Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-11-06, 22:33   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Johann Wolfgang von Goethe dhe marrdhėnia e tij me Fenė

Tė jetosh dhe
tė vdesėsh
nė Islam
Johann Wolfgang von Goethe
dhe marrdhėnia e tij me Fenė
nga
Shejh Abdulkadir Al-Murabit
Titulli i origjinalit:
Shaykh ‘Abdulqadir Al-Murabit,
Fatwa über die Anerkennung
J.W.v. Goethes als Muslim,
Weimar, 1995

Pėrktheu:
Edvin Cami

Redaktoi:
Ervin Hatibi


Nėn kujdesin e:
Projekti Islamik i Mirėsisė (PIM)
Kutia Postare 2420, Tiranė

Tiranė, 1999


__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-11-06, 22:34   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Parathėnie


Johann Wolfgang von Goethe (1748-1832) ėshtė, pa dyshim, poeti dhe mendimtari mė i njohur i Klasikės Gjermane. Si student i gjermanistikės, interesi im i veēantė pėr letėrsinė gjermane nė pėrgjithėsi dhe Gėten nė veēanti u bė shkak qė tė njihem me kėtė botim interesant tė Institutit Islamik tė Vajmarit.
Megjithėse pėrfundimet nė tė cilat arrin autori i kėtij libri, jo pa tė drejtė, mund tė shihen nga shumėkush me skepticizėm, nuk mbetet asnjė shteg pėr tė dyshuar rreth qėndrimit shumė pozitiv tė poetit tė madh gjerman ndaj Islamit.
Duke qenė i mendimit se aspekti fetar i jetės J.W.v. Goethe-s dhe, nė kėtė kuadėr, marrdhėnia e tij me Islamin, qė gjen shprehjen mė tė qartė nė poemėn “West-Östlicher Divan” (1819), janė tė panjohura pėr shumė njerėz, dėshiroj tė ndaj me lexuesin shqiptar dhe veēanėrisht me dashamirėsit e letėrsisė kėnaqėsinė e njė njohjeje mė tė gjerė me poetin e madh gjerman.

Pėrkthyesi
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:36   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

EVIDENCA
Gėte dhe Krishtėrimi


Gėte tha nė fund tė jetės sė tij: “Es ist gar viel Dummes in den Satzungen der Kirche (Ka shumė budallallėk nė doktrinat e Kishės)” [Eckerman, 11.3.1832]
Nė poemėn e tij “West-Östlicher Divan” Gėte thekson vlerėn e ēmuar tė sė tashmes nė vend tė qėndrimit tė krishterė, tė karakterizuar vetėm nga pritja pėr jetėn e ardhėshme dhe, si rezultat, nga pėrēmimi i plotė i asaj qė Zoti i dhuron njeriut nė ēdo ēast tė jetės sė tij.
Gėte hedh poshtė pikėpamjen e krishterė rreth Jezusit dhe pohon njėshmėrinė e Zotit nė njėrėn nga poezitė e poemės sė tij “West-Östlicher Divan”:

“Jesus fühlte rein und dachte
Nur den einen Gott im Stillen;
Wer ihn selbst zum Gotte machte
Kränkte seinen heil’gen Willen.
Und so muß das Rechte scheinen
Was auch Mahomet gelungen;
Nur durch den Begriff des Einen
Hat er alle Welt bezwungen.”

(Jezusi ndjehej i pastėr dhe qetėsisht mendonte
[pėr] Njė dhe tė Vetmin Zot;
Kush atė vetė nė zot e shndėrroi
Ka fyer vullnetin e tij tė shenjtė.
Dhe kėshtu duhet e drejta ta ndriēojė
Atė qė edhe Muhamedit i mjaftoi;
Vetėm konceptin e [Zotit] Njė
Ai gjithė botės ia imponoi.)

