Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-07-06, 22:33   #16
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

PENGU



Ē'ėshtė pengu.


Pengu nė kuptimin gjuhėsor ėshtė izolimi.

Allahu i Madhėruar thotė:

"Secili ėshtė peng pėr atė qė ai ka fituar."110


Nė kuptimin legjislativ, pengu ėshtė tė lėsh njė plaēkė (peng) tė lidhur me borxhin, nė mėnyrė qė borxhdhėnėsi tė marrė prej asaj plaēkeje tė drejtėn (hakun) e tij, nėse borxhliu nuk e shlyen dot borxhin.



Gjykimi pėr pengun.

Allahu i Lartėsuar thotė:

"Dhe nėse jeni nė udhėtim dhe nuk mundeni tė gjeni dot shkrues (tė borxhit), atėherė merrni ose lini peng diēka!"111

109.Buhariu, Bejhakiu (sahih).
110.Mudethir:38.
111.Bekare:283.
Pėrkufizimi i lėnies sė pengut me udhėtimin nė kėtė ajet ėshtė pėrmendur se nė udhėtim ndodh mė shpesh kjo gjė, por kjo nuk do tė thotė qė nė raste normale dhe joudhėtimi, kjo gjė (pengu) tė jetė e ndaluar, sepse hadithet e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tregojnė lejueshmėrinė e saj.


Tregon Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) se:

"I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) bleu ca drith te njė ēifut, me qėllim qė t'ja paguajė nė njė afat tė caktuar dhe i la atij peng mburojėn e tij tė luftės."112



A lejohet pėrdorimi i pengut.

Nuk i lejohet atij qė e merr pengun ta pėrdorė dhe tė pėrfitojė prej tij, pėr arsyen qė thamė tek borxhi: ēdo borxh qė sjell fitim ėshtė kamatė.

Nė rast se pengu ėshtė kafshė ngarkese apo kafshė qė i merret qumėshti, atėherė i lejohet pengėmbajtėsit qė t'i hipė asaj apo ta mjelė atė, nėse ai i ushqen ato.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:


"Kafsha e ngarkesės mund tė pėrdoret pėr t'i hipur nėse ėshtė lėnė peng dhe nėse shpenzohet pėr tė. Qumėshti i kafshės mund tė pihet nėse ėshtė lėnė peng dhe nėse shpenzohet pėr tė. Ai qė i hipėn asaj apo i merr qumėshtin ka pėr detyrė ta ushqejė atė."113

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-07-06, 22:34   #17
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

TRANSFERIMI I PARAVE



Ē'ėshtė transferimi i parave.


Transferimi i parave ėshtė kalimi i borxhit prej dikujt tek dikush tjetėr.

Nėse dikush i ka marrė dikujt para borxh dhe atij i ka marrė borxh njė i tretė, e ky e transferon borxhin qė i ka dhėnė tė tretit tek i pari (d.m.th. qė borxhin qė i ka marrė kėtij ai i treti mos t'ia kthejė kėtij, por atij tė parit qė

112.Mutefekun alejhi.
113.Buhariu, Ebu Daudi, Tirmidhiu, ibėn Maxheh.
ky i ka marrė borxh), atėherė borxhdhėnėsi i parė ka pėr detyrė qė t'i drejtohet borxhliut tė tretė, nėse ai ka mundėsi ta shlyejė borxhin.


I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:


"Shtyrja e kthimit tė borxhit nga ai qė ka mundėsi ėshtė padrejtėsi dhe nėse ndokush nga ju transferohet tek ndonjė qė ka mundėsi financiare, atėherė le tė transferohet!"114

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:34   #18
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DEPOZITIMI (AMANETI)



Ē'ėshtė depozitimi.

Depozitimi apo amaneti ėshtė lėnia e diēkaje pėr ta ruajtur tek dikush tjetėr.



Gjykimi pėr tė.

Nėse dikush i lė vėllait tė tij pėr tė ruajtur njė plaēkė (amanet), atėherė ėshtė e pėlqyeshme qė ai ta pranojė atė nėse ėshtė i sigurt te vetja se mund ta ruajė atė amanet. Shkaku i tė qėnurit e pėlqyeshme pranimi i amanetit, ėshtė duke u nisur nga rregulli i ndihmės sė njėri-tjetrin nė punė tė mira e tė devotshme.

Eshtė detyrė pėr mbajtėsin e amanetit qė t'ja kthejė atė tė zotit tė tij, kur ai ta kėrkojė atė.

