Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-01-15, 12:47   #91
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Kujtimet e gazetarit italian pėr Shqipėrinė II








***

Vajmedet, brenda nė qytet nėn diellin zhuritės ėshtė mjaft ndryshe prej rrethinave nėn agimin e freskėt! Rrugėt, pėr mirėmbajtjen e tė cilave ēdo epirot nga pesėmbėdhjetė deri nė gjashtėdhjetė e pesė vjeē paguan dymbėdhjetė piastra nė vit taksė, janė shtretėr rrėkesh kundėr shkrepave tė tė cilėve shqiptarėt mbrohen me sarłc-ėt e tyre tė fortė, kėpucė me gozhdė me majėn e kthyer, tė pėrshtatshme si pėr qafėmalet e Sulit e tė Pindit, ashtu edhe pėr tė shėtitur nė rrugėn mė elegante tė Prevezės ose tė Pargės, tė Gjirokastrės ose tė Janinės.

Nė dy ose tre prej rrugėve kryesore, larg shfaqjes sė bukur qė ofrojnė pemėshitėsit - pjeshkė, fiq, mollė, vishnja kokėrrmėdha e gjithė lėng tė ekspozuara pėr bukuri si ndaj mizave ashtu edhe pluhurit - shkojnė e hapen rėndom dyqanet e mjerueshme tė turqve, si tė ēikėrrimave ashtu edhe tė ėmbėltoreve me togje kutiēkash shumėngjyrėshe qė pėrmbajnė hem kopsa ose grepa, hem sheqerka tė sheqerosura ose katrorka tė sė zakonshmes marmelatė prej niseshteje qė i thonė lucłm. Lecka tė fėlliqura tė nderura mes dy shkopinjve i mbrojnė dyqanet prej diellit. Furrtarė e kasapėr janė ulur e rrinė mbi banakėt e zhyer,me ēyrekėt e bukės dhe thelat e mishit tė therur nėpėr kėmbė. Ndonjė kambist i ngjallur ose saraf hebre, me lėkurėn e shndritshme dhe duart e thata hedh e pret nė duar ato pak para pėr tė tėrhequr vėmendjen e myshterinjve. Mes turqve e grekėve me fes, tė veshur evropianēe ose siē thuhet nė tė gjithė Levantin, alla frėnga, kalojnė fshatarėt dhe kafsharėt shqiptarė tė nxirė nga dielli, tė heshtur, shtatlartė e truplidhur pėrkundrejt pushtuesve helenė dhe sunduesve osmanė, besnikė ndaj veshjes sė lashtė, me kėsulėn e bardhė pa xhufkė, pėrmbi kėmishėn me mėngė tė gjatat pischli prej leshi tė bardhė ose tė kuq, tė prera pas trupit, fustanellėn me njėmijė rrudha, kallēinat prej fanellate ose zbathur tė lidhura nėn gju me thekė tė errėta tė zbatharakut dhe nė rripin e mesit scigliachi i madh prej lėkure pėr kamėn ose pėr pistoletėn. Ndonjė grua turke me ombrellė tė zezė, me fytyrėn mbuluar nga ferige-ja e zezė e vrimėzuar pėr tė parė udhėn ku shkon, mbi supe e krye ciarciaf-in e bollshėm nė tė cilin tė zė syri mėndafshrat e kuq, tė blertė e tė verdhė tė petkave tė gufmuara, ēapitet me hapa tė vegjėl, duke u pėrpjekur t’i shmanget baltės, pluhurit e guriēkave tė kalldrėmit pėr tė shpėtuar papuēet e qėndisura me fije ari. Njė numėr i madh priftėrinjsh grekė me kamillafin e zi nė trajtė koni tė pėrmbysur, tė quajtur callimachi, si dhe veladonin e gjerė tė zi, ca pak hoxhallarė turq - sceic me ēallmėn nė ngjyrė jeshile e tė bardhė, baba me tirkun e ēelur, - ndonjė kafaz konsullate me armė, filigramė e zinxhirtha tė shndritshėm, me stemėn e vendit nė fes, shumė ushtarė tė leckosur, gjithė arna e kėmbėzbathur, tė paarmatosur, me njė pamje tė pasigurtė mes lypsarit dhe “mbikėqyrėsit tė posaēėm” - janė ata qė pėrbėjnė atė turmė tė pakėt qė popullon tė paktat rrugė kryesore.

Jashtė tyre tė krijohet ndjesia sikur ndodhesh nė njė fshat tė shkretė, duke qenė se regjimi turk dhe uria ia kanė kyēur gojėn dhe e kanė bėrė t’i hyjė lepuri nė bark kėtij populli tė fortė, tė pėrkorė dhe qė kėnaqet me pako gjė (tre tė katėrtat e misrit vijnė kėtyre anėve nga Rumania, Rusia dhe Hungaria).