(WA I6, faqe 288)



Pranė Jezusit dhe Muhamedit (Allahu i bekoftė dhe u dhėntė paqe qė tė dyve!) nė vargjet e mėpasme pėrmend Gėte edhe emrat e Abrahamit, Moisiut dhe Davidit si pėrfaqėsues tė Njėshmėrisė sė Zotit.
Ėshtė njė fakt i njohur se Gėte ndjente shumė pėrēmim ndaj simbolit tė kryqit. Ai ka shkruar:



“Und nun kommst du, hast ein Zeichen
Dran gehängt, das unter allen…
Mir am schlechtesten will gefallen
Diese ganze moderne Narrheit
Magst du mir nach Schiras bringen!
Soll ich wohl, in seiner Starrheit,
Hölzchen quer auf Hölzchen singen?…”

(Dhe tash mė vjen ti me njė shenjė
Varur atje, qė mes tė tjerash…
Mė tepėr e pėrēmoj.
Gjithė kėtė ēmenduri moderne
Do tė ma sjellėsh nė Shiras[1][1]!
U dashka qė unė, nė gjithė obsesionin e saj,
Tė kėndoj pėr dy copa druri tė kryqėzuara?..)

Madje edhe mė fuqishėm:



“Mir willst du zum Gotte machen
Solch ein Jammmerbild am Holze!”

(Dashke tė bėsh pėr mua zot
atė figurė tė mjerė nė [atė copė] dru!)

[1][1]Pers.=poetėri
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:37   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Gjithashtu, nė “Wilhelm Meisters Wanderjahre” (libri 2, kapitulli 2) Gėte shkroi fare hapur se ėshtė “paturpėsi e mallkuar… tė luash me ato tė fshehta, nė tė cilat qėndron thellėsia hyjnore e vuajtjes.” Sipas tij, “mbi kėto vuajtje duhet hedhur njė vel” pėr t’i mbuluar.
Sė fundi, nė poezinė e tij “Siebenschläfer (Shtatė tė fjetur)” qė bėn pjesė nė poemėn e tij “West-Östlicher Divan”, Gėte e pėrshkruan Jezusin si profet:

“Ephesus gar manches Jahr Schon,
Ehrt die Lehre des Propheten
Jezus. (Friede sei dem Guten!)”


[Efesi pėr shumė vjet
Nderon mėsimin e profetit
Jezus. (Paqja qoftė mbi tė Mirin!)]
(WA I6, 296)
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:37   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Tė pėrmendurit dhe
tė lėvduarit e Zotit

Gėte ishte, gjithashtu, i mrekulluar nga metafora mistike e Saadiut pėr “fluturėn e dashuruar”, e cila u shua pak nga pak, duke humbur jetėn e saj nė dritėn vezulluese. Pėr kėtė mund tė shihet, veēanėrisht, poezia e “Divan…”-it pėr fluturėn qė fluturon nėpėr dritė: “Selige Sehnsucht” (Mall i zjarrtė). Titujt mė tė hershėm tė kėsaj poezie kanė qenė “Selbstopfer (Vetėflijim)” dhe “Vollendung (Pėkryerje)”.
Nė kapitullin e “Divan…”-it pėr Rumin pėrshkruan Gėte tė drejtuarit me lutje e lėvdime ndaj Allahut dhe bekimin pėr kėtė: “Schon der sogenannte mahometanische Rosenkranz, wodurch der Name Allah mit neunundneunzig Eigenschaften verherrlicht wird, ist eine solche Lob- und Preislitanei. Bejahende, vorneinende Eigenschaften bezeichnen das unbegreifliche Wesen; der Anbeter staunt, ergibt und beruhigt sich (E ashtuquajtura rozare muhamedane, nė tė cilėn emri i Allahut lartėsohet me nėntėdhjetenėntė cilėsi, ėshtė njė litani e tillė lėvdimi. Cilėsi pohuese e mohuese tregojnė tė pakonceptueshmen Qenie [Wesen]; lutėsi mbetet i mrekulluar, nėnshtrohet dhe qetėsohet.) (WA I7, 59)
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:38   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Gėte dhe Islami