Allahu i Lartėsuar thotė:

"Sigurisht qė Allahu ju urdhėron qė t'jua ktheni prapė atyre qė u takojnė gjėrat e dhėna juve amanet pėr ruajtje nė besim."115


I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

"Ktheja amanetin atij qė ta ka lėnė atė nė besim!"116



Kompensimi i amanetit nėse prishet nė dorėn e mbajtėsit.

Nuk kompenson gjė mbajtėsi i amanetit vetėm nė rast se nuk kujdeset ashtu siē duhet pėr tė.

Tregon Amėr bin Shuajb nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

114.Ibėn Maxheh, Ahmed (sahih).
115.Nisa:58.
116.Tirmidhiu, Ebu Daudi (sahih).
"Atij qė i lihet njė amanet, nuk kompeson gjė nėse ai prishet tek ai."117

Tregon gjithashtu (Amri) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nuk ka kompesim mbi atė qė i ėshtė besuar diēka."

Enes bin Malik (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se Umer bin Hatabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i ngarkoi atij qė tė kompensonte njė plaēkė qė u vodh dhe qė i ishte lėnė atij amanet."


Bejhakiu thotė: “Kjo ka ndodhur se ai nuk ėshtė kujdesur pėr tė ashtu siē duhet, kėshtu qė e kompensoi atė pėr shkak tė moskujdesit"119.

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:35   #19
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HUADHĖNIA



Ē'ėshtė huadhėnia.

Dijetarėt e fikhut thonė se huadhėnia ėshtė lejimi qė bėn i zoti i njė plaēke njė tjetri, pėr tė pėrdorur plaēkėn e tij pa paguar gjė kudrejt atij pėrdorimi.



Gjykimi pėr tė.

Tė japėsh hua ėshtė diēka e pėlqyer duke u nisur nga Fjala e Allahut tė Lartėsuar.

"Ndihmojeni njėri-tjetrin nė punė tė mira e tė devotshme!"120


I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

"Allahu ėshtė nė ndihmė tė robit, deri sa tė jetė ai nė ndihmė tė vėllait tė tij."121


Allahu i Lartėsuar ka folur ashpėr pėr ata qė nuk japin hua.

117.Ibėn Maxheh (hasen).
118.Darakutni, Bejhakiu (hasen).
119.Bejhakiu:vėll. VI, f.289.
120.Maide:2.
121.Tirmidhiu, Ibėn Maxheh (sahih).
"Mjerė pėr ata qė falen (pėr sy e faqe), tė cilėt janė tė pakujdesshėm pėr namazin e tyre. Ata tė cilėt bėjnė vepra tė mira vetėm pėr t'u dukur nė sy tė njerėzve dhe ata tė cilėt nuk japin as hua (fqinjit)."122



Urdhėri pėr kthimin e huasė.


Allahu i Lartėsuar thotė:

"Sigurisht qė, Allahu ju urdhėron qė t'jua ktheni prapė atyre qė u takojnė gjėrat e dhėna juve amanet pėr ruajtje nė besim."123



Kompensimi i saj nėse prishet.

Huamarrėsi ėshtė i besueshėm dhe nuk e kompenson huanė e prishur, vetėm nėse nuk kujdeset pėr tė ose i vė kusht huadhėnėsi qė nėse e prish plaēkėn, atėherė do ta kompensojė.

Tregon Safuan bin Jala se babai i tij ka thėnė: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!):

"Kur tė tė vijnė tė dėrguarit e mi, jepu atyre tridhjetė mburoja (lufte) dhe tridhjetė deve."

Thashė: “O i Dėrguari i Allahut! A t'jua jap si hua tė garantuar apo pėr tė mė kthyer tė njėjtėn plaēkė? Tha: "Pėr tė tė kthyer tė njėjtėn plaēkė."124


Thotė Emir es Saneani nė librin "Subulus Selam": vėll. lll. f.69

"Huaja e garantuar ėshtė ajo e cila kompensohet me vlerėn e saj nėse prishet, ndėrsa huaja e cila duhet kthyer po e njėjta, ėshtė ajo qė nuk kompensohet me vlerė. Dhe hadithi ėshtė argument pėr moskompensimin e huasė, vetėm nė rast kushtėzimi."


122.Maun:4 - 7.
123.Nisa:58.
124.Ebu Daud (sahih).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:35   #20
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

GJĖJA E GJETUR



Ē'ėshtė gjėja e gjetur.

E gjetura ėshtė ēdo lloj pasurie qė respektohet nga sheriati (qė ėshtė e lejuar), e cila gjendet e humbur dhe nuk i dihet pronari.



Detyra e atij qė gjen diēka tė humbur.

