Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-09-11, 19:13   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Forca e ndėrdijės

Tė nderuar miq dhe anėtarė tė forumit dardania (fd). Nė vazhdim do tė sjelli disa fragmente nga ky libėr me shpresė qė do tė lexoni me vėmendje dhe me shpresė qė do ti ndihmoj atyre qe kan nevojė apo atyre qe duan tė jenė ndryshe nga se janė.

Lexim tė kėndshėm, zc



Dr. Xhozef Marfi ne te gjithe boten eshte i njohur si profesor,ligjerues dhe autor i mbi 40 librave te perkthyera ne me se 50 gjuhe te botes.Konsiderohet si shkrimtari me i njohur i Mendimit te ri ,levizje tanime shume e perhapur ne bote.Pasi ka specializuar farmakologjine,kimine dhe relixhionin,dr.Marfi eshte expekt ne trajnimin alternativ te semundjeve.
Xhozef Marfi nuk eshte teoricient i theshte i " mendimit te ri",por njeriu i cili dikur edhe vet ishte i semure nga nje smundje e rende dhe vdekjeprurese e kancerit(sarkoma),ku mjeksia bashkekohore i kishte ngritur duart,arriti qe per nje kohe te shkurter permes fuqise se paskajshme te forces se nderdijes ,te sherohet dhe per befasine e experteve prominet boterore,ti vej ne dyshime shume njohuri nga shkenca e medicines se sotme bashkekohore.
Me leximin e ketij libri para jush do te hapet nje realitet krejtesisht ndryshe nga ai te cilin ju e keni menduar.

Mbajeni mend gjithemone: Asgje nuk eshte e pamundur.Pamundesia apsolute shkakton mosdija jone relaitive.


Pasqyra e shkurter e mendimeve qe duhet mbajtur ne mend
*Thesari gjendet i fshehur ne thellesi tuajen.Pergjegjet e deshirave te zemres suaj gjurmoni ne brendi te vetvetes!
*Fshehtesia e madhe,zgjedhjen e se ciles e posedonin njerezit e shquar te te gjitha epokave,ndodhet ne afersine e tyre te te zbuluarit dhe te lirimit te fuqise se nderdijes se vet.Edhe ju jeni ne gjendje te beni kete.
*Nderdija i di pergjigjet ne te gjitha pyetjete.Nese mu para gjumit nderdijes suaj i thuani :"Deshiroj te zgjohem ne ora gjashte"ajo do te ju zgjoje pikerisht ne ate kohe.
*Nderdija eshte ndertues i trupit tuaj dhe eshte ne gjendje qe te ju sheroj.Ēdo nate thellohuni ne gjume duke menduar per shendet te persosur dhe nderdija juaj si sherbetor besnik do te kryej urdherin tuaj.
*Ēdo mendim eshte shkak , ndersa ēdo veti pasoj e saj.
*Po deshet te shkruani nje liber a ndonje pjese teatrale ,te mbani ndonje ligjerate te sukseseshme ,deshiren tuaj me kujdes dhe dashuri shprehjani nderdijes suaj.Ajo, te jeni te bindur,do te ua plotesoj ate.
*Njeriu eshte sikurse kapiteni qe drejton anijen.Vetem urdherat me vend e ēojne anijen ne liman.Prandaj,edhe ju patjeter te i jepni urdhera nderdijes suaj,e cila drejton pervojat tuaja( te keni mendime dhe perfytyrim te rregullt)
*Asnje here mos i perdorni shprehjet " Kjo eshte e shtrenjet .Ose :Nuk jam ne gjendje ta bej kete"Nderdija gjithemone do te ju kuptoj me seriozitet dhe do te perpiqet te mos i fitoni parate,gjegjesisht qe te mos afesoheni per ate ēka synoni.Ne vend te kesaj thuani vetes:Me ndihmen e nderdijes sime jam ne gjendje te bej ēdo gje"
*Ligji i jetes eshte ligji i besimit.Besimi eshte mendimi i lindur ne mendje.Mos besoni ne gjera qe ju shkaktojne dem dhe dhembje.Besoni se nderdija eshte ne gjendje te ju frymezoje, te ju jape force,si dhe te ju qoj kah nje ardhmeri me e mire.Suksesi jetesore eshte plotesisht proporcional me besimin ne sukses.
*Po qe se i ndryshoni mendimet tuaja ,do ta ndryshoni fatin tuaj.


Permbajtja e qendrimeve kryesore


*Po menduat mire, e mira do te ju pasoj,po menduat keq , e keqja gjithashtu do te ju pasoj.Njeriu eshte i tille si mendon.
*Nderdija eshte ne gjendje te kundershtoj,por pranon ēdo gje qe ia percjell vetedija.
*Secili njeri disponon mundesi te zgjedhjes.Percaktohuni per shendet dhe lumturi.Mund te zgjedhni dashamiresine ose vagabondizmin ndaj te afermve.Percaktohuni per bashkepunim,per gezim,per sjellje miqesore dhe do te vereni reagim te pranueshem nga te gjithe qe i keni prane vetes.Kjo eshte menyra menyra me e mire per tu zhvilluar personaliteti pozitiv.
*Vetedija eshte si "roja e portes".Detyra kryesore e saj eshte pengimi i depertimit te pershtypjeve te rrejshme ne nderdije.Percaktohuni dhe besoni ne mundesite e ndodhive pozitive.Fuqia me e madhe e njeriu eshte aftesia per zgjedhje.Zgjedheni lumturine dhe begatine.
*Deklarimet dhe sugjesionet e te tjereve nuk kane fuqi qe te ju shkaktojne dhembje.E vetmja force qe mund te ju lendoj eshte mendja juaj e nderlikuar-autosugjesioni.Refuzojinimendimet e te tjereve,ndersa pranojeni vetem e vetem sugjesionet e juaja pozitive.
*Kini kujdes se ē flisni.Perndryshe do te jeni te detyruar te jepni llogari per ēdo fjale.Asnjehere mos thuani :"Do te mbaroj,do te humb punen,nuk jam ne gjendje te paguaj qirane e baneses".Nderdija nuk di qka eshte mahia,sepse ēdo mendim ajo e kupton me serizitet,duke u perpjekur me tere fuqine qe te e shenderroj ne veper.
*Mendja juaj nuk eshte e lige.Asnje fuqi natyrore vetevetiu nuk eshte keqeberese,por ajo sillet ne perputhje me menyren se si e shfrytezoni.Perdoreni mendjen tuaj si force sheruese,si frymezim dhe si shkak per lumturine e te afermve tuaj.
*Filloni te mendoni nga aspekti i se vertetave te amshueshme dhe nga ai i principeve jetesore.Harrojeni friken,mosdijen dhe besimet e kota.Mos lini te tjeret te mendojne per ju!Vete zgjidhni mendimet tuaja-vetevendosni!
*Ēdo njeri eshte kapiten i shpirtit dhe zot i fatit te vet.Mos harroni ,ju posedoni mundesi te zgjedhjes.Prandaj zgjidhni jeten,dashurine,shendetin,lumturine!
*Ēdo send qe vetedija e paramendon ose e beson si te vertete,nderdija ate do ta pervetesoj e do ta shenderroj ne veper.Besoni ne fat te mire,ne veprim te drejte dhe ne ēudine e quajtur JETE !