Pėrmes rruginave tė rrėpirta marr tė ngjitem te Xhamia e gjorė me portat e shkalafitura, hajatin e pluhurosur pas parmakėve jeshilė tė brejtur nga krimbi. Pėrkundruall njė rrapi tė madh dhe nėn tė, njė pus. Njė plakė kėmbėzbathur ėshtė duke nxjerrė ujė me njė shtambė pa lėfyt. Dy a tre kalamaj kalojnė aty pari rrugės pėr nė shkollė. Njėri syresh nxjerr nga xhepi njė kore buke tė tharė dhe i kėrkon plakės t’ia njomė nė shtambėn e vet. Njė shitės mollėsh largohet duke thirrur: Milacalą! Shtalkat e shtėpizave turke shkėrmoqen e bien copė-copė, suvatė janė si lėkura e lebrozėve dhe shkallinat si gojė padhėmbė. Njė maēok i ngordhur kutėrbon e qelb dynjanė nė njė pellgaēe pranė njė oborri. Nė kopshtijet e mbyllura aty-kėtu tė zė syri ndonjė rrukė, shegė e mėllagė tė lulėzuar nė ngjyrė tė kuqe e trėndafili. Harabelat e rrapit cicėrojnė me tė madhe.

Dhe unė nisem e shkoj pėr t’i bėrė njė vizitė Mytesarifit shpirtndrydhur nga ai buzagaz i qiellit dhe luleve qė bie ndesh me mjerimin njerėzor.

***

Vilajeti i Janinės qė pėrfshin Epirin pėr tė qenė tė saktė - nė veri lumi Seman, nė jug gjiri i Ambrakisė, nė lindje vargmalet e Pindit dhe, sipas konferencės sė Berlinit, lumin Araktus e nė perėndim Adriatikun tonė - ka njėzet e dy mijė kilometra katrorė dhe gjysmė milioni banorė (afro njėzet e dy pėr kilometėr), tė cilėt i nėnshtrohen autoritetit tė njė valiu nė Janinė dhe tre mytesarifėve ose nėnprefektėve nė Prevezė, Berat dhe Gjirokastėr - qė i ha meraku kryekėput si e si tė administrojnė me shkathtėsi e pa humbur kohė pasurinė e tyre private me njė metodė pagabueshmėrinė e sė cilės kam pėr ta shpjeguar nė njė tjetėr kapitull pėr atė qė heqin e vuajnė nėnprefektėt e Italisė.

Nė pallatin e qeverisė hyhet duke kaluar mes dy kopshteve tė lulėzuara pas kangjellave tė ulėta nė ngjyrė tė kaltėr. Nė rruginė e nė oborr, ku dy roje marrin qėndrim “Pėr nder armė” pėr agjentin tonė konsullor, ombrellėn time tė bardhė e pėr mua, hasim nė njė det fesėsh e njė papastėrti tė atillė sa krahasuar me atė tė kėtushmen ministritė italiane mund tė merren pėr home tė damave angleze. Qelitė e burgut qė gjenden nė katin e nėndheshėm u pėrcjellin bekimin funksionarėve tė dashur nė katin e parė pėrmes kėsaj arome temjani.

Pertef beu, kreu i Mytesarifllėkut tė Prevezės, mė pret nė njė sallon plot ajėr e dritė, katėr dritaret e tė cilit shohin nga deti, mė ofron njė cigare e urdhėron pėr kafetė. Bashkėbisedimi i njerėzishėm zhvillohet pėrmes njė pėrk*thyesi, ēka, natyrshėm, bėn qė biseda tė rrjedhė me nga dalė. Duke mos mundur t’i them kurrfarė gjėje tė rėndėsishme dhe, aq mė pak, se vij pėr tė pėrshkruar Shqipėrinė, flasim pėr motin e mirė, pėr ajrin e detit, pėr bukuritė e Italisė qė ai nuk i ka parė kurrė me sy, pėr vėshtirėsitė e tė udhėtuarit nėpėr Shqipėri ku unė nuk kam udhėtuar kurrė mė parė. Pauzat janė tė gjata, kafeja mediokre. Mes shumė pėruljesh dhe temenasė sė trefishtė qė bėhet me dorė, hyjnė e dalin funksionarė, oficerė dhe gjendarmė. Mytesarifi vuan shumė prej vapės, vjen i trashė, leshverdhė, i shogėt e i veshur me pėlhurė. I ulur kėmbėkryq nė divanin e gjerė, ai shfryn shpesh, por ka buzėqeshjen e ėmbėl tė njeriut qė ia ka mė fort ėnda e gėzon tė drejtat e shumta kundrejt atyre pak detyrave. Kur marr leje pėr t’u larguar, mė premton dy karabinierė nė kuaj, ose suvari, pėr tė mė shoqėruar pėrgjatė njėqind e njėzet kilometrave deri nė Janinė.

