Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-07-06, 22:26   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Rregullat e shitblerjes

RREGULLAT E SHITBLERJES

Shkėputur nga libri:
"el Uexhiz fi Fikhis Suneti uel Kitabil Aziz"
(Pėrmbledhės nė fikhun e Sunetit dhe Librit tė Shtrenjtė)

Autor:
Abduladhim bin Bedeui el Halefi

Shtojcė:
“Pasuria dhe gjykimi pėr tė!”

Autor:
shejh Mesh’hur ibėn Hasen Al Selman
(Allahu e ruajt!)

Pėrktheu:
Ebu Enes Bledar HOXHA

Boton:
Libraria “Imam Albani”

e-mail: [email protected]




PĖRMBAJTJA


PARATHĖNIE
KAPITULLI I SHITBLERJES
Ē'ėshtė shitblerja
Gjykimi pėr shitblerjen
Nxitja pėr tė arritur jetesėn me djersė
Nuk ka ndalim tė pasurohesh nėse i frikėsohesh Allahut nė tė
Nxitja pėr tė qėnė ekonomik nė kėrkimin e rrizkut
Nxitja pėr tė qėnė i sinqertė dhe ndalimi nga gėnjeshtra
Nxitja pėr lehtėsim dhe falje nė shitblerje
Dobia nė konsiderimin e atij qė ėshtė ngusht
Ndalimi i mashtrimit
Nxitja pėr t'u ngritur herėt nė kėrkimin e rrizkut
Ēfarė thuhet kur hyn nė treg
Allahu e ka bėrė tė lejuar shitblerjen
Llojet e shitblerjes tė cilat i ka ndaluar sheriati
Bejul-garar
Shitja me tė prekur dhe me tė hedhur
Shitja e tė voglit tė tė voglit tė barsės
Shitja me guraleca
- Shitja e diēkaje qė nuk e posedon nė tė vėrtetė
- Shitja e mallit qė ke blerė para se ta marrėsh nė dorė
- Shitja mbi shitjen e vėllait tėnd (tregtarit tjetėr)
- Shitja e Ijnes (me hile)
- Shitja me afat duke rritur ēmimim (shitja me kėste)
Gjėrat tė cilat nuk lejohet shitja e tyre
ZGJEDHJA
Llojet e zgjedhjes
KAMATA
Ē'ėshtė kamata
Gjykimi pėr kamatėn
Llojet e kamatės
Gjėrat nė tė cilat ndalohet kamata
MARRĖVESHJA NĖ KULTIVIMIN E TOKĖS
Ē'ėshtė marrėveshja nė kultivim
Gjykimi pėr tė
Kujt i takojnė shpenzimet
Ēfarė nuk lejohet nė kėtė lloj tregtie
MARRĖVESHJA NĖ PĖRKUJDESJEN PĖR PEMĖT
Ē'ėshtė marrėveshja nė pėrkujdesjen pėr pemėt
Gjykimi pėr tė
NGJALLJA E TOKĖS SĖ VDEKUR
Ē'ėshtė toka e vdekur
Nxitja e Islamit pėr tek ajo
QIRAJA
Ē'ėshtė qiraja
Gjykimi pėr qiranė
jėrat nė tė cilat lejohet qiraja
Qiraja (paga) e punėtorit
Gjynahu i atij qė nuk ia jep hakun punėtorit
Gjėrat nė tė cilat nuk lejohet qiraja
Qiraja nė leximin e Kuranit
SHOQĖRITĖ TREGTARE
Ē'ėshtė shoqėria tregtare
Gjykimi pėr shoqėrinė tregtare
Shoqėria tregtare sipas sheriatit
AZHIOTAZHI
Ē'ėshtė azhiotazhi
Gjykimi pėr azhiotazhin
Besnikėria e punėtorit
PARAPAGIMI
Ē'ėshtė parapagimi (es-selem)
Gjykimi pėr tė
Parapagimi atij qė nuk e posedon bazėn e mallit (farėn)
BORXHI
Dobia e borxhit
Shtrėngimi nė tė
Ai qė merr tė hollat e njerėzve dhe ka pėr qėllim t'i kthejė ato
Urdhėri pėr shlyerjen e borxhit
Mirėsjellja nė kėrkimin e kthimit tė borxhit
Shtyrja e afatit tė atij qė ėshtė ngushtė:
Mosshlyrja e borxhit prej atij qė ka mundėsi ėshtė padrejtėsi
Izolimi i atij qė ka mundėsi tė shlyejė borxhin dhe nuk e bėn
Ēdo borxh qė sjell fitim ėshtė kamatė
PENGU
Ē'ėshtė pengu
Gjykimi pėr pengun
A lejohet pėrdorimi i pengut
TRANSFERIMI I PARAVE
Ē'ėshtė transferimi i parave
DEPOZITIMI
Ē'ėshtė depozitimi
Gjykimi pėr tė
Kompensimi i amanetit nėse prishet nė dorėn e mbajtėsit
HUADHĖNIA
Ē'ėshtė huadhėnia
Gjykimi pėr tė
Urdhėri pėr kthimin e huasė
Kompensimi i saj nėse prishet
GJĖJA E GJETUR
Ē'ėshtė gjėja e gjetur
Detyra e atij qė gjen diēka tė humbur
Delet dhe devetė e humbura
Gjetja e gjėrave qė hahen dhe atyre pa vlerė tė konsiderueshme
Gjėja e gjetur nė Harem (nė territorin e Kabes)
FĖMIJA I GJETUR
Gjykimi pėr tė
Feja e tij, liria dhe shpenzimi pėr tė
Trashėgimia e fėmijės sė gjetur
Pohimi i prejardhjes sė tij
DHURATA
Ē'ėshtė dhurata
Nxitja nė tė
Pranimi i dhuratės edhe nėse ėshtė pak
Dhurata qė nuk refuzohet
Kush ka mė shumė tė drejtė pėr t'i dhuruar atij
Ndalimi nga bėrja dallim mes fėmijėve nė dhuratė
Nuk lejohet qė ndokush tė kėrkojė atė qė dhuroi dhe as ta blejė atė
Gjykimi pėr atė qė bėn njė dhuratė dhe mė pas e trashėgon atė
Dhurata qė marrin nėnpunėsit ėshtė e pamerituar
MARRJA E DIĒKAJE ME FORCĖ
Gjykimi pėr tė
Ndalimi nga pėrfitimi i tė marrurės me dhunė
Kush vritet duke ruajtur pasurinė e tij, ėshtė dėshmor
Rrėmbimi i tokės
ESH SHUFAH
Ē'ėshtė esh shufah
Gjėrat nė tė cilat pranohet Shufah
Shufah e komshijve qė kanė diēka tė pėrbashkėt
AUTORIZIMI
Ē'ėshtė autorizimi (el Uekale)
Gjykimi pėr tė
Gjėrat nė tė cilat lejohet autorizimi
I autorizuari duhet tė jetė besnik
Pasuria dhe gjykimi pėr tė