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-09-11, 19:17   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Ē`duhet mbajtur ne mend?

*Ligji i aksionit dhe reaksionit eshte universal.Te menduarit paraqet aksionin,nderkaq pergjegjja e menjehereshme e nderdijes eshte reaksioni.Kujdesuni per mendimet tuaja!
*Ēdo frustacion bazohet ne deshiren e palotesuar.Po u kushtuat teper rendesi pengesave,shtyerjeve dhe veshtiresive , do te pasoj reagimi gjegjes i nderdijes.Kesisoj ju punoni kunder se mires suaj.
*Po qe se me vetedije dhe haptas perseritni " Besoj se fuqia e nderdijes ne kete ēast ,duke perdorur edhe trupin tim,eshte duke ma plotesuar deshiren e menduar,do te ndjeni qarkullimin e principit jetesore neper brendine e trupit dhe shpirtit tuaj.Te gjitha veshtiresite do te zhduken.
*Frika,shqetesimi dhe merzia ērregullojne ritmin normalte punes se zemres,te mushkerive dhe te organeve te tjera.Ushqeni nderdijen me mendime rreth harmonise,rreth shendetit,rreth paqes ne menyre qe te gjitha funsionet tupore te jene perseri normale.
*Pjesa e vetedijeshme e mendjes suaj gjithnje le te shpresoje per mire, sepse nderdija do te kujdeset qe me besnikeri ta reprodukoje menyren tuaj te te menduarit.
*Paramendoni perfundim te mbare ose zgjedhje te problemit tuaj,ndjeni gezim per qellimin e realizuar,sepse ēdo gje qe mendoni a ndjeni me ndihmen e nderdijes do te behet realitet.
****

*Shpeshehere perkujtojani vetes se fuqia sheruese eshte mu ne nderdijen tuaj.
*Mbani mend se besimi i ngjane fares se hedhur ne toke prej se ciles rritet lloji i bimes se mbjellur.Ne mendjen tuaj mbilleni faren,ujiteni,dhe ushqejeni me besim dhe shprese se do te arrini rezultate te deshiruara.
*Derisa jeni duke u lutur,keni ndermend se te kuptuarit e brendeshem e te thellesishem te teresise , te bukurise dhe te persosmerise eshte ne gjendje te ndryshoje formulat negative te te menduarit ne nderdije,si dhe te prodhoj efekte te mrekullueshme.
*Te gjitha semundjet lindin ne mendjen e njeriut.Seciles paraqitje trupore,domosdo i paraprine formulari gjegjes mendo.
*Sugjesioni nen hipnoze eshte ne gjendje te shkaktoje paraqitjen e simptomeve gati te seciles semundje.Me kete menyre tregohet qarte fuqia e mendjes se njeriut.
*Eshte vetem nje proces i vetem dhe unitar i sherimit -besimi,eshte vetem nje fuqi sheruese -nderdija.
*Efekt te njejte do te keni pavaresisht se objekti i besimit eshte i drejte apo i rrejshem.Nderdija reagon ndaj mendimit te lig ne vetedije.Mjafton qe besimin ta kuptoni si mendim i lindur ne vetedije.


Disa keshilla te permbledhura

*Konstatoni se ē eshte ajo qe sjell sherimin.Duhet pasur ndermend se udhezimet e drejta qe ia jepni nderdijes do te ju shpiejne kah sherimi.
*Paramendoni qellimin dhe perpiquni qe ta ndjeni si te vertete !Kembengulni ne kete dhe rezultati nuk do te ju mungoje.
*Percaktoni natyren e vertete te besimit!Mbani mend mend qe besimi eshte mendim i krijuar ne mendje:njeriu ben vetem ate qe eshte krijuar ne mendjen e tij.
*Nuk duhet menduar ne semundje dhe ne ate qe ju sjell dem.Besoni ne shendet te persosur, ne perparim, ne paqe ,ne pasuri.
*Perdorni fuqine e terapise lutese ne jeten tuaj.Zgjidheni planin perkates,idene perfytyrimin.Mentalisht dhe emocionalisht behuni me kete ide dhe po i qendraut besnik qendrimit te tille , lutja do te ju pranohet.
*Gjithnje duhet pasur ndermend qe fuqine sheruese mund ta pervetesonivetem me ndihmen e besimit e asesi ndryshe, qe do te thote duke njohur menyren e veprimit te mendjes suaj te vetedijeshme dhe te nderdijeshme.Besimi vjen vetem pas te kuptuarit.
*Besimi i parezerve do te tjote se deri te sherimi arrihet edhe pa te kuptuarit e fuqive te pseudomjekeve.
*Mesohuni te luteni edh eper ata qe i doni dhe jane te semure.Futeni qetesin ene shpirte.Pastaj idete e shendetit ,te vitaliteteit dhe te persosmerise , me ndihmen e mendjes subjektive universale, do te fillojne te veprojne ne nderdijen e me te dashurve tuaj.
**
*Behuni inxhinier i shpirtit tuaj dhe gjithnje perdorni teknikat e provuara te perparimit te jetes suaj.
*Deshira eshte lutje.Shpreheni deshiren,se qellimit do te ia arrini me lehte me ndihmen e padyshimte te shkences mendore.
*Eksperimentoni ne veteveten derisa te bindeni se inteligjenca e paskajshme gjithemone reagon aty ne secilin mendim te vetedijeshem.
* Perfytyrimi vlene sa njemeije fjale.
*Largojuni nga ēdo detyrim a ngarkese mendore gjate lutjes!
*Duhet pasur parasyshe qe zemra mirenjohese eshte ne afersi te thesarit te gjithesise.
*Te pohosh do te thote te thuash qe gjerat jane keshtu dhe keshtu.Po qendruat te vendosur ne kete qendrim mendore dhe po e ndjete ate si te vertete , edh eperkunder provave te mundeshme ne dobi te se kundertes ,lutja do te ju plotesohet.
*Krijoni vale elektronike te harmonise, te shendetit dhe te qetesise , duke menduar ne lavdine e menēurise se paskajshme.
*Mos u brengosni shume per punen e zemres , te mushkerive a te ndonje pjese te anatomise suaj!Mbeshtetuni nderdijes suaj dhe rikujtoni sa me shpesh faktin se ineligjenca e paskajshme do te ndermarr ēdo gje qe eshte e nevojshme.
*Imagjinata eshte arma juaj me e forte -vetia juaj me e fuqishme.Paramendoni te miren dhe pozitiven!Njeriu eshte i tille ēfar mendon qe eshte.
*Ne gjendje kotjeje , ju i shmangeni konfliktit midis vetedijes dhe nderdijes.Mu para gjumit mendoni deshirat si te plotesuara.Gjate kesaj ,kembengulni!Flini te qete dhe zgjohuni te gezuar.
*Detyrimi mendor dhe mundi i tepruar mundesojne qe ne plane te pare te shperthej frika dhe ngarkesa psikike, gje qe pamundesojne gjetjen e pergjegjjes.Gjithnje veproni ne menyre te lehte.
Nderdija fillon te materializoje idene vetem nese jeni te ēlodhur dhe nese i lejoni asaj qe idene se pari te e pervetesoj plotesisht.
*Mendoni dhe planifikoni ,pavaresisht nga metodat tradicionale.
*Duhet patur ndermend qe ēdo problem ka zgjidhje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 19:21   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėrplot besim?... A thua gjenden pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve diku nė thellėsi tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė secilit prej nesh? - Me siguri se po.

