Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-04-13, 15:00   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

vijimi

Mitologjia e Jonės


Mitologjia e Jonės mėshtjerrė me viēin, hyun-dem Epafi dhe e Nymfeut tė Epirit, nė numizmatikėn iliro-epirote.



Interpretime dhe diskutime tė reja

Herodoti e kishte shprehur idenė se mitologjitė e lashta autoktone pellazge ishin futur nė bashkėpunime, me marrje-dhėnie, me krahasime, identifikime e integrime tė mitologjive pellazge me mitologjitė mesdhetare, mė veēanėrisht me ato fenikase e egjiptiane.

Kėshtu, Herodoti sillte shembullin se si tempulli i Amonit nė Teba tė Egjiptit dhe ai i Zeusit nė Dodona, profetizonin njėlloj, se si helenėt i huazuan dhe i sofistikuan perėnditė pellazge etj.

Kohėt e fundit nga arkeologjia italiane janė raportuar disa gjetje tė monedhės sė Durrėsit dhe Apollonisė, “Vacca/giovenca con vitello”, shoqėruar edhe me interpretime tė reja. Ne do t’i krahasojmė kėto edhe me disa monedha, gjetje nė vendin tonė, dhe do tė zhvillojmė ndonjė diskutim.

Sipas vlerėsimit tė specialistėve italianė, kjo monedhė e Durrėsit (fig. 9), paraqet kokėn e Isidės “me mistere tė shumta”, nga miti egjiptian i Isidės, e lidhur me kultin e Osiris, e hyut kokėdem Apis. Ky kult direkt kishte hyrė edhe nė Itali. Kulti i Isidės lidhej me ngjizjen, pjellorinė etj.

Kandili i ndezur lidhet me festimet pėr “Isidėn Ndriēuese”, nė fillim tė korrikut, porsa perėndonte dielli. Disa autorė kanė parė lidhje imitime mė vonė edhe nga kulti i Maries me birin Jezus/Isa. Nėn kandil ka edhe njė objekt tė paidentifikueshėm. Monedha ka edhe emrat e dy magjistratėve, ΚΤΗΤΟΣ dhe ΦΑΝΗΣΟΥ.

Ana tjetėr, edhe sipas komentatorit italian, paraqet njė katėrkėndėsh tė ndarė nė dy pjesė me ornamente.

Pėr interpretimin direkt tė Isidės egjiptiane, unė kam njė mendim diskutues disi mė ndryshe. Mbas ndonjė hyrje si “Kult i Isidės dhe Apisit” fillimisht, mendoj se gradualisht duket se kemi tė bėjmė me mitologjinė e Ios/Jonės e Epafit. Herodoti e krahasonte dhe e identifikonte Isidėn si tė ngjashme me Demetrėn.

Autorė tė tjerė kanė parė ngjasime edhe me Nėnėn e Madhe, me Gjean etj. Ndėrkaq, shumica e autorėve kanė parė identifikime, madje edhe njė pėrzierje dhe njė zėvendėsim me mitologjinė e Ios/Hios/Jonės/Hyjneshės. (Shih, Io e Epafo.mht Wikipedia)

Jonėn, bijėn e Inakut, njė priftėreshė e virgjėr e njė tempulli tė Herės, e ka pikasur dhe e ka vėnė nė shėnjestėr Kryezoti e kryeepshori tekanjoz Zeusi. KryeZoti Zeus e gjen rastin dhe me pėrdhunė e lė shtatzėnė Jonėn.

“Sekreti” zbulohet, dhe kjo zgjon xhelozinė e tmerrshme dhe hakmarrėse tė Herės. Pėr ta ruajtur, Zeusi e metamorfizon Jonėn si njė mėshtjerrė tė bardhė.

Por Hera e tėrbuar i dėrgon mėshtjerrės njė zekth, qė dihet se pickon e thith gjak nė organet gjenitale. Duke mos i duruar dot dhembjet, Io/Jona hidhet nė det. Nė variantin helen tė Herodotit, Io hidhet nga porti Argos, nga Jonia e Egjeut. (Historia II, 153) Edhe vetė Herodoti e identifikonte Epafin me Apisin Por, sipas variantit tė Apollodorit [Bibliotheca, Lib. II, 7, (1, 3, 5)] e ndonjė autori tjetėr, Jona ishte hedhur nga deti Jon, duke pėrshkuar bregdetin e Ilirisė dhe ngushticėn midis dy qyteteve Japigjia, njėri nė Itali dhe tjetri nė Iliri.

Deti Jon njė farė kohe kishte pėrfshirė njė pjesė tė madhe tė Adriatikut. Jona, nga Jon-Adriatiku, kishte kaluar tėrė Egjeun, kishte kaluar edhe Ngushticėn e Bosforit/Βόσπορος = Kalimi i Lopės, kishte pėrshkuar Detin e Zi dhe kishte shkuar pėr konsultime nė Kaukaz, te Prometeu.

E kėshilluar nga Prometeu, ajo kthehet mbrapsht dhe shkon nė Gaza tė Egjiptit, pėr tė lindur hyun kokėdem Epafin, tė cilin e krahasojnė dhe identifikojnė me Apisin.

