Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-07-06, 15:39   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim 6 Muaj pa Presidentin

Nė rezidencėn e Presidentit - gjashtė muaj pas 21 janarit

Prishtinė, 2O korrik - Gjashtė muaj pasi kanė kaluar qėkur pushoi sė rrahuri zemra e madhe e Presidentit Rugova, pėrsėri gjendem nė mjediset e punės dhe aktiviteteve tė pėrditshme nė rezidencėn e tij nė Velani.



Pothuajse asgjė nuk ka ndryshuar, vetėm qė tani nė ato mjedise ka vetėm heshtje. E njėjta renditje nė enterier tė sallonit ku priteshin mysafirėt, zhvilloheshin takimet, bisedimet. Sikur koha ėshtė ndalur. Ende nė krye tė sallonit qėndron fotografia e Presidentit me njė buqetė lulesh tė freskta, ku kohė pas kohe ende vijnė pėr ngushėllime, diplomatė tė huaj, miq e dashamirė nga vise tė ndryshme, sidomos bashkatdhetarė nga diaspora e largėt.

Rrinė aty pesė flamuj tė paluar - i Dardanisė, shqiptar, i OKB-sė, i BE-sė edhe amerikan - sikur presin dorėn e Presidentit qė t'i nxjerrė jashtė dhe tė valojnė nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė pėr tė cilėn aq shumė gjakoi Ibrahim Rugova.

Qėndron aty tavolina me 12 karriga ku Presidenti i takonte kėshilltarėt dhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Qėndrojnė nė sallon tė gjitha ato fotografi, piktura, gjėsende tė shumta dhe njė vitrinė me kristalet mė tė bukura tė Kosovės, si dėshmitarė tė heshtur tė viteve tė kaluara, ku Presidenti priti shumė mysafirė, politikanė, diplomatė tė njohur e mė pak tė njohur, personalitete tė ndryshme; aty ku zhvilloi biseda nganjėherė jo edhe aq tė lehta, ku pati jo pak presione.

Aty ku mė sė shumti e ka shqiptuar fjalėn pavarėsi pėr Kosovėn. Nė tė njėjtin kat, ngjitur me sallonin, rri e mbyllur dhoma e mineraleve dhe kristaleve, tė cilėn mysafirėve tė nderuar gjithmonė me kėnaqėsi ua ka treguar.

Ngjitemi lart nė katin e tretė tė shtėpisė, nė bibliotekė, aty ku e ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė kohės. Njė dhomė e gjatė, me dy pjesė e nivele. E para e mbushur me libra nga mė tė ndryshmet, kurse nė tjetrėn, nė njė nivel pak tė lartė, njė si dhomė e mobiluar thjesht me vetėm dy kauēa dhe njė tavolinė tė ulėt.

Aty ka kaluar kohėn e pushimit dhe tė punės deri nė orėt e vona tė natės, apo mė mirė tė themi deri nė orėt e hershme tė mėngjesit. Aty asgjė nuk ka ndryshuar qė nga 21 janar 2OO6. E njėjta renditje, e mobiljeve...

Mbi tavolinė syzat e Presidentit mbi njė libėr, tre lapsa, urimi pėr Vitin e Ri nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush; dy flamuj tė paluar nga dita e funeralit, njėri qė ishte vendosur mbi arkivolin, kurse tjetri qė valoi gjatė zisė kombėtare nė Presidencė nė gjysmė shtize dhe njė orė tavoline, dhuratė nga gjenerali Riēard B.Majers, shef i shtatmadhorisė sė ushtrisė amerikane.

Nė njė kėnd tjetėr ėshtė njė fashikull ku gjenden shėnimet e fundit tė Presidentit - pėrgatitjet pėr takimet qė ka pasur deri mė 17 janar 2OO6. I njėjti dorėshkrim, i njėjti kujdes pėr pedanteri.

E shkruar qartė atė qė ka pėr tė thėnė nė takim. Data, muaji viti, ora, bashkėbiseduesit...

Aty ėshtė edhe fjalimi i fundit qė ka mbajtur jashtė rezidencės: 1O dhjetor 2OO5 nė Prishtinė, nė Sheshin Skėnderbeu kur ndriēoi drurin e paqes.

Nė njė vitrinė nė krye tė dhomės shihen dy libra tė trashė dhe brenda tyre plot letra tė vogla me shėnime.

Ata janė dy libra nė anglisht dhe frengjisht nga shekulli XIX mbi antikėn dhe secili prej tyre ka mbi 2OOO faqe dhe tė mbushura me skeda nga Presidenti. Nė atė vitrinė, ku ishte renditur e plotė Enciklopedia britanika, bie nė sy edhe njė libėr tjetėr, ai i njė autori anglez tė shek. XVIII, Edward Gibbon me titull "Rėnia e Perandorisė Romake", i cili po ashtu ėshtė i mbushur me skeda, si dhe "The Illyrians" nga John Wilkes nga viti 1995, por edhe disa libra tė autorėve tė ndryshėm pėr Lekėn e Madh.

Aty ėshtė edhe kompleti i veprave tė Presidentit dhe "Iliricum sacrum". Kėta libra, si dhe disa tė tjerė pėr mineralet e kristalet i ka pasur nė dorė gjatė Presidenti Rugova dhe fryt i studimit tė tyre ėshtė edhe njė vepėr qė ka lėnė nė dorėshkrim pėr lashtėsinė iliro-shqiptare dhe tjetri pėr mineralet e kristalet e Kosovės.

Ende qėndron njė tavolinė e vogėl ku Presidenti ka pirė kafenė e mėngjesit dhe ka ndenjur kohė pas kohe, dhe aty gjithmomė e ka pasur nga njė libėr. Po aty i ka gjetur pėr atė ditė fjalimet e radhitura ditė, apo telegramet, mesazhet e ndryshme qė ia ka lėnė djali i vogėl Uka, pasi mė parė Presidenti i kishte shkruar rreth mesnatės.

Fare pak dihet se Presidenti Rugova, si rrallė ndonjėherė ndonjė President nė botė, tė gjitha fjalimet, telegramet dhe mesazhet i ka shkruar vetė. Presidenti Rugova ka qenė i pėrkushtuar pėr familjen e vet. I ėshtė shmangur jetės publike me familje.

Bashkėshortja, zonja Fana dhe djemtė Mendimi e Uka, si dhe vajza e vogėl Teuta, secili nė mėnyrėn e vet i kanė ndihmuar Presidentit dhe kanė qenė tė pėrkushtuar ndaj Kryefamiljarit, andaj vėshtirė e kanė tė pėrballojnė mungesėn e bashkėshortit dhe babait tė tyre, sado qė pėrpiqen.

Bashkėshortja Fana, si zonjė e vėrtetė e shtėpisė nė plotkuptimin e fjalės, 16 vjet mė parė braktis profesionin e pegagoges pėr t'iu pėrkushtuar bashkėshortit dhe familjes, duke rritur dhe edukuar tre fėmijė.