Kam qenė i pranishėm gjatė ēudirave tė shumta qė u kanė ndodhur njerėzve anekėnd botės. Po qe se i rrekeni fuqisė magjike tė ndėrdijes suaj, ēudirat do t'ju ndodhin edhe juve. Libri qė jeni duke mbajtur nė duar tregon se mendimet tuaja tė zakonshme, tė pėrditshme dhe paraqitjet tuaja mendore formojnė, krijojnė, si dhe pėrcaktojnė plotėsisht fatin tuaj. Sepse, njeriu ēfarė ta ketė ndėrdijen, i tillė ėshtė edhe vetė.

A I DINI PĖRGJIGJET?

Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėrplot besim?

Pse dikush ka shtėpi tė bukur dhe luksoze e dikush, nė prag tė skamjes, jeton nė periferi tė mjeruar? Pse dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has nė mossukses? Pse dikush ėshtė orator i shkėlqyer dhe i dėshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerėzit qė u drejtohet?

Pse dikush trajtohet si gjenial nė punėn qė kryen e dikush, ndonėse me pėrpjekje mbinjerėzore, nuk mund tė arrijė kurrfarė rezultatesh? Pse dikujt i shkon pėrdore tė shėrohet nga e ashtuquajtura sėmundje e pashėruar, e dikujt jo?

Pse gjithaq njerėz tė mirė dhe besimtarė i dėrmojnė vuajtjet e tmerrshme trupore dhe shpirtėrore? Pse gjithaq njerėz amoralė, tė leqitur nga Zoti, arrijnė suksese nė qėllimet e veta dhe kėnaqen me shėndet tė pėrsosur? Pse ndonjė grua jeton nė bashkėshortėsi fatlume, ndėrsa e motra vuan nė pafatėsia?

A thua gjenden pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve diku nė thellėsi tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė secilit prej nesh? - Me siguri se po.

ARSYEJA E BOTIMIT TĖ LIBRIT

Me qėllim qė t'u pėrgjigjem kėtyre dhe shumė pyetjeve tė ngjashme, vendosa ta shkruaj kėtė libėr. Jam udhėhequr nga dėshira qė me njė gjuhė tejet tė thjeshtė t'i shpjegoj tė vėrtetat themelore tė mendjes sė njeriut.

Jam i bindur se, duke pėrdorur gjuhėn e pėrditshme, ėshtė krejtėsisht e mundur tė sqarohen ligjet themelore tė jetės dhe tė shpirtit njerėzor. Lexuesi do tė bindet se fjalori, me tė cilin ėshtė shkruar ky libėr, i pėrgjigjet stilit tė fletushkės sė tij ditore, revistės sė dėshiruar, bisedave tė punės ose tė atyre shtėpiake.

Prandaj, porosis lexuesin qė librin ta studiojė me vėmendje dhe t'i pėrdorė teknikat e cekura nė tė. Nėse vepron kėshtu, jam i bindur se do ta pėrvetėsojė aftėsinė pėr tė krijuar ēudira, tė cilat do ta lirojnė nga hutia, nga mjerimi, nga mėrzia dhe nga mossuksesi, si edhe do ta udhėzojė kah vendi qė vėrtet i takon.

Po ashtu, do ta lirojė nga kokėēarjet e robėrisė emocionale dhe fizike, si dhe do ta nxjerrė atė nė rrugėn e lirisė, tė fatit dhe tė qetėsisė shpirtėrore.

Forca ēudibėrėse e ndėrdijes ėshtė nė gjendje ta shėrojė dhe ta rikthejė forcėn jetėsore. Duke i mbizotėruar fuqitė e veta tė brendshme, lexuesi do rrėnojė muret e frikės dhe do tė hyjė nė jetė - "nė lirinė madhėshtore tė fėmijėve tė Zotit", - siē ka thėnė shėn Pali.

LIRIMI I FUQIVE ĒUDIBĖRĖSE

Vetėshėrimi gjithnjė ka paraqitur pasqyrėn mė bindėse tė pranisė sė fuqive tė ndėrdijes nė vetė njeriun. Para 42 vjetėsh me sukses u lirova nga tumori malinj (ekspertėt e mjekėsisė e quanin sark) pikėrisht duke u shėrbyer me fuqinė e ndėrdijes e cila mė krijoi dhe mė mban nė jetė. Nė vazhdim tė kėtij libri paraqes teknikėn me tė cilėn jam shėrbyer.

Jam i bindur se secilit qė e pranon do t'i ndihmojė ta fitojė besimin nė tė ekzistuarit e fuqisė sė paskajshme shėruese nė thellėsi tė ndėrdies njerėzore. Me ndihmė fare jovetiake tė mjekut tim dhe tė dashamirėve tė mi, papritmas, e kuptova se inteligjenca krijuese, e cila edhe di t'i qėrojė hesapet me sėmundjen time, i krijoi tė gjitha organet e mia, ma formoi dhe ia dha impulsin fillestar zemrės sime. Fjala e urtė thotė: "Mjeku plagėn e lidh, ndėrsa Zoti e shėron".

ĒUDIRAT NDODHIN PAS LUTJES EFIKASE

Lutja shkencore paraqet tė drejtuarit nė kahje tė dėshiruar tė veprimit tė lidhjes ekzistuese tė gjendjeve tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė shpirtit. Libri, tė cilin e mbani nė duar, do t'ju tregojė se si, nė mėnyrė shkencore, ta frenoni fuqinė e paskajshme nė brendi tė vetvetes dhe si tė bėheni ai vėrtet qė dėshironi tė jeni.

Secili prej nesh synon kah njė jetė mė e lumtur, mė pėrmbajtjesore dhe mė e pasur. Ėshtė koha e fundit qė, pėr kėtė qėllim, tė fillojmė tė shėrbehemi me forcėn ēudibėrėse - poseduese dhe tė fusim harmoni nė botėn tonė pėrplot probleme profesionale, familjare dhe personale.

Pėrpiquni qė ta lexoni kėtė libėr disa herė. Kaptinat e shumta tė tij do t'ju tregojnė se nė ē'mėnyrė fuqia ēudibėrėse vepron dhe si ta nxjerrni frymėzimin e fshehur dhe menēurinė nė dritėn e ditės.

