Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-05-06, 22:17   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ushtria Ēlirimtare Kombėtare emblemė e shenjtė e lirisė

Me rastin e 5-vjetorit tė paraqitjes publike tė U. Ē. Kombėtare

Nga: Mr. Vaxhid Sejdiu

Prolog

Ushtria Ēlirimtare Kombėtare emblemė e shenjtė e lirisė. Kjo fjali shumkuptimore na pėrkujton periudhėn e lavdishme, shkėlqimin dhe ngritjen e saj, si forcė kombėtare nė mbrojtjen e popullit shqiptar nė IRJM. Qė nga dalja e saj e parė (16 shkurt 2001) u mbushėn pesė vite, por plagėt e luftės, terrori shtetėror, dhuna e organizuar dhe ndėshkimi brutal nga ana e institucioneve tė atėhershme tė shtetit ende ėshtė i gjallė; nė sytė e fėmijėve, nė trupin e invalidėve tė luftės, nė zemrėn e familjeve tė dėshmorėve - me njė fjalė nė shpirtin e shqiptarėve. Ata me tė gjitha mjetet e mundshme shtetėrore u ndėshkuan me muaj tė tėrė gjatė vitit 2001. Pėrpjekjet e qindra e qindra luftėtarėve tė lirisė nėn emblemėn e UĒK-sė, ishin vendosmėria e bijve mė tė mirė, tė cilit kishin vendosur edhe jetėn pėr ta dhėnė, me qėllim qė populli shqiptar tė jetoj i lirė nė trojet e tyre etnike.

Edhe pas pesė viteve plagėt e luftės shihen kudo, kurse ndryshimet me tė cilat do tė identifikohet ideali i tyre nuk vėrehen fare.

Dihet fakti se dėshmorėt e kombit, invalidėt e luftės, luftėtarėt e lirisė dhe veprimtarėt e saj, me gjakun dhe djersėn e tyre u bėnė themel i ditės sė re. Tė gjithė sė bashku u bėnė shkas pėr ndryshimet kushtetuese nė kushtetutėn antishqiptare tė qeverisė sė Shkupit, u shndėrruan nė mburojė tė gjallė nė mbrojtje tė popullit tė pafajshėm shqiptar si dhe me duart e tyre hapėn rrugėn e re, ku shqiptari do tė jetoj i lirė dhe i barabartė si tė gjithė tė tjerėt.

Ushtria Ēlirimtare Kombėtare ishte ajo qė mblodhi brenda vete tė gjithė ata, tė cilėt nuk pajtoheshin me mjerimin shoqėror, me pėrbuzjen dhe nėnēmimin, me pozitėn e robit dhe padyshim shpresonin se ardhmja do tė jetė mė e mirė, si dhe do tė jetojnė tė barabartė dhe nė liri. Liria dhe Flamuri ishin betimi i luftėtarėve tė lirisė. Guximi dhe ndėrgjegjia kombėtare kishte zėnė vend nė shpirtin e tė gjithė atyre trimave dhe trimėreshave nė kohėn kur qeveria e Shkupit kishte vendosur linēin dhe shkatėrrimin totalitar pėr shqiptarėt.

Pozita tragjike shqiptarėt i kishte hedhur nė gjirin e UĒK-sė, dhe ishin me dhjetėra, dhe ishin me qindra nė Malet e Karadakut, nė Zonėn e Likovės, nė rrethinėn e Shkupit, nė malėsinė e Tetovės, nė malėsinė e Gostivarit…

Ajo qė e bėnte edhe mė madhėshtore UĒK-nė ishte guximi i rinisė shqiptare, gatishmėria e tyre pėr tė dhėnė jetėn pėr liri, si dhe qėndresa heroike e popullatės civile qė kishte vendosur tė vdesė nė pragun e shtėpisė dhe jo ta lėshoj vendin pėr sė gjalli. Kjo gatishmėri e shqiptarėve nė kėto treva kishte dhėnė alarm kombėtar, sa qė numri i vullnetarėve ishte i madh qė vinin nga trojet shqiptare pėr t`i ndihmuar motrat dhe vėllezėrit e tyre. Tė gjithė me mend dhe shpirt ishin mbledhur nėn hijen e flamurit kombėtar. Edhe pse nga ana e ish-Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė nuk ishte shpallur publikisht njė mobilizim kombėtar, por ai duhej njė thirrje e veēantė bashkėluftėtarėve tė Ismet Jasharit, Mujdin Aliut, Naser Ademit dhe tė tjerėve?

UĒK-ja ishte fjala e vetme dhe e fundit e popullit shqiptar tė kėtyre trojeve, platforma origjinale e kėrkesave, tė cilat kėrkesa ishin parashtruar me dekada me radhė, por tė gjitha kishin pėrfunduan nė shportėn e instucioneve shtetėrore. Thėnė me njė fjalė UĒK ishte e ardhmja e popullit shqiptar, emblema e gjakut dhe djersės kombėtare.