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-07-06, 22:26   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

PARATHĖNIE



Falenderimet i takojnė vetėm Allahut, vetėm Atė falenderojmė, prej Tij kėrkojmė ndihmė dhe falje tė gjynaheve tona. I lutemi Allahut tė na ruaj nga e keqja e veteve dhe punėve tona! Atė tė cilin e udhėzon Allahu, ėshtė i udhėzuar dhe atė tė cilin humb Allahu nuk do tė gjendet askush pėr ta udhėzuar. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob i Allahut dhe i dėrguari i Tij.


Disa vėllezėr tė mi mė kėrkuan qė t'iu pėrgatis njė material pėrmbledhės nė rregullat e shitblerjes, duke u ankuar se libra tė tillė nė gjuhėn shqipe nuk ka fare, ose janė shumė tė rrallė. Kėshtu, duke parė kėtė nevojė tė vėllezėrve tė mi muslimanė pėr kėtė degė tė fikhut Islam dhe pėr vetė rėndėsinė e kėsaj teme, ku siē dihet, shitblerja ėshtė diēka e pėrditshme dhe tė gjithė e praktikojnė pėr plotėsimin e nevojave tė tyre, mora shkas pėr pėrgatitjen e kėtij libri. Kjo tė bėn tė kuptosh edhe shkakun e lejimit tė shitjes dhe ndalimin e kamatės. Shitja ėshtė e dobishme dhe e domosdoshme pėr njerėzit nė pėrgjithėsi, ndėrsa kamata ėshtė shkatėrruese e ekonomisė sė popujve nė pėrgjithėsi dhe grumbullim i saj nė duart e njė pjese tė vogėl njerėzish, tė cilėt janė tė pasurit.