Pėrvetėsojini teknikat e thjeshta tė nxitjes sė ndėrdijes pėr aksion! Ndiqeni rrugėn e re shkencore kah thesari i paskajshėm! Lexoni kėtė libėr me kujdes, me sinqeritet dhe me dashuri! Bindeni veten se ai mund t'ju ndihmojė! Jam me se i bindur se do t'jua ndėrrojė kahjen e vėrtetė tė jetės suaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 19:23   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

LUFTA ĖSHTĖ GJITHKUND RRETH NESH

A e dini se ē'do tė thotė lutje efektive? Nė kuadėr tė aktiviteteve tuajja ditore, kur jeni lutur pėr herė tė fundit? Nė rast rreziku, gjatė kohės se vėshtirėsive dhe tė sėmundjes ose nė ēastet kur ju kanoset vdekja, lutja paraqet rrugėdaljen e vetme.

Mjafton ta hapni cilėndo fletushkė ditore anembanė botės, lutjet nė ēdo ēast bėhen pėr shkak tė fėmijės sė sėmurė nga ndonjė sėmundje e pashėrueshme, pėr paqe ndėrmjet popujve ose pėr njė grup minatorėsh tė mbuluar nga shembja nė korridoret e ndonjė xeheroreje.

Minatorėt e shpėtuar mė vonė do tė tregojnė se si janė lutur pėrderisa e pritnin shpėtimin. Piloti do tė tregojė se si pandėrprerė ėshtė lutur, pėrderisa pėrpiqej ta tokėsojė aeroplanin e dėmtuar. Lutja, me sa dihet, gjithnjė ėshtė e pranishme si ndihmė nė rast rreziku.

Megjithatė, pse tė pritet, nė mėnyrė qė lutja tė bėhet pjesė pėrbėrėse e jetės? Titujt me shkronja tė mėdha gazetareske shpeshherė flasin pėr lutjet e pranuara dhe paraqesin pasqyrėn e efektivitetit tė tyre. Ndėrkaq, ē'tė thuhet pėr miliona 1utje qė bėhen pėr ēdo ditė: pranė tryezės, nė kishė dhe nė cilindo vend tjetėr ku njerėzit thjesht kanė pėr qėllim tė bashkuarit me Zotin?

Duke punuar me njerėz, njė kohė tė gjatė jam marrė me hulumtimin e aspekteve tė ndryshme tė lutjeve. Gjatė kėsaj, jam nisur nga pėrvoja ime, por edhe nga pėrjetimet e tė shumtėve me tė cilėt kam rėnė nė kontakt. Problemi mė sė shpeshti qėndron nė tė shpjeguarit nga tė tjerėt se si duhet lutur.

Njerėzit kur gjenden nė rrezik e humbin aftėsinė e tė menduarit dhe tė. Vepruarit e kthjellet. Mu pėr kėtė ėshtė e domosdoshme tė gjendet njė rregull e thjesht, udhėzim i qartė dhe efikas qė mund tė kuptohet lehtė dhe tė vihet nė pėrdorim.

CILĖSIA KRYESORE E LIBRIT

Cilėsia kryesore e kėtij libri ėshtė pėrdorimi praktik i tij. Ai pėrmban teknika tė thjeshta me vlerė dhe me formula qė me lehtėsi mund tė pėrvetėsohen dhe tė pėrdoren nė jetėn e pėrditshme. Mbi njė mijė meshkuj e femra tė Los Anxhelosit, qė u takonin tė gjitha mėsimbesimeve, ndoqėn kursin e posaēėm, gjatė tė cilit u vura nė pah pjesėt mė tė rėndėsishme tė kėtij libri.

Pjesėmarrėsit vinin nga tė gjitha anėt, e nė disa raste, madje edhe nga largėsia prej qindra kilometrash. Ky libėr do t' ju shpjegoj se pse shpesh ndodh qė, nė vend se tė pranohen, lutjet tuaja japin rezultate tė kundėrta.

Njerėzit shpeshherė mė ndalin dhe mė pyesin: "Pse nuk mė ėshtė pranuar asnjėra nga gjithė ato lutje qė i bėra?" Nė faqet e kėtij libri do ta gjeni pėrgjigjen. Duke ju ofruar mėnyra tė ndryshme tė nxitjes sė ndėrdijes pėr aksion, ky libėr paraqet vlerė tė jashtėzakonshme dhe ndihmė nė rast tė ēfarėdo vėshtirėsie.

NĖ ĒKA BESONI?

Se a do tė jetė e pranuar lutja nuk varet vetėm nga ajo se nė ēka besojmė, por ajo do tė ketė pėrgjigje vetėm nėse ndėrdija e njeriut tregon nė tė menduarit e tij. Ky ligj i besimit vepron nė tė gjitha religjionet e botės dhe ėshtė shkak i vėrtetėsisė sė tyre psikologjike.

Budisti, i krishteri, myslimani dhe ēifuti nuk do tė marrin pėrgjigje nė lutjet e tyre pėr shkak tė ndonjė vetie tė posaēme tė religjionit tė vet, as pėr shkak tė ritualit, tė liturgjisė, tė meshės, tė kurbanit ose tė magjisė, por vetėm duke iu falėnderuar besimit, gjegjėsisht pranimit mendor tė tij, tė cilit i ėshtė kushtuar lutja. Ligji i jetės ėshtė ligj i besimit, ndėrsa besimi mė shkurtimisht mund tė pėrshkruhet si mendimi i mirė nė mendjen e njeriut.

Gjendja e shpirtit tė njeriut, e trupit tė tij dhe e rrethanave ku jeton, varet nga mėnyra se si ai mendon, ndjen a beson. Teknika, gjegjėsisht metodologjia e bazuar nė tė kuptuarit e asaj qė e punoni dhe e shkaqeve pėr tė cilat pikėrisht kėtė e punoni, do t'ju ndihmojė t'i zhvilloni themelet ndėrdijesore tė tė jetuarit kualitativ. Lutja e pranuar, sipas esencės sė vet, ėshtė realizim i dėshirave mė tė sinqerta tė njeriut.

DĖSHIRA ĖSHTĖ LUTJE

Te secili prej nesh ekziston dėshira e theksuar pėr shėndet tė mirė, pėr fat, pėr siguri, pėr qetėsi shpirtėrore, por tė shumtėve nuk u shkon pėr dore qė tė arrijnė rezultate konkrete. Para ca kohėsh mė ėshtė drejtuar njė profesor i njė fakulteti: "Po tė mundja ta ndryshoja formulėn mendore dhe jetėn time emocionale ta drejtoja drejt rrugėve tė reja, me siguri se do tė shėrohesha nga i thati nė stomak. Mirėpo, nuk posedoj dituri pėr ta bėrė kėtė, nuk e disponoj teknikėn e pėrshtatshme.

Shpirti po mė bredh nga njėri problem nė tjetrin dhe ndjehem i mundur, i penguar dhe i pafat". Profesori me siguri vetes i dėshironte shėndet tė pėrsosur, mirėpo i nevojitej edhe dituria rreth mėnyrės sė veprimit tė mendjes sė njeriut, me ndihmėn e se cilės edhe do ta realizonte dėshirėn. Duke iu rrekur pėrdorimit tė metodave shėruese tė pėrshkruara nė kėtė libėr, ai tėrėsisht u shėrua dhe u bė person i kompletuar.