E fundit ka rėnė nė gjumė dhe e para ėshtė zgjuar. Eshtė kujdesur pėr ēdo detaj rreth Presidentit. Zonja Fana mė s'ka lot. Ka vetėm kujtime tė pufund.

Djali i madh, Mendimi, i rritur "nė prehėr tė gjyshes", e cila ka dhjetė vjet qė nuk jeton mė, ka disa vite qė merret me meteorologji, duke shėnuar ēdo ditė tė gjitha parametrat klimatike, por mė gjatė merret me disenjim e kompjuteristikė.

Mbi tė gjitha ai ka si pasion fotografinė artistike. Ai ka bėrė disenjimin e medaljeve qė ka ndarė Presidenti dhe tė simboleve tė tjera. Djali i dytė, Uka, ndoshta pse dhjetė vjet ishte fėmija mė i vogėl, ėshtė i lidhur shumė pėr babain.

Madje si fėmijė katėrvjeēar ka mėsuar tė lexojė vetėm pėr ta imituar babain e vet duke lexuar. Uka kėto gjashtė vitet e fundit, tashmė kur ishte bėrė burrė, i ka qėndruar shumė afėr Presidentit dhe si njė lloj sekretari personal i tij, i ka ndihmuar nė shumė punė, tė themi teknike: duke ia shtypur tė gjitha shkresat e ndryshme dhe fjalimet, duke u kujdesur rreth takimeve nė rezidencė etj.

Ai shpesh bėnte shaka dhe krijonte atmosferė humori nė rezidencė. Ndoshta mė sė shumti Presidenti do t'i mungojė vajzės Teuta, e cila sa herė ėshtė kthyer nga shkolla e ka pėrqafuar babain.

Ajo si nxėnėse shembullore, tani sapo ka mbaruar klasėn e nėntė dhe nė vjeshtė do tė shkojė nė shkollė tė mesme. Tani me siguri ka pasur shumė nevojė pėr ta konsultuar babain pėr shumė gjėra...

Presidenti Rugova ndonėse ka pasur edhe momente tė vėshtira, pas bisedave nganjeherė aspak tė kėndshme, por gjithmonė ėshtė pėrpjekur tė mos e ngarkojė familjen me tensionet politike.

Gjithmonė e ka relaksuar atmosferėn nė familje, ndonėse nė situata tė ndryshme nuk e ka pasur aspak lehtė. Andaj gjatė kohės sė lirė nė TV gjithmonė ka pasur dėshirė tė pėrcjellė emisione tė lehta muzikore dhe humoristike.

(QIK - Sabedin Haliti)


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-07-06, 23:20   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bill Klinton: "Presidenti Rugova ka qenė njeri shumė i madh"

Nju Jork, 26 korrik Ish Presidentit amerikan Bill Klinton dhe senatorit Xhozef Libermen u ėshtė dhuruar nga njė stemė e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.

Stemat i ka dorėzuar Elmi Berisha, ish pėrfaqėsues i Presidentit tė Kosovės nė Zyrėn e ambasadorit tė nderit tė Kosovės nė SHBA, senatorit Bob Doll, nė njė takim tė organizuar nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan.

Duke e marrė kėtė dhuratė, Presidenti Klinton ka shprehur ndjenjat mė tė thella tė respektit pėr Presidentin Rugova.

"Presidentin Rugova e kam konsideruar mik shumė tė afėrt. Ai ka qenė njeri shumė i madh. E kam pasur pėr zemėr dhe e kam vizituar edhe kur ishte i shtrirė nė spital. Ai ishte njeri shumė i mirė dhe patriot i madh. Jam i lumtur dhe krenar qė e kam pasur mik", ėshtė shprehur Presidenti Klinton.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-06, 20:48   #3
shqipatri i vertet
 
Anėtarėsuar: 28-07-06
Postime: 5
shqipatri i vertet i vlerėsuar jo keq
Gabim

ska qene qaq njeri i madh jo arb po ai u ba pak edhe ata veq ne disa pjese te Kosoves fal opozites katunare qe si don kerkush te na,se ai ska qene as i hajrit as i sherit,qe besa ne fund me korupsion e me alkoloholizim te tepert u ba i sherit dhe ja pa sherin e eshte ku eshte
shqipatri i vertet Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-06, 22:02   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

i ndjeri DR RUGOVA ishte aq i madh sa qe krahasohet me ftyrat ma eminente te kombit shqiptar



i ndjeri zotri PRESIDENT I PERJETSHEM i kosoves u rrita me veprat tuaja kombtare per neve ju mungoni fizikisht por shpirtrisht jeni ne zemrat tona LAVDI VEPRES TUAJ KOMBTARE krenohna me ju qe ju patem PRESIDENT ju ishit i pari qe shqiptaret i motivuat me e dallue ngjyren e bardh nga ngjhyra e zez ikona

personalitete te larta kombtare si i ndjeri DR RUGOVA lindin nji her mbrenda nji shekulli
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-06, 15:08   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

GUISSEPE VALOTTO: RUGOVEN E KAM KONSIDERUAR PRESIDENTIN TIM

Komandanti I KFOR-it, Guissepe Valotto para largimit nga Kosova, I beri homazh ish Presidentit te Pare te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves, dhe me pas ka vizituar familjen e Presidentit.


"Kam dashur te vij dhe t'i bej homazh atij te cilin e kam konsideruar si Presidentin tim, i cili me ka mbeshtetur, sidomos ne fillim, qe me ka pranuar me simpati te madhe, dhe qe me ka mesuar se cfare eshte Kosova. Per kete arsye kam menduar se eshte e drejte logjike qe te vij dhe t'i bej homazhe atij, sepse kjo eshte ajo qe me ka mbetur ne ndjenjat e mia."

Dua te them edhe disa fjale per kete njeri te madh te Kosoves. Kam pasur nderin ta takoj ate, I cili me nderoi me miqesine dhe aftesine e tij, nje njeri I cili krijoj historine e ketij vendi, Presidentin e ndjere, Rugoven. Presidenti Rugova perhere me pranoi me nder dhe kenaqesi, I hapi dyert ne shtepine e tij per mua, duke me perkrahur ne momentet me te veshtira te fillimit, brenda nje kohe te shkurter, ai me beri te ndihesha si Kosovar, ishte shtepia ime e re.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-06, 13:44   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

EH! KUR ISHTE RUGOVA GJALLE...

Te gjithe ata qe metojne te zevendesojne apo ne nje fare menyre, metojne ta ruajne frymen Rugoviane, duhet te dijne si ka folur ai, si e donte ai Kosoven, si e donte ai popullin e tij, si eshte sjelle ndaj miqve, si ishte sjelle ndaj kundershtareve te tij, sikur qe duhet ta kene te qarte se Rugova eshte i paperseritshem te pakten ne 1000-vjetshin e ardhshem, dhe si i tille, si i shente, nuk mund te imitohet, e as te zevendesohet plotesisht.