Prej kėtu kuptohet kapitalizmi dhe sherri i tij mbi njerėzimin. Qėllimi i tij ėshtė qė i pasuri tė shtojė pasurinė e tij, kurse i varfėri tė zhytet edhe mė shumė nė varfėri. Njerėzit tė punojnė shumė dhe tė posedojnė pak.

Pikėrisht kjo ėshtė ajo qė fshihet pas kamatės (fajdes), shkatėrrueses sė ekonomisė sė popujve dhe ky ėshtė shkaku qė Islami e ka ndaluar rreptėsisht kamatėn, ndėrsa Allahu i ka shpallur luftė atij qė e merr apo e jep atė.

"O ju qė keni besuar! Kini frikė Allahun dhe ndėrprisni ēfarė ju ka mbetur nga kamata (kėtej e tutje), nė qoftė se jeni me tė vėrtetė besimtarė. Dhe nė qoftė se nuk e bėni kėtė, atėherė merrni njoftimin pėr luftė nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Nėse do tė pendoheni, atėherė merrni origjinėn e pasurisė tuaj. Kėshtu qė as nuk i bėni askujt padrejtėsi as nuk iu bėhet padrejtėsi." (Bekare:278-279)


Ndėrsa nė anėn tjetėr komunizmi kėrkon heqjen e pronės private nga rrėnjėt dhe zėvendėsimin e saj me pronėn e pėrbashkėt, duke rėnė kėshtu ndesh me natyrėn njerėzore nė dėshirėn pėr tė poseduar. Nė mes kėtyre dyjave, qėndron Islami me drejtėsinė e tij nė tė gjitha fushat e jetės si dhe sistemin ekonomik. Sistemet joislame tė ekonomisė, na nxisin tė mėsojmė sistemin Islam dhe praktikimin e tij pėr zgjidhjen e problemeve ekonomike, pėr tė qenė kėshtu brenda rregullave tė sheriatit. Libri qė keni nė duar, ėshtė njė pėrmbledhje e thjeshtė dhe e qėlluar e autorit, nė tė cilin janė pėrfshirė thuajse tė gjitha ēėshtjet e fikhut tė shitblerjes dhe marrėdhėnieve ekonomike. Libri ėshtė hartuar nė mėnyrė tė tillė, ku nė fillim janė vendosur temat e nėntemat, pastaj domethėniet e tyre, gjykimi i sheriatit pėr to tė argumentuar nga Kurani dhe Suneti. Vlen tė pėrmendim se tė gjitha hadithet me tė cilat autori ėshtė argumentuar, janė tė sakta dhe shumė prej tyre gjenden nė dy librat e saktė (sahihat) tė haditheve atė tė Buhariut dhe Muslimit. Nėse hadithi ndodhet te Buhariu, jemi mjaftuar vetėm me pėrmendjen e tij, sepse dihet qė ėshtė i saktė (sahih), por nė rast se hadithi ėshtė i mirė (hasen) e kemi shėnuar. Tė gjitha hadithet e tjera, qė nuk gjenden te Buhariu apo Muslimi, kemi shėnuar nė kllapa gradėn e hadithit, gjykimi i tė cilėve ėshtė marrė nga librat e shejh Muhamed Nasirudin Albanit (Allahu e mėshiroftė!).


I lutem Allahut tė Lartėsuar tė mė fal mua dhe vėllezėrit e mi muslimanė, tė na e bėjė tė kuptueshėm Islamin dhe Ligjet e Tij si dhe tė na japė sukses nė praktikimin e tyre!


Allahu ėshtė Zoti i kėsaj dhe i Vetmi qė mundet pėr kėtė!




Ebu Enes
Janar 2004
Jordani

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:27   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KAPITULLI I SHITBLERJES



Ēėshtė shitblerja

Shitja ėshtė kalimi i diēkaje qė ke nė pronėsi te dikush tjetėr kundrejt njė vlere, ndėrsa blerja ėshtė pranimi i asaj pronėsie.



