte qe u permenden me siper nuk mund te realizohen menjehere sepse materialet jane voluminoze dhe temat jane te gjata por do perpiqem qe te jap nje tablo te mjaftueshme per ato me kryesoret qe permenda.
Ju uroj lexim te kendeshem ne temat qe do vijojne.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-11, 20:05   #3
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

A VDIQ ME TE VERTETE ADOLF HITLERI ?

Me kujtohet te kem degjuar ne vitin 1950 disa pershperitje per faktin qe Hitleri kishte arritur te shpetonte duke ikur ne nje baze sekrete Naziste ne Polin e Jugut. Ne vitin 1952, Dwight D.Eisenhower ka thene: "Ne nuk kemi qene ne gjendje te zbulojme as evidencen me te vogel qe provon vdekjen e Hitlerit. Shume njerez besojne se Hitleri u arratis nga Berlini."
Ne konferencen e Potsdamit ne vitin 1945 kur Presidenti Harri Truman pyeti Stalinin nese Hitleri kishte vdekur apo jo, mori kete pergjigje te prere prej ti: "JO"
Ushtaraku me i larte i Stalinit, marshalli Gregory Zhukov, trupat e te cilit pushtuan Berlinin, mbas nje hetimi te detajuar deklaroi ne menyre decizive ne vitin 1945: "Nuk kemi gjetur asnje trup qe te jete i Hitlerit."

Me duhet te bej nje paranteze te vogel ketu. Ne lidhje me Bashkimin Sovjetik shume pak veta arrijne te kujtojne faktin qe Stalini ka qene pergjegjes per vrasjen e 6 milion cifuteve ne BRSS gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore. Hitleri vrau rreth 10 milion, 6 milion neper kampet e shfarosjes dhe 4 milion te tjere jashte kampeve ose gjate betejave. Pra si total gjate Luftes se Dyte Boterore jane vrare 16 milion cifute. Numri i sakte vazhdon te diskutohet edhe sot e kesaj dite. Nje gje me rendesi qe duhet patur parasysh eshte fakti qe Vladimir Ilic Lenin, revolucionari komunist i cili udhehoqi sulmin bolshevik, i mbeshtetur nga Rockefellers, ndaj Rusise Cariste, ka qene nje agjent i Qeverise Gjermane nga ku u cua me tren ne Rusi per te drejtuar revolucionin bolshevik te mbeshtetur fuqimisht nga Bavarezet. Pra ne te vertete kush punon per ke?

Shefi i Keshillit Gjykues te SHBA-se ne Nuremberg, Thomas J.Dodd ka thene: "Askush nuk mund te thote se ai ka vdekur."
Gjeneral Majori Floyd Parks i cili ka qene drejtuesi i trupave amerikane ne sektorin e Berlinit eshte shprehur ne publikimet e tij se ka qene i pranishem kur marshalli Zhukov ka pershkruar hyrjen ne Berlin dhe shton qe ai besonte se Hitleri kishte arritur te ikte. NenGjenerali Bedell Smith, shefi i stafit te Gjeneralit Eisenhower gjate luftes ne Europe dhe me pas drejtor i CIA-s ka deklaruar publikisht ne 12 Tetor 1945 se: "Asnje qenie njerezore nuk mund te thote ne menyre konkluzive qe Hitleri ka vdekur."

Koloneli W.J.Heimlich, ish shefi i inteligjences se SHBA-se ne Berlin ka deklaruar per shtypin se ai ka qene i ngarkuar per te determinuar se cfare ndodhi me Hitlerin dhe mbas nje hetimi te detajuar shprehet ne raportin e tij: "Nuk kishte asnje evidence qe te vertetonte vetvrasjen e Hitlerit." Ai shton me pas: "Duke u bazuar ne evidencat aktuale, asnje kompani sigurimesh ne Amerike sdo paguaje ndonje kerkese per demshperblim per vdekjen e Adolf Hitlerit."

