Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-09-11, 18:20   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Mediet nė Egjipt nxisin autoritetet qė ta njohin sa mė parė Kosovėn






Nga Express mė 18 shtator 2011 nė ora 18:43
Vizita e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj nė Egjipt, ėshtė pėrcjellur me interesim tė madh nga mediet e shkruara dhe elektronike tė kėtij shteti.

Gazetat egjiptiane kanė pėrcjellur vizitat dhe takimet e shumta tė Ministrit Hoxhaj me personalitetet politike dhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile dhe bashkėsive fetare nė Kajro, si dhe kanė botuar editoriale, opinione dhe reportazhe tė ndryshme, e pėrbashkėta e tė cilave ishte apeli i medieve egjiptiane qė ky shtet ta njohė sa mė parė shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.

“Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, ka arritur nė Kajro, nė vizitėn e parė tė njė zyrtari kosovar qė nga shpallja e pavarėsisė nė vitin 2008. Hoxhaj, ka nisur vizitėn e tij treditore, me vizitėn nė Sheshin Tahrir. Hoxhaj tha se Sheshi Tahrir tani ėshtė bėrė vlerė e gjithė botės, dhe jo vetėm e arabėve. Ai tha se ky shesh pėrfaqėson lirinė dhe luftėn, duke shtuar se liria dhe lufta qė e ka bėrė populli egjiptian nė kėtė shesh, ka frymėzuar popullin e Kosovės dhe gjithė botėn me mėnyrėn e protestave paqėsore e civilizuese, si dhe kėmbėnguljen pėr tė arritur tė drejtat dhe liritė e veta”, thuhej nė njėrėn prej gazetave egjiptiane, ku shpalosej agjenda e Ministrit Hoxhaj gjatė vizitės nė kėtė shtet.

Njė gazetė tjetėr e Kajros nė shkrimin e saj thotė se Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, nė konferencėn e organizuar nga Sindikata e Gazetarėve tė Egjiptit me titull “Pavarėsia e Kosovės”, ka thėnė se qėllimi i vizitės nė Egjipt ėshtė njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Egjipti. Ai ka falėnderuar mikpritjen e Egjiptit, e veēanėrisht njohjen e shtetit tė tij nga tė Rinjtė e Revolucionit.

Hoxhaj ka konfirmuar se shteti i tij ėshtė njohur nga shumė shtete, por synon shtimin e njohjeve dhe anėtarėsimin nė Kombet e Bashkuara. Hoxhaj ka shtuar se Sheshi Tahrir nuk ėshtė simbol i lirisė vetėm nė Egjipt, por i lirisė nė gjithė botėn arabe. Ai ka pėrmendur mosnjohjen e Kosovės nga shtetet arabe, pavarėsisht se 95 % e banorėve tė saj janė myslimanė, ndėrsa vetėm 10 shtete arabe nga 22 sosh kanė njohur Kosovėn.

“Stabiliteti politik nė Kosovė ka ndihmuar zhvillimin e lartė ekonomik. Hoxhaj ka kėrkuar nga Egjipti i ri qė tė ndjek politikė tė re ndaj Kosovės, dhe kjo politikė duhet tė jetė njohja e pavarėsisė. Por, vendimi i njohjes ėshtė vendim sovran qė i takon Egjiptit e jo Kosovės, dhe ka shprehur interesimin pėr bashkėpunim nė fushėn ekonomike, turizmit e shkėmbimit kulturor. Hoxhaj ka shtuar se ndryshimi nė shoqėrinė egjiptiane ka qenė i domosdoshėm, por kjo duhet tė ndodhė edhe nė tė gjitha shtetet arabe”, thuhej nė artikull.

“Kryetari i Partisė al-Wafd, Sayyid al-Badawi, ka deklaruar se do tė ketė rol tė madh nė thellimin e marrėdhėnieve ekonomike midis Kosovės dhe Egjiptit, dhe ka propozuar mbajtjen e njė konference tė biznesmenėve nga tė dy vendet pėr tė udhėhequr nismėn pėr njohjen e Kosovės. Ai ka rikonfirmuar njohjen e Kosovės nga partia e tij, dhe ka shtuar se do tė mbėshtesė njohjen pėrmes Aleancės Demokratike, pjesė e sė cilės janė 35 parti (ndėr tė cilat edhe partia e tij)”, thuhej nė gazetė tjetėr egjiptiane.

Hoxhaj ka pėrshėndetur njohjen e Kosovės nga Partia al-Wafd nė muajin maj, dhe ka pėrshėndetur rolin e kėsaj partie nė njohjen e Kosovė, kurse pėrfaqėsuesit e kėsaj partie kanė thėnė se gjatė vizitės qė do tė kenė nė Libi mė 23 shtator, do tė ngrisin ēėshtjen e njohjes sė Kosovės gjatė takimit me Kėshillin Transitor tė Libisė.