Shkruan: Fazli BERISHA, Bota Sot

Kur Presidenti yne historik, emblema e Dardanise antike, qe na thoshte ai, dr. Ibrahim Rugova, iku i qete, sikur qe ishte gjate tere jetes, ate Janar te acarte, duke na lene gjithmone me dhimbje e lot, por gjithnje qe e patem, madje keto dite si kurre nje here me pare, po bejme turr se kush e ka dashur me shume, e kush me pak, publicisti Shqiptar, i mirenjohur, Mero Baze, ne fund te nje shkrimi dy faqesh per figuren e dr. Rugoves, kishte shkruar:

"Iku, gati pas asnje armik, pa asnje kundershtar, pa asnje rival, dhe kam frike pa asnje pasardhes. Sic mund te ikte nje i derguar i Zotit tek Shqiptaret."

Sa po kalon koha, ndersa thenia e z. Baze, po ma sforcon bindjen se ai kishte te drejte atehere kur e shkroj dhe tash. Eshte shume e natyrshme, aq me pare nje figure si dr. Rugova, qe veshtire te gjendet nje zevendesim, madje ne mendjet dhe zemrat e Shqiptareve, dhe shume me veshtire. Por, ata qe keto dite neper kuvendet zgjedhore, qe nga aktivet, nendeget, dhe deget e LDK-se, anembane Kosoves, gati te gjithe si ne kor, e paten ne goje Presidentin Rugova, duke bere lufte me te gjitha mjetet, se do te ruhet LDK-ja, dhe fryme Rugoviane, duhet ta kene te qarte.

1. Presidenti Rugova ka folur pak, por ka thene shume, madje sic tha Mero baze, vetem ai ka mundur qe me tri fjale te ktheje gjithe boten ne miq te Kosoves. Vetem Rugova me tri fjale ka arritur te bind boten, per te drejten e Shqiptareve te Kosoves, per shtet. Ai jo vetem miqte, por edhe miqte e armiqve tane, i ktheu ne miqe te Kosoves.

2. Presidenti Rugova gjithmone ka folur me koke te ftohte, me mendje te kthjellte, me vizion te qarte per te ardhmen, madje do te thosha, kur shikoj gjithe keto qe kane ngjare, dhe do te ngjajne me vone, e per te cilat dr. Rugova na ka folur sa ishte gjalle, keto mund t'I thote vetem nje i derguar i Perendise.

3. Presidenti Rugova gjithmone ka folur me zemer te zjarrte, me dashuri e perkushtim, per te kaluaren tone, per te sotmen dhe per te ardhmen e Kosoves, dhe te Popullit te Kosoves. Te kujtojme vetem me sa dashuri ai fliste dhe i ruante kristalet e Kosoves, duke mos haruar t'ua jepte nje gur te cmueshem, gjithe miqve qe i krijoi per Kosoven, ne kete menyre te deshmonte se kjo toke eshte e pasur me te gjitha te mirat e kesaj bote.

4. Presidenti Rugova me duar te pastra, e te hapura, asnjehere grusht, e drejtoi Kosoven per kaq vite. Dr. Rugova eshte cmimet qe ua ndane, e nej pjese te cilave permbanin edhe nje shume parash, asnjehere nuk i ndali per vete, por ua dha atyre qe kishin nevoje me shume ne ato caste. E kush beri si ai? Askush!

5. Presidenti Rugova, sa ishte gjalle kurre nuk tha fjale te keqe per njeri, madje as per kundershtaret, apo ata qe per nje moment gabonin kur flisnin keq per te. Ai kurre nuk ofendoi miqte. Ai kurre nuk coi gisht, se lere me dore mbi dike. Presidenti Rugova e deshi Kosoven me njerez, dhe jo djerrine, e pa Zot shtepie.

6. Presidenti Rugova, po aq sa e pati madheshtore jeten e tij, po aq madheshtore e pati edhe vdekjen. Presidenti Rugova sa ishte gjalle tuboi dy milione njerez, kur I thirri ne mbeshtetje te kauzes per shtet te Kosoves, dhe mbuloi mbi nje milion njerez, dhe krejt boten ne diten kur i thame lamtumire. Shumekush ia pati lakmi vdekjes se tij. Keshtu vdesin vetem shenjetoret, ne te vertete ai shkoi nga kjo bote, si nje meteor.

Eh! Kur ishte Presidenti Rugova gjalle... gjithcka ishte ndryshe, jo si sot... Nese dikush di te flas perafersisht si Rugova, di te mendoi, di te marr vendime me koke te ftohte, te punoi me zemer te zjarrte, dhe te drejtoi Kosoven me duar te pastra. Di t'i ruaj miqte, di te njoh edhe kundershtaret, di te ruaj kete qe eshte arritur, dhe neser t'i shtoi te arriturat, mbase meriton te drejtoi partine dhe shtetin, cdo gje ndryshe e demton partine, e me shume shtetin e Kosoves...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-06, 14:47   #7
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim

Rugova ka qene nje profet i vertete!
Ne kosovaret duhet ti braktisim konfesionet tona fetare e te besojme ne Rugovizem. Une jam rugovist! Ai ka qene nje njeri shume i madh per nje vend kaq te vogel.
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-12-06, 00:33   #8
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim

Sot me 2 Dhjetor

Ne kete dite madheshtore urohen miqet, shoket. Me 02.12.1944 Zoti na dhuroj shpetuesin e qenjes sone, ikonen tone kombetare IBRAHIM RUGOVA.
Gezuar Ditelindja e PRESIDENTIT historik nga Dardan100.

RROFTE PAVARESIA E KOSOVES!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-12-06, 20:23   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė shtunėn ėshtė shėnuar ditėlindja e 62-tė e liderit historik tė Kosovės, Ibrahim Rugova

Prishtinė, 4 dhjetor - Ditėlindja e 62-tė e liderit historik tė Kosovės, kryetarit shumėvjeēar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės Ibrahim Rugova dhe Presidentit tė parė tė vendit tė njohur ndėrkombėtarisht, Ibrahim Rugova, tė shtunėn ėshtė shėnuar nė mėnyrė modeste, me homazhe pranė varrit tė tij dhe me vizita nė familjen Rugova nė Prishtinė.

Presidenti aktual i Kosovės Fatmir Sejdiu, me bashkėpunėtorėt, ka vendosur lule pranė memorialit tė Ibrahim Rugovės dhe pastaj vizitoi familjen Rugova nė Velani. Presidenti pasi vuri lule dhe bėri homazhe ka thėnė se ėshtė nevojė e pėrhershme qė tė takohet me Presidentin e ndjerė, Ibrahim Rugova, me njeriun qė aq shumė bėri pėr Kosovėn.