Gjykatesi i Nurembergut Michael Mussmanno ne librin e tij "10 dite per te vdekur" ka shkruar: "Rusia duhet te pranoje fajin qe Hitleri nuk vdiq ne Majini e 1945." Sidoqofte Mussmanno shton se ai ka intervistuar kamarierin personal te Hitlerit, sherbetorin e tij personal, shoferin personal, dy sekretaret, pilote, gjeneralet e larte ushtarake etj dhe te gjithe njezeri ne menyre identike deklaruan qe Hitleri kreu vetvrasje. Ai thote se deshmitaret nuk jane takuar me njeri tjetrin por theniet e tyre perputhen ne menyre perfekte. Pra historia ne aparence tingellon bindese deri ne momentin qe ju vini trurin tuaj ne pune dhe mendoni qe e gjithe deklarata mund te jete e mesuar permendesh nga keta njerez qe i faleshin Hitlerit sikur te ishte perendi. A perputhen ndonjehere ne menyre kaq perfekte deshmitaret ne realitet?
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-11, 20:07   #4
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Ish Sekretari i Shtetit Jimmy Byrnes ne librin e tij "Te flasesh qarte" ka shkruar: Kur ndodhesha ne Potsdam ne Konferencen e Kater Fuqive te Medhaja, Stalini la vendin e tij, me afrohet dhe troket goten e pijes me timen ne menyre shume miqesore. Perfitoj nga rasti dhe i drejtohem: "Marshall Stalin, kush eshte teoria juaj per vdekjen e Hitlerit? Stalini me pergjigjet pa u menduar fare: "Ai nuk ka vdekur. Eshte arratisur ne Spanje ose Argjentine."

Ende kam ne duar nje numer te revistes E Verteta e Plote e shtatorit te vitit 1948 qe hapet me titullin e madh HITLERI KA VDEKUR APO ESHTE GJALLE? dhe nentitulli vazhdon 'Ketu jane konkluzionet e permbledhura te nje hetimi 3 vjecar se bashku me arsyet pse mendohet qe Hitleri mund te jete i gjalle dhe ne menyre sekrete ka pergatitur mashtrimin me te madh te te gjithe historise.'
Nje tjeter artikull i Nendorit 1949 hapet me kete titull duke ju referuar nje fakti historik: "Nazistet u futen nendhe, 6 Maj 1943 !" dhe detaje te nje mbledhje te bere ne rezidencen e Krupp von Bohlen-Halbach, kreu i I.G. Farben etj ku ata planifikuan detajet per "Luften e Trete Boterore."

Nje tjeter artikull i gushtit 1952, i titulluar HITLERI NUK VDIQ kishte kete nentitull: "Vevrasja e sajuar e Adolf Hitkerit ne bunkerin e Berlinit tani eshte zbuluar dhe paraqet mashtrimin me te madh ne histori! Evidenca qe mbeshtesin kete fakt kane dale ne drite dhe tregojne qe Hitleri nuk ka vdekur---ketu eshte nje evidence e re qe tregon se Hitleri eshte akoma i gjalle dhe drejton Nazistet ne bazat e tyre nentokesore !"

Ne numrin e qershorit 1952, E Verteta e Plote ka perseri nje kryetitull: HITLERI MUND TE JETE ENDE I GJALLE ! Artikulli thote: Disa fakte te reja kane dale ne drite kohet e fundit. Eshte raportuar se ne vitin 1940 Nazistet filluan te transportojne nje sasi shume te madhe makinerish si traktora, avione, makina transporti, makina germuese dhe shume e shume lloje te tjera, ne RAJONET E POLIT TE JUGUT dhe qe per kater vitet qe vijuan tekniket Naziste ndertuan ne nje kontinet pothuajse te panjohur fare, Antarkita, SHANGRILEN e Fuhrerit, nje Berchtesgaden te ri."