Epafi bėhet edhe mbret i Egjiptit etj. Sipas Lukianit, kjo mitologji e Ios dhe Epafit, ishte e parathėnė se, mėshtjerra do tė lindte nė Egjipt njė hyjni dem, se Io/Jona do tė shndėrrohej pėrsėri si femėr e bukur, se e ėma dhe i biri do tė bėheshin hyjni/perėndi qiellore, se Epafi do tė bėhej mbreti i Egjiptit etj. (shih Lukiani, “Vep. tė Zgj.”, Noti dhe Zefiri, f 203-204 etj)

Sot ėshtė mjaft e vėshtirė tė interpretohen shtresat mė tė thella, se si mundej tė kishte qenė kjo mitologji nė kohėn e Kronit, pa kaluar nė fantazi, por duhet tė vėrejmė se gjuha jonė ende ruan disa relikte tė magazinuara nga lashtėsia.

Vetė mitologjia antike e territoreve tona kishte edhe nja dy Ilirė tė ndriēuar, njeri i biri i Kadmit e tjetri i biri i Herakliut, tė njohur edhe si qyteteformues me emrin e tyre. Ndėrsa emėrtimi i madh, Illiria/Illyria, sipas S. Bizantinit, jepte edhe njė rrjedhim si folja illyrizon. (Cit. f 419, ILLYRIA)

Por, kush mundet tė illyrizojė-shndrisė, pėrveēse Ylli/Illi/Hylli?! Kėndej ne mundemi ndoshta tė dalim edhe te etimologjia, ku Io/Hiona/Jona ėshtė hyjnesha mėshtjerra/gjiovenka e lashtė pellazge, siē ėshtė edhe hyji si Io i afrueshėm me Apisin e Epafin si Japigjia etj.

S. Bizantini, bazuar nė autorė tė hershėm, jep kėtė sintezė shumė interesante: “JONION, det pranė Italisė. Eskili nė ‘Prometeu i lidhur’. Disa thonė se rrjedh prej ilirit tė quajtur Jon, tė tjerė prej italikut Jon. Edhe Adriatiku quhet gjiri i Jonit. Jone quhej edhe qė nga Gaza deri nė Egjipt, prej Iu-t, qė kishte fytyrėn si tė demit/kaut”. (Cit. f 419; po aty zėri Japygia)

Ishte koha kur dora–dorės kishte dominuar hegjemonia e akejve dhe helenėve, e cila mė pas do kompletohej me pushtimet e Aleksandrit tė Madh, me nėnshtrimin e Egjiptit etj. Krahas disa imitimeve, identifikimeve e pėrzierjeve si procese nga poshtė, aso kohe ndodhėn edhe njė seri manipulimesh nga lart, siē ishin reflektuar edhe nė Bibla etj.

Sipas interpretimit tonė, ky “katrori me ornamente” nuk ka lidhje me “Kopshtet e Alkinout”, por paraqet ndoshta “Portėn/Pragun e Bronztė tė Feakisė/Korfuzit”, nė lidhje me pozitėn-ēelės si bazė detare e shkėlqyer. Nė rastin tonė pėrsėritet kjo simbolikė me “Portėn e Epidamnit/Dyrrahit, si Porta/Taverna e Adriatikut”, me dy porte, siē kishim dy porte edhe nė Feaki, siē kishim edhe Treportin tonė etj.

Nga krahasimi i legjendave tė Feakisė dhe tė Durrėsit tonė, vėrehet se dalja nga barbaria e Euromedontit dhe Epidamnit kryhet nga vija femėrore e bijave tė bukura Perribe e Melisa, pėrmes fisnikėrimit “me farė/spermė e gjak” nga Hyu i Detit Poseidoni, ku Dyrrahu dhe Nausiti, pėrveē si ndėrtues portesh e orakulltoresh tė Poseidonit, na paraqiten edhe si reformatorė agrarė qė ndajnė toka.

Pra, “katrori me ornamente” duket se paraqet njė lloj porte si njė simbolikė, ku nė njė monedhė tė Apollonisė pėrdoret edhe si njė heraldikė me zjarrin e Nymfeut tė Epirit.

Nė disa monedha tė Korintit unė e gjej edhe si vel tė njė anijeje karava etj. Nymfeu i Epirit mendohej si dy kroje tė nėndheshėm, ku ka pasur edhe ndonjė pėrpjekje pėr ta identifikuar diku aty te Mbrakulla ose te Zharrėza etj.

Disa interpretime tė paraqitjes sė “Nymfateumit tė Epirit” si njė ndezje natyrore nafte, gazi apo sere, nė monedhat e Apollonisė edhe tė Durrėsit, na bėn tė reflektojmė edhe pėr mendimin e shprehur nga M. Barleti: “Durrėsi, i cili mė parė quhej Epidamn… ėshtė kryeqyteti detar i Epirit, kryeqyteti i taulantėvet, pyrejve e parthinėve… i rindėrtuar nga korkyrasit dhe po t’u besojmė shkrimtarėve shumė tė vjetėr dhe legjendės, ai numėrohet ndėrmjet qyteteve tė tjerė mė tė vjetėr”. (M. Barleti, H.S., pėrkth. shqip S. Prifti, bot. i parė 1964, f 482; bot. i dytė 1967, L. XIII, f 486)

Kjo duhet tė jetė njė arsye shpjeguese pse kėtė “zjarr” e kanė edhe monedhat e Dyrrahut. Mbase, mbase, Kryedemi i lashtė ishte vetė Kroni, siē na paraqiten edhe perėnditė e lashta asiro-babilone me brirė.

Vėrejmė se edhe nė Shkodėr ka njė sasi tė madhe nga ky tip. Shkodra ka pasur njė faltore tė Apolonit, “ΑΠΟΛΟΝ ΣΚΟΔΡΙΗ”, e madje ky kult me sa duket ka kaluar edhe nė paleokristianizėm e deri vonė nė Mesjetė, me kishėn e Shėn Apollonales.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 22 (0 Anėtarėt dhe 22 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.