Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-08-06, 22:30   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim 40 HADITHE MBI MORALIN (Komentim i shkurtėr)

40 HADITHE MBI MORALIN (Komentim i shkurtėr)
Dr. Ahmed Muadh Hakkij
Shqipėroi: Agim Bekiri
Morali i lartė

1. Transmeton Abdullah ibėn Amėr ibėn Asi [radiall-llahu anhu] i cili thotė: “Nuk ka qenė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i pamoralshėm e as i degjeneruar. Ai ēdo herė thoshte: “ Mė tė mirėt prej jush janė ata qė kanė moral mė tė lartė” (Muttefekun alejhi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “ata tė cilėt e pėrmbjanė zemėrimin dhe ata tė cilėt e falin njėri tjetrin, vėrtet Allahu i do shumė mirėpunuesit” (Alu Imran – 134)
Kurtubiu thotė: Morali ėshtė tufė cilėsishė te njeriu qė pėrcaktojnė sjelljen dhe veprimtarinė e tij ndaj tė tjerėve. Ato mund tė jenė cilėsi tė mira apo tė kėqia. Cilėsi tė mira sipas kutpimit tė pėrgjithshėm janė: tė ndiesh obligim nė vete pėr tė tjerėt, kurse kuptimi i shtjelluar: falja e gabimit, butėsia, bujaria, durimi, mėshira, pėrdėllimi, ndihmesa, dashuria e ndėrsjlletė, zemėrbutėsia e tjerė. Cilėsi tė kėqia janė e kundėrta e asaj qė u pėrmend mė lartė. (Fethul Bari – 1/456)
Transmetohet nga Abdullah ibėn Mubareku [rahimehull-llah] i cili e ka pėrshkruar moralin e lartė me fjalėt: tė jesh fytyrėēelur, tė bėsh punė tė mira dhe tė pengosh tė keqen. (Transmeton Tirmidhiu nė Sunenin tij 4/363)
Morali i lartė zė vend tė rrėndėsishėm nė Islam. Njė prej synymeve kryesore te fesė islame ėshtė plotėsimi i vlerave morale “Jam dėrguar qė t’I pėrkryej vlerat morale” (Transmeton Ibėn Ebi Dunja dhe Hakimi i cili thotė se hadithi ėshtė sahih – i vėrtetė). Pėr kėtė shkak Allahu [subhanehu ve teala] e bėri moralin e lartė:
- masė pėr mirėsinė siē thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “ Mė tė mirėt prej jush janė ata qė kanė moral mė tė lartė” (Muttefekun alejhi),
- plotėsim tė besimit : “Besim mė tė plotė kanė ata qė kanė moral mė tė lartė.” (Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)
- vepėr mė tė rrėndė nė peshore diten e Kijametit “Nuk ka diē mė tė rrėndė nė peshore Ditėn e Kijametit se morali i lartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)
- “Pronari i moralit tė lartė arrinė gradėn e atij qė falet dhe agjėron” (Tirmidhiu – hadithi ėshtė garib me kėtė sened)
- morali i lartė ėshtė prej shkaqeve mė tė shumta pėr tė hyrė nė Xhennet. Ėshtė pyetur Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr veprėn e cila mė sė tepėrmi e fut njeriun nė Xhennet, ka thėnė “devotshmėria dhe morali i lartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)
mbi gjithė tėrė kėtė, me moral tė lartė arrihet dashuria ndaj Pejgamberit a.s., afrėrsia ndaj tij Ditėn e Kijametit – e ky ėshtė synim madhėshtor “Mė i dashuri tek une dhe mė afėr meje Ditėn e Kijametit ėshtė ai qė ka moral mė tė lartė, kurse mė i urrejtur tek unė dhe mė larg meje Ditėn e Kijametit janė llafazanėt, mburracakėt qė me gojėn plotė flasin fjalė qė nuk i kuptojne njerėzit dhe dashalavdėt kryelartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen garib)
Dije se nuk ka vyrtyt e as vepėr tė mirė qė nuk ia ka pėrshkruar Allahu [subhanehu ve teala] fesė. (Mekarimul ahlak fq.9)