“Gjatė takimit qė Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, pati me kryemyftiun e Egjitpt, Ali Gomaa, e falėnderoi kėtė fundit pėr mbėshtetjen qė i ėshtė dhėnė institucioneve fetare nė fushėn e thirrjes islame. Hoxhaj ka konfirmuar thellėsinė e marrėdhėnieve historike midis Egjiptit dhe Kosovės, duke shtuar se Egjipti me Az’harin ėshtė lidere e botės arabe dhe islame. Ai ka kėrkuar nga qeveria egjiptiane qė tė njohė sa mė shpejt shtetin e Kosovės”, thuhej nė njė gazetė tjetėr prestigjioze egjiptiane.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-09-11, 12:05   #32
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Haxhinasto, vėmendje tė veēantė lobimit pėr Kosovėn





Nga Express mė 19 shtator 2011 nė ora 12:16
Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto ka udhėtuar pėr nė SHBA, pėr tė marrė pjesė nė Sesionin e 66 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

Njė vėmendje tė veēantė, gjatė punimeve tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, do t’i kushtohet Kosovės dhe lobimit pėr rritjen e njohjeve ndėrkombėtare tė saj.

Zyra e shtypit e MPJ-sė sė Shqipėrisė bėri tė ditur se gjatė punimeve tė Sesionit tė 66 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, kryediplomati shqiptar, do tė zhvillojė njė sėrė takimesh tė nivelit tė lartė, si dhe do tė marrė pjesė nė disa aktivitete tė rėndėsishme, si Forumi i Parė i Investimeve Shqipėri SHBA.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-11, 19:04   #33
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Pacolli nė Nju York rimerr premtim pėr njohje nga Tanzania


Nė kuadėr tė angazhimeve lobuese pėr njohjen e Republikės sė Kosovės, zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Kosovės Behgjet Pacolli po qėndron nė Nju Jork tė SHBA-sė, ku po zhvillohen punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.






19 shtator 2011
Ekonomisti

Pacolli ka zhvilluar njė takim tė shkurtėr me presidentin e Tanzanisė Jakaya Kikwete dhe ministrin e Punėve tė Jashtme tė kėtij shteti Bernard Membe. Edhe nė kėtė takim, Pacolli i ėshtė rikonfirmuar se njohja nga Tanzania do tė ndodhė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt. Po ashtu Pacolli ka marrė garanci nga presidenti Kikwete se Tanzania do tė angazhohet qė Kosova ta ketė njohje nga tė gjitha shtetet anėtare tė SADC (komuniteti zhvillimor i vendeve tė Afrikės Jugore), nė tė cilėn bėjnė pjesė 14 shtete.
Pacolli, nė ditėt nė vijim do tė zhvillojė takime tė shumta me udhėheqės tė shteteve qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 09:48   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Ahtisaari shprehet i shqetėsuar pėr njohjet






Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, gjatė qėndrimit nė New York, i shoqėruar nga ambasadori i Republikės sė Kosovės nė SHBA, Avni Spahiu, u takua me ish-ndėrmjetėsin e OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari. Presidentja Jahjaga e falėnderoi ish-presidentin finlandez pėr punėn dhe mbėshtetjen e tij pėr Kosovėn dhe tha se vendi ka shėnuar pėrparime tė mėdha nė veēanti nė zbatimin e planit tė hartuar prej tij.
Presidentja Jahjaga tha se Plani Ahtisaari ka ofruar mundėsi tė mėdha pėr komunitetin serb dhe theksoi rėndėsinė e shtrirjes sė tij edhe nė pjesėn veriore tė Kosovės, me qėllim tė integrimit tė plotė tė komunitetit serb qė jeton atje. Ajo tha se shpėrbėrja e strukturave ilegale serbe nė veri do tė mundėsonte edhe zhvillimin ekonomik pėr kėtė pjesė tė Kosovės dhe komunikimin mė tė lirė dhe tė drejtpėrdrejtė tė qytetarėve serbė nė veri me institucionet e Kosovės.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ėshtė shtet sovran dhe pavarėsia e saj ėshtė e pakthyeshme dhe e njohur ndėrkombėtarisht. Ajo tha se Kosova dhe Serbia kanė synim integrimin nė strukturat euroatlantike dhe ato duhet qė ta ndihmojnė njėra-tjetrėn nė kėtė rrugė. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nevojė pėr marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė qė tė thellojė reformat e brendshme dhe tė pėrshpejtojė procesin e pėrafrimit me strukturat euroatlantike.