TĖ GJITHĖ NJERĖZIT E BOTĖS E KANĖ NJĖ MENDJE TĖ PĖRBASHKĖT (Emersoni)

Fuqitė ēudibėrėse tė ndėrdijes kanė ekzistuar qysh para se tė lindim ne tė gjithė, para ēfarėdo feje, madje edhe para krijimit tė botės. Tė vėrtetat dhe principet e pėrjetshme u kanė paraprirė tė gjitha religjioneve.

Duke u nisur pikėrisht nga ky qėndrimi i tillė, do tė pėrpiqem qė, nė kaptinat vijuese, t'ju udhėzoj kah pėrvetėsimi i forcės sė fshehtė misterioze, vezulluese tė ndryshimit, e cila do t'ju shėrojė tė gjitha plagėt mendore dhe fizike, do t' jua asgjėsojė frikėn, si dhe do t' jua ndėrpresė varfėrinė, mossuksesin, vuajtjen dhe tė penguarit shpirtėror.

Ėshtė e nevojshme qė ta bėni vetėm bashkimin shpirtėror e emocional tė vetvetes me dėshirat tuaja pozitive dhe fuqia krijuese e ndėrdijes suaj, aty pėr aty, do tė futet nė aksion. Mos ngurroni, filloni qė tash! Le tė ndodhin edhe nė jetėn tuaj ēudirat. Qėndroni kėmbėngulės! Mos u tėrhiqni! Pėrpiquni qė, pėrgjithmonė, me tė aguar tė ditės, t' ju zhduken tė gjitha hijet!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 19:28   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Secili prej nesh posedon njė mendje, njė shpirt e i cili, ndėrkaq, posedon dy veti tė ndryshme. Kufiri qė i ndan ato, tė gjitha qenieve mendore tė sė sotmes mirė u ėshtė e njohur. Secila nga vetitė e cekura dallohet nga fuqitė dhe nga shenjat e posaēme tė vetėprira.

Dy funksione tė mendjes njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve, i shėnojmė si mendje objektive dhe subjektive, si vetėdije dhe ndėrdije, si mendje e zgjuar dhe e fjetur, si mendje sipėrfaqėsore dhe si mendje me dėshirė dhe e detyruar, si princip mashkullor dhe femėror etj. Nė kėtė libėr, nė shumicėn e rasteve, shėnohet dyfishtėsia e mendjes njerėzore me nocionet VETĖDIJA dhe NDĖRDIJA.

THESARI I FSHEHUR NĖ SECILIN PREJ NESH

Pasuria e paskajshme ndodhet nė afėrsi tė plotė tė secilit njeri qė ėshtė i gatshėm ta hapė shpirtin e vet dhe ta rrėmbejė atė nga thesari kolosal i ndėrdijes. Ju qė e lexoni kėtė libėr, do tė duhej tė jeni tė vetėdijshėm se pikėrisht te vetė ju gjendet xeherorja e arit, e cila pėrmban ēdo gjė qė ju nevojitet pėr njė jetė tė lumtur, gazmore dhe tė pasur.

Shumė prej nesh ende janė nė gjumė tė thellė, tė pavetėdijshėm pėr ekzistimin e xeherores sė arit, tė inteligjencės sė paskajshme dhe tė dashurisė nė vetvete. Mėsyjani dhe do tė nxjerrni gjithēka qė ju nevojitet, ēdo gjė qė dėshironi! Njė copė hekuri i magnetizuar ngritė peshė gati 12 herė mė shumė se pesha e vet, po qe se e ēmagnetizoni, e njėjta copė hekuri nuk mund ta ngrisė as edhe pendėn mė tė lehtė.

Ngjashėm me kėtė ekzistojnė; dy lloje njerėzish: njėrit i takojnė njerėzit e magnetizuar - me shpresė dhe me besim, tė vetėdijshėm se janė tė lindur pėr suksese; tjetrit i takojnė njerėzit qė i kanė humbur vetitė magnetike, tė kapluar me frikė e me dyshim.

Po qe se u jepet rasti i volitshėm, gjithnjė do tė thonė: "... e ēka nėse mbaroj? Mund t'i humbas tė gjitha paratė, njerėzit do tė mė pėrqeshin". Ky tip i njeriut nuk do tė ecėn larg nė jetė, sepse i kapluar nga frika dhe nga pėrparimi do tė qėndrojė nė vend. Nisuni pėrpara! Mbushuni me veti magnetike! Zbulojeni fshehtėsinė shekullore!

Fshehtėsia e madhe shekullore

Ē'ėshtė fshehtėsia e madhe shekullore sipas mendimit tuaj? Energji atomike? Energji termonukleare? Bombė neutronike? Udhėtim ndėrplanetar?

Me siguri se s'ėshtė asnjėra prej kėtyre. Atėherė si ta gjejmė pėrgjigjen? Nė ēka tė kihet kujdes? Si tė shėrbehemi me tė?

Pėrgjigjja ėshtė krejtėsisht e thjeshtė. Fshehtėsia vezulluese shekullore ėshtė fuqia ēudibėrėse e ndėrdijes njerėzore. Ajo ėshtė e fshehur nė thellėsi tė mendjes sė secilit njeri nė kėtė planet.

Fuqia e mrekullueshme e ndėrdijes

Nė qoftė se mėsoheni se si mund ta njihni dhe si ta lironi fuqinė e fshehtė tė ndėrdijes suaj, atėherė nė jetėn tuaj do ta futni forcėn, pasurinė, shėndetin, lumturinė dhe kėnaqėsinė.

Nuk ka nevojė qė ta fitoni, fuqia gjithnjė ėshtė nė posedimin tuaj. Duhet vetėm pėrvetėsuar mėnyra e pėrdorimit tė saj, tė kuptohet ajo dhe tė pėrdoret nė mėnyrė tė duhur nė tė gjitha poret e jetės. Po qe se i ndiqni teknikat dhe proceset e thjeshta, tė pėrshkruara nė kėtė libėr, do t'i fitoni njohuritė dhe kuptimet e nevojshme.

Do t'ju frymėzojė njė ditė e re dhe te ju do tė lindė njė forcė e re, me ndihmėn e sė cilės do t'i realizoni dėshirat dhe ėndrrat tuaja. Bėhuni tė vendosur dhe tė fortė! Bėjeni jetėn tuaj mė tė rėndėsishme, mė tė pasur dhe mė bujare!

Nė thellėsi tė ndėrdijes suaj gjendet urtėsia e paskajshme, fuqia e pakufizuar, burimi i ēdo gjėje qė u nevojitet. Ju duhet vetėm qė t'i zbuloni ato, t'i zhvilloni dhe t'i qitni nė dritė. Njihni mundėsitė e shpirtit tuaj! Jepuni trajtėn dhe ato do tė dalin nė botė.