Transmeton Ibėn Ebi Dunja nga Humejd ibėn Hilali i cili thotė: “udhėtova pėr ne Kufe dhe atje vizitova Rebi’ ibėn Hajthemin i cili mė tha: o vėllai im! Tė porosis qė t’i pėrvetėsosh cilėsitė e larta morale. Vepro nė bazė tė tyre, bėhu shoqėrues i pandarė i tyre dhe dije se Ai qė i ka krijuar vlerat morale nuk ka urdhėruar nė to gjersa i ka dashur ato vlera dhe i ka bėrė tė dashura tek ata qė i posedojnė.” (Mekarimul ahlak 11-12)
Seid ibėn Asi thotė: o biri im, po tė kishin qenė vlerat morale tė lehta do t’ju kishin paraprij tė pamoralshmit, mirėpo ato janė tė vėshtira, nuk bėn durim nė to pėrpos atij qė e di vlerėn e tyre dhe shpreson shpėrblimin e tyre. (Mekarimul ahalk fq. 12)
Fudajl ibėn Ijadi thotė: nėse shoqėrohesh me ndokėnd atėherė zgjedhe atė qė ka moral tė lartė sepse ai nuk tė shpien pėrveē se ne mirėsi, ai jeton i lumtur. Tė mė shoqėrojė njė mėkatarė i moralshėm ėshtė mė e dashur pėr mua se sa tė mė shoqėroj njė i dhėnur pas adhurimit e qė ka moral tė ulėt sepse mėkatari nėse ka moral tė mirė jeton me logjikėn e tij, ėshtė i lehtė pėr njerėzit dhe i dashur pėr ta, kurse adhuruesi nėse ka moral tė ulėt ėshtė i vėshtirė pėr njerėzit dhe i urrejtur tek ata. (Reudatul ukala fq. 64)
Esmeiu njė rrast tha: gjyshi im Alij ibėn Esmeijj nė prag tė vdekjes i mblodhi bijtė e tij dhe u tha: o bijtė e mij, silluni me njerėzit ashtu qė nėse ndaheni prej tyre t’ju gjakojnė me gjithė zemėr e nėse vdisni tė qajnė pėr ju.” (Mekarimul ahalk fq. 1)
Ibėn Kirijju thotė: bėhuni tė edukuar se nėse jeni mbretėr fitoni lumturi, nėse jeni mesatarė bėheni tė famshėm e nėse jeni tė varfur pasuroheni. (Edebul mexhalise fq.105)
Gjėja mė e mirė qė ia lė prindi trashėgim fėmiut ėshtė sjellja e mirė. Rrėndėsinė e kėsaj e kuptojmė nė tregimin e Hidrit me Musain [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Ata kur arritėn nė njė qytet, e kėrkuan prej baorėve tė tij pėr tė ngrėnė, por ata nuk pranuan qė t’i mirėpresin. Pastaj ata tė dy gjetėn aty njė murė qė ishte gati duke u rrėzuar, ndėrsa Hidri e rindėrtoi atė. Musai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i thotė Hidirt: po tė kishe dashur do t’ju kishe marrė pagesė pėr tė! Hidri mė pas i sqaroi Musait [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se muri ishte pronė e dy bonjakėve babai i tė cilėve kishtė qenė njeri i mirė dhe ai e ngriti murin pėr hirė tė babait tė tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pėrsa i pėrket murit ai ishte i dy djelmoshave jetimė tė atij qyteti e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata dy (jetimė) tė arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vet thesarin e tyre. Kjo ishte mėshirė e Zotit tėnd (ndaj tyre). (Kehf – 82)
Disa njerėz tė urtė kanė thėnė: trashėgimi mė i mirė qė ia lėnė baballarėt fėmijėve tė tyre ėshtė sjellja e mirė, edukata e dobishme dhe vėllezėrit e drejtė. (Edebul mexhalise fq.106)
Lus Allahun [subhanehu ve teala] qė tė na udhėzojė neve dhe juve drejt moralit tė lartė, nė fjalė dhe vepra, tė na mundėsojė pėrfundim tė mirė nė kėtė botė, vėrtet bujaria e Tij ėshtė e pakufishme. </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij



Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-08-06, 22:31   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Burimi i moralit te larte

2. Nevas ibėn Sem’an Elensarij [radiall-llahu anhu] thotė: e pyeta Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr mirėsinė dhe mėkatin dhe mė tha: “bamirėsi ėshtė morali i lartė kurse mėkat ėshtė ajo qė tė brenė nė zemėr dhe urren qė ta shohin njerėzit.” (Transmeton Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pasha njeriun dhe Atė qė e pėrsosi atė. Pastaj ia tregoi Atij ēfarė ėshtė e gabuar dhe ēfarė ėshtė e drejtė pėr tė.” (Shems – 7,8)
Poashtu thotė: “Anuk i bėmė Ne pėr tė dy sy? Dhe njė gjuhė dhe dy buzė? Dhe ia treguam atij dy rrugėt (tė drejtėn dhe tė gabuarėn)? (Beled – 8,9,10)

Dijetarėt thonė: “bamirėsia” ka kuptim tė gjėrė, ajo ka kuptimin e: lidhjes farefisnore, butėsisė, shoqėriaė tė sinqertė, sjelljes tė mire, rrespektit, tė gjitha kėto cilėsi janė pėrmbledhje e normave tė moralit tė lartė. (Elminhaxh sherh sahihil Muslim ibėn Haxhaxh – 4/1980)
Nga hadithi i lartėpėrmendur bėhet e qartė se burimi i moralit tė lartė ėshtė natyrshmėria e pastėr e njeriut. Kur’ani famėlartė sqaron faktin se shpirti i njeriut ėshtė depo e njė sistemi ligjor moral qė ėshtė rregulluar qė prej krijimit tė ndjenjės pėr tė mirėn dhe tė keqen, siē thotė Allahu s.v.:“Pasha njeriun dhe Atė qė e pėrsosi atė. Pastaj ia tregoi Atij ēfarė ėshtė e gabuar dhe ēfarė ėshtė e drejtė pėr tė.” (Shems – 7,8)
Njeriu ėshtė udhėzuar qė tė dallojė moralin (nderin) nga amorali (panderėsinė) nėpėrmjet shikimit (dijes) tė ēiltėr qė e posedon, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: ““Anuk i bėmė Ne pėr tė dy sy? Dhe njė gjuhė dhe dy buzė? Dhe ia treguam atij dy rrugėt (tė drejtėn dhe tė gabuarėn)? (Beled – 8,9,10), poashtu nė njė ajet tjetėr kur’anor thotė: “Ne e udhėzuam atė nė rrugė tė drejtė e ai do tė jetė mirėnjohės ose pėrbuzės.” (Insan – 3)
Pra njeriu posedon ndjenjė tė brendshme me tė cilėn dallon tė mirėn prej tė keqes. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Njeriu ėshtė dėshmitarė i vetvetes. Edhe pse ai i paraqet arsyetimet e veta.” (Kijame – 14,15)
Megjithėkėtė, shohim se kėtė dritė tė mbjellur nė shpirtin e njeriut e shuajnė zakonet shoqėrore tė trashėguara prej gjenerate nė gjeneratė ashtu siē e shuan rrethi shoqėror. Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke transmetuar nga Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Unė i krijova robėrit e mij tė gjtihė nė fe tė drejtė, mirėpo djajtė u erdhėn atyre dhe i larguan nga feja e tyre dhe ua ndaluan atyre atė qė Unė ua pata lejuar.” (Transmeton Muslimi). Njėashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “ēdo fėmijė lindet nė fenė e pastėr, pastaj prindėrit e tij e bėjnė hebrej, tė krishterė apo adhurues tė zjarrit, ashu sikur kafsha e cila lindė viēin pa tė meta, a mund tė shihni nė tė ndonjė mangėsi?” (Transmeton Buhariu)
Dritėn e paraqitur nė ndjenjė tė brendshme te njeriu, pėr tė dalluar tė mirėn prej tė keqes e shujanė edhe intereset personale dhe epshet. Mirėpo, edhe nėse nuk janė prezente tė gjitha kėto pengesa tė natyrshmėrisė sė pastėr pėrsėri ajo mbetet e mangėt nė aspektin moral nėse mbėshtetemi vetėm nė tė. Pėr kėtė shkak urtėsia e Allahut [subhanehu ve teala] ishte qė ta plotėsojė kėtė dritė me shpallje hyjnore: “Dritė pėrmbi dritė” (Nur – 35) </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-06, 22:31   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Pėrvetėsimi i moralit nga Kur'ani