***

Marr udhėn e shkoj te at Filemoni, kreu i… dy franēeskanėve tė Prevezės. At Filemoni, qė jeton nė skamje nė njė vend tmerrėsisht tė varfėr, ka blerė pėr dhjetėmijė e gjashtėqind franga njė shtėpi me kopsht nė gjysmė tė rrugės pėr nė breg pėr tė ndėrtuar njė kishė katolike. Rreth e qark oborrthit tė tij janė mbledhur pirgje me tulla, tjegulla, gėlqere e gurė. Konjaku i franceskanit ėshtė mė i mirė se kafja e beut. Austria qė, siē dihet, thotė se ka trashėguar nga Venediku mbrojtjen e katolikėve nė Shqipėri - nga ajo ēka mė kallėzon at Filemoni - i kalon vetėm njėzet e pesė napoleona nė vit famullisė sė Prevezės dhe, deri mė tani, ka dhėnė dyqind e pesėdhjetė pėr ngritjen e kishės. E keqja e Austrisė - dhe ky ėshtė mendimi im - ėshtė se njėzet a tridhjetė katolikėt e Prevezės, duke qenė se nė Epir shqiptarėt janė ortodoksė ose muslimanė, janė qė tė gjithė nėnshtetas italianė, kėshtu qė napoleonat, tė paktėn nė dukje, politikisht nuk ėshtė se janė shpenzuar shumė mirė. Por ja qė Italia e ka kėtė fat qė ia ka dėrguar provania e qiellit, nė mungesė tė ndonjė bilanci nga ana e Ministrisė sė Jashtme.

Nė muret e sallonit, midis portretit tė Papa Leonit dhe Shėn Nikollės sė Barit, ėshtė varur oleografia e perandorit tė Austrisė.

“Si njė italian i mirė qė jeni duhet tė keni edhe portretin e mbretit tuaj”, vėrej duke e vėnė buzėn nė gaz me njė fije naiviteti. Por buzagazi i at Filemonit ia del tė jetė edhe mė naiv se i imi:

“Ē’t’i bėsh, zotėri i dashur! E kisha kur mbaja shkollėn me subvencionime. Ma tėrhoqėn manu militari kėtu e dy vjet tė shkuara, kur Rudini mbasi kishte mbyllur shkollat koloniale, shkoi e mbylli edhe shkollat tona qė mbaheshin me subvencione. Qysh atėherė… nuk kam pasur para pėr tė blerė njė tjetėr. Veē kėsaj, kėtyre anėve, mė beso, rrallėherė tė zėnė sytė portrete tė mbretit tė Italisė…

***

Pasdite marr rrugėn buzė detit qė tė shpije nė Brisulla pėr te ullinjtė. Udha kalon poshtė kėshtjellės venedikase; pranė portės ende tė shėnjuar me dy luanė ėshtė njė roje turke me njė kėpucė tė vetme nė kėmbė; aty brenda, mes bedenave tė njė kullėze, feksin veglat prej tunxhi tė njė orkestre tė sfilitur qė spėrdredh rropullitė ashtu si degėt e ullinjve aty pranė. Kaloj portėn nė krye tė njėrės prej tri urave mbi hendek, e cila, tok me detin, mbyll mes dy ujėrave qytetin e fortifikuar. Roja ka lėnė pushkėn nė njė cep dhe ndan vėllazėrisht me njė dhi tė bardhė e qimekuqe kastravecin e sillės sė vet.

Ēezma me ujė tė shkėlqyer - Brisulla nė greqisht do tė thotė burim i vogėl - buron prej shkėmbit qė gjendet nė plazh, pranė detit, dhe pikėrisht aty vijnė pėr tė mbushur ujė gratė me amfora dhe gomerėt e ngarkuar me fuēi. Mė pas ėshtė njė qimiter turk me njė minare tė vogėl. Me tė rėnė dielli, nė ujėrat e detit tė ngjyera nė trėndafili, pėrmbi Prevezė ngrihet njė hėnė e madhe e verdhė qė shtron mbi sipėrfaqen e ujit njė rrugė tė praruar. Druri i ullirit ėshtė i stėrmadh dhe nė distancėn midis barit dhe degėve tė pemės depėrton njė dritė akuariumi qė ndriēon trungjet e ashpėr e gungaē. Tė gjithė kėta drunj shekullorė janė mbjellė dikur nga venedikasit. Nė lirishtat e largėta togje grash turke tė ēliruara nga vellot janė ulur nė rreth dhe kuvendojnė. Korbat tufa-tufa krrokasin nė qiellin qė sa vjen e zbehet.