Po qe se shpirtin tuaj e hapni dhe e bėni tė pranueshėm, inteligjenca e pakufishme e brendėsisė sė ndėrdijes suaj nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend, do t'ju zbulojė ēdo gjė qė dėshironi tė dini . Do t'ju vijnė mendime tė reja, ide tė reja qė do t'ju ēojnė kah zbulimet e reja, do t'ju aftėsojnė qė tė krijoni vepra tė reja artistike dhe praktike.

Pos kėsaj, inteligjenca e paskajshme e ndėrdijes do t'ju tregojė rrugėn e cila ju ēon kah tė vėrteta dhe njohuritė plotėsisht tė reja dhe, deri tash, tė panjohura. Do t'ju zbulojė pėrsosmėrinė e tė shprehurit dhe do t'ju tregojė vendin e vėrtetė nė jetė.

Me ndihmėn e menēurisė sė ndėrdijes do tė jeni nė gjendje ta tėrhiqni shoqen (shokun) tuaj tė jetės ose bashkėpunėtorin afarist; do tė gjeni blerėsin e vėrtetė tė shtėpisė ose tė automobilit; do tė tuboni mjete tė mjaftueshme materiale dhe do tė fitoni lirinė pėr t'u bėrė, pėr shkuar a pėr tė punuar sipas dėshirės suaj.

E drejta juaja ėshtė qė ta zbuloni botėn e brendshme tė mendimeve, tė ndjenjave, tė forcės, tė dritės dhe tė bukurisė. Edhe pse tė padukshme, fuqitė e ndėrdijes janė tejet tė furishme.

Nė ndėrdije gjenden zgjidhjet e tė gjitha problemeve, shkaqet e tė gjitha ndodhive. Duke i liruar fuqitė e fshehura, do t'i pėrvetėsoni fuqitė dhe menēuritė e nevojshme, tė cilat do t'ju ēojnė kah begatia, kah lumturia, kah siguria dhe kah kėnaqėsia.

Kam parė se si fuqia e ndėrdijes ua kthen forcėn tė gjymtėve, i aftėson ata pėr ta pėrtėrirė shėndetin, kuptimin dhe kėnaqėsinė. Forca ēudibėrėse shėruese e ndėrdijes ėshtė nė gjendje qė ta shėrojė mendjen e trazuar dhe zemrėn e plasur, t'i kėpusė zinxhirėt materialė dhe fizikė tė tė gjitha llojeve.

Domosdoshmėria e ekzistimit tė themeleve tė praktikės

As qė mund tė paramendohet ndonjė pėrparim sadopak i rėndėsishėm pa themele tė praktikės. Gjithkush mund tė mėsojė ta udhėheqė ndėrdijen e vet. Nga shkalla se sa u ka shkuar pėr dore t'i njihni principet e saj dhe t'i praktikoni ato, varen edhe tė arriturit e rezultateve tė dėshiruara.

Si kimist i dikurshėm, do t'ju vė nė pah faktin e mirėnjohur se bashkėdyzimi i hidrogjenit me oksigjen, nė pėrmasėn 2:1, na jep ujin. Po ashtu, me bashkimin e njė atomi tė oksigjenit dhe tė njė atomi tė karbonit fitohet gazi helmues - monoksid i karbonit. Po ta shtojmė edhe njė atom tė oksigjenit, do tė fitojmė gazin jo tė dėmshėm — dioksidin e karbonit (numri i kombinimeve ėshtė i pakufizuar).

Duhet pasur ndėrmend se ndėrdija vepron nė pajtim me ligjshmėritė qė vlejnė nė kimi, nė fizikė a nė matematikė. Tė shqyrtojmė principin e pėrgjithshėm: "Uji synon tė ketė pozitė horizontale". Nė pyetje ėshtė principi i pėrgjithshėm, i cili vlen pėr ujė nė ēdo vend dhe nė ēdo ēast.

Tė shqyrtojmė edhe njė princip: "Materia nga nxehtėsia bymehet dhe kjo ėshtė e vėrtetė e pėrgjithshme. Plotėsisht i vėrtetė ėshtė edhe fakti se ēdo shenjė qė e futni nė ndėrdije e gjen shprehjen e vet materiale si pėrvojė, si ndodhi a si veti.

Lutja qė e bėni do tė hasė nė mirėpritje, sepse ndėrdija paraqet principin qė nėnkupton mėnyrėn se si njė send vepron. Principi i elektricitetit, p.sh., do tė thotė se elektriciteti vepron nga potenciali mė i lartė kah mė i ulėti. Duke shfrytėzuar principin e elektricitetit, njeriu atė nuk e ndryshon, por nė bashkėpunim me natyrėn vjen deri te zbulimet dhe shpikjet e reja, me vlerė, tė papėrcaktuar pėr llojin njerėzor.

Ėshtė e nevojshme tė dini se ē'ėshtė besimi, pse dhe si vepron ai. Bibla nė mėnyrė shumė tė qartė, tė thjeshtė dhe tė bukur thotė:
"Pėrnjėmend po ju them: nėse ndokush i thotė kėtij mali: "Ēohu dhe hidhu nė det" — e nuk dyshon nė zemrėn e vet, por beson se do tė ndodhė siē thotė, po ashtu do tė ngjajė! (Marku, 11:23).

Ligjshmėria e shpirtit ėshtė ligjshmėri e besimit. Kjo do tė thotė se duhet besuar nė mėnyrėn e veprimit tė shpirtit, se duhet besuar nė vetė fenė. Besimi qė lind nė shpirt ėshtė mendim i lindur nė atė shpirt — vetėm kjo dhe asgjė mė tepėr.

Te gjitha pėrvojat, ndodhitė dhe vetitė janė reagime tė ndėridej ndaj mendimeve tė njeriut. Duhet pasur ndėrmend faktin se rezultati nuk ėshtė vepėr e asaj se nė ēfarė besohet, por e vetė besimit. Ndaluni mė me tė falur tė besimit, tė besimeve, tė mendimeve jo tė vėrteta, tė besimeve tė kota dhe tė frikave qė e mundojnė llojin njerėzor. Filloni tė besoni nė tė vėrtetat e amshueshme jetėsore qė nuk ndryshojnė. Mu atėherė do tė shkoni drejt lartėsisė — drejt Zotit.

Secili qė e lexon kėtė libėr dhe qė i pėrdor principet e cekura tė ndėrdijes, do tė jetė nė gjendje qė tė lutet nė mėnyrė shkencore dhe efikase si pėr vetveten, ashtu edhe pėr tė tjerėt. Lutja do t'i jetė pranuar nė pajtim me ligjin universal tė aksionit dhe tė reaksionit. Tė menduarit ėshtė aksion prej tė cilit ēdo gjė fillon. Reaksioni paraqet pėrgjigjen nga ndėrdija, tė lidhur ngushtė me tė menduarit. Nė mendjen tuaj krijoni mendime pėr harmoni, pėr shėndet, pėr paqe dhe pėr disponim, atėherė ēudirat do tė fillojnė tė ndodhin nė jetėn tuaj.