Gjykimi pėr shitblerjen

Allahu i Lartėsuar thotė:

"Allahu e ka bėrė tė lejuar tregtinė (shitblerjen) dhe e ka bėrė tė ndaluar kamatėn"1

"O ju qė keni besuar! Mos e hani pasurinė tuaj pa tė drejtė ndėrmjet jush, vetėm nėse bėni tregti me pėlqimin e njėri-tjetrit."1


Transmeton Hakim bin Hizam (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen nga njėri-tjetri."3


Tė gjithė muslimanėt janė bashkuar (ixhma) nė mendimin se shitblerja ėshtė e lejuar. Edhe urtėsia e pėrmban kėtė, sepse nevojat e njerėzve shpesh lidhen me diēka qė ėshtė nė duart e dikujt tjetėr, qė ndoshta nuk ia pėrkushton atė atij, kėshtu qė me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjė problem.



Nxitja pėr tė arritur jetesėn me djersė

Transmeton Mikdami (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Askush nuk ka ngrėnė ushqim mė tė mirė se ai i duarve tė tij. Edhe i Dėrguari i Allahut, Daudi (Paqja e Allahut qoftė mbi tė!) hante prej punės sė duarve tė tij."4

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Mė mirė pėr ndonjėrin prej jush ėshtė tė mbajė dru mbi shpinėn e tij (pėr t'i shitur), se sa t'i kėrkojė njerėzve qė mund t'i japin apo mund mos t'i japin."5



Nuk ėshtė e ndaluar tė pasurohesh nėse i frikėsohesh Allahut nė tė.

Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nuk ėshtė e ndaluar tė kesh pasuri nėse i frikėsohesh Allahut nė tė. Shėndeti pėr tė devotshmin ėshtė mė i mirė se pasuria…"6

1.Suretu Bekare:275.
2.Suretu Nisa:29.
3.Mutefekun alejhi.
4.Buhariu.
5.Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu.
6.Ibnu Maxheh (sahih).

Nxitja pėr tė qenė ekonomik nė kėrkimin e rrizkut.

Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"O njerėz! Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun nė tė lejuar (hallall), sepse nuk do tė vdesė ndonjė trup pa plotėsuar rrizkun e tij edhe nėse ai i vonohet. Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun mirė! Merrni atė qė ėshtė e lejuar (hallall) dhe lini atė qė ėshtė e ndaluar (haram)."7



Nxitja pėr tė qenė i sinqertė dhe ndalimi nga gėnjeshtra.

Hakim bin Hizam transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen. Nėse ata janė tė sinqertė dhe tė qartė (nė tregtinė e tyre), atėherė tregtia e tyre ka begati; nėse i fshehin dhe mashtrojnė njėri-tjetrin, atėherė tregtia e tyre zhvishet nga begati."8

Ukbetu bin Amir (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tė thotė:

"Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit. Nuk i lejohet muslimanit qė t'i shesė vėllait tė tij diēka qė ka ndonjė tė metė, vetėm nėse ia bėn atė tė qartė."9



Nxitja pėr lehtėsim dhe falje nė shitblerje.

Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Allahu e mėshiroftė atė person i cili ėshtė falės kur shet, falės kur blen dhe falės nė gjykatė!"10



Marrja nė konsideratė e atij qė ėshtė ekonomisht i pamundur.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Njė tregtar u jepte borxh njerėzve dhe nėse shihte ndonjė qė nuk kishte tė paguante, i thoshte punėtorėve tė tij: “Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve!” Atėherė Allahu e fali atė."11



Ndalimi i mashtrimit.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

7.Ibnu Maxheh (sahih).
8.Mutefekun alejhi.
9.Ibnu Maxheh (sahih).
10.Buhariu.
11.Buhariu.
"I Dėrguari iAllahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) kaloi pranė njė burri qė shiste njė lloj ushqimi. Futi dorėn e tij nė tė dhe pa qė ai ishte i pėrzierė (lart i mirė dhe brenda i keq), atėherė tha:

"Nuk ėshtė prej nesh ai qė mashtron."12



Nxitja pėr t'u ngritur herėt nė kėrkimin e rrizkut.

Sahr el Gamidi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thėnė:

"O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim nė mėngjesin e herėt tė tij (nė punėn qė fillojnė qė herėt nė mėngjes)."13



Ē’thuhet kur hyn nė treg.