"Ish presidenti Rugova ka bėrė qė Kosova tė jetė nė stadin e sotėm dhe tė jetė nė prag tė njohjes ndėrkombėtare tė shtetėsisė sė saj", tha Sejdiu. Ai theksoi se Ibrahim Rugova ka arritur qė ta shndėrrojė idealin e lirisė qė ka qenė edhe ideal i popullit, nė funksion real, duke e shkrirė praktikisht vetėn e tij, pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Edhe kryeparlamentari Kolė Berisha vuri kurora lulesh dhe bėri homazhi pranė varrit tė Presidentit Rugova si dhe vizitoi familjen Rugova. Homazhe bėnė edhe zv/kryeministri Lutfi Haziri, kryetarja e FG tė LDK-sė dhe ministre e Shėrbimeve Publike Melihate Tėrmkolli, kryetari i FR tė LDK sė, Sejdė Tolaj.

Tė gjithė ata vzituan edhe familjen e Presidentit Rugova nė Velani. Sejdė Tolaj gjatė vizitės nė familjen Rugova ka theksuar se si tė rinjtė e LDK sė gjithmonė kanė pasur pėrkrahjen e parezervė tė Presidentit Rugova, kurse Ai ka qenė mbėshtetja mė e madhe qė kanė pasur. "Ne do ta vazhdojmė rrugėn e Tij qė na e ka lėnė amanet drejt njohjes formale tė pavarėsisė sė Kosovės, pėr ēka ai punoi pandėrprerė deri nė ditėt e fundit tė jetės sė tij", tha Tolaj.

Ndėrsa zonja Fanė Rugova pasi ka falenderuar tė rinjtė pėr vizitėn, tha se "Presidenti ka pasur njė kėnaqėsi tė veēantė kur vizitohej nga tė rinjtė e LDK sė dhe ai tėrė jetėn e tij ka punuar nė atė drejtim qė brezit tė ri t'i krijohej mundėsia qė tė gėzonte shtetin e pavarur tė Kosovės".

Njė grup studentėsh tė Universitetit tė Prishtinės nė ditėlindjen e 62-tė tė Presidentit Rugova kanė vendosur rreth varrit 62 lule, ku nė secilėn prej tyre kishin shkruar nga njė fjalė simbolike qė i ka pėrdorur Presidenti Rugova.

Shkėmb Manaj, me tė mbaruar homazhet nė emėr tė shokėve tė tij ka deklaruar se "2 dhjetori ėshtė ditė dhembjeje pėr ish presidentin Rugova por edhe njė konfirmim se studentėt e UP sė, do ta ndjekin rrugėn e tij".

Poashtu homazhe gjatė tėrė ditės kanė bėrė edhe shumė qytetarė tė Prishtinės dhe Kosovės duke pėrkujtuar figurėn e madhe tė Ibrahim Rugovės. Ndėrkaq nė mjediset e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare ėshtė bėrė promovimi i librit me poezi me titull "Simfonia e Dardanisė" nga autorė tė ndryshėm qė i kishte pėrgatitur Sinan Gashi.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-12-06, 00:22   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ibrahim Rugova e Adem Jashari - janė dy figura tė rėndėsishme tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, tha Mustafaj

Prishtinė, 18 dhjetor - Para largimit nga Kosova, Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj vizitoi familjen Rugova dhe u pėrkul para varrit tė Presidentit Ibrahim Rugova. Njė gjė tė tillė e bėri edhe nė Prekaz para varrezave tė tė Jasharajve.

Ai me kėtė rast vlerėsoi se Ibrahim Rugova e Adem Jashari janė dy figura tė rėndėsishme tė rezistencės sė popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi.

Me kėtė gjest diplomati shqiptar Mustafaj shprehu admirimin e tij pėr rezistencėn paqėsore dhe luftėn ēlirimtare tė Kosovės. Ai ka tha se Kosova ka vetėm njė histori. "Nuk ka dy histori. Kosova ka vetėm njė histori, e cila ėshtė historia e njė populli qė ka ditur ta ndėrtojė rezistencėn e tij me tė gjitha mjetet qė kėrkonte mbijetesa nė rrethana tragjike".

Ministri i jashtėm shqiptar, Presidentin Rugova e vlerėsoi si njeri tė madh dhe me njė vizion qė ndėr shqiptarėt e shekullit XX vetėm ai e pati.

Ndėrkaq, nė Prekaz ai tha se njė popull qė nuk ka dėshnorėt e tij, nuk mund tė ketė as tė ardhmen e sigurtė.

"Dua tė them me sinqeritetin mė tė madh se tė gjithė qytetarėt e Kosovės, tė tė gjitha etnive duhet tė mishėrohen te Rugova dhe Jasharajt, sepse njė Kosovė e pavarur ėshtė njė Kosovė e tė gjithė atyre qė do tė jetojnė nė Kosovė".

Ministri i jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj gjatė qėndrimit tė tij treditorė nė Kosovė rikonfirmoi se Tirana zyrtare mbėshtetė pavarėsinė e Kosovės si tė vetmen zgjidhje pėr stabilitetin nė rajon. Ai po ashtu i bėri thirrje klasės politike qė tė tregohet unike dhe tė flasė me njė zė para komunitetit ndėrkombėtar, ndėrsa kėrkoi nga populli i Kosovės qė tė tregojė maturi deri nė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės.

"Nderimi i popullit tė Kosovės dhe besimi tek e ardhmja dhe politikanėt e vet janė nderim pėr historinė e shkruar me gjak", ka thėnė Mustafaj. Sipas tij Kosova e ka kaluar historinė e luftės dhe para vetes tashmė e ka historinė e diplomacisė.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-06, 15:50   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VOA: Rugova e filloi fushatėn pėr vetėvendosje para se shumica e tė huajve tė dinin pėr ekzistencėn e Kosovės

Uashington, 28 dhjetor - Ibrahim Rugova, si njė zė i arsyes dhe i moderimit, pėr vite me radhė qėndroi nė krye tė fushatės pėr paqe dhe demokraci dhe e filloi fushatėn e tij pėr vetėvendosje me mjete paqėsore, mjaft koha para se shumica e tė huajve tė dinin qoftė edhe pėr ekzistencėn e Kosovės.

Kėshtu thuhet nė njė vėshtrim tė "Zėrit tė Amerikės". pėr figurat qė u ndanė nga jeta gjatė vitit 2006, sa interesante aq edhe polemizuese, nga legjenda tė Hollivudit e deri te udhėheqės despotikė. Disa prej kėtyre figurave ndonėse nuk janė mė, nuk do tė harrohen sepse lanė gjurmėn e tyre nė botė.

"Mė 21 janar 2006 u nda nga jeta nė moshėn 61 vjeēare Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, njeriu i cili iu pėrkushtua arritjes sė pavarėsisė me mjete paqėsore. Pėr shumė vite me radhė, Rugova qendroi nė krye tė fushatės pėr paqe dhe demokraci, gjė qė e ndihmoi popullin e Kosovės tė hidhte bazat pėr njė tė ardhme paqėsore.

Rugova e filloi fushatėn e tij pėr vetėvendosje me mjete paqėsore mjaft kohė para se shumica e tė huajve tė dininin qoftė edhe pėr ekzistencėn e Kosovės. Nė rolin e presidentit, Dr. Rugova u pėrpoq tė zbuste mosmarrėveshjet mes udhėheqėsve politikė shqiptarė tė Kosovės. Ai do tė mbahet mend si njė zė i arsyes dhe i moderimit", thuhet nė kėt vėshtrim tė "Zėrit t ė Amerikės".