Natyra e dyfishtė e mendjes

Secili prej nesh posedon njė mendje, njė shpirt e i cili, ndėrkaq, posedon dy veti tė ndryshme. Kufiri qė i ndan ato, tė gjitha qenieve mendore tė sė sotmes mirė u ėshtė e njohur. Secila nga vetitė e cekura dallohet nga fuqitė dhe nga shenjat e posaēme tė vetėprira.

Dy funksione tė mendjes njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve, i shėnojmė si mendje objektive dhe subjektive, si vetėdije dhe ndėrdije, si mendje e zgjuar dhe e fjetur, si mendje sipėrfaqėsore dhe si mendje me dėshirė dhe e detyruar, si princip mashkullor dhe femėror etj. Nė kėtė libėr, nė shumicėn e rasteve, shėnohet dyfishtėsia e mendjes njerėzore me nocionet VETĖDIJA dhe NDĖRDIJA.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-11, 19:30   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Vetėdija dhe ndėrdija

Me qėllim tė tė kuptuarit tė funksioneve tė mendjes suaj, paramendojeni atė si njė kopsht! Ju jeni kopshtari qė tėrė ditėn diēka mendon, mbjell. Atė qė keni mbjellė nė ndėrdije, do ta korrni nė trupin tuaj nė marrėdhėnie me botėn e jashtme.

Ėshtė koha e fundit qė tė filloni mbjelljen e mendimeve pėr paqe, pėr fat, pėr mirėsi dhe pėr pėrparim. Mendoni nė qetėsi. Koncentrohuni nė vlerat e vėrteta! Pėrvetėsojini ato si pjesė tė vetėdijes! Po mbollėt pandėrprerė mendime tė mrekullueshme nė kopshtin e mendjes suaj, do tė pėrjetoni korrje mė tė begatshme nga tė gjitha korrjet.

Ndėrdija mund tė krahasohet me tokėn ku rriten tė gjitha llojet e bimėve, si tė mirat, ashtu edhe ato tė dėmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim ėshtė shkak, ndėrkaq tė tjerat janė vetėm pasoja. Mu pėr kėtė patjetėr duhet t'u kushtoni rėndėsi mendimeve tuaja dhe tė kujdeseni qė ato tė sjellin vetėm pasoja tė dėshiruara.

Po qe se keni mendime tė shėndosha, po qe se e kuptoni tė vėrtetėn, po qe se mendimet tuaj nė ndėrdije janė konstruktive, tė harmonishme dhe tė drejtuara kah paqja, fuqia ēudibėrėse e ndėrdijes do t'ju pėrgjigjet dhe do t'ju sigurojė jetė tė kėndshme dhe tė harmonishme.

Nė momentin kur do ta keni pėrvetėsuar tė kontrolluarit e proceseve tė tė menduarit tuaj, do tė jeni nė gjendje qė forcėn e ndėrdijes ta pėrdorni ndaj ēfarėdo problemi dhe vėshtirėsie. Me fjalė tė tjera, do ta filloni njė bashkėpunim tė vetėdijshėm me forcėn e pakufizuar dhe me ligjin e plotfuqishėm qė mbretėron nė mbarė botėn.

Po u rrotulluat rreth vetes, do tė vėreni se shumica dėrmuese e njerėzimit ėshtė e kthyer kah bota e jashtme. Vetėm tė arsimuarit interesohen mė tepėr pėr botėn e brendshme. Kini ndėrmend faktin se bota e jashtme ėshtė prodhim i botės sė brendshme - i botės sė mendimeve, tė ndjenjave dhe parafytyrimeve.

Pra kjo botė e brendshme ėshtė fuqi e vetme krijuese e gjithėsisė: ēdo gjė qė ndodh nė botėn e jashtme ėshtė e krijuar me veprim tė vetėdijshėm a tė pavetėdijshėm tė mendjes suaj.

Njohja e procesit tė depėrtimit tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes do t'ju bėjė tė mundur ta ndryshoni jetėn tuaj. Pėr t'i ndryshuar pasojat, ėshtė e nevojshme tė ndryshohen shkaqet. Shumica pėrpiqen t'i ndryshojnė pasojat, duke u marrė veēanėrisht me to.

Vetėm me largimin e shkakut ėshtė e mundur qė tė tejkalohet mospajtimi, vetmia, mjerimi, tė kufizuarit e ēfarėdo lloji. Shkaku, siē ėshtė thėnė mė parė, ėshtė mėnyra se si e pėrdorni vetėdijen tuaj, gjegjėsisht mėnyra se si mendoni dhe pėrfytyroni.

Le t'ju bie ndėrmend se jeni duke jetuar nė oqeanin e paarritshėm tė pasurisė sė pakufishme. Ndėrdija juaj ėshtė shumė e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnė modelin e matricėn nėpėr tė cilėn rrjedh inteligjenca e paskajshme, menēuria, forca jetėsore dhe energjia e ndėrdijes suaj.

Po guxuat t'i pėrrdorni ligjshmėritė e mendjes, ashtu siē u cek nė kaptinat vijuese, nė vend tė skamjes do tė keni pasuri, nė vend tė besimeve tė kota dhe tė mosdijes - menēuri, nė vend tė dhembjes - qetėsi, nė vend tė mėrzisė - gėzim, nė vend tė errėsirės - dritė, nė vend tė mospajtimit- harmoni, nė vend tė frikės - besim, nė vend tė mossuksesit - sukses dhe do tė liroheni nga tė pėrqafuarit e fortė tė mesatares. Vallė, nga aspekti mendor, emotiv dhe material, a mund tė ketė diē mė tė mrekullueshme dhe mė tė bukur nė botė?

Shumica e shkencėtarėve, e artistėve, e poetėve, e kėngėtarėve, e shkrimtarėve dhe e shpikėsve tė mėdhenj, posedojnė njohuri dhe kuptueshmėri tė thellė tė mėnyrės sė veprimit tė vetėdijes dhe ti ndėrdijes.

Ja njė shembull: tenorin e madh tė operės italiane, Enriko Karuzon, e pati kapluar trema e rrėmbyeshme. Nga frika irracionale plotėsisht iu paralizua qafa. Nėpėr fytyrė i rridhte djersa. E pati kapluar turpi, sepse, pas disa minutash, duhej tė dilte nė skenė.

Mirėpo frika nuk lėshonte pe, e me tė as muskujt e qafės. Ai thoshte: "Do tė mė pėrqeshin. Nuk jam nė gjendje tė kėndoj". Pastaj, nė prezencė tė njė numri tė madh tė tė tubuarve, prapa skenės, bėrtiti: "Uni i Vogėl do ta ngulfasė Unin e Madh". Pastaj, Unit tė Vogėl iu drejtua me kėto fjalė: "Dil prej nesh! Uni i Madh do tė kėndojė". Me Unin e Madh ai nėnkupton fuqinė e paskajshme dhe menēurinė e ndėrdijes sė vet. Vazhdoi tė bėrtiste: "Dil, dil! Uni i Madh do tė kėndojė!