Ish-presidenti finlandez Ahtisaari e pėrgėzoi Presidenten pėr punėn e saj dhe vlerėsoi tė arriturat e Kosovės nė kohėt e fundit. Ai tha se ėshtė i gatshėm qė tė ndihmojė Kosovėn nė pėrpjekjet e saj nė skenėn ndėrkombėtare por theksoi se ėshtė i shqetėsuar me procesin e ngadalshėm tė njohjeve tė pavarėsisė sė saj.

Ish-presidenti Ahtisaari tha se mosnjohja e Kosovės nga pesė vende tė BE-sė e ka vėshtirėsuar rrugėn e saj dhe theksoi se BE-ja duhet tė dėrgojė porosi tė qarta pėr gjithė rajonin dhe pėr Kosovėn nė veēanti pėr proceset integruese. Ai tha se duhet tė qartėsohen tė gjitha pengesat qė po i bėhen Kosovės qė ajo tė vazhdojė zhvillimin e saj nė tė gjitha fushat. Ish-Presidenti Ahtisaari tha se shpreson pėr ndryshim tė gjendjes nė veri tė Kosovės dhe pėr integrimin e serbėve tė kėsaj pjese. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 09:49   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Brunei drejt njohjes sė Kosovės







Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi dhe ministri i Punėve tė Jashtme Enver Hoxhaj, kanė zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė vendeve anėtare tė Ligės Arabe dhe Organizatės pėr Kooperim Islamik ku kanė marrė premtime pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės nga disa shtete anėtare tė kėtyre dy organizatave.
Kryeministri Thaēi dhe ministri Hoxhaj po ashtu kanė takuar Princin e Sulltanatit tė Bruneit, Al-Muhtadee Billah Ibn. Princi, gjatė takimit i ka konfirmuar kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Kosovės, se shteti i tij ėshtė nė proces tė vendimmarrjes pėr njohjen e Kosovės, shtet sovran dhe i pavarur.

Kryeministri Thaēi e ka falėnderuar Princin Al-Muhtadee Billah Ibn dhe ka theksuar se pas vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike mes dy vendeve, Republika e Kosovės ėshtė e interesuar tė zhvilloj marrėdhėniet ekonomike, arsimore dhe kulturore me Brunein.

Po ashtu, kryeministri dhe ministri kanė zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė vendeve anėtare tė CARICOM-it, ku kanė marrė premtime nga kėto shtete pėr njohjen e Republikės sė Kosovės nė njė tė ardhme tė afėrt.

Nė njė tjetėr takim, Hoxhaj ka takuar ministrin e Drejtėsisė tė Zelandės sė Re, i cili kryeson delegacionin e kėtij shteti nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė. Ata kanė biseduar pėr intensifikimin e marrėdhėnieve e gjithanshme bilaterale mes dy shteteve.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka takuar disa pėrfaqėsues tė vendeve qė shtrihen nė ishujt e Pacifikut. Hoxhaj ka kėrkuar nga udhėheqėsit e tyre qė sa mė shpejtė tė marrin vendimin pėr njohjen e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, vendim qė do tė ndikonte nė stabilitetin e rajonit.

Po ashtu, gjatė kėsaj dite, ministri i Jashtėm dhe homologu i tij nga Malta, Tonio Borg, kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike mes Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Maltės.

“Po ashtu jemi marrė vesh qė disa diplomatė tė rinj nga MPJ e Kosovės do tė avancojnė pėrgatitjet profesionale nė kėtė shtet”, bėri tė ditur Hoxhaj.

Gjatė ditės, Kryeministri Thaēi dhe Ministri Hoxhaj kanė zhvilluar njė takim edhe me Emirin e Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani, i cili ka premtuar se do tė vazhdojė ta mbėshtesė Kosovėn nė procesin e njohjeve tė reja ndėrkombėtare. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-11, 15:45   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Njohje pa letra


9:24 / 24.09.2011


Gaboni, Nigeria dhe Bregu i Fildishtė numėrohen si tri vendet e fundit qė e kanė njohur Kosovėn, por asnjėra prej tyre nuk ėshtė dėshmuar me nota verbale. Behgjet Pacolli thotė se nuk i interesojnė letrat. Krejt kėtė punė, Skėnder Hyseni e quan tregti me njohje.
Nė faqen zyrtare tė MPJ-sė deri mė tani janė regjistruar 81 shtete qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, derisa Santa Lucia figuron si vendi i fundit qė ka njohur Kosovėn, mė 19 gusht 2011.

Zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli thotė se Ministria e Jashtme ėshtė duke gabuar qė nuk po e ndryshon numrin e njohjeve nė faqen zyrtare.

“Eh valla, Ministria e Jashtme ka bėrė gabim shumė se nuk i ka shėnuar kėto njohje tė reja. Shumė gabim ka bėrė”, ka thėnė Pacolli pėr “Express”.

Nė Ministrinė e Jashtme pajtohen se Kosova ėshtė njohur nga 84 shtete, por ky dikaster ende nuk i ka futur tri njohjet e fundit nė listėn zyrtar. Zėdhėnėsi Artan Behrami ka thėnė se pret qė notat verbale tė arrijnė shpejtė nė kėtė Ministri.

Ditėve tė fundit tė gjithė akterėt qė merren me politikėn e jashtme tė vendit ndodhen nė New York, ku po zhvillon punimet Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė. Nga atje, kryeministri Hashim Thaēi, zėvendėskryeministri Pacolli dhe ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj kanė njoftuar pėr premtime tė shteteve pėr njohje tė Kosovės.

Ndryshe, njeriu i parė qė ka udhėhequr Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skėnder Hyseni, thotė se e ka paralajmėruar mė herėt mungesėn e njė adrese tė saktė tė diplomacisė.

“Ėshtė gabim elementar paralajmėrimi i procesit tė njohjeve”, ka thėnė Hyseni, i cili e cilėson tregti atė qė ėshtė duke ndodhur me procesin e njohjeve. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-11, 19:51   #37
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Boshnjakėt kosovarė ndihmojnė procesin e njohjes


20:46 / 28.09.2011

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka shprehur bindjen se komuniteti boshnjak nė Kosovė do ta ndihmojė njohjen e shtetėsisė sė vendit nga Sarajeva zyrtare.
“Dėshiroj tė theksoj se institucionet e Kosovės besojnė se komuniteti boshnjak gjithashtu do tė jetė njė urė lidhėse e fuqishme e bashkėpunimit tė shtetit tė Kosovės dhe Bosnjė e Hercegovinės, dhe gjithashtu do tė ndihmojė apo lehtėsojė Sarajevėn pėr tė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran”, kas deklaruar kryeministri Thaēi.

Kėto komente kreu i ekzekutivit kosovar i ka bėrė nė ceremoninė e organizuar nė Prizren me rastin e shėnimit tė 28 Shtatorit - Ditės sė Boshnjakėve. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-10-11, 09:11   #38
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Pacolli bėn biznes nė Nigeri, ngec si diplomat





S’ka mundur t’ia siguronte njohjen Kosovės nga shteti mė me ndikim nė Afrikė, ndonėse prej se e ka marrė postin e zėvendėskryeministrit, pesė muaj mė parė, njė kohė tė gjatė e ka kaluar atje. Por, ka nėnshkruar njė memorandum qė garanton investim prej 1.4 miliardė dollarėsh nė kėtė vend.


Behgjet Pacolli kurrė nė Kosovė nuk ka folur publikisht pėr kėtė. Ministri i Tregtisė dhe Investimeve i Nigerisė, Olusegun Aganga, ka dhėnė informatėn zyrtare pėr investimin nė vendin e tij qė do ta bėjė konsorciumi “Seagas Services Limited” dhe “Oceanmar Services Limited”, i pėrfaqėsuar nga Pacolli.

Aganga dhe Pacolli kishin vėnė firmat nė memorandum, mbrėmjen e 19 shtatorit, nė Abuja.

Pacolli ka thėnė tė premten ta ketė nėnshkruar memorandumin qė garanton investime nė Nigeri, sa pėr ta “betonuar” njohjen nga ky vend. Nuk e ka publikuar njė kopje tė memorandumit, por ka thėnė se Kosova do tė pėrfitojė nga kjo.

Nė njė bisedė pėr “Koha Ditore”, ai ka treguar se si zėvendėskryeministėr i parė i ka shanset zero pėr tė takuar pėrfaqėsues tė kėtyre shteteve.

“Por mė duhet me improvizu”, ka thėnė ai.

Pacolli shton ta ketė kontaktuar Odėn Ekonomike tė Kosovės, por edhe ta ketė vėnė nė dijeni kryeministrin Hashim Thaēi dhe ministren e Tregtisė, Mimoza Kusari, me memorandumin qė ka nėnshkruar dhe me ato qė ai i ka quajtur “pėrfitime qė mund tė ketė Kosova nga kjo”.

Safet Gėrxhaliu, drejtor i Odės Ekonomike tė Kosovės, ka thėnė se pos njė bisede telefonike ku Pacolli ka pėrmendur pėrpjekjet pėr tė hapur tregun nė Nigeri dhe pėr mundėsinė qė firmat kosovare tė marrin pjesė aty, asgjė zyrtare nuk i ėshtė premtuar.