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-07, 21:10   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dr. Ibrahim Rugova: njeriu, intelektuali, burri i shtetit

E shtunė , 27 janar 2007

Me rastin e pėrvjetorit tė vdekjes

Sami Repishti
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Nji vit ma parė, nė Kosovėn dardane u shue feneri i disidencės politike, ideatori dhe ndėrtuesi i rezistencės paqėsore dhe flamurtari i lėvizjes pėr pavarėsinė e Kosovės. Emni i tij ishte Ibrahim Rugova, jetim qysh nė moshėn dyvjeēare, me babėn e babėgjyshin tė masakruem nga komunistėt serbė. Siē thoshte ai vetė: ”I masakruen si kafshėt!” sepse ishin shqiptarė, e qenia shqiptar nė ish-ndėrtesėn shtetnore artificiale tė quejtun Jugosllavi ishte apriori nji krim. Viktimat shqiptare ishin kriminelė ”sepse nuk ishin sllavė”. Banorė tė atyne trojeve tremijėvjeēare, ata ruejtėn traditat qė trashėguen brez mbas brezi pa devijue dhe pa asnji dėshirė me e zėvendsue me nji tjetėr jo-shqiptare. Besnike te ketyne traditave qe perbajne vlerat autentike shqiptare te beses, nderit, burrenise, mikpritjes, guximit civil e ushtarak, ata mbeten shqiptare. Ky qendrim ndaj se kaluemes ka qene dhe qendrimi kryesor i mendimit politik te Dr. Ibrahim Rugoves qe, si intelektual i mirefillte, perseriste:” Aty ku mbarojne vlerat shqiptare, fillon anti-shqiptarizmi!”

<>Une e njoha njeriun, intelektualin dhe ma vone burre-shtetin Dr. Ibrahim Rugova, para se te njihej ne bote si “Kryetar”, e ma vone si “Presidenti Ibrahim Rugova”. Emni Rugova rimonte me ate Kosova, e bahej edhe ma i lehte me u permende, e ripermende, qofte ne mesin e masave te gjana kosovare qe adhurojshin figuren e tij – shpesh here te vetmueme – qofte tek te huejt qe u terhoqen nga manifestimet masive, burrenore e te patundeshme te Kosoves dardane. Ne mes te asaje krahine te martirizueme, ky idhull i vuem ne shenjester, ecte me koke nalt e hapa te lehte si bashkevendsit e tij ne shpatet e shtigjet e zonave malore qe e kishin linde. Rreziku? Po, por krahas me te edhe mosperfillja e rrezikut qe i rrinte mbi koke…!

Ne takimin tim te pare, fund prilli 1990, Washington,D.C., u njohem ne rrethana jo te zakonshme. Ka qene Deshmia (Hearings) para Kongresit amerikan, ku Rugova dhe 14 intelektuale kosovare erdhen per here te pare ne kryeqytetin amerikan, “…me internacionalizue problemin e Kosoves”. Ka qene nji fitore bindese, mbrese-lanese dhe ndoshta determinante e diteve te mavoneshme. Nga dhjete deputete dhe senatore amerikane, vetem nji, me origjine serbe, foli ne mbrojtje te Serbise millosheviqiane. Tre prelate ortodoks serbe folen gjithashtu. Asnji efekt. Serbia nuk kishte argumente, aq ma pak te drejte me paraqite pikepamjen e saje ne nji kohe kur pushka serbe vriste cdo dite shqiptaret e Kosoves, burgoste klasen intelektuale, nxirrte nga puna punetorin shqiptar, shtypte me police e taksa bujkun shqiptar, dhe ndiqte me terbim e denonte pa arsye rinine studenteske shqiptare ne Kosove. Fola edhe une ne mbrojtje te Kosoves. Deshmia e Prillit 1990 ne Washington, D.C., vulosi vertetesine e kobit serb ne Kosove.

Dr. Rugova erdhi i shoqenuem nga Secret Service qe i akordoi Qeveria amerikane, me qe vazhdimisht flitej per mundesine e nji atentati kunder jetes tij. Por une e pashe te qete. Mbas Deshmise, u gjeta prane tij. Ule prane ne nji tavoline te rrumbullaket, ai mbante nji cigare vazhdimisht te ndezun – e qe nuk u shue deri sa u shue jeta e tij. Koken nalt por syte e ulun e ngjite mbi nji gazete amerikane mbi tryeze, i heshtun dhe i menduem. Roja amerikane me bani pershtypje, e ne nji cast kur u ba heshtja ne salle, e pyeta:

- Dr. Rugova, duket se gjendja e juej ashte mjaft kercenuese ne Kosove. Si e kaloni?

Ai me shikoi, e tue vue doren e tij mbi gjunin tim u pergjegj:

- Profesor, karshi dritares sime ne Prishtine gjindet nji koder…afer 500 metra larg.

Aty ashte vendose nji top i artilerise serbe…me gryke drejt apartmentit tim…Ata presin… une punoj e pres…Profesor! Jetojme me litar ne gryke…!”

Shikova perseri fetyren e tensionueme te Dr. Rugoves, dhe admirova qendrimin e tij te permbajtun para nji rreziku te ketill. Nuk tha asnji fjale te rande kunder serbeve, megjithe se ai ziente permbrenda nga deshprimi qe linde tek i pambrojtuni-viktime. Ai ishte i vendosun per nji politike aktive qe ai e shihte pa arme. Rezistenca aktive paqesore qe ai predikoi ishte forma konkrete e saj. “Nji lufte ne Kosove ashte nji katastrofe per shqiptaret … Serbet kane pushken dhe pushtetin,; na kemi te drejten dhe autoritetin…!”

Dhe kjo ishte e padisktueshme. Mbrenda pese muejve ekzistence, Lidhja Demokratike e Kosoves qe ai dhe koleget e tij kishin themelue numronte afer 600.000 anetare, dhe afirmohej si njena nga levizjet ma efektive, dhe me ta forta ne ish boten komuniste, dhe pa dyshim levizja ma e madhe ne ish-Jugosllavine!

Ma vone Dr. Rugova do te spjegonte: “Jemi para nji dileme: para terrorit milloshevi-qian: a duhet te terhiqemi qe ne fillim, ta denojme por mos te reagojme? Ashte ma efektive puna jone me e tejkalue kete situate tue e demaskue terrorin serb para botes se qytetnueme (ashtu si Gandhi qe perpiqej me turpenue Imperatorine Britanike para botes se qytetnueme per krimet koloniale ne Indi) e me fitue simpatine e botes si viktime e pafajshme qe refuzon dorezimin?”

Pergjegja e pare e Dr. Rugoves u dha botenisht ne Washington,D.C. ne ate prill historik te 1990-s, dhe qe u njoh ma vone si “vija e Rugoves”: Jo agresionit, Jo shtypjes, Jo nenshtrimit, Jo dhunes si arme qendrese te patundun deri ne fitoren finale, te larget ndoshta, por te sigurt.