Raporti flet per punen e bere, sesi u germua faqa e tere e nje mali ku u ndertua nje vendstrehim komplet i kamufluar. Kontinenti i zbuluar kohet e fundit eshte me i madh se Europa ne nje distance prej 5600 miljesh nga Afrika, 1900 milje nga pika me jugore e Amerikes se Jugut dhe 4800 milje nga Australia.
Nuk eshte thjeshte nje siperfaqe e mbuluar nga akulli por nje kontinet i vertete me rrafshnalta, lugina, maja malesh qe arrijne deri ne 15 mije kembe. Temperaturat e brendeshme jane rreth zeros ne vere ndersa ne dimer asnjehere nuk zbresin me shume se -20 apo -30 grdae celcius. Me pak fjale nuk eshte dhe aq ftohte, madje me pak sesa ne disa zona te North Dakotas apo Kanadase dhe sidomos nentoke ku temperatura natyrale duhet te jete 10-12 grade celcius, ndonese ne siperfaqe mund te kete akull dhe debore."

Disa gazeta dhe revista pariziane, ne te njejten kohe botuan disa artikuj me tema te perbashketa qe lidheshin me vendstrehimin e fshehte te Hitlerit ne Polin e Jugut. Admirali Doenitz deklaroi ne vitin 1943 se flota e nendetesve gjermane ka arritur te ndertoje nje parajse tokesore, nje fortese te pathyeshme per Fuhrerin e saj, ne ndonje pjese te botes. Shkrimet nuk specifikonin vendndodhjen e sakte.

Njera nga keto gazeta shton dhe informacionin tjeter qe inxhinjeret Naziste ne vitin 1940 kishin filluar ndertimin e ndertesave te cilat mund te duronin temperatura edhe -60 grade celcius. Ka patur te dhena shume te forta ne perfundim te luftes qe Hitleri arriti te ikte ne Polin e Jugut. Edhe sot e kesaj dite shume njerez e kane te pamundur te pranojne dhe besojne evidencat apo vete idene qe Hitleri i ka mbijetuar luftes. Per shume prej tyre kjo ide eshte shume shqetesuese!

Ka shume prova qe amerikanet dhe ruset genjyen per ate qe i ndodhi Hitlerit dhe ka po ashtu shume te dhena qe ai iku ne Antarktite. Ka shume provaqe tregojne per nje grup te madh nazistesh qe u larguan per ne Argjentine. Si mendoni ju? Pse Admirali Byrd drejtoi *pushtimin e Antarktites* dhe pse cdo gje u ruajt dhe mbulua nga nje sekret ekstrem?

Ne vitin 1981 Donald McKale shkruan: "Hitleri: Miti i Mbijeteses." duke dhene te qarte se cfare pyetjesh do permbante libri i tij ku si hyrje thuhet: "Ne kete liber nje historian shume i spikatur, ekzaminon misterin me te madh dhe absorbues te mbasluftes duke dhene detaje se cfare mund tekete ndodhur dhe se ku te con misteri. Bindja absoulte per ate qe mund te kete ndodhur me te vertete, vazhdon te na mundoje sot e kesaj dite."

Edhe kohet e fundit ka patur disa emisione te ndryshme televizive te cilat pretendojne se do shpalosin variantin perfundimtar se cfare ka ndodhur me Hitlerin dhe si perfundim perseri nuk i japin dot pergjigje te plote pyetjes se cfare ndodhi me Fuhrerin. Nje program i tille i titulluar Cfare Ndodhi me te Vertete me Adolf Hitler mbas nje numri te madh historishe hetuese perfundoi duke thene se ne vazhdim te ekzistences se Glasnost dhe aksesit te mundshem neper dosjet e Rusise, dokumentat qe lidhen me Hitlerin vazhdojne te mbeten nga dokumentat me sekrete te arkivit rus.