Nė rininė e tij Gėte kishte dėshirė tė studjonte filologji dhe arabistikė (ndėrkohė qė i ati dėshironte qė i biri tė merrej me studime juridike); ai gjithmonė i admiroi udhėtarėt e parė nė Arabi (Michelis, Niebuhr) dhe lexoi i mrekulluar gjithēka qė ata shkruan e botuan pėr udhėtimet e tyre.
Nė vitet 1814-1815, vite kėto nė tė cilat hartoi “Divan…”-in e tij, u ushtrua Gėte me profesorėt e orientalistikės Paulus, Sorsbach dhe Kosegarten (Jena) nė tė shkruarit dhe tė lexuarit e arabishtes. Pasi pa dorėshkrime tė arabishtes dhe u njoh me Kuranin, Gėte ndjeu njė dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar arabishten. Ai kopjoi vetė tekste tė shkurtra lutjesh dhe shkroi: “In keiner Sprache ist vielleicht Geist, Wort und Schrift so unanfänglich zusammengekörpert (Ndoshta nė asnjė gjuhė tjetėr shpirti, fjala dhe shkrimi nuk mund tė trupėzohen nė mėnyrė kaq tė pazgjidhėshme) [Letėr pėr Schlosser-in, 23.1. 1815, WA IV, 25, 165]
Nė moshėn shtatėdhjetė vjeēare Gėte shkruan (Noten und Abhandlungen zum West-östlichen Divan, WA 17, 153) se synon tė pėrkujtojė “me respekt atė Natė tė Shenjtė, nė tė cilėn Profetit iu soll Kurani nga lart”.
Ai gjithashtu shkroi: “Askush nuk duhet tė habitet me efikasitetin e lartė tė Librit (Kuranit, sh.p.). Pėr kėtė ai ėshtė cilėsuar si jo i krijuar dhe i pėrjetshėm bashkė me Zotin nga ana e admiruesve tė vėrtetė tė tij”. Mė pas shtonte: “so wird doch dieses Buch für ewige Zeiten höchst wirksam verbleiben (kėshtu, pra, do tė mbetet ky libėr pėrjetėsisht me efikasitetin mė tė lartė) (WA 17. 35/36)
Edhe nė ditėt e sotme ne ruajmė si dorėshkrimet e studimeve tė tij tė para kuranore nga vitet 1711-1772, ashtu edhe ato mė tė vonshmet. Gėte u lexonte me zė tė lartė anėtarėve tė familjes sė Dukės sė Vajmarit dhe miqve tė tyre pėrkthimin nė gjermanisht tė Kuranit nga J. Hammer (ndoshta edhe pėrkthimin mė prozaik nė anglisht tė G.Sale). Shileri dhe e shoqja, qė kanė qenė dėshmitarė tė kėtyre leximeve, na njoftojnė pėr to. (Letra e Shilerit pėr Kimbelin, 22.2.1815).
Gėte i ndjente mangėsitė e tė gjitha pėrkthimeve nė latinisht, anglisht e frėngjisht dhe tė pėrkthimeve mė tė reja. Nė “Divan…”-in e tij Gėte thotė:

“Ob der Koran von Ewigkeit sei?
Danach frag’ ich nicht!…
Daß er das Buch der Bücher sei
Glaub ich aus Mosleminen-Pflicht”

(Nėse Kurani ėshtė nga pėrjetėsia?
Pėr kėtė unė nuk pyes!…
Qė ai ėshtė Libri i Librave
Besoj nga detyrė e myslymanit)