Salim bin Abdullah bin Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush thotė kur hynė nė treg: La ilahe il lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumijtu, ue huue hajun la jemutu, bijedihi el hajru kul luhu, ue huue ala kul li shejin kadijr (Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut tė Pashok. I Tij ėshtė sundimi dhe Atij i takon falenderimi Ai jep jetė dhe vdekje, Ai ėshtė i Gjallė dhe nuk vdes. Nė Dorėn e Tij ėshtė e gjithė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė), atij Allahu i shkruan njė milion tė mira, i fshin njė milion tė kėqia dhe i ndėrton njė shtėpi nė xhenet."14



Allahu e ka bėrė tė lejuar shitblerjen.

Shitblerja nė origjinė, e ēdo lloji qoftė ajo, ėshtė e lejuar nėse dy palėt janė nė njė dhe tė kėnaqur me tė dhe nėse nuk ka gjė tė ndaluar nga sheriati.

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:28   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Llojet e shitblerjes tė cilat i ka ndaluar sheriati.


1. Bejul garar.

Eshtė ēdo shitblerje qė pėrmban njohuri jo tė plota (tė fshehta qė nuk i di njėra palė apo tė dyja) ose qė pėrmban rrezikshmėri apo kumar.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

12.Ibnu Maxheh Ebu Daud, Tirmidhi, Muslim (sahih).
13.Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (sahih).
14.Ibnu Maxheh (hasen)
"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca15 dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes sė plotė tė mallit)."16


Imam Neueuiu (Allahu e mėshiroftė!) nė komentimin e tij tė “Sahihul Muslim”, thotė:

“Shitja e gararit ėshtė njė bazė e madhe prej bazave tė kapitullit tė shitblerjeve dhe pėr kėtė shkak Muslimi e filloi kėtė kapitull me tė. Nė kėtė lloj shitblerje hyjnė shumė ēėshtje tė pakufizuara, si: shitja e tė arratisurit, shitja e asaj qė nuk ekziston, shitja e asaj qė nuk e njeh, asaj qė nuk ke mundėsi ta dorėzosh te blerėsi, asaj qė nuk e ke akoma nė pronėsi, shitja e peshkut qė ėshtė nė ujin e detit apo lumit, e qumeshtit nė gji, e asaj qė ndodhet nė barkun e kafshės barsė, e njė rrobeje prej rrobeve (e papėrcaktuar), njė dashi prej deshėve e tė tjera si kėto, shitblerja e tė cilave ėshtė batil (e kotė), e papranueshme, e palejuar, sepse ėshtė gabim (verbėri) i panevojshėm. Nėse nevoja kėrkon ndonjėherė qė tė kryhet ndonjė lloj garari (gabimi verbėrisht) qė ėshtė e pamundur tė ruhesh prej tij, vetėm se me stėrmundime dhe nėse gabimi ėshtė i arsyetueshėm, atėherė shitblerja lejohet. Muslimanėt janė bashkuar nė mendimin se shitblerja e xhybes sė mbushur (me pambuk a diēka tjetėr) ėshtė e lejuar edhe nėse ata nuk e hapin pėr ta parė ēka brenda. Por nėse shitet vetėm mbushja e saj, atėherė kjo shitblerje nuk lejohet. Dije se shitja e tė prekurit (nėse prek mallin atėherė duhet ta blesh atė qė preke), shitja e litarit (ato qė kap litari qė zgjat je i detyruar t'i blesh), shitja e guralecave, e tė tjera si kėto, janė prej shitblerjeve pėr tė cilat kanė ardhur tekste tė veēanta (nė ndalimin e tyre). Tė gjitha ato hyjnė nė ndalimin e shitjes sė gararit (verbėrisė), por ato janė pėrmendur tė veēuara pėr shkak se kanė qenė prej shitblerjeve tė njohura nė kohėn e injorancės, para Islamit. Allahu e di mė sė miri”.