I ulur mes dy rrėnjėve, me fytyrėn nga deti, duke e vonuar sa mė shumė tė jetė e mundur parehatinė e njė shtrati turk, rri e tymos dhe kėqyr pasqyrėn e rrumbullakėt tė gjirit. Mes dy trungjeve arrij tė shoh ende andej vijėn e plazhit grek ku, njėherė e njė kohė, ngrihej Azio. Pas treten malet e Leukės. Safoja dhe Kleopatra.

“Shih gjirin e Ambrakisė ku, njėherė e njė kohė njė botė u bjerr pėr dashurinė e njė gruaje, gjė e ėmbėl, e njomėsht… “. Por zonjėzat turke, nė lirishtėn aty pranė, kanė lėshuar vellot me ngut tė madh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-05-15, 16:21   #92
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Louis Arnaud: Shqipėria ėshtė mė e lashtė se vetė Europa







Ėshtė njė letėr e shkruar pėr gazetėn franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dėrguari i posaēėm i saj nė Athinė jo mė larg se tre ditė pas fillimit tė mbledhjes sė Konferencės tė Ambasadorėve nė Londėr mė 16 dhjetor 1912, kur Shqipėria e Ismail Qemalit kishte shpallur tashmė pavarėsinė e saj de facto et de jure qė prej njė muaji, duke i shpėtuar mrekullisht vorbullės pėrpirėse greko-serbe-malazeze pėr ta gllabėritur.

Megjithėse ishte nėnshkruar armėpushimi i luftės sė parė ballkanike, pėrsėri, pėrplajsa e interesave tė fuqive tė kohės nė Ballkan, si dhe shovinizmi greko-serb gjithnjė e mė agresiv po paralajmėronin tashmė tallazet dhe furtunat e Luftės sė parė botėrore. Sakaq, vitale pėr Shqipėrinė, si shtet i ri i pavarur, ishte pėrcaktimi i kufijėve tė saj gjeografikė, pėr t’i dhėnė fund copėtimit tė trojeve historike e etnike shqiptare, filluar qė me traktatin e Shėn Stefanit dhe pasuar me Kongresin e Berlinit, kur Shqipėria etnike u masakrua.

Nuk kemi gjer mė sot tė dhėna se kush ėshtė gazetari Louis Arnaud (ndoshta ėshtė dhe pseudonim), por nga sa shkruan, ka njohuri disi tė sakta pėr kombin historik iliro-shqiptar, megjithėse brenda optikės sė tij tė kufizuar, pa i shpėtuar paragjykimeve tė kohės, interesave politike tė caktuara dhe qėndrimeve gjoja diplomatike nė dy karrige, po ku, pėr fat tė keq, tė shkon skiē prapanica. Thotė ca tė vėrteta, thotė dhe ca tė pavėrteta.

Dhe nė fakt, nuk i zė nė gojė pashalliqet e mėdha historike shqiptare nga Janina nė Shkodėr, me vezirėt e tyre qė ishin mbretėr e shkuar mbretėrve nė tokat shqiptare, ndonėse kėta nuk “e menduan” hollė e gjatė tė bashkonin Shqipėrinė gege e toske nė katėr vilajetet shqiptare tė Turqisė europiane (vilajetet e Shkodrės, Kosovės, Manastirit dhe Janinės) qė pėrmbanin kufijtė e Shqipėrisė sė vėrtetė etnike dhe jo Shqipėrinė e Madhe, sikundėr shpallet ende edhe sot nga propaganda sllavo-greke.

Po ashtu, duke dashur tė kundėrshtojmė pretendimin e Louis Arnaud se shqipja e kohės sė tij nuk ėshtė ende njė gjuhė e shkruar, po kufizohemi nė faktin e thjeshtė se shqipja e shkruar me germa latine ėshtė pėruruar me “Formulėn e pagėzimit tė Pal Engjėllit mė 1462″ (nė periudhėn e epopesė kastriotase), ndėrkohė qė murgu frėng Guillaume Adam fakton se qė mė 1332 (nė Directrium adpassagium… ) “Albanienėt (shqiptarėt) nė librat e tyre pėrdorin shkronjėn latine”, pikėrisht nė po atė periudhė tė Mesjetės sė hershme kur po fillonte tė shkruhej edhe vetė gjuha frėnge.