[West-östlicher Divan, WA I6, 203]
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:40   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ai studjoi libra dore nė arabisht, gramatikė, libra udhėtimi, libra nga jeta e profetit Muhamed (Allahu e bekoftė dhe i dhuroftė paqe!) dhe pati shkėmbime tė shumta me orientalistė nga e gjithė Gjermania. Gėte e pėlqente pėrkthimin nė gjermanisht tė Hafis’ “Diwan”-it nga Hammer (Maj 1814) dhe studjonte pėrkthimet e ndryshme tė Kuranit qė ekzistonin nė kohėn e tij. E gjithė kjo e shtyu atė qė tė shkruante “West-Östlicher Divan”-in e famshėm, shumė nga poezitė e tė cilit janė qartėsisht dhe pa asnjė dyshim tė frymėzuara nga ajete (vargje) tė ndryshėm tė Kuranit dhe tė lidhura nė mėnyra tė ndryshme me to (shih: Mommsen, faqe 269-274)
Gėte bleu dorėshkrime origjinale nė arabisht tė Rumit, Xhamit, Hafisit, Saadiut, Attarit, komentime tė Kuranit (Tefsir), lutje tė ndryshme (Duā), njė fjalor arabisht-turqisht, tekste rreth ēėshtjeve si lirimi i skllevėrve, shitblerja, kamata dhe shkrime arabe nga sulltan Selimi.
Gėte nuk mendonte se kishte pasur tė bėnte me rastėsi, por me atė qė Allahu kishte parapėrcaktuar pėr tė kur:
- nė vjeshtėn e vitit 1813 atij iu soll njė dorėshkrim i vjetėr nė arabisht prej njė ushtari gjerman qė kthehej nga Spanja nė atdhe, dorėshkrim ky qė pėrmbante suren (kapitullin) e fundit tė Kuranit, tė titulluar En-Nas (114). Mė vonė Gėte u pėrpoq qė ta kopjonte atė me ndihmėn e profesorėve nė Jena, tė cilėt e ndihmuan edhe pėr tė zbėrhtyer pėrmbajtjen e dorėshkrimit.
- nė Janar tė vitit 1814 ai mori pjesė nė njė falje kongregacionale tė sė premtes (xhuma) bashkė me myslymanėt e ushrisė ruse tė Car Aleksandrit nė gjimnazin protestant tė Vajmarit. Nė letrėn pėr Trebran mė 5.1.1814 (WA IV 24,91) ai shkruan:
“Kur bėj fjalė pėr profeci, mė duhet tė vėrej se nė kohėn tonė po ndodhin gjėra pėr tė cilat asnjė profet nuk do ta kishin lejuar tė fliste. Kush do tė lejohej pėrpara disa vjetėsh qė tė bėnte tė ditur se nė auditorin e gjimnazit tonė protestant do tė mbahej shėrbesė hyjnore muhamedane dhe se suret (kapitujtė) e Kuranit do tė murmuriteshin nė tė, por ja qė kjo po ndodh dhe ne morėm pjesė nė shėrbesėn bashkire, pamė mullain e tyre dhe u uruam mirėseardhjen princėrve tė tyre nė teatėr. Mua mu bė njė nderim i veēantė duke mu dhuruar njė hark dhe shigjeta, tė cilat, nė kujtim tė pėrjetshėm, do t’i var mbi oxhakun tim sapo Zoti t’u ketė siguruar kėtyre mysafirėve tė dashur njė kthim tė mbarė”.

Nė njė letėr qė mban datėn 17.1. 1814 (WA IV 24, 110) dhe qė i drejtohet birit tė tij August, ai shkruan: “Shumė prej zonjave tona fetare kanė kėrkuar nė bibliotekė pėrkthimin e Kuranit”.
Qėndrimi pozitiv i Gėtes ndaj Islamit i kapėrcen tė gjitha qėndrimet e kohės sė tij nė Gjermani. Mė 24.2.1816 ai bėri publike kėtė thėnie: “Der Dichter… lehnt den Verdacht nicht ab, daß er selbst ein Muselmann sei” (Poeti [Gėte] nuk e mohon supozimin se ai vetė ėshtė njė myslyman) (WA I 41, 86)
Nė njėrėn nga poezitė e “Divan…”-it tė tij Gėte thotė:

“Närrisch, daß jeder in seinem Falle
Seine besondere Meinung preist!
Wenn Islam Gott ergeben heißt,
In Islam leben und sterben wir alle.”

(Ēmenduri, secili nė rastin e vet
Mendimin e tij tė veēantė lėvdon!
Nėse Islam do tė thotė nėnshtrim ndaj Zotit
Ne jetojmė dhe vdesim tė gjithė nė Islam.)

(WA I6,128)