“Zyrtarisht nuk kemi kurrgjė” ka thėnė Gėrxhaliu.

Gėrxhaliut ia ka pėrmendur Pacolli “investimin” e Kosovės nė Nigeri nė vlerė prej 1 miliard eurosh. Nėpėrmjet telefonit i ka thėnė gazetės gjysmė miliardė euro, e nė zyrėn e tij kėtė vlerė e ka rritur edhe pėr 100 milionė euro.

Pacolli ka vėnė firmėn nė memorandum nė cilėsinė e zėvendėskryeministrit dhe si pėrfaqėsues i dy kompanive evropiane.

“Me kėtė ia bėjmė tė njohur opinionit publik nė Nigeri, se kjo vjen prej Kosove”, ka thėnė Pacolli. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-11, 09:37   #39
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Thirrje myslimanėve


Ministri i Jashtėm i Kosovės iu ka bėrė thirrje shteteve myslimane qė ta njohin Kosovėn. Nė njė intervistė pėr gazetėn egjiptiane, “En-Nour”, Hoxhaj ka pėrsėritur kėrkesėn pėr njohje nga Egjipti, tė cilin e ka quajtur shtet lider tė botės arabe dhe islame.


Nga Express mė 02 tetor 2011 nė ora 08:43

Ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Enver Hoxhaj nė njė intervistė pėr gazetėn egjiptiane, “En-Nour” ka thėnė se ky vend pas revolucionit ėshtė shtet i ri dhe duhet tė ndjekė politika tė reja karshi njohjes sė Kosovės.

“Ne vihemi nė pozitė tė vėshtirė kur pyetemi se pse shtetet arabe e islamike nuk ju njohin, veēanėrisht kur njė pjesė shumė e madhe e shteteve nga i gjithė globi deri tani kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Ajo pėr tė cilėn ndjej keqardhje ėshtė fakti se shumica e shteteve islamike e arabe nuk e kanė njohur akoma shtetin e Kosovės me popullatė shumicė myslimane. Pėr kėtė, isha nė Kajro, si mik, pėr tė kėrkuar njohjen nga Egjipti, si lider i botės arabe e islame, veēanėrisht pėr shkak tė lidhjeve historike e kulturore midis dy vendeve tona. Tė gjithė e dinė se Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, ka qenė shqiptar dhe ndajmė identitetin, kulturėn e qytetėrimin e njėjtė. Ne ndajmė aspiratat e pėrbashkėta pėr liri, demokraci e prosperitet, si dhe marrėdhėniet e shkėlqyera midis dy popujve”, ka thėnė Hoxhaj.
I pyetur pėr revolucionin nė Egjipt, ministri ka theksuar se populli i Kosovės ka simpatizuar dhe ka mbėshtetur Revolucionin egjiptian qė nga momenti i parė dhe i dėshiron popullit egjiptian stabilitet, zhvillim dhe prosperitet.

“Mendoj se Revolucioni ka qenė i pashmangshėm dhe ky revolucion ka qenė i rėndėsishėm pėr gjithė botėn arabe. Jam i bindur se Egjipti do tė ketė tė ardhme tė ndritur pas Revolucionit dhe Kosova e mbėshtet Egjiptin e popullin e tij, i cili ka luftuar njėsoj si populli im pėr liri”, ka shtuar ai.

Ministri Hoxhaj ka folur edhe pėr vizitėn qė i ka bėrė “Sheshit Tahrir”, i cili sipas tij, ėshtė bėrė simbol i lirisė, krenarisė, dinjitetit dhe prosperitetit, jo vetėm tė Egjiptit, por pėr tė gjitha shtetet arabe e islamike.

“Gjatė vizitės nė “Sheshin Tahrir”, kam ndjerė luftėn e popullit egjiptian pėr liri, ashtu siē ka luftuar populli kosovar pėr 20 vjet pėr arritjen e pavarėsisė e lirisė sė tij, si dhe luftėn paqėsore pėr liri e sovranitet. Kjo luftė pėr liri ka frymėzuar popullin e Kosovės, ashtu siē ka frymėzuar gjithė botėn pėr vendosmėrinė dhe mėnyrėn paqėsore e kulturore tė protestimit pėr tė realizuar tė drejtat dhe liritė”, ka theksuar Hoxhaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-11, 10:38   #40
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Diplomacia, mundi po shkon huq


Pavarėsisht nga aktiviteti i shtuar diplomatik i Qeverisė sė Kosovės pėr tė shtuar numrin e njohjeve, ky proces po ecėn me hapa tė ngadaltė.
Ndonėse ekzekutivi i vendit ėshtė duke shpenzuar mjete dhe kohė nė fushėn e lobimit, pėr tetė muaj tė qeverisjes “Thaēi 2”, Republika e Kosovės ėshtė njohur vetėm nga gjashtė shtete, shkruan gazeta Zėri.