Nuk po zėmė kėtu nė gojė “Mesharin” e Gjon Buzukut dhe veprat e Budit, Bogdanit, Kristoforidhit me shokė. Sa pėr ēėshtjen e alfabetit dhe tė librit shqip, i qenėsishėm ky me pikatore para pavarėsisė, ai ka tė drejtė, duke patur kėtu parasysh rolin e madh tė librit nė zhvillimin historik tė kombeve tė zhvilluara.

Njė tjetėr ide e autorit nė atė mbarim fatlum e rilindės tė 1912-ės shqiptare tėrheq vėmendjen: Shkupin, ai e quan trevė shqiptare dhe kurrfarė dyshimi po ashtu pėr Himarėn shqiptare, ndonėse aty flitet edhe greqishtja kur, nė fakt, mė shpirtėrorja e vetė atij populli, kėnga e famshme himariote, vallja, veshja, vetė historia e dokumentuar flasin pėr etnogjenezė tė mirėfilltė shqiptare tė gjithė asaj treve tė famshme tė Bregut, aq shumė e lakmuar historikisht me “Malet e Shqipėrisė” tė tablove tė famshme tė Lear parė qė nga Korfuzi.

Sot, nė Europėn e Bashkuar dhe drejt saj, kufijtė e Shqipėrisė, kufijtė e Kosovės as qė vihen mė nė dyshim, tokė e det bashkė. Nė dyshim pėrgjues vazhdojnė tė mbeten lakmitė, lėpirjet dhe jargavitjet nostalgjike greko-serbe mbi trevat e lashta shqiptare, si dhe krejt bagazhi i rėndė i paragjykimeve historike qė ato mbartin me vete.






Letėr nga Athina e Louis Arnaud

Athinė, 19 dhjetor [1912]

Shqiptarėt qė lexojnė Shekspirin – njoh nja katėr a pesė -, prej disa javėsh e kanė patur tė pamundur pėr tė mos sjellė e risjellė nė mendje monologun e famshėm tė Hamletit To be or not to be, that is the question. Pėr ta ēėshtja qė shtrohej ishte: A do tė jetė Shqipėria njė mbretėri e pavarur, apo serbi a greku, pavarėsisht nga pėrpjekjet e Vienės apo Konsultės [Italisė] do tė vėrsulen pėr tė copėtuar territorin e saj?

Por, sė pari, ē’ėshtė nė tė vėrtetė Shqipėria? Pyetje e ēuditshme, tė themi. Por jo dhe aq sepse, megjithėqė hasen shqiptarė kudo nė Ballkan, nga perėndimi i Vardarit gjer nė rrethinat e Athinės dhe nė pjesėn veriore tė Peloponezit drejt Kanalit tė Korinthit, Megarės dhe ishujve, ku qė prej tre shekujsh ata pėrbėjnė bazėn e popullsisė, prapė ėshtė tepėr e vėshtirė tė pėrcaktohen teorikisht kufijtė e njė vendi qė do tė mbante emrin Shqipėri.

Me pėrjashtim tė kohės sė Skėnderbeut, shqiptarit Gjergj Kastrioti i Krujės, qė luftoi si hero epopesh kundėr turqve tė Muratit, nuk ka patur kurrė mbretėri shqiptare. Dy a tre vjet pas vdekjes sė tij, qė ndodhi nė Lezhė mė 1466 [1468], trupat turke rinisėn pushtimet e tyre.

Po ashtu, sa mė thellė tė futemi nė histori, do hasim shqiptarėt. Janė banorėt mė tė hershėm tė gadishullit dhe dorėt, qė pushtuan Greqinė nė shekullin XII [p.e.s.] duke i dhėnė fund qytetėrimit kretė me themelimin e fuqisė sė Spartės, ishin, brenda tė gjitha gjasave, njė fis shqiptar zbarkuar nga Epiri drejt Jugut. Mbreti Pirro ishte shqiptar. Dijetari Momsen i pėrafron me pellazgėt dhe me fiset italoste. Nė atė kohė tė largėt, ata mbushnin krejt Maqedoninė.

Dhe maqedonėt, qė shtinė nė dorė, me Aleksandrin nė krye, Greqinė e Jugut, Egjiptin dhe Azinė, pėr aq sa njihej kjo e fundit, ishin pasardhėsit e tyre. Por, mjaft t’i thuash njė heleni, as mė shumė e as mė pak qė “Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarė”, e veē kur do ta shohėsh tė iki nga mendja apo tė arrijė kulmin e shovinizmit.