Veē simpatisė sė veēantė me tė cilėn ai e shihte gjuhėn e Kuranit pėr shkak tė bukurisė dhe paarritshmėrisė sė saj, Gėte ndjehej shumė i tėrhequr edhe nga domethėnia e saj fetare dhe filozofike. Njėshmėria e Zotit, bindja se Zoti shfaq vetveten nė natyrė/krijim nėpėrmjet cilėsive tė tij tė pėrkryera, ėshtė nga temat qendrore tė veprės sė Gėtes.
Gjatė studimeve tė tij tė para intensive tė Kuranit nė vitet 1771-1772 Gėte kopjoi dhe pėrmirėsoi pjesėrisht tekstin e pėrkthimit tė parė tė drejtpėrdrejtė tė Kuranit nga arabishtja nė gjermanisht. Gėte vuri nė dukje ajete tė ndryshėm tė Kuranit qė i tregojnė njeriut se ai duhet t’i shohė natyrėn dhe dukuritė e saj si shenja tė ligjshmėrisė hyjnore. Shumėllojshmėria dhe panumėrsia e kėtyre dukurive dėshmojnė pėr Njė dhe tė vetmin Zot. Referimi ndaj natyrės ashtu siē e paraqet atė Kurani, lidhja e ngushtė me tė mėsuarit e mirėsisė hyjnore e njerėzore dhe Njėshmėria e Zotit, tė cilat Gėte shkruan se i njohu nė suren e dytė tė Kuranit (El-Bekare), u bėnė themelet mbi tė cilat u ngritėn simpatia dhe dashuria e tij pėr Islamin. Ai tha se ne duhet ta njohim “Madhėshtinė e Zotit nė vogėlsi (Gottes Größe im Kleinen)”, duke iu referuar pėr kėtė ajetit 25 tė sures sė dytė Kuranit, nė tė cilėn ėshtė dhėnė shembulli i mizės.
Veēanėrisht i impresionuar ndjehej Gėte edhe nga fakti se Allahu i flet njerėzimit nėpėrmjet profetėve; kėshtu Gėte pohon profetin Muhamed (Allahu e bekoftė dhe i dhėntė paqe!): mė 1819 ai, duke iu referuar sures “Ibrahim”, ajeti 4, shkruan:
“denn es ist wahr, was Gott im Koran sagt: Wir haben keinem Volk einen Propheten geschickt, als in seiner Sprache!” (prandaj ėshtė e vėrtetė ajo qė Zoti thotė nė Kuran: Nuk i kemi dėrguar asnjė populli profet, pėrveēse nė gjuhėn e tij!) [Letėr pėr A.O. Blumentahl, 28.5. 1819,WA IV 31,160]

Duke iu referuar tė njėjtit ajet, ai e pėrsėrit atė nė njė letėr pėr Carlyle: “Der Koran sagt: Gott hat jedem Volke einen Propheten gegeben in seiner eigenen Sprache (Kurani thotė: Zoti i ka dėrguar ēdo populli nga njė profet nė gjuhėn e tij)” (WA IV 42, 270)
Kėtė pikėpamje e rishfaq Gėte edhe nė njė esé tė tij nė revistėn “German Romance”, Vėllimi IV, Edinburgh 1827 (WA I 41, 307).
Gėte theksoi hedhjen poshtė tė sfidės sė mosbesimtarėve ndaj profetit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!), tė cilėt kėrkonin qė ai t’u bėnte mrekullira:
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:41   #8
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

“Wunder kann ich nicht thun sagt
der Prophete,
Das größte Wunder ist daß ich bin”



(Mrekulli nuk mund tė bėj, tha
Profeti,
Mrekullia mė e madhe ėshtė qė
unė jam).”

(Paralipomena III, nga Divani,
WA I, 41, 307)

Nė veprėn “Mahomet”(Muhamedi) Gėte pėrfshiu kėngėn e tij tė famshme tė lavdisė “Mahomets Gesang” (Kėnga e Muhamedit). Figura e profetit ėshtė simbolikisht e vendosur nė metaforėn e rrymės, e cila pasi ka nisur nga njė pėrrua i vogėl, rritet dalėngadalė duke u shndėrruar nė njė forcė tė pafundme shpirtėrore pėr tė pėrfunduar plot lavdi nė oqeanin, si simbol tė sė hyjnishmes. Ai e pėrshkruan profetin e madh duke tėrhequr pas vetes tė tjerė njerėz, ashtu sikurse rryma, me forcėn dhe madhėshtinė e saj, tėrheq tė tjerė pėrrenj e lumenj nė udhėn drejt detit.
Nė njė dorėshkrim tė Paralipomena III, 31 Gėte shkruan mė 27.01.1816: “Oberhaupt der Geschöpfe/Muhamed” (Kreu i qėnieve tė krijuara/Muhamedi) (WA I6, 482).
Njė tjetėr element domethėnės i Islamit ėshtė vendosja e theksit tek sjellja e mirė e myslymanit. Veēanėrisht nė kėtė kuadėr pėlqente Gėte dhėnien e sadakasė si ndihmė pėr tė varfėrit. Nė disa poezi tė tij, si p.sh. nė “Buch der Sprüche”, pėrshkruan ai “die Wonne des Gebens (kėnaqėsinė e tė dhėnit)” dhe thotė: “Schau es recht und du wirst immer geben (Gjykoje drejtėsisht dhe gjithmonė do tė japėsh)” (WA I6, 70).
Ajo qė e tėrhiqte nė kėtė rast Gėten ishte fakti se ky akt nuk pėrbėnte ndonjė investim pėr ēastin apo pėr pak mė vonė, por mbushte gjithė jetėn plot bekime.
Gėte ishte gjithashtu i mirėnjohur pėr refuzimin e qartė nga ana e tij tė konceptit tė rastėsisė:

“Ajo qė njerėzit, me pėrpjekjet e tyre, nuk e realizojnė apo nuk munden ta realizojnė dhe ajo qė u ecėn mbarė aty ku duhet tė shkėlqejė mė sė miri madhėshtia e tyre, rastėsia, siē e quajnė mė vonė, pikėrisht ajo ėshtė Zoti, i Cili ndėrhyn aty drejtpėrdrejt me Gjithfuqishmėrinė e Tij dhe Lėvdon Vetveten edhe nėpėrmjet gjėsė mė pak tė rėndėsishme”. (Bisedė me Reimer-in, nėntor 1807)

Besimi i tij i palėkundshėm nė parapėrcaktimin e Zotit (shihni si shembull bisedėn me kancelarin Müller mė 12.8.1927, WA I 42, 212, WA I 32, 57) dhe vargu i njė poezie tė “Divan…”-it tė tij: “Hätt’ Allah mich bestimmt zum Wurm,/ So hätt’ er mich als Wurm geschaffen (Nėse Allahu do tė kishte vendosur qė unė tė isha krimb,/ Ai do tė mė kishte krijuar mua si krimb)(WA I6.113), si dhe fjalėt e tij: “ Parabolat (metaforat e “Divan…”-it) mėsojnė Islamin e vėrtetė, bindjen se askush nuk mund t’i ikė fatit tė paracaktuar pėr tė.” (WA I 7, 151), tė gjitha kėto rezultuan nė qėndrimin e tij personal tė nėnshtrimit ndaj vullnetit tė Zotit; d.m.th. Gėte e shihte atė si njė urdhėr qė duhet pranuar me mirėnjoheje dhe jo duke u rrebeluar.
Nė veprėn e tij letrare gjejnė pasqyrim shembuj tė fuqishėm pėr kėtė, nga tė cilėt mund tė pėrmendim “Egmont”, “Dichthung und Wahrheit”, “Urworte Orphisch”, “Wilhelm Meisters Wanderjahre” etj.
Njė shembull thellėsisht prekės nga jeta e tij ėshtė reagimi ndaj njė aksidenti qė i ndodhi karrocės me tė cilėn udhėtonte kur ishte nisur nė udhėtimin e tij tė tretė pėr tek Marianne von Willemer (korrik 1816), me tė cilėn mendonte tė martohej pas vdekjes sė Kristjanės. Pas kėtij aksidenti ai e kuptoi se nuk do ta shihte mė kurrė Marianne von Willemer-in. Lidhur me kėtė Gėte shkruan:

“Und so müssen wir denn wieder im Islam verharren [Dhe, kėshtu, na duhet tė qėndrojmė brenda Islamit (d.m.th.: nė nėnshtrim tė plotė ndaj vullnetit tė Zotit)]…”(WA IV 27, 123)

Tė njejtėn gjė thotė ai edhe nė njė letėr drejtuar Zelter-it mė 20.9.1820: “Weiter kann ich nichts sagen, als daß ich hier mich im Islam zu halten suche (Mė tepėr nuk kam ē’them, pėrveē asaj se edhe kėtu unė pėrpiqem tė qėndroj nė Islam)(WA IV 33, 123)

