Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-10-07, 05:02   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Golgota Shqiptare

"Golgotha Shqiptare"- si u gjet libri i holokaustit !


Leo Freundlih, hebreu qė protestoi kundėr zhdukjes masive tė shqiptarėve nga serbėt nė vitet 1912-1913.
Holokausti mbi shqiptarėt Serbėt vranė 500 000 njerėz
Libri i tij "Akuza qė ulėrijnė" dėshmia e parė pėr shfarosjen kolektive tė njė populli evropian para atij Ebraik. Masakrat qė u ndėrmorrėn serbėt nė trojet shqiptare. Mbi 250 mijė shqiptarė tė masakruar vetėm nė veriun etnik tė Shqipėrisė gjatė vjeshtėn e vitit 1912.
Kopja e vetme e librit tė Freundlih "Akuza qė ulėrijnė", i cili pėrmban protestėn ndaj Evropės qė nuk reagoi nė mbrotje tė shqiptarėve gjatė zhdukjen masive tė pjesės mė tė mėdhe tė popullit shqiptar nė Ballkan, ėshtė gjetur nė bibliotekėn e Universitetit tė Harvardit nė SHBA, nė vitin 1982 nga studiouesja Safete Juka, me banim nė Amerikė.
Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim nė Vjenė, ėshtė njėri ndėr intelektualėt e pakėt qė mbajti koleksionin e tė gjitha gazetave tė mėdha tė kohės qė tregonin mbi shfarosjen e sė paku njė gjysėm milioni shqiptarėve nga serbėt nė vitet 1912-1913. I revoltuar ai ngriti zėrin e tij kundėr asaj qė ai e qujati "Golgotha Shqiptare", e qė u shoqėrua nga masakra tė atij tipi qė nuk i kishte njohur Bota mė parė. "Unė e dėnoj dhunėn qė ushtrohet padrejtėsisht ndaj ēdo populli. Ai qė nuk bėn kėshtu sot, tė mos ēuditet nėse nesėr edhe ai vetė do tė bėhet viktimė e njė Golgothe tjetėr" – thotė shkrimtari hebre. Vetėm pas 10 vjetėsh, pikėrisht nė vitin 1992, ky libėr njohu botim nė tri gjuhė, nė saj tė ndihmės sė jashtėzakonshme tė gjermanit Hans Peter Rullman me banim nė Hamburg. Botimi nė anglisht u bė nė saj tė zotit Steve Tomkin, kroat i lindur nė Kosovė. Nė Kroatisht libri i pėrkthye dhe u botua nga mjeku Dr. S Leban, i lindur nė Bosnje. Ndėrkohė qė pėrkthimin nė shqip e realizoi Riza Lahi, nėn sponsorizimin e Xhaferr Kastratit nga Kosova dhe pėrkujdesjen e shtypshkronjės "Eurorilindja" nė Tiranė.
Serbia, "macja qė kėrkon tė behet luan"
Pas traktat tė Shėn Stefanit mes Turiqė qė humbi luftėra tė njėpasnjėshme dhe Rusisė fituese, kombi shqiptar u vu nė rrezik tė jashtėzakonshėm, pasi aleatja ballkanike e perendorisė sė Carėve Serbia, kėrkoi tė zgjeronte zotėrimet e veta pėr tu kthyer nė njė fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithėse kishte njė popullsi vetėm 900 mijė banorė. Por nėse deri nė vitin 1911 synimet ruse dhe serbe nė Ballkan do tė dėshtonin, kjo nuk erdhi pėr meritė tė Perendorisė Turke nėn tė cilėn ndoshej Shqipėria, por thjesht nga fakti qė shqiptarėt me anė tė Lidhjes sė Prizrenit mė 1878 nuk e lejuan njė gjė tė tillė dhe e kundėshtuan me armė.Qė nga viti 1906 deri nė vitin 1912, njė sėrė kryengritjesh pėr pavarėsi tė shqiptarėve, kryesisht nė veri tė trojeve etnike shqiptare, u shtypėn me dhunė dhe barbari nga na e ushtrive turke. Me fillimin e luftės ballkanike, Shqipėria ishte gjysėm e shkretuar dhe trupat serbe, nė ėmėr tė luftės kundėr Perendorisė Osmane, ndėrmori njė sėrė pushtimesh tė cilėt i shoqėruan me masakra masive kundėr njė popullise krejtėsisht tė paarmatosur, ku sipas shtypit evropian humbėn jetėn 250 mijė shqiptarė. Ndėrkohė ka tė dhana tė sigurta se shifta mund tė jetė edhe njė gjysėm milioni. Nga 180 mijė kilometra katrorė, me njė popullsi rreth 2 milionė banorė qė numėroheshin brenda teritoreve shqiptare nė fund tė shekullit tė XIX, nė vitet ' 30 kishin mbetur teritore shqiptare vetėm 80 mijė km katrorė, dhe kėto nė pjesėn mė tė madhe jashtė shteti shqiptar. Sipas historinėve tė kohėve moderne, ekspasioni sllav qė u shoqėrua dhe me shpėrgulje masive dhe dukje tė popullisive etnike tė vendeve tė mėsipėrme, qė njehsohej me ekpansionin komunist mė vonė i mori popujve gjernanė, hungarezė, shqiptarė, rumunė, armenė etj teritore tė cilat kapnin sipėrfaqen rreth njė milionė kilometra katrorė nga tė cilat njė dhjeta i takonin teritoreve shqiptare. Etnia shqiptare nė prag tė shkatėrrimit tė perendorisė sė kalbur Osmane humbi mė shumė se gjysmėn e teritoreve tė veta. Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudės, e Pazarit tė Ri, Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e manastrit, shtoju kėtyre edhe humbjen e krahinave tė Janinės dhe tė Ēamėrisė, tė cilat u shpopulluar ose u asimiluan me forcė nga Greqia, pėrbėjnė edhe fushatėn mė tė egėr atishqiptare tė ekspansionit sllav kundėr popullit mė tė vjetėt nė Ballkan dhe Evropė. Njėri ndėr libra qė hedh dritė mbi shpėrnguljet masive tė shqiptarėve ėshtė edhe libri historik i Leo Freundlich "Golgotha shqiptare" Dėshmitare e krimeve tė serbėve nė vitin 1912-1913 ka qenė edhe "Nėnė Tereza", atėherė fėmijė. Ajo pa me sytė e saj sesi serbėt i helmosėn tė atin, ndėrkohė qė anėtarėt e tjerė tė familjes shpėtuan duke u arratisur nė drejtim tė Tiranės.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.