Njė mbrėmje, kur isha nė Apirantos pėr ekskursion, i lodhur pas njė marshimi tėrė ditėn nėn diell dhe nėpėr dhiare, apo nė shtigje mushkash, me potinat qė m’u bėnė copė, pyeta njė naksiot: “Ishulli juaj ėshtė i banuar qė prej tremijė e pesėqind vjetėsh, apo jo? – Oh, ma ktheu, shumė mė tepėr! Naksiotėt janė bij tė pellazgėve, tė atyre pellazgėve hyjnorė, siē thotė Homeri. – Bukur, thashė, po si shpjegohet atėhere qė, pas kaq e kaq shekujsh, ju ende nuk keni ndėrtuar nė ishull as edhe njė rrugė tė vetme?” Mė nguli ca sy tė ēuditshėm, por jo gjatė, pėr tė mė thėnė: “Po ne kėtu s’jemi nė Europė dhe s’kemi nevojė pėr rrugė!”

Kurse tek shqiptarėt, ca mė keq akoma. Qė prej katėr mijė vjetėsh a mė shumė, ata flasin gjuhėn e tyre dhe ende nuk e shkruajnė atė. Shqiptari kurrė nuk ka shkruar dhe kurrė nuk ka patur njė libėr tė tij, si fshatari grek apo muzhiku sllav. Nuk po flas pėr libra modernė botuar nga propaganda italiane, greke, madje edhe turke me synim politik.

Folkloristė tė Athinės dhe Epirit kanė botuar me germa greke kėngė shqipe dhe rrėfenja popullore. Por alfabeti grek i pėrdorur nė shqip ėshtė i pamjaftueshėm sepse i mungojnė dy a tre germa, j dhe v, pėr shembull. E njėjta vėrejtje vlen edhe pėr turqit nė pėrpjekjet e tyre.

Po e njėjta vėrejtje dhe pėr librat shqip tė shtypur me germa latine. Shqiptarė tė greqizuar, qė flisnin me lehtėsi pothuaj tė barabartė frėngjisht, greqisht e shqip, si lexuan njė faqe tė njė broshure shtypur nė Siēili, mė thanė: “E kuptojmė si gjuhė, si tė kuptonim greqisht me germa franceze. Pėr ne ėshtė njė ortografi artificiale dhe shumė nuanca tė shqiptimit shqip nuk jepen. Por librat shqipe qė pėrdorin germat greke janė shumė mė tė vėshtira pėr t’u kuptuar”.

Dhe kėsaj mungese tė njė alfabeti praktik shqip i duhet shtuar dėmtimi i kėsaj gjuhe gjatė tridhjetė shekujsh nga ndėrhyrje dukurish tė tilla qė e ndryshojnė pa kuptuar fonetikėn, si dhe nga prurja e vazhdueshme e fjalėve greke, turke, serbe, italiane apo nga tė gjithė popujt me tė cilėt shqiptarėt kanė qenė nė lidhje. Nga Shkodra nė Himarė, gjuha vjen e ndryshon, ose tė paktėn nė drejtim tė prapashtesave dhe tė shqiptimit, sepse Himara pothuaj ėshtė greqizuar. Po kush do tė jetė gjuha e vėrtetė? Ja pra vėshtirėsitė pėr ortografinė. Dhe vetė kjo fjalė, “ortografi”, a ėshtė shqip? Shohim kėshtu tė kapen pas njėri-tjetrit filologė, gjuhėtarė dhe gramatikanė.

E megjithatė, gjuha shqipe ekziston, e pasur me poezi shpėrthyese, me pėrralla gjithė fantazi, me kėngė djepi gjithė ngrohtėsi, me kėngė vaji, satirike a humoristike, si nė llojin e pastishit tė famshėm tė Prosper Merimesė, apo me kėngė dashurie e luftarake, qė kujtimet e ēmuara i kanė regjistruar prej shekujsh tė paprekura nė kujtesėn e kėtyre fshatarėve dhe malėsorėve kaēakė qė kurrė nuk kanė shkruar a lexuar njė rresht tė gjuhės sė tyre. Ja pse ekziston nje Shqipėri.

Por kėtė, nuk duhet t’ua kėrkosh as grekėve qė, ashtu si serbėt e reduktojnė nė njė shirit toke midis liqenit tė Ohrit dhe detit Adriatik, as diplomatėve tė Romės apo tė Vienės, qė kanė arsyet e tyre pėr ta zgjeruar sa mė shumė. Mė treguan njė hartė austriake ku fjala “albanien” fillon nė zemėr tė Malit tė Zi, kur ky vetė aq i ngushtuar, dhe pėrfundon nė det, mė poshtė se ishulli i Korfuzit. Me njė fjalė, krejt bregu nga gjiri i Kotorrit nė gjirin e Artės.

Ē’pėrfitim pėr Austrinė sikur sulltani tė kishte njohur me njė marrėveshje tė fshehtė protektoratin e saj nė tėrė kėtė breg mbi treqind kilometra tė gjatė!