3. Sa‘d ibėn Hisham ibėn Amiri i tha Aishes [radijall-llahu anha]: “Oj nėna e besimtarėve! Mė trego pėr moralin e Pejgamberit a.s.! Ajo tha: a nuk e lexon Kur‘anin?! Thash: si jo, e ajo shtoi: morali i tė Dėrguarit tė Allahut ishte Kur‘ani.„ (Transmeton Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė„ (Maide – 15)
Neveviu [rahimehull-llah] rreth kuptimit tė hadithit thotė: “veprimi sipas tij (Kur‘anit), tė ndalurit nė kufijtė e tij, pėrvetėsimi i vlerave eduktive tė tij, marrja mėsim nga rrastet dhe tregimet e tij, meditimi rreth thellėsisė sė kuptimeve tė tij dhe drejtleximi i tij.„ (Sherh Sahihul Muslim)
Pėrmendėm nė temėn paraprake “Burimi i moralit tė lartė„ se megjithėatė se njohja e tė mirės dhe tė keqes bėhet nėpėrmjet natyrės sė pastėr tė njeriut prapseprap kjo dritė ėshtė e mangėt dhe devijohet nga zakonet shoqėrore, pėr kėtė shkak Allahu me urtėsinė e Tij e plotėsoi kėtė dritė me dritė hyjnore “Dritė pėrmbi dritė” (Nur – 35), poashtu Allahu [subhanehu ve teala] tha: “Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė„ (Maide – 15)
Filozofėt tentuan qė ta plotėsojnė kėtė mangėsi tė (fitres) natyrės tė pastėr tė njeriut duke themeluar rregulla dhe parime mbi moralin, mirėpo doli nė shesh jokonsekuenca e tyre ngaqė ėshtė absurde pėrkufizimi i etikės sė njeriut nė bazė tė njė parimi apo rregulli, pėr kėtė shkak nė Islam gjejmė tė bukurėn nė urdhėrat e Kur’anit dhe udhėzimin e Pejgamberit a.s., Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė„ (Maide – 15)
Nė Islam ka rregulla tė veēanta qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejtė me disa zakone apo marrdhėnie tė ndryshme:
1- Maturia nė ushqim dhe nė shpenzim, larg tė qenurit shpėrdorues apo dorėshtrėnguar, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Edhe ata tė cilėt, kur shpenzojnė nuk janė as shpėrdorues, as dorėshtrėnguar, por mbajnė njė tė mesme tė drejtė mes dy anėve.” (Furkan – 67)
2- Garimi nė punė tė mira, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Secili (popull) ka njė anė, drejt tė cilit ai kthehet (nė falje). Kėsisoj vraponi pra, drejt gjithēkaje qė ėshtė mirėsi. Kudo qė tė jeni, Allahu do t’ju grumbullojė tė gjithėve.” (Bekare – 148)
3- Ndihma e ndėrsjelltė pėr mirėsi dhe pengimi nga e keqja, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ndihmoni njėri tjetrin nė mirėsi e devotshmėri dhe mos ndihmoni njėri tjetrin nė gjynah e armiqėsi. Dhe kini frikė Allahun se padyshim Allahu ėshtė i Ashpėr nė ndėshkim.” (Maide – 2)
4- Sjellja e butė me tjerėt. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha Aishes r.a.: “ēdo gjė qė bėhet me butėsi ėshtė e bukur, e nėse bėhet pa tė, ajo vepėr shėmtohet.” (Transmeton Muslimi)
5- Tė duash pėr vėllain tėnd atė qė e don pėr veten prej gjėrave tė mira: Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Asnjėri nuk e ka plotėsuar besimin (imanin) pėrderisa tė dėshiron pėr vėllain e tij atė qė e dėshiron pėr vete.” (Transmeton Buhariu)
6- Mosvėnia nishan ndonjė gjė tė gjallė, pėr ta qėlluar, sikur vihen sende tė ndryshme. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Mos vini nishan pėr ta qėlluar ndonjė gjė qė ka shpirt.” (Transmeton Muslimi) </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-06, 22:32   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Sinqeriteti dhe prania e nijetit gjatė kryerjes sė veprave