Shitja me tė prekur dhe me tė hedhur.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė:

"Jemi ndaluar prej dy shitblerjeve; shitja me tė prekur (el mulamese) dhe shitja me tė hedhur (el munabedhe). “el mulamese” ėshtė prekja e ēdonjėrit prej dy personave rroben (plaēkėn) e tjetrit pa dashje, kurse
15.Shitja me guraleca ėshtė njė lloj tregtie e cila praktikohej nė kohėn e injorancės dhe kryhej duke hedhur disa guraleca mbi mall dhe malli ku binin guralecat bėhej i detyrueshėm tė blihej.
Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (sahih).
“el munabedhe” ėshtė hedhja e ēdonjėrit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parė njėri prej tyre rroben e tjetrit."17


Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė:

"Na ka ndaluar i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nga dy shitblerje dhe dy veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me tė prekur dhe me tė hedhur. Tė prekurit (el mulamese) ėshtė tė prekė njė person rroben e njė tjetri me dorėn e tij, natėn apo ditėn dhe kjo prekje e detyron ta blejė atė, kurse tė hedhurit (el munabedhe) ėshtė tė hedhė njė person rroben e tij tek njė tjetėr dhe ai tjetri tė hedhė rroben e tij tek ky i pari, duke qenė kjo shitblerja e tyre pa marrė parasysh pranimin apo pėlqimin."18



Shitja e tė voglit tė tė voglit tė barsės.

Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

"Njerėzit nė kohėn e injorancės kryenin shitblerjen e mishit tė tė vegjėlve deri nė tė voglin e tė voglit tė barsės. I vogli i barsės ėshtė qė tė pjellė deveja dhe pastaj tė mbarset i vogli i saj qė ajo polli. I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i ndaloi ata nga kjo shitblerje."19



Shitja me guraleca.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė:

"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes sė plotė tė mallit)."20


Imam Neueuiu (Allahu e mėshiroftė!) nė komentimin e “Sahihut tė Muslimit” thotė:

"Pėrsa i pėrket shitjes me guraleca, ka tre mendime:

I pari: Kur shitėsi thotė se: Tė kam shitur ato rroba mbi tė cilat do tė bjenė kėto gurė qė do tė hedh ose tė kam shitur pjesėn e tokės nga kėtu e deri atje ku do tė shkojė ky gurė.

I dyti: Kur shitėsi thotė se: tė kam shitur atė qė do zgjedhėsh deri sa tė hedh gurin.

I treti: Kur hedhjen e gurit e quajnė shitje dhe kur thuhet se: nėse e godet kėtė rrobė me gurė, atėherė e ke blerė me kaq lek."

17.Muslim (sahih).
18.Mutefekun alejhi.
19.Mutefekun alejhi.
20.Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (sahih).

2. Shitja e diēkaje qė nuk e posedon nė tė vėrtetė.
Hakim bin Hizam (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “I thashė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!): Nėse dikush mė kėrkon t'i shes diēka qė nuk mė ndodhet, a t'ja shes atij?” Ai tha:

"Mos e shit atė qė nuk ndodhet tek ti!"21


3. Shitja e mallit qė ke blerė para se ta marrėsh nė dorė.

Ibnu Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush blen njė ushqim, mos ta shesė atė para se t'i dorėzohet nė dorė!"

Ibnu Abasi thotė: "Dhe ēdo gjė tjetėr llogaritet si ushqimi."22


Transmeton Tausi nga Ibnu Abasi se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush blen njė ushqim, mos ta shesė atė deri sa ta peshojė!"

I thashė Ibnu Abasit: “Pėrse kėshtu?” Ai tha: “A nuk i sheh disa qė shesin e blejnė me ar (flori) kurse ushqimi vonohet?"23


4. Shitja mbi shitjen e vėllait tėnd (tregtarit tjetėr).

Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Askush prej jush mos tė shesė mbi shitjen e vėllait tė tij!24 (duke i thėnė blerėsit qė ėshtė te tregtari tjetėr duke bėrė pazar, hajde blije tek unė me kaq lek, mė pak se sa i tha i pari).


5. Shitja e Ijnes (me hile).

Kjo ėshtė ajo shitje e cila bėhet duke i shitur njė mall dikujt dhe lekėt i lė me tė pritur deri nė njė afat tė caktuar. Pastaj blerėsi ia shet tė njėjtin mall atij qė ia bleu, por me lek nė dorė dhe mė pak se sa e bleu. Kjo ėshtė njė lloj kamate me hile, sepse nė fakt ai nuk donte mallin por lekėt borxh.


Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nė kohėn kur tė blini e shisni me hile (ijneh), tė shkoni pas bishtit tė lopės (pasurirė sė kėsaj bote), tė pėlqeni tė mbjellat dhe tė lini xhihadin, atėherė Allahu do hedhė mbi ju pėrēmim e pėrulje dhe nuk do ta heqė atė prej jush deri sa t'i ktheheni fesė tuaj."25

21.Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (sahih).
22.Mutefekun alejhi.
23.Mutefekun alejhi.
24.Mutefekun alejhi.
25. Ebu Daud (sahih).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:28   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

6. Shitja me afat duke rritur ēmimim (shitja me kėste).

Nė kėto kohė ėshtė pėrhapur shitja me afatizim dhe me rritje tė ēmimit origjinal tė mallit, e cila njihet me emrin: shitja me kėste. Siē ėshtė e njohur, kjo shitje bėhet duke shitur mallin me kėste dhe duke shtuar nė ēmimin e tij kundrejt kohės sė shtyrė, si p.sh: tė jetė ēmimi i mallit njė mijė $ dhe tė shitet me kėste njė mijė e dyqind $. Kjo lloj shitjeje ėshtė e ndaluar.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush bėn dy shitje nė njė shitje, ose ta prishė njėrėn, ose ka ngrėnė kamatėn."26



Gjėrat qė nuk lejohen tė shitet.


1. Alkooli.

Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) thotė: “Kur zbritėn disa ajete nga fundi i sures Bekare, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) doli dhe tha:

"U ndalua tregtia e alkoolit."27


2. E ngordhura, derri dhe idhujt.

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė ēlirimin e Mekės tė thotė:

"Allahu dhe i Dėrguari i Tij e ka bėrė tė ndaluar shitjen e alkoolit, tė ngordhurėn, derrin dhe idhujt." I thanė: “O i Dėrguari i Allahut! Po dhjamin e tė ngordhurės, sepse me tė lyhen anijet, fėrkohen lėkurat e kofshėve dhe e hanė njerėzit nė mėngjes?” Ai tha:

"Jo, ai ėshtė i ndaluar" I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė atė ēast shtoi: "Allahu i vraftė ēifutėt! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e tė ngordhurės, ata e zbukuruan atė e pastaj e shitėn dhe hėngrėn ēmimin e tij!"28

26.Ebu Daud (hasen).
27.Mutefekun alejhi.
28.Mutefekun alejhi.

3. Qeni.
Transmetohet nga Ibnu Mesud el Ensari (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) e ka bėrė tė ndaluar shitjen e qenit, tė hollat e imorales dhe tė fallxhorit."29


4. Pikturat qė pėrmajnė gjėra me shpirt.

Seid bin ebi Hasen thotė: “Isha te Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kur tek ai erdhi njė burrė e i tha: “O Ibėn Abas! Unė jam njė njeri qė e ha bukėn me punėn e duarve tė mia dhe pikturoj kėto piktura”.

Ibėn Abasi tha: Po tė them ty vetėm atė qė kam dėgjuar nga i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i cili ka thėnė:

"Kush pikturon ndonjė pikturė, Allahu do ta dėnojė atė deri sa t'i japė asaj shpirt dhe ai nuk do tė mund t'i japė kurrė shpirt asaj."

Burri u mėrzitė shumė, derisa iu zverdh fytyra. Atėherė Ibėn Abasi i tha: “Nėse do patjetėr tė pikturosh, atėherė pikturo kėto pemė dhe ēdo gjė qė nuk ka shpirt."30


5. Frutat e pemėve para se tė dalin kokrrat apo tė piqen.

Enes ibėn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e frutave tė pemėve para se tė piqen, si edhe nga shitja e hurmave (temėr/hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha: "Kur ėshtė koha e tyre?" Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kur tė skuqen apo tė zverdhen."31


Gjithashtu Enesi transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e pemėve para pjekjes. I thanė: “Kur piqen ato?” Tha: “Kur tė skuqen”. Pastaj tha: “Ēfarė thoni nėse Allahu i ndalon frutat tė dalin e tė piqen, atėherė ēfarė do t'i japė ai qė ka marrė lekėt e vėllait tė tij?"32


6. Tė mbjellat para forcimit tė kokrrės.

Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka ndaluar nga shitja e “temrit” para pjekjes dhe nga agrumet para se tė focohet kokrra dhe tė sigurohet se nuk ėshtė prekur me ndonjė sėmundje. Ka ndaluar edhe shitėsin edhe blerėsin."33

29.Mutefekun alejhi.
30.Mutefekun alejhi.
31.Buhariu.
32.Mutefekun alejhi.
33.Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu (sahih).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:29   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ZGJEDHJA



Ē'ėshtė zgjedhja.