Njohjet, ndėrkaq, sipas partive opozitare dhe analistėve, janė duke shkuar nė shpėrpjesėtim me intensitetin e lobimit, pavarėsisht faktit se nė kėtė fushė ėshtė i angazhuar zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli, ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj dhe herė pas here edhe kryeministri Hashim Thaēi dhe presidentja Atifete Jahjaga.

Madje, sipas opozitės, Prishtina zyrtare po shfaq njė joseriozitet nė ēėshtjen e lobimit edhe pėr faktin se nė njė proces janė tė angazhuar gjithė lidershipi, duke shkaktuar pėrplasje tė brendshme diplomatike.


ps: Cfare mendoni ju, cfare duhet bere per te rrite numrin e shteteve qe njohin Kosoven ? A eshte opcion ndonje person tjeter ne diplomaci, apo... ?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-10-11, 22:07   #41
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Njohja nga Kuvajti nė ditėt e afėrta





Kryetari i Asamblesė Nacionale tė Kuvajtit, Jassem Mohammad Al Kharafi, nė krye tė njė delegacioni parlamentar, ka arritur tė shtunėn nė njė vizitė dyditėshe nė Kosovė, me ē’rast ėshtė pritur nė njė takim nga kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi.


“Ne nė fakt themi se Kuvajti e ka njohur Kosovėn, por se kėtė duhet tė formalizojė Qeveria e Kuvajtit qė presim tė bėjė sė shpejti pėr tė hapur edhe mė tej udhėt e bashkėpunimit”, ka thėnė kryekuvendari Krasniqi nė njė prononcim pėr gazetarė.

Al Kharafi, nga ana e tij, ka theksuar se kryeministri i Kuvajtit e ka njoftuar se udhėzimet e Princit tė Kuvajtit kanė qenė dhe janė drejt njohjes sė Kosovės dhe “nė ditėt e caktuara, tė ardhshme, do tė jetė edhe njohja e Kosovės zyrtarisht”.

“Shpresoj qė tė kemi dobi tė dyja vendet, para njohjes, edhe pas njohjes. Shpresoj qė tė mos humbim kohė, si dy vende, qė praktikisht tė fillojmė me hapa konkretė, drejt zhvillimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve. Ne biseduam me kryetarin e Kuvendit edhe pėr bashkimin ndėrmjet anėtarėve tė tė dy parlamenteve, dhe po ashtu kemi biseduar qė anėtarėt e tė dy parlamenteve duhet tė nxitojnė qė ta kompensojnė kohėn e kaluar para njohjes sė Kosovės, nė mėnyrė qė kėto marrėdhėnie tė forcohen, menjėherė pas njohjes”, theksoi kryeparlamentari kuvajtian, duke shtuar se shumė shpejt pas njohjes sė Kosovės duhet tė pasojnė edhe vizitat reciproke nga udhėheqjet e tė dy vendeve pėr tė kompensuar atė qė ėshtė humbur.

Nė pyetjen se kur pikėrisht do tė ndodhė njohja, ai u pėrgjigj se nė ditėt e afėrta do tė ndodhė njohja, ndėrsa dita e saktė e njohjes i mbetet Qeverisė sė Kuvajtit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-11, 19:27   #42
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Shqipėria i kėrkon Pakistanit tė njohė Kosovėn





Kryeministri Sali Berisha ka kėrkuar nga Pakistani tė rimarrė tė rishqyrtojė ēėshtjen e Kosovės, pėr ta njohur atė. Kėtė kėrkesė kreu I qeverisė shqiptare ia ka bėrė Kryetares sė Asamblesė Parlamentare tė Pakistanit, Fehmida Mirza e cila prej dy ditėsh ndodhet nė njė vizitė zyrtare nė Tiranė.

“Pakistani tė marrė nė konsideratė e tė shqyrtojė ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės, duke e konsideruar njohjen e pavarėsisė sė shtetit mė tė ri tė Evropės, si njė kontribut tė rėndėsishėm pėr paqen, stabilitetin dhe bashkėpunimin nė rajon”, tha kryeministri Berisha. Nga ana e saj, kryetarja e Asamblesė Parlamentare tė Pakistanit siguroi se kjo ēėshtje po shqyrtohet me seriozitet dhe se parlamenti do luajė rol aktiv nė kėtė drejtim. Gjatė takimit me kryeparlamentaren e Pakistanit kreu i qeverisė foli dhe pėr vendosmėrinė e dy vendeve pėr tė zgjeruar bashkėpunimin nė fushėn e kulturės, trashėgimisė kulturore, arsimit, shkėmbimeve ekonomiko-tregtare, si dhe nė nxitjen e investitorėve pakistanezė pėr tė shfrytėzuar potencialet, qė ofron Shqipėria.