4. Transmetohet nga Omer ibėn Hattabi [radiall-llahu anhu] i cili thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “Veprat vlerėsohen sipas nijetit dhe ēdonjėri shperblehet nė sajė tė nijetit tė tij. Ai qė ka bėrė hixhret (emigrim) pėr shkak kėsaj bote do tė fitojė atė qė ka patur pėr qėllim, ose pėr shkak tė ndonjė gruaje arrinė tė martohet me te, hixhreti i tij vlerėsohet sipas qėllimit qė ka patur.” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.” (Bejjine – 5)
Poashtu thotė: “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj.” (Haxh – 37)
Imam Neveviu thotė: nijeti ėshtė qėllimi qė shpreh vendosshmėrinė e zemrės. (Fet-h elbari 1/13)
Hadithi i sipėrpėrmendur na bėnė tė ditur se nuk ka vepra tė sakta pa nijet. Nė Librin e Allahut ėshtė theksuar tėrthorrazi ky realitet. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Nuk ėshtė ndonjė mėkat juaji ajo pėr ēka keni gabuar, por (ėshtė mėkat) ajo qė zemrat tuaja e bėjnė qėllimisht.” (Ahzab – 5), dhe fjala e Allahut [subhanehu ve teala] “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj.” (Haxh – 37)
Ibėn Abbasi r.a pėr kutimin e kėtij ajeti thotė: “…mirėpo tek Ai arrinė nijetet e juaja” (Bustanul Arifin 23)
Tė gjithė muslimanėt njėmendėsisht pohojnė vendin e lartė qė ze ky hadith, dobitė e shumta qė nxirren nga ai dhe autenticitetin e tij. Imam Shafiu dhe dijetraė tė tjerė thonė: Ky hadith paraqet njė tė tretėn e Islamit. Ėshtė argument pėr shtatėdhejtė kaptina tė fikhut.
Disa tė tjerė thonė: ky hadith paraqet njė tė katėrtėn e Islamit. Abdurahman ibėn Mehdij thotė: Ai qė mendon tė shkruaj ndonjė libėr duhet qė tė pėrmendė kėtė hadith nė fillim tė librit pėr t’ia tėrhequr vėrejten kėrkuesit tė diturisė qė tė pėrmirėsoj nijetin e tij. (Sahihul Muslim – sherh enneveveij, 13/53)
Nijeti ėshtė njė nga elementet kryesore tė moralit ngaqė ēdo lėvizje apo moslėvizje vullnetare nuk kryhet pa tre gjėra: pa dije, dėshirė dhe vepėr.
Veprat ndahen nė tre grupe:
1 - vepra tė mira (ta-at): vėrtetėsia e kėtyre veprave dhe shumėfishimi i tyre ėshtė e lidhur ngushtė me nijetin.
2 - vepra qė nuk qortohen e as lavdėrohen (mubahat): njėashtu kėto vepra janė tė lidhura ngushtė me nijetin, ato mund tė bėhen vepra tė mira apo tė kėqia varėsisht prej nijetit. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “kali pėr njeriun mund tė jetė shpėrblim, pėr dikend tjetėr pėrmbushje e nevojės kurse pėr dikend mėkat.” (Buhariu)
3 - vepra tė kėqia (measi): kėto vepra nuk ndėrrojnė pėrmbajtjen e tyre pėr shkak nijetit. Nuk lejohet qė ndonjė injorant tė kuptojė nga hadithi “Veprat vlerėsohen sipas nijetit” se punėt e kėqia (mėkatet) shndėrrohen nė punė tė mira sipas nijetit, sikur ai qė pėrgojon ndonjėrin duke rrespektuar tjetrin, apo ai i cili ushqen njė tė varfėr nga pasuria e huaj.

Nijeti ka fazat e tij, e ato janė:
1 – Ndėrmendi apo pėshpėrrima nė vete: kėtė njeriu nuk mund ta largojė nga vetvetja e tij. Allahu [subhanehu ve teala] me mėshirėn dhe bujarinė e tij ia falė kėtij ummeti gjėrat qė u bien ndėrmend apo pėshpėrrimėn e shpritit nėse ato nuk zėnė vend tek ai duke u bazuar nė hadithin e Pejgambėerit a.s.: “Allahu ia falė ummetit tim atė qė u pėshpėrinė shpritat nėse ata nuk e shprehin apo veprojnė.” (Buhariu)
2 – Synimi pėr tė vepruar: nė kėtė fazė nėse njeriu synon tė bėjė njė vepėr tė mirė, ai shpėrblehet edhe nėse nuk e vepron, e nėse e vepron shpėrbleėhet me dhjetė tė mira ose mė tepėr. Sa i pėrket veprave tė kėqia, aty gjejmė dallim. Ai i cili synon tė bėjė njė tė keqe dhe nuk e bėn, atij nuk i rregjistrohet asnjė mėkat, e nėse e braktisė synimin e tij pėr hir tė Allahut, ka njė shpėrblim. Nėse e vepron atė tė keqe, i rregjistrohet njė mėkat. Tėrė kjo ėshtė nga mėshira e Allahut ndaj robėrve tė tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Allahu thotė: Kur robi im synon tė bėjė njė tė keqe, mos e rregjistroni deri sa ta veprojė. Kur ta veprojė rregjitroni aq sa ka bėrė. Nėse e braktisė pėr hir Timin, rregjistroni pėr tė njė tė mirė. Kur robi Im synon tė bėjė njė tė mirė mirėpo nuk e vepron, rregjistroni pėr tė njė tė mirė, e nėse e vepron rregjistroni pėr tė dhjetė tė mira deri nė shtatėqind.” (Buhariu)
3 – Vendosmėria dhe ngulmimi pėr tė vepruar: nė kėtė fazė – Allahu e di mė sė miri – shpėrblehet njeriu vetėm nėse paraqiten para tij pengesa objektive, jashtė dėshirės dhe fuqisė sė tij dhe nuk kursen aspak mundin e tij pėr tė vepruar atė tė mitrė. Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė njė duke udhėtuar pėr nė Tebuk tha: “Njėmend disa njerėz qė kanė mbetur pas nesh nė Medine, nuk kemi kaluar ngushticė as luginė, e tė mos jenė me ne. Ata i ka frenuar arsyeja.” Kurse nė njė transmetim tjetėr qėndron: “na kanė shoqėruar nė shpėrblim” (Buhariu)