Gazeta "Ditari i Illustruar" i Santiagos, Kili ne 18 janar te vitit 1948 ne nje numer te saj shkruante: "Ne 30 prill 1945 Berlini ishte duke u shperbere por pak nga kjo shperberje ishte evidente ne aeroportin Templehof. Ne oren 4.15 pm nje avion JU52 ulet ne piste dhe nga ai dalin trupa SS te ardhura direkt nga Rechlin per te mbrojtur Berlinin. Ata nuk ishin me shume se 18 vjec ne moshe. Mitraljeri i ketij avioni ishte nje inxhinjer i quajtur B... te cilin e kisha njohur prej disa vitesh dhe nga i cili mu keshillua qe te evitoja sherbimin ushtarak. Ai insistonte te largohej nga Berlini sa me shpejte te ishte e mundur. Gjate kohes qe furnizohej me karburant, radio operatori i avionit i ben shenje me berryl ne ije dhe i thote te shikoje drejt nje vendi te caktuar. Ne nje distance prej 100-120 metrash ai pa nje avion Messerschmitt Jet Model 332 dhe ajo qe pa tjeter sebashku me mikun e tij slinte asnje vend per te dyshuar, duke qendruar perpara avionit ishte udheheqesi i tyre Adolf Hitler, i veshur me rroba ushtarake kamuflazhi dhe jepte e merrte me shenja me disa funksionare te larte te partise. Per me shume se dhjete minuta ata vezhguan ate skene dhe me pas, rreth ores 4.30 u larguan ne fluturim perseri. Te njejten mbremje rreth 7 ore me pas ata u shtangen kur degjuan lajmet ushtarake per vetvrasjen e Hitlerit.

Ne nje trasmetim te nje korporate media kanadeze te titulluar "Ashtu sic ndodh" qe daton 17 shtatorin e vitit 1974, profesori Ryder Saguenay, nje kirurg dentist i Fakultetit te Stomatologjise ne Universitetin e Californise tha se Hitleri kishte urdheruar largimin nga Berlini te nje avioni special ne nje drejtim te pacaktuar, ku ishin ngarkuar te gjitha rekordet mjekesore dhe ato dentare, sidomos radiografite dhe radioskopite e Hitlerit dhe te Nazisteve me te larte. Ai shton se rekordi dentar qe u perdor per te identifikuar trupin e Hitlerit, ishte vizatuar nga kujtesa prej nje asistenti dentist i cili u zhduk menjehere dhe nuk u gjet me kurre.

Nje editorial i gazetes Zig-Zag, Santiago, Kili e 16 janarit te vitit 1948 thote se ne 30 prill 1495, kapiteni i forcave ajrore Peter Baumgart mori ne avionin e tij, Hitlerin bashke me gruan Eva Braun si dhe disa nga miqte e tyre me besnike dhe u nisen nga aeroporti i Tempelhof dhe zbriten ne aeroportin Tondern, Danimarke e cila vazhdonte te ishte e kontrolluar nga nazistet. nga Tondern ata moren nje tjeter avion dhe shkuan ne Kristiansund ne Norvegji (edhe kjo e kontrolluar nga gjermanet). Qe prej aty ata u transportuan ne nje nendetese te shoqeruar nga nje numer i madh te tillash.

Shkrimtari gjerman Mattern ne referim te temes sone ka thene se admirali Doenitz i eshte drejtuar nje klase marinaresh te sapo diplomuar ne Kiel, 1944 me keto fjale: Marina Gjermane ka ende nje rrol te madh per te luajtur ne te ardhmen. Marina Gjermane njeh cdo vend te fshehte ku mund te coje dhe ruaje Fuhrerin e saj nese do linde nevoja...

Vetem disa jave me pare, nje grup studiuesish francez qe arriten te aksesojne disa nga raportet e mjekeve ligjore rus mbi vdekjen e Hitlerit, konfirmojne te pergjitshmen qe trupi ska qene i tij. Jo vetem qe rekordet dentare nuk perputheshin aspak me ato te Hitlerit por edhe nje fakt tjeter. Trupi i gjetur ne Bunkerin e Berlinit kishte vetem nje testikul. Askush nga mjeket personal apo rekordet mjekesore te Hitlerit nuk e permend kete fakt.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-11, 20:18   #5
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

AIDS, NJE ARME BIOLOGJIKE !

A ishte "paraqitja" e AIDS nje aksident i rastetishem i natyres apo AIDS eshte nje ekperiment biologjik per pastruar boten nga homoseksualet, te Zinjte dhe rraca te tjera te padeshiruara? Qe kur epidemia e AIDS u be zyrtare ne Qershor te vitit 1981, ka patur peshperitje te vazhdueshme qe AIDS eshte nje epidemi e krijuar nga njeriu me nje virus (HIV) te ndertuar gjenetikisht dhe qe u perhap ne menyre te qellimshme tek homoseksualet amerikane dhe zezaket e Afrikes per qellime djallezore.