Kryeparlamentarja pakistaneze vlerėsoi kontributi qė Shqipėria ka dhėnė dhe vijon tė japė nė Koalicionin ndėrkombėtar nė Afganistan nė ndihmė tė njė populli mik, i cili po bėn pėrpjekje tė jashtėzakonshme pėr ndėrtimin e demokracisė dhe konsolidimin e institucioneve, si dhe u shpreh angazhimi i tė dy vendeve nė luftėn kundėr terrorizmit, nė kuadėr tė bashkėpunimit nė koalicionin ndėrkombėtar kundėr terrorizmit, si nė Afganistan ashtu edhe mė gjerė. Kryeministri Berrisha shprehu kėnaqėsinė pėr takimin me znj. Mirza, si Kryetaren e parė femėr nė historinė e Parlamentit pakistanez, ēka tregon pėrpjekjet e kėtij vendi pėr tė konsoliduar njė shoqėri demokratike bazuar nė parimet e barazisė gjinore dhe liritė dhe tė drejtat e njeriut. Po sot kryeparlamentarja e Pakistanit ėshtė pritur dhe nga zv/kryeministri dhe ministry i jashtėm Edmond Haxhinasto.

Zyra e shtypit e MPJ-sė bėri tė ditur se ministri Haxhinasto vlerėsoi potencialet e bashkėpunimit qė ekzistojnė midis dy vendeve, veēanėrisht nė fushėn ekonomike. Nė kėtė kuadėr, ai theksoi nevojėn pėr organizimin e Komisionit tė Pėrbashkėt Dypalėsh, i cili do tė shėrbejė pėr njohjen konkretisht tė kėtyre mundėsive, sidomos nė fushėn energjetike, tė bujqėsisė, por dhe nė fusha, si arsim, kulturė etj, duke nėnvizuar rėndėsinė e afrimit dhe bashkėpunimit mes dy komuniteteve tė biznesit. Ministri Haxhinasto sugjeroi dhe njė takim tė pėrfaqėsuesve tė Dhomave tė Tregtisė mes dy vendeve pėr tė nxitur investimet e biznesit respektiv. Duke vlerėsuar kontributin e Shqipėrisė nė Afganistan, kryetarja e Parlamentit tė Pakistanit theksoi se pa paqe nė Afganistan, nuk ka paqe nė gjithė rajonin. Mė tej ajo nėnvizoi rėndėsinė qė Pakistani i kushton zhvillimeve nė Afganistan si dhe luftės kundėr terrorizmit. Lidhur me ketė betejė, ajo shtoi se Pakistani kėrkon mbėshtetje ndėrkombėtare, raportoi Koha.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-11, 22:12   #43
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Sė shpejti edhe dy njohje ?


Nė kuadėr tė angazhimit institucional pėr shtimin e numrit tė njohjeve pėr Kosovės, zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė, Behgjet Pacolli, dielėn nė Paris ka zhvilluar njė takim me kryeministrin e Republikės Demokratike tė Sao Tomesė, Patrice Trovoada.

"Gjatė kėtij takimi, zoti Pacolli edhe njėherė ripėrsėriti kėrkesėn pėr njohjen e Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran, duke i garantuar atij se vendimi i shpejtė i njohjes sė Kosovės, do tė pėrbėnte respektim tė plotė tė vullnetit tė qytetarėve kosovare, dhe opinionit kėshilldhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Nė anėn tjetėr, kryeministri z.Patrice Trovoada, e garantoi z.Pacolli se njohja e Kosovės nga Sao Tome ėshtė nė shqyrtim e sipėr, dhe gjithqka do tė pėrmbyllet shumė shpejt", thuhet nė njoftim tė zyrės sė Pacollit, transmeton Express.

Ndėrkaq, tė shtunėn zėvendėskryeministri Pacolli nė Paris ka takuar pėrfaqėsues tė partisė mė tė madhe nė Tunizi, “Ḥizb al‐Nahḍah”, qė ėshtė edhe partia qė ka marrė mandatin pėr tė formuar qeverinė e pėrkohshme qė do ta pregatisė vendin pėr zgjedhjet e reja, tė lira dhe demokratike.