Dr. Rugova refuzoi ti pergjigjej dhunes me dhune, gjakut me gjak, urrejtjes me urrejtje e hakmarrje ashtu si vepronte agresori serb. Ky ndryshim rranjesor e transformoi ate nga nji politikan i rendomte i dites, ne nji burre shteti qe hape shtigje te reja, ne toke te pa lavrueme. Keshtu flet sot Historia! Dy gazetare francez, M.Allaine dhe X.Galmiche shkruejne: “Kjo ishte rruga e ‘rezistences’ politike e civile e inspirueme nga nji intelektual i formuem ne shkollen qe refuzon dhunen, ne shkollen e universalitetit te te drejtave, dhe te demokracise”.

Une e shikoj kete qendrim si shprehje e nji patriotizmi te ri e modern qe hidhte rranje ne trojet dardane. “Shqiptaret e Kosoves, pa dyshim populli ma i shtypun ne ish-Jugosllavine, kane linde si populli ma i lire!” (Antoine Garapon, gjykates frances)

Ky patriotizem i ri kosovar perbuzete “rendin publik” dhe “qetesine” qe ofrojshin burgjet terroriste millosheviqiane, perjashtuese sistematike te vullnetit qytetar dhe te drejtave qytetare per pjesemarrje ne “shtet”. Ky patriotizem i ri ishte perbuzeja e nji qendrimi imoral te papranueshem, i nji perspektive politike qe sakrifikonte te drejten e cdo individi me qene, e me jetue, i lire. Ky patriotizem i ri qe andrroi Ibrahim Rugova ishte i menduem mire e koshient, sepse duhej luftue forca e se keqes qe poshtenon ne menyren ma shtazore dinjitetin e qytetareve, sidomos te asaj pjese te pambrojtun te shoqenise qe vuen pa za, qe vajton e mbulon lotet me duer qe dridhen…! Atehere, rezistenca merr kuptimin e saj ma fisnik, ushqen shpirtent e te gjithe qenieve te revoltue-me, dhe linde frymen e solidaritetit gjithekosovar, sikur don me thane:” O vella, o moter! Une jam me ju! Ju jeni ne zemren time, ne mendjen time, si nji deshmitar i gjalle i mesazhit tuej ringjalles qe premton shpresen, shpresen e lirise per te gjithe njerezimin!”

Megjithe “vrasjen kolektive te nji populli te heshtun’ (Christine Von Kohl), Dr.Rugova, arkitekt i rezistences aktive paqesore qe krijoi nji shoqeni te re shqiptare ne Kosove, dek-laronte, besnik i bindjeve te tia te thella: “Na garantojme se nuk do tekete hakmarrje; na nuk do ta lejojme!” Me kete, shkruejne dy gazetaret frances, “…populli i Kosoves ashte angazhue nga Ibrahim Rugova me adaptue vlerat politike dhe shpirtenore te Europes.”


Nga ketu, tek thanja se nji Kosove e lire dhe e pavarun, dhe hymja e saj ne Europe qe ka qene per idealistin Ibrahim Rugova nji element i fatit shqiptar, ashte vetem nji hap. Ai punoi per kete hap historik, e studjoi ate, e perpunoi, dhe me nji konfidence te plote ne ta ardhmen e Kosoves, priti per momentin e duhun me realizue kete element te fatit shqiptar. Kjo ka qene andrra e tij qe ai e shihte si te pandame nga bindja ne idealizmin e politikes amerikane, orientim qe u ba shtylla e politikes kosovare. Stanley Hoffman i Universitetit Harvard do ta quente ma vone:”…rhe Mother Theresa aspect of the American diplomacy.” Per Ibrahim Rugoven ky qendrim politik u ba “an article of faith” i diplomacise kosovare. Dhe nuk u genjye!

Me 3 shkurt 1994, Dr Ibrahim Rugova i Kosoves se shtypun takohej me Presidentin W.J.Clinton, ne Shtepine e Bardhe. Aty, ai kerkoi – i pari politikan i Kosoves – mbrojtjen nderkombetare te Kosoves per disa vjet me qellim qe te qetesohet situata, e njikohesisht te vendosen, e te forcohen, institucionet demokratike ne Kosove. Menjifjale, nji “trusteeship system” te perkoheshem. Ruejtja e popullsise kosovare nga masakrat serbe, ka qene, per Dr. Rugoven, gur themeltar dhe opsion pa alternative!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-07, 21:11   #13
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

*

Ne prill te vitit 2000, pikerisht dhjete vjet mbas Deshmise para Kongresit ne Washington , D.C., vizitova Kosoven e lire, ne shoqeni te mikut tim Hajdar Bajraktari.

Presidenti Rugova u tregue bujar e na ftoi per darke ne residencen e tij private. Ne ate familje, mikpritja e Zonjes Fana Rugova e bani darken edhe ma te kandeshme. Na shoqenonte, shoku i ngushte e besnik i Presidentit, Dr. Alush Gashi, nji intelektual me perspektive, keshilltar politik i Presidentit Rugova. Kolegu i im dhe une folem shtrue mbi pershtypjet tona per Kosoven. Presidenti ndigjonte ne heshtje e me kujdes, por dukej qartesisht i kenaqun dhe mjaft optimist. Here mbas here i referohej diteve te veshtira te praneveres 1999, kur ai dhe e gjithe familja u mbajten “peng” ne shtepi te vet nga policet serbe. Por une nuk diktova shenja urrejtje, as fryme hakmarrje ne thanjet e tia, sikur nuk deshironte me lejue te kaluemen e hidhun me helmue atmosferen e se tashmes, dhe aq ma shume damtimin e se ardhmes se Kosoves. “Kemi nevoje per gjithcka, na tha, sidomos per rruge te mira…rruget jane arteriet e gjakut per trupin e Kosoves.” Ne dalje na tregoi koleksionin e mineraleve te Kosoves, per te cilin ai ishte mjaft krenar.

Heren e fundit e pashe ne vitin 2004 gjate vizites se tij te fundit ne SHBA. Ne nji hotel te New Yorkut, e ne shoqeni te mikut tim pejan, Ramadan Gashi, e pershendeta me mall, dhe mjaft i shqetesuem per shendetin e tij te dobet. Edhe ai e priti mire kete takim. Tani ma nji personalitet politik me dimensione nderkombetare, ai e ndiente plotesisht barren e rande te fatit qe peshonte mbi shpatullat gjysem te kerrusuna te Presidentit te lodhun. Ate dite me dorezoi edhe “Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit” qe me kishte akordue me rastin e 125 vjetorit te asaj ngjarje historike. Une e falnderova!

Gjate bisedimit koke-me-koke foli ma shume per problemiet e ndertimit te institucio-neve demokratike ne Kosove, dhe perhapjes se edukates demokratike ne mes te kosovare-ve. Dukej i eksituem, pak i shgenjyem, dhe tregonte shenja padurimi, qe une interpretova si rrjedhime te gjendjes tij shendetesore.