Shqiptarėt e idesė sė madhe, sepse ka gjithashtu njė ide tė madhe shqiptare nuk do tė guxonin tė pretendonin aq shumė. Shqipėria e madhe pėr ta ėshtė njė territor i kufizuar nga njė vijė shumė e ērregullt, me pikėnisje Artėn e Epirit, pėr t’u ngjitur nė drejtim tė Manastirit, pastaj drejt Shkupit, Gjakovės, dhe qė andej drejt Shkodrės, kryeqyteti i tyre i vėrtetė.

Dhe pretendimet e tyre mbėshteten mbi njė arsyetim shumė tė habitshėm: “Gjithė vendi ku flitet shqip, ėshtė i yni, mė thotė G., njė shqiptar himariot. Nė fakt, gjuha jonė, si mė e vjetra, pėrherė e mė shumė ėshtė prapsur nga gjuhėt e reja, duke i lėnė vendin greqishtes ose serbishtes. Nuk po flas pėr turqishten, ndaj sė cilės ėshtė e kollajtė pėr t’u mbrojtur. E megjithatė, nė Artė e nė Janinė, madje edhe nė perėndim tė Manastirit e nė Shkup flitet nė radhė tė parė shqip…”, thotė G., dhe kėtu kuptohet pėrfundimi.

Nisur nga ky arsyetim, unė mund edhe t’i pėrgjigjesha: “Dafni, dhjetė kilometra larg Athinės, Menidhi, Eleusias [Elefsina] dhe ishujt mė grekė nga vetė Athina, Salamina, Egineja dhe Porosi, ku vdiq Demosteni, qenkan ahere shqiptare”. Po a ia vlente? Mė mirė tė dėgjoja. Sepse tė paktėn, kėshtu mėson diēka.

Njė tjetėr, me mendim mė tė moderuar, qė kėrkon thjesht Shqipėrinė, dhe jo Shqipėrinė e madhe, pėrshkon me gisht njė vijė mbi hartė. “Shqipėria, thotė ai, kufizohet nga njė vijė qė do duhej tė nisej nga pika mė veriore e liqenit tė Shkodrės, drejt Prizrenit, dhe qė andej drejt Shkupit, dhe nga Shkupi shqiptar, duke lėnė nė tė djathtė Manastirin, do t’i binte qark nga Jugu dy liqeneve tė Ohrit e tė Prespės gjer nė jug tė Haxhii-Sarandės pėrmbi detin Adriatik [Jon]. ”

Po mua nuk mė takonte nė kėtė mes tė flisja, pėr mė tepėr qė, pėr mendimin tim tė ndrojtur, vetė Shqipėria nuk e di ku ndodhet me saktėsi brenda kufijėve tė saj, ndonėse ekzistenca e saj ėshtė mėse e sigurt.

Veēse ėshtė pėr tė ardhur keq pėr paqen europiane dhe pėr zhvillimin industrial e tregtar tė popujve tė vegjėl ballkanikė qė Austria, e mbėshtetur nga ambiciet e pashpallura tė aleates sė saj, megalomanes Itali, dhe nga bajonetat gjermane mbron dhe nxit pretendime tė tilla.

Qė pas sukseseve tė tyre tė para dhe para se Austria ta shpallte tabu bregdetin adriatik, aleatėt, pėr fat tė keq, zunė e hallakateshin pėrherė e mė shumė. Dhe, sė bashku me ta, edhe ne. Malazezėt merrnin vijėn Alesio [Lezhė] – Skutari – Gjakovė, serbėt vijėn Shkup – Prilep – Durrės dhe grekėt vijėn Manastir – Vlorė. Shqipėria vazhdonte tė ekzistonte me Elbasanin dhe fushėn e tij tė pasur vaditur nga Genusosi [Shkumbini], me Beratin, apo me Beogradin e arnautėve, aq shumė e tkurrur. Dhe ja ku Shqipėria shpall sot pavarėsinė e saj dhe Austria ua ndalon serbėve dorėn mbi Durrėsin, dhe Italia, nga ana tjetėr, grekėve mbi Vlorėn. Tė plotėfuqishmit e Londrės do kenė kėshtu njė problem tė koklavitur pėr t’u zgjidhur.