Lusim Allahun e Madhėruar, Zotin e Arshit tė nderuar qė ta na i pastrojė nijetet tona, t’na i bėjė vetėm pėr hirė tė Tij dhe punėt tona tė pėrkojnė me Ligjin e tij tė drejtė. </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-06, 22:32   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Dashuria ndaj Allahut

5. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: “Kush posedon tre gjėra, do tė shijojė ėmblėsinė e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin mė shumė se ēdokėnd, ta don vėllain e tij vetėm pėr hir tė Allahut dhe tė urrejė kthimin nė kufėr (mosbesim) pasi qė Allahu e ka shpėtuar, ashtu siē urren hyrjen nė zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė.” (Ali Imran – 31), poashtu thotė: “dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė mė e fortė” (Bekare – 165)

Ky ėshtė njė hadith madhėshtor, ėshtė themel perj themelve te Islamit. Dijetarėt [rahimehumull-llah] thonė: kuptimi i fjalės “ėmbėlsia e imanit” ėshtė kėnaqėsia qė ndien besimtari gjatė bindjes sė tij ndaj Allahut dhe pėrballimit tė vėshtirėsive pėr tė qenė Allahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė pajtuar me tė duke i dhėnė gjithė kėsaj pėrparėsi ndaj tė mirave tė kėsaj bote. Dashuria e robit ndaj Allahut [subhanehu ve teala] realizohet duke aplikuar urdhėrat dhe duke braktisur ndalesat e Tij, nė tė njejtėn mėnyrė realizohet edhe dashuria ndaj Muhamedit a.s.. Kadi Ijadi thotė: “ky hadith ka tė njejtin kuptim sikur hadithi: “Ka shijuar imanin ai i cili ėshtė i kėnaqur qė zot i tij tė jetė Allahu, fe e tij Islami dhe i dėrguar i tij Muhamedi” pėr arsye se nuk ka dashuri tė realtė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit a.s., as ndaj muslimanit pėr hir tė Allahut siē nuk ka urrejtje tė vėrtetė tė kthimit nė kufėr (mosbesim) pėrveē tek ai qė krahas imanit tė tij i forcohet edhe bindja, i qetėsohet shpirti, i zgjerohet zemra, e imani pėrzihet me mishin dhe gjakun e tij. Ky ėshtė ai i cili shijon ėmblėsinė e imanit.” (Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14)
Nėse njeriu mendon thellė, vėren se tė gjitha dhuntitė qė i posedon janė nga Allahu, Ai ėshtė Mirėrbėrėsi dhe Dhuruesi i tij i Cili e krijoi nga asgjėja, ia dhuroi dėgjimin, shikimin, forcėn, diturinė, pasurinė dhe autoritetin. Ai ėshtė Zoti i Gjithmėshirshėm, Hyji Bujar, Furnizuesi i Urtė i cili ka cilėsi tė pėrsosura dhe tė larta. Tėrė kjo obligon dashurinė e plotė dhe tė pastėr ndaj Allahut, derisa ta dojė tėrė atė qė e don Allahu dhe ta urrejė atė qė e uren Allahu. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.” (Nisa – 65), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Asnjėri nuk ka besuar nė atė me tė cilėn jamė dėrguar pėrderisa pason epshin e tij.” (Transmeton Begaviu nė Sherh essune, kurse Ibėn Rexhebi gjėrėsisht ka studiur kėtė hadith nė libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem). Atėherė kur dashuria rrėnjoset nė zemėr, trupi lėvizė nė pėrputhje me atė dashuri dhe urrejtje.
Dashuria ndaj Allahut ndahet nė dy pjesė: farz (obligim i patjetėrsueshėm) dhe mustehab (obligim i preferuar)