Kush gjen tė holla qė i kanė humbur dikujt, ka pėr detyrė tė mėsojė llojin dhe sasinė e tyre, pastaj tė marrė njė besimtar tė drejtė pėr tė dėshmuar dhe t’i ruajė ato si dhe tė pyesė se kujt i kanė humbur pėr njė vit rresht. Nėse dikush vjen dhe pasi e provon pėr shenjat dhe vėrteton se janė tė atij, atėherė ia dorėzon ato tė zotit, qoftė edhe pas njė viti, nė tė kundėrt, nėse nuk i del i zoti, atėherė i lejohet t'i pėrdorė ato pėr vete.


Suejd bin Gafle thotė: “Takova Ubej bin Keab dhe mė tha: “Gjeta njė qese me njėqind dinarė nė tė dhe shkova tė pyesja tė Dėrguarin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) se ē'tė bėja me to? Ai tha: "Pyet pėr tė njė vit rresht!"

Pyeta njė vit dhe nuk e gjeta tė zotin e saj, pastaj shkova tek i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai mė tha: "Pyet pėr tė edhe njė vit tjetėr!"

Pyeta edhe njė vit tjetėr, por pėrsėri nuk e gjeta pronarin e saj, kėshtu qė, shkova te i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) pėr tė tretėn herė dhe ai mė tha: "Ruaje qesen e tyre (copėn ku ishin futur), numėroji tė hollat dhe pėrdori ato pėr vete. Nėse vjen i zoti i tyre ktheja ato e nė tė kundėrt shpenzoi pėr vete!"

Atėherė i shpenzova ato pėr vete, thotė Ubej.

Mė pas e takova Ubejin nė Meke dhe mė tha: "Nuk e di nėse duhet pyetur tre vjet rresht apo vetėm njė vit!"125


Ijad bin Himari transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush gjen diēka tė humbur, le tė marrė tė dėshmojė njė apo dy dėshmitarė dhe mos tė ndėrrojė as mos tė fshehė diēka prej saj. Nėse vjen i zoti i saj, atėherė ka tė drejtė ta marrė atė e nėse jo, atėherė ajo ėshtė pasuria e Allahut, tė cilėn ia jep kujt tė dojė (d.m.th. ta shfrytėzojė ai qė e gjen)".126

125.Mutefekun alejhi.
126.Ibėn Maxheh, Ebu Daud (sahih).

Delet dhe devetė e humbura.


Kush gjen njė dele tė humbur, duhet ta marrė dhe tė pyesė pėr tė zotin e saj. Nėse e gjen, ia kthen atij e nėse nuk e gjen, bėhet pronė e tij.

Ndėrsa ai qė gjen njė deve tė humbur, nuk lejohet qė ta marrė, sepse nuk ėshtė frikė se atė mund ta hajė ndonjė kafshė.

Zejd bin Halid el Xhuheni (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Erdhi njė beduin tek i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe e pyeti pėr gjėnė e gjetur. Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tha:

"Pyet pėr tė zotin e saj njė vit rresht; pyet nėse ndokush e njeh qesen dhe rripin e tyre. Nėse vjen i zoti i tyre, ia kthen ato atij dhe nė tė kundėrt i pėrdor pėr vete."

- O i Dėrguari i Allahut! Po me delen e gjetur ē'tė bėj? – pyeti beduini.

Tha (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!): “Ajo ėshtė e jotja, ose e vėllait tėnd, ose e ujkut.” - Po me devenė e humbur? – pyeti pėrsėri beduini.

Atėherė ndryshoi fytyra e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe tha:

"Ē'tė duhet ty me tė! Ajo e ka me vete ushqimin dhe ujin e saj, pastaj mund tė shkojė te uji dhe mund tė hajė prej pemėve (pa pasur frikė se mund ta hajė ujku apo ndonjė kafshė tjetėr)."127



Gjetja e gjėrave qė hahen dhe atyre pa vlerė tė konsiderueshme.

Kush gjen nė rrugė diēka qė hahet, i lejohet atij qė ta hajė. Kush gjen diēka pa vlerė tė konsiderueshme, i lejohet ta pėrvetėsojė atė.

Tregon Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) kaloi pranė njė kokrre hurme tė rėnė nė tokė dhe tha:

"Nėse nuk do tė kisha frikė se mund tė jetė prej sadakasė, do ta haja."128



Gjėja e gjetur nė Harem (nė territorin e Kabes).

Nuk lejohet marrja e gjėsė sė humbur nė Harem, vetėm nė rast se pyet pėr tė zotin e saj pėrgjithmonė dhe nuk lejohet shpenzimi i saj pas njė viti, siē ėshtė pėr tė gjeturat nė vend tjetėr.

Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Allahu i Lartėsuar e ka bėrė tė ndaluar (tė shenjtė) Mekėn dhe ajo nuk ėshtė lejuar pėr asnjė para meje dhe nuk do tė bėhet e lejuar pėr asnjė pas meje, ndėrsa mua mė ėshtė lejuar vetėm nė njė orė tė njė dite. Nuk lejohet nė tė prerja (lufta), thyerja e pemėve, trembja e

127.Mutefekun alejhi.
128.Mutefekun alejhi.

gjahut (kafshėve) dhe nuk merret gjėja e humbur nė tė, vetėm pėr atė qė pyet pėr tė zotin e saj."129

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:35   #21
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

FĖMIJA I GJETUR



Fėmija i gjetur, ėshtė ai fėmijė i vogėl qė ka humbur rrugėn apo qė nuk i njihen prindėrit.



Gjykimi pėr tė.

Marrja e tij ėshtė farz kifaje (obligim kolektiv), duke u bazuar nė Fjalėn e Allahut tė Lartėsuar:

"Ndihmojeni njėri-tjetrin nė punė tė mira e tė devotshme!"130



Feja e tij, liria dhe shpenzimi pėr tė.

Nėse gjendet njė foshnje (i hedhur) nė njė vend musliman, atėherė ai ėshtė musliman dhe kudo qė tė gjendet, ai konsiderohet si njė i lirė (qė nuk ėshtė rob), sepse liria ėshtė origjina tek njerėzit. Nėse bashkė me tė gjendet ndonjė pasuri, atėherė ajo shpenzohet pėr tė e nėse nuk gjendet gjė, shpenzimet e tij i takojnė bankės sė shtetit.


Sunejn bin Xhemijleh (njė burrė prej fisit beni selim) thotė:

“Mė gjetėn tė humbur dhe mė dėrguan te Umer bin Hatabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Ai qė mė gjeti i tha: “O prijės i besimtarėve! Ky ėshtė njeri i mirė.”

Umeri tha: “A ėshtė e vėrtetė kjo?” Tha: “Po.” Atėherė Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha:

129.Buhariu.
130.Maide:2.
Merre atė dhe dije se ai ėshtė njeri i lirė, ti je kujdestari i tij dhe mbi ne janė shpenzimet e tij (mbi pasurinė e shtetit)."131



Trashėgimia e fėmijės sė gjetur.

Nėse fėmija i gjetur vdes dhe lė pasuri, por nuk lė pas ndonjė trashėgimtar, atėherė trashėgimia e tij i kalon bankės sė shtetit. Po ashtu edhe ed dijetu (kompensimi i tij), nėse e vrasin, i takon bankės sė shtetit.



Pohimi i prejardhjes sė tij.

Nėse dikush pohon se i gjeturi ėshtė fėmija e tij, qoftė pohuesi burrė apo grua, atėherė ai i takon atij, nė rast se tė qenurit prind i tij ėshtė diēka e mundshme.

Nėse pohojnė dy apo mė shumė njerėz, atėherė ai i takon atij qė sjell fakte. E nėse asnjėri prej tyre nuk ka fakte, atėherė kjo gjė i lihet nė dorė specialistit qė i njeh prejardhjet sipas shėmbėlltyrės sė njerėzve dhe pastaj fėmija i takon atij pėr tė cilin gjykon specialisti.

Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) thotė: "Hyri tek unė i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i gėzuar dhe me fytyrė tė qeshur dhe tha:

"A e di qė Muxhzir el Madlexhi vėshtroi pak mė parė te Zejdi dhe Usameja, tė cilėt kishin mbuluar kokat dhe kėmbėt i kishin tė zbuluara dhe tha: “Kėto kėmbė janė prej njėra-tjetrės."132


Nėse njohėsi i kėtyre gjėrave thotė se ai fėmijė ėshtė i dy vetėve, atėherė i takon tė dyve.

Transmeton Sulejman bin Jesar nga Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se nė kohėn e hilafetit tė tij njė grua shkoi me dy vetė nė tė njėjtin muaj nė kohėn e pastėrtisė sė saj (pas zakoneve). Specialisti tha: “Ata qė tė dy kanė pjesė nė tė”. Atėherė Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e hodhi atė fėmijė mbi tė dy ata."133


131.Malik, Bejhaki (sahih).
132.Mutefekun alejhi.
133.Bejhakiu (sahih).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:36   #22
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DHURATA

Ē'ėshtė dhurata.

Dhurata ėshtė falja e njė plaēke dikujt tjetėr pa pagesė dhe duke qenė dhuruesi gjallė.