Si pėrfundim, Shqipėria ekziston nė perėndim tė Ballkanit. Ėshtė mė e lashtė nga vetė Europa dhe prapė s’ka histori tė vetėn [si Shqipėri me kufij tė pėrcaktuar]; ka gjuhė, po s’ka alfabet; ka kufij gjeografikė qė e shfaqin territorin e saj sipas oreksit tė palėve: ose sa njė Mal i Zi, ose sa njė Greqi. Dhe prapė, nė disfavorin e saj. Po me vete, ajo ka Austrinė e fuqishme qė e lakmon pėr tė mbajtur Adriatikun, dhe Italinė qė e dėshiron me tė madhe pėr tė mbajtur nėn kontroll edhe flotėn austriake. Sigurisht qė ėshtė shumė nga ana e tyre.

Ne francezėt, pėr qetėsinė e Europės, pėr pėrparimin e shpejtė dhe tė vazhdueshėm tė gadishullit, dhe nė interesin e vetė katolicizmit – dhe kėtu e kam fjalėn pėr Serbinė – ne duhet tė urojmė njė Shqipėri tė vogėl, por zotėruese tė vetvetes, tė mbrojtur dhe tė siguruar ndaj tekave tė politikės midis njė Serbie tepėr tė zgjeruar dhe njė Hellade tė fortė e tė lulėzuar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-16, 12:58   #93
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 292
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Turp qe keni lane zbrazet kete forum gjigande nga inatet dhe xhelozia qe ua gerryen shpirtin !
__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-16, 22:28   #94
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 292
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Personalisht, jame i keq per te huajt; madje nuk ekzistojne fare keta te huajt!
__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-16, 19:50   #95
vjeshta
Thjeshtė ,njė zė!
 
Avatari i vjeshta
 
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
vjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga power8 Shiko postimin
Turp qe keni lane zbrazet kete forum gjigande nga inatet dhe xhelozia qe ua gerryen shpirtin !

T“hujt qysh i dijn sendet edhe i kan punte, poashtu edhe ne. :)
__________________
Faleminderit qe ekziston !
vjeshta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-16, 11:18   #96
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 292
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Mu... e huaj po na thone qe jemi t'huaj ne shtepine tone!
__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-03-16, 22:02   #97
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Shqiptarėt janė raca mė e lashtė nė Europėn Juglindore. As historia e as gojėdhėnat nuk japin gjė mbi periudhėn e ardhjes sė tyre nė bregdetin ilir, por gjuha e tyre dhe mbetjet e mureve ciklopike do rrėfenin se ata ishin ndoshta paraardhėsit e maqedonasve dhe epirotėve dhe janė me origjinė para-helenike.

Rrėnojat e tempullit tė Zeusit pellazgjik nė Dodonė, i cili adhurohej nė kohėt e Homerit, shihen akoma dhe sot pranė Janinės, aty ku ndodhet gjithashtu edhe hyrja nėntokėsore pėr nė Tartarģ; dhe, Kokitus e Akheroni ishin lumenj shqiptarė.




Titulli: America, Volumes 9-10
Botues: America Press, 1913
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-16, 18:05   #98
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Serbėt duke ia nxjerrė zemrėn shqiptarit pėr sė gjalli







Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim nė Vjenė, ėshtė njėri ndėr intelektualėt e pakėt qė mbajti koleksionin e tė gjitha gazetave tė mėdha tė kohės qė tregonin mbi shfarosjen e sė paku njė gjysėm milioni shqiptarėve nga serbėt nė vitet 1912-1913. “Me qindra e mijėra kufoma tė masakruara notonin nė rrjedhat e lumenjve.

Ata qė mundin t’i shpėtonin sėmundjeve, urisė, plumbave tė pushkėve tė kėmbėsorisė dhe gjyleve tė artilerisė serbe, grumbulloheshin nė vende tė caktuara dhe u jepej nga njė plumb kokės. Mė zi e pėsonin ato qė fshiheshin nė shtėpitė e tyre. Pas kontrolleve tė imta qė bėheshin pėr plaēkitje dhe florinj, gjendeshin lehtė dhe thereshin si berrat. Torturat mė tė mėdha i pėsonin gratė shqiptare, tė cilat pėrdhunoheshin, lidheshin mė pas, bėheshin kapicė, mbuloheshin me kashtė dhe digjeshin tė gjalla.
Nė rast se ata ishin shtatzėna, ju ēahej barku me bajonetė dhe pasi u nxirrej fėmija nga barku e vendosnin nė majė tė bajonetės apo tė hunjve.

Pas masakrimit serbėt pinin verė, kėndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste qė ata gjatė therjes mblidhnin gjakun nė kupa dhe e hapnin gostinė me tė”.
kėshtu i pėrshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarėve, Leo Freundlich nė librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenė 1913″) tė kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parė ballkanike) deri nė mars 1913.

Mė 12 nėntor tė 1912¬ės, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijėra shqiptarėve i kryer nga serbėt ishte fakt i pamohueshėm.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.