Dashuria e patjetėrsuar ėshtė ajo dashuri e cila shkakton zbatimin e urdhėrave tė Allahut, mosrėnien nė mėkate dhe pajtimin me kaderin (paracaktimin) e Allahut. Ai i cili bie nė mėkat – bėn njė vepėr tė ndaluar apo len pas dore ndonjė obligim, ai e ka tė cunguar dashurinė e tij ndaj Allahut [subhanehu ve teala] pėr arsye se i jep pėrparėsi epshit tė tij. Mangėsimi i imanit ndonjėherė ėshtė rezultat i lėshimit tė shfrenuar nė gjėrat e lejuara (mubah) e cila trashėgon jovigjilencėn dhe kjo e fundit bėhet shkak pėr rritjen e shpresės nė mėshirėn e Allahut dhe mė pas mėsyerjen e mėkateve dhe rėnien nė to. Pėr kėtė tė fundit aludon hadithi i Pejgamberit a.s.: “nuk ėshtė besimtar laviri nė kohėn kur bėn kurvėri” (transmeton Ibėn Maxhe)
Dashuria e preferuar ėshtė frekuentimi i veprave vullnetare dhe largimi nga dyshimet. Ata tė cilėt kanė kėtė cilėsi, zakonisht janė tė rrallė. (Fet-hul Bari 1/61)
Thėniet pejgamberike vėrtetojnė se dashuria ndaj Allahut ėshtė faktor i mjaftueshėm pėr tė arritur shpėtimin. Njė njeri e pyeti Pejgamberin a.s.: “kur do tė ndodhė kijameti o i Dėrguar i Allahut? Pejgamberi .a.s tha: ē‘ke pėrgatitur pėr atė ditė? Ai u pėrgjigj: nuk kam pėrgatitur namaz tė shumtė, as agjėrim e as lėmsohė, mirėpo unė e dua Allahun dhe tė Dėrguarin e tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ti nė botėn tjetėr do tė jėsh me atė qė e ke dashur” (Buhariu)
Prej shenjave tė dashurisė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] ėshtė zbatimi i urdhėrave tė Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i takon asaj qė pretendojnė disa mėkatarė gjoja se e duan Allahun e nga ana tjetėr bėjnė mėkate, ajo ėshtė gėnjeshtėr dhe shpifje e tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė” (Ali Imran – 31)
Imam Shafiu njė rrast thurri kėto vargje:
Kundėrshton Zotin e pastaj pretendon dashurinė ndaj Tij?!

Kjo ėshtė absurditet i qartė pėr atė qė logjikon.

Sikur dashuria yte tė ishtė e sinqertė, do t’i bindeshe Atij!

Sepse ai qė don ndonjėrin edhe e dėgjon!

Ebu Ja’kub Ennehrexhurij thotė: ēdonjėri i cili pretendon se e don Allahun [subhanehu ve teala] dhe punėt e tij nuk pėrkojnė me urdhėrat e Allahut, pretendimi i tij ėshtė i kotė. ēdonjėri qė mendon se e don Allahun dhe nuk i frikohet Atij , ai ėshtė i mashtruar.
Jahja ibėn Muadhi thotė: nuk ėshtė i sinqertė ai qė pretendon se e don Allahun dhe nuk i rrespekton kufinjtė e Tij.
Ruvejmi njė herė kur u pyet pėr dashurinė ndaj Allahut, tha: dashuria ėshtė pėrputhshmėria nė tė gjitha ēėshtjet.
O Allah, bėre dashinė ndaj teje mė tė dashur pėr ne se vetvetet tona, familjet, pasurinė dhe fėmijėt tonė. Bėre dashurinė ndaj Teje mė tė dashur pėr ne se sa uji i ftohtė kur jemi tė etur!
O Allah, pastroi zemrat tona nga varshmėria e ndokujt tjetėr pėrveē Teje dhe na bėn prėj atyre qė i don dhe tė duan! </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-06, 22:33   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Dashuria ndaj Pejgamberit

6. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: “Asnjėri nuk ka besuar pėrderisa tė mos jem mė i dashur tek ai se babai i tij, fėmija, vetvetja dhe njerėzit nė pėrgjithėsi”. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj (o i dėrguar): “Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregėtia qė frikoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu tė sjellė vendimin e Tij. All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur.”