Nxitja nė tė.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Dhuroni qė tė duheni!"134



Pranimi i dhuratės edhe nėse ėshtė pak.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nėse do tė mė ftonin pėr tė ngrėnė shpatullėn135 e njė kafshe apo kyēin e kėmbės sė saj, do t'i pėrgjigjesha ftesės dhe nėse do tė mė dhuronin njė shpatull apo njė kyē tė kėmbės sė kafshės, do ta pranoja dhuratėn."136



Dhurata qė nuk refuzohet.

Azra bin Thabit el Ensari thotė: “Mė ka treguar Themameh bin Abdullah, pasi hyra te ai dhe mė dha tė hidhja parfum, se Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nuk e refuzonte parfumin dhe thoshte se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nuk e kthente parfumin mbrapsht."137

Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Tre gjėra nuk refuzohen: jastėkėt mbėshtetės, gjalpi dhe kosi."138



Kush ka mė shumė tė drejtė pėr t'i dhuruar atij.

Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tregon se i ka thėnė tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!): “Unė kam dy komshije, cilės prej atyre t'i bėj njė dhuratė?” Tha: "Asaj qė e ka derėn e shtėpisė mė afėr derės tėnde."139

134.Bejhakiu (hasen).
135.Shpatulla e kafshės ka qenė pjesa mė e preferuar e mishit tė kafshės te i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ndėrsa kyēi i kėmbės ėshtė diēka pa vlerė qė nuk ka mish. I ka pėrmendur kėto tė dyja pėr tė thėnė qė do i pėrgjigjej ftesės dhe do e pranonte dhuratėn njėlloj, nėse ishte diēka e preferuar apo diēka pa ndonjė vlerė tė konsiderueshme.
136.Buhariu.
137.Buhariu, Tirmidhiu.
138.Tirmidhiu (hasen).
139.Buhariu, Ebu Daudi.

Ndalimi nga bėrja dallim mes fėmijėve nė dhuratė.

Neuman bin Beshir thotė: “Babai im mė dhuroi njė pjesė tė pasurisė sė tij dhe nėna ime Amrah bintu Rauaha i tha: “Nuk jam dakord me kėtė gjė pa folur me tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė ai shkoi te i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai i tha atij:

"A e bėrė kėtė gjė me tė gjithė fėmijėt e tu?"

Tha: “Jo”.

"Kini frikė Allahun dhe mbani drejtėsi mes fėmijėve tuaj!"

U kthye babai im dhe e ktheu mbrapsht atė qė mė dhuroi.

Nė njė transmitim tjetėr thuhet se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i tha atij: "Atėherė nuk dėshmoj pėr kėtė, sepse unė nuk bėhem dėshmitar pėr padrejtėsi."

Ndėrsa nė njė transmetim tė tretė thuhet:

"A dėshiron qė tė tė binden tė gjithė njėlloj?”

Tha: “Po”.

"Atėherė mos e bėj atė gjė!"140



Nuk lejohet qė ndonjė tė kėrkojė e tė blejė atė qė dhuroi.

Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nuk na shkon pėr shtat shembulli i keq; ai qė kthehet te dhurata e tij, ėshtė si qeni qė kthehet te e vjella e tij."141


Zejd bin Eslem tregon se i ati i tij ka dėgjuar Umer bin Hatabin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tė thotė: “Dhashė njė kal pėr nė Rrugė tė Allahut dhe atij qė ja dhashė i humbi. Atėherė doja ta bleja prej atij qė e kishte gjetur, duke menduar se do tė ma shesė lirė dhe pėr kėtė pyeta tė Dėrguarin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) e ai mė tha:

"Mos e ble atė edhe sikur ta japė me njė dirhem tė vetėm, sepse ai qė kthehet te lėmosha e tij ėshtė si qeni qė kthehet tek e vjella e tij."142



Nga kjo pėrjashtohet prindi qė i jep diēka fėmijės sė tij.

Ibėn Umeri dhe Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy ata!) tregojnė se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nuk i lejohet askujt qė jep ndonjė dhuratė, tė kthehet tek ajo, pėrveē prindit nė atė qė i jep fėmijės sė tij."143

140.Mutefekun alejhi.
141.Mutefekun alejhi.
142.Mutefekun alejhi.
143.Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai (sahih).

Por nėse ai tė cilit i bėhet dhurata, e kthen atė mbrapsht, atėherė nuk ka asgjė qė dhuruesi ta marrė.

Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tregon se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) u fal, ndėrkohė qė kishte veshur njė rrobe tė lėmuar me shėnime nė tė. Gjatė faljes i tėrhoqėn vėmendjen shenjat e saj dhe pasi mbaroi faljen tha:

"Kthejani kėtė kėmishė Ebu Xhehmit dhe mė sillni njė tjetėr tė ashpėr, sepse pak mė parė ajo ma tėrhoqi vėmendjen nė namaz."144



Gjykimi pėr atė qė bėn njė dhuratė dhe mė pas e trashėgon atė.