U ndame me nji perqafim te ngrohte e te gjate, sikur e kuptuem te dy se ky do te ishte takimi yne i fundit. Sot, nji vjet mbaa vdekjes tij, mbaj akoma te fresket kujtimin e atij takimi, dhe rikujtoj me mallengjim, e respekt, njeriun dhe punen e tij madheshtore, mendimin e tij fisnik, e aktin e tij guximtar e parimor.

Me humbjen e tij, Kosova ka humbe birin e saj qe ka munde vdekjen. Por, Kosova sot celebron edhe jeten e tij te pasun! Pushofte ne paqe te perhershme!

Baldwin, New York
21 janar 2007Alb-Shkenca.org
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-07, 21:12   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kryeministri Sali Berisha: Rugova, gjeni i vizionit kombėtar

Kryeministri merr pjesė nė tubimin pėrkujtimor nė pėrvjetorin e parė tė ndarjes nga jeta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova

Nėn kujdesin e Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, u zhvillua dje nė mbrėmje nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės "Arbnori" njė tubim pėrkujtimor me rastin e pėrvjetorit tė parė tė ndarjes nga jeta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Nė ceremoninė pėrkujtimore ishin tė pranishėm anėtarė tė qeverisė, deputetė, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, personalitete tė fushave tė ndryshme etj.

Kryeministri Berisha, duke folur nė kėtė tubim, shprehu nderimin pėr njėrin prej personaliteteve mė tė shquara tė historisė sonė kombėtare, pėr burrin e madh dhe tė shquar, tė cilit bashkėkohėsit i detyrohen ndoshta mė shumė se kujtdo tjetėr pėr nderin, dinjitetin dhe lirinė qė ai ju dha.

"Ibrahim Rugova vjen nė historinė tonė kombėtare si njė gjeni i vizionit kombėtar. Nė fundin e viteve '80 dhe fillimin e viteve '90, Rugova i vetėm shpalli para kombit, Evropės dhe botės vizionin pėr Kosovėn e pavarur. Kėtė vizion, nė atė kohė i papritur, Presidenti Rugova e hartoi dhe formėsoi, duke lexuar dhe kuptuar mė mirė se ēdokush tjetėr shpirtin e shqiptarėve tė Kosovės", tha Berisha. Kryeministri vlerėsoi mė pas rezistencėn e Rugovės qė si gjeni nė vizionin e tij, kurrė nuk u lėkund.

"Ndėrsa, ky vizion ndeshi me njė skepticizėm universal, ai i qėndroi besnik atij. Ai qėndroi pėrballė njė skepticizmi botėror, qėndroi pėrballė njė presioni tė jashtėzakonshėm rajonal, qėndroi pėrballė njė moskuptimi edhe shqiptar nė atė kohė. Por, Rugova kishte kuptuar se njė popull, qė mė shumė se kushdo tjetėr nė Ballkan kishte derdhur gjak e sakrifica pėr liri, njė popull qė me kryengritjen e tij titane bėri tė pavarur Shqipėrinė dhe i dha goditje pėrfundimtare perandorisė osmane, njė popull vigan nė pėrpjekjet e tij pėr liri dhe dinjitet, kishte pėrcaktuar pavarėsinė si rrugėn mė tė mirė, mė tė shkėlqyer pėr tė ardhmen e tij", u shpreh kryeministri Berisha.

Nė pėrvjetorin e parė tė vdekjes, kryeministri Berisha vlerėsoi Rugovėn si njė gjeni tė kurajos njerėzore. "Rugova nuk ishte vetėm njė vizionar i madh. Rugova ishte njė gjeni i kurajos njerėzore. Pėr vite e vite, nė Ballkanin e luftėrave dhe konflikteve, njė duel ishte i pandėrprerė. Njė duel zhvillohej ēdo minutė, ēdo orė, ēdo ditė, ēdo javė, ēdo muaj, ēdo vit. Dhe ky ishte dueli midis Rugovės, nga baraka e tij ku mbante lidhjen e shkrimtarėve dhe diktatorit mė gjaksor, qė Evropa kishte njohur pas Luftės sė Dytė Botėrore, Sllobodan Millosheviēit. Me njė prej ushtrive mė tė forta e tė fuqishme nė Evropė, Millosheviē lau me gjak popujt e Ballkanit dhe ia doli me doktrinėn e tij tė ultra nacionalizmit tė hapė qindra e mijėra varre, por nuk arriti dot tė mposhtė Rugovėn", u shpreh Berisha.


Rugova qėndroi si misionar i njė ēėshtjeje tė madhe

"Nė vjeshtėn e vitit '92, dy diplomatė tė shquar perėndimore, ish-sekretari i Shtetit, Sairus Vens dhe ish-ministri i Jashtėm britanik, Lordi Ouen, vizituan Tiranėn me njė qėllim dhe mision tė vetėm, tė kėrkonin qė tė ndikoja tek Rugova qė shqiptarėt tė merrnin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė", tha Berisha. Kreu i qeverisė shqiptare kujtoi se gjatė njė dreke kishte ekspozuar qėndrimin e tij ndryshe dhe arsyen pėrse nuk do ta merrte njė nismė tė tillė. "Biseda me kėta burra tė shquar ishte shumė e hapur dhe nga sa kuptova i binda se isha shumė i sinqertė nė arsyet qė paraqita. Nė fund tė bisedės, u them se do tė bėnin shumė mirė tė vizitonin Prishtinėn. Qėllimi im ishte i dyfishtė. Sė pari, doja qė Prishtina tė lartėsohej sa mė shumė dhe tė vizitohej sa mė shumė nga komuniteti ndėrkombėtar dhe po kėshtu Presidenti Rugova. Sė dyti, kur e sheh realitetin nė vend krijon pėrshtypjen dhe mendimet mė tė drejta", u shpreh Berisha. Kryeministri tha se, "kėta diplomatė tė shquar shumė shpejt vendosėn dhe vizituan Prishtinėn. Gjatė vizitės morėm me vete edhe Kryeministrin Paniē, i cili u ndal tek autoritetet lokale serbe, ndėrkohė qė u kėrkon ta presin tek baraka e Rugovės, ku ai mbante konferencat pėr shtyp. Dy zotėrinjtė e shquar shkuan tė takimin me Presidentin Rugova, ndėrsa Paniēi desh u kacafyt me pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės dhe u detyruan ata qė me mjete tė tjera ta nxirrnin Kryeministrin Paniē nga kthetrat e ultranacionalistėve serbė nė Kosovė. Erdhėn mė vizituan dhe mė sollėn pėrshtypjen mė pozitive pėr Presidentin Rugova". Nė kėtė kontekst, Berisha u shpreh se, me kurajėn dhe shpirtin e pamposhtur Rugova qėndroi si misionar i njė ēėshtjeje tė madhe. "Nga baraka e shoqatės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve, pėrfaqėsuesi i kėtij populli, njėlloj si Davidi mposhti Goliatin, do tė vinte njė ditė tė pritej nė Shtėpinė e Bardhė, do tė vinte njė ditė tė laureohej me ēmimin Saharov nga Parlamenti Evropian, tė nderohej nga mbarė bota e qytetėruar pėr vlerat e mėdha qė ai mbronte. Do tė vinte njė ditė, qė ai, pas ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė pėr tė mposhtur ushtritė e Millosheviēit, tė shndėrrohej nė garanci kryesore tė njė Kosovė tė lirė, evropiane dhe tė pavarur", u shpreh Berisha.