Kur mė 1831 u shfaq njė epidemi kolere nga e cila vdiqėn shumė njerėz, nėpėrmjet njė letre Gėte e ngushėllon kėshtu njė miken e tij, Louise Adele Schopenhauer: “Hier kann niemand dem anderen rathen; beschließe was zu thun ist jeder bei sich. Im Islam leben wir alle, unter welcher Form wir uns auch Muth machen (Kėtu askush nuk mund tė kėshillojė njeri; secili duhet tė vendosė vetė se ēfarė duhet tė bėjė. Ne tė gjithė jetojmė nė Islam, pavarėsisht nga forma qė zgjedhim pėr tė inkurajuar vetveten) (19.9.1831, WA IV, 49, 87)
Mė 22.12.1820 Gėte i shkroi njė letėr falenderimi mikut tė tij Willemer, i cili i kishte dhuruar njė libėr me aforizma. Nė kėtė letėr, mes tė tjerash, Gėte shkruan: “Es stimmt… zu jeder religiosvernünftigen Ansicht und ist ein Islam, zu dem wir uns früher oder später alle bekennen müssen (Mbėshtetet… nė ēdo pikėpamje tė arsyeshme fetare dhe ėshtė njė Islam, tė cilin ne, herėt a vonė, tė gjithė duhet ta pranojmė).” (WA IV 34,50)
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:41   #9
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Si pjesėmarrės nė Luftėn e 1792-shit kundėr Francės, shkruan Gėte mė 7-8 tetor 1792 se besimi nė parapėrcaktimin e gjithēkaje nga Zoti gjen shprehjen e tij mė tė pastėr nė Islam:

“…Die Mahomedanische Religion gibt hervor den besten Beweis (Feja Muhamedane jep shembullin mė tė mirė per kėtė (WA I 33,123)

Eckerman na njofton pėr njė bisedė tė tij me Gėten mė 11.4.1827 rreth metodės sė edukimit tė myslymanėve. Sipas Gėtes, kjo metodė edukimi konsistonte nė tė vėrejturit e vazhdueshėm nga ana e myslymanėve tė kundėrshtive nė egzistencė; si rezultat vjen takimi me dyshimin, qė, pas analizės sė suksesshme tė realitetit tė gjėrave, pėrfundonte nė zgjidhjen e sigurtė[1][2]. Gėte e mbyll kėtė diskutim kėshtu:

“Ju e shihni se kėtij sistemi nuk i mungon asgjė dhe se ne, me tė gjithė sistemet tona, nuk jemi aspak mė tė pėrparuar, madje askush nuk mund tė shkojė mė pėrpara… Ky sistem filozofik i myslymanėve ėshtė njė masė e shkėlqyer, tė cilėn njeriu mund ta aplikojė tek vetvetja dhe tek tė tjerėt pėr tė mėsuar se nė ē’nivel tė virtytit shpirtėror jemi”.
Pėr gjėra qė nuk arrijnė deri tek aftėsia e njeriut pėr tė kuptuar dhe qė mund tė shėrbejnė si bazė pėr spekulime tė ndryshme Gėte porosit nė “Maximen und Reflexionen” qė tė mos merremi me to: “Mė i madhi fat i njerėzve qė mendojnė ėshtė eksplorimi i tė eksplorueshmes dhe admirimi i qetė i tė paeksplorueshmes”. Kjo ėshtė e lidhur me kujdesin e myslymanėve pėr tė mos pyetur rreth gjėrave qė nuk mund tė dihen nga njerėzit.
Pėr Njėshmėrinė e Zotit Gėte tha: “Der Glaube an den einigen Gott wirkt immer geisterhebend, in dem er den Menschen auf die Einheit seines eigenen Inner zurückweist (Besimi nė njė Zot tė vetėm ėshtė gjithmonė i efektshėm pėr ngritje shpirtėrore, sepse ai tregon pėr njeriun njėshmėrinė brenda vetvetes) (Noten und Abhandlungen zum West-Östlichen Diwan, WA I 7, 42)
Gėte bėn fjalė pėr ndryshimin mes njė profeti dhe njė poeti dhe pohon tė qenit profet tė Muhamedit (Allahu e bekoftė dhe i dhuroftė paqe!):

“Er sei Prophet und nicht Poet und daher auch Sein Koran als göttliches Gesetz und nicht etwa als menschliches Buch, zum Unterricht oder zum Vergnügen, anzusehen. (Ai ėshtė profet dhe jo poet dhe kėshtu edhe Kurani i tij duhet parė si ligj hyjnor dhe jo si ndonjė libėr njerėzor, bėrė pėr edukim apo pėr argėtim) (Noten und Abhandlungen zum Diwan, WA I, 7,32)

[1][2]Kjo metodė nuk ėshtė e vlefshme pėr ēėshtje qė lidhen me Fenė nė pėrgjithėsi dhe kredon nė veēanti.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:42   #10
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