Abdullah bin Burejdeh thotė se babai i tij ka thėnė: “Njė grua erdhi tek i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe tha: “O i Dėrguari i Allahut! Unė i dhashė si dhuratė nėnės sime njė robėreshė dhe ajo tani vdiq. I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tha: "Allahu ty tė shkroi shpėrblim dhe ta ktheu trashėgiminė."145



Dhurata qė marrin nėnpunėsit ėshtė diēka e pamerituar.

Ebu Hamid es Saidi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ngarkoi pėr mbledhjen e zekatit njė burrė nga fisit Ezd, tė cilin e quanin Ibnu Letbijeh. Kur u kthye nga puna tha: “Kjo ėshtė e juaja, kurse kjo m'u dhurua mua. I dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė minber dhe pasi falenderoi Allahun tha:

"Si ėshtė puna me punėtorin tė cilin e ngarkojmė me njė punė dhe ai vjen e thotė: “kjo ėshtė e jotja e kjo ėshtė e imja?”. A nuk ulet nė shtėpinė e tė jatit e tė ėmės sė tij dhe tė shohė nėse do t'i dhurohet gjė apo jo? Betohem nė Atė qė ka nė Dorė shpirtin tim! Nuk merr ndonjė gjė prej saj, vetėm se do t'i ngarkohet mbi qafė nė Ditėn e Kiametit…"

Pastaj ngriti duart deri sa pamė tė bardhėn e sqetullave tė tij dhe tha tri herė: "A nuk e pėrcolla lajmin!".146


144.Mutefekun alejhi.
145.Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud.
146.Mutefekun alejhi.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:37   #23
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

MARRJA E DIĒKAJE ME FORCĖ



Kjo ėshtė marrja e diēkaje nga dikush, e cila i pėrket dikujt tjetėr, me pa tė drejtė.



Gjykimi pėr tė.


Kjo gjė ėshtė padrejtėsi dhe padrejtėsia ėshtė errėsirė e madhe nė Ditėn e Kiametit. Allahu i Lartėsuar thotė:

"Mos mendoni se Allahu ėshtė i paditur e i pavėmendshėm pėr atė qė bėjnė tė padrejtėt, por Ai u jep atyre kohė deri nė njė Ditė kur sytė do tė zgurdullohen prej tmerrit. Atė Ditė ata do tė vrapojnė me qafė tė ngritur dhe sytė do t'i ngelin nga qielli, ndėrsa zemrat e tyre janė bosh dhe nuk mendojnė nga hutimi e paniku."147


"Mos hani nga pasuria e njėri-tjetrit padrejtėsisht (me ēdo lloj rruge tė paligjshme)!"148


I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė fjalimin (hutben) e lamtumirės ka thėnė:

"Gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj, ėshtė i ndaluar pėr ju mes njėri-tjetrit, siē ėshtė e ndaluar kjo ditė e sotme e shenjtė, nė kėtė muaj tė shenjtė dhe nė kėtė vend tė shenjtė."149


Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Nuk ėshtė besimtar ai qė bėn imoralitet kur e bėn atė punė. Nuk ėshtė besimtar ai qė pi alkool kur e pi atė. Nuk ėshtė besimtar ai qė vjedh kur vjedh dhe nuk ėshtė besimtar ai qė merr diēka me dhunė dhe njerėzit ngrenė kokėn nga ai pėr ta parė."150

147.Ibrahim:42-43.
148.Bekare:188.
149.Sahihul Xhamiu i Albanit (Allahu e mėshiroftė!)
150.Mutefekun alejhi.

Ndalimi nga pėrfitimi prej tė marrurės me dhunė.

Pėr atė qė merr diēka me forcė ėshtė e ndaluar qė ta shfrytėzojė atė, ndėrkohė e ka pėr detyrė kthimin e saj.

I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Askush prej jush mos tė marrė plaēkėn e vėllait tė tij as duke luajtur, as me seriozitet. Ai qė merr shkopin e vėllait tė tij, le t'ia kthejė atij!"151

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush i ka bėrė padejtėsi vėllait tė tij (musliman) nė nder apo diēka tjetėr, le tė kėrkojė prej tij qė t'ia bėjė hallall (t'ja falė) sot, para se mos tė ketė dinar e as dirhem. Nėse ai ka punė tė mira, do tė merret prej tij aq sa tė kompensohet padrejtėsia e tij; nėse nuk ka punė tė mira, do tė merret prej tė kėqiave tė atij tjetrit dhe do tė hidhen mbi tė."152



Kush vritet duke ruajtur pasurinė e tij, ėshtė dėshmor.