Zgjedhja ėshtė tė kėrkosh mė tė mirėn pėr vete prej dy gjėrave: ose tė zgjedhėsh plotėsimin e aktit tė shitblerjes (ta pėrfundosh atė), ose ta prishėsh aktin dhe tė tėrhiqesh.



Llojet e zgjedhjes.


1. Zgjedhja nė vend.

Kjo e drejtė pėr tė zgjedhur ėshtė pėr tė dyja palėt, qė nga fillimi i aktit deri sa tė ndahen nga njėri-tjetri, me kusht qė tė mos kenė rėnė nė njė mendje pėr rrėzimin e zgjedhjes (d.m.th. nėse vendosin kusht qė nė fillim qė askush nuk ka tė drejtė tė tėrhiqet nga akti edhe nėse vazhdojnė tė jenė bashkė) ose ta rrėzojnė atė pas aktit apo ta rrėzojė vetėm njėri, atėherė rrėzohet e drejta e tij nė zgjedhje dhe mbetet e drejta e tjetrit.

Ibnu Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kur bėjnė akt shiblerjeje dy vetė, ēdonjėri nga ata tė dy ka tė drejtėn tė zgjedhė deri sa tė jenė bashkė dhe mos tė jenė ndarė, apo njėri nga ata ta ketė lėnė tjetrin pėr tė zgjedhur. Nėse njėri ia lė nė dorė tjetrit pėr tė zgjedhur dhe pastaj bien nė njė mendje, atėherė ėshtė kryer akti i shitblerjes (dhe detyrohet blerėsi tė marė mallin dhe shitėsi vlerėn). E nėse ndahen pas aktit por njėri nuk e ka mbaruar aktin, atėherė ėshtė kryer akti nė ēdo rast."34



- Ėshtė i ndaluar largimi nga vendi i aktit nga frika se pala tjetėr ndėrron mendje.

Transmeton Amėr bin Shuajb nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Dy palėt nė tregti kanė tė drejtėn e zgjedhjes deri sa tė ndahen, vetėm nėse kanė vėnė ndonjė kusht zgjedhjeje. Nuk i lejohet askujt qė tė ndahet nga shoku i tij nga frika e kthimit nga ai akt."35

34.Mutefekun alejhi.
35.Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai (sahih).
2. Zgjedhja e vėnies sė kushteve.

Kjo zgjedhje ėshtė qė tė vėnė kusht tė dyja palėt ose njėra qė tė ketė tė drejtėn e zgjedhjes deri nė njė afat tė caktuar, sado i gjatė qoftė ai. Ky akt dhe ky kusht ėshtė i saktė.

Ibnu Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Dy palėt nė tregti kanė tė drejtėn e zgjedhjes deri sa tė ndahen ose tė jetė akti me kushte (tė vėna nga tė dyja palėt ose njėra)."36


3. Zgjedhja nė mallin me defekt.

Pėrmendėm mė parė ndalimin e fshehjes sė defektit tė mallit, dhe nėse ndokush blen njė mall me defekt, tė cilin nuk e ka parė para se tė ndaheshin nga akti, atėherė ai ka tė drejtėn e kthimit tė mallit tek shitėsi.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush blen njė dele tė pamjelė (pėr shumė kohė qė tė duket sikur jep shumė qumėsht) dhe e mjel atė, atėherė nėse e pėlqen ashtu le ta mbajė, nėse nuk e pėlqen atėherė ta kthejė tek i zoti dhe bashkė me tė tė japė njė tas me hurma arabe (temėr) pėr qumėshtin qė i mori."37

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:


"Nuk lejohet lėnia e deles dhe devesė pa mjelė me qėllim qė t’i fryhen gjitė. Nėse ndonjė e blen njė tė tillė, ai ka tė drejtėn e zgjedhjes pas mjeljes sė saj; ose ta mbajė nėse do, ose ta kthejė bashkė me njė tas hurma arabe (temėr)."38


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.