Kuptimi i fjalės sė Pėjgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nė hadithin e lartėpėrmendur “Asnjėri nuk ka besuar…” ėshtė: asnjėri nuk e ka plotėsuar besimin (imanin) e tij.
Dije vėlla musliman, ti qė do kėtė Pejgamber bujar, se dashuria ndaj tij ėshtė e ndėrlidhur me dashurinė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe ėshtė fryt i saj. Ēdo musliman obligohet qė t’i jep pėrparėsi dashurisė nė Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj vetvetes sė tij, pasurisė, prindit, fėmijės dhe tėrė njerėzve nė pėrgjithėsi. Omer ibėn Hattabi [radijall-llahu anhu] njė rrast i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : “O i Dėrguar i Allahut, vėrtet ti je mė i dashur tek unė se ēdo gjė pėrveē vetes time! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: jo, pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, derisa tė jem mė i dashur se vetvetja yte. Omeri [radijall-llahu anhu] mė pas tha: tash, pasha Allahun, je mė i dashur pėr mua se vetvetja ime. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: tani po o Omer.” (Buhariu)
Njeriu e don njė tjetėr ose pėr shkak vyrtyteve me tė cilat stoliset ai ose pėr shkak ndonjė tė mire qė ia ka bėrė. Pėr Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė morali!” (Kalem – 4). Nėse njeriu mediton rreth dobisė qė ka pėrfituar nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili e nxori atė prej errėsirave tė kufrit nė dritėn e imanit, drejtpėrsėdrejti apo me shkak, do tė kuptojė gjithashtu se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė shkaktar pėr qėndrimin e tij tė pėrjetshėm nė begatitė e Xhennetit, do tė kuptojė se kjo ėshtė dobia mė e madhe nė tė gjitha aspektet dhe pėr kėtė arsye Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] meriton qė dashuria ndaj tij tė jetė mė e madhe se dashuria ndaj tjerėve, sepse dobia e cila ėshtė shkak pėr tė dashur atė ėshtė mė e madhe se dobitė tjera, mirėpo njerėzit dallojnė nga kjo pikpamje varėsisht prej kjelltėsisė apo jovigjilencės sė tyre. Nuk ka dyshim se Sahabėt (shokėt e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ) [radijall-llahu anhum] nė mėnyrė mė tė plotė e kanė kuptuar kėtė sepse ky ėshtė fryti i kuptimit, kurse ata mė mirė e kuptuan kėtė gjė.
Kurtubiu thotė: “ēdonjėri i cili beson me besim tė vėrtetė nė Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mund qė tė mos gjejė nė veten e tij diēka prej kėsaj dashurie qė i kalon tė gjitha dashuritė, vetėm qė ata dallojnė mes tyre. Ndonjėri e gjenė kėtė dashuri tė pėrmbushur, e tjetri tepėr tė mangėt sikur ai i cili ėshtė fundosur nė lezatime, i mpirė nga jovigjilenca nė kohėn mė tė madhe, mirėpo shumė prej tyre kur pėrmendet Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] pėrmallohen dhe dėshiron ta sheh atė, e mbivlerėson ndaj familjes, fėmijės, pasurisė dhe prindit tė tij, e vėndon veten nė rrezik. Nė veten e tij gjen njė nxitės qė nuk ka mėdyshje nė tė.” (Fethul Bari/1-59)
Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė kapurit pėr sunnetin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe zbatimi i urdhėrave tė tij. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare.” (Ahzab – 36)
Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė ndriēuarit me dritėn e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] si dhe tė udhėzuarit me udhėzimin e tij, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Juve ju erdhi nga All-llahu dritė, dhe libėr i qartė.” (Maide – 15), “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė” (Ali Imran – 31).
Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė stolisurit me moralin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] , Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ju keni shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut” (Ahzab – 21)
O Allah i ynė! Ndriēoi zemrat tona me dashurinė ndaj Teje, ndaj Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndaj atyre qė juve ju duan! </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.