Ėshtė e lejuar qė muslimani tė mbrojė veten dhe pasurinė e tij, nėse ndokush ka pėr qėllim vrasjen apo marrjen e pasurisė sė tij.

Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė njė burrė erdhi te i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: -O i Dėrguari i Allahut! Ēfarė tė bėj nėse njė njeri vjen pėr tė marrė pasurinė time? Ai tha:

-Mos ia jep pasurinė tėnde atij! Tha:

-Po sikur tė mė sulmojė?

-Atėherė sulmoje edhe ti!

- Po nėse mė vret?

-Atėherė ti je dėshmor.

-Po nėse e vras unė atė?

-Atėherė ai ėshtė nė zjarr."153



Rrėmbimi i tokės.

Seid bin Zejd (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tė thotė:

"Kush merr padrejtėsisht njė copė tokė (nga vėllai i tij), do t'i vihet nė qafė (Ditėn e Kiametit) prej shtatė tokave."154

151.Ebu Daud, Tirmidhi (hasen).
152.Buhariu, Tirmidhiu (sahih).
153.Muslim, Nesai (sahih).1
Transmeton Salimi nga babai i tij se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush merr njė copė tokė pa tė drejtė, do tė fundoset deri nė shtatė toka nė Ditėn e Kiametit."155


Kush rrėmben njė pjesė toke, e mbjell apo ndėrton mbi tė, urdhėrohet qė t'i shkulė tė mbjellat dhe ta prishė ndėrtesėn, sepse i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

"Nuk ka asnjė tė drejtė pėr atė qė rrėmben padrejtėsisht."156


Nėse ai e ka mbjellė, atėherė i jepen shpenzimet dhe tė mbjellat i kalojnė pronarit tė tokės.

Rafi bin Hadixh (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:


"Kush mbjell nė tokėn e dikujt tjetėr pa lejen e tij, atėherė atij nuk i takon asgjė nga tė mbjellat dhe i jepen ato qė ka shpenzuar."157

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:37   #24
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ESH SHUFAH


Ē'ėshtė esh shufah.

Nė kuptimin gjuhėsor shufah ėshtė ēiftėzimi, ndėrsa nė kuptimin legjislativ ajo ėshtė: kalimi i pjesės sė ortakut ose komshiut te ortaku, ose komshiu tjetėr, ndėrkohė qė kishte kaluar tek njė i tretė qė nuk ka qenė komshi i tė parėve, duke i paguar komshiut qė shet pjesėn e vet shumėn qė ka kėrkuar prej atij tė tretit.



Gjėrat nė tė cilat pranohet shufah.

Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: "I Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka gjykuar me shufah nė ēdo gjė qė nuk ėshtė ndarė, por nėse vihen kufijtė dhe ndahen rrugėt, atėherė nuk ka shufah."158

155.Mutefekun alejhi.
156.Buhariu (sahih).
157.Tirmidhiu, Bejhakiu (sahih).
158.Tirmidhiu, Ibėn Maxheh (sahih).
Kėshtu, nėse dikush ka ortak (komshi) nė njė pjesė toke, apo nė ndonjė mur, shtėpi e tjera si kėto, nuk duhet ta shesė pjesėn e tij para se t'ia paraqesė komshiut tė tij; nėse e shet para se t'ia paraqesė atij, ai ka tė drejtė qė ta prishė aktin e parė dhe ta blejė vetė atė pjesė.

Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Kush ka njė pemė hurme apo njė copė toke, mos ta shesė atė para se t'ia paraqesė komshiut tė tij!"159


Ebu Rafi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Komshiu mė i afėrt, ka tė drejtė mė shumė pėr tė blerė shtėpinė e komshiut tė tij."160



Shufah e komshinjėve qė kanė diēka tė pėrbashkėt.

Nėse dy komshinj kanė njė rrugė apo diēka tjetėr tė pėrbashkėt nė mes tyre, nuk i lejohet asnjėrit prej tyre qė tė shesė pjesėn e tij pa marrė leje nga komshiu i tij. Nėse ai e shet pa lejen e tij, atėherė ai ka tė drejtė qė ta prishė aktin e parė dhe ta blejė vetė atė.


Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Komshiu ka mė shumė tė drejtė nė pjesėn e komshiut tė tij, kėshtu qė duhet tė pritet edhe nėse nuk ėshtė pranishėm, kjo nėse rruga e atyre tė dyve ėshtė e pėrbashkėt."161


Ebu Rafi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tregon se i Dėrguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

"Komshiu mė i afėrt, ka tė drejtė mė shumė pėr tė blerė shtėpinė e komshiut tė tij."162


159.Buhariu, Ebu Daudi, Ibėn Maxheh, Tirmidhiu.
160.Ibėn Maxheh, Nesai (sahih).
161.Ibėn Maxheh (sahih).
162.Ebu Daud, Tirmidhi, Ibėn Maxheh (sahih).
163.Ibėn Maxheh (sahih).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:37   #25
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AUTORIZIMI



Ē'ėshtė autorizimi (el Uekale).