"Pacolli, pas njė bisede tė gjatė dhe miqėsore u akordua me pėrfaqėsuesit e kėsaj partie qė nė njė kohė sa mė tė shpejtė, pas zgjedhjeve qė do tė zhvillohen nė Tunizi, ky shtet tė procedojė me njohjen e republikės sė Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran.

Njė premtim pėr njohje tė menjėhershme pas zgjedhjeve, zoti Pacolli e kishte marrė edhe gjatė vizitės nė Tunizi nė gusht tė kėtij viti, nga z. Rashid al-Ghannushi, lider i kėsaj partie. Pacolli po ashtu, ėshtė dakorduar qė shumė shpejt tė zhvillojė edhe njė vizitė tjetėr nė shtetin e Tunizisė", thuhet me tej nė njoftim.

Zėvendėskryeministri Pacolli, tė shtunėn nė mbrėmje, ka zhvilluar njė takim edhe me pjestarė tė organizatės sė Afrikės Juglindore, tė cilėve u ka shtruar kėrkesėn pėr njohjen nė bllok tė Republikės sė Kosovės. Nė kėtė organizatė, bėjnė pjesė shtete tė fuqishme si Tanzania, Ruanda, Burundi, Mozambiku, Sėaziland, Malawi, Zambia, dhe Zimbambwe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 15:25   #44
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Njė tjetėr vend pritet ta njohė Kosovėn


Pas Kamerunit, zėvendėskryeministri Behxhet Pacolli ka vizituar shtetin e Sao Tome nga autoritetet e tė cilit ka marrė konfirmim pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės.




Nė kuadėr tė angazhimeve institucionale pėr lobim, zėvendėskryeministri i parė i Kosovės, Pacolli, ėshtė takuar nė Sao Tome me kryeministrin e kėtij shteti Dr.Patrice Emery Trovoada si dhe me ministrin e Punėve tė Jashtme, Manuel Salvador Dos Ramos.

Sipas njė komunikate pėr media tė dėrguar nga kabineti i Pacollit, ben te ditur KosovaTimes, gjatė kėtij takimi, ai e ka informuar edhe njėherė kryeministrin Trovoada me arritjet demokratike qė Republika e Kosovės ka shėnuar qė nga shpallja e pavarėsisė nė vitin 2008.

Nė kėtė kontekst, zėvendėskryeministri Pacolli, ripėrsėriti kėrkesėn pėr njohjen e Republikės sė Kosovės dhe fillimin e bashkėpunimit diplomatik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 15:27   #45
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Spanja mund ta njohė Kosovėn


Pas zgjedhjeve spanjolle, nė tė cilat ka fituar partia e djathtė e qendrės, Partia Popullore e Mariano Rajoy, Spanja mund ta njohė Kosovėn.





Ignacio Mollina, analist i lartė pėr Evropėn nė Institutin Mbretėror Eclano, organizatė e njohur pėr studime nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, shpjegon se kishte disa arsye pėr refuzimin spanjoll.

Ditė mė parė, nė njė bisedė pėr Gazetėn JNK, Mollina kishte vlerėsuar se zgjedhjet mund tė ndryshojnė qasjen spanjolle, transmeton QIK-u njoftimet.

Sė pari, deklarata e pavarėsisė sė Kosovės ishte ndėrlidhur me kohėn e zgjedhjeve parlamentare tė kaluara nė Spanjė, pastaj Madridi kishte problem nė vazhdimėsi pasi ishte deklaruar se ndėrhyrja e aleatėve nė Irak mė 2003 ishte kundėr tė drejtės ndėrkombėtare, problemet me nacionalizmin nė rajonet katalunase dhe baske si dhe negociatat e Qeverisė me organizatėn separatiste ETA.

"Rol kanė luajtur edhe lidhjet personale tė Ministrit tė Jashtėm Miguel Anhel Moratinos (i cili ishte nė kėtė pozitė deri mė 21 tetor 2010) me diplomatėt serbė", tha Mollina pėr Gazeta JnK. "Ai kishte qenė nė fillim tė karrierės sė tij diplomatike nė Serbi".
Mollina, i cili ishte i pranishėm nė konferencėn "EU talks Kosovo" tė organizuar nga Qeveria e Kosovės dhe British Council, thotė se megjithatė tash Spanja ėshtė mė pragmatike me Kosovėn pas vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (ICJ) mė 2010.

Ai shton se nė kuptim afatgjatė, Spanja do ta njohė Kosovėn. Po ashtu dihet se Anhel Moratinos ishte njė mik dėshmuar i Serbisė. Ai ėshtė shpallur edhe qytetar nderi i Beogradit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.