Ndonese shume njeres i konsiderojne keto idera si nje mendim paranojak, ka shume evidenca te cilat suportojne theorine qe AIDS eshte nje virus i krijuar si arme biologjike. Historia "zyrtare" qe paraqiteten nga eksperti me i madh sot per sot mbi AIDS, Robert Gallo eshte qe viursi fillimisht u shfaq tek mamjunet e gjelbert te Afrikes dhe me pas ne nje menyre apo tjetren kaloi tek specien dhe ju njgit te zinjeve te afrikes. QE prej aty, supozohet qe eshte perhapur ne Manhatan nepermjet lidhjes me Haitin.

Duke perseritur kete histori me qindra here, agjensite qeveritare dhe mediat e kane kthyer historine "zyrtare" te majmunit ne nje fakt. Per disa arsye ekspertet dhe mediat heshtin per disa fakte qe lidhen em AIDS te cilat nuk perputhen me historine "zyrtare".

Gjurmet e AIDS ne Amerike i gjejme qe tek eksperimentet me Hepatitin B te cilat u kryen mbi mijera homoseksuale vullnetare midis viteve 1978-1981. Eksperimenti filloi ne Manhatan ne Nentor te vitit 1978 kur mbi 1 mije homoseksual dhe biseksual u injektuan me vaksinen eksperimentale. Per ti qendruar fakteve, personat e zgjedhur duhet te ishin te shendetshem, te rinj nen moshen 40 vjec dhe te shkolluar. Shumica e meshkujve qe u zgjodhen ishin te bardhe.

Tre muaj mbas fillimit te eksperimentit ne Qendren e Gjakut te qytetit te New York, rasti i pare i AIDS u zbulua tek nje mashkull i bardhe, i ri dhe homoseksual nga San Francisco. Nje raport i hartuar ne gusht te vitit 1981 specifikon rastet e para, ne total 26 ku te semuret ishin te gjithe homoseksual, me pare te shendetshem. 20 ishin nga Manhatan, 6 nga Los Angeles dhe San Francisco; 25 ishin te bardhe me nje moshe mesatare 39 vjec dhe te gjithe te arsimuar me se miri. Ky eshte ne esence profili epidemologjik i homoseksualeve ndaj te cileve u injektua vaksina e Hepatitit B.

Ekperimenti u drejtua nga Wolf Szmuness, nje polak, ish i burgosur nga Ruset ne Luften e Dyte Boterore dhe i cuar ne kampet e Siberise. Mbas luftes ai kishte studiuar mjekesi ne Bashkimin Sovjetik. Me pas kthehet ne Poloni ku ka konflikte te forta me komunistet. Ne vitin 1969 largohet ne Amerike dhe gjen pune ne New York si nje teknik laboratori ne Qendren e Gjakut te NY. Ne me pak se nje dekade ai behet profesor i Epidemologjise ne Universitetin e Columbias dhe u caktua me detyren per studimin e hepatitit tek homoseksualet. Nepermjet lidhjeve qe kishte ne Departamentin e Shtetit ai u lejua te shkonte ne Moske dhe te mbante konferenca mbi ekspertizen e Hepatitit. Szmuness vdiq ne vitin 1982 nga kanceri.

Nje dekade perpara AIDS, virologjistet e kancerit ishin shume te zene duke mesuar si te transferonin viruset nga nje specia tek nje tjeter ne mennyre qe te krijoinin nje virus shkaktues te kancerit qe mundt e shkaterronte sistemin imunitar. Qellimi ishte krijimi artificial i kancerit ne laborator. Ne kete menyre virologjistet zbuluan menyren sesi te krijonin viruse shkatrrimtare qe mund te kalonin nga kafsha tek njeriu. Keto viruse te krijuara nepermjet inxhinjerise gjenetike kur u bashkuan me qelizat kanceroze njerezore, perftuan aftesine e "kapercimit te specieve", pra nga kafsha tek njeriu.