Prandaj, ajo me dėshmorėt, invalidėt dhe luftėtarėt e lirisė do tė mbetet njė nga faqet mė tė lavdishme tė historisė sė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe njė nga kaptinat mė tė rėndėsishme tė pjesės sė popullit shqiptar nė IRJM nė veēanti.

Si lindi UĒK-ja

Jeta shqiptare ishte nė ankand, ajo mohohej nga tė gjitha pikėpamjet, shqiptarėt konsideroheshin si qytetarė tė dorės sė dytė. Tė gjitha kėrkesat e shqiptarėve nė tė gjitha nivelet, nė tė gjitha format pėrfundonin me pėrbuzje dhe me injorancė tė skajshme.

Pėr mė se 55 vjet kurrė qeveria e Shkupit nuk ishte ulur nė mėnyrė tė barabartė me shqiptarėt pėr tė zgjidhur problemet e tyre politike, kulturore, arsimore etj. Por, vazhdimisht dhuna dhe kėrbaēi policor ishte pėrdorur duke i mbytur tė gjitha pėrpjekjet me gjak. Ja po i pėrkujtojmė disa:

Qė nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore nė emėr tė vėllazėrim – bashkimit dhe Partisė Komuniste ndėshkuan brutalisht njė numėr tė madh shqiptarėve, duke i ndjekur, arrestuar, dėnuar me vite tė rėnda burgim, duke iu konfiskuar pasurinė si dhe duke i detyruar qė tė lėshojnė vendin dhe tė largohen dyerve tė botės. Kjo politikė shumė vjeēare arriti tė zbrazė shumė fshatra e qytete shqiptare. Qeveria e Shkupit gjatė kohės sė monizmit ishte mė besnikja ndaj shėrbimeve policore dhe ushtarake tė Beogradit, duke marrė pjesė aktive nė implementimin e marrėveshjeve antishqiptare. Nė emėr tė mbledhjes sė armėve dėbuan me mijėra e mijėra shqiptarė nė shkretėtirat e Anadollit kurse duke i diskredituar shqiptarėt nga shkollimi dhe nga vendet e punės detyruan me mijėra shqiptarė tė lodhur ekonomikisht tė marrin rrugėt e kurbetit shteteve tė perėndimit. Dhuna nėn uniformėn e komiteteve komuniste pėr 45 vjet kishte lėnė gjurmė tė pashlyeshme mbi popullin shqiptar. Por edhe koha e pluralizmit, e viteve nėntėdhjeta, aq e pėrfolur, me njė organizim tė ri politik, me parti politike shqiptare, me njė referendum popullor pėr autonomi territoriale etj., nuk solli ndryshime nė statutin politik tė shqiptarėve nė IRJM. E vėrteta ėshtė se politika e ditės bėnte arsyetime se shqiptarėt kishin parti politike, shoqata, tė punėsuar, shkolla etj., por tė gjitha kėto nė krahasim me tė drejtat demokratike, me numrin e popullsisė shqiptare, ishin vetėm njė pikė ujė nė detin e trazuar. Prandaj IRJM edhe pse e pėrkrahur si shtet i pavarur nė rend tė parė nga tė gjithė shqiptarėt vazhdoi politikėn antishqiptare, vazhdoi platformėn e Beogradit tė shkruar dhe tė nėnshkruar nė Francuska 7.

Pluralizmi politik nuk solli liri pėr shqiptarėt, autonomia politike dhe referendumi pėrfundoi nė raftet e politikės sė ditės dhe ėndėrra e lirisė mbeti e parealizuar.

Aksionet policore nė Bit Pazar, Ladorishtė, Tetovė, Gostivar, Kumanovė e Kėrēovė janė dhe mbeten skena trishtuese dhe tragjike tė politikės pluraliste nė IRJM.

Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr liri dhe demokraci vazhdimisht janė shuar me gjak. A nuk u pėrgjak Universiteti i Tetovės mė 1994?

Pra nė vend qė tė fitoi statutin e Universitetit Shtetėror dhe tė regjistrohet si institucionet tjera arsimore etnike maqedone, ajo fitoi dėshmorė. A nuk u pėrgjaken komunat shqiptare mė 1997 ? - vetėm e vetėm pse nė ballė tė saj kishin vėnė flamurin kombėtar.

Kėto forma tė egra qė s’kishin tė bėjnė me format demokratike evropiane e detyruan popullin shqiptar nė IRJM tė vetorganizohet rreth Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Pėr shqiptarėt ishin shfrytėzuar tė gjitha rrugėt e mundshme, tė gjitha format politike. Prandaj, tė gjithė, ata luftėtarė qė ishin radhitur nė radhėt e U.Ē. Kombėtare kishin tė vetmin qėllim; lirinė dhe realizimin e kėrkesave tė ligjshme nė trojet e tyre etnike. Si e shohin sot qeveritarėt sllavo-maqedonė, tė dy garniturave politike, qė urdhėruan terrorin mbi popullin shqiptar. Sot e kėsaj dite askush nga strukturat qeveritare, nga partitė politike nuk ka kėrkuar falje pėr krimet qė i kanė shkaktuar popullit shqiptar si nė kohėn e monizmit ashtu edhe tė pluralizmit.


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.