Ndėrdija iu pėrgjigj duke ia liruar fuqitė jetėsore nė brendi tė trupit tė tij. Mu ashtu siē ishte paraparė, Karuzoja pati dalė nė skenė, e pati kėnduar melodinė e vet madhėshtore dhe pati ngritur publikun nė kėmbė.

Karuzoja, siē duket, e ka kuptuar se ekzistojnė dy nivele tė mendjes sė njeriut: niveli i vetėdijes ose racional dhe ai i ndėrdijes ose irracional. Ndėrdija njerėzore ėshtė mjaft e ndjeshme dhe reagon madje edhe ndaj natyrės sė mendimeve.

Nėse vetėdijen (Unin e Vogėl) ua kaplon frika, halli ose ngarkesa psikike do tė vijė deri te shpėrthimi i ndjenjave negative qė burojnė nga ndėrdija (Uni i Madh), e cila, nga ana e vet, e pėrshkon vetėdijen me ndjenja paniku, me parandjenja tė errėta dhe tė dėshpėrimit.

Nėse ju ngjan kjo, pėrpiquni qė, sikurse Karuzoja, t'i urdhėroni ndjenjat tuaja irracionale, tė lindura nė thellėsi tė ndėrdijes dhe atė nė mėnyrė vijuese: "Ngadalė, qetėsohu, kėtu unė urdhėroj! Je i detyruar tė mė dėgjosh! E ke tė ndaluar tė futesh, aty ku nuk e ke vendin!"

Ėshtė tepėr interesante, gati mahnitėse tė vėshtrohet se si urdhri i prerė, i drejtuar ndaj lėvizjeve irracionale nė brendi tė qenies thellėsore tė njeriut, shkakton qetėsi, heshtje dhe harmoni shpirtėrore. Ndėrdija i ėshtė nėnshtruar vetėdijes dhe pikėrisht pėr kėtė ajo quhet ndėrdije.

Dallimet kyēe dhe mėnyra e veprimit

Shembulli vijues do t'ju ndihmojė qė t'i hetoni dallimet kryesore. Vetėdija ka rolin e kapitenit qė gjendet nė vendkomandimin e anijes. Ai drejton anijen dhe u jep urdhra njerėzve nė repartin e makinave, tė cilėt, nga ana e vet, bėjnė mbikėqyrjen e kazanėve, tė instrumenteve e tė instalimeve tė tjera. Njerėzit qė gjenden nė repartin e makinave nuk e kanė tė ditur drejtimit e lundrimit tė anijes.

Ata, thjesht veprojnė sipas urdhrave tė marra. Po qe se nė rast tė leximit tė gabuar tė tė dhėnave nga kompasi, sekstanta ose harta gjeografike, njeriu nga vendkomanda jep urdhra tė gabuara, makinistėt verbėrisht do tė shkojnė drejt shkėmbinjve nėnujor. Pra, ata i nėnshtrohen atij, sepse ai ėshtė epror i tyre. Urdhrat kryhen pa kundėrshtim, anėtarėt e ekuipazhit nuk diskutojnė me kapitenin rreth rregullsisė sė urdhrit.

Kapiteni ėshtė i zoti i anijes dhe fjala e tij ėshtė ligj. Ngjashėm me kėtė, vetėdija juaj ėshtė kapiten dhe i zoti i punėve qė kryeni. Ndėrdija i pranon urdhrat qė ia jepni nė bazė tė asaj nė ēka besoni dhe ēka pranon si tė vėrtetė vetėdija juaj.

Po qe se vazhdimisht para njerėzve pėrsėritni: "Kjo ėshtė shumė e shtrenjtė pėr mua", ndėrdija do t'ju kuptojė me seriozitet, do t'ju marrė fjalėn dhe do tė kujdeset qė vėrtet tė mos jeni nė gjendje pėr ta blerė sendin e dėshiruar.

Pėrderisa me kėmbėngulje pohoni se: "Ky automobil, udhėtimi pėr nė Evropė, shtėpia, gėzofi i lėkurės nuk janė pėr mua", mund tė jeni tė bindur se ndėrdija juaj do ta dėgjojė urdhrin dhe do tė beje ēmos qė tėrė jeta t'ju kalojė pa tė mirat e lartcekura.

Vitin e kaluar, nė prag tė kėrshėndellave, njė studente dashamirėse ishte ndalur pranė vitrinės ku ishte ekspozuar njė ēantė udhėtimi shumė e bukur, por mjaft e shtrenjtė.

Ajo, sapo ishte nisur pėr nė vendlindje, ku duhej ta kalonte festėn. Nė momentin kur qe pėrgatitur tė thoshte: "Kjo ēantė ėshtė tepėr e shtrenjtė pėr mua", iu kujtua fjalia qė e kishte dėgjuar gjatė ligjėratės sime: "Asnjėherė mos vendosni prerė me fjali mohuese. Nė vend tė tij, jepini domethėnie tė kundėrt dhe ēudirat pastaj do tė fillojnė t'ju ndodhin". Prandaj, vajza tha: "Kjo ēantė ėshtė imja, mendimisht e pronėsoj, kurse ndėrdija ime do tė pėrkujdeset qė ajo njėmend tė bėhet imja".

Po atė mbrėmje, rreth orės tetė, i fejuari ia dhuroi njė ēantė identike me atė qė kishte vėshtruar dhe me tė cilėn mendimisht qe identifikuar nė orėn dhjetė tė mėngjesit. Vajza vetėm se nė mendje shpresonte duke ia lėnė ndėrdijes qė ajo me aftėsinė e mjaftueshme ta zgjidhė kėtė problem.

Mė vonė mė ishte rrėfyer: "Nuk kisha para pėr ta blerė ēantėn, mirėpo tash plotėsisht e kam tė qartė se ku gjenden paratė dhe ēdo gjė tjetėr qė mė nevojitet — nė thesarin e amshueshėm, tė vendosur nė brendi tė vetes sime".

Ja edhe njė shembull i thjeshtė.

Nėse thuani "nuk mė pėlqejnė kėrpudhat", por me ndonjė rast, megjithatė, ju ofrojnė ato me sallatė ose si paragjellė, doemos do tė keni probleme me organet e tretjes, sepse ndėrdija do t'ju thotė: "Patroni (vetėdija) nuk i do kėrpudhat". Nė kėtė shembull ngapak qesharak, lehtė mund tė hetohen dallimet kyēe dhe mėnyrat e veprimit tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė qenies njerėzore.

Dikush do tė thoshte: "Po e piva njė kafe para mbrėmjes, nuk do tė fle tėrė natėn". Gjithnjė kur pi kafe, ndėrdija cingėron nė shenjė alarmi dhe thotė: "Patroni tė urdhėron qė sonte tė mos flesh tėrė natėn".
Ndėrdija juaj punon 24 orė, duke u pėrpjekur qė kėtė ta beje nė dobi tuajėn, gjegjėsisht duke ju ofruar frytet tuaja tė tė menduarit tė zakonshėm.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.