Disa nga keta shkenctare qe realizuan kete lloj virusi me pas u caktuan ne krye te eksperimentit mbi hepatitin tek homoseksualet te cilet i perdoren keta te fundit si te ishin kavje laboratori. Virologjistet ishin koshiente te mundesise qe njeri prej ketyre viruseve te rrezikshem mund te arrinte te dilte nga laboratori i tyre i teknologjise se larte. Por sidoqofte shkenctaret ishin te vendosur te provonin efikasitetin e virusit kancerogjen tek kafshet nese mund te shkaktonte te njejten gje tek njerezit. Ne vitin 1973 u mbajt nje Konference e Biologjise Virale ne California. QEllimi ishte qe te krijohej nje agjensi qeveritare dhe nje kohorte me njerez te afte te merrnin masa te duhura nese ndonje nga viruset dilte nga laboratori.

Disa vjet me pas, homosekualet nga New York, San Francisco dhe Los Angeles te cilet u afruan vullnetarisht per te eksperimentuar vaksinat e hepatitit, u shnderruan ne kohorten e shkenctareve te qeverise per te provuar perhapjen e virusit. Cuditerisht asnje nga virologjistet se ka permendur kurre faktin qe AIDS mund te kete prejardhjen nga nje virus laboratori i manipuluar per te kapercyer speciet. Teoria e majmunit te blerte eshte kundershtuar kohet e fundit nga disa eksperte virologe te cilet besojne se HIV eshte manipuluar gjenetikisht. Publikut i eshte thene qe AIDS e ka origjinen ne Afrike vite me pare. Si prove, ekspertet fillimisht deklaruan qe gjaku i vjeter afrikan, i ruajtur ne qendrat e dhurimit ishte pozitiv me virusin. Testime te mevonshme e nxorren kete teori ose te gabuar ose thjesht nje genjeshter trashanike.

Fakti eshte qe rastet me AIDS ne Afrike dhe Haiti filluan te shfaqen ne te njejten kohe kur u raportuan rastet e para tek homoseksualet ne Manhatan. Me pas u kryen disa kerkime tek njerezit ne moshe dhe seksualisht jo aktive ne Kampala, Uganda ku asnjeri prej tyre nuk tregoi shenja te semundjes, gje qe provoi faktin se teoria mbi vjetersine e semundjes ne Afrike ishte thjesht nje falsitet.

Ne 11 Maj te vitit 1987, gazeta London Times hapej me nje histori qe lidhej me programin e vaksinave te lise ne Afrike nga Organizata Boterore e Shendetesise dhe AIDS ne Afriken Qendrore. Edhe vete Robert Gallo u detyrua te pranoje qe programi i vaksinimit qe perfshiu me miliona zezake, mund te kete zgjuar virusin e "fjetur" te AIDS. Kjo histori kaq e rendesishme u retushua menjehere ne

Amerike dhe nuk u paraqit asnjehere ne TV apo mediat e shkruara.
Ideja e AIDS si nje eksperiment biologjik nuk eshte pa precedente. Gjate dekadave qe kane kaluar, ka prova te shumta qe implikojne agjensite qeveritare si shkaktare te ekspozimit te njerezve ndaj agjenteve biologjike nen ombrellen e Sherbimit Shendetesor Publik Amerikan prej 40 vjetesh (1932-1972).

Historia zyrtare mbi majmunin afrikan nuk jep detaje mbi faktin sesi epidemia heteroseksuale afrikane, u transferua ne te njejten kohe tek homoseksualet e bardhe ne Manhatan apo per faktin sesi ka mundesi qe AIDS u shfaq ne kohe te njejte si ne Afrike ashtu dhe ne New York.