Trashėgimi qė e tejkalon njė trashėgimi kombėtare

Kryeministri Berisha tha nė tubimin pėrkujtimor, se trashėgimia e Rugovės ėshtė njė trashėgimi qė e tejkalon njė trashėgimi kombėtare. "Pikėrisht se ka kėtė specifikė, ai ishte njė udhėheqės i dashur pėr shqiptarėt, por, njėkohėsisht ishte njė udhėheqės qė respektonte nė shpirt tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Njė burrė, njė djalė qė rridhte nga njė familje tė ekzekutuar nga armiqtė e tij, por qė kurrė ndonjėherė nuk mė foli me armiqėsi pėr ta. Kjo sepse e dinte qė edhe ata ishin banorė, qytetarė tė Kosovės dhe duhet tė ishin dhe duhet tė jenė qytetarė tė barabartė para ligjit, duhet tė jetojnė nė Kosovė, duhet qė sė bashku me shqiptarėt tė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre nė Kosovė", tha Berisha. Kryeministri u shpreh se shqiptarėt e nderojnė Ibrahim Rugovėn njė vit pas vdekjes, por trashėgimia e tij ėshtė njė trashėgimi e madhe, njė trashėgimi paqeje, tolerance, mirėkuptimi, njė trashėgimi evropiane. "Rugova me Milosheviēin u pėrballėn nė njė duel tė pandėrprerė. I pari, prehet nė altarin e lirisė sė kombit, i dyti, nė analet e krimit tė njerėzimit. Rugova me vlerat qė mbrojti, me parimet qė besoi, me kauzėn sė cilės iu pėrkushtua, ka lėnė nė Kosovė trashėgiminė mė tė shkėlqyer. Trashėgimi qė shėrben realisht si plazmė e njė vendi tė lirė, tė qytetėruar, tė pavarur, e njė vendi e qytetarėve tė barabartė para ligjit, e njė vendi ku jetojnė qytetarė me origjinė dhe besime tė ndryshme dhe ka njė vizion drejt tė ardhmes, drejt Evropės. Jam i bindur se vitet qė vijnė do tė lartėsojnė gjithnjė e mė shumė personalitetin e Presidentit Rugova", tha kryeministri Berisha.

Nė kėtė tubim pėrkujtimor, pėr jetėn dhe veprėn e Rugovės folėn edhe zotėrinjtė Rustem Gjata e Dr.Arian Starova, President i Shoqatės Shqiptare tė Atlantikut.

Halil Rama, Rilindja Demokratike
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-07, 21:13   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rekuiem pėr Presidentin Rugova

,,Bota u pėrket atyre qė digjen, e jo atyre qė ngrohen” - Xh. Spahiu


Milaim BERISHA

Dr. Ibrahim RUGOVA ėshtė njė figurė poliedrike dhe personalitet i shquar. Ai ėshtė flijim i shpirtit tė vizionarit pėr hir tė idealit liridashės.

Nė nismė: ishte redaktor nė gazetėn e studentėve ,,Bota e Re” dhe nė revistėn shkencore ,,Dituria”, qė botoheshin nė Prishtinė, hulumtues i historisė, kryeredaktor i ,,Gjurmimeve albanologjike” nė Institutin Albanologjik, pastaj kryetar i palėkundshėm i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, studiues i shkėlqyer e kritik i letėrsisė, ligjėrues i hershėm dhe mendimtar i veēantė, i qetė dhe i thellė, politikan i moderuar dhe PRESIDENT I PARĖ I KOSOVĖS.

Anėtar korrespodent i ASHAK-sė, bartės i shumė ēmimeve e dekoratave kombėtare e ndėrkombėtare pėr paqe e nė shumė fusha tė tjera, Doctor Honoris Causa tė Universitetit VIII - Sorbonė, Francė, Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian, ėshtė shpallur Senator Nderi i Evropės, Doktor Nderi i Universitetit tė Tiranės, ndėrsa pėr kontributin e tij nė fushėn e kulturės dhe letėrsisė, Ministria e Kulturės e Kosovės, dr. Ibrahim Rugovėn e ka nderuar me ĒMIMIN KOMBĖTAR PĖR VEPĖR JETĖSORE “AZEM SHKRELI”-2006.

Ai, pėrveē tė tjerash, ėshtė mendje e zgjuar, forcė e vetėdijes sė lartė dhe ndėrgjegje e kohės sonė dhe kohėve nė vijim. Ibrahimi ėshtė legjendė e gjallė, kujtesė kombėtare e historike dhe vlerė universale. Ai identifikohet edhe si kultivues i kontinuitetit tė traditės.

Po ashtu Rugova si Bogdani: tejkaluan kohėt nė tė cilat jetuan. Madje, mund tė konkludojmė se Rugova ėshtė studiuesi i cili monumentalizoi veprėn e Bogdanit.

Respektin e zotit Rugova e dėshmoi puna e tij dhe pjesėmarrja e 56 delegacioneve botėrore nė ceremoninė mortore.

Rugova tashmė ėshtė shndėrruar nė njė personalitet tė spikatur, nė prijės qė ka unin e vet. Uni i tij ėshtė uni i kombit.

Ai ėshtė simbol dhe sinonim i rezistencės dhe paqes - pėr njė Kosovė tė pavarur dhe shtet sovran, i demokracisė, lirisė, urtėsisė dhe dashurisė ndėrmjet njerėzve nė Ballkan e nė botė.

Njėkohėsisht, ėshtė personifikim i humanizmit dhe mirėsisė nė kuptimin e plotė sė fjalės. Dashuria e tij ishte njė dashuri e madhe.

Ėndrra e Rugovės nuk ishte ėndėrr e robit, por strategji e atdhetarit tė devotshėm, e largpamėsit, guximtarit dhe sakrificė e misionarit. Rugova: NA BUZĖQESHTE ME SY, NA PĖRSHĖNDESTE ME ZEMĖR.

Nė historinė mė tė re tė popullit tė Kosovės - Dardanisė, ai do tė mbetet njė intelektual i dorės sė parė me virtyte kombėtare dhe universale.

Kėrkesėn e tij tė vazhdueshme ėr pavarėsinė e Kosovės, tė mbėshtetur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian, do ta realizojmė nė vepėr.

VETĖM MĖ TĖ MĖDHENJTĖ SAKRIFIKOJNĖ. VEPRAT - DO TĖ NA IDENTIFIKOJNĖ.

Zoti e bekoftė flakadanin, Ibrahim Rugova!

Iliria Post


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.