Autorizimi (el Uekale) ėshtė tė ngarkosh dikė tjetėr nė vendin tėnd pėr ēdo gjė apo pėr gjėra tė caktuara.



Gjykimi pėr tė.

Autorizimi ėshtė i lejuar, sipas Kuranit, Sunetit dhe Ixhmait.


Allahu i Lartėsuar thotė:

"Kėsisoj, Ne i zgjuam ata (nga gjumi i gjatė) qė ta pyetnin njėri-tjetrin. Njėri prej tyre tha: “Sa kohė keni qėndruar (kėtu nė gjumė)?” Ata iu pėrgjigjėn: “Kemi ndenjur ndoshta njė ditė apo njė pjesė tė saj”. Pastaj thanė: “Zoti juaj, vetėm Ai e di mė mirė se sa kohė keni qėndruar. Tani, dėrgoni njėrin prej jush me kėtė monedhė argjendi nė qytet qė tė gjejė ushqim tė pastėr e tė ligjshėm pėr tė ngrėnė dhe t'ju sjellė edhe juve tė tjerėve kėtu dhe tė ruhet qė askush mos tė marrė vesh gjė pėr ju!"164

Ebu Rafi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) u martua me Mejmuneh duke qenė e lejuar (jo me rroben e bardhė tė haxhit apo umras, por e kishte kryer atė) kurse unė isha ndėrmjetėsi i atyre dyve."165

Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka pas autorizuar njerėz nė kthimin e borxheve, ekzekutimin e ligjeve etj.

Muslimanėt janė bashkuar nė mendimin, se autorizimi ėshtė i lejuar, madje i pėlqyeshėm, sepse ai ėshtė njė lloj bashkėpunimi nė tė mira e devotshmėri, kur dihet qė jo ēdo njeri ėshtė i mundur qė t'i bėjė vetė punėt e tij, kėshtu qė ka nevojė pėr dikė tjetėr qė t'i bėjė ato nė vend tė tij, sigurisht, me autorizimin e tij.



Gjėrat nė tė cilat lejohet autorizimi.

Ēdo gjė qė i lejohet njeriut ta bėjė me dorėn e tij, ėshtė e lejuar qė ai tė autorizojė dikė tjetėr nė tė.

164.Kehf:19.
165.Darimi, Ahmed (sahih).

I autorizuari duhet tė jetė besnik.

I autorizuari duhet tė jetė besnik nė atė qė merr dhe qė kryen. Ai nuk kompenson gjė, vetėm nėse prish diēka me qėllim.


I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) thotė:

"Nuk kompenson gjė ai qė ėshtė mirėbesuar."165



El hamdu lilahi rabbil alemin!


165."Sahihul Xhamiu” (hasen).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-06, 22:39   #26
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

F U N D

Me rrespekt nga
Asketi SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni
Kumanovė
10.07.2006
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-07-06, 17:52   #27
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Pershendetje Prinz Krolli!

Kame nje pyetje per ty: A lejon Allahu verjen e kamates kur eshte ne pyetje financimi i terroristeve xhihadist?

Espresso
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-07-06, 22:43   #28
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Pėrsėndetje...

Pėrgjigje: "Nuk lejohet finansimi i terroristėve nė asnjė mėnyrė, si me atė tė lejuar , e si me atė qė ėshtė e ndaluar (e qė nė fjalė ėshtė kamata). Ēdo lloj ndihme ndaj terroristėve ėshtė haram (ndales) dhe ka denim pėr kėtė nė Ditėn e Gjykimit, ndėrsa sa i pėrket asaj qė e pėrmende ti "terroristėt xhihadist", tė them se nėse njė grup bėn terror duke luftuar ai atėherė nuk quhet grup xhihadi (apo si i quan ti xhihadist), dhe dije se xhihadi sipas sheriatit mundėsohet prej xhizjes (tatimit) tė popullatės sė shtetit, mirėpo nėse mungon atėherė prej njerėzve bamirės, dhe Xhihadi i cili ėshtė i pranuar prej Islamit, ėshtė ai qė e ka treguar Islami, pėr mė shumė lexo tema qė janė tė drejtpėrdrejta nė kėtė temė"

Me rrespkt nga
SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni [Pause.Print.Scroll]
Kumanovė, 11.07.2006


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.