Ne vitin 1983 perpara se AIDS te perhapej, nje doktor i ri i quajtur Robert Strecker, mjek shume i talentuar dhe me disa diploma ne fusha te ndryshme sidomos ne ate te patologjise dhe farmacise beri nje studim te detajuar duke i vajtur deri ne themel historise se AIDS dhe sebashku me te vellain qe ishte nje avokat i njohur, hartuan nje memorandum urgjent qe njihem me emrin The Strecker Memorandum dhe qe titullohet "Alarmi mbi Sulmin Biologjik". Ky memorandum ju dergua organizatave shendetesore me prestigjioze te cilat heshten si pergjigje. Strecker studjoi gjithe raportet e meparshme per semundjet virale dhe per habine e tij gjeti materiale te pakontestueshme qe provonin faktin qe AIDS ishte krijuar nga njeriu. Ai beri edhe nje video per kete studim ku shpjegon me detaje gjithe historine fizike dhe ate shkencore te semundjes. Ne perfundim te kesaj kasete prej 96 minutash, cdo kush do jete ne gjendje te dije per AIDS po aq sa dine dhe vete mjeket virogole. (Kujtoni se cfare eshte deklaruar nga Phil Schnedier per origjinen e AIDS ne Librin e Dulces).

Ndersa nje nga teoricienet konspirativ, nga me te sulmuarit prej organizatave qeveritare dhe vete agjensite sekrete dhe ato te inteligjences qeveritare, deri sa e vrane ne shtator te vitit 2001, William Cooper, ka dhene nje pamje akoma dhe me te frikshme te AIDS si nje arme biologjike dhe e perdorur enkas per qellime djallezore. Cooper ka qene sih-pjestar i Inteligjences se Marines dhe ne nje pozicion te tille ka patur akses ne shume dokumenta sekrete qe vendosi ti bente publike ne fund te viteve 80 dhe vazhdoi parreshtur per 13 vjet deri sa e ekzekutuan para shtepise se tij. Ai ka dhene detaje jo vetem per AIDS por edhe shume fakte te tjera qo do jene objekt i shkrimeve te mija me pas.

(Vijon)
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-11, 01:04   #6
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Vali, me fal por rastesisht e lexova kete ne koha net..mendova se e ka vendin ketu...


Publikuar: 28.07.2011 - 10:18

St. Moritz, 28 korrik - Nė takimin e fundit tė grupit Bilderberg, tė cilin shumė e konsiderojnė qeveri botėrore nė hije, janė analizuar nė detaje Kina, Iraku, Rusia, kriza nė BE, dhe ėshtė konstatuar se popullsia e planetit po zvogėlohet shumė ngadalė, alternativė e tė cilės ėshtė – lufta e re botėrore. Mediet kanė paraqitur supozimet se grupi i fuqishėm, i cili pėrbėhet nga ish-politikanėt, bankierėt, aristokratėt dhe biznesmenėt, ka folur edhe pėr zgjerimin e operacioneve ushtarake nė shkallė tė plotė nė Lindjen e Afėrme dhe nė Afrikėn Veriore.

Nė takimin nė St. Moritz, i cili, si gjithmonė, ishte i mbyllur nė mėnyrė rigoroze pėr publikun dhe i siguruar mirė, grupi Bilderberg ka diskutuar edhe pėr mbėshtetjen e euros dhe ka pėrfunduar se Greqia dhe vendet e tjera nė zonė, tė cilat janė nė krizė, duhet tė paguajnė borxhet me ishuj apo ēfarėdo qė munden.

Sikur nė takimin e fundit tė grupit, transmeton “Guardian”, kėtė vit “Bilderberg ishte shumė mė i gjerė sesa mė parė. Mė shumė emra, mė shumė reporterė”. “Guardian” kanė vėnė re edhe oligarkun rus, Aleksei Mordashov, pronarin kryesor dhe drejtorin e kompanisė “Severstal”.

Takimi nė St Mauritz kėtė vit ėshtė sponsorizuar vetėm nga njė anėtar – David Rockfeller. Anėtarėt e tjerė tė Komitetit Konsultativ janė: Edmund de Rothschild, Zibniew Brzezinki, Paul Wolfowitz, Henry Kissinger, Richard Holbrooke (tash i vdekur), Etienne Davinion, Henry Heinz dhe Romano Prodi.
taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.