PĖRFUNDIM

Pas analizimit tė provave materiale tė parashtruara mė sipėr dhe njohjes sė provave konfirmuese nė shkrimet e miqve tė tij tė ngushtė Thomas Carlyle dhe Friedrich Schiller, ėshtė e mundur tė vijmė nė njė pėrfundim tė qartė, pa lėnė vend pėr dyshim apo dykuptueshmėri.
Gjithēka qė pėrmbajnė shkrimet e tij shkencore, veēanėrisht “Zur Morphologie”, mbetet njė propagandim i vazhdueshėm i pikėpamjes se gjithėsia ėshtė krijim i njė Qenieje Hyjnore dhe se Qenia e Krijuesit nuk pėrzihet me qeniet e krijesave.
Ndėrkohė qė jetonte jetėn e tij nė njė vend jomyslyman, ai pranoi dhe deklaroi pajtimin me plot zemėr me dy dėshmitė themelore tė besimit islam (Shehadet) duke pohuar se nuk mund tė ketė tjetėr Zot veē Allahut, Njė dhe i Vetėm, e se Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) ėshtė i dėrguari dhe, njėkohėsisht, vula e tė gjithė tė dėrguarve tė Tij.
Megjithėse i pamėsuar pėr lutjen rituale (namazin ose faljen), dhėnien e zekatit, agjėrimin dhe pelegrinazhin e shenjtė (haxhin), ai shfrytėzoi plot krenari e emocion tė thellė rastin e rrallė pėr tė marrė pjesė nė faljen e ndonjė tė premteje. Nga e gjithė kjo del qartė se ai e shihte Islamin si Fenė e tij.
Nga hadithet (traditat profetike) e shumtė dhe tė mirėnjohur, tė transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, si dhe nga hadithet e tjerė autentikė tė koleksionit tė Sunnetit ėshtė e njohur se pranimi i Allahut dhe i tė dėrguarit tė Tij ėshtė ēelėsi i Parajsės (Xhennetit).
Kėshtu mund tė pranohet hapur se poeti mė i madh i Europės, lavdia e gjuhės gjermane dhe e jetės intelektuale ėshtė gjithashtu i pari i myslymanėve nė Europėn moderne, duke rizgjuar nė zemrat e njerėzve dėshirėn pėr njohjen e Zotit dhe tė tė dėrguarit tė Tij.

Shejh ‘Abdulkadir Al-Murabit
Autorizuar nga kryetari i Komunitetit Islamik tė Vajmarit, H.A.B. Rieger.
Vajmar, 19 dhjetor 1995
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-06, 22:42   #11
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

JOHANN WOLFGANG VON GOETHE (1749 – 1832) ėshtė poeti dhe mendimtari mė i njohur i Klasikės Gjermane. Njė nga veprat mė madhėshtore tė tij ėshtė “West-Östlicher Divan”, qė doli pėr herė tė parė mė 1918. Kjo vepėr shėnon pikėn e tij mė tė lartė tė angazhimit tė tij me Islamin.

P I M
Projekti Islamik i Mirėsisė
Kutia Postare 2420
Tiranė
F U N D
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-06, 02:02   #12
Savior
 
Anėtarėsuar: 08-02-06
Vendndodhja: Dardani
Postime: 582
Savior e ka pezulluar reputacionin
Gabim Tung

Une do te thosha:
Te jetosh dhe te vrasesh per Islamin.

Kam nje pyetje per ty PPS
A i ka marrur Gėte 72 virgjeresha? Le t'i merr edhe 72 te miat qe i kam refuzu, gjithsejt 144 virgjeresha, e knaqet qitash ai atje me hyrija (shaka kjo, mos ma zini per te madhe), e din Gjermani ku eshte tavani
__________________
4:171. O ithtarė tė Kuranit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr Zotin dhe Muhamedin, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Muhamedi ishte ... (po e ndrrojme masi tha edhe u fye Preshevari nga e vėrteta) Ska dyshim se shumica prej jush janė kriminelė tė shfrenuar.
Savior Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-06, 09:41   #13
Mustaqedredhur
 
Anėtarėsuar: 17-09-06
Postime: 414
Mustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuar
Gabim

Savior,

Kush asht Luka?


Mustaqedredhur Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.